Vrαsja e ish-snajρeristit kυrd në Angli, i riu shqiρtar αrrestohet në BeΙgjikë

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasjen e Hemawand Ali Hussein, është arrestuar në Belgjikë, ndërsa autoritetet britanike vijojnë kërkimet për dy të tjerë.

I riu shqiptar u arrestua nga policia në Belgjikë pas punës së përbashkët me Policinë e Cleveland, partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA).

Hussein, një kurd që ishte baba i dy djemve u qëllua në kokë nga një distancë e afërt me një armë gjahu në Hartlepool në shtator 2019. Për këtë ngjarje, policia britanike po kërkon edhe dy shqiptarët: Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç.

Deri më tani, katër anëtarë të bandës shqiptare janë dënuar për vdekjen e Hussein të shtunën e 14 shtatorit 2019. Eugert Merizaj, 33 vjeç, u shpall fajtor për vrasje në mars 2022 dhe u dënua me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç u dënua me 19 vjet dhe Qazim Marku, 28 vjeç u dënua me 19 vjet.

Një tjetër burrë që doli në gjyq për vrasjen u lirua nga të gjitha akuzat.

Siç është raportuar më parë, Hussein i cili jetonte në Billingham me partneren e tij, Jennifer Buller dhe dy djemtë e tyre u qëllua për vdekje pasi u josh në një shtëpi në Hartlepool nën pretendime të rreme. Incidenti ndodhi pasi Hussein iu tha se shtëpia mund të ishte e përshtatshme për rritjen e kanabisit dhe ai ra dakord të hidhte një sy. Hamawand Ali Hussein i cili kishte shërbyer me forcat ushtarake Peshmerga të Guvernatorit Rajonal Kurd në Irakun Verior, ishte një snajperist i aftë kurd dhe iu bashkua vijës së parë në betejën globale kundër grupit militant të Shtetit Islamik. Hamaand, i cili ishte me origjinë nga Kurdistani, më pas u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar.