Djali i Jozefina Toρallit i ρropozon për martesë modeΙes së njohur

Cindy Marina dhe Genar Topalli kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm shumë të bukur, ata do të shkojnë drejt altarit.

Çifti ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet djali i Jozefina Topallit teksa ulet në gjunjë para modeles së njohur dhe i propozon për martesë.

E teksa ulet në gjunjë, Genari nxjerr nga xhepi i xhaketës unazën me të cilën i propozoi Cindy-t.

Dhe padyshim që përgjigja e Cindy Marinës ka qenë “Po”.

Ajo ka postuar pamjet në rrjetin social “Instagram” shoqëruar me një emoji zemre.

https://www.instagram.com/_u/cindymarinaa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f17f1499-913d-4cf2-855b-312f3bb53f66&ig_mid=83E6A04E-0852-4329-ADE5-F93B413F9321

RonaΙdo nuk mban më nervat, gjesti i tυrρshëm i portugezit pas hυmbjes bën xhiron e rrjetit(Video)

Kristiano Ronaldo me sa duket ka filluar të ndjejë trysninë e faktit që edhe pse është ylli më i njohur i futbollit në Arabinë Saudite, nuk po arrin të fitojë trofe me klubin e Al Nasr.

Kjo u pa qartësisht nga reagimet e portugezit pas ndeshjes së djeshme në Riad mes Al Nasr dhe Al Hilal, të fituar nga ky i fundit me shifrat 2-0. Edhe pse bëhej fjalë për një turne miqësor, Ronaldo u duk i nervozuar pas përfundimit të sfidës, duke turfulluar gjatë ceremonisë së medaljeve.

Por disa pamje që kanë nisur të qarkullojnë në rrjet, tregojnë se turfullima para kamerave nuk ishte e vetmja gjë. Duke dalë nga fusha, tifozët e Al Hilal me sa duket e ngacmuan dhe disa prej tyre hodhën fanellat e klubit në drejtim të tij. Ronaldo mori një prej tyre dhe e fërkoi në organet gjenitale, duke e hedhur më pas tutje.

https://twitter.com/OfificaRlay?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755703622866813055%7Ctwgr%5Ec95f33b5a15fe77007106a8ba1930a4768f938e7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fronaldo-nuk-mban-me-nervat-gjesti-i-turpshem-i-portugezit-pas-humbjes-ben-xhiron-e-rrjetitvideo%2F

DekΙarata e fortë e detektives private: Rreth 70% e shqiρtarëve kanë Ιidhje jashtë mα rtesore

Detektivja private Shkënda Lili, ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku tha se 70% e shqiptarëve kanë marrëdhënie jashtë martesore.

Ajo tha se shpesh klientët kërkojnë që të hetojnë të dashurin edhe kur dyshojnë për flirte.

“Lidhje jashtëmartesore kanë thuajse 70% e popullsisë në Shqipëri.

Klientet e mia shumica e quajnë edhe flirtin tradhti.

Në fakt një flirt apo një frekuentim njëherë në ca kohë në mendimin tim nuk quhet tradhti. Tradhti quhet në momentin kur dikush ka një marrëdhënie për një kohë të gjatë paralele dhe që kontribuon te kjo marrëdhënie”,-tha Shkënda Lili.

Denoncimi/ Ήοrror në Fier, dhύnohen varret e dy të rinjve, famiΙjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!

Një skandal ka ndodhur në varrezat e fshatit Grecali në Fier, ku varret e dy të rinjve janë dhunuar.

Denoncimi u bë nga i ati i një prej të varrosurve në këto varre, në një emision inevstigativ.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas.

“Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.

Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu. Atë e kishin lënë hapur. Kishte plastmas dhe çarçaf afër varrit.

“Nuk e di nëse ajo familje e ka denoncuar apo mbyllur, por di të them se unë kam lajmëruar policinë. Erdhi inspektori zonës dhe më dha një letër të bardhë që të firmosja. Nuk pranova se do ma mbyllnin çështjen, jo kanë ardhur kafshë të egra. Ku ka kafshë këtu në fushë? Me çarçafë dhe të hapnin varret” pohon Asqeriu.

Ai shton se punonjësit e varrezave e kanë parë këtë dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjarët. “Unë dua të di nëse është apo jo vajza ime atje

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Njësinë Administrative Qendër në Fier. Administratori thotë se janë hapur dy varre. “Njërin e kishin zhvarrosur komplet. Besoj për të vjedhur kufomat. Një familje nuk donte ta vijonte denoncimin, pasi janë të vjetër. Pretendim ka edhe familja Ristani, por po merret policia” thotë Administratori, teksa shton se konstatimi është bërë nga punonjës të pastrimit, në varësi të Bashkisë së Fierit.

Gazetarët shkojnë edhe te Drejtoria e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Fier, ku punonjësit treguan se ata merren me qytetin. Përgjegjësi telefonon brigadierin e varrezave të fshatrave, i cili i thotë se atje s’kanë roje. “Janë një grup punëtorësh që shkojnë 1 herë në javë për pastrim. Ata kishin parë varret e hapura dhe kishin lajmëruar policinë. Ata kishin parë dy varre të hapura” thotë brigadieri.

Gazetarët telefonuan edhe inspektorin e policisë së zonës Petrit Mema. Tha se është lajmëruar nga banorët e zonës. Fiksi e pyet se për çfarë ishte letra e bardhë, teksa përgjigjet se “për procedurë”. Gazetarët e pyesin për çarçafët dhe plastmasi, pasi atje ishte djegur. “Atje duhet të ishin” thotë ai me habi. Pyetjes se përse nuk u sekuestruan, përgjigjet se është marrë Shefi Krimeve. Më tej pohon se njëra nga familjet nuk ka dashur ta ndjekë me çështje hetimore, ndërkohë që ankesa e familjes Ristani është dërguar në prokurori.

Emisisoni investigativ kontaktoi me Drejtorinë e Policisë së Fierit, duke e pyetur për të gjitha pretendimet e denoncuesit. Sipas tyre, z. Ristani ka njoftuar sallën operative në datë 28 janar, pasi ka konstatuar lëvizje të dherave të varrit të vajzës së tij, në varrezat e fshatit Grecalli. Në përgjigje thuhet se: “Menjëherë pas njoftimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e rastit. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Më datë 31 janar 2024, materialet janë referuar në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal nr.209, i vitit 2024, për veprën penale ‘Dhunimi i varreve’”.

Sipas tyre, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të saj. “Po punohet nën drejtimin e prokurorit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme sipas kërkesave/pretendimeve të z.Ristani, i cili do të njoftohet për ecurinë e zbardhjes së kësaj ngjarjeje” përfundon njoftimi i policisë./ Top Channel

“Njoh Skëndërbeun, dua ραsaportën e Shqipërisë” – Flet koΙαmbiani i martυαr me shqiptare dhe i dashυruar me serenatat korçare

Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri, dëshiron të marrë pasaportën shqiptare. Ai është i martuar me Marselën në fshatin Goskovë të Korçës dhe bashkë kanë një fëmijë, për të cilin thotë se Skëndërbeun e ka hero.

Huan Manueli i tregon me krenari Flori Gjinit unazën me shqiponjë, dhe byzylykun kuqezi.

“Për momentin pasaportën nuk e kam akoma. Po pres pasaportën sepse është e nevojshme. Kam pasur vizë për rezidentë, vetëm për Shqipërinë, jo për të udhëtuar jashtë. Shqipëria s’ka viza për andej. Më duhet të ndryshojë kartën dhe pasaportën kolumbiane.

E njoh Skëndërbeun. Edhe djali  im është fanatik i Skëndërbeut. Thotë se është hero. I pëlqen stutaja e Skëndërbeut.

Dhe unazën e kam me simbol të Shqipërisë dhe byrzyliku me Shqipërinë. Shqip di mirëmëngjes, dhe po mësoj pak të komunikoj”-tha ai.

“Shqipërinë e kisha parë vetëm në hartë” – Kolumbiani i dashuruar me serenatat korçare

Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri është i dashuruar me serenatat korçare. Në një rrëfim për “Real People” me moderatorin Flor Gjini, ai theksoi se para se të vinte në Shqipëri nuk dinte asgjë për vendin tonë.

Manuel nënvizoi se në Shqipëri erdhi për projektin transadriatik dhe që prej asokohe merret me të njëjtën punë.

“Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2017. Erdha këtu sepse kompania ku punoj, erdhi këtu për projektin transadriatik.  Erdha për punimet sepse jam mbikëqyrës mekanik i ndërtimit dhe për stacionet. Të gjithë stacionet i mbikëqyr unë, në Korçë, Berat. Tepelenën, Ura Vajgurore dhe Seman.

Shqipëria për familje është shumë vend i mirë. Më pëlqen të jetoj në Shqipëri. Kam një grua nga Shqipëria. Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë para vitit 2017. E kisha parë vetëm në hartë, por nuk kisha dëgjuar. Më pëlqejnë shumë serenatat korçare”-tha ai.

Dokυmente / “MaΙαzezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiρtare”

Sot, gjysma e Malit të Zi, flet përrallat se si paraardhësit e tyre ishin fisnikë serbë, që gjoja kishin ikur nga Beteja e Kosovës më 1389, e që gjoja këta pastaj e zëvendësuan jetën fisnike me atë të barinjve, shkruan Miroslav Çosoviq, për portalanalitika.me.

Sipas këtyre përrallave, u tha se kjo ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar po e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.

Vojvoda dhe shkrimtari Marko Mlanov Popoviq (1833-1901), flet për pesë vëllezër nga të cilën e kanë prejardhjen Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Por, sipas disa dokumenteve nga Arkiva e Kotorrit, Ozriniqët në shekullin XV kanë thënë se janë vllahë.

Pjesë nga libri “Fisi Kuçi në rrëfimet dhe këngët popullore I”, Titograd, 1967, çka thotë vojvoda Marko. Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Panta (Pontini) kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.

“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keçi dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni”

Marin Mema: 374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke!

374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke! 75 banorë të tjerë në përpjekje për t’u larguar, vdiqën rrugës nga uria! 217 banorë kishin patur të njëjtin fat në atë që njihet si masakra e Hormovës, pranë Tepelenës. Atje ende nuk lejohet ngritja e një memoriali të denjë.

Sulme u realizuan mbi popullatën civile kudo, në Kolonjë, Korçë, Leskovik, Labëri, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Devoll, Gjirokastër, në zonën e Bregut, Skrapar e deri Berat e Tomorricë!

Sipas të dhënave rreth 50 mijë shqiptarë të pafajshëm u vranë apo humbën jetën nga uria e sëmundjet në pak muaj në emër të çmendurisë me emrin “Vorio Epir”.

Andartët u prinë nga të njëjtat simbole që përdoren edhe sot nga ekstremistët! Ja pse ato simbole kanë në qendër vitin 1914! Është viti kur jugu e juglindja e Shqipërisë u shkrumbuan! Për më shumë kush nuk është nga këto zona, mund të dëgjojë rrëfimet e më të vjetërve! Shumica e atyre që humbën jetën në 1914 ende edhe sot nuk kanë një vendprehje!

LAVDI për martirët dhe të gjithë ata luftëtarë që ndaluan përparimin e mëtejshëm të andartëve!

Ps : Ironike është se ata që mbajnë ende këto simbole, sot flasin për të drejtat e njeriut, për të ardhmen dhe akuzojnë të tjerët!

Babai i AΙbanologjisë që ia dedikoi gjithë jetën e tij stυdimit të shqipes e Shqiρërisë…

“Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgjike dhe me të drejtë mund të quhen pellazgë të rinj.” – Johannes Georg von Hahn

Johan Georg fon Han (1811-1869) lindi me 11 korrik 1811 në Frankfurt am Main. Ishte albanolog gjerman dhe diplomat në shërbim të Austrisë. Më 1847- 1850 ishte nënkonsull i Austrisë në Janinë për Shqipërinë e Poshtme, ku punoi për zotërimin dhe studimin e gjuhës shqipe.

Ndërmori një udhëtim të gjatë në krahinat perëndimore të Shqipërisë deri në Shkodër.

Botoi veprën: “Albanische Studien”, Vjenë 1854 (Studime shqiptare), në 3 vëllime që njihet një nga veprat kryesore. Në këtë vepër ai thekson se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i emërtimeve të dikurshme ilire.

Ai zbuloi fjalëformuese ilire që janë emrat e sotëm të shqipes. Arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e dretëpërdrejtë e ilirishtes.

Hani konstaton: “ Kufiri i sotëm i dy dialekteve të shqipes ndërmjet gegërishtes e toskërishtes kalon përgjatë përgjatë lumit të Shkumbinit, ashtu si ndahej në lashtësi Iliria me Epirin gjatë rrugës Egnatia.”

Vepra e dytë: “Reise durch die Gibite des Drin und Vardar”, 1867 (Udhëtime nëpër viset e Drinit e të Vardarit), si dhe “Studime për gojëdhënat, Përrallat greke e shqiptare” në 2 volume.

Konkluzionet e Hanit në fushën e gjuhësisë u mbështetën nga Demetrio Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, nëpërmjet një gramatike që botoi në Livorno më 1864.

Në fushën e etnografisë konstatoi “Kanunin e Lekë Dukagjinit” në viset veriore dhe “Kanunin e Skënderbeut” në Mat e Dibër. Vëll. II e III i “Studimeve shqiptare” u kushton kryesisht çështjeve të gjuhës.

Shkroi më gjerë për prejardhjen e shqipes; për këtë ai shfrytëzoi edhe burimet antike greke që bënin fjalë për karakterin jo grek të ilirëve, epirotëve dhe maqedonasve.

Ai shfrytëzoi toponiminë dhe vërtetoi se mjaft emra vendesh shqiptare ishin emërtime të dikurshme ilire. Hani arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes dhe ishte i mendimit se ilirishtja është gjuhë pellazgjike.

Sipas tij ilirët ishin një nga degët themelore të popllsisë paleoballkanike që qëndronte më vete përballë grekëve të vjetër.

Ai ishte i vendosur për autoktoninë e shqiptarëve.

Gjatë studmeve të tij rreth Shqipërisë, ai shtronte pyetjen:

“Nëse populli i fuqishëm shqiptar që sot mbush tërë Epirin e Vjetër e të Ri, që nuk dinë sllavisht, si dhe një pjesë të Ilirisë në kuptimin e ngushtë, është pasardhës i ardhësve sllavë apo është pasardhës që u rrit natyrshëm dhe shpërtheu me forcë nga një bërthamë jetësore, e pashkatërrushme, e asaj popullsie të lashtë epiriote, që u robërua nga falangat dhe legjionet, që u spërkat nga elemente sllave, por që nuk u nënshtrua plotësisht.”

Rreth kësaj çështjeje mund të hedhë dritë të mjaftueshme vetëm historia e kontinentit ilirik dhe analiza filologjike e gjuhës shqipe, çështje të cilat qaseshin në veprën e tij.

Ai i dha një sfond gjuhësor shqipes nëpërmjet veprës së tij, “Albanische Studien”, ku në atë punim ka rreth 6000 fjalë dhe vetë fragmentet historike janë renditur dhe plotësuar me aq art, saqë, më në fund u zbuluan konturet e paqarta të historisë kombëtare të shqiptarëve, të cilat kishin munduar bashkohësit e tij albanologë.

Studime shqiptare

A janë autoktonë shqiptarët?

Shqipëria nuk ka një histori të pandërprerë. Si në botën e re dhe të vjetrën emri i këtij vendi del vetëm atëherë kur rrjedha e ngjarjeve në të lidhet ngushtë me të fqinjëve të saj; sapo pushon ose sapo vihet në dukje kjo lidhje, vendi futet prapë në errësirën e tij të lashtë e kështu ndosh që një histori e tërë e brendshme kufizohet vetëm në disa fragmente, që sillen rreth disa përsonaliteteve të shquara ose rreth një peme gjenealogjike (të prejardhjes) të disa dinastive të vogla.

Po kështu, historia na tregon se pas kohës në të cilën marrim rishtas njoftime për këtë vend, ai banohej nga një popull që nuk fliste sllavisht, por një gjuhë që quhet shqipe dhe shpejt ky popull u bë aq i fortë, saqë shpërtheu përtej kufijve të tij e gjatë shumë shekujve ndërmori shtegtime masive në të gjitha drejtimet.

Madje ka shumë të ngjarë që, po të mos ishte pushtimi që u vuri një pritë të fuqishme, këto shtegtime do të kishin vazhduar një kohë edhe më të gjatë.

Në kohën tonë ky popull kufizohet mprehtësisht me fqinjët e tij sllavë si në lindje dhe në veri dhe në mesin e vendit elementi sllav është zhdukur tërësisht; por, nga ana tjetër, në pjesën e mesme të këtij vendi u dynd një element tjetër i huaj, ardhësit sllavë.

Nga sa u tha këtu del se Shqipëria dikur, duhet të jetë ndodhur në të njëjtat rrethana lidhur me elementin sllav, si Greqia, dhe se për këtë arsye historianët e saj janë të detyruar të pranojnë një periudhë sllave.

Por, në qoftë se banorët e hershëm sllavë të Shqipërisë i kanë bërë vend aty një populli tjetër, të ndryshëm prej tyre, dhe tani ky popull është zotërues i vetëm e i padiskuueshëm i bërthamës së këtij vendi, atëherë lind një pyetje tjetër lidhur me kombësinë e këtij vendi.

Ç’ janë shqiptarët?

A rrjedhin ata nga banorët e lashtë të këtij vendi dhe koha sllave është vetëm një ndodhi në historinë e Shqipërisë, apo edhe ata si sllavë kanë ardhur në këtë vend në kohën historike dhe formojnë shtresën e tretë të popujve, e cila gjendet sot në truallin shqiptar dhe nuk lidhet me ndonjërën nga shtresat e mëposhtme.

Këta qeveriseshin nga prijës vendas, kurse linkestët gjendeshin nën sundimin e Arrabeut, që ishte nga fisi i bakiadeve.

Nga epiriotët, më në fund, ishin molosët, nën Pirron, birin e Akilit, që siç del, ishin thesaliotë. Të tjerët qeveriseshin nga prijës vendas. Herë njëri e herë tjetri, nga këto qytete të vogla arrinin të sundonin mbi të tjerët, derisa, më në fund, të gjithë ranë nën sundimin e maqedonasve, me përjashtim të një rripi të vogël tokë në bregdetin jonian.

Tani Linkestia, Pelagonia, Orestia dhe Elemia quheshin Maqedoni e Sipërme. Disa e quajnë Maqedoni edhe tërë vendin deri në Kërkyrë (Korfuz), duke u bazuar në faktin që prerja e flokëve, dialekti, veshja e të tjera ishin të ngjashme.

Të afërmit veriorë të këtyre pellazgëve, që banonin në Epir, Maqedoni dhe Iliri ruajtën gjuhën e tyre derisa erdhën bullgarët në Maqedoni dhe serbët në Iliri, dhe ajo që mbijetoi nga mbeturinat pellazge në ato vende kaloi edhe gjuhësisht tek adhësit.

Shqipëria gjithashtu u mbishtresua nga serbët e bullgarët, por këtu elementi i popullit të lashtë ngadhënjeu mbi ardhësit dhe i asimiloi edhe gjuhësisht.

Nga kjo pikëpamje shqiptarët e meritojnë emrin pellazgë të rinj, të paktën po aq sa edhe grekët e rinj emrin e tyre dhe kjo nuk është e vogël si dëshmi për drejtësinë e asaj që emri i lashtë i shqiptarëve u ruajt në gjuhën e ndonjë populli të huaj.

Botimi i parë i librit “Albanesische Studien”

Çifutët grekë, vllahë, turq dhe arabë që jetojnë në Levant i quajnë shqiptarët peleshtim domethënë pellazgoi dhe gjermanisht Filister. (Johaness Georg von Hahn)

Shumë vjet pasi kishte botuar Albanische Studien, Hani bëri një udhëtim nëpër Shqipëri të Veriut, të cilën e përshkroi në një vepër të veçantë.

Në faqen 13 të kësaj vepre thotë:

“…edhe sot e gjithë ditën, krejt fushën që shtrihet në breg të detit, midis grykës së Matit e të Erzenit bashkë me luginën e Tiranës që shtrihet në lindje të saj vendasit e quajnë, Arbën; në këtë krahinë jo vetëm ka një katund që mban këtë emër, po këtu gjenden edhe tri qytete të vjetra: Ishtmi, Preza dhe Ndërrenja dhe Tirana, e cila është ndërtuar pas vdekjes së Skënderbeut dhe konsiderohet si kryevendi i sotëm i Arbënit.

Në këtë fushë ka, përveç këtyre, 22 katundeve me popullsi të përzier, dhe nja aq me popullsi muhamedane, dhe me to shkon dhe Kep Rodoni bashkë me gërmadhat e kullës së Skënderbeut.”

Në faqen 15 ai shton: “Gjithë fusha e arqipeshkvisë së Durrësit quhet Arbëni.”

Më 1854 Johan Georg fon Hani, dijetari që shikohet me të drejtë si babai i albanistikës, tezën e tij rreth burimit ilir të shqiptarëve e të shqipes e zgjeroi me anën e një vështrimi edhe të situatës etnografike të Ballkanit të vjetër.

Johanes Georg von Hahn

Në lidhje me atë ai në kryeveprën e tij shkruan Albanesische Studie formuloi këto teza:

1. Epiriotët e maqedonasit edhe në kohën e Strabonitt ishin jogrekë, ose barbarë.

2. Epiriotët, maqedonasit e ilirët janë farefis në mes tyre.

3. Ka shumë shenja që epiriotët e maqedonasit përbënin thelbin e fisit tireni-pellazgjik, skajet më të tutjeme të të cilit në Itali e në Traki hyjnë brenda në histori.

4. Ilirishja e vjetër është gjuhë pellazgjike në një kuptim më të gjerë.

Me këto teza Hani, tek ilirët si të parët e shqiptarëve, përfshsin dhe epiriotët e maqedonët, e të gjithë këta popuj i bën të ardhur prej pellazgëve.

Teoria e tij si tërësi, me gjendjen e sotme të kërkimeve arkeologjike e gjuhësore, në disa anë del e drejtë, në disa përgjithësime që bën nuk mund të qëndrojë, po në analizë të fundit përmban një thelb pjellor e të vërtetë.

Vlerësimi i Eqerem Çabejt për Babain e Albanologjisë:

“Hani vlerësohet si themeluesi i albanologjisë në kuptimin e vërtetë shkencor të kësaj fjale. Ai është i pari që u mor tërësisht me studime shqiptare, që nuk i trajtoi studimet për shqipen dhe për Shqipërinë në mënyrë anënsore, duke u nisur nga fusha të tjera studimore.

Por ai iu kushtua drejtëpërdrejtë ghuhës shqipe dhe Shqipërisë, historisë së saj dhe lashtësisë së saj në një mënyrë të përqëndruar në këto objekte. Askush më përpara nuk e kishte bërë në këtë mënyrë.”

Kυsh ishin agjentët shqiρtarë të Ρerandorisë 0smane

Një akt heroik i mrekullueshëm. Historia e Rilindjes zbulon kufirin e humbur ku Lindja u takua me Perëndimin. Studiuesi Noel Malcolm rrëfen historitë e dy familjeve shqiptare Bruti e Bruni në shekullin e 16

Të paktën që nga koha e Grekëve, historia është shkruajtur nga fitimtarët. Por kjo është relative, pasi së fundi, e ashtuquajtura “histori nga poshtë” ka sfiduar historitë e fituesve me histori alternative të “të humburve”, të atyre njerëzve e vendeve që konsiderohen të padenjë për t’u përmendur. Një arkiv i pasur dhe i neglizhuar i atyre që zakonisht humbin në histori ka dalë në dritë.

Çfarë ka ndodhur me ndërmjetësit, diplomatët, spiunët, ushtarët, priftërinjtë dhe përkthyesit, të cilët kanë vepruar si ndërmjetësues në dramat e mëdha historike të periudhave si ajo e Rilindjes? Këta njerëz janë ata që bashkojnë historinë. Përmenden shpesh kalimthi, por pastaj zhduken, zërat e tyre humbin në dengjet e dendur të dokumenteve konfliktualë të shkruar në dorëshkrime te kalbur e shpesh të koduara me një gjuhë të vështirë për t’u zbërthyer.

Në “Agjentët e Perandorisë”, Noel Malcolm ka nxjerrë në dritë mrekullinë e akteve të trimërisë së historive të shekullit të 16 të fituesve të Europës dhe humbësve me historitë e ndërmjetësve, në formën e kalorëve, piratëve, priftërinjve dhe spiunëve, jo të shkruara nga perspektiva metropolitane e Romës, Seviljes apo Londrës, por nga pikëpamja e Shqipërisë dhe brigjet e Adriatikut, që shtrihet nga Kroacia e ditëve të sotme deri në Greqi.

Shqipëria ndoshta nuk duket si vendi më premtues nga i cili mund të shkruash historinë e Mesdheut, por siç agumenton Malcolm, ky vend është kufiri i harruar ku lindja me perëndimin, myslimanët me kristianët, italianët me turqit u takuan, u përplasën e nganjëherë luftuan, por më shpesh nuk provuan të përshtaten me njëri – tjetrin.

Shqipëria ka qenë zona kufitare poroze ku feja – nga katolicizmi dhe protestantizmi tek islami dhe judaizmi – formuan jetët e njerëve, por nuk i përcaktuan domosdoshmërisht ato, dhe ku prosperiteti dhe mbijetesa themelore do te thoshte të ndryshosh në mënyrë të përsëritur besimin fetar dhe aleancat politike e tregtare, për të përmbushur nevojat e një bote të sunduar një ditë nga venedikasit dhe ditën tjetër nga osmanllinjtë.

Në këtë gërshetim, Malcolm ndjek jetët e dy familjeve shqiptare, Bruni dhe Bruti.

Historia e tij fillon në qytetin e Ulqinit, që sot gjendet në Mal të Zi, i cili në fillim të shekullit të 16 ishte një nga kufinjtë e fundit të territorit venedikas, që kufizohej me Perandorinë Osmane dhe shtëpi e tregtarit, diplomatit dhe “ndërmjetësit” Antonio Bruti.

I lindur në vitin 1518, Antonio u rrit në një botë “të lidhjeve ndërkufitare, ku besimi personal mund të çonte letësisht në armiqësi zyrtare”, duke vepruar si një ndërmjetës mes Venedikut dhe Stambollit në mbikqyrjen e tregëtisë jetike të grurit dhe në manipulimin e një rrjeti kristiano –otoman e të lidhjeve personale dhe aleancave që e bëjnë të pakuptimtë ndarjen mes dy kulturave që tradicionalisht kanë karakterizuar kuptimin tonë mbi Rilindjen.

Në dijeni të njohjeve dhe arritjeve të tij, Antonio, Duka i Venedikut dhe Gjenovës e bëri Antonio Brutin kalorës të Udhërit të Shën Markut, në vitin 1559. Por ai nuk ishte anëtari i vetëm i klanit që përparoi në këtë botë fluide.

Gjatë 40 viteve të ardhshëm të afërmit e tij do të lulëzonin në të gjithë Italinë, Ballkanin dhe tokat e Perandorisë Osmane, në kërkim të përfitimeve tregtare, zellit fetar dhe ngritje të përgjegjësive politike qe do t’i bënte njerëz me ndikim të madh, shpeshhehrë të paguar me kosto të tmerrshme personale.

Kunati i tij, Giovanni Bruni, ndoqi thirrjen e tij përmes kishës dhe arriti të behej Kryepeshkopi i Tivarit, duke u përballur me problemet e një dioqeze në territoret e pushtuara osmane dhe konkurrencën e rivalëve të besimeve ortodoks grek dhe luterian.

Pozicioni i Giovanni-t, duke punuar në vijën e frontit kundër ndryshimeve që konsideroheshin si “herezi” për kishën, tërhoqën vëmendjen e Papatit, që në vitin 1562 e thirri atë për të drejtuar Kundër – Reformën e Këshillit të Trentit (1545 – 63) përpjekjen e Kishës Katolike për të vendosur rregull në shtëpinë e saj dhe për t’i përgjigjur sfidës së Protestantizmit.

Ndërsa Giovanni ndoqi rrugën e tij fetare, vëllai i tij Gasparo rrëmbeu shpatën dhe iu bashkua Kalorësve të Maltës në 1567, pikërisht në kohën kur sulltani i ri osman, Selimi II kërcënoi me një fushatë të madhe detare kundër Maltës dhe intersave spanjolle – venedikase në të gjithë Mesdheun.

Me osmanët në luftë, Ulqini ra në dorën e tyre verën e vitit 1571.

Për shumë anëtarë të familjes pushtimi osman ishte fatkeqëësi. Antonio u vra dhe Giovanni u dërgua si skllav në burgjet turke, por Gasparo u bë i dyti në komandën e Aleancës Detare Kristiane që u përball me flotën otomane në tetor 1571.

Në një prej momenteve më dramatike të librit, Malcolm rikrijon në mënyrë të gjallë Betejën e Lepantit, në të cilën Giovanni u vra, ndoshta 100 jardë larg vëllait të tij, në bordin e një anije papnore, edhe pse ajo nuk ra në duart e osmanëve, por të disa piratëve spanjollë, të cilët e vranë teksa ai po thirrte: “Jam peshkop, jam i krishterë”.

Ashtu si rënia e Ulqinit, Lepanti pati peshë të rëndë në familjet Bruni e Bruti. Por disa nga nipërit e Gasparos mbijetuan dhe vazhduan traditën e ndërmjetësimit mes Lindjes dhe Perëndimit, duke vepruar si përkthyes për të dy krahët.

Bartolomeo Bruti aplikoi për të punuar për Venediku dhe Stambollin dhe shumë shpejt u rekrutua nga spanjollët (me pagesë) dhe nga venedikasit si spiun, duke ndërmjetësuar marrëveshje me Vezirin e Madh të Perandorisë Osmane (që për fat do ta kishte të afërm) për të emëruar Vojvodin e ri (sundimtar i perandorit) në Moldavi.

Në vitin 1592, kur Vojvodi i ri u emërua, Bartolomeo i rriti kërkesat, aq sa e vranë dhe e hodhën në Dniester (ndonëse Malcolm ka zbuluar një tjetër dimension të vrasjes së tij, një grindje tërësisht më prozaike për çështje parash).

Xhaxhai i tij Gasparo u shpërblye për trimërinë e treguar në Lepant duke u vënë në krye të një komande në fund të viteve 1570 për të mbrojtur enklavën papale në Avinjon, nga një tjetër armik heretik, kësaj here nga francezët protestantë të Huguenots. Ai dërgoi djalin e tij, Antonion, në një shkollë jezuite në Romë ku studio për drejtësi dhe që prej 1580 ndihmoi kushëririn e tij, Bartolome të administrojë Moldavinë.

Ndikimi i klanit arriti aq larg, deri në veprimtarinë si agjentë të Mbretëreshës Elizabetë I. Në 1596, Edëard Barton, ambasadori anglez në Samboll udhëtoi me Sulltan Mehmetin III përmes hungarisë me përkthyesin e tij: Pasquale Bruti, një nga nipat e Bartolomeos. Fatkeqësist Pasquale pati të njëjtin fat si xhaxhai i tij, u vra nga autoritetet osmane në Beograd në 1597, i dyshuar si spiun.

Jetët e familjeve Bruni e Bruti dhe historitë që ata zbulojnë janë të shquara, por më shumë për shkak të akteve të jashtëzakonshme prej studiuesi të ndërmarra nga Malcolm për t’i nxjerrë ato në dritë. Malcolm hasi në historinë e familjes Bruni rreth 20 vjet më parë teksa po lexonte një libër italian mbi Perandorinë Osmane të shekullit të 16.

Kjo çoi në ndjekjen e shkresave në arkiva të shumtë, duke filluar nga Britania e Madhe, Italia, Ballakani dhe përfshiu konsulta me mijëra dorëshkrime dhe tekste në shqip, serbo –kroatisht, maqedonisht, rumanisht apo siç në mënyrë modeste e përshkruan Malcolm “në gjuhë të ndryshme të Europës Lindore”.

Tradicionalisht, historia e shekullit të 16 në Europë dhe Mesdhe është treguar sipas trashëgimisë intelektuale Greko – Romane, që do të thotë se shumë dijetarëve që zotëronin greqishten apo latinishten e kuptonin Rilindjen si diçka që fillonte diku në perëndim të Stambollit (apo Kostandinopojës) në shekullin e 15 dhe mbaronte në Tudor të Anglisë në fillim të shekullit të 16.

Vende si territoret e Perandorisë Osmane në Lindje të Europës, përfshirë Shqipërinë, nuk u konsideruan me interes, as nuk patën dijetarë të aftë për të kuptuar minierën e materialeve arkivore që kishin në dispozicion. (Edhe Malcolm kërkon ndjesë se zotëron vetëm njohuri themelore të turqishtes).

Problemi u komplikua nga Lufta e Ftohtë, ku Perdja e Hekurt ra në të gjithë Europën Lindore dhe i pengoi historianët që të rivlerësonin rolin e vendeve të tilla, si Polonia e Hungaria në Rilindjen e shekullit të 16 që nuk kishin asnjë ide të ndarjeve që do të linte mbresë në Europë për kaq shumë shekuj pasues.

Ka dijetarë të paktë me aftësitë gjuhësore dhe vizionin historik të Malcolm, që përbën një prej arsyeve të shumta përse “Agjentët e Perandorisë” është një libër i rëndësishëm.

Ai hap hirozonte të reja kërkimi në brendësi të Rilindjes në Europë, duke e lëvizur qendrën e gravitetit në drejtim të lindjes dhe larg Italisë, pikërisht në momentin kur ngjarjet e fundit në Turqi mund të jenë vendimtare për fazën e ardhshme të historisë së Mesdheut

Por kini kujdes: Njohuritë e jashtëzakonshme të Malcolm do t’ju mbërthejnë dhe përshkrimet e zgjeruara mbi qarkullimin e lajmeve, historia e tregtisë së grurit, pirateria, lufta dhe spiunazhi mund t’ju vënë në provë durimin.

Nuk është libër për ta lexuar në plazh –nëse po i drejtoheni Rivierës shqiptare. Kush e dinte që Shqipëria e shekullit të 16 do të ishte kaq interesante?

The Telegraph – Përgatiti Lapsi.al

Shifra aIarmante, ja sa EMlGRANTË shqiptarë numërohen nëpër botë, vendet më të preferuara prej tyre

Që prej ek sodeve të fillim viteve ‘90, Shqipëria ka mbajtur statusin e një vendi emigrantësh.

Zyrtarisht sipas IOM, organizatës që merret me emigrantët, nëpër botë janë shpërndarë 1.5 milionë shqiptarë.

“Kjo është shifra zyrtare deri më tani. Por numrin jo zyrtar deri më tani nuk e dimë.

Ai mund të jetë shumë herë më i lartë dhe ndryshon çdo ditë, edhe tani që flasim”, shprehet Argentina Szabados, drejtoresha e IOM për Europën dhe Azinë.

Sipas Argentina Szabados, probIem në llogaritje përbën dhe fakti se shumë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi të huaj, dhe zyrtarisht janë qytetarë të vendit ku kanë emigruar.

“Italia ka qenë e preferuara vite më parë.

Tashmë vendin e parë e mban Gjermania, kryesisht për të arsimuarit.

Ekonomia, pabarazia në rroga, janë disa nga faktorët e emigrimit të shqiptarëve.

Gjithë kërkojnë jetë më të mirë, të ardhura më shumë, më shumë mundësi dhe vlerësim”, shprehet Szabados.