Grabitje e FRlKSHME/ Hajdutët e maskuar rr¤hin KEQ babain për t’a grabitur, vajza 13-vjeçare i përqafon dhe u kërkon…

Një 13-vjeçare arriti që të shkëputej nga kapja e njërit prej grabitësve, teksa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin babain e saj. E mitura shkoi për t’i përqafuar dhe iu lut që të ndalonin, por ata thjesht e larguan atë.

Grabitësit vijuan të sulmonin të zotin e shtëpisë dhe duke i kërkuar para. Kjo është skena dramatike që përjetoi një 47-vjeçar, pronar i një agroturizmi në Alzano Lombardo në Itali.

Grabitja e dhunshme ndodhi në natën mes së dielës 5 dhe së hënës 6 korrik. Grabitësit morën para në dorë dhe dy orë “Rolex’ me vlerë të paktën 50 mijë euro.

Mediat italiane shkruajnë se tre persona, të gjithë të maskuar, hynë brenda aktivitetit pak pas orës 02:30 të natës përmes një dritareje të hapur.

“Bie në gjumë në divan me dritaren hapur për shkak të vapës. U zgjova sepse dikush filloi të më tërhiqte me forcë”, ka treguar 47-vjeçari për gazetën “Repubblica”, duke shtuar: “Bërtisnin dhe më kërkonin paratë”.

Brenda shtëpisë ndodheshin dy vajzat e vogla, 3 dhe 5 vjeçe, në dhomën e tyre, ndërsa vajza e madhe dhe bashkëshortja ishin në një dhomë tjetër.

Këto të fundit, pasi dëgjuan zhurmën dhe shkuan në sallon, u bllokuan nga grabitësit.

“Ata i detyruan të shikonin ndërsa më rrihnin. Vazhdonin të më kërkonin paratë. Nuk arrija të lëvizja, nuk më linin as të ngrihesha nga toka, sepse nuk ndalonin së godituri me shkelma dhe grushte. Më goditën kudo: në bark, në kokë dhe në fytyrë”, ka rrëfyer 47-vjeçari.

Grabitësit nisën të merrnin gjithçka që mund të merrnin me vete: varësen që i zoti i agroturizmit kishte në qafë, një orë dhe madje edhe unazën e martesës.

“U thashë se kisha xhiron e agroturizmit të fundjavës dhe ua dhashë. Por nuk mjaftonte. Thoshin se e dinin që në shtëpi kishte edhe më shumë para”, ka treguar sipërmarrësi.

“Më afruan tehun e thikës pranë veshit dhe më thanë: ‘Do ta presim’. Më pas morën dorën e gruas sime dhe ia vendosën mbi tavolinë: ‘Nëse nuk na jep paratë, do t’i presim një gisht’, më bërtitën”.

Ndërkohë, vajza e tij e madhe qante e tmerruar.

“Në një moment ajo u shkëput dhe përqafoi njërin prej grabitësve, duke iu lutur të ndalonte së rrahuri babanë e saj. Por ata vazhdonin”, ka rrëfyer 47-vjeçari.

Para se të largoheshin me plaçkën e grabitur, grabitësit hodhën në tokë dhe thyen disa mobilie. Më pas futën 47-vjeçarin, gruan e tij dhe vajzën në banjë dhe i mbyllën brenda.

“Ne bërtisnim, kërkonim ndihmë, duke shpresuar që klientët e agroturizmit të na dëgjonin. Por askush nuk përgjigjej”, ka kujtuar ai.

Ata arritën të çliroheshin vetëm pas një kohe të gjatë, falë ndërhyrjes së një prej klientëve të strukturës.

“Telefonuam 112, por grabitësit kishin shkëputur të gjitha kabllot e sistemit të kamerave të sigurisë, ato të telefonit dhe të Wi-Fi-t”. Përveç humbjes prej 50 mijë eurosh, pronari i agroturizmit pësoi dy brinjë të thyera dhe disa mavijosje në trup. Por mbi të gjitha, atij i mbeti një plagë e thellë psikologjike nga një përvojë tepër traumatike. “As përballë një fëmije nuk u ndalën”, ka thënë ai.

Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, hùmb je tën sapo del në breg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi arriti të shpëtojë dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë nga rrymat detare

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 11:30, kur pavarësisht kushteve të vështira me erë të fortë, disa pushues ndodheshin në det.

Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, të cilët u tërhoqën shpejt nga rrymat dhe u larguan nga bregu.

I alarmuar nga thirrjet për ndihmë, babai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti të mbërrijë te binjakët, duke i ndihmuar të kthehen në breg.

Megjithatë, pasi doli në breg, 54-vjeçari, i identifikuar si Gennaro Cagnazzo nga zona e Leçes, u ndje papritur keq dhe u rrëzua, shkruajnë mediat.

Përpjekjet për ta rikthyer në jetë, fillimisht nga pushuesit e më pas nga ekipet e emergjencës, rezultuan të pasuksesshme. Autoritetet dyshojnë se ai ka pësuar një problem shëndetësor fatal pas përpjekjes së lodhshme për shpëtim.

Greqia Iëshon dorën, lajm i madh për emigrantët shqiptarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një paketë të gjerë masash ekonomike dhe sociale gjatë fjalimit të tij në Qendrën e Konferencave “Vellidio”, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut (DEO).

Fjalimi nisi me një minutë heshtje në nderim të dy pilotëve të Forcave Ajrore Greke, të cilët humbën jetën ditën e sotme pas rrëzimit të një avionic luftarak Phantom në Tanagra.

“Mendimet tona janë me familjet e dy pilotëve”, deklaroi Mitsotakis, duke theksuar se shteti, në koordinim me kryetarin e Parlamentit, do të qëndrojë pranë familjeve të viktimave.

Më pas, kryeministri prezantoi atë që e cilësoi si udhërrëfyesin për vitin 2027, me një plan masash që synon rritjen e të ardhurave dhe lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët.

Masat për profesionistët dhe bizneset e vogla

Parashikohet heqja e taksës së aktivitetit për bizneset në rajone dhe reduktimi i saj me 50% në Atikë në vitin 2028, përpara heqjes përfundimtare në vitin 2029.

Për fermerët, kryeministri njoftoi rritjen e pragut të patatueshëm në 20 mijë euro, masë që sipas tij prek rreth 50 mijë prodhues.

Për blegtorët, qeveria do të kërkojë fonde shtesë europiane, ndërsa Mitsotakis deklaroi se tufat e humbura do të rikthehen së shpejti.

Pensionet dhe administrata publike

Për pensionistët, ndihma vjetore e nëntorit do të rritet nga 300 në 400 euro për personat mbi 65 vjeç.

Ndërsa për administratën publike, u njoftua një bonus prej 500 eurosh për 720 mijë punonjës, duke nisur nga viti 2027. Sipas kryeministrit, bëhet fjalë për një masë të përhershme që do të llogaritet edhe në pension.

Masat për familjet

Prindërit do të mund të hapin një llogari kursimi për fëmijët gjatë dy viteve të para pas lindjes. Shteti do të kontribuojë me të njëjtën shumë që depozitojnë prindërit, deri në 1,200 euro në vit.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi zero taksë mbi të ardhurat deri në 20 mijë euro për familjet me tre fëmijë.

Pagat dhe energjia

Për punonjësit e sektorit privat parashikohet ulje e mëtejshme e kontributeve të sigurimeve.

Kryeministri tha se paga minimale do të kalojë 950 euro në vitin 2027, me objektiv arritjen e 1,000 eurove në janar 2028.

Ndërkohë, qeveria synon një ulje prej 30% të çmimit të energjisë elektrike gjatë tre viteve të ardhshme.

Për personat me aftësi të kufizuara u njoftua indeksimi i përfitimeve sociale

Gëzohet Jozi Marku, merr lajmin e mirë brenda burgut

Pas ndaIimit të Jozefin Markut nga Policia e Tiranës, një valë e madhe reagimesh ka përfshirë rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura shqiptare kanë dalë publikisht për të mbështetur këngëtarin dhe për të kërkuar lirimin e tij.

Marku është ndaluar nën dyshimin për pesë vepra penale, të lidhura me incidentin që ndodhi pranë mbikalimit të Rinasit me Edi Kuçin. Ky rast ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga miqtë dhe kolegët e tij.

Një nga ata që ka shprehur mbështetje është G-Bani, i cili ka postuar një fotografi me Jozin dhe ka shkruar: “Rrespekti për familje, për nder dhe për Shqipni, asht ma i fort nga çdo burg dhe çdo qeli…”. Kjo shprehje e tij tregon lidhjen e fortë miqësore dhe besimin në pafajësinë e Markut.

Po ashtu, Seldi Qalliu ka reaguar duke shkruar në një postim: “Free @joz_marku. S’ka bo asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja live para të gjithëve”. Kjo deklaratë tregon se ai e sheh situatën si një çështje të drejtësisë dhe dinjitetit.

Valbona Mhilli ka kontribuar gjithashtu në këtë valë mbështetjeje, duke publikuar një fotografi të vjetër me Jozin dhe duke e shoqëruar me mesazhin: “Me ty vllai im!”. Kjo tregon se lidhjet personale janë thelbësore në këto momente të vështira.

Hatixhe Brika, e njohur si Hati, ka ndarë një video të vjetër nga ditëlindja e saj, ku Jozi performonte ndërsa ajo kërcente. Ajo ka shkruar: “I bashkohemi trendit”, duke treguar se mbështetja për Jozin po rritet çdo orë.

Me kalimin e orëve pas ndalimit të tij, mbështetja për Jozin po merr përmasa të mëdha në rrjet, me shumë miq dhe figura publike që po e mbështesin hapur. Kjo situatë tregon se si solidariteti dhe miqësia janë të rëndësishme në momentet e vështira.

PoIicia e arrestoi, Hati bën veprimin për Joz Markun

Këngëtari Joz Marku këtë të shtunë është arrestuar nga policia, në lidhje me dhunimin e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Edhe pse akuzohet për 5 vepra penale, duket se Jozi ka marrë mbështetje të gjërë në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe një prej personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si Hati e TikTok.

Hati ka postuar një video nga ditëlindja e saj, ku Jozi ishte i ftuar si këngëtari i mbrëmjes. Më tej tiktok-eja e shoqëron postimin e saj me fjalët “I bashkohemi trendit”, duke i dalë në mbështetje Joz Markut.
Postimi i Hatit
Jozefin Marku, 30 vjeç, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Veç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u shpallën në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin Eduart Kuçi, 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale.

“Fëmijë jashtë martese”/ Trondit Eni Çobani në Grida Duma Podkast, kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në pubIik, por…

Eni Çobani ishte e ftuar në episodin e sotëm të Grida Duma Poskast, ku foli edhe për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë.

Juristja tha se rasti vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur që në publik puthej dhe përqafohej, kishte një traumë brenda mureve të shtëpisë.

Ndërsa tregoi se si mosmarrëveshja dhe mos komunikimi mes tyre kishte eskaluar deri në ardhjen në jetë të një fëmijë jashtë martesës.“Një familje shumë të pasur në Shqipëri, ku unë u ndodha padashur pjesë e ndërmjetësimit të çiftit, ku preka nga afër se çfarë kishte ndodhur në atë familje. Me shumë qetësi më është përcjellë dhe nga bashkëshorti dhe nga bashkëshortja historitë që kishin jetuar edhe pse bashkë në mënyrë të përveçme. Dhe fatkeqësisht bënin sikur nuk dinin, por në fakt ajo dihej sepse kur je në një çati dhe kur mungon me ditë të tëra dhe kur vjen në jetë dhe një fëmijë që nuk ka atësinë e një personi që ti bashkëjeton ti duhet ta kuptosh që diçka ka ndodhur. Dhe kjo besoj ka qenë një nga ato rastet tronditëse për të cilën sigurisht mu desh të rrija afër si zonjës dhe zotërisë. Që nuk doli kurrë në publik, pa diskutim. E them këtë si më të fortën sepse emrat e përfshirë janë emra shumë publik dhe të njohur. Dhe kjo sigurisht tek unë solli edhe atë tronditjen brenda vetes për të parë dhe kuptuar që si është e mundur, sepse unë ata i kisha takuar herë pas here si ajo familja që vetëm putheshin dhe përqafoheshin dhe ndërkohë ata kishin një dramë brenda familjes, ku sytë e tyre nuk e shprehnin jashtë, por ata vuanin. Pasuria ishte elementi për të cilin ata nuk do gjenin kurrë qetësi sigurisht arritëm në një zgjidhje. Situata u çlirua, janë të padivorcuar vazhdojnë në dashuritë e tyre dhe sigurisht që nuk jetojnë fizikisht bashkë, por martesa vazhdon. Traumën më të madhe e përjetonte bashkëshortja, arritja e saj deri në ato pika deri në ardhjen e një fëmije ishte pak në inat të marrëdhënieve të herë pas hershme të bashkëshortit. Pra nuk flasim për një person që kishte vetëm një njeri, por kishte disa dhe kjo çonte ujë në pjesën e gruas e cila vendosi gjithashtu të bënte të njëjtën gjë. Por ardhja e një fëmije e kishte traumatizuar, dhe mos pasja e mundësisë që atësia të ishte e babait sepse sigurisht ai e kishte refuzuar. Ajo pastaj vendosi që ndarjen nuk do ta bëj sepse edhe pasurinë nuk mund ta ndajë me ato njerëz që më sollën mua në atë pikë dhe vazhdon të jetë në atë lidhje”, tha Çobani.

FOTO-Elton Ilirjani “pushton” pasarelën në Seoul/ SupermodeIi shqiptar shkëlqen në shfaqjen Greedilous x Adidas

Supermodeli shqiptar Elton Ilirjani në qendër të shfaqjes Greedilous x Adidas në Seoul, me tre look-e dhe një moment spektakolar ku moda u takua me robotikën.

Një model. Një robot humanoid. Një pasarelë.Në Seoul, Elton Ilirjani ishte pjesë e shfaqjes Greedilous x Adidas, duke bërë tre dalje në runway, përfshirë një kostum rozë dhe daljen finale të show-t.

Momenti më i veçantë erdhi kur Eltoni ndau pasarelën me një robot humanoid, në një skenë ku moda, teknologjia dhe performanca u bënë pjesë e të njëjtit spektakël.

Atletet Adidas ishin elementi i përbashkët në të tre look-et.Shfaqja, e mbështetur nga institucione dhe kompani të rëndësishme koreane, mes tyre Lotte Group dhe Robotis, e vendosi teknologjinë në zemër të prezantimit.

Është një tjetër dëshmi se talenti i Elton Ilirjani është pjesë e projekteve ku takohen moda globale, teknologjia dhe markat ndërkombëtare. Dhe këtë herë, skena ishte Seoul.

Çmịmi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

Mbi 80 mijë ton karburante u zhdoganuan gjatë muajit gusht, duke shënuar nivelin më të lartë mujor të regjistruar deri më tani. Të dhënat bëhen me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas së cilës rritja e sasive të karburanteve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në arkëtimet e muajit.

Në total, të ardhurat doganore arritën në 22.8 mld lekë gjatë gushtit te ketej viti, rreth 1.7 mld lekë më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Karburantet rezultojnë një prej faktorëve kryesorë pas kësaj performance. Vetëm nga akciza, rritja e të ardhurave të lidhura me karburantet ishte 264 mln lekë, ndërsa në total arkëtimet nga akciza neto u shtuan me 502 mln lekë. Një tjetër kontribut prej 187 mln lekësh erdhi nga cigaret.

Gjithsesi, ndikim edhe më të madh karburantet kanë dhënë te TVSH-ja e mbledhur në import. Sipas Doganave, të ardhurat nga ky zë u rritën me 1.1 mld lekë krahasuar me gushtin e vitit 2025, ku 741 mln lekë shtesë erdhën vetëm nga karburantet e importuara.

Kujtojmë që Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve në Europë.

Por duket se sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rritet edhe konsumi.

Në rritjen e TVSH-së ndërkohë ndikuan gjithashtu produktet e tjera të importit, me 161 mln lekë më shumë, si dhe autoveturat e përdorura, me një kontribut shtesë prej 146 mln lekësh.

Ndërkohë, të ardhurat nga taksa doganore u rritën me 85 mln lekë, të mbështetura ndër të tjera nga importet e veshjeve, mishit dhe konstruksioneve metalike.

Edhe renta minerare shënoi një rritje prej 8 mln lekësh, kryesisht si rezultat i sasive më të larta të mineraleve të eksportuara.

Horoskopi JAVOR i PaoIo Fox, 7-13 shtator 2026

Java e dytë e shtatorit sjell ndryshime, emocione dhe mundësi të reja për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut. Yjet na inkurajojnë të shohim përpara me më shumë besim, duke iu afruar situatave me ekuilibër dhe kujdes. Këto do të jenë ditë të rëndësishme për ndjenjat, zgjedhjet e karrierës dhe gjetjen e një harmonie më të madhe në jetën e përditshme. Ja parashikimet për 12 shenjat:

Dashi

Dashi përballet me një javë të mbushur me energji dhe entuziazëm. Yjet mbështesin iniciativat personale dhe e inkurajojnë shenjën të shfrytëzojë guximin e saj për të ndërmarrë sfida të reja. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme të shmangni vendimet e nxituara dhe të vlerësoni me kujdes çdo mundësi.
Në dashuri, dialogu bëhet thelbësor. Çiftet mund të gjejnë një mirëkuptim më të madh pas disa keqkuptimeve, ndërsa beqarët mund të përjetojnë takime që ngjallin interes. Në punë, lindin mundësi për të demonstruar aftësi dhe vendosmëri.

Demi

Demi do të përjetojë ditë të dedikuara për stabilitetin dhe kërkimin e sigurisë. Yjet sugjerojnë të vazhdoni të punoni drejt qëllimeve tuaja pa u dekurajuar nga pengesat e vogla.
Në sferën romantike, nevoja për qetësi rritet. Çiftet do të jenë në gjendje ta forcojnë marrëdhënien e tyre përmes një pranie dhe vëmendjeje më të madhe, ndërsa beqarët do të jenë më të kujdesshëm para se të përfshihen. Çështjet financiare kërkojnë organizim.

Binjakët

Për Binjakët, java sjell lëvizje, komunikim dhe ide të reja. Do të jetë një kohë e favorshme për takime dhe të gjitha aktivitetet që kërkojnë kreativitet dhe aftësi ndërpersonale.
Në dashuri, do të jetë e rëndësishme të flisni hapur për dëshirat tuaja. Çiftet do të përjetojnë momente të këndshme, ndërsa ata pa lidhje mund të takojnë njerëz interesantë. Intuita dhe fleksibiliteti do të shpërblehen në punë.

Gaforrja

Gaforrja po kalon një fazë të karakterizuar nga emocione të thella dhe një nevojë për qetësi më të madhe. Yjet ju inkurajojnë të përqendroheni te njerëzit që janë vërtet të rëndësishëm për ju dhe të mos u jepni shumë peshë shqetësimeve.
Qartësia emocionale mund të shfaqet, duke ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve. Çiftet do të kenë mundësinë të rivendosin harmoninë, ndërsa beqarët do të jenë në gjendje të hapen gradualisht ndaj përvojave të reja. Durimi dhe përqendrimi do të jenë të nevojshëm në punë.

Luani

Luani po kalon një javë shumë të favorshme, me energji, vetëbesim dhe dëshirë për të arritur lartësi të reja. Yjet theksojnë kreativitetin dhe aftësinë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
Në dashuri, pasioni dhe dëshira për të ndarë emocione kuptimplote rriten. Çiftet mund të forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa beqarët do të përjetojnë një tërheqje më të madhe dhe mundësinë e takimeve të reja. Perspektivat janë gjithashtu të mira në punë.

Virgjëresha

Virgjëresha përballet me një javë ku organizimi dhe saktësia do të jenë thelbësore. Kjo shenjë do të jetë në gjendje të zgjidhë çështje të ndryshme falë praktikës dhe aftësisë së saj për të analizuar çdo situatë.
Në dashuri, do të jetë e dobishme të lini hapësirë ​​për spontanitet. Yjet ju këshillojnë t’i përqafoni ndjenjat tuaja më lehtë. Në punë, mund të merrni konfirmim pas angazhimit tuaj.

Peshorja

Peshorja po përjeton ditë pozitive, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhënie dhe bashkëpunime. Kërkimi i ekuilibrit e ndihmon shenjën të kapërcejë disa vështirësi dhe të ndërtojë mundësi të reja.
Në dashuri, do të jetë e mundur të rifitoni qetësinë dhe mirëkuptimin. Beqarët do të jenë në gjendje të përjetojnë takime interesante, ndërsa në punë, negociatat dhe aktivitetet në grup do të favorizohen.

Akrepi

Akrepi përballet me një javë ndryshimesh dhe transformimesh personale. Yjet ju ftojnë të shikoni përpara dhe të hiqni dorë nga situatat që nuk janë më të dobishme.
Në dashuri, mund të shfaqen emocione intensive dhe nevoja më të thella. Do të jetë e rëndësishme të komunikoni pa u mbyllur shumë. Në punë, do të nevojitet strategji për të marrë disa vendime të rëndësishme.

Shigjetari

Shigjetari po përjeton një javë të mbushur me entuziazëm dhe mundësi të reja. Dëshira për të eksperimentuar dhe ndryshuar do të jetë shumë e fortë, duke nxitur projekte dhe iniciativa personale.
Në dashuri, dëshira për liri dhe lëvizje rritet. Çiftet do të duhet të gjejnë një ekuilibër midis pavarësisë dhe ndarjes, ndërsa beqarët mund të përjetojnë takime të papritura. Ide interesante lindin në punë.

Bricjapi

Bricjapi përballet me ditë angazhimi dhe përgjegjësie. Këmbëngulja do të jetë çelësi për arritjen e rezultateve dhe ndërtimin e diçkaje të rëndësishme për të ardhmen.
Në dashuri, do t’ju duhet t’u kushtoni më shumë kohë të dashurve. Yjet ju inkurajojnë të përqendroheni jo vetëm në qëllimet profesionale, por edhe në mirëqenien tuaj personale.

Ujori

Ujori po përjeton një javë të karakterizuar nga kreativiteti dhe intuita. Yjet favorizojnë ndryshimin dhe e shtyjnë shenjën të eksplorojë rrugë të reja.
Në marrëdhëniet tuaja romantike, do të jetë e rëndësishme të ruani një marrëdhënie të bazuar në mirëkuptim dhe liri të ndërsjellë. Në punë, mund të lindin mundësi interesante falë ideve inovative.

Peshqit

Peshqit do të shoqërohen nga ndjeshmëria dhe intuita. Kjo javë ju fton të ndiqni emocionet tuaja, duke ruajtur njëkohësisht fokusin në çështjet praktike.
Në dashuri, marrëdhëniet e sinqerta dhe të thella do të favorizohen. Çiftet do të përjetojnë momente afërsie më të madhe, ndërsa beqarët mund të zbulojnë mundësi të reja. Në punë do të kërkohet durim dhe përqendrim.

“Ata që mashtruan janë prapa hekurave” / Berisha nga New Jersey: Jam sot në tokën që tentuan të më ndaIonin

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi rikthimin në SHBA si një moment emocional, duke theksuar se qëndron sot në vendin ku, sipas tij, u tentua t’i ndalohej hyrja përgjithmonë.Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në SHBA dhe e lidhi betejën e tij me atë që e cilësoi si luftë për lirinë, dinjitetin dhe kombin shqiptar.

“Pata fat të madh se takova atë pleijadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për përmbytjet e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

Diaspora shqiptarë në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar. Për ne sot është një ditë që për mua ngjall emocione, që shumëkush e ka menduar të pamundur, që nuk do ta shihnim ndonjëherë. Sepse shpesh herë kemi pyetur, kush jemi ne që t’i dalim ballë një padrejtësie. Jemi shqiptarë ndaj dhe luftojmë ne kushte të pabarabarta për kombin tonë dhe për dinjitetin e tij.

Kjo ditë shënon një nga ato raste, forca e të keqes që e njohim, më mohoi hyrjen në SHBA, në një kohë kur isha 8 vite larg çdo pushteti. Por vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend dhe komb i madh, vend i te lirëve, shtëpi e guximtarëve, i qartë se kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por nga agjendat anti liri dhe anti komb, të cilën vetë presidenti Trump e ka cilësuar e majta ekstreme.

E nisëm këtë betejë në pamje të parë në errësirë, po asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë sot non grata në vendin e tyre”, tha Berisha.