“Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur vetëm për anijet nga SHBA-ja, Izraeli dhe Evropa”, Irani paralajmëron

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar të enjten se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për anijet që i përkasin Shteteve të Bashkuara, Izraelit, vendeve evropiane dhe aleatëve të tyre. Autoritetet iraniane theksuan se çdo anije nga këto vende që përpiqet të kalojë në këtë korridor detar strategjik mund të goditet.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB, Garda Revolucionare nënvizoi se “Republika Islamike e Iranit ka të drejtë të kontrollojë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit në kohë lufte”, duke iu referuar ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare. Ata shtuan se çdo anije që identifikohet si pjesë e SHBA-së, Izraelit, Evropës ose “mbështetësve të tyre”, do të goditet pa mëdyshje.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës në botë, ka pasur një reduktim të trafikut që pas nisjes së operacionit ushtarak të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, i cili u zhvillua gjatë fundjavës së kaluar.

Ky përshkallëzim ka shkaktuar menjëherë një rritje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm të tij në ekonominë globale, duke theksuar rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për furnizimin me energji.

Natë tmerri në Lindjen e Mesme! Irani BOMBARDON Dubain dhe disa vende të Gjirit, “rrafshohen” bazat amerikane

Një natë terrori përfshiu Lindjen e Mesme, pasi Irani ndërmori një seri sulmesh me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit Persik, ndërsa paralelisht u përshkallëzua edhe përplasja ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Situata u tensionua edhe më tej pas deklaratave të forta tëpresidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi ushtrinë iraniane të dorëzohej ose të përballej me “vdekjen”.

Natën mes alarmesh dhe shpërthimesh, dronë dhe raketa iraniane goditën disa qytete dhe instalime strategjike në rajon, përfshirë Dubain, Abu Dhabim, si dhe zona në Arabinë Saudite dhe Kuvajt.

Autoritetet në Bahrein njoftuan se një sulm ajror goditi një hotel dhe dy ndërtesa apartamentesh në kryeqytetin Manama. Sipas Ministrisë së Brendshme, nuk pati viktima, por u regjistruan dëme materiale dhe një zjarr që u vu më pas nën kontroll.

Tensionet u përhapën edhe në Katar, ku një dron iranian u drejtua drejt bazës ajrore Al Udeid Air Base, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. Ministria e Mbrojtjes e Katarit konfirmoi se sulmi u zmbraps dhe nuk pati dëme.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, forcat e armatosura deklaruan se kanë kapur dhe shkatërruar tre raketa që po drejtoheshin drejt bazës ajrore Prince Sultan Air Base, ku janë të stacionuara trupa amerikane.

Si kundërpërgjigje, ushtria amerikane ndërmori operacione kundër flotës iraniane. “United States Central Command” njoftoi se forcat amerikane kanë goditur një transportues dronësh iranian, një anije e përshkruar me madhësi të ngjashme me transportuesit e avionëve të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas deklaratës së komandës amerikane, anija është përfshirë nga flakët dhe operacionet do të vazhdojnë. “Forcat amerikane nuk do të hezitojnë të përfundojnë misionin e fundosjes së të gjithë marinës iraniane”, thuhej në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës së regjimit iranian në Teheran. Media shtetërore iraniane raportoi për një seri shpërthimesh në pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Ndërkohë në veri të Izraelit, sirenat e alarmit u dëgjuan në disa komunitete pas një sulmi me raketa dhe artileri nga Hezbollah, lëvizja shiite libaneze e afërt me Iranin.

Grupi paralajmëroi gjithashtu banorët e qyteteve izraelite pranë kufirit që të evakuonin menjëherë zonat deri në pesë kilometra larg vijës kufitare.

Në përgjigje të sulmeve, avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjatë natës disa zona në jug të Liban, përfshirë komunitetet Shrifa, Aita al-Shaab, Tulin, Al-Shaëana dhe Majdal Selm, si dhe fshatin Dursh në rajonin Baalbek. Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Trump: Dorëzohuni ose do të përballeni me vdekje të sigurt!

Mes përshkallëzimit të konfliktit, Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj forcave iraniane gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë iraniane që të dorëzonin armët dhe të dezertonin.

“Pranoni imunitetin, ne do t’ju japim imunitet të plotë dhe do të jeni të sigurt. Ose do të përballeni me vdekje të sigurt. Unë nuk dua ta shoh këtë”, deklaroi ai.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka kërkuar të negociojë me SHBA-në për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake, por sipas tij “është tepër vonë”.

“Na telefonojnë dhe pyesin si mund të bëjmë një marrëveshje. Unë u thashë: jeni pak vonë. Tani ne duam të luftojmë më shumë sesa ata”, tha ai.

Dasma e Selin dhe Gimbos, postimi i bashkëshortes së Mirit merr vëmendjen e madhe (FOTO)

Mbrëmja e së enjtes në “Big Brother VIP” u shndërrua në një festë të paparë për shkak të dasmës së improvizuar mes Gimbos dhe Selinit, që kurorëzuab dashurinë e tyre në lojë.

Por ndërsa çifti ishte në qendër të vëmendjes, syri i publikut u ndal edhe te një tjetër banor: Miri.

Prej javësh, rrjetet sociale dhe mediat kanë përhapur zëra për një pëlqim të mundshëm të Mirit ndaj Selinës. Gjatë dasmës, qëndrimi i tij i tërhequr, fytyra e ngrysur dhe mungesa e entuziazmit nuk kaluan pa u vënë re.

Megjithatë, në kulmin e këtyre thashethemeve, ka ardhur një reagim i fortë nga jashtë. Bashkëshortja e Mirit ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një postimi në “Instastor, ku ka ndarë një foto të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të shoqëruar me një dedikim të shkurtër: “Ylli i botës ti”.

Ky postim po interpretohet si një mbështetje e fortë dhe publike për partnerin e saj në një moment delikat, por edhe si një përgjigje indirekte ndaj zërave që aludojnë për ndjenjat e tij ndaj Selinës. Me këtë gjest, ajo duket të dëshmojë se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë është e qëndrueshme dhe nuk lejon që dinamikat brenda lojës të ndikojnë në lidhjen e tyre.

Pensionistët nuk e marrin bonusin në shkurt, ekspertja jep informacionet e fundit, ja veprimet që duhet të bëjnë

Ekspertja ekonomiste, Romina Radonshiqi ka dhënë sqarime lidhur me shqetësimet e pensionistëve për mosmarrjen e bonusit në muajin shkurt, duke theksuar se pensionistët që nuk e kanë përfituar duhet të bëjnë ankesë në platformën e-Albania. Sipas saj, është e pamundur që një pensionist ta marrë bonusin në një muaj dhe të mos e marrë në muajin pasardhës për shkak të ndonjë ndryshimi në pension.

“Në fakt kjo është gjë e pamundur dhe e them këtë sepse nuk është se ka pasur indeksim që të mendosh që ai që e merr në janar nuk e merr dot në shkurt, që do të thotë që të gjithë ata pensionistë të cilët nuk e kanë përfituar në shkurt bonusin, atëherë do duhet që të ankohen pranë e-Albania-s me qëllim që të kenë mundësi të marrin bonusin”, tha ajo.

Ekspertja theksoi se ka pasur raste kur pensionistët që kanë bërë kërkesë kanë arritur të marrin pagesat e prapambetura.“Nëse ka pasur pensionistë të cilët nuk e kanë marrë bonusin dhe kanë bërë kërkesë tek e-Albania, kemi pensionistë të cilët kanë mundur të marrin bonusin për tre muajt që nuk e kanë marrë, që do të thotë për janarin, për shkurtin dhe për marsin. Pra sot Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka korrigjuar gabimin e bërë duke mos u dhënë disa pensionistëve bonusin që u takonte me të drejtë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se lajmet që flasin për persona që e kanë marrë bonusin në janar por jo në shkurt nuk kanë logjikë ekonomike. “Ky lajm i cili flet për individë të cilët e kanë marrë bonusin në janar por nuk e kanë marrë në shkurt, mua më duket pasens, për shkak se nga janari në shkurt apo nga shkurti në mars nuk ka pasur indeksim pensionesh”, tha ekspertja. Sipas saj, pensionistët duhet të paraqesin ankesë pranë Instituti i Sigurimeve Shoqërore përmes e-Albania nëse nuk e kanë marrë bonusin. “Për të gjithë ata pensionistë të cilët nuk e kanë marrë, duhet t’i drejtohen e-Albania-s me kërkesë, pra ankesë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore me qëllim që ta përfitojnë”, theksoi ajo. Ndërkohë, ekspertja sqaroi edhe një keqkuptim që mund të kenë pasur pensionistët lidhur me mënyrën e përfitimit të bonusit.

“Ndoshta pensionistët mos kanë pretenduar që në rastin e shtimit të bonusit 8.000 lekë, mos mendojnë që në janar është marrë një shumë dhe në shkurt do të shtohet përsëri. Nuk është kështu. Pra nëse ka marrë në janar 208.000 lekë, do marrë 208.000 lekë çdo muaj deri në fund të vitit. Rritja është 8.000 lekë dhe është konstante, nuk është që çdo muaj shtohen nga 8.000 lekë”, u shpreh ekspertja.

Çfarë po ndodh me skemën e pensioneve?

Nga ana tjetër qeveria ka transferuar 167 milionë euro të pashpenzuara nga buxheti i vitit 2025 në Fondin e Veçantë të Pensioneve, me synimin për të forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës në një moment kur sistemi përballet me presione strukturore dhe shumë pensionistë jetojnë pranë kufirit të varfërisë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Elvin Meka, kjo është një qasje e pazakontë dhe e paprecedentë, që synon adresimin e problematikave të reformës në fushën e pensioneve.

“Është një lloj mënyre për të ndihmuar ose për të mbështetur skemën e pensioneve, e cila mesa duket në vitet që do të vijnë do të ketë një barrë akoma më të madhe sa i përket peshës në buxhetin e shtetit, jo vetëm nga rritja dhe indeksimi i pensioneve, por edhe nga vetë rritja nominale e numrave, dalja gjithmonë e më shumë e pensionistëve”, tha eksperti. Sipas tij, kjo ndërhyrje nuk përbën një hap strukturor në mbështetje të skemës së pensioneve. “Nuk klasifikohet në konceptin strategjik, më shumë se atë taktik dhe operacional”, nënvizoi ai. Meka thekson se, në një situatë normale, fonde të tilla nuk duhet të ekzistonin dhe, me rritjen e mirëadministrimit, ato do të duhej të zvogëloheshin ose të eliminoheshin plotësisht.

“Kjo iniciativë e qeverisë krijon fonde të tilla, të cilat në një mënyrë apo tjetrën shkojnë për mbështetjen e skemës së pensioneve”, theksoi eksperti Meka. Për ekspertin, vendimtar për reformën mbetet roli që do të marrë qeveria në krijimin e shtyllës së dytë të skemës së pensioneve. “Diskutimi i reformës ka të bëjë me faktin nëse qeveria do të vendosë apo jo të jetë bashkëfinancuesee shtyllës së dytë të pensioneve.

Ky është ndryshimi real që pritet ose që i jep tonin reformës së ardhshme të pensioneve”, theksoi ai. Në vlerësimin e ekspertit, ndërhyrja aktuale është një element që ndihmon në plotësimin e boshllëqeve të skemës, me qëllim që të mos rritet më tej pesha e fondit të pensioneve mbi buxhetin e shtetit

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 8 mars 2026

Dashi
Energjia juaj është në rritje dhe mund të ndiheni më të motivuar për të përfunduar disa detyra që i keni shtyrë. Në marrëdhënie mund të lindë një bisedë e rëndësishme që kërkon sinqeritet. Mos u nxitoni në vendime financiare.

Demi
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë stabilitet dhe qetësi. Një lajm ose një bisedë me një person të afërt mund t’ju ndihmojë të shihni një situatë nga një këndvështrim tjetër. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Binjakët
Komunikimi është pika juaj e fortë sot. Mund të merrni një propozim interesant ose të zgjidhni një keqkuptim të vjetër. Në punë, një ide e re mund të tërheqë vëmendjen e njerëzve të duhur.

Gaforrja
Emocionet janë më të theksuara dhe mund të kërkoni më shumë mbështetje nga njerëzit që doni. Është një ditë e mirë për të rregulluar marrëdhënie familjare ose për të kaluar kohë me persona që ju japin qetësi.

Luani
Sot mund të ndiheni më të vendosur për të marrë kontrollin e një situate. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Në dashuri kërkohet pak më shumë durim dhe mirëkuptim.

Virgjëresha
Detajet bëjnë diferencën sot. Një çështje që lidhet me punën ose organizimin e planeve mund të marrë një drejtim më të qartë. Kujdes mos e ngarkoni veten me përgjegjësi të tepërta.

Peshorja
Balanca mes jetës personale dhe detyrimeve të përditshme është çelësi i ditës. Mund të merrni një këshillë të vlefshme nga dikush që ju njeh mirë. Në dashuri, sinqeriteti sjell më shumë qetësi.

Akrepi
Intuita juaj është shumë e fortë sot. Mund të kuptoni më qartë qëllimet e njerëzve përreth jush. Në aspektin profesional mund të lindë një ide që në të ardhmen mund të kthehet në një mundësi të mirë.

Shigjetari
Dita sjell dëshirë për ndryshim dhe lëvizje. Mund të mendoni për një projekt të ri ose për një plan që lidhet me udhëtime apo zhvillim personal. Kujdes të mos premtoni më shumë sesa mund të realizoni.

Bricjapi
Fokusi juaj është tek përgjegjësitë dhe qëllimet afatgjata. Një zhvillim i vogël në punë mund të hapë rrugën për diçka më të madhe në të ardhmen. Në familje kërkohet pak më shumë vëmendje.

Ujori
Idetë kreative janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni të frymëzuar për të nisur diçka të re ose për të bashkëpunuar me persona që ndajnë të njëjtat interesa. Një surprizë e vogël mund t’ju përmirësojë humorin.

Peshqit
Sot është një ditë e mirë për reflektim dhe për të dëgjuar ndjenjat tuaja të brendshme. Një situatë që ju ka shqetësuar mund të fillojë të qartësohet. Merrni kohë për veten dhe mos u nxitoni në vendime të rëndësishme.

Rrëfehet g. rυαjα: Ja ρse shkοj me të t. jerë. B. υrri e di, por nuk ka çfαrë të më bëjë

Një histori tradhtie bashkëshortore është zbuluar për “Daily Star” nga një grua, përdoruese e rrjetit social “Ashley Madison”, i specializuar pikërisht në krijimin e lidhjeve jashtëmartesore.

50-vjeçarja tregoi arsyet pse pëlqen ta tradhtojë të shoqin. Ajo ka treguar se me bashkëshortin ka katër fëmijë dhe se kishte një lidhje katër vjeçare jashtë martesore të cilën ai ia zbuIoi.

“Burri im mësoi në mars se kisha një aferë katërvjeçare. 99% të kohës nuk ndjej ndonjë faj, po argëtohem dhe kënaqem. Jeta është shumë e shkurtër”, rrëfen ajo.

“Burri dhe unë kemi shkuar në terapi që kur ai zbuloi aferën time katërvjeçare dhe kjo e ka ndihmuar”, shton gruaja.

“Por unë do të vazhdoj ta përdor faqen e internetit për nevojat e mia. Dua eks.itim”, shprehet.

Më tej vijon: “Gjatë katër vite e gjysmë në këtë faqe unë kam pasur një marrëdhënie të duhur afatgjatë dhe të tjera të shumta, si në internet ashtu edhe offline. Për momentin nuk kam një lidhje, por unë po bisedoj me dikë dhe do të takohem së shpejti. Gjetja e dikujt në internet është shumë më e lehtë dhe unë do të thosha se diskrecioni është një domosdoshmëri. Në Ashley Madison kam më shumë kontroll dhe prandaj mund të gjej partnerë të mundshëm”.

Gruaja gjithashtu hedh dritë mbi frustrimin e saj sek.sual brenda martesës.

“Meqë dëshirat e mia nuk u arritën, kjo më nxiti të kërkoja jashtë martesës për të kënaqur nevojat e mia”, zbuloi ajo.

“Partnerët e marrëdhënieve të mia jepen më shumë në atë që unë dua sek.sualisht. Burri im nuk po më jepte atë që kisha nevojë.

“Do ta kisha lënë burrin tim për partnerin tim katër-vjeçar, por ai vendosi të qëndrojë i martuar me mua”.

Avionët kalojnë sipër tij, gazetari Artur Bibe tmerrohet në transmetim live nga Izraeli

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë transmetimit live në emisionin “Breaking” me moderatoren Fiori Dardha në Top News, ku gazetari Artur Bibe u përball me një situatë frike teksa raportonte nga Izraeli.

Ndërsa ishte në Iidhje direkte dhe po informonte për zhvillimet e fundit në rajon, në qiellin mbi zonën ku ndodhej u panë të kalonin raketa të lëshuara nga Irani, zhurma e të cilave dëgjohej edhe në transmetim.

Raketat e lëshuara nga Irani aktivizuan sirenat e alarmit në disa zona të Tel Avivit. Sipas Israel Defense Forces, Komanda e Frontit të Brendshëm njoftoi se civilët në zonat ku u dëgjuan sirenat mund të largohen nga strehimoret, por duhet të qëndrojnë pranë tyre për shkak të rrezikut të sulmeve të tjera.

Ndërkohë, autoritetet izraelite bënë të ditur se ushtria kishte nisur një “valë të gjerë sulmesh” ndaj objektivave në Tehran dhe Beirut.

VIDEO

Shtrenjtόhet sërish nafta, ja sa arrin çmimi në karbυrantet e krγeqytetit

Në Tiranë për disa pika çmimi i naftës ka arritur 182 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e shitjes së naftës me pakicë para nisjes së Iùftës, rezulton se rritja është 7 lekë për litër.

Sot sipas një vëzhgimi në terren rezulton se çmimi i naftës në pikat e pakicës është rritur nga disa operatorë, përfshirë kompanitë, si: “Kastrati”, “Bolv” dhe “Elda”.

Në një nga pikat e kompanisë “Kastrati” pranë tregut të Medresë çmimi i naftës rezulton 182 lekë për litër nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë. Rritja është 7 lekë për litër.

Ndërsa nafta nga operatori “Elda” është rritur sërish. Nga 179 lekë për litër që u shit në pikat e pakicës ditën e mërkurë, çmimi i naftës sot ka arritur 182 lekë për litër. Rritja është edhe me 3 lekë të tjera.

Rritje çmimi prej 7 lekë ka pasur edhe te pikat e pakicës së kompanisë “Bolv”. Çmimi ka arritur 182 lekë për litër.

Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës ishte 175 lekë për litër. Në treg rezulton se çmimi prej 175 lekë për litër ka qenë i qëndrueshëm prej tetorit të 2024-s, pra prej më shumë se 1 viti.

Ndërkohë prej të mërkurës, rreth 4 ditë pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme çmimi në tregun e pakicës u rrit me 4 lekë, duke arritur në nivelet e 179 lekë për litër. Ndryshimi i çmimit u reflektua në disa pika në Tiranë të operatorit “Elda”, ndërsa mbeti i pandryshuar te pikat e furnizimit me pakicë në autostradë.

Rritja të çmimit të naftës është shënuar edhe në bursat e huaja. Çmimi i naftës brent crude është 88.9 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve çmimi i naftës brent crude në bursë ishte 65 USD për fuçi.

Ndërsa çmimi i naftës të rafinuar, sipas operatorëve ditën e premte, para sulmit, u ble me 700 USD për ton. Pas sulmit, çmimi u rrit në 900 USD për ton. Por pas mbylljes së rafinerisë “Ras Tanura” në Arabinë Saudite, për shkak të një sulmi me dron, çmimi i naftës së rafinuar në bursat ndërkombëtare arriti 1,150 USD për ton./Monitor

“Je njeri i rrυgës, më gjej bυrrin υrgjent”/ Rόgerti nuk lë rehat Selin: Të gënjγen sytë dje, ti do Mirin

“Në vend që të jetë me burrin duke u puthur dhe kënaqur, rri këtu tek pull”

Debatet mes SeIin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Teksa banori mëngjesin e sotëm po bënte kafen, ajo i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar që t’i gjejë ‘burrin’ Gimbon.

Por Rogerti shprehet se ajo doli jashtë për Mirin, jo për të kërkuar Gimbon. Sipas tij, Selin e ka mendjen te këngëtari dhe një gjë e tillë u kuptua nga sytë e balerinës gjatë mbrëmjes së kaluar kur ishin duke kurorëzuar “dashurinë e tyre”.

Rogerti e ka quajtur Selinën një aktore, ndërsa kjo e fundit është shprehur se banori i përket rrugës. Në debat është përfshirë dhe Miri, i cili e ka urdhëruar Rogertin t’i bënte një kafe.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ja dhe nusja false, ja aktorja. Aktorja Selin.

Selin: Injorant, ordiner.

Rogerti: Në vend që të jetë me burrin duke u puthur dhe kënaqur, rri këtu tek pull, ja ku është këtu tek pullë. Pse? Sepse do Mirkon. Sytë dje nuk gënjyen.

Selin: S’po gjej burrin.

Miri: Do na bësh ndonjë kafe?

Rogerti: Patjetër, ‘kapo’ Miri.

Selin: Zari, zari, urgjent ma gjej burrin.

Rogerti: Ti e ke lënë mbrapa burrin.

Selin: Je ordiner, je njeri i rrugës, i përket rrugës. Ti dhe ajo tjetra. Ku është ajo tjetra?

FamiΙja i çon me dron mesazhin e shυmëρritur Brikenës

Një moment mjaft i veçantë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Brikena është surprizuar nga familjarët e saj me një parashutë që fluturoi mbi shtëpi, duke i përcjellë një mesazh mjaft domethënës.

“Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty”, shkruhej në dronin e dërguar nga familja.

Ky mesazh duket se tregon mbështetjen e tyre të plotë, dhe është një dritë e gjelbër për njohjen e saj brenda shtëpisë me Mateon.

Sapo ka parë parashutën dhe ka lexuar fjalët e tyre, Brikena nuk i ka mbajtur dot lotët, duke u shfaqur mjaft e emocionuar.