Ήistoria e konsυllit frαncez 1780: S’ka grekë në Athinë, vetëm shqiρtarë

Luan Rama

Historia e konsullit francez François Louis Fauvel ka interes në fushën e studimeve të diplomacisë dhe arkeologjisë antike, por kësaj radhe, ne po i rikthehemi kësaj figure thjesht për të ripërsëritur edhe një herë rolin e shqiptarëve në revolucionin grek dhe lidhjen historike të grekëve dhe shqiptarëve që nga koha bizantine në shekujt XII-XIV e deri në shekullin XIX. Nëse do të përdorim një figurë simbolike, imagjinata do të na çonte në një vend ku bashkohen dy lumenj duke i dhënë njëri-tjetrit diçka nga rrjedhat e tyre.

Gjeografi dhe etnografi i madh francez i shekullit XIX Guillaume Lejean, ka shkruar për “gjakun e përzier shqiptaro-helen”; po kështu dhe konsulli Henri Belle e shumë të tjerë, dëshmitarë të Greqisë së shekujve XVIII-XIX. Nuk po përmend këtu historianët Fallemayer, Gobineau apo Benlow, të cilët historianët grekë i kanë anatemuar keqazi për vlerësimin e rolit të shqiptarëve në “ripërtëritjen” e Greqisë, siç e cilëson këtë term konsulli tjetër francez i Janinës François Pouqueville. Nëse themi sot diçka të tillë, nëse zhvarrosim diçka nga historia e fshehur nga historianët grekë të gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri më sot, këtë e bëjmë për të vlerësuar këtë pikëtakim historik të rëndësishëm për ardhmërinë e të dy popujve, për të theksuar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit dhe se kjo bazë historike duhet t’i shërbejë të ardhmes së përbashkët në kohën e integrimeve të mëdha dhe të Europës pa kufij.

Këngët e Suljotëve

Fauvel, i cili ishte njëkohësisht dhe folklorist (pasi ai ka botuar një vëllim më vete me këngë të grekëve dhe shqiptarëve, shumë këngë dhe të suljotëve, si për Baoçarët, Xhavellat, Mosko-n etj.), kishte udhëtuar fillimthi në Athinë në vitin 1780, ku gjatë dy vjetëve u mor me eksplorimin e qytezave arkeologjike të antikitetit grek. Ky erudit dhe më pas një diplomat i spikatur, iu rikthye sërish Greqisë për të ndihmuar mikun e tij, kontin francez Choiseul-Gouffier, i cili ishte bërë ambasadori i mbretit francez në Portën e Lartë, në Stamboll. Kështu, Fauvel filloi të punonte në Athinë si “anëtar asocié” i “Institut de France”, çka i lejonte të kishte para dhe të bënte kërkimet e tij. Fillimisht ai u vendos në një kuvend të kapuçinëve.

Por “Fushata e Egjiptit”, e lançuar nga gjenerali Bonaparte, i cili zbarkoi në Aleksandri e Kajro, solli burgosjen e tij nga turqit dhe dërgimin më pas në burgun e tmerrshëm të Stambollit (ku lindi Bubulina shqiptare), siç u dërgua dhe François Pouqueville, më pas konsull i Francës në Janinë. Por me rivendosjen e paqes, ata i përzunë nga Stambolli. Me t’u kthyer në Paris, Fauvel, i cili donte gjithnjë të vazhdonte kërkimet e tij arkeologjike, kërkoi të shkonte si konsull në Athinë dhe më në fund atë e dërguan si zëvendëskonsull. Ishte pikërisht kjo kohë kur në Greqi filluan të zbarkojnë disa arkeologë e shkrimtarë, siç ishte dhe Gerard de Nerval apo Chateaubriand, i cili u shoqërua nga Fauvel. Të tjerë historianë priti e përcolli Fauvel, madje shumë artistë, siç ishte dhe Louis Dupré, autori i portretit të Ali Pashës në liqenin e Butrintit. Madje me këtë rast, veç portreteve të familjes së Ali Pashës si dhe të suljotëve që takoi në Korfuz, Dupré pikturoi dhe vetë konsullin Fauvel. Por dhe Fauvel ishte një mjeshtër e vizatues i hollë, çka e ka treguar në pikturat e tij.

Shqiptarët/ Letrat e panjohura

Me fillimin e kryengritjes kundër pushtuesve turq, Fauvel na zbulon se të parët e shpërthimit të revolucionit grek ishin shqiptarët e Athinës (dhe jo arvanitasit e Hidrës dhe Specajt, me Bubulinën apo kapedanët e tjerë Miauli, Kondurioti, Tobazi, Kriezi etj). I frikësuar nga kaosi i madh në Athinë në prill të vitit 1821, kur 2000 shqiptarët e rrethinave kishin tashmë qytetin në dorë, dhe duke qenë se për nevoja të gërmimeve të tij arkeologjike e kishte mirë me guvernatorët turq, ai u largua shpejt në një ishull, në pritje të ngjarjeve. Në disa letra dërguar në këtë kohë, të cilat ruhen në departamentin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Francës, në Paris, ai na jep një tablo të panjohur më parë nga studiuesit tanë. “Nuk ka më athinas në qytet, – njoftonte ai Ministrinë e Jashtme franceze, – por dhe po të kishte, konsulli s’kishte ç’të bënte për ata. Shtëpitë janë djegur. Sot athinasit nuk janë më asgjë, por zotër janë të huajt, barbarët e maleve të Epirit. Ata janë shërbëtorë të devotshëm të despotit Gura, që është prijësi aktual i tyre. Ndër 100 banorë mund të ketë ndoshta një athinas. Janë ilirianët, epirotasit, që nuk e flasin gjuhën greke, dhe unë vdiqa këtu duke përsëritur të njëjtën gjë: në Paris duan ripërtëritjen e Greqisë dhe besojnë në këtë. Edhe tregtarët grekë e latinë e thonë këtë me klithmë. Elita e fisnikërisë së Europës së veriut vjen këtu në ndihmë të këtyre që pretendojnë se janë pasardhës të helenëve, duke u vrarë pa asnjë lloj rezultati, duke vdekur madje dhe urie. Nuk ka më komb në Athinë dhe ju s’mund ta mbroni konsullin tuaj. Ai nuk ju është më i nevojshëm për asgjë. Përse atëherë doni ta nisni përsëri në Athinë?…”

Turqit kishin sulmuar sërish Athinën dhe e kishin pushtuar, por muaj më vonë, shqiptarët kishin sulmuar sërish dhe i kishin larguar që andej. Në fakt, konsulli i Francës në Smirnë të Turqisë, konti Alex Beaurepaire, i kishte shkruar Fauvel-it që ai të ikte nga Zéa ku ishte fshehur dhe të shkonte përsëri në Athinë, në postin e tij, por në letrën e 22 shkurtit të vitit 1823, Fauvel i kthente përgjigje: “Jam i habitur, zoti konsull, që ju më këshilloni të kthehem në Athinë midis rebelëve. Po çfarë do të përfaqësoj atje dhe me kë do kem të bëj? Fshatarët që komandojnë atje, a njihen nga Franca? Ju më thoni se atje janë konsujt e tjerë, por ju duhet ta dini se ata janë disa lloj tregtarësh që përfitojnë në kurriz të grekëve. Madje dhe orenditë e francezëve i kanë ata. Tashmë gjithçka është blerë dhe ndodhet tek ata me qëllim që më pas të shitet përsëri. Ata janë të pandershëm dhe e njollosin flamurin e tyre. Nuk besoj se ministri do më urdhërojë të kthehem atje. Edhe atij do t’i shkruaj të njëjtën gjë si ty. Nuk mund të ketë konsull te rebelët, me të cilët qeveria jonë nuk ka asnjë lidhje. Kur qeveria greke të njihet, atëherë le të më dërgojnë me letra-kredenciale, ndryshe unë nuk shoh një mundësi tjetër…”

Në prill, qetësia e Athinës u prish akoma më shumë. Më pas mijëra fshatarë arvanitas përreth Athinës ishin bërë zotër të qytetit antik. Në gusht të atij viti, Fauvel ishte ende në mërgim, i fshehur, kur mori vesh se ishte dekoruar me Legjionin e Nderit.

Dihet që shqiptarët ishin vendosur në Greqi që në kohën bizantine, veçanërisht në Arta dhe ishujt, siç e dokumenton dhe historiani gjerman Carl Hopff në gjenealogjitë e familjeve të mëdha shqiptare që kishte gjetur në kishat e vjetra greke dhe që i kishte botuar në librin e tij Kronikat greko-romane të pabotuara e pak të njohura, që nisin që në vitet 1200 (botuar më 1873). Në shekullin XVII, ishte konsulli tjetër francez François Giraud që duke përshkruar jetën e Athinës më 1674, në “Relation sur de l’Attique”, ndër të tjera për shqiptarët e qytetit antik, shkruante: “Lidhur me shqiptarët, ata janë të paktë brenda qytetit, por të shumtë në rrethinat e Athinës. Gjithë fshatrat janë të banuara nga shqiptarët, të cilët kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria. Ata janë të fuqishëm dhe gazmorë, pavarësisht se ushqehen shumë keq, duke jetuar me bukë e me ujë, me djathë, prodhime qumështi e ullinj e që rrallë pinë verë, ku brenda një muaji veç një herë hanë mish. Janë në një mjerim të skajshëm dhe kohë më kohë në burgje, pasi s’kanë para të paguajnë haraçin.

Më së fundi, turqit e grekët e Athinës dolën nga qyteti me nja 700 luftëtarë për të rrethuar shqiptarët, por ata u mbrojtën aq fort, sa ditën të tërhiqen drejt malit të Telo Vuni, ku filluan të bëjnë dredha duke luftuar me aq furi, sa shumë prej turqve e grekëve u plagosën dhe të tjerët më së fundi u kthyen në qytet. Thuhet se midis Moresë, Athinës, Tebës e Negropontes, gjenden 60.000 shqiptarë, të gjithë të lindur në halle, por të mirë në rast nevoje. Ata ecin shumë shpejt, çka dhe lloji i veshjes së tyre i ndihmon për këtë. Si veshje kanë një këmishë dhe një jelek të ngushtë, mëngët e të cilit shkojnë gjer në bërryla; kanë çorape të gjata si pantallona të ngushta dhe këmishën e mbajnë jashtë. Jelekët i kanë në ngjyrë të bardhë, me një lloj cohe të bardhë që kushton shumë lirë, dhe mbajnë një kapele të bardhë. Kur shqiptarët bëjnë dasmë, festa e tyre bëhet gjatë tetë ditëve me tambura e fyej dhe kur marrin nusen në shtëpi, e marrin mbi kalë, të mbuluar me një shami fare të çelët. Edhe kur martohet, të gjithë shqiptarët shkojnë e puthin në ballë, edhe pse ajo është e mbuluar nga vello, dhe në një pjatë ata hedhin disa monedha…”

Duke iu rikthyer edhe njëherë konsullit Fauvel, le të kujtojmë dhe kohën kur në vitin 1806 ai bëhej gati të dërgonte një mori antikitetesh me një anije për në Francë, por guvernatori turk i Athinës e pengonte, meqë ishte lordi britanik Elgin që kishte ndërhyrë pranë tij në mënyrë që ato t’i merrte Anglia. Atëherë Fauvel iu drejtua konsullit të Janinës François Pouqueville, i cili meqë atë kohë kishte raporte mjaft të mira me Ali Pashën, mund ta ndihmonte në këtë drejtim. Dhe Pouqueville i kërkoi Aliut ta ndihmonte, i cili nuk mungoi t’i dërgonte një ferman guvernatorit të Athinës që konsullin Fauvel ta linte të lirë në punën e tij. Kështu, një anije u ngarkua me statuja e kapitele, meqë pashai i Janinës donte t’ia bënte dhuratë Napoleon Bonapartit, por më pas, askush nuk e mori vesh se ku përfunduan antikitetet që ishin nisur për Bonapartin e famshëm… Me siguri kishin përfunduar në duart e anglezëve. Greqia ende nuk po e gëzonte lirinë e saj të sapofituar, fryt i një lufte të përgjakshme e të përbashkët të grekëve e shqiptarëve. Ja pse historia duhet të jetë një mësonjëse e madhe…

Thυkididi: Lύfta e Trojës u bë nga ρellazgët dhe jo nga grekët

Tek statusi ku unë postova një shkrim të Historianes së Nderuar Elena Kocaqi, pati kundërshtime rreth etnisë Pellazgjike të Trojanëve, ku sipas komentuesit ky fakt është një fakt pa argument shkencor, megjithatë për të mos u zgjatur, po i paraqes këtë shkrim të Gjuhëtarit dhe Atdhetarit të ndjerë Altin Kocaqi:

Thukididi: Lufta e Trojës e bë nga pellazgët dhe jo grekët

Nga – Altin Kocaqi

Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të prehistorisë e në vazhdimësi nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithëpjesëmarrës të kësaj lufte mitike. Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akadamik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brëndësin e tyre kanë forcë të madhe rraciste edhe asimiluese.

Aq sa mund të jetë Filipi II edhe Aleksandri i Madh sllavobullgare, apo aq sa mund të jetë serb Konstandini i Madh, po aq ka qënë edhe Lufta e Trojës një luftë mes grekërish. Fqinjët tanë i japin shumë rëndesi figurave historike edhe nëpërmijet tyre ngren kombet e tyre që në shumicë përbëhen nga autoktonët e asimiluar. Homeri u shkruajt për herë të parë në shek VI-V para Krishtit ndërsa Thukididi jetoi në fund të shek V para Krishtit. A mundet ta njohi Homerin, më mirë se Thukididi, një ëndërrimtarë i Rilindjes Europiane?

Në gërmën e shkrimit akademik shumë pak shance, ose aspak, ka një studiues që jeton 2000 vjetë më vone se ngjarja që ta njohi ngjarjen më mirë se sa bashkëkohori i kohëshkrimit të Homerit(Thukididi). Ndaj me rregullat akademike fjalën e parë e ka Thukididi i cili jo më pak edhe jo më shumë na thotë se Luftën e Trojës e bënë Pellazgët edhe jo Grekët. Për Thukididin grekët e parë edhe të vetëm janë një togë ushtarësh që erdhën me Akilin nga Fthia ose më saktë,sipas Homerit, ‘largë nga Efira dhe lumi Selient’: Thukididi në hyrjen e veprës Lufta e Peleponezit shkruan: “Pamundësinë, e kohëve të vjetra, më duket se vërteton mbi të gjitha dhe e vërteta se para luftës së Trojës asgjë nuk ndërmori së bashku Greqia.

Mendoj se në të vërtetë as ky emër nuk është dhën për të gjithë vendin dhe as që ekzistonte para Elinos djalit të Dhefkalionit, por fiset e ndryeshme, në shtrirjen më të madhe PELLAZGËT, emëroheshin sipas emrave të vëndbanimeve. Provën më të mirë e ka Homeri. Sepse, dhe përse jetoi shumë më vonë se Luftrat e Trojës, ai askund nuk emëroj më këtë emër të gjithë,as ndonje tjeter, përveç atyre që erdhën me Akilin nga Fthiotidha, të cilët ishin dhe Grekët e parë, por i quan ata -pjesmarresit e luftes- në poemat e tij përgjithësisht, Danaus, Argjeus, Akej” Grekët në Luftën e Trojës nuk i njohu as Homeri edhe as Thukididi…dhe po i njohin ënderrimtarët ellinoman.

Ndërsa më poshtë keni si referim burimin ku Historiani Grek i antikitetit thotë qartë se Lufta e Trojës u zhvillua nga Pellazgët:

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text…

Ήistoriani grek: Ilirët janë ρopull i Ιαshtë, shqipja më e υjetër se Ιatinishtja

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.

Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

Gαzetari i nxjerr Fatmir Medίut pasapοrtën me mbίemër fαls: Mund t’i shpëtοjë drejtësίsë nëse…

SPAK njoftoi se ka prova të reja lidhur me çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë, ndaj do rihapet dosja.

Asokohe Fatmir Mediu ishte ministër i Mrojtjes, ndërsa sot familja e një prej viktimave kërkon drejtësi,

me shpresën se ajo do të veprojë duke qenë se Mediu është pa mandat deputeti.

Në rrjete sociale gazetari Mero Baze ka publikuar pasaportën e Fatmir Mediut, me mbiemër fals, siç shihet është Mehdihoxha.

Me ironi Baze thotë se ai mund t’i shpëtojë drejtësisë po të ëprdorë këtë pasaportë që përdortë kur ishte në kërkim në Itali.

“Gαngsterat shqiptarë tregojnë forcën në TikTok, postojnë video me rrαhje dhe rrëmbime brenda shtëρive të bαrit”

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve që janë në Britaninë e Madhe merren me prodhimin dhe trafikimi e kanabisit. Edhe bandat e shqiptarëve zënë një vend të rëndësishëm në tregtimin e lëndëve narkotike dhe forcën e tyre ata po e tregojnë edhe në rrjetet sociale.

DailyMail ka publikuar imazhet e disa videove që shqiptarët kanë publikuar në TikTok për të treguar forcën dhe dhunën e tyre në kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikullin e medias angleze thuhet se gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video shumë të dhunshme në mediat sociale për të treguar luftën për kontrollin e bizneseve të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet e marra nga TikTok tregojnë bosët e bandave duke përdorur rrëmbime, burgime të rreme dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.

Videot, disa me mbi 10,000 shikime, paraqesin viktima të mavijosura keq që rënkojnë nga dhimbja ose luten për ndihmë. Kriminologët thonë se bandat po përdorin mediat sociale për të reklamuar forcën e tyre mbi rrjetet kriminale rivale dhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.

Pjesë nga artikulli:

Një video e TikTok me mbishkrimin ‘e keqja vjen nga ne’ me mbi 11,000 shikime tregon një shqiptar që merr në pyetje një rob me sy të zinj të fryrë për ta detyruar atë të rrëfejë se ka hyrë në shtëpinë e tyre të kanabisit dhe të tregojë njeriun që e ka dërguar.

Një tjetër video e fshirë së fundmi tregonte një burrë të gjakosur duke qarë teksa rrihet brutalisht, me një nga sulmuesit që dëgjohet duke bërtitur në shqip: ‘Torturojeni derisa të tregojë emrin e pjesës tjetër të bandës së tij.’

Ekziston edhe një thirrje: ‘Vriteni atë. Mos e lini të shkojë’.

Një video e tretë tregon pesë shqiptarë të armatosur me thika, hanxhar dhe sëpata duke kërcyer me thirrjet: ‘Gati për të hyrë në shtëpitë e kanabisit.’

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, thotë se operacionet shqiptare të drogës së krimit të organizuar po rivalizonin tani bandat origjinale të mafias italiane. Ai thotë:

Këto postime nuk janë vetëm për të frikësuar, por edhe për të reklamuar veten si grupet më të forta të krimit për të inkurajuar rekrutët e rinj. Është një lloj konkurrence. Ata po luftojnë për kontrollin e zonave dhe thonë “ne jemi shumë më të fortë se banda rivale, ndaj bashkohuni me ne”. Këto grupe tashmë kontrollojnë zona të mëdha të periferisë së Londrës dhe pjesë të tjera të vendit. Ata janë shumë të dhunshëm. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Ata thjesht duan të marrin kontrollin dhe të pasurohen.

Bandat gjithashtu përpiqen të tundojnë anëtarët e rinj duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar jetën e tyre luksoze dhe për të treguar makinat dhe aksesorët e tyre të shtrenjtë, tha ai.

Në fillim këto grupe përdornin vetëm armë, tani po përdorin teknologji. Ata po bëhen më të zgjuar dhe më të sofistikuar me djem shumë të zgjuar që dinë mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar mediat sociale. Është shumë i organizuar.

Dikur modeIe tek klipet e Ardit Gjebreas, kush është vajza shqiptare që u bë shkencëtare në Amerikë..!!

Fatjona Lubonjën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në moshën e adol eshencës në botën e televizionit,

por tani ajo ka ndërtuar një karrierë tepër të suksesshme, larg botës së televizionit dhe modelingut por edhe shumë larg Shqipërisë.

Lubonja është një shkencëtare dhe neu rologe në SHBA në Neë Jersey.Por, përpos karrierës, kuptojmë se ajo ka ditur të ruajë format perfekte fizike dhe klasin, nëpërmjet pasionit që ka për sportet.

Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin Rudina në Tv Klan ku ka treguar më shumë për jetën e saj.

Fatjona Lubonja: Më erdhi shumë për të qeshur sepse unë kam vite pa e dëgjuar “Makina e Memories” më është bërë një memorie dhe për mua.

Shumë njerëz më thonë si ke ndryshuar kaq shumë nga video? Njerëzit ndryshojnë në jetë dhe kjo është pikërisht ajo që kam studiuar.

Unë kam studiuar për Pedagogji Ne uro-shkencë, është një studim shumë i rëndësishëm sidomos në Amerikë dhe po përhapet në të gjithë botën

sepse ne marrim pedagogji e formojmë dhe e shikojmë se çfarë na studion neuro-shkenca.Rudina Magjistari: Pse ke zgjedhur këtë fushë për të studiuar?

Fatjona Lubonja: Unë fillova universitetin direkt sa erdha në SHBA, burri im kishte nënshtetësi amerikane dhe hyra direkt në shkollë si studente amerikane.

Duke studiuar, pedagogët më kanë shtyrë sepse panë tek unë një talent tjetër që nuk e dija.

Kam një lloj talenti shumë të madh si vëzhguese shumë e mirë e detajuar në reh abil itime të ndryshme, ndoshta kjo sepse kam mbaruar liceun në Shqipëri.

Shkolla që kam bërë në Shqipëri më ka hyrë jashtëzakonisht në punë.

Ρerrallοre: Kjo është shtëpia sυper Ιuksοze e Eni Çobanit, gjithçka duket e përsοsur (VIDEO)

Eni Çobani shquhet si njëra ndër figurat televizive më simpatike të ekranit.

Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar në detaje para publikut, ndërsa arrin të rrë m bej ë vëmendjen me simpatin dhe bukurin e saj,

dhe e tillë duket se është edhe kur nuk përdor fare grim.

Por edhe shtëpia e saj duket ashtu një prej më të bukurave,,,

SHIKO VIDEON KËTU

Qeni ρret dy javë jashtë shtëρisë së ρronarit pa e ditur se e kishin brαktisur

Një qen besnik priti jashtë shtëpisë së pronarit të tij për dy javë pa e kuptuar se e kishin braktisur.

Por për fat të mirë, fqinjët vunë re gjendjen e vështirë të qenit dhe e dërguan në një strehë për kafshët duke i siguruar ushqim, ujë dhe një ekzaminim të plotë mjekësor. Ata vendosën ta quajnë qenin e vetmuar Salvatore.

Një zëdhënës i strehës së qenve tha për mediat:

Salvatore mbeti vetëm pas kur familja e tij u largua. Ai priti pranë shtëpisë së tij, duke besuar se ata do të ktheheshin për të. Fqinjët na thanë se ai ishte një kafshë shtëpiake e mirë familjare, veçanërisht me dy fëmijët e tyre. Përveç trishtimit në sytë e tij, Salvatore është një qen i pashëm. Sytë e një kafshe kanë fuqinë të flasin një gjuhë të shkëlqyer. Salvatore ishte shumë nervoz por jo agresiv kur erdhi tek ne. U desh shumë durim, dashuri dhe përkushtim që ky qen të kuptonte se ne ishim aty për ta ndihmuar.

Pasi kaloi rreth dy muaj në strehë, qeni i pashëm u mor nga një familje e re, e cila humbi qenin e tyre vitin e kaluar. Pra tani jo vetëm që Salvatore ka një familje të re, por një familje ka gjithashtu një qen të ri të bukur dhe tepër besnik.