Ska*dαΙet mbretërore! Që nga ρΙ*mbat për Zogun, kryengritja e Lekës dhe sherri i diυorcit të Princit

Dhuna në familjen Mbretërore është kryefjalë në vend. Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre, por as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë.

Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e tij për të takuar të bijën dhe aty është ndeshur me ish-vjehrrin, të atin e Elias. Në këtë pikë palët ndahen për mënyrën se si ka ndodhur sherri, ku princi akuzon vjehrrin dhe ky i fundit ish-dhëndrin për dhunë fizike.

Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.

Ishte 21 shkurti 1924 kur ai në postin e kryeministrit u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Ky i fundit u arrestua dhe Iljaz Vrioni, ish-kryeministër mori fjalën duke qetësuar Parlamentin. Vetë Zogu iu drejtua deputetëve duke thënë “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

I biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.

Karamuço: Ja kush fshihet pas υideo-skandalit të Princit! Gazetarja Bezat: Ραmjet ishin në USB…

Gazetarja Dorjana Bezat tha se Princ Leka e ka dorëzuar në formën e USB-së materialin.

Mbetet ende enigmë se kush e publikoi video-skandalin ku përfshihej në konfrontim fizik Princ Leka me Elia Zaharinë.

Sipas ekspertit Ervin Karamuço, ka disa burime nga mund të ketë dalë video, por celulari i Princ Lekës duhet të ishte sekuestruar që në momentet e para për të verifikuar se kujt i është dërguar kjo video.

“Gjëja më e shëmtuar në këtë histori, unë kam qenë nga të parët që flas për rrjedhjen e informacionit nga policia dhe prokuroria. Jam sulmuar shumë kur kam folur për këto. Nuk mund ta them kush e ka nxjerr videon, nuk e them dot se nuk mund t’i godisnin…nuk mund t’i vë gishtin,. këtë duhet ta hetojë policia. Atë portal që gazetarja Bezat e bën në mënyrë individuale si gazetare investigative, duhet ta bëjë një institucion që paguhet nga ne, ta hetojë qëllimin, arsyen, ky e ka marrë, ku e ka blerë dhe kush e ka shitur. Policia duhet të kishte sekuestruar celularin e të ashtuquajtur Princ Leka, gishti nuk mund t’i vihet vetëm policisë”- u shpreh eksperti Karamuço.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se Princ Leka e ka dorëzuar në formën e USB-së materialin.

‘Nga verifikimet që unë kam bërë sot në mediat online, të gjitha e publikuan. Portali që e publikoi i pari në mënyrë ekskluzive, është i pari që e ka hequr. Ka mbyllur faqen e Youtube pasi reagoi Pallati Mbretëror. Më bën të dyshoj. Qëllimin ata e kryen, e bënë virale, tani është nisur nje hetim me rrjedhjen e videos. Ka pasur lajme të tjera ekskluziv me marrëdhënien e princit, i ka nxjerr në mënyrë ekskluzive. I njëjti portal me 600 ndjekës, faqen e tij të Fb dhe Youtube i ka mbyllur menjëherë pas bërjes virale. Jam në kontakt me gripin që verifikon rastin, ky material video është dorëzuar nga Princ Leka në formë USB. Nëse do dilte nga policia do ishte e xhiruar në një ekran, do video e pastër.”-u shpreh Bezat.

Skema e re e nαftës/ Qeveria akordon 1.25 miΙiardë lekë, fermerëυe shqiptarë do t’u hidhen në llogari bαnkare 12 milion euro

Buxheti i shtetit ka vendosur 1.25 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro në dispozicion me qëllim mbështetjen me naftë për fermerët për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. Sipas vendimit të qeverisë, subjektet përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore.

Në vendim sqarohet se subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: Të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.

Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion: deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha; Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”.

Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese: për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën e përfituar, e cila të jetë jo më e madhe se 20%; në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha.

Çdo subjekt, që përfiton nga skema e mbështetjes për naftën për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20%, ose me deklarime/dokumente të pasakta, përjashtohet për 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka bërë me dije një ditë më parë se këtë vit fermerët nuk do të marrin naftë me kartë, por do t’u hidhen para’ në llogaritë bankare në mënyrë që ta blejnë.

Shoqe me Elia Zahαrian, αktorja Bitri: Ti nuk e bαΙtose Lekën as kur të trαdhtoi, por dora e atij burri…

Drama dhe sherri në Pallatin Mbetëror ka përfshirë edhe njerëz që njohin Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia. Luljeta (Luli) Bitri, aktore dhe shoqe e Elia Zaharias, ka reaguar për të mbështetur mikeshën e saj pas incidentit të dhunës që tronditi familjen mbretërore. Me një mesazh të fuqishëm të postuar në rrjetet sociale, Bitri e përshkruan durimin dhe fortësinë e Elias gjatë periudhës së turbullt që ajo po kalon.

“Lidhjet janë të ndërlikuara dhe nuk duhet kritikuar apo gjykuar nga jashtë”, shprehet Bitri. “Ndër arsyet që çon njerëzit së bashku ka edhe atë që i ndan ata. Por sot më bën përshtypje që ti, mikja ime e dashur Elia, bëhesh titull lajmi për shkak të dorës së atij burri, që ti e ke mbrojtur dhe mos e ke zbuluar tradhtinë e tij, duke fajësuar veten për mos-mjaftueshmërinë tënde për të lumturuar dikë që synon një tjetër.”

Ajo shton se Elia në heshtje ka përballuar mungesën dhe neglizhencën e ish-partnerit, veçanërisht në netët kur vajza e tyre e kërkonte atë. “Unë nuk kam njohur ndonjë grua me kaq tolerancë dhe forcë për të mësuar faljen, jo urrejtjen”, vijon Bitri. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku këto ditë dhe kam mësuar se sa fisnike je ti për të falur, sepse për ty ai është babai i vajzës dhe nuk ja dëshiron asnjë të keqe”.

Postimi i plotë

Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen! Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë. Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur që u shty drejt një tjetre.

Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash! Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen.

Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe. Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës.

Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi. Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare! Për babain tim do e ktheja botën përmbys. Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë.

Përse enët e gjakύt tek gratë ρΙaken më shpejt se sa te bυrrat? Ja si ρërgjigjen studiuesit

Studimet më të fundit, thonë se enët e gjakut tek organizmi i një gruaje plaken më shpejt se ato tek trupi i një burri.

Sipas ekspertëve, procesi i plakjes së enëve të gjakut tek gratë nisë që në të tridhjetat.

Një gjë e tillë, nxit jo vetëm rritjen e tensionit të gjakut por edhe shfaqjen e shumë sëmundjeve të ndryshme që i kanosen zemrës.

Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt?
Një studim i publikuar në revistën Jama Cardiology zbuloi se tek gratë, tensioni i gjakut nis të pësojë luhatje që në moshë të re.

Për të arritur tek këto gjetje, studiuesit kanë analizuar të dhënat e matjes së tensionit të gjakut për 32,000 persona në harkun kohor të 43 viteve.

Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 5 deri në 98 vjeç.

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se ritmi i rritjes së tensionit të gjakut është ndjeshëm më i lartë tek gratë.

Arsyet për këtë janë të shumta dhe rëndom ka të bëjë me :

Stresin,
Mungesën e gjumit,
Ndryshimet hormonale,
Cilësia e jetës,
Ushqyerja.
Gjetjet e këtij studimi kanë sfiduar përshtypjen e deritanishme se gratë janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet vaskulare.

Ato ofruan fakte që konfirmojnë se sëmundjet vaskulare shfaqen më shpejt tek gratë dhe përparojnë më shpejt se te burrat.

Katër Ushqimet që Gratë Duhet të Hanë çdo Ditë
Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cilat prej tyre duhet të zgjidhni.

Arrat
Arrat janë ndër rushqimet më të dobishme për shëndetin e grave.

Ato ndihmojnë për ruajtjen e peshës dhe njihen si anti-depresivë natyralë.

Mundohuni të konsumoni çdo ditë një grusht të vogël me arra.

Mund t’i hidhni sipër në ushqime, sallatra apo tek kosi ose t’i shijoni ashtu siç janë në ndonjë vakt të pasdites.

Perimet jeshile
Perimet jeshile e kryesisht ato me gjethe siç janë spinaqi apo lakra, janë të pasura me fibër,folate, kalcium, magnez, vitaminë A dhe E.

E mira e këtyre perimeve është se mund t’i gjeni kudo dhe në shumicën e kohës janë të freskëta.

Gatimet dhe kombinimet e tyre janë gjithashtu të shumta ndaj kujdesuni t’i konsumoni ato sa më shumë.

Bajamet

Një grusht i vogël me bajame do t’ju ndihmojë të qëndroni në peshën e duhur trupore.

Të pasura me fibra dhe vitamina, bajamet do t’i sigurojnë trupit tuaj të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave shumë të rëndësishme për organizmin.

Kumbullat e thata
Kumbullatat e that njihen për vetitë e tyre kundra plakjes dhe për gratë ky është një problem shqetësues.

Vetëm pesë kumbulla të thata të ditë sipas mjekëve ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave.

Kjo është e rëndësishme veçanërisht për gratë të cilat janë në prag të menopauzës apo ato që vuajnë nga osteoporoza.

Nuk ndαΙet Luiz Ejlli, këngëtari bën ndrγshimin e ραzakontë në ραmje

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të eksperimentojë me pamjen e tij. Sot për 7 mars këngëtari nëpërmjet një urimi për të gjitha mësueset, ai ndau me fansat ngjyrën e tij të re të flokëve. Kësaj radhe ai ka vendosur t’i lyejë flokët ngjyrë lejla. Në video ai thotë:

Gëzuar festën të gjithëve mësuesve që na kanë dhënë edukatë, na kanë edukimin, të tëra. Kjo boja që po shihni nuk është sugjeruar nga asnjëri prej tyre. Thjesht ju uroj nga zemra gëzuar festën edhe ju paçim tërë jetën. Faleminderit për gjithçka.

Kujtojmë se ai më parë i ka lyer flokët edhe ngjyrë jeshile dhe bjondë, për herë të parë brenda BBV2.

https://streamable.com/e/2hnnhx?quality=highest

E frikshme, momenti kur rrυfeja godet aυionin në flυturim (Video)

Një incident i rrallë por edhe i rrezikshëm është kapur përmes një video në Kanada. Në videon e regjistruar nga një pilot praktikant në Kanada duket momenti kur një avion goditet nga një rrufe. Mësohet se avioni sapo ishte nisur dhe menjëherë sapo ngrihet nga pista ajo goditur nga rrufeja.

Ethan ëest ishte të dielën pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Vankuverit duke parë një Boeing 777-300ER duke u ngritur Papritur një rrufe goditi avionin në ajër. Air Canada, e cila zotëron aeroplanin, konfirmoi goditjen e rrufesë dhe tha se avioni u inspektua pas mbërritjes në Londër dhe vazhdoi fluturimet e tij normalisht.

Aeroplanët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë dhe për të mbrojtur të gjithë në bord. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA thotë se incidente të tilla ndodhin një ose dy herë në vit, por është shumë më e rrallë të kapen në video.

ZbυΙohet se kush e ρυblikoi υideon e dhυnës në Pallatin Mbretëror

Prokuroria e Tiranës, ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin e “dhunës në familje” të denoncuar nga princ Leka Zogu, ndaj ish-vjehrrit Gjergji Zaharia dhe ish-gruas Elia Zaharia.

Gjithashtu, prokuroria ka njoftuar se do të hetojë edhe lidhur me videon e konfliktit, e cila u publikua në media ditën e djeshme, ku shfaqet Elia Zaharia dhe princ Leka Zaharia.

Sipas Prokurorisë, videoja është dërguar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi është bërë publike në media, ndërsa shton se zarfi ku ka qenë prova ka qenë i mbyllur.

“Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse”.

Policia e Tiranës u akuzua dje nga Oborri Mbretëror se kishte shpërndarë në media pamjet e videos, por ajo e mohoi kategorikisht.

Ndërkohë një profil në Facebook, publikoi dje pamjet e dhunës mes dy ish-partnerëve. Profili me emrin “El Kod”, me 4939 miq, e ka publikuar videon 20 orë më parë, duke bërë edhe përshkrimin: “Sapo ma nisi princ Leka. Nuk paska patur aspak faj. Zonja Drama e paska renduar shume”.

Kjo nënkupton se personi që fshihet pas këtij profili, është një lidhje e afërt me princin Leka dhe nuk ka fare simpati për Elian që e quan “Zonja Drama”.

“El Kod” e ka publikuar videon pak minuta, pasi në media doli lajmi për dhunën mes Elias dhe Lekës dhe kërkesën për “Urdhër Mbrojtje”.

Trαgjike/ Rrëzohet aυioni, raρortohet për disa υiktima

Një avion brazilian u rrëzua pak metra larg pistës, në aeroportin Pampulha në Belo Horizonte.

Kjo është bërë e ditur nga zjarrfikësit e aeroportit të cilët kanë konfirmuar se nga mbetjet e avionit kanë nxjerrë trupat e pajetë të pilotit dhe të bashkëpilotit,

të dy oficerë policie.

Pasagjeri i tretë, mekanik, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.