Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 6 Mars 2024

Dashi

Mundohuni që të gjeni më shumë mundësi për të pushuar, pasi angazhimet do të jenë maksimale në këtë periudhë. Jini të gatshëm të përballoni prova të rëndësishme për të arritur objektivin tuaj profesional.

Demi

Më në fund do mund të kaloni më shumë kohë me një person që ju vlerëson dhe ju intrigon shumë. Jini spontan dhe mos u druani të jeni vetja juaj në praninë e tij/saj. Në vendin e punës do t’iu duhet të zgjidhni një situatë të papritur, të natyrës burokratike.

Binjakët

Kjo ditë ju fton të mos dekurajoheni nga ankthet e të tjerëve. Kjo vlen sidomos nëse ndiheni të stresuar për shkak të ndonjë keqkuptimi të vogël në vendin tuaj të punës. Në dashuri kini më shumë besim.

Gaforrja

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft të kënaqshme, sa i takon raporteve me miqtë dhe të afërmit që nuk i shikoni prej kohësh. Në dashuri do të jeni më të qetë, në sajë të bashkëpunimit që do të gjeni në çift.

Luani

Ka disa çështje të cilat duhet ti rishikoni mirë para se të prezantoni zyrtarisht një projekt tuajin. Nuk do të jeni shumë të bindur lidhur me disa ndryshime të sugjeruara nga bashkëpunëtorët tuaj, por kjo gjë nuk duhet t’iu ndalojë të çoni përpara propozime alternative.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të riparë të gjitha planet që keni thurur gjatë ditëve të fundit. Kjo ditë parashikohet të forcojë disa raporte ndërpersonale, sidomos në dashuri, ku do të bëheni edhe më shumë romantik se zakonisht.

Peshorja

Do e keni disi të vështirë që të impononi mendimet tuaja, sidomos nëse në punë keni bashkëpunëtorë kokëfortë. Idetë tuaja natyrale duhet të trajtohen me diplomaci në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet spontanisht.

Akrepi

Fokusohuni tek projekte të cilat i cilësoni më urgjente dhe stimuluese, për shkak se ky është momenti më i mirë për të çuar përpara propozime interesante. Në dashuri mund të bëni më shumë, por mundohuni që të mos i imponoheni partnerit/es.

Shigjetari

Gjysma e javës do të jetë disi e ngadaltë. Do të ndiheni disi të lodhur dhe dembelë, ndoshta për shkak se nuk do të keni stimujt e duhur për të ngacmuar krijimtarinë tuaj. Në dashuri, duhet të jeni më të drejtpërdrejtë me partnerin/en.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë mjaft romantike dhe entuziaste, e cila do ju lejojë që të rindizni pasionin me partnerin/en. Së fundmi jeni ndjerë disi të lënë pas dore për shkak të disa të papriturave të natyrës profesionale. Duhet të kërkoni më shumë vëmendje! Investimet do të jenë mjaft të favorizuara.

Ujori

Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me angazhime të shumta, të cilat ndihmojnë në realizimin e një projekti për të cilin jeni shumë entuziastë. Mundësi të mira shfaqen në dashuri.

Peshqit

Nëse nuk ndiheni të sigurtë për disa vendime që duhet të merrni në fushën ekonomike ose profesionale, shmangni nisjen e aktiviteteve të reja. Edhe në dashuri duhet të bëni më shumë qartësi mendore, sidomos nëse ndiheni të pavendosur mes dy personave.

E rëndë në Greqi/ Shqiptari ia bën ferr jetën nënës së tij. Arrestohet nga ρoΙicia çdo muaj, por ajo e liron më pas në gjγkatë

Çdo muaj ajo detyrohet të thërrasë policinë dhe të kërkojë ndihmë, pasi djali i saj e shan, e kërcënon dhe e rrah, duke ia kthyer jetën në “ferr”.

Dhe sa herë që çështja shkon në gjykatë ajo e mbron atë dhe cikli i dhunës vazhdon.

58-vjeçarja nga Shqipëria ka lajmëruar edhe një herë policinë ditën e djeshme. Djali i saj 31-vjeçar, me histori vjedhjeje dhe varësie nga droga, ishte sërish i dhunshëm. Nga mesdita e tutje ai e kërcënoi, e shau dhe madje shkoi aq larg sa i hodhi në kokë një kasetofon.

Një skenar i ngjashëm kishte ndodhur në shkurt, mars dhe nëntor. Të tria herët që ndërhyri policia, 31-vjeçari “dhunues” i nënës së tij u arrestua dhe u soll para gjykatës. Nëna e tij, siç raportuan në ERT organet kompetente të policisë, të cilët e kanë ndjekur dramën e saj muajt e fundit, e ka mbrojtur dhe ai është kthyer në shtëpinë e tyre dhe në zakonet e tij abuzive.

Dje edhe një herë policia e ka arrestuar. Dhe nëna e tij, sipas të njëjtave burime, ka refuzuar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila është urdhëruar nga Zyra kundër Dhunës në Familje e Drejtorisë së Parë të Policisë Heraklion, e cila po trajton rastin.

Vihet re se 31-vjeçari ka angazhuar organet e akuzës për një sërë vjedhjesh.

Άrrestimi i Liam Osmanit në Big Βrother VIP, ja çfαrë deklaroi ai në dhomën e rrëfimit

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mëngjesin e 3 marsit, ku pa mbushur ende 24 orë banori më i ri i ”Big Brother Albania Vip 3”, Liam Osmani u arrestua nga policia.

Mbrëmjen e sotme në Prime u transmetuan momentet kur policia e priste në dhomën e surprizave, ndërsa Liami është shoqëruar më pas nga ata.

Pasi ish-banori u fut në dhomën e surprizave ai ka parë policinë dhe pa kundërshtuar ka dalë më pas.

Përpara arrestimit, teksa vijonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Liam Osmani deklaroi në dhomën e rrëfimit se pjesëmarrja në program ishte një shans për tu rikthyer në vendin e tij.

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

E rëndë në vend/ 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë në sytë e prindërve. Policia jep detaje për ngjarjen

Një e mitur ka rënë nga kati i shtatë i një apartamenti në Durrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Tre shqiptarë kapen në “shtëρi bari” në Britani, do ρrodhonin kanαbis me vlerë 2.8 mln paund

Tre shqiptarë janë dënuar me burgim nga Gjykata e Bradford Crown në Britani pasi u kapën duke u kujdesur për lëndë narkotike në një shtëpi të “sofistikuar” kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burgim, shkruajne mediet e huaja.

Tre shqiptarët të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar u kapën mat duke u kujdesur për lëndët narkotike të cilat mendohet se arrinin vlerën prej 2,8 mln paund.

Të pandehurit pranuan akuzën e prodhimit të kanabisit. Ata thanë para Gjykatës se u detyruan të punonin në shtëpi bari për të paguar borxhet që kishin.

Pas përfundimt të dënimit tre shqiptarët do të dëbohen automatikisht nga vendi. Është vlerësuar se bimët mund të prodhonin më shumë se 280 kg kanabis dhe ngarkesa do të kishte një vlerë midis 2.4 dhe 2.8 milionë paund nëse do të shitej

Pasha, 24 vjeç, ishte burgosur më parë në vitin 2022 për prodhim kanabisi, ndërsa të pandehurit e tjerë, 33-vjeçari Shira dhe 40-vjeçari Zeqo, nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm./albeu.com

“Vαjzës i gjeta të prera në krαhë”, Julia rrëfen arsyen trόnditëse pse u lαrgua nga Shqipëria (Video)

Në një bisedë me Jetmirin në oborrin e shtëpisë, aktorja e njohur Julia Ilirjani ka rrëfyer sot arsyet që e kanë detyruar të largohet nga Shqipëria.

Siç tregon ajo është larguar drejt Anglisë kur kuptoi se vajza e saj bullizohej në shkollë dhe për këtë arsye kishte tentuar edhe t’i jepte fund jetës. Në krahët e saj ajo ka gjetur shenja të prerash.

“Isha vetëm me një vajzë 13 vjeçe. Unë ika nga Shqipëria sepse më bullizuan vajzën. Jam larguar brenda një muaji, se vajza po fillonte të priste krahët. Nuk doja ta humbja. Nuk do rrija të zgjidhja çështjet e Shqipërisë në atë kohë . Ndodhi në shkollë. Unë e kam rritur vajzën vetë, çdo ditë, çdo sekondë dhe kur sëmurej e ndjeja dy ditë para, se i ndjeja frymëmarrjen, i ndjeja erën. Kur e rrit fëmijën vet, i di të gjitha. E shikoja që kishte ca sjellje, por mendova që është ndryshimi i moshës. Ajo rrinte me bluza me mëngë të gjata, kur një ditë sesi e kapa për dore dhe ju ngrit bluza. Pashë shenja të prera. Ja ngrita mëngët dhe pashë që në të dyja krahët kishte të prera. Atëherë më iku mendja”, tregon ajo.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3d68a291-d36a-4320-8be1-a527a0a58282&ig_mid=A1A98762-C000-4912-9464-B013E4C5CE51

Mediat britanike ρυblikojnë fotot: Këta 3 shqiptarë kërkohen për υrasje, 10 mijë ρaund për këdo që jep informacion

Mediat në Britani kanë publikuar fotografitë e tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në Leamington Spa, një vit më parë.

Ata janë Kevin Vucini, 25-vjeç, Brigen Carrica “Qarrica”, 21-vjeç dhe Rrezon Cengu 22-vjeç, të cilët kërkohen urgjentisht nga hetuesit britanikë për t’iu përgjigjur pyetjeve për vrasjen e ndodhur në orët e para të së enjtes, 10 gusht 2023.

Autoritetet britanike kanë vendosur edhe një shpërblim prej 10 mijë paund (për secilin) për këdo që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Ata janë të dyshuarit kryesorë në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Ben Daly.

E ρazakontë në Durrës/ Vαjzën e hedhin nga kati i dγtë i një hoteΙi (VIDEO)

DURRËS – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një vajzë të re e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë. Vajza nuk ka asnjë lëndim.

Ajo është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa në vijim priten më shumë detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të personit të arrestuar.

(Balkanweb)

Mediat greke: Fredi BeΙeri mund të kαndidojë për eυrodeputet nën siglën e ρartisë Demokracia e Re

ATHINË – Mediat greke vazhdojnë që të raportojnë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Gazeta helene “Parapolitika” shkruan se Beleri mund të kandidojë për eurodeputet nën siglën e partisë Demokracia e Re të Kyriakos Mitsotakis. Sipas asaj që shkruan media e vendit fqinj, kjo hipotezë është hedhur në tryezën e bisedimeve gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të Greqisë. Por, nuk ka asgjë konkrete deri më tani dhe Fredi Beleri është i burgosur në Shqipëri nën akuzën e shit-blerjes së votave.

Shkrimi i medias greke Parapolitika:

Kyriakos Mitsotakis duket se ka surpriza në përzgjedhjen e tij, përveç atyre që priten, sa i përket kandidatëve “blu” të zgjedhjeve europiane. Për shembull, sipas rubrikës Big Mouth të powergame.gr, është hedhur në tryezë një ide që kërkon kandidimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, aktualisht i arrestuar. Ai pritet të kandidojë në Eurolistën e Demokracisë së Re. Përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të përforconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane.

Çfarë thotë rubrika ‘Big Mouth’

“Rritje të lëvizshmërisë është vënë re ditët e fundit në lidhje me formimin e fletës “blu” europiane, e cila më duhet të pranoj se ka filluar të marrë një ngjyrë të tillë që nga dje, pasi deri më tani ishte diçka mes jeshiles dhe të bardhës. Siç mësoj, kryeministri Mitsotakis, përveç kandidatëve që priten, duket se ka edhe disa surpriza në zgjedhjet e tij. Për shembull, një ish-ministër dhe deputet aktual i ND-së, një nga ata që lëvizin djathtas, më tha se një ide shumë e mirë do të ishte pjesëmarrja në Eurolistën e ND-së e kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Fredi Beleri. Siç më tha i njëjti person, përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të forconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane”.

(Parapolitika – BalkanWeb)