Çoi në υetëvrasje 27-vjeçaren, Altin Çoku del ρara gjykatës: Jam ρërdorues i TikTok-ut si të gjithë. Kush është shtetasi A.H?

Altin Çoku i cili akuzohet për shkaktimin e vetëvrasjes së shtetases S. Abedini la dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Para nisjes së seancës, Altin Çoku ka deklaruar se: “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, sepse dihet kush e ka bërë shpërndarjen në media. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i TikTok-ut si gjithë të tjerët”

Këmbimi υαlutor për ditën e sotme/ Paυndi britanik dhe euro në rënie, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Sot, më 15 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97.4 lekë.

Euro sot blihet me 103.5 lekë në shitje, në blerje me 104.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 120.7 lekë, dhe shitet me 121.7 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 108.4 lekë, në shitje me 109.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë dhe në shitje me 72 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja

Makinat e konfiskuara të υαjzave të ekranit shoqërojnë eskortat Ιυksoze të Blinken(Foto)

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur këtë të enjte në aeroportin e Rinasit për të vijuar agjendën e planifikuar në Shqipëri.

Blinken u prit në aeroportin Nënë Tereza nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Më pas nën masa të rrepta sigurie ai u nis drejt Tiranës, ku në orën 13:30 do të zhvillojë një takim me punonjësit e ambasadës amerikane në Tiranë.

Eskorta sekreatrit Blinken u shoqërua dhe nga dy automjete luksoze të Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se automjetet tip Audi, janë të konfiskuara nga organet ligjzbatuese për shkak se janë produkt i veprimtarisë kriminale të personave që i posedonin.

Këto dy automjete më herët përdoreshin nga showgirl-et, Trejsi Sejdini dhe Kejvina Kthjella. Makinat u ishin dhuruar vajzave të ekranit nga ish të dashurit e tyre “problematikë”.

Blinken në axhendën e tij pritet të vizitojë dhe afganët që ndodhen në Shqipëri, si dhe do të ketë takime me kreun e qeverisë Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Zgjerimi i BE, ρresidenti i Komitetit Europian për Ekonominë: GjeopoΙitika në botë ka ndrγshuar. Shqiρëria…

Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, në një konferencë në Bruksel foli në lidhje me zgjerimin e BE.

“Gjatë viteve të fundit kontesti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Në nismat kemi përfshirë të gjitha vendet kandidate, përfshirë edhe Shqipëria. Duhet të angazhohemi se edhe pse anëtarësimi duhet bazuar në meritë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të forcuar shoqërinë civile
Po nisim një fazë të re pasi kjo nismë do të nisë.
Jam i bindur që mund të sillni nisma dhe pikëpamje të reja. Nuk është vetëm një drejtim njëkahësh, ndaj vendosëm të çelnim dyert për të përfshirë përfaqësuesit tuaj në punën tonë. Reagimi për vendet në zgjerim ishte mbresëlënës, më shumë se 600 aplikime”, tha ai.

“BE po kυρton rëndësinë strαtegjike të Ballkanit Perëndimor”, Rama nga Brukseli: E trishtë! Duhej ndërhγrja e Vladimir Pυtin që të…

Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga Brukseli tha se BE po kupton më në fund rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Rama: Së fundi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm në fjalë për rëndësinë strategjike të BB.
E trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë.

Besoj se ne tashmë duhet të ruajmë ritmin duke ecur me hapa të guximshëm e të mos presim një katastrofë tjetër që të kujtojë Brukselin sa i rëndësishëm është BP për BE. BE është i rëndësishme për ne por të gjithë në BE duhet të kuptojnë që po kaq rëndësi ka BP për BE-në.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 15 shkurt 2024

Dashi

Do të ketë surpriza të bukura të cilat do ju lejojnë që të shikoni me sy tjetër disa situata, të cilat nuk i keni pasur të qarta deri më tani. Sa i takon dashurisë, kjo është një periudhë mjaft pozitive, për gjithë ata që duan të nisin ndërtimin e një familje.

Demi

Në mendjen tuaj do të rikthehen disa mendime negative, të cilat edhe më parë iu kanë tensionuar. Megjithatë horoskopi i kësaj të enjte, parashikon një fazë të rëndësishme rikuperimi. Prandaj mos u përfshini nga melankolia, por shikojeni si një mundësi të mirë për të kuptuar mënyrën se si duhet të mbyllni përfundimisht një kapitull të jetës suaj që ju ka shqetësuar.

Binjakët

Do e gjeni veten në disa situata vërtetë të sikletshme, gjithçka pasi në dashuri po zbuloni disa ndjesi të reja, të cilat mendonit se i kishit fshehur kohë më parë. Rrini të qetë dhe të sigurtë në vete, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të mos shfaqni anën tuaj të dobët.

Gaforrja

Është e rëndësishme që gjatë kësaj dite të jeni të organizuar dhe të analizoni çdo veprim që keni bërë në të kaluarën, para se të arrini marrëveshje të reja profesionale.

Yjet parashikojnë që gjatë kësaj të enjteje, do të keni një takim të papritur, i cili do ju lumturojë pafund.

Luani

Dini si të jeni gjithmonë shumë efikas në vendin tuaj të punës. Por mos harroni se duhet të mbani parasysh edhe pikëpamjen e kolegëve tuaj, për të qenë një drejtues/e i vërtetë. Në dashuri kjo ditë do të jetë plotë emocione të forta.

Virgjëresha

Synimi juaj në këtë moment është që të rishikoni disa çështje të së kaluarës suaj dhe të kaloni përfundimisht gjithë situatat e mbetura pezull me familjen apo njeriun tuaj të zemrës. Tregoni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi të vogël, i cili mund t’iu hapë probleme.

Peshorja

Nëse keni dhënë maksimumin në çuarjen përpara të një projekti të rëndësishëm, tashmë mos u druani në arritjen e tij. Ajo që ka rëndësi është që të riktheheni në lojë dhe të rrezikoni. Keni nevojë për më shumë paqe dhe qetësi, kështu që shkëputuni nga telefoni, kompjuteri dhe televizori. Nuk do të jeni të kënaqur me rezultatet e një aktiviteti profesional. Do të vini re mundësi të mira përpara jush, të cilat janë më afër nga sa mendoni.

Akrepi

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës. Do të dini të shfaqni anën tuaj më të mirë, duke mahnitur personat që ju rrethojnë. Do të jetë një ditë mjaft intensive, për ata që janë të përfshirë në një histori të lumtur dashurie. Sa i takon profesionit, kjo është një fazë shumë pozitive, ku do të keni projekte shumë të suksesshme në horizont. Nëse keni një aktivitet autonom, do të ndiheni të frymëzuar dhe me një ide, e cila do të rezultojë mjaft e suksesshme.

Shigjetari

Ndonjë keqkuptim i vogël mes jush dhe personit që dashuroni, mund të mos dëmtojë në këtë moment, por do ju bëjë që të rrisni edhe më shumë vëmendjen tuaj ndaj partnerit/es. Fokusi juaj është në rindezjen e pasionit, për të rikuperuar harmoninë e munguar. Nëse keni një jetë të kënaqshme në çift, kjo do të funksionojë më së miri. Lajme të mira vijnë dhe për ata që janë vetëm. Sa i takon punës, parashikohen vështirësi në horizont. Do t’iu duhet të shihni më qartë situatën.

Bricjapi

Probleme të vogla nuk do rreshtin së shqetësuari. Mund të ndiheni konfuz në këtë moment dhe nuk do dini si të veproni. Mundohuni të qëndroni në ambient me shoqërisë dhe jo vetëm me partnerin/en. Nuk priten mundësi të mira për ata që janë vetëm. Sa i takon sferës profesionale, mund të hasni në ndonjë problem të paparashikuar. Bëni kujdes ndaj atyre që flasin shumë dhe japin pak, pasi mund të kenë tendencë t’iu nxjerrin nga loja.

Ujori

Ju pret një periudhë e mirë, sa i takon anës sentimentale. Nëse jeni në një raport të kënaqshëm në çift, do të ndiheni fare pranë parajsës. Ditë e jashtëzakonshme parashikohet edhe për ata që janë vetëm. Në sferën profesionale kjo ditë, nuk do të jetë në anën tuaj. Do të keni shumë ide, por duhet të organizoheni mirë për t’ia dalë mbanë.

Peshqit

Do të përjetoni emocione të forta dhe intensive, të cilat do ju krijojnë idenë sikur nuk jeni me këmbë në tokë. Ata që janë të dashuruar, do të kenë një ditë të bukur. Venusi, simboli i dashurisë do të ngacmojë zemrat e atyre që janë vetëm. Do të bëni një takim mbresëlënës, ku parashikohet nisja e një historie dashurie. Kjo ditë do të jetë tejet normale sa i takon punës, ku do të mbani ritmin aktual.

Pas 5 vitesh në koma, grυαja zgjohet nga shαkatë e mamasë së saj

Një nënë ka folur pasi vajza e saj u zgjua nga koma 5-vjeçare duke qeshur me një nga shakatë e saj.

Pasi u përfshi në një aksident të tmerrshëm me makinë më 25 shtator 2017, Jennifer Flewellen nga Niles, Michigan u dërgua me urgjencë në spital dhe përfundoi në koma në moshën 35-vjeçare.

Tani 41-vjeçarja qëndroi në koma për katër vjet e 11 muaj, megjithatë, më 25 gusht 2022, ajo u zgjua me nënën e saj, Peggy Means, në krah. Në një intervistë me PEOPLE, Means zbulon se e kuptoi se vajza e saj kishte filluar të zgjohej nga koma sepse, në përgjigje të shakasë së saj, ajo filloi të qeshte.⁠

Ajo vëren se Flewellen ‘nuk u zgjua plotësisht’ si rezultat i shakasë pasi ‘nuk mund të fliste’ ende, por nëna shpjegon se vajza e saj ‘po tundte kokën’ që ishte një shenjë e mahnitshme.⁠

Trαfikant dhe Dj, αrrestohet i riu shqiρtar në Greqi që u kαp me drόgë

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Bëhet fjalë për shtetasin Mario Guxo.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot teë mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj beson policia dhe ka mundur të shmange kontrollet doganore në disa raste.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.
(BalkanWeb)

Ρυnonte si koρshtar në fermë kanabisi për të shΙyer borxhin ndaj bandës që e solli në Angli, vihet në pranga i riu shqiρtar (EMRI)

Policia angleze ka vënë në pranga në të ri shqiptar pasi u kap duke u kujdesuar për një fermë kanabisi në Rushden për të shlyer një borxh.

Sipas mediave britanike, Leonardo Capja pretendoi se ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga një bandë kriminale shqiptare kur u arrestua në një shtëpi në Ashby Drive.

Gjatë kontrollit të pronës më 29 shtator, 25-vjeçari tentoi të arratisej nga dritarja e banjës përpara se t’u paraqitej oficerëve në krye të shkallëve.

Policia gjeti rreth 120 bimë kanabisi, të cilat ishin shpërndarë nëpër dhoma të ndryshme, si dhe pajisje të nevojshme për prodhimin e drogës së klasës B, duke përfshirë 40 transformatorë, 38 llamba, 10 ventilatorë dhe pesë njësi ndriçimi LED.

Capja, i cili ishte banori i vetëm i shtëpisë në kohën e kontrollit, u arrestua dhe gjatë intervistës së tij në polici dha një deklaratë në të cilën ai pretendonte se ishte detyruar të mbante mirëmbajtjen e bimëve për të shlyer një borxh prej 15,000 £ i detyrohej bandës.

Në deklaratën e përgatitur gjithashtu përmendej se Çapja nuk donte të hynte në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer veprimtari kriminale, por qëllimi i tij ishte t’i kthente paratë familjes së tij.

Më pas Capja pranoi prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 12 muaj burg.

“Terrorizëm i vërtetë”/ Ραralajmëroi kallëzim në SPAK për Flamur Nokën, Idajet Beqiri ρΙas ‘bόmbën: Jam kërcënuar me jetë, marr telefonata e më thonë do të vendosim…

Ashtu siç paralajmëroi se këtë javë do të bëj kallzim penal në SPAK ndaj Flamur Nokës për ‘aferën e pasaportave’, avokati Idajet Beqiri deklaroi se është kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonatave nga persona të caktuar.

Duke kujtuar dosjet e kallëzimeve penale të cilat i ka dorëzuar në SPAK, Beqiri tha se Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë më shpejt për hetimet, duke shtuar se duhet t’i caktohet mbrojtje e posaçme.

“SPAK-ut i kanë shkuar këto informacione dhe në vend që të merret kaseta dhe të fillojë veprimtarinë BKH, aq më shumë se kur shikon se elementë të tillë pasi e kanë mbushur mirë xhepin me para janë gati të djegin parlamentin.

Të mbash sehir në një situatë të tillë dhe të mos e ndjekësh krimin deri në fund, na pret neve që t’i çojmë kallëzimet. Kur ia cojmë kallëzimet minimumi të na marrë në mbrojtje nga këta kriminale që na mbytën me telefonata drejtpërdrejtë, na mbytën me kërcënime do të zhduk atë do të zhduk këtë”- tha Beqiri.

Beqiri zbuloi se ka pasur kërcënime në telefon dhe në rrjete sociale nga persona të ndryshëm, për të cilët u shpreh se i ka me emra dhe mbiemra.

“Kam patur kërcënime në telefon, terrorizëm i vërtetë, më thonë do të vëmë minat ty. Me mesazhe dhe me emër e mbiemër i kam këtu. Jo vetëm 1 apo 2 po disa kriminelë. Mjafton t’i hapësh facebook-un aty janë tipikë kriminelë”- deklaroi avokati.