Ήυmbi grυαn nga Covidi, Muharrem Hoxha i përΙοtur: Më ka vrarë shumë, fle me televizorin ndezur se nuk dua të jem vetëm

Aktori i njohur, Muharrem Hoxha ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij. Ai ka treguar miqësinë e ngushtë me të madhin Fadil Hasa.

“Unë kam lindur në Tiranë në lagjen dibrane. Jam 73 vjeç. Unë kam kujtime të mëdha me Fadil Hasën. Ai më ka rritur. E kam njohur, sapo mbarova ushtrinë. Puna jonë po nuk pate një të të shtyjë, nuk bën dot para. Unë kam ndërruar 8 ndërmarrje, ku shkonte Fadili, shkoja dhe unë. Shkoja me Fadilin, se nuk më fusnin profesionist.

Unë me gruan, jam njohur me shkesë. Shkesi ishte halla ime. I kam pasur të gjithë me humor, si hallën dhe babin. Dy xhajet dhe hallën i kam pasur të internuar. Kjo më ndikoi shumë, pasi nga 7 ndërmarrje, asnjëra nuk më merrte në punë. Prandaj, më merrte Fadili me vete kudo”, rrëfeu Muharrem Hoxha në një intervistë televizive.

Gjatë rrëfimit të tij, Muharrem Hoxha me lot në sy ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij dhe se si po e përjeton tani.

Hoxha tha se bashkëshortja ndërroi jetë nga Covid-19 dhe largimi i saj e ka vrarë shumë. Ai ka treguar se pas humbjes së bashkëshortes ai fle gjumë me televizor ndezur, sepse nuk dëshiron të jetë vetëm.

“Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje. Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase. Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë. Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog. Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient”, u shpreh i përlotur aktori.

Ρostimi i fundit 27-υjeçares që u vetëvra në Kamëz: Çfarë ka kalυar, ka kaluar… (Video)

Një 27-vjeçare i dha fund jetës dy ditë më parë duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte me qira në Kamëz, ndërsa sot u zbuluan detaje tronditëse që e shtynë Sibela Abedinin drejt aktit ekstrem.

Nëna e një vajze të vogël duket se po kalonte momente të vështira në jetën e saj, kjo pasi kishte qëndruar në shoqërinë e atyre që tashmë quhen “tik-tokersa”, njëri prej të cilëve i publikoi një fotografi nga momente intime.

Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi në martesën e saj me bashkëshortin nga Kosova po kalonin një krizë. Çifti ishte në proces divorci dhe për këtë, Sibela kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj, në rrugën “Teuta” në Kamzë.

Ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa sot, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.

Postimi i fundit i saj daton 5 ditë më parë, apo 3 ditë përpara se të kryente vetëvrasje. Aty shihet se ajo postonte shpesh fotografi të vajzës së saj të mitur por edhe të sajat, duke i shoqëruar me tekste motivuese.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7332593208439999749?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fpostimi-i-fundit-27-vjecares-qe-u-vetevra-ne-kamez-cfare-ka-kaluar-ka-kaluar-video%2F

E reja u hodh nga tαrraca e bαnesës, zbυΙohen detaje nga njohja e 27-vjeçares me Altin Çokun: Pυnonte në shtëρinë e…

Muajt e fundit në Shqipëri rrjetet sociale janë kthyer në shkaktar të vetëvrasjeve.

Rasti i fundit është i një 27-vjeçarje ku pas publikimit të një fotoje intime në Tik-Tok i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga tarraca e katit të 4 të kësaj banese.

Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes së telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.

Pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, policia arrestoi Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos.

Tezja e të ndjerës akuzon Altin Çokun se e ka vrarë, pasi sipas saj mbesa nuk është vetëvrarë.

39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij.

27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.

Tezja e të ndjerës akuzoi 39-vjeçarin për vrasjen dhe zbuloi se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku.

Degradon sherri në BBV, Jul Deda i drejton ρjesën i ntime Rozës: Më ρυth këtu…

Jul Deda dhe Roza Lati kanë patur shpesh debate me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”.

Megjithatë e gjithë situata mes tyre degradoi kur u përmendën fjalë banale pak ditë më parë.

Mirëpo sot, një tjetër ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur mes Rozës dhe Julit. Teksa po debatonin, Roza i ka drejtuar një puthje Julit ndërsa ky i fundit i ktheu të pasmet dhe i tha: “Hajde më puth këtu”.

VIDEO KETU

Detaje shokuese/ Djali i Fatbardha Palit del në mbrojtje të babait: Mamaja e t. rάdhtoi me b ύrrin që punoja unë, ajo gënjeu…

Djali i Fatbardha Palit, 47-vjeçares që vrau veten në Pirgos të Greqisë një javë më parë ka përgënjeshtruar fjalët e fundit të nënës së tij.

Pak para se ti jepte fund jetës duke u vetëvarur me litar, 47-vjeçarja bëri një postim të gjatë në Facebook, ku shpjegonte se tradhtia e bashkëshortit dhe dhuna që ai kishte ushtruar ndaj saj ishin arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem.

Në letrën e saj, Fatbardha pretendonte se burri e tradhtonte me kunatën dhe me gruan e kushëririt. Por djali i saj Xhulio thotë se pretendimet e nënës së ndjerë janë të pavërteta. Në një intervistë për RTSH, djali i Fatbardhës thotë se nuk është e vërtetë që babai tradhtonte nënën e ndjerë.

Ai thotë se ka qenë Fatbardha ajo që e ka tradhtuar babanë e tij dhe se e ëma donte që ta kthente Xhulion kundër babait të vetë dhe fisit nga ana e babait.

Xhulio tha se prindërit e tij kishin 9 muaj që nuk jetonin bashkë. Djali i të ndjerës mohon kategorikisht që babai i tij të ketë patur marrëdhënie me nusen e xhaxhait dhe nusen e kushëririt, siç Fatbardha pretendon në letër.

Intervista

Sa kohë kanë mami me babi që kanë jetuar të ndarë?

Prej 9 muajsh babai u largua nga shpia dhe ndejta me mamanë dhe nusen.

Pra, ata nuk kanë qenë të ndarë ligjërsht, faktikisht nuk jetonin së bashku?

Kur vajta unë në Greqi, mamaja ime iku në ishull të punojë për sezon me një kushërirën e babit e cila i tha: hajde puno këtej. Dhe iku të punonte me të.

Ajo e kishte specifikuar edhe vetë në letër që kishte kryer një tradhti, por shprehej se këtë gjë e kishte bërë për t’u hakmarrë. A ishte e vërtetë kjo?

Ishte më e rëndë se sa e kishte lënë në letër, ajo tradhtia. Këtë e mora vesh para dy ditësh. Më tha babi pas ngjarjes, më dha dhe faktet dhe kjo mua më bën që ato që ka lënë mami im, që ka shkruar për babin dhe nusen e xhaxhit dhe kushëririt që nuk janë të vërteta.

Për çfarë arsye ishin ndarë prindërit?

Ngaqë mamaja e kishte tradhëtuar me dikë, me një që kishte lidhje pune. Punonin bashkë. Kam punuar dhe unë me atë person.

Babai e kishte zbuluar tradhëtinë. Të tha pse nuk të kishte thënë më herët?

Para se të ndodhte kjo ngjarje nuk më ka treguar asgjë. Vetëm kujdesej për të, se unë nuk jam mirë.

Pse mendon se në letër mamaja akuzonte Mirën dhe Lonën?

Sepse ndoshta ka pasur shpresë se mos ato kanë pasur në dorë diçka për t’i bashkuar. Por ato s’kanë pasur diçka në dorë. Kur mora vesh tradhtinë, mënyra si ishte bërë, normal që s’do e pranonte babai aq kollaj të rikthehej.

Një detaj tjetër që mamaja përmend në letër, janë dhe lekët në bankë. Kush nga dy prindërit ka kërkuar të divorcohej?

Nuk kanë qenë në proces divorci. Ka qenë ndarje jo juridike.

Për çfarë lekësh e ka pasur fjalën mamaja kur tha që babi ka tërhequr të gjitha lekët nga banka?

Ndoshta mund ta ketë thënë, që kur të kryente këtë aktin, të më kthente kundra babait.

Për çfarë lekësh e ka fjalën mami kur shprehet se lekët ja morën Mira dhe Lona se morën vesh që unë do bëja divorcin?

Mamaja nuk donte të ndahej, por të ktheheshe.

Familja nga ana e mamit kishte informacion që dy prindërit po ndaheshin?

Jo.

Altin Çoku i nxori fotot në kreυαt, kjo është υαjza që i dha fund jetës në Tiranë

Një vajzë 27-vjeçe, Sibela Abedini i dha fund jetës në Tiranë pasi i dashuri i nxori fotot intime në rrjetet sociale.

Daja i 27-vjeçares, për të cilën policia njoftoi se ndërroi jetë si pasojë e hedhjes nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në Kamëz ka akuzuar drejtpërdrejtë të arrestuarin Altin Çoku, që sipas uniformave blu dyshohet se u bë shkak për vetëvrasjen e së resë.

Daja i së ndjerës është shprehur se siç ia mori jetën asaj mbese, unë do ia marr jetën”.

“Probleme familjare mund të ketë, por që ta shtyjë i shoqi ose… Me të shoqin nuk ka pasur konflikte fare. Unë habitem si e ka bërë këtë makabër, këto gjeste ai person. Nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë njeriu paska qenë ky… Nuk e di dhe nuk kam fjalë, jam shumë i tronditur.

Si nga drejtësia, nga prokuroria dhe nga gjykata edhe nga ministri Balla, unë si dajë kërkoj që ai të mos dalë nga burgu. Të mos lirohet fare. Dua dënimin me të rreptë. Unë kërkoj që ai të dënohet me burg të përjetshëm. Siç ja mori jetën asaj mbese, unë do ja marr jetën, sepse e di shpirti jonë si e kemi rritur të ndjerën” tha ai.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte kthyer te prindërit e saj në Kamëz.

Moti i keq bën namin, rrυfeja υret tre ρersona dhe ρΙagos 18 të tjerë

Tre fshatarë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një rrufe teksa merrnin pjesë në një funeral në rajonin Lindi në Tanzaninë jugore, tha një zyrtar.

Abdallah Mputa, përgjegjës i një qendre shëndetësore në zonën Mtama në rajon, tha se viktimat u goditën nga rrufeja teksa ishin duke marrë pjesë në një funeral në fshatin e tyre.

“Ata po merrnin pjesë në funeralin e një bashkëfshatari kur një shi i madh shkaktoi goditjen e rrufesë”, tha Mputa, duke shtuar se rrufeja i goditi në orën 16:00 sipas kohës lokale.

Personat e lënduar ende po marrin trajtim mjekësor në qendrën shëndetësore, tha ai.

Sρorti në Zi! Άksidenti trαgjik i merr jetën atΙetit rekordmen

Një tragjedi për sportet botërore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kenia. Rekordi botëror i maratonës Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij Gerves Hakizimana kanë vdekur në një aksident automobilistik jashtë qytetit të tij të lindjes Eldoret në Luginën Rift, ka konfirmuar policia keniane.

Atleti 24-vjeçar, i cili drejtonte një Toyota Premio, vdiq menjëherë në vendin e aksidentit, tha shefi i policisë lokale për CNN. Një grua e cila ishte gjithashtu në automjet ka shpëtuar me plagë të rënda.

“Ai humbi kontrollin, doli nga rruga, hyri në një kanal 60 metra larg dhe goditi një pemë të madhe”, tha shefi i policisë, duke treguar se si ndodhi aksidenti me kampionin kenian në orën 23:00 me orën lokale. Keniani theu rekordin e maratonës për meshkuj në Çikago më 8 tetor 2023, me një kohë prej dy orë e 35 sekonda.

E rëndë në Kanada/ Tre fëmijë gjenden të djegυr në një makinë, dy gra të vdekυra në banesa, αrrestohet një 29-υjeçar

Një 29-vjeçar u arrestua në Kanada pasi akuzohet për vrasjen e 5 personave. I riu akuzohet se ka djegur 3 fëmijë në një makinë, ndërsa dy gra të pajeta u zbuluan në provincën e Manitoba.

“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë. Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman.

Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe, pak kohë më vonë, në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë.

(BalkanWeb)