‘Jeta fυndit mo nona’, shqiρtari në bυrgun anglez nën Ιυpën e ‘DailyMail’: Mburret me jetën pas hekurave

Shqiptari Selamet Mehmetaj, që ndodhet në burg për drejtimin e një bande droge miliona paundshe, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike me postimet e tij nga burgu.

I riu shqiptar që e quan veten ‘djalli’ ka postuar imazhe të tij në rrjetet sociale duke treguar se ka futur celular kontrabandë në burg. Ai poston gjithashtu edhe foto e video ku reklamon makinat e tij, talllet me policinë dhe poston video duke bërë rap.

Edhe pse në burg, Mehmetaj vazhdon të postojë dhe reklamojë trupin me muskuj nën shoqërinë e të burgosurve të tjerë. Në një foto ai shkruan: ‘Jeta funit mo nona’.

Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj është rikthyer tani në platformë dhe duket se është grumbulluar që kur u dërgua në burg – duke postuar imazhe të tij duke përkulur muskujt. Madje Mehmetaj duket se është rikthyer në biznes pasi ka reklamuar një makinë për shitje në llogarinë e tij disa ditë më parë.

Në vitin 2021, Mehmetaj ra pre e një investigimi nga ‘DailyMail’ pasi përshkroi në mënyrë rrëqethëse sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali pas hetimit për bandën e tij të drogës. Shqiptari drejtonte dy fabrika kanabisi të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës veriore, me personel nga emigrantë të paligjshëm. Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues. Mehmetaj, i cili njihet edhe si Memzo, kishte përdorur më parë llogarinë për t’u mburrur për stilin e jetës së tij luksose.

30-vjeçari Mehmetaj është dënuar me katër vite e gjysmë burg në gusht të vitit 2023 për drejtimin e një bande droge prej shumë milionë paundësh të pajisur me emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesit e burgjeve do të nisin një hetim për Mehmetajn pasi u njoftuan nga MailOnline për celularin e tij brenda qelie dhe fotot për rrjete sociale.

Albanian drug lord who called himself 'The Devil' and claimed to have chopped up his rivals posts Instagram selfies from behind bars showing off his toned physique and boasting that 'life is

DoΙi për kafe me dy mikeshat, makina e qitësve e ρriste jashtë, si u nxor nga ‘kulla’ e tij Marklen Haka

Emisioni ‘Në shënjestër’, trajtoi këtë të mërkurë, atentatin e ndodhur më 8 qershor 2022, pranë fshatit Nikël në Fushë-Krujë, ndaj Marklen Hakës, i cili kishte rënë edhe më parë pre e sulmeve të ngjashme me armë, ku kishte mbetur i plagosur rëndë.

Gjatë emisionit u fol edhe për rolin e dy mikeshave që e nxorën në kafe, para se ai të ishte pre e atentatit.

Dokumentari, pjesa e dytë:

Që nga atentati i fundit ndaj tij në qershor të vitit 2022, thuhet se Marklen Haka nuk është bërë më fare i gjallë jashtë mureve të fortifikatës së tij, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, njohur si VIP-i i krimit. Ai mendohet se kalon një jetë gati prej eremiti, të vetmuar brenda vilës së tij, ku gojët rreth e rrotull thonë se jeton bashkë me babain e tij të moshuar, në një historik të vrazhdë dhe gjakësor ku familja e madhe Haka është përfshirë.

Historia e hakmarrjes nuk duket të ketë lënë pa prekur as Marklen Hakan. Emri i tij fillimisht nis të lakohet për herë të parë në vitin 2011, kur ai akuzohet për vrasjen në qendër të kryeqytetit, në zonën e ish-Bllokut, të biznesmenit, Nadien Zeneli.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 qershorit të këtij viti në një nga baret më të frekuentuara të zonës, ku mbetën të plagosur rëndë shtetasit Taf Mandri dhe Bledar Miha. Marklen Haka u akuzua për këtë ngjarje, por nuk u dënua kurrë, edhe pse për të u ngritën dy akuza të rënda, të cilat më pas u rrëzuan. Në atë kohë, sipas prokurorisë, ai kreu krimin si një formë hakmarrje ndaj biznesmenit 32 vjeçar nga Bulqiza, për vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka.

Sipas prokurorisë familja Haka dyshonte se vrasës i djalit të tyre në vitin 2004, ishte Nadien Zeneli.

Prokuroria e Tiranës/ 2011: Vrasja e shtetasit Nadien Zeneli dyshohet të jetë bërë për motive gjakmarrje, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Marklen Haka si autor i vrasjes së shtetasit Roland Lutfi Haka, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004 në Krujë.

Por, ashtu siç u bë e ditur, Marklen Haka ia doli të rrëzojë pretendimet e Prokurorisë së Tiranës dhe tia dalë të mos vuajë asnjë ditë dënim për këtë ngjarje. Një nga vajzat dëshmitare e pranishme në atë moment në skenën e krimit identifikoi atë si vrasësin që qëlloi mbi biznesmenin dhe dy personat e tjerë që mbetën të plagosur. Ngjarja mbeti edhe më tej pa autor.

Kronikë/2011: Roland Haka, vëllai i Marklen Hakës, u vra mbrëmjen e datës 10 qershor 2004 teksa po darkonte me disa miq të tij në një lokal në Fushë-Krujë. Pasi dikush e telefonoi, ai u ngrit nga tavolina për të dalë më pas në pjesën e parkingut të lokalit. Në këtë moment, persona të paidentifikuar e qëlluan me breshëri automatike duke e lënë të vdekur në vend. Familja e Roland Hakës pati dyshime se ishte biznesmeni i kromit Nadien Zeneli ai që i kishte telefonuar Roland Hakës për ta nxjerrë në pritë. Zeneli kishte njohje të mëparshme me Roland Hakën për shkak se ai ishte i martuar me një vajzë nga fisi Haka.
Në vitin 2004 Marklen Haka, ishte vetëm 13 vjeç.

Por kjo ngjarje ishte vetëm fillimi i një sërë episodesh dramatike dhe tragjike që do të përndiqnin Marklen Hakën në jetën e tij. Ngjarje të tilla do të shoqëroheshin në vazhdim me humbje të tjera të rënda brenda familjes së tij, por edhe me prita të armatosura ku këtë herë shënjestër do të ishte ai vetë. Atentati i parë ndodhi në derën e banesës së tij në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, natën e 21 shtatorit 2019, ku një togë qitësish qëlluan pa mëshirë ndaj pjesëtarëve të familjes Haka.

Në këtë ngjarje, Marklen Haka mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërsa atje, ai u prit me dy makina luksoze, njëri prej tyre identifikohet si Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, një personazh i fortë në Nikël. Por, ajo që bëri edhe më të rëndë atentatin ndaj Marklen Hakës ishte humbja e jetës së hallës së tij, Shpresa Basha. Ajo u qëllua në derën e banesës dhe humbi jetën si pasojë e plumbave në Spitalin e Traumës, vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur aty.

Raporti policor: Më datë 21 shtator 2019, është njoftuar salla operative se në fshatin Zezë, Nikël, janë plagosur Marklen Haka dhe halla e tij Shpresa Basha, e cila më vonë nga plagët e marra ka gjetur vdekjen në spital. Banesa e Marklen Hakës është një banesë dykatëshe, e rrethuar me mure dhe me portë metalike dy kanatëshe, ndërsa ajo njëkanatëshe ndodhet në drejtim të krahut jugor. Në sheshin përpara portës, që të nxjerr në rrugën e asfaltuar që lidh fshatin Nikël me lagjen Zezë, gjithashtu dhe një shesh që ndodhet në anën perëndimore të asfaltit janë gjetur gjithsej 85 gëzhoja model 56 kalibri 7.62 mm.

Ishte e qartë edhe nga furia e plumbave të derdhur, ashpërsia me të cilën autorët kundërvepruan ndaj Marklen Hakës. Atë mbrëmje, sipas dosjes hetimore, Marklen Haka mbërriti në banesën e tij rreth orës 21:00. Por kur dukej se gjithçka po shkonte normalisht, kushëriri i tij e njoftoi për disa lëvizje të dyshimta rreth banesave të tyre, lëvizje të cilat ishin konstatuar edhe një natë para krimit.

Siç rezulton nga hetimi, mënjëherë pasi dëgjuan zhurmat që vinin nga lumi, kushëriri dhe nipi i Marklen Hakës dolën me elektrikë në duar për të kontrolluar perimetrin e zonës përreth. Në këtë moment, Markleni dhe halla e tij, Shpresa Basha, doli jashtë. Por, 3 persona të armatosur filluan të hapin zjarr drejt tyre.

Marklen Haka: Më datë 21 shtator 2019, kam shkuar rreth orës 21.00 në shtëpi, ku kishin ardhur për vizitë motra ime dhe halla Shpresa Basha. Kemi qëndruar të gjithë së bashku për darkë, aty ishte dhe djali i xhaxhait tim Egustian Haka. Gusti doli për të parë ndeshjen Inter-Milan. Ai është kthyer rreth orës 23.00, dhe ka parkuar automjetin para shtëpisë time.
Erdhi tek unë dhe më tha se tek skarpati e lumit, kishte dëgjuar zhurmë. Më ka thënë hajde të dalim të shikojmë njëherë. I kam thënë Gustit dhe nipit Ervis Basha të marrin nga një elektrik dhe të kontrollonim skarpatin e lumit. Të dy kemi dalë nga banesa duke kontrolluar, ndërsa unë me hallën Shpresën kemi dalë tek porta kryesore. I kam thënë Shpresës të kthehet në shtëpi, por ajo nuk më dëgjoi. Pasi kam bërë 4-5 hapa nga porta kryesore, kam dëgjuar breshëri automatiku, teksa po qëllohej drejt meje. Kam ndjerë që u plagosa te krahu i djathtë.

Ndërsa mendohet se plumbat dhe atentatet ndaj Marklen Hakës do të ndaleshin këtu, vetëm disa vite më pas, ai pësoi një herë të dytë ekspozimin ndaj një prite të armatosur. Kjo ndodhi tri vite më vonë, në muajin qershor të vitit 2023, në hyrje të fshatit Nikël, vetëm pak çaste pasi kishte dalë nga strofka e tij. Përpara këtij episodi të radhës të dhunshëm, Marklen Haka ishte arrestuar bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes, gjatë një kontrolli të befasishëm të policisë. Gjatë kontrollit, u zbulua se ai mbante një armë zjarri pa leje dhe u arrestua ndërsa tentoi të fshihej pas një divani.

Dosja Hetimore: Nga aktet e përfshira në fashikullin e gjykimit të kësaj çështje, ka rezultuar se më datë 6 Janar 2022, rreth orës 19.00 në fshatin Nikël, Bashkia Krujë, më konkretisht tek Kalçeto e shtetasit Ylli Çangu, nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është bërë kontroll dhe janë kapur në flagrancë disa shtetas.
Midis shtetasve të ndaluar është edhe Marklen Lutfi (Aliu) Haka.
Nga aktet, rezulton se ky shtetas pasi është kapur në flagrancë, sapo ka parë shërbimet e policisë është larguar me vrap dhe është kapur në katin e dytë të objektit, brenda një dhome të lokalit të fshehur mbas një divani.
Nga kontrolli i ushtruar, pranë tij është gjetur një kuti me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin OZKURSAN 922 Cal. 9 mm P.A.K, brenda së cilës ndodheshin 44 fishekë me ngjyrë gri, si dhe një telefon i markës ‘Iphone me këllëf ngjyrë kafe’, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës material dhe u kryen vendimet përkatëse.

Sipas policisë bashkë me Marklen Hakën në momentin e arrestimit u ndaluan edhe disa persona të tjerë, miq dhe shokë të tij, edhe këta, disa të armatosur. Vetë Marklen Haka i tha policisë se ai nuk kishte lidhje me armën që iu gjet në momentin e ndalimit.

Dosja Hetimore: Nga ana e policisë gjyqësore u pyet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet edhe shtetasi Marklen Haka.
Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se më datë 6 Janar 2022, ai ka dalë pasdite te lokali i YIli Çangut dhe ka qëndruar në kafe, te tavolinat brenda lokalit, ku kishte dhe persona të tjerë.
Ai po kështu deklaroi se është ulur i vetëm në tavolinë, ku rreth orës 17.30 ka ardhur policia për kontroll. Marklen Haka, tha se nuk e ka kundërshtuar policinë dhe se gjatë kontrollit nuk i është gjetur asgjë e paligjshme. Dhe se fishekët nuk janë të tijat. Pasi ato nuk i janë gjetur atij, por në ambientet e lokalit ku po pinte kafe, në katin e dytë dhe se ai nuk e di se të kujt mund të jenë.

Sikurse kishte mundur tia hidhte më herët drejtësisë, Marklen Haka mundi edhe këtë herë në këtë episod t’i shpëtonte qelisë. Ai u la në masën e arrestit shtëpiak, aty ku duhet të ishte edhe ditën kur la banesën e tij dhe doli për kafe, duke rënë më pas pre e atentatit më qershor 2022.

Dosja Hetimore: Prokuroria i është drejtuar gjykatës me kërkesë me objekt vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore dhe caktimin ndaj personave nën hetim Zenel Haka dhe Gazmir Haka të masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ dhe ‘arrest në shtëpi’ ndaj shtetasit Marklen Haka.

Megjithatë Marklen Haka nuk duket të ketë qenë thjesht një objektiv hakmarrje ndaj familjarëve të tij të përfshirë në kohë të ndryshme në ngjarje të rënda kriminale. Policisë dhe prokurorisë gjithmonë kanë pasur dyshimet e tyre se ai vetë është i implikuar në ngjarje të ndryshme, të cilat më pas e kanë përndjekur si hije dhe kanë sjellë për pasojë edhe nevojën e kundërshtarëve për eliminimin e tij fizik.

Bardhok Pllanaj, i konsideruar si kumbari i drogës veri të vendit, ishte i lidhur me grupin të fortëve të Niklës. Ai u ekzekutua më 4 prill 2021 në lagjen Dobraç të Shkodrës nga një togë e vogël qitësish, kur sapo kishte lënë bashkëshorten e tij në banesë, ndërsa sapo ishte kthyer nga një vizitë në spital te nëna e tij e sëmurë dhe po merrte rrugën për në Malësinë e Madhe. Edhe pse krimi mbeti pa autor, prokuroria në atë kohë mori në përgjim shumë personazhe të njohur të krimit, midis tyre edhe të fshatit Nikël në Fushë-Krujë. Një ndër këto personazhe që u vendos në përgjim ishte edhe Marklen Haka.

Dosja Hetimore Me qëllim përftmin e të dhënave me vlerë janë marrë dhe dërguar në përgjim disa numra telefoni të cilët janë lidhje e viktimës.
Nga përgjimi i të cilëve mendohet se mund të përfitohen biseda me interes për hetimin.
Përkatësisht janë përgjuar bisedat e Marklen Hakas, Kujtim Markut, Orlando Pllanaj, Eugers, Elhad dhe Erol Hyseni, Gëzim Cafit, Dorjan Dulit dhe Mehdi Ivzikut.
Por paralelisht me përgjimin ambiental të këtyre personave, grupi hetues mori në pyetje edhe dëshmitarë në vendngjarje, të cilët mund të jepnin detaje të rëndësishme mbi atë çfarë mund të kishin parë.

Pra, siç shikohet, Marklen Haka ishte një ndër personat që kishte lidhje me kumbarin e vrarë të drogës, Bardhok Pllanaj. Ndërkohë që Bardhok Pllanaj ishte në hetim edhe për episodin e dështuar të transportit të drogës nëpërmjet Lagunës së Vilunit, ku bashkëpunoi me Indrit Rrajën, një personazh tjetër i krimit me banim në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe kishte edhe lidhje miqësore me Marklen Hakën. Indrit Rraja, i cili shoqëroi Marklen Hakën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pas atentatit në shtator të vitit 2019, ishte ndër personat e parë që shërbyen si urë lidhëse midis një grupi prodhuesish narkotikësh nga Vlora dhe atyre italian, në Operacionin e Lagunës së Vilunit.

Pllanaj, thuhej se ishte ndërlidhësi i tonelatave me drogë që po bëheshin gati të niseshin drejt Italisë, përmes dijenisë dhe territorit të të fortëve të Fushë-Krujës, për të cilën Marklen Haka ruante miqësi të konsoliduar me Indrit Rrajën. Megjithatë, nuk është bërë e qartë roli i Marklen Hakës në këtë marrëdhënie të Rrajës me Bardhok Pllanaj ose me trafikun e drogës. Ndërkohë, dihet se Marklen Haka ruante miqësi edhe me vëllezërit Durim dhe Valter Bami.

Fërkimet midis Marklen Hakës dhe Bamëve nga ana tjetër nisën pas atentatit, kur Marklen Haka dyshoi se ai ishte tradhëtuar nga brenda grupit të tij. Përplasjet filluan pas ekzekutimit të Aleksandër Ndokës në Lezhë, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, në dhjetor të vitit 2017. Marklen Haka ishte një nga personat e dyshuar për këtë ngjarje, që shërbeu si prelud për pakënaqësinë e tij me vëllezërit Bami. Miqësia mes tyre u prish më vonë dhe tani ata janë armiq të përbetuar.

Gjithashtu, duket se Marklen Haka u kthye në armik edhe me Gentjan Bejtjen, një tjetër eskponent i krimit në Fushë-Krujë. Gentjan Bejtja ishte i pranishëm në një lokal në Fushë-Krujë në shkurt të vitit 2013, kur u rrëmbye Enver Stafuka. Një atentat në korrik të vitit 2023, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ndaj makinës me të cilën udhëtonin fëmijët e Gentjan Bejtjes, tregoi përplasjet e forta brenda grupit të ‘Të fortëve’ të Niklës, ku Ramazan Sino, kunati i tij, u vra. Gentjan Bejtja kishte shkëputur marrëdhëniet me Bamët dhe edhe me Marklen Hakën, duke refuzuar ballafaqimin me ta në varrimin e mikut të tij të vrarë, biznesmenit Iljas Çali. Ai është thirrur për të dhënë dëshmi në polici dhe dyshohet se është një nga organizatorët e atentatit ndaj Marklen Hakës, duke ndarë një urrejtje të gjatë me të.

30-vjeçari bie për υdekje në ρërzierësen e υshqimit të kafshëve para familjarëve të tmerrυαr në fermë (fotot)

Një i ri ka humbur jetën kur ka rënë në mënyrë të pashpjegueshme në makinerinë e përzierjes së ushqimit në fermën e familjes së tij në Bayindir, Turqi në ngjarjen e tmerrshme që ndodhi para familjarëve të tij.

Nuk dihet sesi viktima İbrahim Aydemir humbi ekuilibrin për të rënë brenda makinerisë, por policia vendase tha se i riu po shtonte uje në përzierëse kur ishte kapur nga boshtet rrotulluese të makinerisë.

Familjarët që dëshmuan tmerrin thirrën shërbimet e emergjencës por kur erdhën grupet mjekësore, İbrahim kishte vdekur, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Trupi i viktimës është dëgjuar në klinikën e mjekësisë ligjore në İzmir teksa prokurorët thanë se po hetojnë shkaqet që e kishin bërë viktimën të humbiste ekuilibrin.

Muajin e kaluar një aksident i ngjashëm fatal u regjistrua në Anglesey, Uells, ku një 26 vjeçar humbi jetën teksa punonte në fermën e Carreglfen, më 3 janar. Familjarët i bënin homazhe të riut të lumtur që adhuronte punën dhe makineritë e fermës.

Ndodh në Shqipëri/ Ρronari i shtëpisë kap hajdυtin duke υjedhυr dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore

Julian Shehu është një qytetar nga Lushnja, i cili jeton dhe punon prej 5 vitesh në Gjermani. Por kur mësoi se shtëpinë e prindërve dhe të motrës, që ndodhen në të njëjtin oborr, i kishin vjedhur, u kthye nga urgjencë drejt Lushnjes. Juliani thotë se i janë vjedhur sende me vlerë 13 milionë Lekë të vjetra në total në të dyja shtëpitë. Këtë ngjarje, Juliani e denoncoi në emisionin Stop në Tv Klan, ku tregoi edhe absurditetin me punën e Policisë së Lushnjes.

Denoncuesi Julian Shehu: Kemi 3 shtëpi këtu dhe kapa hajdutin brenda. E dorëzova në polici dhe policia e la të lirë pas 1 ore. Është e pabesueshme, por e dorëzova vetë përsëri me dorën time, edhe pas 1 ore e lanë të lirë. Ne jetojmë në Gjermani, kemi lënë njerëzit tanë këtu për të parë pemët, territorin, pak e shumë si është, dhe na lajmëruan që nga Dhjetori deri më sot po shqyhen shtëpitë pak nga pak, janë shqyer që të dyja shtëpitë e banueshme. Kanë marrë shumë gjëra brenda. Kanë marrë televizorin, pjesë të ndërtimit, 2 vinça, kanë marrë gjeneratorë, kanë marrë vidatora, kanë marrë të gjitha pjesë e ndërtimit që unë punoja. Te banesa e motrës kanë marrë televizorët, kanë marrë orenditë, çfarë ka pasur motra varse gjëra i kanë marrë të gjitha këto. Kanë prerë dritat dhe kanë marrë komplet instalimet elektrike në të gjithë shtëpinë. Janë marrë kanatet e kësaj dritareje, xhamat. Kanë lënë vetëm 2 dritaret përpara shtëpisë për të mos u kuptuar dhe kishin mbyllur perdet që të punonin rehat. Lavatriçen kanë tentuar ta marrin. Nuk kam prekur asgjë, e kam lënë në dorë të policisë, më thanë që do vijmë të marrim shenjat e gishtave, nuk erdhën, erdhën vetëm tek shtëpia përballë. Kanë marrë dhe disa rroba të fëmijës së vogël. Kushtojnë rreth 5 milionë Lekë dëmet që janë bërë këtu në shtëpi. Në total e gjithë vlera e dëmit shkon rreth 13 milionë Lekë të vjetra.

Për ngjarjen e njoftua nga kushërinjtë e tij, të cilët kujdeseshin për oborrin që lidh 3 banesat e familjes së tij. Sapo u kthye nga Gjermani, shkoi në shtëpinë e tij në Lushnje në lagjen “18 Tetori” dhe aty arriti ta kapë në flagrancë njërin prej grabitësve dhe e mbajti të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.

Denoncuesi Julian Shehu: Në kohën që po vadiste pemët mbrapa shtëpive, shikon që dritaret ishin shqyer, na lajmëron në telefon. Unë direkt vij nga Gjermania në orën 03:00 të mëngjesit. Shkoj në orën 06:00 të mëngjesit bëj denoncimin në polici. Shkoj diku për të ngrënë bukë dhe në orën 04:00 arrij këtu në shtëpi prapë. Dëgjova disa zhurma. Për pak u dëgjuan disa thyerje xhamash. Aty erdha me vrap te shtëpia dhe kapa hajdutin brenda. Sapo hyj dhe e bllokoj direkt personin në fjalë dhe po e mbaja fort dhe lajmërova policinë deri sa erdhi e morën. Rreth gjysmë ore kam qenë duke e mbajtur këtu që mos më ikte me vrap.

Grabitësi rezultoi të ishte shtetasi me iniciale M. G., 34 vjec nga Plugu, që i përket komuniteti rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe. Por policia e la të lirë pas një ore.

Denoncuesi Julian Shehu: Hajduti është nga fshati Plug i Lushnjes. Quhej M. G., rreth të 30-ve, i përkiste komunitetit rom. Më tha, të lutem kam 2 fëmijë, jam i martuar, tani kam dalë nga burgu, të lutem më lësho mos më denonco. Të gjitha gjërat i ka marrë ai djali që iku para 10 minutash, i thonë Pupe. Unë kisha njoftuar SPZ-në Besnik Kadiu, erdhën 3 oficerë edhe një shef i krimeve që unë nuk e njoh. Çfarë më tha mua se çfarë kishte bërë, ja tha dhe atyre në syrin tim, e pranoi, u kap me disa sende të tjera kur ata e kontrolluan. Kishte drogë e gjëra. U shoqërua në komisariat. I izoluar qëndroi rreth 1 orë dhe unë shkoj për të marrë një bukë. E shikoj M.G., me një djalë tjetër dhe i pyes, po unë ju dorëzova në polici. Dhe më tha merru me policinë jo me neve. Drejtohem në polici dhe lajmëroj oficerët që ja u kisha dorëzuar hajdutin. Është loja jonë më thanë, dimë ne si veprojmë. Unë fle natën dhe ai të vijë të më vrasi, u them, sepse është i lirë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Dua drejtësi, gjërat e mia ku kanë shkuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë lënë të lirë.

Julian Shehu kërkon kthimin e sendeve dhe orendive shtëpiake ose kompensimin e vlerës të dëmit dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve./ Tv Klan

Βiznesmeni i njohur grek i martυαr me shqiptare ekzekυtohet me breshëri kaΙΙαshnikoυi dhe i vihet zjαrri brenda makinës

Një biznesmen i njohur grek u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të mërkure. Persona të panjohur i kishin ngritur pritë vdekjes biznesmenit Christos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov dhe u vra në makinë, në Mandra i vunë zjarrin dhe e dogjën me qëllimin e dukshëm për të zhdukur çdo gjurmë që mund t’i zbulonte. Sipas informacioneve të para, në fakt autorët kanë qëlluar me kallashnikov teksa makina ishte në lëvizje, në rrugën “Agias Aikaterinis”.

Karakteristikë e organizimit të sulmit vrasës është se ata kanë djegur makinën dhe viktimën e tyre, për të mos rrezikuar të lënë gjurmë. Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe vlerësohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij. Policia ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje. Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve. Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe agjent  i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Prita vrasëse ndaj ish-bashkëshortes

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e tij është vrarë gjithashtu, në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Biznesmeni Gialias shkoi që në momentin e parë në vendin e vrasjes pasi edhe pse është rimartuar, mbajti marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten. Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët besonin se ajo kishte para. Ata i ngritën një pritë  jashtë shtëpisë së saj teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë. Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë.

423062948 829249528960486 5587980810663282545 N
426327439 1690127914848543 7097073246246543605 N
426351098 1074472087195245 3412133653063955876 N

Denoncoi bϋrrin se e mbαnte të izoΙυar, grυαja bën Ιëυizjen e ραpritur

Ngjarja që ngriti në këmbë opinionin publik ku gruaja dhunohej dhe monitorohej me kamera nga bashkëshorti i saj ka marrë trajta ligjore. Tashmë e dhunuara është pajisur me urdhër mbrojtje. Një dosje voluminoze është referuar në prokurorinë e kryeqytetit ku përveç deklarimit të gruas dhe nënës së saj janë dhe materialet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë që vetë dhunuesi i kishte montuar Brenda banesës.

Ndonëse autoritetet po vijojnë hetimin e rastit iniciuar nga kallëzimi i gruas kjo e fundit përpiqet ta relativizojë dhunën. E kontaktuar nga tch gruaja e ka konsideruar ngjarjen një zënkë të momentit.

Gruaja: Nuk ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë

A jeni dhunuar ju zonjë?

Gruaja: Jo, pastaj se çfarë bëhet në familjen time, s’ka nevojë të ndërhyjë media. Kamerat i kam vendosur vetë

Pse i vutë kamerat?

Gruaja: Është puna ime moj, për qejf i kam vënë. Ça bëj në shtëpinë time është puna ime

A ndihesh e kërcënuar?

Gruaja: Jo, asnjë lloj kërcënimi

Çfarë marrëdhënie keni pasur ju me të?

Gruaja: Shumë të mirë

Po pse e denoncuat pra?

(Mbyll telefonin)

Por ndryshe nga sa thotë publikisht, para hetuesve gruaja ka treguar se bixhozi, dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga i shoqi prishën marrëdhëniet mes çiftit dhe i futën në borxhe. Një ndikim patën dhe familjarët e të shoqit. Gjatë vitit të kaluar 4300 gra denoncuan dhunën në familje, por një pjesë e madhe e tyre pas momentit të parë kanë tentuar të tërheqin denoncimin.

“Tërheqja lind me ata persona që kanë dhunë psikologjike, mendojnë çfarë do mendojë bota për mua, kam gjendje të mirë ekonomike për të rritur fëmijët? Vetë personi dyzohet në mendimin që ka dhe instiktivisht siç ka bërë kallëzimin, automatikisht ftohet mendimi, hyjnë faktorët që përmenda dhe tërhiqet”, tha juristja Eneida Bozheku.

Prej vitit 2018 me ndryshimet që iu bënë kodit penal denoncimet për dhunë në familje nuk mund të tërhiqen dhe çështja vijon të hetohet pavarësisht se e dhunuara nuk dëshiron ta vijojë më ligjërisht.

“Jeta fυnit mo nona”/ Preu gishtαt e riυalit të tij dhe e qυan veten djaΙΙ, bosi famëkeq shqiptar mbυrret për jetën e tij në bυrgun e Anglisë!

Bosi shqiptar i drogës Selamet Mehmetaj ka publikuar së fundi në rrjetet sociale, foto nga burgu.

Dyshohet se ai kishte akses në një celular që ishte futur kontrabandë në burg. Mehmetaj, 30 vjeç, u burgos për katër vjet e gjysmë në gusht të vitit 2023 për drejtimin e një perandorie droge prej shumë milionë paundësh, me emigrantë të paligjshëm. Sipas Daily Mail Selameti ka reklamuar biznesin e tij kriminal në Instagram, ku tregonte makinat luksoze dhe paratë e tij.

Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj ka akses në rrjetet e tij social, ku publikon foto nga burgu. Ai ka publikuar një foto me një person tjetër, ku shkruan: Jeta e fundit mo nona. Daily Mail ka zbuluar se disa ditë më parë ai ka publikuar një makinë për shitje në Instagram. Pas njoftimit të drejtuesve të burgjeve nga Daily Mail, ata thanë se do nisin një hetim.

Advertisements

Në vitin 2021, Mehmetaj përshkroi në mënyrë rrëqethëse sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali. Autoritetet zbuluar se ai kishte dy shtëpi bari në periferi të Londrës dhe për të, punoni disa shqiptarë emigrantë, të paligjshëm.

Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllanë e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues. Më në fund Mehmetaj u soll para drejtësisë kur u dënua së bashku me vëllain e tij në gjykatën Wood Green Croën.

Por vetëm disa muaj pasi u burgos,  ai tani është kthyer në Instagram dhe ka bërë një sërë postimesh ditët e fundit. Mehmetaj, i cili njihet edhe si Memzo, kishte përdorur më parë Instagramin për t’u mburrur për stilin e jetës së tij playboy. Më 22 janar, në llogarinë e tij u postua një foto e Mehmetajt pas sediljes së shoferit me vajzën e tij të vogël Dua, ulur në prehrin e tij.

Në mbishkrimin e fotos shkruante: Kjo është gjithçka që bëra kur u arrestova më 16 nëntor 2022, Dua 10 muajshe. Babi të do më shumë se jetën.

Një postim tjetër në të njëjtën ditë publikon një video duke ecur me shpejtësi gjatë natës me një Audi R7 Sportback 115,000 £ ndërsa tallte policinë. Kjo video është para se të burgosej.  Të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale ose internet gjatë vuajtjes së dënimit dhe mbajtja e një telefoni celular në burg është e paligjshme dhe mund të rezultojë në akuza shtesë penale.

Meqenëse një pjesë e madhe e perandorisë së trafikantëve të drogës të Mehmetajt drejtohej përmes llogarive në Instagram, janë ngritur shqetësimet se ai ka mundur ‘të dilte live’ në platformë nga qelia e burgut.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha për MailOnline: Ne po punojmë me kompanitë e mediave sociale për të hequr këtë llogari, por telefonat në burgje nuk tolerohen kurrë dhe ata që gjenden me ta përballen me kohë shtesë pas hekurave.

Drejtuesit e burgjeve thonë se të gjitha incidentet e keqpërdorimit të mediave sociale ‘hetohen tërësisht’ nga një Njësi speciale e Hetimit të Mediave Dixhitale, e cila punon me kompani të mediave sociale si TikTok për të hequr përmbajtjen. Një njësi e re e mjekësisë ligjore dixhitale po krijohet gjithashtu për të punuar së bashku me ekipin e hetimit, për të marrë në pyetje pajisjet e kontrabanduara në burgje.

“Babai i një fëmije dhe i martuar, i cili u shpërngul në Britaninë e Madhe në vitin 2011 nga qyteti shqiptar i Tropojës, postoi gjithashtu video të arrestimit të tij nga policia që gjeti kanabis në makinën e tij”, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë në një llogari tjetër të quajtur Albanian Blood, e cila që atëherë është mbyllur, ai reklamonte biznesin e tij, e më pas takonte klientët.

Rënia e tij filloi pas një takimi me gazetarët e Mail, të cilët e kontaktuan atë përmes faqes së tij në Instagram, duke u paraqitur si tregtarë që duan të blejnë drogë me shumicë. Pasi organizoi një takim në një kafene pranë shtëpisë së tij në Palmers Green, në veri të Londrës, ai tregoi se si i shpenzoi këto përfitime të paligjshme në një mënyrë jetese të paligjshme, duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 £, Audin RS7 e tij, me të cilin ai vozit 200 mph në autostrada duke përdorur targa false dhe një makinë Formula 3 për gara jashtë rrugës.

Ai qeshi ndërsa përshkroi se si policia kishte humbur më parë një sasi kokaine, kanabis dhe plumba kur ata bastisën banesën e tij me pesë dhoma gjumi sepse nuk arritën të kontrollonin një dhomë.

Por momenti më i tmerrshëm erdhi kur ai paralajmëroi se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’, ku përshkroi se si kishte rrëmbyer një klient që nuk paguante.

“E futa në bodrumin e një shtëpie, e rrahja tre herë në ditë, nuk më dha alternativë, i preva dy gishta”, tha Mehmetaj. “Unë ia bëra atë gjë atij djalit, pastaj shkova në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte.”

Pasi lexoi hetimin Daily Mail, Scotland Yard nisi një hetim të plotë duke përfshirë dy muaj vëzhgim. Kur policia më në fund bastisi një nga fabrikat e tij në nëntor 2022, oficerët ‘mundën të nuhasin kanabisin ndërsa po afroheshin’.

Brenda gjetën Mehmetajn dhe Diorin me stafin e tyre, të cilët ishin ‘në gjunjë dhe të veshur me doreza’ teksa kujdeseshin për 90 bimë kanabisi në pronën e cila kishte muret e saj të rrëzuara për të krijuar hapësirë shtesë për të rritur drogën. Një bastisje në një fabrikë të dytë ditë më vonë zbuloi 50 fabrika të tjera, disa deri në një metër të lartë.

1/5

E rëndë, shkuan për të festυαr një ditëΙindje, çifti gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas, ku një çift janë gjetur të pajetë, në një dhomë hoteli. Siç raportojnë mediat e huaja, Keaton dhe Lillie Lutringer, të moshave 32 dhe 37-vjeç, kishin shkuar në këtë qytet për të festuar një ditëlindje.

Paraprakisht, dyshohet se ata kanë ndërruar jetë prej mbidozës së d*rogës. Edhe një mik i tyre, Francisco Vasquez, 43-vjeç, u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në të njëjtin hotel.

Ai ndërroi jetë në spitalin Valley, pak orë më vonë.

Forca të shumta policore kontrolluan në mënyrë intensive në “Four Queens Resort and Casino” në Fremont Street, pasi prindërit e Lillie denoncuan zhdukjen e tyre për më shumë se 12 orë.

Ajo që mbetet e çuditshme sipas hetuesve, është fakti se çifti nga Teksasi nuk rezultonin përdorues të mëparshëm të dr*ogës.

Në dhomë dhe tualet u gjetën disa çanta që dyshohet të jenë të mbushura me k*okainë.

Shoku i tyre, mbante dhe një armë në brez, sipas raportit të policisë. Kjo e fundit ka ende shumë pikëpyetje, lidhur me vdekjen tragjike të 3 të rinjve.

Shυhet në moshën 35-υjeçare gαzetarja e njohur

Gazetaria në Itali është në zi. Carlotta Dessì u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Gazetarja e Mediaset, ku ajo punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur verën e shkuar.

Në Dhjetor, Dessì ishte rikthyer për herë të parë në TV, krah Mario Giordano, në karrige me rrota.

“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”, u shpreh në atë kohë e reja, duke dhënë një mesazh force dhe kuraje për të gjithë telespektatorët.

“Menjëherë u rrethova nga shumë dashuri dhe afeksion, në çdo moment. Jam e rrethuar nga njerëz e miq që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe më japin forcë gjithmonë, mbi të gjitha kur mbizotëron frika. Më rikujtojnë që të shoh përpara, të mendoj për të ardhmen dhe të mos dorëzohem kurrë”, shprehej Dessì, duke nënvizuar rëndësinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë vështirësive dhe për të luftuar gjithmonë, me çdo kusht, kundër çdo gjëje që pengon rrugën drejt lumturisë.

“Do fitoj, në fakt do fitojmë. Faleminderit të gjithëve. Por mbi të gjitha faleminderit Mario Giordano dhe ekipit të programin Fuori del Coro. 5 muaj në spital, jam shumë e lumtur”, e mbylli ajo mesazhin nga karrigia me rrota që e kishte detyruar sëmundja, pa humbur ama kurrë buzëqeshjen e saj.

https://www.instagram.com/reel/C1HCx7us8wO/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftvklan.al&rp=%2Fshuhet-ne-moshen-35-vjecare-gazetarja-italiane%2F%3Ffbclid%3DIwAR30D-VyOQTVmcEnivreanCnONKuON_NNcXSn8CM7Aioa6n3cmZH0819kEY#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2009.4000000003725%2C%22ls%22%3A226.19999999925494%2C%22le%22%3A1987.9000000003725%7D

Ndërsa 3 javë më parë, gazetarja bëri postimin e saj të fundit me një foto dhe ku shkruante: “Mos kij frikë. Në këto dy fjalë kam kuptuar që gjendet i gjithë kuptimin i jetës time. Ah jeta. Kur e kërkon, kur e prek vuajtjen dhe sëmundjen. Duke u ndjerë madje egoiste. Frika të bën të dridhesh dhe mendja fluturon. Por mos kij frikë, Carlotta”.

35-vjeçarja punoi në disa programe të Mediaset si “Pomeriggio 5” e “Fuori dal Coro”./tvklan.al

23-υ jeçari që ka f jetύr me 500 g rα: Άto dύhet të jenë besnike ndaj meje!

Një burrë që pretendon se ka qenë me mbi 500 gra ka thënë pse nuk do të jetë kurrë monogam. 23-vjeçari nga Los Anxhelosi, Anthony Alvarenga, është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë, por ka kuptuar që t’i përmbahet një partnerje nuk është për të.

Pasi pretendon se ka fjetur me mbi 500 partnerë dhe ka gjashtë të dashura aktuale, ai thotë se të dashurat e tij ‘nuk mund të flasin me burra të tjerë’.

Unë nuk do të kaloja më shumë se një natë apo një ditë me një grua që po flet me dikë tjetër. Njerëzit mund të kenë një problem me këtë, por unë mendoj se është jeta ime dhe nëse një grua nuk është në rregull me atë që ndihem. atëherë ajo është e lirë të shkojë.”

Pavarësisht se nuk është ‘besnik’ ndaj askujt, ai pret që gratë ‘e tij’ të mos flasin kurrë me burra të tjerë.

Ai tha: “Unë lëviz kur dua. Ata duhet të jenë besnikë ndaj meje sigurisht. Ky është standardi im – nëse ajo ka disa djem në lëvizje, atëherë ka mbaruar, ne kemi mbaruar.