Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u paraqit këtë të martë në SPAK.
Shkëmbi deklaroi për mediat:
“Kërkova një makinë në emrin tim, e ka bllokuar SPAK.”
Lajmet e Fundit
Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u paraqit këtë të martë në SPAK.
Shkëmbi deklaroi për mediat:
“Kërkova një makinë në emrin tim, e ka bllokuar SPAK.”
Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira dhe të dhimbshme.
Përmes fjalëve të saj, ajo ka falënderuar miq, familjarë dhe të gjithë dashamirësit që kanë treguar solidaritet dhe respekt gjatë kësaj periudhe të rëndë.
Një falënderim i veçantë në mesazhin e saj i është drejtuar nuses së Shpatit, Selvijes, të cilën Gjylymser e përshkruan me superlativa si një bashkëshorte të devotshme dhe një nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël, Roelin. Ajo thekson se dashuria, butësia dhe përkushtimi i Selvijes ndaj Shpatit dhe familjes së tyre kanë qenë të jashtëzakonshme, duke nënvizuar se këto cilësi ishin arsyeja pse Shpati e adhuronte aq shumë.
“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke shtuar se fakti që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj flet më shumë se çdo fjalë për lidhjen e tyre të fortë.
Në fund të reagimit, Gjylymser Kasapi paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen nuk do të tolerohet, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes dhe, veçanërisht, për Selvijen. Ajo thekson se çdo tejkalim i kufijve do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.
Postimi i Gjylymser Kasapi
I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi,kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne,të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!
Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre,që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!
Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT.
Një çështje me përmasa tronditëse ka dalë në dritë në Britaninë e Madhe, ku një burrë 49-vjeçar akuzohet se për më shumë se një dekadë ka droguar dhe ka abuzuar seksualisht ish-bashkëshorten e tij, duke përfshirë edhe persona të tjerë në krime të rënda seksuale. Autoritetet britanike e përshkruajnë rastin si jashtëzakonisht kompleks dhe me ngjashmëri të forta me skandalin e njohur të “Pélicot” në Francë.
Philip Young, ish-banor i Swindon dhe aktualisht rezident në Enfield, përballet me akuza për 56 vepra penale seksuale të kryera ndaj ish-gruas së tij, Joan Young, 48 vjeç. Sipas aktakuzës, abuzimet dyshohet se kanë ndodhur gjatë një periudhe 13-vjeçare, nga viti 2010 deri në vitin 2023, dhe përfshijnë përdhunime të përsëritura, drogim të qëllimshëm dhe shfrytëzim seksual.
Publikimi i një fotografie të vjetër të çiftit, ku ata shfaqen të buzëqeshur, e bën edhe më të rëndë kontrastin me akuzat që rëndojnë mbi këtë çështje.
Prokuroria pretendon se Young i administronte viktimës substanca që e linin të pavetëdijshme, për ta detyruar më pas të përfshihej në akte seksuale, ndërsa akuzat përfshijnë gjithashtu vëzhgim të paligjshëm, posedim të materialeve pornografike ekstreme dhe imazhe të pahijshme të të miturve.
Ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Swindon më 23 dhjetor, së bashku me pesë burra të tjerë, të cilët përballen në total me rreth 60 akuza për krime seksuale.
Në mesin e bashkëpandehurve janë Norman McSony, 47 vjeç, Dean Hamilton, 46 vjeç, Connor Sanderson Doyle, 31 vjeç, Richard Wilkins, 61 vjeç, dhe Mohammed Hassan, 37 vjeç. Akuzat ndaj tyre variojnë nga përdhunimi dhe penetrimi seksual, deri te marrëdhëniet seksuale pa pëlqim dhe posedimi i materialeve pornografike ekstreme.
Sipas dokumenteve gjyqësore, McSony akuzohet për përdhunim dhe posedim të imazheve ekstreme, Hamilton për përdhunim, penetrim seksual dhe marrëdhënie seksuale të paligjshme, ndërsa Sanderson Doyle, Wilkins dhe Hassan përballen me akuza të ngjashme për abuzim seksual pa pëlqim.
Viktima, Joan Young, ka zgjedhur të heqë dorë nga e drejta e anonimitetit dhe po mbështetet nga oficerë policie të specializuar gjatë gjithë procesit hetimor dhe gjyqësor.
James Foster, prokuror i posaçëm i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, deklaroi se ndjekja penale u miratua pas një hetimi të gjatë dhe të thelluar, duke theksuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe një interes i qartë publik për çuarjen përpara të çështjes.
Nga ana e tij, kryehetuesi i Policisë së Wiltshire, rreshteri i lartë Jeff Smith, e cilësoi këtë zhvillim si një hap vendimtar në një hetim tepër të ndërlikuar, duke theksuar se vendimi i viktimës për të bërë publik identitetin e saj erdhi pas konsultimeve të vazhdueshme me autoritetet dhe shërbimet mbështetëse.
Hetimet vijojnë ende, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që disponojnë informacione të rëndësishme për rastin të bashkëpunojnë me autoritetet.
Ngjarja ka risjellë në vëmendje rastin e francezes Giselle Pélicot, e cila për një dekadë u drogua dhe u përdhunua në banesën e saj nga persona të rekrutuar në internet nga bashkëshorti i saj, Dominique Pélicot. Giselle Pélicot u shndërrua në një simbol ndërkombëtar të luftës kundër dhunës seksuale, duke refuzuar që gjyqi të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe duke kërkuar që përgjegjësia të vendosej aty ku i takon – te autorët e krimit.
Një aeroplan i Marinës Meksikane, që transportonte pacientë me djegie të rënda, ka pësuar një aksident tragjik në ujërat e Gjirit të Galvestonit, Teksas, të hënën pasdite. Sipas autoriteteve, katër persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, humbën jetën në këtë incident, ndërsa katër të tjerë janë shpëtuar dhe një person është ende i zhdukur.
Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare të SHBA-së, operacioni i kërkim-shpëtimit është ende në zhvillim e sipër, me pjesëmarrjen e agjencive të shumta, përfshirë njësi të specializuara në zhytje, dronë dhe anije patrullimi. Aeroplani, që kishte në bord tetë persona katër anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë, një prej të cilëve ishte një pacient i mitur me djegie të rënda u rrëzua rreth orës 3:17 pasdite.
Sherifi i Qarkut Galveston, Jimmy Fullen, konfirmoi se avioni po transportonte pacientë që po merrnin trajtim mjekësor. Megjithatë, Roja Bregdetare nuk mundi të konfirmonte një vdekje të katërt deri në mbrëmjen e të hënës. Hetuesit nga Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po analizojnë shkakun e rrëzimit të avionit.
Fermerët në Greqi po vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por njëkohësisht duke marrë masa për të mos penguar rëndë lëvizjen e qytetarëve.
Nga bllokada e Nikaias, që konsiderohet “zemra” e protestave në Thesali, fermerët vendosën në kuvendin e tyre që sot të bllokojnë simbolikisht tunelet e Tempit për kamionët, nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të zhvendosen drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa makinat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht.
Sipas vendimeve të marra, nga e marta e tutje traktorët në Nikaia do të riorganizohen në mënyrë që të mos krijohen probleme për fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta praktikë pritet të ndiqet edhe në bllokadat e tjera, ndërsa fermerët do të mblidhen sërish në ditët në vijim për të vendosur hapat e mëtejshëm në prag të Vitit të Ri.
Në Greqinë Qendrore, fermerët mbeten të vendosur në bllokadat e tyre, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nëse nuk plotësohen kërkesat. Në zonën e Bralos, traktorët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën kombëtare, por për sot u vendos të mos bllokohen rrugët anësore dhe rrjeti provincial, për të shmangur probleme serioze trafiku.
Presidenti i Shoqatës Bujqësore të Lamias, Giorgos Paliouras, theksoi se kjo është një zgjedhje e vetëdijshme për të lehtësuar kalimin e qytetarëve gjatë festave, duke paralajmëruar se pas tyre mobilizimet do të intensifikohen. Në bllokadën e Atalantit, fermerët pritet të vendosin në mesditë nëse do të rihapin sërish sportelet e pagesës në Tragana, në kilometrin e 125-të të rrugës kombëtare Athinë–Lamia.
Ndërkohë, në Halkidë fermerët nga Evia kanë njoftuar një bllokim treorësh të Urës së Lartë, nga ora 18:00 deri në 21:00, me trafikun që do të devijohet vetëm nga ura e vjetër. Në Kastro dhe Tebë, traktorët mbeten të rreshtuar, ndërsa asambletë lokale do të vendosin për veprimet e ardhshme. Për ditët në vijim, fermerët planifikojnë të mbajnë të hapur nga një korsi në secilin drejtim, për të lehtësuar udhëtimet festive.
Protestat vijojnë edhe në Epir, ku fermerët, blegtorët dhe bletarët janë të pranishëm në katër bllokada kryesore: Artë, Louro në Prevezë, Kalpaki në Janinë dhe Igumenicë. Në Artë, traktorët qëndrojnë në urën e Odës Ionia në të dy drejtimet, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në Louro.
Në Igumenicë, fermerët shpërndanë mandarina në sportelet e pagesës së Tyria-s si shenjë falënderimi për qytetarët që tregojnë durim dhe mirëkuptim. Sonte, nga ora 20:00 deri në 22:00, është paralajmëruar një bllokim dyorësh i portit të jashtëm të Igumenicës për kamionët. Po ashtu, në Kalpaki do të zhvillohet një tjetër bllokadë treorëshe për kamionët që lëvizin drejt dhe nga kufiri greko-shqiptar në Kakavijë.
Fermerët e Epirit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimet deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre. Përkundër protestave, atmosfera festive nuk mungon, pasi në disa bllokada ata kanë dekoruar edhe pemë Krishtlindjesh, duke dërguar mesazhin se “lufta” e tyre nuk ndalet as gjatë festave.
Ylli Manjani ka ironizuar protestën e paralajmëruar këtë të hënë nga opozita.
“Nuk e di si e keni ditën e pastaj javën ju, po sot do rrëzojmë Ramën iher. Erdhi më në fund dita.
Hiç mos u mundoni të dilni në të ftohtë se është e kryer kjo punë…
Nesër e më pas flasim për të ndërtuar qeverinë teknike, hidraulike, elektrike dhe mekanike…
Punë të mbarë dhe mos harroni, një sy nga big-u. Vrenozi oh oh oh aty brënda. Na la ne të hamë fasule”, shkruan ai.
Aktori Laert Vasili ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet e bujshme që kanë pushtuar rrjetin kohët e fundit, të cilat e lidhin atë me një romancë dhe madje një shtatzëni të mundshme me modelen Serena Sula.
I ftuar në emisionin “E Diell”, Laerti u përball me pyetjet direkte lidhur me videon virale ku shfaqej duke kërcyer me Serenën dhe aludimet se ai mund të bëhet baba.
Me ironi, aktori e hodhi poshtë këtë lajm: “Gjatë karrierës sime 20-vjeçare në Athinë, çdo dy javë mua më martonin. Jo vetëm martesë, por edhe shtatzëni plot,” u shpreh ai.
Kur u pyet specifikisht për vërtetësinë e lajmit me Serenën, Vasili dha një përgjigje epike duke mohuar çdo përfshirje: “S’e di, nuk e di… Unë vetë nuk kam qenë aty”.
Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht thashethemeve, një fëmijë do ta priste gjithmonë krahëhapur.
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka arritur në një pikë kulminante, duke shkaktuar shqetësim të madh mes publikut dhe familjarëve. Një incident i paprecedent ka ndodhur mes Klodit dhe Labinot Rexhës, ku Klodi ka hedhur pije energjike në fytyrën e Labit, duke e bërë këtë moment një nga më të diskutuarit në historinë e këtij formati.
Incidenti ka ndodhur në një moment tensioni, kur Labinot Rexha ndodhej në shtrat. Pamjet e këtij akti janë bërë shpejt virale, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e programit. Kjo sjellje ka ngritur pyetje mbi etikën dhe rregullat e sjelljes brenda shtëpisë.
Familja e Labinotit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke e cilësuar veprimin e Klodit si të papranueshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e tij. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, ata kanë shprehur shqetësimin për presionin psikologjik që Labinoti ka përjetuar si pasojë e këtij incidenti.
“Heqja e pijeve energjike në fytyrë, sidomos në zonën e syve, është një veprim i papranueshëm”, thuhet në deklaratën e tyre. Familja thekson se ky incident kalon çdo kufi të diskutimit dhe sjell rreziqe serioze për shëndetin e Labit.
Reagimi i familjes është përforcuar nga shqetësimi se Klodi vazhdon të qëndrojë në shtëpi pa asnjë masë disiplinore të dukshme. Kjo ka ngritur alarmin për tolerimin e sjelljeve të tilla, të cilat mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për të tjerët brenda formatit.
Familja e Labinotit ka kërkuar që produksioni dhe Vëllai i Madh të marrin masat e nevojshme për të trajtuar këtë rast me seriozitet. Ata kërkojnë që rregullat e Big Brother VIP Kosova të respektohen dhe të merren masa disiplinore për veprimin e Klodit.
Ky incident ka hapur një debat të gjerë mbi etikën dhe rregullat e sjelljes në reality show, duke e bërë publikun të pyesë se çfarë është e pranueshme në emër të argëtimit. Si do të reagojë produksioni për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë banorët?
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e padisë së kryeministrit Rama per rrëzimin e kërkesës së SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut, duket se ka kthyer prozhektorët e SPAK drejt Gjykatës Kushtetuese.
Informacione të ardhura në rrugë konfidenciale, pohojnë se SPAK po përshpejton veprimet në lidhje me një hetim të nisur në lidhje me çështjen “Gjoka”, në të cilën SPAK dyshon se vendimi i GJK është zbardhur pasi faktorë të jashtëm kanë ndikuar vendimmarrjen e gjyqtarëve kushtetues, me synim lehtësimin e pozicionit të paditësit Pëllumb Gjoka në trajtimin e provave që vijnë nga përgjimet e sistemit SKY ECC.
Hetimet e SPAK përfshijnë gjyqtarë dhe persona ndërmjetësues, të cilët duket se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se hetimet e SPAK po shtrihen edhe në përdorimin e fondeve publike nga ana e institucionit.
Duket se shefi i ri i SPAK ka vendosur të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i tij, në drejtim të luftës ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar në të gjitha instancat shtetërore dhe jo vetëm në qeveri.
Por, ky nuk eshte motivi i vetem qe po behet hetimi, pasi dyshohet se skema te ngjashme jane ndjekur edhe per Belinda Ballukun. Megjithate, e gjitha pritet te sqaroohet dhe nese del se vertete ka pasur ndikim tek anetaret e Gjykates Kushtetuese, atehere te gjitha ceshtjet e gjykuara prej tyre mund te vihen ne pikepyete.
Burime te sigurta thone se nje menyre e tille dyshohet fort se eshte perdorur dhe per te hequr pezullimin e dhene nga GJKKO per zevendeskryeministren Belinda Ballukun.
Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha e ngre pushtetit mbi fatkeqësinë e popullit.
Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se fjalimi i Berishës në protestës, përmbante fjalë si kufoma apo varre.
Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se Berisha duhet të ishte në burg për krimet që ka bërë.
Frrok Çupi: Pushtetin e tij e ngre mbi fatkeqësinë e poipullit, ndaj vendit. Fjalimi i tij ishte kufoma, varre. Një njeri makabër mund t’i bëjë këto gjëra. Kjo është Shqipëria që Saliu e sheh në ëndërr. Interesat e tij, janë të kundërta me interesat e njerëzve.
Idajet Beqiri: SPAK po mbështet këtë kryekriminel. Për krimet e mëdha që ka bërë Berisha. Të mos përfundosh hetimet për vrasjet e 8 personave, Haklaj, janë vrarë me urdhër të Berishës. Motrat e Haklaj kanë dhënë dëshmi. SPAK mban sehir, nuk e çon çështjen në gjykim. Nuk e dërgon Gërdecin. Problemi është që SPAK, si e lejon akoma që t’i vihet zjarr Shqipërisë. SPAK çfarë do? Do që të bëjë edhe një Gërdec tjetër, 21 janar tjetër? Saliun e lënë akoma që t’i vërë zjarrin Shqipërisë.