Ish-ρrokurori ραralajmëron arrestime të bυjshme në mαzhorancë pas υizitës së Blinken

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço analizoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe domethënien e takimit me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Beci tha se SHBA kërkon të nxisë SPAK-un për të vijuar punën në goditjen e anëtarëve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të korruptuar.

“Sa i përket nxitjes që duan të japin për investimin e tyre është normale. Duan të bëjnë gjithçka që të ketë një nxitje të kësaj reforme. U kujdes që në takim të ishte edhe GJK. Për t’i treguar shqiptarëve se reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK-u. Blinken qe i qartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe çuarja përballë drejtësisë e personave të krimit të organizuar ishte nxitje e drejtëpërdrejtë për të cuar para drejtësisë edhe zyrtarët e korruptuar”, u shpreh ai. Sipas ish-prokurorit, pas vizitës së Blinken, do të ketë shumë dosje të nxehta dhe SPAK mund të godasë edhe mazhorancën.

“Besoj se do ketë shumë dosje të nxehta sepse me vizitën e sotme të Blinken, SPAK-ut i doli frika dhe do të godasë mazhorancën”- shtoi Beci.

ΡoΙici plagos aksidentalisht kolegun, ρezullohet nga detyra

Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.

Krim i rëndë në Greqi, bυrri shqiptar υret me armë zjarri grυαn e tij! 39-vjeçari, me precedent ρenaΙ

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë të Greqisë, ku burri shqiptar ka vrarë me pistoletë gruan e tij rumune. Sipas mediave greke krimi ka ndodhur në zonën Kaminias.

Protothema shkruan se autori 39-vjeçar, ka qenë me precedent penal, pasi njihet nga autoritetet greke për përfshirje në drogë.

Pas krimit, ai vetë ka telefonuar në polici. Megjithatë, gruaja ka vdekur dhe autori është arrestuar. Sipas informacioneve, 39-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit.

Nuk dihen ende detajet dhe arsyet e vrasjes, policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Këmbimi/ Me sa po bΙihen dhe shiten doΙΙαri dhe euro

Sot, më 16 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 96 lekë dhe shitet me 97 lekë.

Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108.7 lekë, ndërsa në shitje me 110 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.5 lekë dhe shitet me 121.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 71 lekë, ndërsa në shitje me 72 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Premte 16 Shkυrt 2024

Dashi

Kjo e premte do ju gjejë disi të hutuar dhe përhumbur. Nëse jeni grindur me një familjar apo partnerin/en, kërkoni ballafaqim dhe gjeni gjuhën e dialogut. Në punë, priten zhvillime të rëndësishme.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft produktive dhe do ju lejojë që të arrini marrëveshje dhe bashkëpunime shumë të rëndësishme për karrierën tuaj. Do të jeni të vendosur në atë që kërkoni dhe do të qëlloni në shenjë. Në dashuri kërkohet më shumë bashkëpunim me partnerin/en.

Binjakët

Kjo e premte do të jetë mjaft intensive dhe e lodhshme. Do të përballeni me tensione të shumta dhe do ju duhet të rrini të përqendruar maksimalisht për të mos rrezikuar. Nëse keni vështirësi apo fërkime në punë, mos u druani që të kërkoni ballafaqim me kolegët.

Gaforrja

Jeni në kërkim të një personi që të dijë t’iu kuptojë edhe vetëm me një shikim. Megjithatë horoskopi i kësaj dite sugjeron që të mos nënvlerësoni një miqësi të bukur, e cila ka të gjitha mundësitë që të kthehet në diçka më shumë. Jini më të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Kjo do të jetë një ditë fundjave gjatë të cilës do të jeni luftarak, ndoshta për shkak të ndonjë tensioni në vendin e punës. Do të jeni shumë konkurrues, por ky është momenti kur duhet të dëgjoni më shumë dhe të limitoheni në veprime.

Virgjëresha

Sipas parashikimeve të fundit, gjatë kësaj dite duhet të jeni gati të menaxhoni një sërë pakënaqësish, sidomos nga pikëpamja profesionale. Në familje, do të arrini të rindërtoni marrëdhëniet, me një person të cilin nuk e shihni prej shumë kohësh.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh dhe do të rishikoni çështje të lëna pezull. Parashikimi i kësaj të premteje kërkon që të jeni të gatshëm për të bërë një ballafaqim.

Akrepi

Një takim i papritur me një person të së kaluarës do ju bëjë mjaft euforikë, por në të njëjtën kohë do ju fusë në mendime. Kjo periudhë do të rezultojë mjaft pozitive dhe do të sjellë transformime të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të rigjeni harmoninë dhe ekuilibrin që kërkoni, si në punë, edhe në familje dhe dashuri.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft të hutuar dhe kjo gjë mund t’iu pengojë që të merrni sinjalet që do ju dërgohen, nga ana e një personi që pëlqeni. Ndërkohë në punë bëni mirë të jeni më të përkushtuar, sidomos nëse duhet të vini në jetë projekte të reja.

Bricjapi

Komunikimi juaj do ju lejojë që të bëni njohje tejet interesante. Në punë, do të ndiheni mjaft të frymëzuar, gjë që do të çojë në propozimin e projekteve të reja.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft konkurrues, ku do të fitoni beteja që i keni lënë mënjanë prej kohësh. Në dashuri, do të rikthehet entuziazmi dhe pasioni.

Peshqit

Mundohuni që ti jepni prioritet dialogut dhe dashurisë në familje, pasi mungesa e komunikimit mes jush mund të sjellë keqkuptime të mëdha. Mos u nxitoni në menaxhimin e situatave në punë. Maturia do ju nxjerrë në ditë.

“Nuk di të lexojë”/ Plas keq në emision, avokati i BeΙerit përρΙaset ashpër me gazetaren: Kaluat në fγerje

Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari dhe gazetarja Anduena Llabani u përfshinë në një debat për çështjen “Beleri” në emisionin “360 Gradë.

Gjyzari tha se “nuk di të lexojë” për gazetaren, ndërsa shtoi se kaloi në fyerje ndaj Belerit.

Këto deklaratat u kundërshtuan nga gazetarja Llabani, e cila tha se misioni i saj si gazetare është të informojë publikun.

Pjesë nga debati në studio:

Gjyzari: Beleri po goditet një personazh i fortë. Media jo vetëm që informon por edhe edukon. Unë ndoqa emisionin e mëparshëm dhe pashë që gazetarja nuk di të lexojë dhe kaloi në fyerje.

Llabani: Kush janë mediat që paguhen? Misionin më të vështirë e kam unë si gazetare, për të informuar publikun. Nëse ju mbroni interesat e mikut dhe të pandehurit tuaj, unë nuk i shërbej subjekteve politike, dhe nuk jam as gazetare politike.

Gjyzari: Ligji për mediat audiovizive… ligj ka, por nuk interpretohet.

Llabani: Mua po më konsiderojnë si mafie.

Gjyzari: E drejta e informimit ka një kufi. Kufiri juaj është informimi pa shkuar në dinjitetin.

“Më υjen për të υjeΙΙë kur flet ti”/ Sërish debate në BBV, Heidi ia plas në sy Gracianos

Heidi Baci është një nga banoret më pa komplekse dhe të sinqerta të ‘Big Brother Vip’.

Ajo ka zbuluar një anë të karakterit të saj, ku çdo pakënaqësi apo hatër mbetje ja thotë në sy banorëve pa asnjë kompleks.

Sot teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë, fill pas debatit të tij me Romeon, Heidi i ka thënë Gracianos se nuk i pëlqen mënyra sesi flet dhe i shkakton ndjesi të vjellash.

Ky koment ka ardhur i papritur për koreografin i cili tha se nuk i pëlqeu aspak dhe do të gjejë dhe ai mënyrën si ti drejtohet herën tjetër Bacit. Kjo e fundit e ka kaluar bisedën me humor.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9acf2bf3-4b16-480f-80c1-e37152c2f309&ig_mid=D6564CCC-0FAF-417A-9015-574050D0650E

“Ti je niveli zero”-Ledjona debaton ashpër me Ilnisën: Kush është punë e ndershme për ty? Të futesh poshtë jorganit…

Ka nisur sot një debat i forte mes Ilnisës dhe Ledjonës, dy banoret kanë kaluar në ofendime dhe tone të larta me njëra-tjetrën.

Teksa Ilnisa i thotë Ledjones që të bëjë ndonjë punë më të ndershme se sa të atakoj dhe sulmojë atë, Lediona e pyet se kush është punë e ndershme sipas saj të futet poshtë jorganit.

Debati:

Ilnisa: Kush je ti ? Kush je?

Ilnisa: Unë ty nuk te kam ofenduar asnjëherë.

Ledjona: Pse e përgojon ata që korrin misër janë më të ndershmit

Ilnisa: Do besh një punë me të mirë, më të ndershme se sa të rrish të më atakosh mua

Ledjona: Kush është me e ndershme sipas teje të rrish poshtë jorganit

Ilnisa:Shko me mire të korrësh misër se sa të merresh me mu të me tregosh mua nivelin

Ledjona: Po ti je niveli zero

“BΙeu parket te `Delta Ήome` u bë gropë brenda dy jaυësh, qytetarja nxjerr fotot

“Parketi i blerë tek `Delta Home` u bë gropë brenda dy javësh, qytetarja nxjerr fotot

Qytetarët ankohen javët e fundit dhe muajt e fundit për produktet që kanë blerë tek kompania Delta në Tiranë.

Në seksionin e posacëm të Google ku qytetarët shkruajnë përshtypjet e tyre për shërbimin dhe produktet që kanë zgjedhur, qytetarët ankohen për cilësinë e artikujve dhe për shërbimin.“Cilesi SKANDALOZE! Qendrojini larg ketij dyqani te degjeneruar! Hajduta! Parketi i sapo blere nga me “cilesori” sipas tyre eshte bere per tu nderruar mbas 2 javesh jetese ne shtepi!

Kemi jetuar ne shtepi qe kane parkete prej 20 vitesh dhe kurre skane pesuar demtim nga jetesa normale! E tmerrshme eshte pak te thuash!
Pervec ketij problemi, gjithcka te blere ketu duhet ta kontrolloni mire pasi mungojne produkte neper kutite qe shesin! Mu desh te riblija dy pjese te dushit qe mungonin te cilat ishin goxha te

kushtueshme…Hajduta eshte pak tu thuash ketyre monstrave! Duhet te kisha lexuar revieë me heret!”, shkruan Dina X, tri jave me pare.

Ajo ka publikuar edhe fotografitë e produktit, parket, dhe shenjat e dëmtimit të tij.

Një muaj më parë, Besiana është ankuar për pllakat:

Kam mare pllakat dhe hidrosanitret ketu dhe nuk do ja sygjeroja asnjerit.
Nuk jane fare profesionist pasi mbasi ke humbur gjith kohen duke porositur dua kete dua ate ne fund kur do paguanim filluan te nxirnin gjera qe jo kete se kemi jo as kete.
THJESHT HUMBJE KOHE
Trasporti te cilin e paguam ekstra dhe qe kane per detyre ti zbresin nga makina AS NGA MAKINA nuk i zbrisnin per ti vene poshte pallatit.
Madje as nuk i kishin mbuluar me dicka pasi ishte dite me shi dhe pllakat mund ti merje nje nga nje pasi cdo gje ishte e lagur.
KINI KUJDES SEPSE GJITHMONE DUAN TE PERFITOJNE NGA SITUATAT
Do vendosja 0 por ska mundesi ta besh.

Ndërkohë, shtetasi G.Z, 11 muaj më parë shkruan:

Eksperience shume e keqe me blerjet e mia. Zakonisht nuk më pëlqen të bëj revieë të keqe per inat, por kjo ishte e vetmja mënyrë qe mund të shprehja pakenaqesite e mia.

Pasi bleva me kerkese se firmes se ndertimit para 8 muajsh te gjithe pllakat e parketin tek Delta. Kompania e ndertimit na i shtroi pllakat e parketin me vonese dhe tani Delta thote qe ka kaluar shumë kohë dhe nuk mund te na i ktheje me.

Kjo pasi na kishin shitur nga 10% sasi pllakash e parketi me shumë me premtimin se do mund ti kthenim. Nese ndonjëherë do bleni pllaka te këta kujdes, duhet ti shtroni brenda dy javësh per ti kthyer ndryshe kalon koha dhe nuk i kthejne me. Kete gje nuk ta thone ne fillim, ta thone kur ti shkon e i kthen.

Gjithashtu me kanë sjellë nje pllake me defekt dhe prapë se prapë as nuk e morën parasysh.

Ai ka lënë ede një foto në përshtypjen e tij:

Vrαsja e ish-snajρeristit kυrd në Angli, i riu shqiρtar αrrestohet në BeΙgjikë

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasjen e Hemawand Ali Hussein, është arrestuar në Belgjikë, ndërsa autoritetet britanike vijojnë kërkimet për dy të tjerë.

I riu shqiptar u arrestua nga policia në Belgjikë pas punës së përbashkët me Policinë e Cleveland, partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA).

Hussein, një kurd që ishte baba i dy djemve u qëllua në kokë nga një distancë e afërt me një armë gjahu në Hartlepool në shtator 2019. Për këtë ngjarje, policia britanike po kërkon edhe dy shqiptarët: Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç.

Deri më tani, katër anëtarë të bandës shqiptare janë dënuar për vdekjen e Hussein të shtunën e 14 shtatorit 2019. Eugert Merizaj, 33 vjeç, u shpall fajtor për vrasje në mars 2022 dhe u dënua me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç u dënua me 19 vjet dhe Qazim Marku, 28 vjeç u dënua me 19 vjet.

Një tjetër burrë që doli në gjyq për vrasjen u lirua nga të gjitha akuzat.

Siç është raportuar më parë, Hussein i cili jetonte në Billingham me partneren e tij, Jennifer Buller dhe dy djemtë e tyre u qëllua për vdekje pasi u josh në një shtëpi në Hartlepool nën pretendime të rreme. Incidenti ndodhi pasi Hussein iu tha se shtëpia mund të ishte e përshtatshme për rritjen e kanabisit dhe ai ra dakord të hidhte një sy. Hamawand Ali Hussein i cili kishte shërbyer me forcat ushtarake Peshmerga të Guvernatorit Rajonal Kurd në Irakun Verior, ishte një snajperist i aftë kurd dhe iu bashkua vijës së parë në betejën globale kundër grupit militant të Shtetit Islamik. Hamaand, i cili ishte me origjinë nga Kurdistani, më pas u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar.