“6 milionë $ nuk mund të ta blejnë vizën amerikane”, pankartat kundër Berishës në SHBA: Gërdeci në fyt do të ngeci

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi dje një takim me shqiptarë në New Jersey. Nga atje, Berisha sulmoi administratën e shkuar amerikane që e shpalli non grata, ndërsa komentoi edhe protestat që po mbahen në Tiranë të njohura si “Revolucioni Flàmingo”. Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte pikërisht pritja që “flamingot” e diasporë si kishin bërë kreut të Partisë Demokratike.Një protestë, përmes së cilës i kujtuan se për Departamentin Amerikan të Shtetit ai është ende një person non grata. Disa protestues u shfaqën me pankarta kundër Berishës në hyrje godinës ku kryedemokrati zhvilloi takimin me shqiptarët. Protestuesit thirrën në kor “Berisha non grata që nga 1997-ta”, ndërsa të tjerë kishin një pankartë edhe më domethënëse, duke iu referuar lobimit të Berishës në SHBA.

“Berisha, 6 milionë nuk mund të ta blejnë vizën amerikane”, thuhej në një prej pankartave, ndërsa në krah të Berishës në SHBA u shfaq edhe shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, drejtuesi i fondacionit “Make Albania Great Again” përmes të cilit kryheshin pagesat për lobimin 6 milionë dollarësh në SHBA të Partisë Demokratike.Një protestues tjetër ishte kujdesur t’i kujtonte Berishës masakrën e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve

“Berisha, Gërdeci në fyt do të ngeci”, thuhej në pankartë.

Berisha ndodhet në SHBA pesë vite pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Udhëtimi i tij u bë i mundur pas vendimit të DASH të 11 qershorit 2026 për t’i hequr ndalimin e hyrjes në SHBA, pa e hequr megjithatë nga lista e zezë e SHBA. Kreu i PD-së udhëtoi si pjesë e delegacionit të IDU-së për të marrë pjesë sot në Konventën Kombëtare Republikane.

21-vjeçarja hidhet në Iumë, komunikimi i saj i fundit ishte me babain: Mirupafshim, babi (VIDEO)

Një ngjarje tragjike është raportuar në Jammu dhe Kashmir të Indisë, ku një 21-vjeçare, e identifikuar si Bile Devi, dyshohet se është hedhur nga Ura e Shivës mbi lumin Chenab.

Sipas mediave indiane, një video e ngjarjes është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje, Devi shihet në urë, ndërsa disa kalimtarë përpiqen ta ndalojnë. Ajo duket se u thotë lamtumirë personave përreth përpara se të hidhet në lumë.

Pas ngjarjes, në kërkim u angazhuan forcat e policisë, pjesëtarë të Forcës Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SDRF) dhe vullnetarë vendas. Operacioni vijoi në lumin Chenab, por deri në raportimet e fundit nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e 21-vjeçares.

Rrethanat që çuan në ngjarje mbeten ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur një motiv të konfirmuar.Sipas raportimeve, pak para se të zhdukej, Devi kishte komunikuar me babain e saj, Krishnan Lal. Ajo ishte duke u kthyer me eskortën e saj me motoçikletë dhe i kishte thënë të atit se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte te mjeku.

Pak më vonë, një prej personave që e shoqëronte njoftoi babain se vajza kishte vrapuar drejt urës. Lal kërkoi të fliste me të përmes telefonit dhe u përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dëshmisë së babait, kur ai e pyeti nëse dikush i kishte bërë apo i kishte thënë diçka, e reja u përgjigj se nuk donte që askush t’i afrohej.

Në vijim të bisedës, ajo i tha të atit se kjo ishte jeta e saj dhe se zemra i thoshte të largohej. Telefonata përfundoi me fjalët: “Mirupafshim, babi.”.

Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares dhe hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://x.com/sirajnoorani/status/2096471332234133659?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2096471332234133659%7Ctwgr%5E951cad0db2a9acf4f1a476100a63ebead2ead2bf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Ftronditese-21-vjecarja-hidhet-ne-lume-komunikimi-i-saj-i-fundit-ishte-me-babain-mirupafshim-babi-video-i5182130

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”: I dërgūari special i Trump viziton Kryegjyshatën

TIRANË – I dërguari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump për Partneritetet Globale në Ballkan, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku është ndalur te bashkëpunimi dypalësh, bashkëjetesa fetare dhe projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë.

Gjatë vizitës, e cila u zhvillua në Ditën e Nënë Terezës, Zampolli u takua me Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), dhe vlerësoi lart harmoninë ndërfetare në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si një mik dhe aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetarët lidhur me nismën e prezantuar nga Kryeministri Edi krijimin e një entiteti sovran Bektashi, i dërguari special amerikan theksoi se vendimi i takon qytetarëve shqiptarë dhe se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë çdo vullnet të tyre.

“E kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Nëse populli i Shqipërisë e dëshiron këtë, mendoj se kjo është një gjë e mirë,” u shpreh Zampolli, duke shtuar se duhet dëgjuar zëri i popullit.

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu projektet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike e strategjike mes dy vendeve, ndërsa Zampolli pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të qeverisë dhe grupeve parlamentare shqiptare.

“NdaIohet rreptësisht”, ministrja jep këtë urdhër të prerë drejtorëve për nisjen e vitit të ri shkollor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e 200 shkollave në Tiranë, duke përcaktuar disa nga prioritetet për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Siguria në ambientet e shkollave, respektimi i etikës nga stafet pedagogjike dhe roli i punonjësve socialë ishin ndër çështjet kryesore të diskutuara. Një tjetër fokus ishte ndalimi i përdorimit të telefonave celularë, rregull që ministrja tha se do të zbatohet me më shumë rigorozitet, duke nisur nga vetë mësuesit.

Kumbaro u ndal edhe te Kodi i Etikës, i miratuar një vit më parë për mësuesit, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e shërbimit psikosocial. Sipas saj, zbatimi i këtij kodi nuk lidhet vetëm me paraqitjen, por veçanërisht me mënyrën e komunikimit në mjediset shkollore.

Ministrja theksoi gjithashtu se dita e parë e shkollës do të ketë një tjetër qasje. Për herë të parë, përmes udhëzimit të ri për vitin shkollor, ajo do të shërbejë si një ditë njohjeje dhe prezantimi me shkollën, mësuesit, tekstet dhe bashkëmoshatarët.

Pjesë e masave për rritjen e sigurisë janë edhe kamerat inteligjente, të vendosura në 20 shkolla në Tiranë dhe Kamzë.

Sipas ministres, këto pajisje kanë mundësi të identifikojnë automatikisht situata apo elementë që mund të përbëjnë rrezik. Sistemi mund të detektojë, ndër të tjera, tymin e cigares, objekte të kategorizuara si të rrezikshme, si doreza, armë apo thika, si dhe fytyra të personave të raportuar si me rrezikshmëri.

“Hakmarrja nuk ka datë skadence”/ Babai i Eduard Kuçit reagon pas sherrìt me Jozin: Unë do të …

Sherri mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes pas publikimit të videos së dhunës që bëri xhiron në rrjet.

Së fundmi u bë virale edhe një reagim i babait të Edit, ku shfaqej një tatuazh ku shkruhej “hakmarrja nuk ka datë skadence”, duke lënë të kuptohet që do të hakmerret pas dhunë ndaj të birit nga Jozi dhe grupi i tij.Lidhur me këtë postim, Arsim Kuçi ka bërë një reagim për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku shprehet se nuk është bërë nga ai dhe as me iniciativën e tij. Ai shprehet se janë të shokuar dhe pa fjalë nga kjo ngjarje.

Reagimi i babait të Eduard Kuçit:

“Faleminderit për interesimin tua, ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vend i shqiptarëve. Për këtë arsye unë kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës.Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që po postohet, dua të sqaroj se postimet që po qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media sepse nuk kam çfarë të them më shumë.

TR0NDlTET FUTBOLLI/ U zunë për një grυa, lojtari h*Imόn shokun e skuadrës, ndërrοn j etë 30-vjeçαri

Një udhëtim i zakonshëm me skuadrën përfundoi në tragjedi për një futbollist amator në Gjermani. Një 35-vjeçar, pjesë e klubit TuS Rockenberg, u arrestυa më 1 shtator, pasi dyshohet se helmoi një bashkëlojtar të tij, i cili po përgatitej të martohej pas dy javësh.

Sipas hetimeve, i dyshuari, i identifikuar si Marius, mund t’ia ketë dhënë fshehurazi substancën helmuese Filipit gjatë një udhëtimi të ekipit në Drezden.Gjendja shëndetësore e 30-vjeçarit nisi të përkeqësohej që gjatë udhëtimit. Pas kthimit në banesë, simptomat u rënduan dhe familjarët kërkuan ndërhyrjen e ambulancës. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë të nesërmen, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Fillimisht, familja mendoi se Filipi mund të ishte helmuar nga ushqimi, pasi gjatë udhëtimit kishte konsumuar peshk. Autopsia tregoi më pas se vdekja ishte shkaktuar nga një helmim, i cili kishte çuar në mosfunksionimin e organeve.

Të dhënat e mbledhura gjatë hetimit orientuan dyshimet e autoriteteve drejt bashkëlojtarit të viktimës. Prokurori Thomas Hauburger deklaroi për mediat vendase se hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si një veprim të mundshëm hakmarrjeje.Në qytetin e Rockenbergut qarkullojnë pretendime se mes dy futbollistëve kishte pasur një konflikt që lidhej me një grua. Kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht. I arrestuari ndodhet në paraburgim dhe deri tani ka zgjedhur të mos japë shpjegime për akuzat.

Këngëtarja e njohur publikon ΡAMJET tr¤nd itëse ku drejtori muzikor tenton a bυzimin me të (Video)

Këngëtarja kryesore e grupit të njohur peruan të muzikës cumbia “La Bella Luz”, Naldy Saldana, ka akuzuar drejtorin muzikor Cesar Sanchez Chavista për ngacmim seksual dhe fizik, duke bërë të ditur se ka depozituar një kallëzim pranë autoriteteve.

Artistja deklaroi se, së bashku me denoncimin, ka dorëzuar edhe regjistrime audio dhe video që, sipas saj, dokumentojnë incidentin.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Saldañën duke u përpjekur të largohet, ndërsa drejtori muzikor e kap nga krahu dhe e tërheq me forcë drejt vetes, duke vijuar sjelljen e papërshtatshme.

Pas publikimit të videos, ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Peru. Anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e grupit “La Bella Luz” kanë shprehur mbështetjen për këngëtaren.

Ndërkohë, grupi muzikor njoftoi se ka pezulluar përkohësisht nga detyra drejtorin muzikor Cesar Sanchez Chavista deri në përfundimin e hetimeve nga autoritetet.

“La Bella Luz” është një nga grupet më të njohura të muzikës cumbia në Peru, me bazë në qytetin Monsefu, dhe gëzon popullaritet të madh në vend. Hetimet për rastin janë në vijim.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 8 Shtator 2026

Dashi

Sigurohuni që po punoni në një punë që ju përshtatet shpirtit. Është e rëndësishme që të bëni diçka në të cilën besoni vërtet. Nëse nuk është ky rasti, tani është koha për të kërkuar mundësi të tjera. Ka shumë oferta në dispozicionin tuaj tani.

Demi

Momentet nga e kaluara do t’ju ndihmojnë sot. Kushtojini vëmendje këtyre kujtimeve që ju vijnë në kokë. Ato po hyjnë në vetëdijen tuaj për një arsye. Ka mësime që duhen nxjerrë nga këto kujtime. Zbatojini ato në rrethanat e sotme.

Binjakët

Mësimi juaj sot është të lidheni më mirë me njerëzit e tjerë. Shumë herë, ju i gjykoni të tjerët dhe pastaj largoheni ose ktheheni brenda vetes bazuar në gjykimet tuaja për ta. Në vend të kësaj, duhet të bëni një përpjekje shtesë për t’u lidhur me këta njerëz në një mënyrë pozitive.

Gaforrja

Dikush do të ketë një ide që ju e mendoni si joreale, por pas një shqyrtimi më të afërt, do të shihni se mund të jetë shumë e dobishme për ju dhe për rrugën në të cilën jeni. Kur keni dyshime, merrni një qasje më krijuese. Në fantazi gjendet mençuria.

Luani

Ji më shoqëror me kolegët e tu. Ndani email-e dhe meme qesharake. Ndiq kolegët e tu në mediat sociale dhe kërkoju atyre të bëjnë të njëjtën gjë. Gjej mënyra për t’u lidhur me njëri-tjetrin në një mënyrë të lehtë. Një shoqëri e tillë është thelbësore.

Virgjëresha

Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë. Nuk është koha për të qenë të lëkundur. Përkundrazi, duhet të jeni të vendosur. Të kesh përgjigjet në majë të gjuhës është çelësi për të fituar respektin që të nevojitet nga njerëzit përreth teje. Ji i fortë me fjalët e tua.

Peshorja

Pikërisht kur menduat se i kishit mbaruar betejat, beteja të reja lindin nga askundi. Mundohuni të mos mbingarkoheni ose stresoheni. Kjo mund të mos jetë aq e lehtë për t’u bërë. Telefononi miqtë tek të cilët mund të mbështeteni, të cilët e dini se do t’ju ndihmojnë të qetësoheni.

Akrepi

Ke arritur një vend të rehatshëm në karrierën tënde dhe mund të jetë e lehtë për ty të jesh i kënaqur me vendin ku ndodhesh aktualisht. Mos u bëj shumë i vetëkënaqur. Ke arritur deri këtu – kështu që tani është koha të shtysh veten në nivelin tjetër.

Shigjetari

Informacioni që merrni sot është pjesë e së vërtetës, por nuk është e vërteta e plotë. Do t’ju duhet të shtyni përpara dhe të jeni I vendosur për të nxjerrë historinë e plotë nga njerëzit. Mos u kënaqni me biseda sipërfaqësore. Hyni në thelb të çështjes.

Bricjapi

Kundërshtime të papritura do t’ju vijnë valë-valë. Mbrojtjet tuaja janë dobësuar tashmë nga pika kulmore në të cilën ndodheni në karrierën tuaj. Gjëja e fundit që ju nevojitet është agresioni shtesë nga të tjerët. Fatkeqësisht, do ta merrni – prandaj përgatituni.

Ujori

Dikush që sapo ka kërkuar një nder ose informacion ka nevojë për një përgjigje në kohë. Mos hezitoni më. Tani është koha për ta telefonuar përsëri atë person ose për t’i kthyer email-in. Shpejtësia në këtë drejtim është një pjesë kyçe e suksesit tuaj.

Peshqit

Ke bërë goxha larg dhe ke shumë mençuri për të ndarë. Në shumë mënyra, je një mësues i shkëlqyer. Megjithatë, mbaje mend se ke ende shumë për të mësuar. Aspekti sentimental do të marrë një nxitje të re sot.

‘I νυri kαmera ne tυαΙet se lahej shpesh’, detektivja Shkënda Lili tregon rastin trοnditës të xheΙozisë

Detektivja Shkënda Lili flet për raste tradhtie të cilat kanë qenë në fokusin e punës së saj si investiguese me pagesë.

Në një intervistë në podcastin e Grida Dumës ajo tregoi rastin e një 50-vjeçari që dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte. Ai dha si arsye për dyshimet e tij, faktin se e shoqja rrinte shumë në tualet dhe lahej shpesh.

Shkënda tha se nga investigimi i stafit të saj nuk rezultoi se ajo e tradhtonte atë, por burri i kishte thënë se i ka vendosur kamera në banjë dhe ajo kujdesej shumë për veten.

Pjesë nga intervista:

Shkënda Lili: Do të tregoj një rast të një zotërie në moshë 50 vjeç për të investiguar bashkëshorten. Dhe ishte aq i sëmurë psiqikisht ai njeri saqë më ka lënë dhe ai pa fjalë. Bashkëshortja në një moshë me të, jetonte në një nga fshatrat e Tiranës.

Grida Duma: Në fshat prapë?

Shkënda Lili: Në rrethet e Tiranës. Gruaja punonte në një kompani dhe arsyeja se pse erdhi është se gruaja lahej shpesh, diçka e ka. Ca idiotësira që unë herë pas here dhe qeshja. E pyesja se cili është dyshimi i tij, se çfarë kishte parë te bashkëshortja, pasi kur shikoja foton e saj dhe duke investiguar më lindi dhe mua dyshimi se ku mund të tradhtojë kjo. Se ne tani e kuptojmë se kush tradhton dhe kush jo, që ditën e parë. Ne e dimë përfundimin.

Grida Duma: Pak a shumë, 90 për qind ti e ke matur është tradhtar ose jo

Shkënda Lili: Që në foton që më tregoi klienti, ndaj i bëja pyetje për të kuptuar. Të dyshosh te bashkëshortja që rri gjithë ditën në shtëpi apo punon në një kompani që qep aty gjithë kohës, e shkreta e lodhur nga puna, nga jeta, mua më duket…

Grida Duma: Se lahet shpesh…

Shkënda Lili: Kur unë e ngacmoja me pyetja, se thashë që unë e kuptova që nuk ka shanse, por ai thoshte ‘ka filluar të lahet shpesh, të mbajë veten’. Ai ishte i sëmurë mendor, të paktën këtë rezultova në fund. Në mes të investigimit më thotë se donte të më takonte dhe unë i thashë ‘po patjetër, po nuk kemi parë asgjë deri tani, shumë e rregullt’. Po ai thotë se ‘filan ditë ajo do të takohet’.

Janë gjëra banale për t’i treguar, ku arrin njeriu, psikologjia zero, xhelozi e sëmurë.

Ai thotë se ‘bashkëshortja është përgatitur për nesër se ka qëndruar shumë orë duke zgjedhur rrobat, ka qëndruar shumë në tualet, jam i sigurt se po përgatitet për nesër’. Dhe në fund fare doli i pakënaqur nga investigimi dhe më tha ‘ti nuk ke bërë asgjë, por unë i kam vendosur kamera në tualet, gjithandej, ti nuk e ke kapur’.

Grida Duma: Kamerat tregonin se ajo është kujdes për veten

Shkënda Lili: Të vesh kamera në tualet, e kupton ça do thotë? Këto raste janë për…

Grida Duma: Janë për policinë se ajo rrezikon jetën të bashkëjetojë me një njeri të atillë.

Shkënda Lili: Janë për policinë, por edhe për t’u shtruar në spital. Ai këmbëngulte të shikoja videon. Ishte i sëmurë psikik, unë i ofrova ndihmë, i thashë t’a çoj te një mik i imi psikiatër. Më tha se nuk është i çmendur dhe se i kupton gjërat në ajër. Këmbëngulte sërish të shikoja videon dhe i thoja ‘nuk dua të shikoj bashkëshorten tënde si lahet, a je në terezi’.

Grida Duma: E pakënaqësi se ajo doli e ndershme

Shkënda Lili: Donte me patjetër, më thoshte se nuk e ke bërë punën mirë. Këmbëngulte të shikoja videon, po ç’më intereson mua ça bën brenda në shtëpi, lahet apo jo. Se janë raste dhe për të qeshur ndonjëherë.

Grida Duma: Janë të rrezikshme. Domethënë, psikologjia tregon se raste të tilla edhe përshkallëzohen. Mund të shkojnë edhe në vrasje. Pra ajo është viktimë totalisht në atë moment, ajo është e vendosur nën presionin e nevojës së tij për tradhti dhe nevojës së tij për të provuar vetveten sepse ai është i pasigurt në atë nivel.

Shkënda Lili: Janë raste që duhet me pas shumë kujdes, të paktën unë. Në fillimet e mia dhe nuk e kuptoja tipologjinë e njeriut. Nuk prisja kaq ekstreme, nuk isha e rrahur me jetën që të jenë njerëzit kaq ekstrem.

Kokalari për Berishën: Duhet të arr*stohet, ekzistojnë 3 dëshmìtarë…

Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara është shoqëruar me një reagim të ashpër nga Evi Kokalari, e cila ka rikthyer një akuzë të rëndë që lidhet me ngjarjet e vitit 1997 dhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Marisa Lino.

Në një reagim në rrjetin social X, Kokalari ironizon vizitën e Berishës në SHBA dhe pretendon se ndaj tij duhet të ndërmerret një hetim lidhur me një urdhër të dyshuar për sulmin ndaj automjetit të ambasadores amerikane.

Kokalari pretendon se për këtë ngjarje ekzistojnë tre dëshmitarë, mes tyre edhe shoferi i ambasadores, i cili, sipas saj, jeton aktualisht në Nju Jork. Ajo pretendon gjithashtu se këta persona mund të dëshmojnë për atë që, sipas saj, ka ndodhur në vitin 1997.

Në fund të reagimit, Kokalari i drejtohet në mënyrë publike edhe FBI-së në Nju Jork, duke kërkuar vëmendje ndaj pretendimeve të saj.

Reagimi i plotë:

“Një ‘mrekulli lirie’? Duhet të arrestohesh për urdhrin për të ‘asgjësuar’ ambasadoren amerikane në Shqipëri, Marisa Lino, në vitin 1997.

Tre dëshmitarë, përfshirë shoferin e ambasadores, i cili pothuajse u vra dhe tani jeton në Nju Jork, mund të dëshmojnë.