Shkυrte Fejza dhe Ilir Shaqiri kυmbojnë në Kuvendin e Kosovës, këndojnë për 26-υjetorin e Epoρesë së Ushtrisë ÇΙirimtare

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në çelje të seancës ka kënduar Ilir Shaqiri, i cili ka performuar ‘Sërish vjen marsi’, ndërsa Shkurte Fejza këndoi këngën ‘Mora fjalë’ dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari.

Në seancën solemne prezentë ishin Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.

Video Player

‘S’do e hαrroj kυrrë këtë gol’, Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiρtarin

2 fitore në 12 ndeshje në 2024 shënoi Interi kundër Genoas ku protagonist absolut ishte edhe shqiptari Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj një kundërshtari që në fazën e parë kishte barazuar zikaltërit, të cilët tani e kanë dërguar në 15 diferencën e pikëve si kryesues me Juventusin ndjekës.

Për Asllanin, i cili u shërbyer nga Alexis Sanchez në minutën e 30, ky ishte goli i parë në një ndeshje zyrtare me Interin. 21-vjeçari, i cili për 4 ditë bën 22, luajti ndeshjen e tretë si titullar edhe për shkak të mungesës së Calhanoglus, ndërsa qëndroi në fushë për 90 minuta.

“E prisja prej kohësh këtë gol sepse jam tifoz i madh i Interit. Ta shënoja në San Siro është një emocion unik që nuk do harroj gjithë jetën time. Tani do më duhet ti qeras të gjithë shokët e skuadrës,”-u shpreh Asllani.

Edhe trajneri Simone Inzaghi nuk i kurseu elozhet për Asllanin, duke u shprehur se ‘duhet të duartrokitet për performancën e tij, që edhe pse nuk ka luajtur shumë bëri një ndeshje shumë të mirë’.

Falë golit të realizuar mediat më të mëdha sportive në Itali, si ‘Gazzeta dello Sport’, por edhe ‘Corriere dello Sport’, kanë patur sot në faqe të parë Kristjan Asllanin, i cili është vlerësuar mesatarisht me notat 6.5 dhe 7.

Ndërkohë goli tjetër i Interit u realizua nga Alexis Sanchez, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Barella.

I ρυblikoi foto ρersonale një υαjze në rrjetet sociaΙe, e ρëson 40-vjeçari në Lushnjë

 Policia në Lushnjë ka proceduar penalisht një 40-vjeçar, pasi dyshohet se i ka publikuar foto personale një vajze në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;

Italia υeriore goditet nga moti i acarte, hυmb jetën 16-υjeçari

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka pushtuar Italinë veriore.

Mësohet se i mituri u godit nga një ortek në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë.

Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, pranë kufirit me Francën, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit.

Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia, raportojnë mediat italiane.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.

Άrrestimi i Liam Mandiaro, Cυrri: E identifikoi një prokuror që është ndjekës i rregυllt i BBV! Ishte i maskuar…

Ditën e diel Liam Mandiaro është arrestuar në ambientet e BBV3, ku ishte bërë banori më i ri i kësaj shtëpie.

Ai akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani.

Në “Top Story” u ndanë pamjet ekskluzive nga momenti i arrestimit të Liamin, i cili me pranga në duar u shoqërua nga pesë trupa të policisë.

Arjan Curri ka rrëfyer edhe personin i cili e ka identifikuar Liamin menjëherë pasi u fut në BBV. Sipas Currit bëhet fjalë për një prokuror i cili është një ndjekës i rregullt i BBV dhe është pikërisht prokurori i kësaj çështje. Curri e krahason Liamin me Sami Minin, “i cili me syzet e tij është përpjekur të ndryshojë pamjen”.

Arjan Curri: Një person që ka kryer një vepër penale nuk ka rëndësi shtetësia, gjeneralitetet, lindja apo vdekja. Në momentin që ai identifikohet në fytyrë, pra Sami Ameni me syzet e trasha Alias Liami që ndryshon dhe pamjen direkt nisi operacioni “Gracka”. Ne kemi informacion dhe se kush e ka identifikuar në fytyrë. E ka identifikuar në punë një punonjësi i sistemit të reformuar të drejtësisë që është shikues i rregullt i BBV. Pasi e ka parë disa ditë BBV dhe Liamin si Sami Amenin, kishte vendosur syze të trasha. Ky person që është një person i lartë në sistemin e drejtësisë, ishte një nga prokurorët e çështjes. Dhe tani duke parë BBV thotë, “mos ndoshta është Liami ky?” Se nuk i ngjasonte fytyra dhe mbasi e ka parë disa herë, është konsultuar me prokurorë të tjerë të cilët janë ndjekës të rregullt të BBV, sepse ata kanë një grup që flasin me njëri-tjetrin që përveçse flasin për gjërat e punës, flasin dhe për gjërat e përditshme. Aty është folur dhe për Liamin i cili si Sami Ameni i dikurshëm, pra dyshohet se është maskuar për të mos e njohur njeri. Është njohur menjëherë në fytyrë dhe ky prokuror ka themeluar të ashtuquajturën operacion “Gracka” që më pas e ka ekzekutuar policia. Është quajtur “Gracka” sepse në mendjen e këtij prokurori dhe të zbatuesve të ligjit është parë emisioni i BBV si një grackë e mundshme ku Sami Ameni i dikurshëm Alias Liami ka rënë brenda dhe është bërë i mundur ekzekutimi. Nga entuziazmi i madh që e ka njohur, në mënyrë demostrative siç bën shpesh policia, kanë bërë këtë ekzekutim të këtij vendimi, që mund të ishte bërë në mënyrë shumë diskrete. Sistemi elektronik mundet të lërë terorristë të futen në Shqipëri dhe policia të mos dijë asnjë gjë.

“Gαngon me mua mos e bëj më!”, Romeo përρΙaset me Jetmirin (Video)

Jetmir Salaj është konkurrenti më i ri i ‘BBV3’ i cili u bë pjesë e formatit mbrëmjen e së shtunës.

Ai është mjaft i njohur me këtë format, pasi ka qenë dhe fitues i ‘BB3’.

Ditën e sotme ai është përfshirë në një debat Romeo Veshajn.

Ky i fundit i ka kërkuar që të mos provokojë duke përfshirë edhe Julin.

Duke qëndruar përballë njeri-tjetrit Romeo i drejtohet: “Atë vetullën përpjetë dhe atë volumin me mua mos e bëj më! Me mua mos e bëj atë gangon atje, luani, origjina, njëren-tjetrën, mos e bëj me mua”.

Jetmiri nga ana tjetër i përgjigjet se nuk i pëlqen qëndrimi i tij dhe mënyra sesi i drejtohet, ndërsa nuk i dha asnjë shpjegim lidhur me atë për të cilin nisi debati me aktorin.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0d02d4cd-bd92-4a44-9e93-9606593e3c2d&ig_mid=9179F37F-5A32-453D-84F2-4AD898EAEEC1

Një ρerson jashtë familjes i përfshirë në υrasjen e PëΙΙυmb Metës? Ish-drejtuesi i ρolicisë: Kam pak dyshime! Tre fëmijët kanë veρruar në …

Vrasja e Pëllumb Metës rreth një muaj më parë është e shoqëruar me dilema të mëdha. Për këtë ngjarje në pranga janë vënë tre fëmijet e tij, të cilët akuzohen për vrasje dhe më pas fshehje dhe asgjësim të trupit. Motra e të ndjerit akuzon drejtpërdrejt bashkëshortën e Pëllumbit, por ngre dyshime se i përfshirë mund të jetë edhe një person jashtë familjes.

Por kjo tezë hidhet poshtë nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha dhe ish-prokurorja Elisabeta Imeraj.

Të ftuar në emisionin “Open” në News24, ata shprehen se fëmijët kanë vepruar në unision, ndaj nuk ka qenë e nevojshme përfshirja e një personi të pestë.

Arjan Hoxha: Duke parë që ata janë unison në veprimet e tyre brenda familjes, nuk besoj se ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër jashtë familjes, sepse veprimet e tyre para gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale thuaj se pavarësisht ndryshimeve të dëshmive është një cikël i mbyllur mes tyre në aspektin e zbardhjes ose hedhjes dritë mbi autorin dhe motivin. Unë kam pak dyshime në përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes. Duke parë veprimet që kanë kryer, alibinë që do ngrënë nuk besoj se është e nevojshme prania e një personi tjetër.

Elisabeta Imeraj: Edhe unë besoj se nuk ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër. Uniteti në të cilën dalin në veprimet e tyre, solidariteti që kanë në mbrojtjen e tezës, pavarësisht se njëherë prezantojnë fejesën, njëherë dhunën…arsyet janë të ndryshme. Por brenda veprimeve të tyre nuk ka një person tjetër. Do ishte e pamundur që të 4 familjarët do bëheshin bashkë për të mbrojtur një tjetër person jashtë familjes së tyre.

Dëborα ‘ρυshton’ Ραkistanin, hυmbin jetën 35 ρersona

Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pasi shiu i ftohtë dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.

Njëzet e dy fëmijë ishin midis viktimave, shumë prej të cilëve u shtypën nga rrëshqitjet e dheut që groposën shtëpitë e tyre, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi.

Mushtaq Ali Shah, një ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike.

Ai shtoi se një stuhi e lehtë breshëri që zgjat “për disa çaste” nuk do të ishte aq befasuese, por është e pazakontë që kjo të vazhdojë për mbi 30 minuta. Hajit Shah, një banor i rrethit Kirk në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, tha se kishte përjetuar borë në lagjen e tij vetëm një herë më parë.

“Me sa mbaj mend, kishte reshje të lehta bore për disa minuta rreth 25 apo 30 vjet më parë”, tha ai për BBC.

Shirat e dendur shkatërruan plotësisht të paktën 150 shtëpi dhe dëmtuan pjesërisht 500 të tjera, kryesisht në Khyber Pakhtunkhwa dhe provincën jugperëndimore të Balochistanit, thanë autoritetet.

Prej disa ditësh në disa rrethe është ndërprerë plotësisht energjia elektrike.

Qeveria provinciale e Khyber Pakhtunkhwa ka ofruar ndihma për zonat e prekura dhe ka njoftuar ndihmë financiare për të lënduarit dhe familjet e atyre që vdiqën.

Ήistoria e konsυllit frαncez 1780: S’ka grekë në Athinë, vetëm shqiρtarë

Luan Rama

Historia e konsullit francez François Louis Fauvel ka interes në fushën e studimeve të diplomacisë dhe arkeologjisë antike, por kësaj radhe, ne po i rikthehemi kësaj figure thjesht për të ripërsëritur edhe një herë rolin e shqiptarëve në revolucionin grek dhe lidhjen historike të grekëve dhe shqiptarëve që nga koha bizantine në shekujt XII-XIV e deri në shekullin XIX. Nëse do të përdorim një figurë simbolike, imagjinata do të na çonte në një vend ku bashkohen dy lumenj duke i dhënë njëri-tjetrit diçka nga rrjedhat e tyre.

Gjeografi dhe etnografi i madh francez i shekullit XIX Guillaume Lejean, ka shkruar për “gjakun e përzier shqiptaro-helen”; po kështu dhe konsulli Henri Belle e shumë të tjerë, dëshmitarë të Greqisë së shekujve XVIII-XIX. Nuk po përmend këtu historianët Fallemayer, Gobineau apo Benlow, të cilët historianët grekë i kanë anatemuar keqazi për vlerësimin e rolit të shqiptarëve në “ripërtëritjen” e Greqisë, siç e cilëson këtë term konsulli tjetër francez i Janinës François Pouqueville. Nëse themi sot diçka të tillë, nëse zhvarrosim diçka nga historia e fshehur nga historianët grekë të gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri më sot, këtë e bëjmë për të vlerësuar këtë pikëtakim historik të rëndësishëm për ardhmërinë e të dy popujve, për të theksuar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit dhe se kjo bazë historike duhet t’i shërbejë të ardhmes së përbashkët në kohën e integrimeve të mëdha dhe të Europës pa kufij.

Këngët e Suljotëve

Fauvel, i cili ishte njëkohësisht dhe folklorist (pasi ai ka botuar një vëllim më vete me këngë të grekëve dhe shqiptarëve, shumë këngë dhe të suljotëve, si për Baoçarët, Xhavellat, Mosko-n etj.), kishte udhëtuar fillimthi në Athinë në vitin 1780, ku gjatë dy vjetëve u mor me eksplorimin e qytezave arkeologjike të antikitetit grek. Ky erudit dhe më pas një diplomat i spikatur, iu rikthye sërish Greqisë për të ndihmuar mikun e tij, kontin francez Choiseul-Gouffier, i cili ishte bërë ambasadori i mbretit francez në Portën e Lartë, në Stamboll. Kështu, Fauvel filloi të punonte në Athinë si “anëtar asocié” i “Institut de France”, çka i lejonte të kishte para dhe të bënte kërkimet e tij. Fillimisht ai u vendos në një kuvend të kapuçinëve.

Por “Fushata e Egjiptit”, e lançuar nga gjenerali Bonaparte, i cili zbarkoi në Aleksandri e Kajro, solli burgosjen e tij nga turqit dhe dërgimin më pas në burgun e tmerrshëm të Stambollit (ku lindi Bubulina shqiptare), siç u dërgua dhe François Pouqueville, më pas konsull i Francës në Janinë. Por me rivendosjen e paqes, ata i përzunë nga Stambolli. Me t’u kthyer në Paris, Fauvel, i cili donte gjithnjë të vazhdonte kërkimet e tij arkeologjike, kërkoi të shkonte si konsull në Athinë dhe më në fund atë e dërguan si zëvendëskonsull. Ishte pikërisht kjo kohë kur në Greqi filluan të zbarkojnë disa arkeologë e shkrimtarë, siç ishte dhe Gerard de Nerval apo Chateaubriand, i cili u shoqërua nga Fauvel. Të tjerë historianë priti e përcolli Fauvel, madje shumë artistë, siç ishte dhe Louis Dupré, autori i portretit të Ali Pashës në liqenin e Butrintit. Madje me këtë rast, veç portreteve të familjes së Ali Pashës si dhe të suljotëve që takoi në Korfuz, Dupré pikturoi dhe vetë konsullin Fauvel. Por dhe Fauvel ishte një mjeshtër e vizatues i hollë, çka e ka treguar në pikturat e tij.

Shqiptarët/ Letrat e panjohura

Me fillimin e kryengritjes kundër pushtuesve turq, Fauvel na zbulon se të parët e shpërthimit të revolucionit grek ishin shqiptarët e Athinës (dhe jo arvanitasit e Hidrës dhe Specajt, me Bubulinën apo kapedanët e tjerë Miauli, Kondurioti, Tobazi, Kriezi etj). I frikësuar nga kaosi i madh në Athinë në prill të vitit 1821, kur 2000 shqiptarët e rrethinave kishin tashmë qytetin në dorë, dhe duke qenë se për nevoja të gërmimeve të tij arkeologjike e kishte mirë me guvernatorët turq, ai u largua shpejt në një ishull, në pritje të ngjarjeve. Në disa letra dërguar në këtë kohë, të cilat ruhen në departamentin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Francës, në Paris, ai na jep një tablo të panjohur më parë nga studiuesit tanë. “Nuk ka më athinas në qytet, – njoftonte ai Ministrinë e Jashtme franceze, – por dhe po të kishte, konsulli s’kishte ç’të bënte për ata. Shtëpitë janë djegur. Sot athinasit nuk janë më asgjë, por zotër janë të huajt, barbarët e maleve të Epirit. Ata janë shërbëtorë të devotshëm të despotit Gura, që është prijësi aktual i tyre. Ndër 100 banorë mund të ketë ndoshta një athinas. Janë ilirianët, epirotasit, që nuk e flasin gjuhën greke, dhe unë vdiqa këtu duke përsëritur të njëjtën gjë: në Paris duan ripërtëritjen e Greqisë dhe besojnë në këtë. Edhe tregtarët grekë e latinë e thonë këtë me klithmë. Elita e fisnikërisë së Europës së veriut vjen këtu në ndihmë të këtyre që pretendojnë se janë pasardhës të helenëve, duke u vrarë pa asnjë lloj rezultati, duke vdekur madje dhe urie. Nuk ka më komb në Athinë dhe ju s’mund ta mbroni konsullin tuaj. Ai nuk ju është më i nevojshëm për asgjë. Përse atëherë doni ta nisni përsëri në Athinë?…”

Turqit kishin sulmuar sërish Athinën dhe e kishin pushtuar, por muaj më vonë, shqiptarët kishin sulmuar sërish dhe i kishin larguar që andej. Në fakt, konsulli i Francës në Smirnë të Turqisë, konti Alex Beaurepaire, i kishte shkruar Fauvel-it që ai të ikte nga Zéa ku ishte fshehur dhe të shkonte përsëri në Athinë, në postin e tij, por në letrën e 22 shkurtit të vitit 1823, Fauvel i kthente përgjigje: “Jam i habitur, zoti konsull, që ju më këshilloni të kthehem në Athinë midis rebelëve. Po çfarë do të përfaqësoj atje dhe me kë do kem të bëj? Fshatarët që komandojnë atje, a njihen nga Franca? Ju më thoni se atje janë konsujt e tjerë, por ju duhet ta dini se ata janë disa lloj tregtarësh që përfitojnë në kurriz të grekëve. Madje dhe orenditë e francezëve i kanë ata. Tashmë gjithçka është blerë dhe ndodhet tek ata me qëllim që më pas të shitet përsëri. Ata janë të pandershëm dhe e njollosin flamurin e tyre. Nuk besoj se ministri do më urdhërojë të kthehem atje. Edhe atij do t’i shkruaj të njëjtën gjë si ty. Nuk mund të ketë konsull te rebelët, me të cilët qeveria jonë nuk ka asnjë lidhje. Kur qeveria greke të njihet, atëherë le të më dërgojnë me letra-kredenciale, ndryshe unë nuk shoh një mundësi tjetër…”

Në prill, qetësia e Athinës u prish akoma më shumë. Më pas mijëra fshatarë arvanitas përreth Athinës ishin bërë zotër të qytetit antik. Në gusht të atij viti, Fauvel ishte ende në mërgim, i fshehur, kur mori vesh se ishte dekoruar me Legjionin e Nderit.

Dihet që shqiptarët ishin vendosur në Greqi që në kohën bizantine, veçanërisht në Arta dhe ishujt, siç e dokumenton dhe historiani gjerman Carl Hopff në gjenealogjitë e familjeve të mëdha shqiptare që kishte gjetur në kishat e vjetra greke dhe që i kishte botuar në librin e tij Kronikat greko-romane të pabotuara e pak të njohura, që nisin që në vitet 1200 (botuar më 1873). Në shekullin XVII, ishte konsulli tjetër francez François Giraud që duke përshkruar jetën e Athinës më 1674, në “Relation sur de l’Attique”, ndër të tjera për shqiptarët e qytetit antik, shkruante: “Lidhur me shqiptarët, ata janë të paktë brenda qytetit, por të shumtë në rrethinat e Athinës. Gjithë fshatrat janë të banuara nga shqiptarët, të cilët kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria. Ata janë të fuqishëm dhe gazmorë, pavarësisht se ushqehen shumë keq, duke jetuar me bukë e me ujë, me djathë, prodhime qumështi e ullinj e që rrallë pinë verë, ku brenda një muaji veç një herë hanë mish. Janë në një mjerim të skajshëm dhe kohë më kohë në burgje, pasi s’kanë para të paguajnë haraçin.

Më së fundi, turqit e grekët e Athinës dolën nga qyteti me nja 700 luftëtarë për të rrethuar shqiptarët, por ata u mbrojtën aq fort, sa ditën të tërhiqen drejt malit të Telo Vuni, ku filluan të bëjnë dredha duke luftuar me aq furi, sa shumë prej turqve e grekëve u plagosën dhe të tjerët më së fundi u kthyen në qytet. Thuhet se midis Moresë, Athinës, Tebës e Negropontes, gjenden 60.000 shqiptarë, të gjithë të lindur në halle, por të mirë në rast nevoje. Ata ecin shumë shpejt, çka dhe lloji i veshjes së tyre i ndihmon për këtë. Si veshje kanë një këmishë dhe një jelek të ngushtë, mëngët e të cilit shkojnë gjer në bërryla; kanë çorape të gjata si pantallona të ngushta dhe këmishën e mbajnë jashtë. Jelekët i kanë në ngjyrë të bardhë, me një lloj cohe të bardhë që kushton shumë lirë, dhe mbajnë një kapele të bardhë. Kur shqiptarët bëjnë dasmë, festa e tyre bëhet gjatë tetë ditëve me tambura e fyej dhe kur marrin nusen në shtëpi, e marrin mbi kalë, të mbuluar me një shami fare të çelët. Edhe kur martohet, të gjithë shqiptarët shkojnë e puthin në ballë, edhe pse ajo është e mbuluar nga vello, dhe në një pjatë ata hedhin disa monedha…”

Duke iu rikthyer edhe njëherë konsullit Fauvel, le të kujtojmë dhe kohën kur në vitin 1806 ai bëhej gati të dërgonte një mori antikitetesh me një anije për në Francë, por guvernatori turk i Athinës e pengonte, meqë ishte lordi britanik Elgin që kishte ndërhyrë pranë tij në mënyrë që ato t’i merrte Anglia. Atëherë Fauvel iu drejtua konsullit të Janinës François Pouqueville, i cili meqë atë kohë kishte raporte mjaft të mira me Ali Pashën, mund ta ndihmonte në këtë drejtim. Dhe Pouqueville i kërkoi Aliut ta ndihmonte, i cili nuk mungoi t’i dërgonte një ferman guvernatorit të Athinës që konsullin Fauvel ta linte të lirë në punën e tij. Kështu, një anije u ngarkua me statuja e kapitele, meqë pashai i Janinës donte t’ia bënte dhuratë Napoleon Bonapartit, por më pas, askush nuk e mori vesh se ku përfunduan antikitetet që ishin nisur për Bonapartin e famshëm… Me siguri kishin përfunduar në duart e anglezëve. Greqia ende nuk po e gëzonte lirinë e saj të sapofituar, fryt i një lufte të përgjakshme e të përbashkët të grekëve e shqiptarëve. Ja pse historia duhet të jetë një mësonjëse e madhe…