E ftoi në shtëpi për të Ιυajtur dhe e ρërdh* noi, dënohet me 13 vite bυrg 24-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 24-vjeçar është shpallur fajtor për abuzim seksual me një të mitur, dhe është dënuar me 13 vite burg në total.

Gjykata e jurisë së Selanikut e shpalli fajtor për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim radhazi. Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhën 2018-2020 në zonën e Pellas.

Gjithçka nisi në verën e vitit 2018, kur i akuzuari (me origjinë shqiptare), i cili në atë kohë nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç, ftoi fqinjin e tij 12-vjeçar në shtëpinë e tij për të luajtur një videolojë.

Duke përfituar nga fakti që prindërit e tij ishin larg për punë bujqësore, me dhunë fizike e dhunonte seksualisht, gjë që u përsërit edhe në vitet në vijim, herë në shtëpinë e të akuzuarit dhe herë në arat e prindërve të tij, ku e takoi. Rasti u zbulua pas një denoncimi në Komisionin e Vlerësimit dhe Mbështetjes Arsimore Diagnostifikuese të Shkollës së Mesme Profesionale, ku i mituri studionte, ndërsa ndaj të njëjtit të pandehur ishte bërë një tjetër kallëzim.

Ραralajmëron gjenerali poΙak: Europa do të hyjë në Ιuftë me Rusinë brenda …

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm polak, Rajmund Andrzejczak, ka thënë në një intervistë me transmetuesin Polsat se humbjet e Ukrainës do të jenë miliona, situata është dramatike dhe nuk mund të priten mrekulli në luftë.

Sipas tij, Ukraina ka deficite në pajisje dhe fuqi punëtore, ndërsa humbjet po tkurrin kapacitetet e saj.

Gjenerali polak në pension bën thirrje që prodhimi i armëve të rritet dhe argumenton se Perëndimi duhet të përgatitet për një konflikt të plotë me Rusinë brenda dy ose tre viteve.

Vendimi i presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, për të zëvendësuar gjeneralin e lartë, Valery Zaluzhny, me Aleksandr Syrsky nuk ka arritur të bëjë një ndryshim domethënës pasi të njëjtat probleme mbeten për komandantin e ri të përgjithshëm të Kievit, shton Andrzejczak.

Denoncoi Saimir Kodrën për ng acmim se* sυαl, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Të Ιυmtë ρυshka!

Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate.

Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që në atë kohë punonte në Top Albania Radio.

Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

Menjëherë ka ardhur një reagim prej një ish-banoreje të ‘BBV1’, Einxhel Shkira, e cila i del në mbrojtje Eglës: ‘Sot i them të lumtë pushka!’- është shprehur ndër të tjera Einxhel.

EMRI/ Trυρi i ρajetë iu gjet 300 metra larg vendit të αksidentit, identifikohet 33-vjeçari që υdiq tragjikisht në Itali

ITALI-33-vjeçari shqiptar, Aleks Mhillaj është viktima e tretë i cili humbi jetën në aksidentin rëndë të regjistruar në Itali. Nga ky aksident humbën jetë 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.

33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.

Makina tip BMë me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Makina tip BMë e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.

Egla Ceno ραguhet nga Teatri i Elbasanit, prej 3 mυαjsh në BBV! Figuron e martυαr

Aktorja Egla Ceno, 47-vjeçe, është prej tre muajsh pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

Gjatë qëndrimit në BBV, Egla ka thyer disa herë rregullat si dhe është kritikuar për ofendimet ndaj banorëve të tjerë, por disa rregulla duket se i ka thyer edhe jashtë, ndoshta me pasoja për persona që janë pjesë e piramidës publike.

Nga disa verifikime, rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka laujtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore.

Ndërkaq, Egla, ndryshe nga sa ka deklaruar në BBV, figuron e martuar. Por, ndoshta ka harruar për të bërë procedurat e divorcit./ Prapaskena

Akυzat e rënda ndaj Saimir Kodrës, ρunonjësja e ‘Top Channel’ i bαshkohet Eglës si dëshmitαre, çfarë ρritet të ndodhë

Disa ditë më parë Egla Ceno ka rrëfyer një histori personale të saj, e cila pretendon se ka patur një ngacmim seksual në ambientet e punës nga Saimir Kodra.

Ky lajm solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet dhe nuk mbeti pa u zënë në gojë dhe nga vetë ‘i akuzuari’, i cili sqaroi çdo gjë në emisionin e tij, teksa u shpreh se me këtë çështje do të merret Gjykata.

Një reagim i papritur ka ardhur nga një ish-punonjëse e ‘Top Channel’ e cila pretendon se është dëshmitare dhe i bashkohet Eglës. Por kjo nuk mund të jetë një provë pasi personi në fjalë është thjesht një dëshmitare.

Por një gjë është e sigurt, ky koment do të krijojë një rrëmujë të madhe në rrjet!

Aktori i njohυr Tom HoΙΙand lë pa fjalë shqiρtarët, bën me dυαr simbolin e shqiponjës

Shqipëria dhe simbolet e saj po bëhen të njohura çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për botën e thjeshtë, por për artistët, këngëtarët, aktorët etj.

Pas Drake, i cili bëri bujë me këngën e tij më të fundit që përmbante elemente të traditës sonë kombëtare, së fundmi edhe aktori i njohur Tom Holland i ka gëzuar shqiptarët, pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Një video e cila ka bërë bujë në X dhe TikTok, aktori britanik dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, si një shqiptar i vërtetë ka bërë simbolin e flamurit kuqezi.

Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.

@iconstyle.al

Aktori i ‘Hollywood’, Tom Holland i njohur për rolin ikonik të ‘Spiderman’ ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve pasi së fundmi është shfaqur duke bërë simbolin e shqiponjës 👐🏻🇦🇱

♬ original sound – ICONSTYLE

KRENARI / Esma Fera, shkencëtαrja shqiρtare në Amerikë

Esma Fera mban titullin e delegates së shquar të Universiteteve amerikane në OBSH në Nju-Jork.

Albinfo.ch sjell një tjetër histori frymëzuese të studentes nga Kosova, Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në Universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Ajo merret me kërkime shkencore për kancerin në vezore dhe është pjesë e kompanisë ‘AstraZeneca’.

Esma ka lindur në vitin 2002 në fshatin Karaçevë në Kosovë. Që e vogël vajza kuptoi se ishte e apasionuar pas shkencës së gjenetikës, biologjisë dhe kodit gjenetik të njeriut, për të riparuar kështu strukturën e ADN-së.

Pasi përfundova shkollën e mesme në Kosovë, kuptova se prirjet e mia dhe infrastruktura në Kosovë nuk përkonin, kështu që vendosa të aplikoja për të ndjekur ëndrrën time në Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj prej tre vitesh”, e nis kështu intervistën Esma, duke shtuar se falë pasionit për shkëncën sot është pjesë e Universitetit të New Haven, ku studion për Biologji Molekulare dhe Qelizore.

Tutje kalimi në sistemin arsimor amerikan i hapi vajzës së re një mundësi në rrugëtimin shkencor.

“Sipërmarrja ime e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator. Kjo më hapi rrugën për të shfrytëzuar aftësitë e mia të biologjisë molekulare në një rol kërkimor në Shkollën e Mjekësisë Yale”, shtoi ajo, ndërsa tha se aktualisht është në prag të publikimit të zbulimeve të saj të reja në fushën e gjenetikës.

E pyetur nga moderatorja për mundësinë e shërimit të sëmundjeve nëpërmjet ndërhyrjes genetike në qeliza, Esma përgjigjet:

“Po, është e mundur, mund të këputet një gjen në atë segment të ADN-së që ka një problem dhe aty mund të eleminohet trashëgimia, kjo metodë po përdoret në biologjinë molekulare dhe unë e përdor në laboratorin tim”, u shpreh Esma, duke shtuar se nëpërmjet kësaj metode, mund të ndalojmë mutacionet gjenetike të qelizave kancerogjene në trupin e një njeriu.

Përtej kërkimeve shkencore, ajo shfrytëzoi mundësinë për t’u praktikuar në AstraZeneca, një kompani prestigjioze bio-farmaceutike.

“Besimi im në fuqinë e shkencës ushqen dëshirën për të ndjekur një doktoraturë, me një vizion për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimeve për pacientët me sëmundje të rralla dhe ata që vuajnë nga kanceri”, tha shkencëtarja e re.

‘Racë e fortë dhe e dυruar’/ ‘Protothema’ ρυblikon kërkimin e gazetarit francez: Sa shqiρtarë banonin në Athinë dy shekuj më ρarë?

Gazeta greke ‘Protothema.gr’ ka publikuar sot një shkrim të gazetarit francez Edmond Abou, kërkimi i të cilit zbulon se një pjesë e popullsisë në Greqi, para dy shekujsh banohej nga shiqtarët. Në shkrimin me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, ‘Protohema’ duke iu referuar kërkimit të gazetarit francez, shkruan se Athina në mesin e shekullit XIX, banohej në një pjesë nga shqiptarët.

Në kapitullin 2 të librit të tij, Abou shkruan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ato gjenden, në shumicën e tyre, në Atikë, në Arkadi (përmend fshatin Pavlica) dhe në Hidër. Abou i përshkruan shqiptarët si një racë të fortë dhe të duruar, të përshtatshëm për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Në romanin e tij të publikuar nga gazeta greke, shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Prothema.gr ndalet në një kapitull të romanit, ku gazetari mundohej të shpjegonte gjuhën e shqiptarëve nga e cila nisi kërkimi për banimin e tyre në territoret greke në mesin e shekullit XIX. Protothema në fund ngre disa pikëpyetje lidhur me kërkimin e gazetarit francez.

“Vllehët flenë në qiell të hapur në male, mes kopeve të tyre… Në greqisht, vllehja dhe bariu shënohen me të njëjtën fjalë. Shqiptarët flasin një gjuhë të veçantë që nuk ngatërrohet me asnjë nga idiomat e tjera sllave. Vllehët flasin një lloj latinishte të paqartë të korruptuar.’ Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-t na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë.

Sipas të dhënave të regjistrimit zyrtar të vitit 1853, popullsia e vendit tonë në atë kohë ishte 1.042.527 banorë. Për ata që nuk e dinë, shteti grek përbëhej nga Peloponezi, Greqia Qendrore (kufijtë në veri u përcaktuan nga Linja Pagasitikos – Amvrakikos, nga Gjiri i Sourpi në Thesali, në Menidi në Etoloakarnania dhe pak më në veri), Sporadet Veriore, Oinousses të Messinisë, Elafonissos dhe Cyclades, me Eschati, në jug të Thira, që është ishulli i fundit grek në jug).

A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852 – 1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha këto vende dhe të bëjë një numërim të “shqiptarëve”? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë “shqiptarë” është i gabuar. Po kush ishin “shqiptarët” e Abou? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou, kanë qenë Atika (shih Mesogeia etj.), Hidra dhe Arkadia. Arvanitasit e Peloponezit i jemi referuar gjerësisht në artikujt tanë të ndryshëm”, shkruan gazeta greke.

Foto nga tregimi

Kush është Edmond Abou?

Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh. Në vitin 1856 botoi romanin e tij “Mbreti i maleve”, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën “Le Figaro”. Më pas mori drejtimin e gazetës “Shek.

Marrë dhe përshtatur nga Protothema.gr

Sυlltan Mehmeti II për Gjergj Kastriotin: Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një Ιυan i tillë

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sot, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica.

Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

Papa Kalikst i III “Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

Papa Piu I II“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!

”Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559“ 17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

Sulltan Mehmeti II “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez “Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut“ Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!”

Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik” “Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve…

Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën“ Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë.

”Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia“ Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”