Një i ri ka humbur jetën kur ka rënë në mënyrë të pashpjegueshme në makinerinë e përzierjes së ushqimit në fermën e familjes së tij në Bayindir, Turqi në ngjarjen e tmerrshme që ndodhi para familjarëve të tij.
Nuk dihet sesi viktima İbrahim Aydemir humbi ekuilibrin për të rënë brenda makinerisë, por policia vendase tha se i riu po shtonte uje në përzierëse kur ishte kapur nga boshtet rrotulluese të makinerisë.
Familjarët që dëshmuan tmerrin thirrën shërbimet e emergjencës por kur erdhën grupet mjekësore, İbrahim kishte vdekur, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Trupi i viktimës është dëgjuar në klinikën e mjekësisë ligjore në İzmir teksa prokurorët thanë se po hetojnë shkaqet që e kishin bërë viktimën të humbiste ekuilibrin.
Muajin e kaluar një aksident i ngjashëm fatal u regjistrua në Anglesey, Uells, ku një 26 vjeçar humbi jetën teksa punonte në fermën e Carreglfen, më 3 janar. Familjarët i bënin homazhe të riut të lumtur që adhuronte punën dhe makineritë e fermës.
Julian Shehu është një qytetar nga Lushnja, i cili jeton dhe punon prej 5 vitesh në Gjermani. Por kur mësoi se shtëpinë e prindërve dhe të motrës, që ndodhen në të njëjtin oborr, i kishin vjedhur, u kthye nga urgjencë drejt Lushnjes. Juliani thotë se i janë vjedhur sende me vlerë 13 milionë Lekë të vjetra në total në të dyja shtëpitë. Këtë ngjarje, Juliani e denoncoi në emisionin Stop në Tv Klan, ku tregoi edhe absurditetin me punën e Policisë së Lushnjes.
Denoncuesi Julian Shehu: Kemi 3 shtëpi këtu dhe kapa hajdutin brenda. E dorëzova në polici dhe policia e la të lirë pas 1 ore. Është e pabesueshme, por e dorëzova vetë përsëri me dorën time, edhe pas 1 ore e lanë të lirë. Ne jetojmë në Gjermani, kemi lënë njerëzit tanë këtu për të parë pemët, territorin, pak e shumë si është, dhe na lajmëruan që nga Dhjetori deri më sot po shqyhen shtëpitë pak nga pak, janë shqyer që të dyja shtëpitë e banueshme. Kanë marrë shumë gjëra brenda. Kanë marrë televizorin, pjesë të ndërtimit, 2 vinça, kanë marrë gjeneratorë, kanë marrë vidatora, kanë marrë të gjitha pjesë e ndërtimit që unë punoja. Te banesa e motrës kanë marrë televizorët, kanë marrë orenditë, çfarë ka pasur motra varse gjëra i kanë marrë të gjitha këto. Kanë prerë dritat dhe kanë marrë komplet instalimet elektrike në të gjithë shtëpinë. Janë marrë kanatet e kësaj dritareje, xhamat. Kanë lënë vetëm 2 dritaret përpara shtëpisë për të mos u kuptuar dhe kishin mbyllur perdet që të punonin rehat. Lavatriçen kanë tentuar ta marrin. Nuk kam prekur asgjë, e kam lënë në dorë të policisë, më thanë që do vijmë të marrim shenjat e gishtave, nuk erdhën, erdhën vetëm tek shtëpia përballë. Kanë marrë dhe disa rroba të fëmijës së vogël. Kushtojnë rreth 5 milionë Lekë dëmet që janë bërë këtu në shtëpi. Në total e gjithë vlera e dëmit shkon rreth 13 milionë Lekë të vjetra.
Për ngjarjen e njoftua nga kushërinjtë e tij, të cilët kujdeseshin për oborrin që lidh 3 banesat e familjes së tij. Sapo u kthye nga Gjermani, shkoi në shtëpinë e tij në Lushnje në lagjen “18 Tetori” dhe aty arriti ta kapë në flagrancë njërin prej grabitësve dhe e mbajti të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.
Denoncuesi Julian Shehu: Në kohën që po vadiste pemët mbrapa shtëpive, shikon që dritaret ishin shqyer, na lajmëron në telefon. Unë direkt vij nga Gjermania në orën 03:00 të mëngjesit. Shkoj në orën 06:00 të mëngjesit bëj denoncimin në polici. Shkoj diku për të ngrënë bukë dhe në orën 04:00 arrij këtu në shtëpi prapë. Dëgjova disa zhurma. Për pak u dëgjuan disa thyerje xhamash. Aty erdha me vrap te shtëpia dhe kapa hajdutin brenda. Sapo hyj dhe e bllokoj direkt personin në fjalë dhe po e mbaja fort dhe lajmërova policinë deri sa erdhi e morën. Rreth gjysmë ore kam qenë duke e mbajtur këtu që mos më ikte me vrap.
Grabitësi rezultoi të ishte shtetasi me iniciale M. G., 34 vjec nga Plugu, që i përket komuniteti rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe. Por policia e la të lirë pas një ore.
Denoncuesi Julian Shehu: Hajduti është nga fshati Plug i Lushnjes. Quhej M. G., rreth të 30-ve, i përkiste komunitetit rom. Më tha, të lutem kam 2 fëmijë, jam i martuar, tani kam dalë nga burgu, të lutem më lësho mos më denonco. Të gjitha gjërat i ka marrë ai djali që iku para 10 minutash, i thonë Pupe. Unë kisha njoftuar SPZ-në Besnik Kadiu, erdhën 3 oficerë edhe një shef i krimeve që unë nuk e njoh. Çfarë më tha mua se çfarë kishte bërë, ja tha dhe atyre në syrin tim, e pranoi, u kap me disa sende të tjera kur ata e kontrolluan. Kishte drogë e gjëra. U shoqërua në komisariat. I izoluar qëndroi rreth 1 orë dhe unë shkoj për të marrë një bukë. E shikoj M.G., me një djalë tjetër dhe i pyes, po unë ju dorëzova në polici. Dhe më tha merru me policinë jo me neve. Drejtohem në polici dhe lajmëroj oficerët që ja u kisha dorëzuar hajdutin. Është loja jonë më thanë, dimë ne si veprojmë. Unë fle natën dhe ai të vijë të më vrasi, u them, sepse është i lirë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Dua drejtësi, gjërat e mia ku kanë shkuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë lënë të lirë.
Julian Shehu kërkon kthimin e sendeve dhe orendive shtëpiake ose kompensimin e vlerës të dëmit dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve./ Tv Klan
Një biznesmen i njohur grek u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të mërkure. Persona të panjohur i kishin ngritur pritë vdekjes biznesmenit Christos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov dhe u vra në makinë, në Mandra i vunë zjarrin dhe e dogjën me qëllimin e dukshëm për të zhdukur çdo gjurmë që mund t’i zbulonte. Sipas informacioneve të para, në fakt autorët kanë qëlluar me kallashnikov teksa makina ishte në lëvizje, në rrugën “Agias Aikaterinis”.
Karakteristikë e organizimit të sulmit vrasës është se ata kanë djegur makinën dhe viktimën e tyre, për të mos rrezikuar të lënë gjurmë. Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe vlerësohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij. Policia ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.
Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje. Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve. Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe agjent i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.
Prita vrasëse ndaj ish-bashkëshortes
Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e tij është vrarë gjithashtu, në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Biznesmeni Gialias shkoi që në momentin e parë në vendin e vrasjes pasi edhe pse është rimartuar, mbajti marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten. Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët besonin se ajo kishte para. Ata i ngritën një pritë jashtë shtëpisë së saj teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë. Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë.
Ngjarja që ngriti në këmbë opinionin publik ku gruaja dhunohej dhe monitorohej me kamera nga bashkëshorti i saj ka marrë trajta ligjore. Tashmë e dhunuara është pajisur me urdhër mbrojtje. Një dosje voluminoze është referuar në prokurorinë e kryeqytetit ku përveç deklarimit të gruas dhe nënës së saj janë dhe materialet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë që vetë dhunuesi i kishte montuar Brenda banesës.
Ndonëse autoritetet po vijojnë hetimin e rastit iniciuar nga kallëzimi i gruas kjo e fundit përpiqet ta relativizojë dhunën. E kontaktuar nga tch gruaja e ka konsideruar ngjarjen një zënkë të momentit.
Gruaja: Nuk ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë
A jeni dhunuar ju zonjë?
Gruaja: Jo, pastaj se çfarë bëhet në familjen time, s’ka nevojë të ndërhyjë media. Kamerat i kam vendosur vetë
Pse i vutë kamerat?
Gruaja: Është puna ime moj, për qejf i kam vënë. Ça bëj në shtëpinë time është puna ime
A ndihesh e kërcënuar?
Gruaja: Jo, asnjë lloj kërcënimi
Çfarë marrëdhënie keni pasur ju me të?
Gruaja: Shumë të mirë
Po pse e denoncuat pra?
(Mbyll telefonin)
Por ndryshe nga sa thotë publikisht, para hetuesve gruaja ka treguar se bixhozi, dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga i shoqi prishën marrëdhëniet mes çiftit dhe i futën në borxhe. Një ndikim patën dhe familjarët e të shoqit. Gjatë vitit të kaluar 4300 gra denoncuan dhunën në familje, por një pjesë e madhe e tyre pas momentit të parë kanë tentuar të tërheqin denoncimin.
“Tërheqja lind me ata persona që kanë dhunë psikologjike, mendojnë çfarë do mendojë bota për mua, kam gjendje të mirë ekonomike për të rritur fëmijët? Vetë personi dyzohet në mendimin që ka dhe instiktivisht siç ka bërë kallëzimin, automatikisht ftohet mendimi, hyjnë faktorët që përmenda dhe tërhiqet”, tha juristja Eneida Bozheku.
Prej vitit 2018 me ndryshimet që iu bënë kodit penal denoncimet për dhunë në familje nuk mund të tërhiqen dhe çështja vijon të hetohet pavarësisht se e dhunuara nuk dëshiron ta vijojë më ligjërisht.
Bosi shqiptar i drogës Selamet Mehmetaj ka publikuar së fundi në rrjetet sociale, foto nga burgu.
Dyshohet se ai kishte akses në një celular që ishte futur kontrabandë në burg. Mehmetaj, 30 vjeç, u burgos për katër vjet e gjysmë në gusht të vitit 2023 për drejtimin e një perandorie droge prej shumë milionë paundësh, me emigrantë të paligjshëm. Sipas Daily Mail Selameti ka reklamuar biznesin e tij kriminal në Instagram, ku tregonte makinat luksoze dhe paratë e tij.
Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj ka akses në rrjetet e tij social, ku publikon foto nga burgu. Ai ka publikuar një foto me një person tjetër, ku shkruan: Jeta e fundit mo nona. Daily Mail ka zbuluar se disa ditë më parë ai ka publikuar një makinë për shitje në Instagram. Pas njoftimit të drejtuesve të burgjeve nga Daily Mail, ata thanë se do nisin një hetim.
Advertisements
Në vitin 2021, Mehmetaj përshkroi në mënyrë rrëqethëse sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali. Autoritetet zbuluar se ai kishte dy shtëpi bari në periferi të Londrës dhe për të, punoni disa shqiptarë emigrantë, të paligjshëm.
Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllanë e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues. Më në fund Mehmetaj u soll para drejtësisë kur u dënua së bashku me vëllain e tij në gjykatën Wood Green Croën.
Por vetëm disa muaj pasi u burgos, ai tani është kthyer në Instagram dhe ka bërë një sërë postimesh ditët e fundit. Mehmetaj, i cili njihet edhe si Memzo, kishte përdorur më parë Instagramin për t’u mburrur për stilin e jetës së tij playboy. Më 22 janar, në llogarinë e tij u postua një foto e Mehmetajt pas sediljes së shoferit me vajzën e tij të vogël Dua, ulur në prehrin e tij.
Në mbishkrimin e fotos shkruante: Kjo është gjithçka që bëra kur u arrestova më 16 nëntor 2022, Dua 10 muajshe. Babi të do më shumë se jetën.
Një postim tjetër në të njëjtën ditë publikon një video duke ecur me shpejtësi gjatë natës me një Audi R7 Sportback 115,000 £ ndërsa tallte policinë. Kjo video është para se të burgosej. Të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale ose internet gjatë vuajtjes së dënimit dhe mbajtja e një telefoni celular në burg është e paligjshme dhe mund të rezultojë në akuza shtesë penale.
Meqenëse një pjesë e madhe e perandorisë së trafikantëve të drogës të Mehmetajt drejtohej përmes llogarive në Instagram, janë ngritur shqetësimet se ai ka mundur ‘të dilte live’ në platformë nga qelia e burgut.
Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha për MailOnline: Ne po punojmë me kompanitë e mediave sociale për të hequr këtë llogari, por telefonat në burgje nuk tolerohen kurrë dhe ata që gjenden me ta përballen me kohë shtesë pas hekurave.
Drejtuesit e burgjeve thonë se të gjitha incidentet e keqpërdorimit të mediave sociale ‘hetohen tërësisht’ nga një Njësi speciale e Hetimit të Mediave Dixhitale, e cila punon me kompani të mediave sociale si TikTok për të hequr përmbajtjen. Një njësi e re e mjekësisë ligjore dixhitale po krijohet gjithashtu për të punuar së bashku me ekipin e hetimit, për të marrë në pyetje pajisjet e kontrabanduara në burgje.
“Babai i një fëmije dhe i martuar, i cili u shpërngul në Britaninë e Madhe në vitin 2011 nga qyteti shqiptar i Tropojës, postoi gjithashtu video të arrestimit të tij nga policia që gjeti kanabis në makinën e tij”, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë në një llogari tjetër të quajtur Albanian Blood, e cila që atëherë është mbyllur, ai reklamonte biznesin e tij, e më pas takonte klientët.
Rënia e tij filloi pas një takimi me gazetarët e Mail, të cilët e kontaktuan atë përmes faqes së tij në Instagram, duke u paraqitur si tregtarë që duan të blejnë drogë me shumicë. Pasi organizoi një takim në një kafene pranë shtëpisë së tij në Palmers Green, në veri të Londrës, ai tregoi se si i shpenzoi këto përfitime të paligjshme në një mënyrë jetese të paligjshme, duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 £, Audin RS7 e tij, me të cilin ai vozit 200 mph në autostrada duke përdorur targa false dhe një makinë Formula 3 për gara jashtë rrugës.
Ai qeshi ndërsa përshkroi se si policia kishte humbur më parë një sasi kokaine, kanabis dhe plumba kur ata bastisën banesën e tij me pesë dhoma gjumi sepse nuk arritën të kontrollonin një dhomë.
Por momenti më i tmerrshëm erdhi kur ai paralajmëroi se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’, ku përshkroi se si kishte rrëmbyer një klient që nuk paguante.
“E futa në bodrumin e një shtëpie, e rrahja tre herë në ditë, nuk më dha alternativë, i preva dy gishta”, tha Mehmetaj. “Unë ia bëra atë gjë atij djalit, pastaj shkova në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte.”
Pasi lexoi hetimin Daily Mail, Scotland Yard nisi një hetim të plotë duke përfshirë dy muaj vëzhgim. Kur policia më në fund bastisi një nga fabrikat e tij në nëntor 2022, oficerët ‘mundën të nuhasin kanabisin ndërsa po afroheshin’.
Brenda gjetën Mehmetajn dhe Diorin me stafin e tyre, të cilët ishin ‘në gjunjë dhe të veshur me doreza’ teksa kujdeseshin për 90 bimë kanabisi në pronën e cila kishte muret e saj të rrëzuara për të krijuar hapësirë shtesë për të rritur drogën. Një bastisje në një fabrikë të dytë ditë më vonë zbuloi 50 fabrika të tjera, disa deri në një metër të lartë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas, ku një çift janë gjetur të pajetë, në një dhomë hoteli. Siç raportojnë mediat e huaja, Keaton dhe Lillie Lutringer, të moshave 32 dhe 37-vjeç, kishin shkuar në këtë qytet për të festuar një ditëlindje.
Paraprakisht, dyshohet se ata kanë ndërruar jetë prej mbidozës së d*rogës. Edhe një mik i tyre, Francisco Vasquez, 43-vjeç, u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në të njëjtin hotel.
Ai ndërroi jetë në spitalin Valley, pak orë më vonë.
Forca të shumta policore kontrolluan në mënyrë intensive në “Four Queens Resort and Casino” në Fremont Street, pasi prindërit e Lillie denoncuan zhdukjen e tyre për më shumë se 12 orë.
Ajo që mbetet e çuditshme sipas hetuesve, është fakti se çifti nga Teksasi nuk rezultonin përdorues të mëparshëm të dr*ogës.
Në dhomë dhe tualet u gjetën disa çanta që dyshohet të jenë të mbushura me k*okainë.
Shoku i tyre, mbante dhe një armë në brez, sipas raportit të policisë. Kjo e fundit ka ende shumë pikëpyetje, lidhur me vdekjen tragjike të 3 të rinjve.
Gazetaria në Itali është në zi. Carlotta Dessì u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Gazetarja e Mediaset, ku ajo punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur verën e shkuar.
Në Dhjetor, Dessì ishte rikthyer për herë të parë në TV, krah Mario Giordano, në karrige me rrota.
“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”, u shpreh në atë kohë e reja, duke dhënë një mesazh force dhe kuraje për të gjithë telespektatorët.
“Menjëherë u rrethova nga shumë dashuri dhe afeksion, në çdo moment. Jam e rrethuar nga njerëz e miq që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe më japin forcë gjithmonë, mbi të gjitha kur mbizotëron frika. Më rikujtojnë që të shoh përpara, të mendoj për të ardhmen dhe të mos dorëzohem kurrë”, shprehej Dessì, duke nënvizuar rëndësinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë vështirësive dhe për të luftuar gjithmonë, me çdo kusht, kundër çdo gjëje që pengon rrugën drejt lumturisë.
“Do fitoj, në fakt do fitojmë. Faleminderit të gjithëve. Por mbi të gjitha faleminderit Mario Giordano dhe ekipit të programin Fuori del Coro. 5 muaj në spital, jam shumë e lumtur”, e mbylli ajo mesazhin nga karrigia me rrota që e kishte detyruar sëmundja, pa humbur ama kurrë buzëqeshjen e saj.
Ndërsa 3 javë më parë, gazetarja bëri postimin e saj të fundit me një foto dhe ku shkruante: “Mos kij frikë. Në këto dy fjalë kam kuptuar që gjendet i gjithë kuptimin i jetës time. Ah jeta. Kur e kërkon, kur e prek vuajtjen dhe sëmundjen. Duke u ndjerë madje egoiste. Frika të bën të dridhesh dhe mendja fluturon. Por mos kij frikë, Carlotta”.
35-vjeçarja punoi në disa programe të Mediaset si “Pomeriggio 5” e “Fuori dal Coro”./tvklan.al
Një burrë që pretendon se ka qenë me mbi 500 gra ka thënë pse nuk do të jetë kurrë monogam. 23-vjeçari nga Los Anxhelosi, Anthony Alvarenga, është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë, por ka kuptuar që t’i përmbahet një partnerje nuk është për të.
Pasi pretendon se ka fjetur me mbi 500 partnerë dhe ka gjashtë të dashura aktuale, ai thotë se të dashurat e tij ‘nuk mund të flasin me burra të tjerë’.
Unë nuk do të kaloja më shumë se një natë apo një ditë me një grua që po flet me dikë tjetër. Njerëzit mund të kenë një problem me këtë, por unë mendoj se është jeta ime dhe nëse një grua nuk është në rregull me atë që ndihem. atëherë ajo është e lirë të shkojë.”
Pavarësisht se nuk është ‘besnik’ ndaj askujt, ai pret që gratë ‘e tij’ të mos flasin kurrë me burra të tjerë.
Ai tha: “Unë lëviz kur dua. Ata duhet të jenë besnikë ndaj meje sigurisht. Ky është standardi im – nëse ajo ka disa djem në lëvizje, atëherë ka mbaruar, ne kemi mbaruar.
Detaje të reja janë zbuluar pas arrestimit të youtuberit shqiptar Florian Zani që akuzohet për abuzim me personat me aftësi të kufizuara.
Dy personat me aftësi të kufizuara që u gjetën në shtëpinë e tij kanë deklaruar se shqiptari i rrihte keq, i pështynte dhe madje kishte raste kur disa nga mijëra ndjekësit e tij, të cilët ai i quante ushtria e tij, paguanin deri në 200 euro për ta parë atë të godiste personat me aftësi të kufizuara.
Njëri prej tyre tha:
“Më rrahu keq, më pështyu, më goditi me grushta në të gjithë trupin”.
Sipas tij shqiptari “ka përfituar nga shumë njerëz.
“Më e keqja është se ai merrte vajza 15 deri në 17 vjeç, u hidhte alkool dhe i merrte me forcë dhe i çonte në dhomën tjetër. Ka goditur shumë njerëz. Të tjerët paguanin deri në 200 euro për të na goditur. Ai merrte paratë e mëdha dhe ne merrnim thërrimet. Na ka shumë borxhe, i urrente njerëzit”.
Youtuberi shqiptar konsiderohet si “pionieri” i videove që përshkruajnë abuzimin e personave me aftësi të kufizuara dhe numërojnë miliona shikime. Shqiptari është një 35-vjeçar që ka arritur ta kthejë abuzimin e njerëzve në një “biznes fitimprurëse”. Nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe kryesisht youtube dhe tiktok, shqiptari transmetonte imazhe ku herë pas here regjistrohej abuzimi me personat me aftësi të kufizuara dhe grumbullonte mijëra euro nga ndjekësit e tyre “besnikë” që nuk “ngopeshin” duke parë njerëzit. duke u abuzuar me transmetimin e drejtpërdrejtë.
35-vjeçari ka mijëra ndjekës që i quan “Ushtria”, ndërsa në të kaluarën një nënë kishte bërë denoncim për rrahjen e fëmijës së saj .
Procesi… fitimprurës që ai ndoqi gjatë transmetimeve të tyre ishte si më poshtë:
Shikuesit vendosnin sfida të ndryshme duke paguar çmimin përkatës dhe 35-vjeçari detyronte personat që përballeshin me probleme të ndryshme t’i kryenin këto sfida. Më konkretisht, shqiptari me emrin “Shefi” akuzohet se gjatë periudhës kohore nga fillimi i janarit të kaluar deri dje më 6 shkurt, si dhe në periudha të tjera kohore, ka vazhduar të kryejë sjellje abuzive që përfshinin fyerje , lëndime trupore, akte seksuale, në barrë të personave me aftësi të kufizuara për shkak të prapambetjes mendore dhe transmetimin e tyre në kohë reale në rrjetet sociale, duke i detyruar ata të kryejnë sfida të ndryshme që u vendosen nga shikuesit kundrejt një tarife përkatëse, me synimin për të përfituar një përfitim financiar për veten e tij.
Më konkretisht, në orët e para të së martës, 35-vjeçari ka kryer në një transmetim live në platformën e rrjeteve sociale TikTok , veprime të ngjashme me ato të përshkruara më sipër. Pas kësaj, mesditën e së martës, efektivë të Njësisë për Dhunën Raciste të NënDrejtorisë së Sigurimit të Shtetit kanë shkuar në banesën e tij, ku u krye kontrolli gjatë të cilit u sekuestruan shtatë hard disk dhe katër pajisje celulare.
Ndaj tij është ngritur një dosje për “trafikim me qenie njerëzore”, “lëndim trupor ndaj personave të dobët” dhe “kanosje”, me rrethanë rënduese , “Krim me karakteristika raciste” për shkak të aftësisë së kufizuar”.
Islamologia, Ikballe Berisha, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se poligamia dhe bigamia nuk është k*rvëri. Ajo kërkoi që të respektohen të drejtat e myslimanëve.
“Duhet dalluar poligamia, bigamia dhe tradhtia. Kur poligamia dhe bigamia kurorëzohen me bekim fetar nuk është k*rvëri, apo diçka e paligjshme në aspektin fetar.
Dallon kultura e besimit dhe e moralit, me moralin qytetar. Homoseksualët kërkojnë dhe martesa e marrëdhënie seksuale, myslimanët nuk e pranojnë këtë pasi besojnë te familja. Ne jemi qytetarë dhe dëshirojmë që të jemi korrekt me ligjin.
Edhe Karta e të Drejtave të Njeriut, besimtarëve myslimanë u jep të drejtën e besimit dhe të manifestimit. Poligamia nuk duhet dënuar. Bigamia duhet të jetë e lirë, por e rregulluar me ligj.”, tha Berisha.