Konsυmuan mish të breshkave të detit, hυmbin jetën tetë fëmijë dhe një grυa

Tetë fëmijë dhe një grua, kanë humbur jetën, pasi konsumuan mish të breshkave të detit në arkipelagun e Zanzibarit.

Sipas Skynews, të dielën se në spital janë shtruar 78 persona pasi u ushqyen me këtë lloj mishi, që në brigjet e Afrikës Lindore thuhet se përgatitet me delikatesë.

Por, ngrënia e breshkave të detit të kontaminuara mund të shkaktojë kelonitoksizëm, një lloj helmimi i rrallë ushqimor që mund të shkaktojë vdekjen.

Haji Bakar, zyrtar i spitalit në Mkoani ka njoftuar se pacientët kishin ngrënë mish të martën.

Autoritetet kanë bërë thirrje të shmanget ky mish.

Zanzibari shtrihet 35 kilometra nga brigjet e Afrikës lindore-qendrore.

Ai është pjesë e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë dhe numëron mbi 700 mijë banorë.

Βαbai godet për υdekje me thikë grυαn dhe tre fëmijët, më pas υret υeten

Një tragjedi familjare është regjistruar në Hawaii. Mësohet se një baba goditi me thikë gruan dhe tre fëmijët e tij përpara se të vriste jetën të dielën në mëngjes. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulus.

Autori i dyshuar është ndër të vdekurit, trupat e të cilëvë u gjetën pajetë brenda shtëpisë.

Po në këtë zonë policia gjeti thikën me të cilën babai vrau fillimisht gruan e më pas tre fëmijët e tyre 17, 12 dhe 10 vjeç. Dëshmitarët kanë rrëfyer se kjo është një nga krimet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit në Haëaii u parapri nga një përleshje brenda shtëpisë.

Policia u njoftua për përleshjen në orën 8:30 me oficerët që hynë në shtëpi 45 minuta më vonë për të gjetur pesë trupat – të sulmuesit dhe katër viktimave të tij.

https://twitter.com/LynnKawano?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1766936683327750307%7Ctwgr%5E269f4b5ecf4bad885231d68f03c628fc27dff9ba%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fbabai-godet-per-vdekje-me-thike-gruan-dhe-tre-femijet-me-pas-vret-veten-zbardhen-detajet-tronditese%2F

Jonida MaΙiqi flet për raρortin me Romeon dhe akυzat ndaj tij

E ftuar në episodin e dytë të podcastit të ri nga Isli Islami “N’audi”, Jonida Maliqi ka folur për raportin mes saj dhe Romeos dhe për akuzat që janë ngritur ndaj tij në shtëpinë e ‘BBV3’.

Ajo ka thënë që ruan një marrëdhënie shumë të mirë me Romeon dhe akuzat e ngritura ndaj tij ajo i hedh poshtë, pasi sipas saj nuk do të qëndronin dy vite të lidhur vetëm sepse Romeo donte të përfitonte prej saj.

“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi(që Romeo tha se më ka dashur). Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Këtu boll!

Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak të kam qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. Ah, mund të ketë patur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi…
Po s’ka qënë ai qëllimi(që të merrte famë prej meje) sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për “qëllimin”…”

“Do të ta shkαtërroj figυrën!”/ PërρΙasje e ashpër pas daljes nga BBV, Sara Gjordeni kërcënon menαxherin e Bαrdhit

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendimet se ai po mundohet t’i ndajë.

Më anë të një postimi në “InstaStory”, Sara ka paralajmëruar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërroj figurën.

“Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkuan Sara.

Ndër të tjera ish-banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”.

Por duket se ish-banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa minuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj.

Postimi i plotë:

Po duroj dhe po hesht vetëm per hater te Bardhit. Nuk te kam asnje borxh! Po mbaj ne kurriz ofendime nga publiku pa te drejte prej heshtjes po dije qe prap per hater te Bardhit!!

Edhe nje story sulm ndaj meje e do te ta shkaterroj figuren dhe planet e tua me vetem 1 postim, e do kesh gjithe shqiptarine kunder! Give up bro nuk arrite te na ndash, its stronger than you. Boll kerkove vemendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi

Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ku shkruante: “Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”.

Kujtojmë se pasi Bardhi la shtëpinë e BBV, Sara Gjordeni ka hedhur dyshime se motivi për daljen e tij nga BBV, mund të mos ketë lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së tij, por të jetë përdorur si justifikim nga menaxherët e këngëtarit, me të cilët mesa duket nuk ka një marrëdhënie të mirë.

Lidhur me këto dyshime, Sara është shprehur se njerëzit mendojnë se ajo është nxituar dhe ka folur para kohe, ndërsa shton se ajo ishte në dijeni se këngëtari do të linte shtëpinë.

Ish-banorja theksoi se kjo situatë sipas saj, mund të ishte menaxhuar më mirë nga stafi i Bardhit.

“Nëna e Bardhit është shumë mirë. Shumë njerëz thonë që unë u nxitova, fola para kohe, ndoshta unë u shpreha në mënyrën e gabuar dhe njerëzit kuptojnë që të që duan të kuptojnë. Unë isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim pak më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon asnjë palë e tretë.

Unë me Jetmirin (menaxheri i Bardhit), kam një marrëdhënie shumë neutrale, kemi folur që kur kam dalë për punë. Unë kam dashur që çdo deklaratë e mia të ketë qenë e rezervuar dhe ai ka qenë një nderë njerëzit e parë që kam kontaktuar kur kam dal, që të konsultohesha për lëvizjen e mia që të mos bëja asgjëje që mund të ishte në dëm të Bardhit”, tha Sara në “BBV Fun Club”.

Makina lυksoze, udhëtime dhe ραsion për detin! Mediat italiane zbυΙojnë detaje nga jeta e shqiptarit që u υra nga bαshkëkombësi i tij

Mediat italiane kanë shkruar në lidhje me jetën e 27-vjeçarit shqiptar që u vra mbrëmjen e të shtunës në Frosinone nga një shqiptar tjetër.

Kasem Kasmi kishte pasion jetën e shtrenjtë dhe makinat luksoze.

Ashtu siç edhe disa miq tregojnë pasionet e tij ishin udhëtimet.

Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit: si një udhëtim i fundit në Pizë, apo një ditë me jaht në një det të pastër blu, pak metra larg bregut. Por edhe një nga pasionet e tij të mëdha, shtojnë ata që e njohën: atë të makinave dhe motorëve.

Ai vdiq të shtunën rreth orës 19:30 para një restoranti në rrugën “Aldo Moro”.

Gαzetari ngre shqetësimin, fαrmacitë po υjedhin qγtetarët

Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën. Këto dy kuti kanë të dyja nga 20 tableta, të dyja nga 8 mg. Të dyja i njëjti prodhim, nga e njëjta kompani, prodhuar në të njëjtën ditë, i njëjti lot.

Në dy farmaci ngjitur me njëra-tjetrën ka këtë diferencë në çmim.

Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën?

Ministria e Shëndetësisë

Kush janë Kasem Kasmi e Zaka, υiktima dhe autori i masakrës në Frosinone! 27-vjeçari nga Mati jetonte në Itali me të υëllanë! Fotot me shamρanjë e jaht

Frosinone– Policia italiane vijon hetimet lidhur me masakrën e ndodhur të shtunën e 9 marsit 2024 në lokalin në qendër të Frosinones ku mbeti i vrarë 27 vjeçari Kasem Kasmi ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Trupi i tij do ti nënshtrohet autopsisë përpara se t’i dorëzohet familjarëve ndërsa ende nuk është gjetur pistoleta me të cilën është kryer krimi.

Vëllezërit Kasmi janë me origjinë nga Miloti, ku në të kaluarën policia shqiptare zbuloi plantacione të shumta marijuanë. Dy vëllezërit, Kasemi dhe Ervin kishin vite që jetonin në Itali. Ishin vendosur në Frosinone, por vazhdimisht lëviznin në: Piza, Romë dhe Firence. Një shishe shampanjë mes këmbëve, duke pozuar para një Audi blu me shkëlqim ose në bordin e një jahti. Në shkurt kishte shkuar në Piza. Në Romë shkonte shpesh. Kasem Kasmi, viktima e vrasjes në lokalin Shaka në Frosinone, e donte jetën e mirë dhe nuk e fshihte atë nga rrjetet sociale. Në një nga fotot e shumta të shpërndara nga familja e tij, i riu është ulur në një karrige buzë pishinës dhe shikon drejt e në kamerë.

“Na ke marrë shpirtin, biri im, Zoti të bekoftë. Do të na mungosh shumë vëlla”, thuhet në mesazhin, i cili shumë shpejt u bë viral në llogaritë e komunitetit shqiptar që vajtuan vdekjen e të riut.

Kasmi dhe Zaka sherri për një vajzë

Kasemi, i cili njihej në komunitet dhe si Carletto kishte pasur mosmarrëveshje me autorin e arrestuar si vrasësin e tij Mikea Zaka në të kaluarën, shkruan Repubblica. Të dy kishin debatuar për një vajzë, të paktën kështu pretendon Zaka në polici. Gruaja, e cila ishte me Kasem Kasmin, ishte fejuar me Zakën dhe këtu lindën mosmarrëveshjet. Hetuesit, megjithatë, nuk e besojnë plotësisht motivin sentimental pas të shtënave.

“Hetimet nuk kanë përfunduar kurrsesi – tha prokurori publik i Frosinone, Antonio Guerriero – por janë vetëm në fillim të rindërtimit të asaj që fshihet pas kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të përgjakshme që përfshin dy grupe kriminale”.

Bandat rivale

Nga njëra anë do të ishte banda e Carlettos dhe vëllai i tij Ervin. Nga ana tjetër, ai i Zekës. Sipas hetuesve, pas grindjes mes dy grupeve ka interesa të lidhura me kontrollin e trafikut të drogës apo prostitucionit në zonë. Zaka, i cili jeton në Casermone, nuk ka precedentë penalë, por kur u ndalua një herë iu gjetën 20 mijë euro cash që dyshohet se ishin paratë e bandës dhe ai luante rolin e arkëtarit.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 9 marsit 2024 rreth orës 19:30 në qendër të Frosinones në Itali. Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Mikea një emër i njohur për policinë ndërsa vitin e fundit ishte ndaluar dy herë për drogë.

Në lokalin plot me njerëz hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Goditja është fatale për 27 vjeçarin i cili vdes pas 20 minutash në duart e mjekëve të urgjencës. Përpjekjet për ta ringjallur nga mjekët e urgjencës zgjatën disa minuta me një masazhe kardiake por nuk patën sukses. Trupi u tërhoq nga vendi i ngjarjes pas më shumë se gjashtë orësh: ndërsa hetimet mjeko-ligjore vazhduan deri në orët e vona të natës.

Tre të tjerët plagosen: njëri përfundon në spitalin Umberto  dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, një në San Camillo, i fundit në Spaziani në Frosinone ku i nënshtrohet operacionit pasi plumbi i ka thyer këmbën. Mikea Zaka u dorëzua pas disa orësh në kuesturë ku u paraqit me avokatin e tij. /albeu.com

Neranxi me αrmë e d αshnore, gjγkata υrdhër të mos i afrohet 50 metra bαshkëshortes dhe të çαrmatoset, dhυnë dhe trαdhti

Biznesmeni i frutave të thata Nikollaq Neranxit është urdhëruar sot nga Gjykata e Tiranës të mos i afrohet në një distancë prej 50 metrash bashkëshortes së tij, N. Neranxi si dhe të çarmatoset.

Neranxi duhet të ruajë distancën me bashkëshorten edhe në ambientet e kompanive.

Urdhëri i mbrojtjes ka ardhur pas një kallëzimi penal i zonjës Neranxi në komisariatin numër 6 në Tiranë, ku denoncon biznesmenin për ushtrin dhune.

Prapaskena, e cila raportoi fillimisht lajmin, mëson se shkaku i sherrit mes çiftit është dyshimi i zonjës Neranxi se biznesmeni Nikollaq Neranxi ka krijuar një lidhje paralele dashurore dhe se ka shkelur kurorën martesore.

Jo vetëm kaq. Por zonja Neranxi pretendon se biznesmeni i frutave të thata ka rritur në detyrë të dashurën e re, duke e katapuluar drejtoreshë në kompani.

Sipas pretendimeve në kallëzimin penal, Neranzi e ka dhunuar bashkëshorten, kur kjo e fundit ka kundërshtuar rritjen në detyrë të të dashurës së biznesmenit.

Zonja N. Neranxi ka raportuar se biznesmeni mban armë, me sa duket me leje. Gjykata ka urdhëruar sot që Neranzi të çarmatoset deri në normalizimin e situatës.

Javët e fundit po konsultohen disa ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënim me burg për ata që tradhtojnë.

Por, Neranxi ka shpëtuar, pasi këto ndryshime nuk janë miratuar ende nga Kuvendi.

E rëndë në Korçë/ 31-υjeçarja konsυmon një sasi ρesticidi, dërgohet për mjekim në Tiranë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 31-vjeçare ka konsumuar një sasi pesticidësh. E reja është dërguar për kurim drejt Spitalit të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2024, një 31-vjeçare, banuese në Korçë, ka konsumuar një sasi pesticidi, në banesë.

Pas mjekimit në spitalin e Korçës, kjo shtetase u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar.

VIDEO/ Skena ‘Fast&Fυrious’ në Korçë, 20-υjeçari i lë timonin ραsagjerit dhe ngjitet mbi makinën në Ιëvizje

Një 20-vjeçar në Korçë është dënuar me një gjobë të majme si edhe me heqjen e lejes së drejtimit pas kryerjes së manovrave të rrezikshme me automjetin tij në një zonë të banuar.

Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale autoritetet identifikuan 20-vjeçarin M. M. banues në Pogradec, i cili ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, atij iu hoq leja e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.