Sa këmbehen sot euro, doΙΙari dhe ρaundi?

Sot, më 27 mars 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.

Euro blihet me 102.7 lekë dhe shitet 103.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 106 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.4 lekë dhe shitet me 120.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.4 lekë, ndërsa në shitje me 70.8 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e mërkurë 27 mars 2024

DASHI

Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të ndikojë tek ju. Më pas mund të niseni me entuziazëm në projekte dhe aventura të reja. Ka një konkurrencë të madhe në punë. Por mund t’i tregoni të gjithëve karakterin tuaj. Shmangni tensionet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 27 mars 2024), ditë shumë interesante nga shumë këndvështrime. Në dashuri mund të përjetoni emocione të forta dhe të pushtoni një person që ju pëlqen prej kohësh. Në punë shumë planetë ju mbrojnë dhe ju shtyjnë të bëni më të mirën. Ata që kanë një punë të pavarur mund të fillojnë përsëri në një mënyrë të madhe.

BINJAKËT

E mërkura do të jetë e nënshtruar dhe e lodhshme në dashuri, në fakt gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të dëshironit. Mundohuni t’i sqaroni gjërat me partnerin dhe të gjeni një kompromis nëse ka pasur dallime dhe keqkuptime. Edhe në punë nuk jeni në maksimumin tuaj dhe kjo duket, keni nevojë për durim.

GAFORRJA

Dita e mërkurë do jetë pozitive në dashuri dhe mund të keni një takim interesant, veçanërisht nëse keni disa kohë që jeni beqarë. Nga tani deri në fund të muajit do të ketë lajme të mëdha, prandaj bëhuni gati. Në punë mund të krijoni bashkëpunime të reja. Ndoshta do të vijë një propozim që duhet të vlerësohet me kujdes.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 27 mars 2024), do të jetë një ditë e çuditshme në dashuri, me dyshime dhe pasiguri. Mendoni se partneri juaj nuk është i duhuri apo nuk ju do mjaftueshëm? Sqaroni veten që të mund ta mbyllni muajin në paqe. Në punë hapen mundësi të reja.

VIRGJËRESHA

Merrni disa provokime dhe ngarkoheni sidomos në vendin e punës, por përpiqeni të mos reagoni dhe t’i lini ato të rrëshqasin mbi ju. Përndryshe bëhet problem të merresh me këta njerëz. Ndiheni të shqetësuar dhe keni shumë për të bërë edhe pse nuk ju pëlqen fare.

PESHORJA

Një ditë e veçantë në dashuri. Ndikimi i Venusit dhe Marsit mund të sjellë përsëri në sipërfaqe një dashuri të vjetër, megjithëse këshilla është gjithmonë të shmangni supat e ngrohura. Në punë keni nisur një rrugë të re që ecën pa probleme dhe shpejt. Me Merkurin në opozitë mund të ketë pasoja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 27 mars 2024), Hëna është e favorshme dhe kjo mund të sjellë lajme pozitive. Në punë dikush mund t’ju nervozojë, prandaj mbani larg kolegët që duan t’ju pengojnë. Ju mund të bëni një propozim.

SHIGJETARI

Në dashuri është koha të tregoheni të kujdesshëm dhe të moderoni fjalët tuaja, mund të pendoheni. Sidomos në dashuri, përpiquni të shmangni grindjet dhe diskutimet. Ndiheni pak të çuditshëm, sikur diçka në marrëdhënien tuaj me partnerin po ndryshon. Por kjo është vetëm një ndjenjë, asgjë për t’u shqetësuar. Në punë nuk është koha për të bërë kërkesa.

BRICJAPI

Nëse ka pasur debate, është më mirë t’i shtyni dhe përballeni me forcë. Diçka nuk shkon në punë, veçanërisht në planin ekonomik. Ndoshta keni shpenzuar përtej mundësive tuaja dhe tani pjata juaj po “vajton”. Zgjidhini çështjet e rëndësishme sa më shpejt të jetë e mundur, por pa u shqetësuar.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 27 mars 2024), mund të ketë takime të reja në dashuri. Mos i nënvlerësoni, veçanërisht nëse keni qenë vetëm për një kohë. Nëse ka dikë që ju intereson, dilni përpara pa frikë. Çfarë keni për të humbur? Në punë, ata që kanë punë të papërfunduar do të marrin shumë shpejt një përgjigje.

PESHQIT

Hëna në shenjën tuaj sjell me vete një ditë shumë pozitive në dashuri. Ata që janë në një lidhje për një kohë të gjatë mund të mendojnë për të bërë plane për të ardhmen, si martesa apo një fëmijë. Në punë është koha për të rindërtuar gjithçka nga e para. Filloni një projekt të ri dhe demonstroni aftësitë tuaja.

Shkodër/ Kujdestarja e konυiktit dhυnon të moshυarën

Një 44-vjeçare në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në konviktin ku ishte akomoduar e moshuara 65-vjeçare. Kujdestarja e ka goditur të moshuarën me një send të fortë por rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares.

Çoi makinën në servis për υaj e filtra, pas 3 ditësh qγtetari e gjen të përρlasur

Edhe pse thuhet vazhdimisht, Shqipëria është dhe vijon të mbetet vendi i çudirave.

Të ndodh të çosh makinën në servis për ta rregulluar por e gjen të përplasur e shkatërruar në mënyrë të pashpjegueshme. Për të denoncuar fiks një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se më datë 20 mars ka çuar makinën te një servis te ‘Xhamlliku’ për të kryer disa shërbime, vaj e filtra. Por kur ka shkuar ta marrë pas 3 ditësh, ai e ka gjetur atë të përplasur nga mbrapa, edhe pse kur e ka lënë nuk ka patur asnjë lloj gërvishtje.

Sipas tij ka qenë vetë mekaniku që i ka kërkuar të parkojë makinën jashtë servisit dhe t’i lërë çelësat deri sa të mbaronte punë. Por pasi ka shkuar ta marrë dhe e ka gjetur të përplasur, ai thotë se mekaniku bën sikur nuk di gjë dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.

Për këtë rast ai thotë se ka bërë denoncim edhe në polici, pasi ka shpenzuar 400 mijë lekë për shërbimet e kryera dher rregullimin e dëmit nga përplasja që nuk ishte për faj të tij.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq me dat 20 ket muaj cova makinen ne servis per ti bere sherbimet, edhe kur vij e shikoj makinen ky i servisit me emrin endri qe ka servisin te rruga Arkitekt sinani, mrapa (xhomllikut) nuk me thot gje qe makina eshte e perplasme ben sikur sdin gje , nderkoh makina e kishin goditur nga mrapa edhe me thot qe nuk mban pergjegjsi, makinen e kam mar mas 3 diteve edhe ja kam cuar akullore pa asnje gervishtme edhe kur vij e shikoj perplasme edhe me thot mua sdi gje un nderkoh ky tipi me tha parkoje makinen ketu jashte edhe ja lash celsat tani ca faji kam un qe te paguaj demin e makines perplasur kaq te pa ndergjegjshem jan kto mekaniket e servisit ja con makinen me i bo vaj e filtra e perplasin edhe nuk mbajn pergjegjsi publikoje pak ta shohin gjjth, makinen keshtu e lejn te serviset edhe te marrin ne qaf kam pagu fiks 400 mij lek qe me mori per sherbimet edhe leket e perplasjes nuk mi dha se cfare jan kto serviset Kam bere edhe kallzim ne polici

Ρυtin tha se tentuan të ikin drejt Ukrainës, Lυkashenko e kυndërshton: Agresorët e Moskës po arratiseshin për në…

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha më 26 mars se sulmuesit, që kryen sulmin në sallën e koncerteve afër Moskës javën e kaluar, tentuan të ikin në shtetin e tij, por nuk mundën për shkak të masave shtesë të sigurisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTA, Lukashenko citohet të ketë thënë se masat e sigurisë hynë në fuqi përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Rusisë që kur u bë e qartë se keqbërësit kishin udhëtuar në rajonin rus të Brjanskit, që gjendet në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Kur sulmuesit u larguan nga jugperëndimi i Moskës për në rajonin e Brjanskut, Bjellorusia shpejt ngriti pika të kontrollit.

“Prandaj ata nuk mundën që të hynin në Bjellorusi. Ata e kuptuan këtë, prandaj u kthyen dhe shkuan në zonën e kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Lukashenko, që është aleat i Rusisë. “[Presidenti rus, Vladimir] Putin dhe unë nuk kemi fjetur për një ditë”, shtoi ai. “Ka pasur ndërveprim të vazhdueshëm”.

Putin ka pretenduar se të dyshuarit dëshironin që të largoheshin drejt Ukrainës. Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin ku u vranë 139 persona më 22 mars.

Grupi militant, Shteti Islamik Korasan ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se e vlerësojnë si të besueshëm këtë pretendim. Por, zyrtarët rusë vazhdojnë të insistojnë se Ukraina ishte e përfshirë në sulm.

Aleksandr Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), më 26 mars përsëriti pretendimin e Putinit se jo vetëm Ukraina, por Perëndimi kishte rol në sulmin vdekjeprurës.

Pa ofruar asnjë dëshmi, Bortnikov pretendoi se agjencitë perëndimore të spiunazhit po ashtu mund të kenë të qenë të përfshira në sulm, edhe pse ai e pranoi se kishte pranuar një informacion nga SHBA-ja më herët gjatë marsit për një sulm të mundshëm terrorist.

Versioni i Lukashenkos për ngjarjet i bën jehonë komenteve të ambasadorit bjellorus në Rusi, Dzmitry Krutoy, i cili më herët tha se shërbimet speciale bjelloruse “ndihmuan Rusinë të përmbushin detyrën e parandalimit të terroristëve që të iknin përtej kufirit”.

Analisti politik, Artyom Shreibman, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e bëra nga Lukashenko dhe Krutoy janë në kundërshtim me ato që thotë Rusia. Nëse sulmuesit do të dëshironin të largoheshin për në Ukrainë, atëherë Bjellorusia “nuk kishte absolutisht çfarë të bënte”.

Shreibman tha se çdo përfshirje e Ukrainës nënkupton se do të ishte e nevojshme që të mendohej paraprakisht një rrugë për ikjen e sulmuesve. Ai tha se Putini dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë rusë po përpiqen që të promovojnë “narrativin ukrainas” për këtë sulm terrorist./ REL

Dita do të kthehet në natë, ja kυr do të ndodhë ekIipsi total diellor

Një ndër fenomenet hapësinore që tërheq më shumë njerëzit, pavarësisht është e shpjeguar qartë nga shkenca janë eklipset.

Një i tillë, eklips i plotë diellor do të ndodhë më 8 prill të këtij viti. Ky fenomen ndodh një herë ë 7 vite kur Hëna “rrëshqet” mbi sipërfaqen e Diellit, duke shkaktuar hije mbi një pjesë të Tokës.

Gjatë kësaj kohe, bota do të kthehet e errët si nata.

Të parët që do të mund ta shohin eklipsin nga Toka do të jenë banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë.

Përse ndodhin eklipset është e thjeshtë: Hëna futet mes Tokës dhe Diellit.

Por çfarë është një eklips i plotë diellor?

Një eklips diellor ndodh kur Hëna e orienton veten mes Tokës dhe Diellit, duke e mbuluar sipërfaqen diellore nga shikimi ynë.

Në terma kozmikë, është e pazakontë që kjo të ndodhë: Hëna është rreth 400 herë më e vogël se Dielli, por është rreth 400 herë më pranë nesh. Kjo do të thotë se kur dy trupat qiellorë rreshtohen, ato duken sikur të jenë me të njëjtën madhësi në qiell.

Eklipsi i pjesshëm diellor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen në mënyrë jo perfekte. Hëna errëson vetëm një pjesë të Diellit. Do të ketë dy të tillë në 2025-n.

Toka mund të futet po ashtu mes Hënës dhe Diellit, duke krijuar një eklips hënor. Kjo mund të shihet një ose dy herë në vit.

Sa errësirë do të jetë gjatë kohës që ndodh eklipsi?

Eklipsi do të zgjasë rreth 2 orë ose më shumë. Ai do të nisë me një eklips të pjesshëm të Diellit, teksa Hëna ha një copëz të vogël të skajit të Diellit, më pas konsumon gjithnjë e më shumë nga sipërfaqja e tij. Sipas Nasa-s, kjo mund të zgjasë kudo, nga 70 deri në 80 minuta.

Faza e eklipsit kur Hëna ka bllokuar tërësisht sipërfaqen e Diellit quhet totalitet. Ky është i vetmi event që mund të shihet me sy të lirë.

Kohëzgjatja varion nga vendi. Në Prill, disa vende do të mund ta shohin këtë fazë për më shumë se 4 minuta, të tjerë për vetëm 1 ose 2 minuta.

Gjatë fazës totale, qielli do të errësohet si të jetë natë dhe temperatura do të bjerë. Papritur do të jenë të dukshme rreze drite nga atmosfera e jashtme e diellit, ose korona. Pas fazës totale, Dielli do të dalë ngadalë pas hënës sërish, një tjetër eklips i pjesshëm që do të zgjasë njësoj sa hera e parë. Hëna do të tërhiqet derisa Dielli të kthehet me shndritjen e tij normale në qiellin tonë.

“Kam gënjγer bαnorët”/ Frαnçeska e thotë për herë të parë: Nuk kam krγer…

Françeska ka rrëfyer sot për herë të parë në shtëpinë e BBVIP se ka gënjyer banorët kur ka thënë se ka kryer studimet e larta.

Në një bisedë me Jetmirin, Françeska tha se nuk arriti ta kryente universitetin pas vuajtjeve me bullizmin që kaloi në shkollën e mesme dhe në kolegj. Ajo tregoi se ishte e bindur që universiteti nuk ishte rruga më e mirë që ajo mund të zgjidhte dhe ashtu bëri.

“E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time, Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le te shpjegohem më mirë mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme. Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë. E kam ndjerë vetën në këtë stuhinë e brendshme në shpirtin tim. e pash veten në një dhimbje shumë të madhe. Kam thënë këtu, por nuk kam qenë një një universitet, kam gënjyer. Në jetë e kam dhënë shembullin tim, jam e lumtur që nuk e kam bërë e kam ndjerë vetën që të hiqja vuajtjen dhe mos ta vazhdoja, Vendosja mos të bëja diçka për të kënaqur prindërit. Prindërit më kanë luftuar për një kohë të gjatë. E kisha ndjesinë se nuk ishte gjëja e duhur për mua, kam pasur shumë paragjykime por kisha një bindje tjetër dhe kam zgjedhur të bëjë eksperiencë. Puna ime e para tamam fare kam punuar shitje-blerje. Punova tre muaj pa lekë, u bëra menaxhere dhe shita një hotel, nuk mu desh universiteti.”-ka rrëfyer Françeska.

Fshehën kokαinën në rrotat e kaçkaυallit, e ρësojnë keq tre shqiptarët (Emrat)

Një grup që merrej me trafikimin e kokainës, është zbuluar nga autoritetet në Itali, dhe si rezultat janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat vendase shkruajnë se banda është zbuluar në Rovigo, ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall.

Raportohet se droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën. Sakaq mësohet se “koka” e grupit ishte një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite e 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre.

Ρroduksioni i ‘Grande Fratello Vip’ i ‘bën gjëmën’ Ήeidit(Video)

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e këtij edicioni të “Grande Fratello”, ku në muajt e parë ka qenë banore edhe Heidi Baci. Kjo e fundit u largua vetë nga reality show italian.

Ndërkohë mbrëmë teksa u dha një klip final me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, shumë ndjekës kanë vënë re se Heidi nuk u shfaq fare.

Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të “Grande Fratello”.

Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

Shumë fansa të reality show-t pyesnin veten pse u mor ky vendim dhe në rrjet nuk mungoi as ironia. Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP3”.

https://www.instagram.com/reel/C488e5xtVEC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6b18121c-189a-4480-bcfe-69d6a6bb898a&ig_mid=2A7C7120-D4D6-4920-8634-7CD438FC82FC

SkandαΙ në BBV, ρroduksioni konsideron Julian Dedën si më të shρifurin në ‘reality show’(Foto)

Faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania poston vazhdimisht video në rrjetet sociale nga momentet e banorëve në shtëpi, teksa së fundmi në një video ku shfaqet Jul Deda ka komentuar një ndjekëse.

“Jul Deda më i shpifuri aty”, shkruan komentuesja ndërsa veprimi i faqjes së BBV i ka habitur të gjithë.

Komenti është pëlqyer nga vetë faqja, gjë që është vënë re menjëherë.

Ndoshta personi që menaxhon faqjen e BBV e ka pëlqyer padashje komentin, por kaq është dashur që të nisin replikat.

Advertisements