Horoskopi për ditën e sotme, e premte 5 qershor 2026

Dashi

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do vije duke u përkeqësuar. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësi te mira do ju dalin përpara. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate për aq kohe sa ju nuk tregoheni te kujdesshëm.

Demi

Te dashuruarit do ja kalojnë mire pranë te partnerit te zemrës dhe do ndihen gati për te marre vendime me rendësi. Beqaret me ne fund do e bëjnë për vete princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Dëgjojini edhe këshillat e familjareve.

Binjaket

Te dashuruarit do jene mjaft kritike ndaj vetes sot dhe do i pranojnë gabimet qe kane bere me partnerin. Ai do tregohet me i kuptueshëm dhe do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do mund te fillojnë një lidhje goxha te qëndrueshme dhe afatgjate. Financat do jene te qëndrueshme dhe do mund te kryeni investimet e dëshiruara.

Gaforrja

Do kaloni një dite shume te qëndrueshme gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do flisni hapur për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe nuk do e ndiejnë aspak vetminë. Shume gjera kenë për te qene ndryshe tani e tutje. Gjendja e te ardhurave do mbetet e mire. Do mund t’i shlyeni edhe disa borxhe te vjetra.

Luani

Dite tejet e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Me mirëkuptim dhe dashamirësi do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Mbrëmja do jete akoma me e zjarrte. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar do kaloni vështirësi te shumta dhe nuk do mund te jeni ne asnjë moment te qete.

Virgjeresha

Dite mjaft e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe ne disa momente do debatoni fort me te. Beqaret mire është te presin para se te marrin vendime. Jo gjithmonë gjerat janë ashtu si duken. Te ardhurat do dini si t’i mbani nen kujdes dhe do nuk do kryeni investime te jashtëzakonshme.Peshorja

Do ketë konflikte kalimtare sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë atmosfera do jete përgjithësisht e ngrohte. Do dini si t’i kaloni telashet sa me shpejt. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me shume durim nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar do ju duhet te merrni vendime te menjëhershme dhe situata do ju ndryshoje rrënjësisht.

Akrepi

Marrëdhënia ne çift do jete shume e ngatërruar gjate kësaj dite. Do keni here pas here debate te forta me partnerin dhe situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit. Beqaret do japin shume nga vetja dhe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Për stabilizimin e financave mos u mbështetni aspak tek ndihma e miqve sepse do zhgënjeheni.

Shigjetari

Do e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë qe te bjere kundër me idetë e tij. Bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret do bien ne dashuri me shikim te pare me një ish te dashurin e një shoqeje. Mos lejoni qe kjo t’iu pengoje te ecni me tej. Financat do jene delikate, kështu qe duhet te merrni masa strikte për t’ia dale.Bricjapi

Sot dita do jete e mrekullueshme nëse bëni kujdes me xhelozinë dhe tregoheni disi me te hapur. Ne te kundërt do keni mosmarrëveshje te forta. Beqaret do takojnë disa persona, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen sa për te filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do jete goxha e qëndrueshme. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Ujori

Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura do jene akoma me te shumta se me pare. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe me disa takime interesante. Me vone e dine vete ata se çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni situatën. Do jeni edhe me te qete.

Peshqit

Do jeni shume diplomate ju te dashuruarit dhe do dini si ta mbani pas vetes partnerin tuaj. Çdo gjë do ju shkoje ashtu si e keni programuar ne mendjen tuaj. Beqaret do e shfrytëzojnë ne maksimum lirinë qe kane dhe as qe do ju shkoje neper mend te kërkojnë një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te papërqendruar dhe do shpenzoni pa reflektuar me pare.

Rrjeti shpërthen ndaj Bora Zemanit dhe vëllezërve Veshaj: “Turp t’ju vijë!”

Rrugët e Tiranës dhe rrjetet sociaIe kanë zier ditët e fundit nga protestat dhe reagimet e shumta në mbrojtje të zonës së Zvërnecit.

Shkak është bërë projekti për ndërtimin e një resorti luksoz miliarda dollarësh nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ku përfshihet Ivanka Trump dhe partneri i saj Jared Kushner.

Një pjesë e madhe e opinionit publik dhe aktivistëve kanë dalë kundër këtij investimi, duke ngritur alarmin për prishjen e ekosistemit dhe habitatit të kafshëve të rralla në Shqipëri.

Në këtë situatë, qytetarët kanë kërkuar vazhdimisht që personazhet publike me shumë ndjekës të ngrenë zërin për të sensibilizuar masën.

Ndërsa disa “VIP-a” i janë bashkuar kauzës, shumë të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë indiferentë.

Ndër emrat që janë sulmuar dhe kryqëzuar më së shumti në profilet e tyre zyrtare në Instagram janë Romeo Veshaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Ndjekësit e kanë cilësuar të pafalshme heshtjen e tyre, duke qenë se të tre janë nga Vlora dhe në daljet e tyre televizive kanë treguar gjithmonë me madhështi patriotizmin dhe krenarinë për origjinën. Rrjeti ka shpërthyer në akuza të rënda në dritaren e komenteve të postimeve të tyre.

Në profilin e Romeo Veshaj, komentuesit kanë shkruar: “PSE NUK FLISNI PER VLOREN?” dhe “Palo burra jeni dhe Vlonjat ju… po ku i keni reagimet per Zvernecin?”.

Akuzat kanë vijuar edhe më tej, duke i quajtur të shitur që nuk reagojnë dot për qytetin ku kanë lindur:

“Sa keq kur shitesh, nuk reagon dot per qytetin ku te lindi koka! TURP!” dhe “You are Sold! Doni m’ju ndjek pastaj, ja ku e keni mundesine! Po ndodh n’Vlore, vendlindjen tuaj! Djem t’dobet!”.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në profilin e moderatores Bora Zemani, ku qytetarët i kujtojnë se po preken tokat e të parëve, ndërsa ajo vijon postimet normale:

“Asgje per ngjarjen e djeshmee turppppppp”, “Sa mire ti marrin tokat e eterve dhe te vazhdosh sikur sndodh gje bravaa” dhe “pse sflet per zvernecin?”.

Kritikat ndaj moderatores janë ashpërsuar edhe më shumë në komente të tjera ku ironizohet figura e saj si vlonjate:

“Ti Vlonjatja patriotja e madhe pse nuk reagove per Zvernecin?”.

Deri më tani, asnjë prej tre personazheve nuk ka bërë asnjë reagim publik apo sqarim në rrjetet sociale lidhur med këto reagime të shumta të ndjekësve të tyre.

BE autorìzon negociatat, Shqipëria drejt heqjes së roamingut me Evropën

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së.

Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.

Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.

Komisioni Evropian në muajin shkurt kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.

“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.

Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.

Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit./REL

“Duhet ta firmosësh”/ Mediat izraelite zbuIojnë përplasjet, Netanyahu presion Ramës për emërimin e konsulles së nderit

Emisioni investigativ “Uvda” në Izrael publikon regjistrime dhe dëshmi që hedhin dritë mbi një konflikt diplomatik mes Tiranës dhe Tel Avivit. Në qendër të raportimit janë kryeministri shqiptar Edi Rama, biznesmenia Nicole Raidman dhe presionet e pretenduara nga rrethi i ngushtë i Benjamin Netanyahut.

Një nga emisionet më të njohura investigative në Izrael, “Uvda” i transmetuar nga Channel 12, ka publikuar një reportazh të gjerë që ka shkaktuar debat në opinionin publik izraelit, duke sjellë në vëmendje edhe Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të investigimit është një proces diplomatik që lidhet me përpjekjet për emërimin e biznesmenes dhe personazhit publik Nicole Raidman si konsulle nderi e Shqipërisë në Izrael, një emërim që sipas raportimit u shndërrua në burim tensionesh diplomatike mes dy vendeve. Bëhet fjalë për vitin 2023, ku Rama ka qenë në një vizitë në Izraelin Qëndror, në banesën e mikut të tij Sani Sanileviçh.

Sipas materialit të publikuar nga “Uvda”, Nicole Raidman, e njohur për marrëdhëniet e afërta me familjen Netanyahu dhe veçanërisht me bashkëshorten e kryeministrit izraelit, Sara Netanyahu, kishte marrë fillimisht sinjale pozitive për emërimin e saj si konsulle nderi e Shqipërisë në Izrael. Megjithatë, procesi nuk u finalizua.

Sipas pretendimeve të paraqitura në investigim, autoritetet shqiptare vendosën të mos e miratonin emërimin, pas shqetësimeve të ngritura nga partnerë ndërkombëtarë. Raporti pretendon se Shtetet e Bashkuara kishin shprehur rezerva lidhur me lidhjet e ish-bashkëshortit të Raidmanit, biznesmenit rus Mikhail Chernoy.

Pikërisht në këtë pikë, sipas investigimit izraelit, filloi përplasja. “Uvda” pretendon se Benjamin Netanyahu ka kërkuar personalisht nga kryeministri Edi Rama që Shqipëria të rishikonte vendimin dhe të miratonte emërimin e Raidmanit.

Sipas emisionit, kërkesa nuk u paraqit si një sugjerim diplomatik i zakonshëm, por si një insistim i vazhdueshëm nga zyra e kryeministrit izraelit.

Raporti pretendon se Tirana vazhdoi të refuzonte emërimin, duke shkaktuar pakënaqësi në rrethin e afërt të Netanyahut dhe duke hapur një krizë të panevojshme diplomatike mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira.

Mesazhet e publikuara

Një pjesë e rëndësishme e investigimit bazohet në regjistrime audio dhe komunikime të publikuara nga Sani Sanilevich, ish-këshilltar i Benjamin Netanyahut.

Në një nga deklaratat që transmetohen në emision, Sanilevich pretendon se gjatë periudhës kur punonte me Netanyahun, ekzistonte një kulturë politike e ndërtuar mbi presionin dhe neutralizimin e kundërshtarëve politikë.

Megjithatë, vetë reportazhi nuk paraqet prova konkrete që mbështesin pretendimet për raste specifike apo persona të caktuar.

Një tjetër element i publikuar nga “Uvda” lidhet me mesazhe që, sipas investigimit, janë dërguar nga Topaz Luk, zëdhënës i afërt i Netanyahut, ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Izrael.

Sipas emisionit, këto komunikime përmbanin tone të ashpra dhe erdhën pasi pala shqiptare refuzoi të ndryshonte qëndrimin për emërimin e Raidmanit.

Përtej dimensionit diplomatik, reportazhi përdor rastin e Shqipërisë për të ngritur pyetje më të gjera mbi mënyrën se si funksionon rrethi i ngushtë i pushtetit rreth Benjamin Netanyahut.

Autorët e investigimit sugjerojnë se përpjekjet për emërimin e Nicole Raidman janë një shembull i ndikimit që marrëdhëniet personale mund të kenë në vendimmarrjen politike dhe diplomatike.

Në këtë kuadër, emri i Edi Ramës shfaqet si pjesë e një historie më të madhe që po diskutohet aktualisht në Izrael, lidhur me raportet mes pushtetit politik, interesave personale dhe administrimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. /Pamfleti

“U mahnitëm, ishte ishull i mrekuIIueshëm”/ Ivanka Trump tregon investimet në Sazan dhe Zvërnec: Ka 5 milje vijë bregdetare, me lagunën përballë dhe rërë të bardhë (Video)

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump rrëfen në një intervistë për David Senra, se si e zbuloi ishullin e Sazanit dhe plani që ka për ta transformuar atë.

Vajza e Presidentit thotë se “Gjatë shumë viteve, ne zhvilluam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar atë, por me shumë përmbajtje dhe kujdes, sepse toka është aq e bukur sa që arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të lindë prej saj”.

Pjesë nga intervista

Tani, në këtë moment të jetës suaj, cila është pjesa më emocionuese e jetës suaj profesionale?

Sa i përket jetës sime profesionale në veçanti, mendoj se kam arritur në një pikë ku e njoh veten. E di çfarë dua, e di në çfarë jam e mirë. E di çfarë më emocionon dhe ku mund ta ruaj atë emocion për një periudhë të gjatë kohore, gjë që është thelbësore, sepse kam jetuar vërtet shumë jetë të ndryshme. Kështu që tani, çdo gjëje që i përkushtohem, mund t’i qasem me shumë energji, por edhe me shumë besim se kjo është diçka për të cilën jam vërtet e apasionuar.

Gjërat që po bëj tani dhe që i dua shumë, dhe që më bëjnë të çohem nga shtrati me entuziazëm çdo mëngjes, janë shumë të drejtuara nga misioni. Qoftë inkubimi i kompanive, nga bizneset fitimprurëse deri te ato jofitimprurëse, investimi në kompani dhe themelues që ndodhen pikërisht në kufirin e transformimit, qoftë kjo inteligjenca artificiale, bioteknologjia, neuroteknologjia, robotika, madje edhe hapësira.

Janë gjëra që, për mua, ushqejnë një kureshtje të madhe dhe më japin mundësinë të mësoj, të rritem dhe të zgjerohem. Gjithashtu më tërheqin themeluesit që po përballen me probleme domethënëse. Ajo që më frymëzon janë njerëzit që synojnë gjëra të mëdha. Më pëlqejnë individët me imagjinatë të jashtëzakonshme dhe ide të mëdha. Mundësia për të mësuar prej tyre, për të kaluar kohë me ta dhe për t’u zgjeruar intelektualisht prej tyre, mendoj se është jashtëzakonisht interesante.

Gjithashtu, jam rikthyer te rrënjët e mia në pasuri të paluajtshme, gjë që ka qenë shumë argëtuese, dhe po punoj në një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është gjigant në përmasa.

Mendoj se kjo është një nënvlerësim. A mund ta shpjegoni? Nuk ka energji elektrike në ishullin që po ndërtoni. Po ndërtoni gjithçka nga e para, apo jo?

Është një ishull privat i pabesueshëm dhe i bukur, me sipërfaqe 1.400 hektarë, në mes të Detit Mesdhe. Ishim në jahtin e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në fakt, kështu e gjetëm. Notuam deri te ishulli dhe bëmë një ecje zbathur deri në majë. Dhe thjesht u mahnitëm. Ai vend na mbeti në mendje që nga ai moment.

Gjatë shumë viteve, ne zhvilluam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar atë, por me shumë përmbajtje dhe kujdes, sepse toka është aq e bukur sa që arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të lindë prej saj.

Për mua, nuk është as biznes, pavarësisht përmasave të tij. Jo vetëm që kemi ishullin, por kemi edhe 5 milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me një lagunë nga njëra anë dhe detin nga ana tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë.

Për mua, kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si çdo gjë tjetër. Është kulmimi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i të gjitha udhëtimeve të mia dhe i shumë reflektimeve mbi mënyrën se si dua të jetoj dhe si mendoj se njerëzit gjithnjë e më shumë duan të jetojnë.

Po përpiqemi të ndërtojmë diçka që është një manifestim i prekshëm i kësaj ideje, gjë që kërkon shumë vizion dhe bashkëpunimin e disa prej mjeshtërve më të mëdhenj që ekzistojnë.

Sapo isha atje duke ecur nëpër tokë, thjesht duke u përpjekur ta përjetoja dhe ta ndjeja atë vend, së bashku me disa nga arkitektët më të mëdhenj të gjallë të kohës sonë, mjeshtër të vërtetë të zanatit të tyre. Njerëz me integritet kaq absolut, sa që nuk do të ketë asnjë kompromis.

Dhe kjo është diçka që ne duam ta krijojmë atje. Prandaj jemi shumë të emocionuar.

Çfarë do të thotë kjo? Njerëz me integritet kaq të plotë sa nuk bëjnë kompromis? Keni parasysh vizionin e tyre?

Kur punon me artistë të vërtetë, pavarësisht mediumit të tyre, qoftë piktura, pasuritë e paluajtshme apo muzika, ata nuk bëjnë kompromis. Integriteti i tyre është i saktë dhe absolut, dhe ata do ta shtyjnë veten në maksimum. Do të shtyjnë edhe të gjithë ata që i rrethojnë.

Ka rreth gjashtë njerëz jashtë kamerës që mund ta konfirmojnë se unë i bezdis të gjithë dhe i çmend plotësisht…

Por pikërisht kështu arrin te diçka e veçantë. Dhe një pjesë e procesit është ai tensioni krijues kur punon me një arkitekt. Sepse, përveç rasteve kur po ndërtojnë një monument, ata po krijojnë një hapësirë me të cilën njerëzit duhet të ndërveprojnë, jo thjesht ta vëzhgojnë si një pikturë.

Njerëzit duhet të jetojnë në të. Duhet të martohen në të. Nëse është hotel, ai bëhet shtëpia e tyre. Prandaj ekzistojnë disa elemente funksionale. Për mua, nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një hapësirë e bukur, por jofunksionale. Për mua, ajo nuk është një kryevepër, sepse nuk është menduar deri në fund.

Kur mund të kombinosh diçka që është arkitektonikisht jashtëzakonisht domethënëse, e bukur dhe e qëllimshme me një hapësirë shumë funksionale, atëherë ke arritur diçka të veçantë.

Një nga gjërat që dua te pasuritë e paluajtshme është se ato janë të prekshme në një botë ku gjithnjë e më shumë gjëra nuk janë. Ti sheh rezultatin e viteve të tëra pune. Dhe për të sjellë në jetë një projekt, duhen vite, ndonjëherë më shumë se një dekadë.

Duhet të jetë gjithashtu një ndjesi e mirë, sepse shumë nga ndërtesat ku keni qenë e përfshirë, përfshirë këtë projekt të ri, ju e dini se do t’ju mbijetojnë. Të ndërtosh diçka që e di se do të zgjasë më shumë se jeta jote.

Një nga gjërat që dua më shumë është se kam punuar në shumë projekte të jashtëzakonshme. Zyra e Vjetër Postare në Uashington, D.C., ishte projekti im i zemrës. Ne blenë atë ndërtesë të mrekullueshme, të ndërtuar në vitet 1890, dhe e restauruam me shumë kujdes dhe dashuri.

E bëmë të dobishme për jetën moderne. Në thelb ishte një zyrë postare e rrënuar, ndërsa tani është një hotel urban i lulëzuar. Ishte një projekt i jashtëzakonshëm që kërkoi shumë kohë për t’u realizuar dhe është vetëm një shembull.

Por ajo që dua më shumë nuk është vetëm ta shohësh rezultatin, megjithëse kjo është e mrekullueshme, dhe as ta përjetosh atë duke kujtuar çdo vendim që ke marrë gjatë procesit të projektimit dhe zhvillimit.

Ajo që dua më shumë është kur njerëzit më ndalojnë dhe më tregojnë histori për pagëzimin e një fëmije në një nga sallat, për dasmën e vajzës së tyre, apo për ndonjë përvojë që ka qenë një moment historik në jetën e tyre. Dikush ka zgjedhur që ai moment i rëndësishëm të ndodhë në një hapësirë që unë e kam konceptuar së bashku me shumë njerëz të tjerë të talentuar.

Për mua, kjo është diçka vërtet e bukur. Është diçka shumë unike dhe e veçantë në të qenit ndërtues. Ti po ndërton skenën ku zhvillohen jetët e njerëzve dhe ku realizohen ëndrrat e tyre.

Dhe pikërisht këtë do të bëjmë me këtë projekt, Sazan.

Si shqiptohet?

Sazan.

Brenda 24 orësh, Rama kthen timonin për Zvërnecin: Nuk ka asnjë shans (Video)

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar qëndrim brenda pak orësh lidhur me projektin e debatueshëm në Zvërnec, i cili ka nxitur reagìme të forta nga banorët dhe aktivistët.

Vetëm një ditë më parë, Rama deklaroi se nëse qytetarët nuk e duan projektin, atëherë ai mund të mos realizohet, duke u përpjekur të shfaqej i hapur ndaj dialogut dhe shqetësimeve të komunitetit.

Por një ditë më pas, kreu i qeverisë përdori një ton krejt tjetër. “Sa të jem unë, nuk ka shans”, u shpreh Rama, duke lënë të kuptohet se kundërshtimet ndaj projektit nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tij.

Ndërkohë, këtë të hënë ka nisur protesta e tretë kundër projektit në Zvërnec. Qytetarë, aktivistë janë mbledhur sërish për të shprehur kundërshtimin e tyre, duke kërkuar transparencë dhe ndalimin e projektit që, sipas tyre, cenon interesin publik dhe pasuritë natyrore të zonës.

Protesta vjen vetëm pak ditë pas përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara në terren, ndërsa kundërshtimi ndaj projektit duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

VIDEO

Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon Iargimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka kërkuar dëbimin e ambasadores shqiptare për incidentin në Zvërnec.

“Ajo që po ndodh në Epirin e Veriut është tragjike”, tha Afroditi Latinopoulou, kryetare e partissë “Zërit të Arsyes”, duke folur për SKAI, duke iu referuar incidenteve që ndodhën të shtunën e kaluar në Zvërnec në Shqipëri, ku një minotar grek u dhunua nga rojet private.

“Qeveria duhet të flasë seriozisht, seriozisht, hapur, publikisht dhe në mënyrë panevropiane në lidhje me dëbimin e ambasadores shqiptare”, deklaroi ajo.

Më pas ajo tha se, lidhur me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, theksoi se “duhet të më thoni nëse ka një një grek tani që ndihet krenar për deklaratat e Ramës, a mendoni se ndihemi krenarë kur e shohim Ramën të hyjë dhe të bëjë zhurmë në vendin tonë dhe të mbajë fjalime zgjedhore dhe të mbajë tubime?”

“Emocionet duhen shmangur!” Iris Luarasi për “Zvërnecin”: Në këtë rast është protestë e pavend

Pedagogia dhe deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi ka analizuar zhvillimet e fundit lìdhur me protestat të cilat po mbahen në Tiranë, të cilat kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në Zvërnec. Sipas Luarasit ndonëse ka qytetarë që kanë arsye reale për të protestuar, rasti për Zvërnecin nuk është i duhuri.

“Personalisht mendoj se kanë arsye për të protestuar për shumë gjëra, por kjo nuk më duket se është protesta e duhur. Të jesh 13 vite në pushtet ka kosto, ashtu si dhe ka njerëz që kanë arsye për të protestuar,” deklaroi Luarasi në emisionin “Trialog” në RTSH.

Më tej deputeja u shpreh se sipas saj ekziston një keqkuptim thelbësor në lidhje me natyrën e pretendimeve në Zvërnec, të cilat ajo i cilësoi si çështje private. Teska u ndal edhe tek diferenca midis pronës publike si Sazani dhe situatës në Zvërnec.

“Në Zvërnec është e drejta e banorëve të kenë pretendime. Por edhe ndaj pretendimeve se u është marrë toka me mashtrime, nuk mund ta zgjidhë këtë gjë qeveria, por drejtësia,” u shpreh ajo.

Pamjet e dhunshme nga Zvërneci, ishin një pikë tjetër të cilën Luarasi e theksoi, ku sipas saj shteti ndërhyri duke shkarkuar zinxhirin e komandës së policisë së Vlorës dhe duke revokuar licencat e firmave private të sigurisë që u përfshinë në incidente.

“Jemi në momentin që duhet të shmangim emocionet dhe të shohim me vëmendje. Kemi një organizim të mirë organizuar për protestën dhe të superfinancuar,” shtoi më tejj ajo, duke përfunduar me deklaratën se sipas saj protestat kundër qeverisë janë legjitime në një demokraci, por ato duhet të bazohen mbi fakte dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur përzierjen e çështjeve civile me ato politike.

Protestat në Tiranë nuk kanë të ndaIur, vjen reagimi nga kompania që do të investojë në Zvërnec

-Botuar në radion “Europa e Lirë”-

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.

Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.

Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.

Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.

Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.

SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht.

Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.

Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”./REL/

“Zvërneci”/ Pas eurodeputetes greke, reagon edhe deputeti itaIian!

Deputeti italian Angelo Bonelli, pjesë e partisë “Alleanza Verdi e Sinistra” ka bërë një koment për atë që po ndodh me protestat për Zvërnecin në Shqipëri.

Sipas tij, kjo nuk është thjesht një çështje mjedisi, por ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë.

Bonelli: Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë.

Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare: ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerët dhe protestues të sulmuar. Ka të bëjë me mjedisin, demokracinë dhe sovranitetin.