“Ia çova në foto litarin që kisha υαrur”- 47-vjeçarja që i dha fund jetës kishte tentυar dhe më parë vetëυrasjen. Rrëfimi: Iliri më mori në telefon dhe më tha…

Para se t’i jepte fund jetës në Greqi, 47-vjeçarja Bardha Pali ka lënë një shënim në Facebook ku rrëfen të gjitha çfarë ka kaluar në jetë si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit.

Ajo ka treguar se kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen, por kishte qenë bashkëshorti Ilir Paja, ai që e kishte ndalur, duke i thënë se iu lut për hatër të fëmijëve.

Bardha dhe Iliri ishin prindër të një djali dhe gjyshër të një mbese.

“Burri im pagoi 2 mije euro me hapi Ëhatsapp i pa te gjitha ne debate e siper thashë nuk rroj me jo me tha Iliri mos e ben kete gje per femijet, do e kalojme kte gje ok, se dhe veten e vet e dinte se ishte i dhjerë. Drita me tha qekur i pa çfare kishte bere i vëllai, lere rrugrve me tha, velllai im ka arritur këtu. Une durova po hakun pa ia marr nuk ia leja, prandaj me tha mos e bej te keqen per fëmijët, se u bera gati te varja veten qe me kohe se ja çova foto litarin qe kisha varur, prape me erdhi keq kur me mori ne tel me tha ik ke femijet se do e kalojme cdo gje bashke”, shkruan nder te tjera ajo.

Ngjarja:

Një 47-vjeçare shqiptare, Bardha Pali, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë. Ajo, para se të kryente aktin e rëndë, ka publikuar në Facebook, një mesazh të gjatë ku tregon gjithë kalvarin e vuajtje që sipas saj kanë ardhur si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit, me dy gratë e vëllezërve të tij.

Bardha në postimin e saj, shkruan se Iliri e tradhtonte me Mirën dhe Lonën, të cilët e shantazonin se do të publikonin videon që kishin bashkë, nëse nuk u jepte para.

47-vjeçarja shkruan se sherret mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta dhe se njëherë, Iliri kishte marrë nga Shqipëria një armë për ta vrarë, por e kishte ndaluar vëllai i tij Afrimi.

Muajt e fundit, thotë ajo, e kishte paralajmëruar Ilirin se do të vetëvritej, por ky i fundit e kishte bindur të mos bënte një gjë të tillë për hir të fëmijës.

Megjithatë, shkruan Bardha, nuk mund ta përballonte me jetën me të, ndërsa rrëfen detaje të imtësishme të tradhtive të Ilir me gra të tjera.

Ajo i kërkon të birit, Xhulios, që të mos lërë asnjë grua tjetër në shtëpi dhe të mos qëndrojë krah babait.

Historia e rrëfyer nga Bardha Pali, pak para se t’i jepte fund jetës

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 3 shkυrt 2024

DASHI

Ajo që po vjen është sigurisht një fundjavë e rëndësishme, e karakterizuar nga guximi. Nëse jeni kapur mes dy historive, ka ardhur koha për të marrë një vendim. Bej zgjedhjen tende. Guximi.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 3 shkurt 2024), fundjava do të jetë një fundjavë në të cilën do të duhet të përpiqeni të zgjidhni një problem të vogël personal. Mos u shqetësoni nëse ndiheni veçanërisht të lodhur si fizikisht ashtu edhe mendërisht sepse do të keni mundësi të rikuperoheni në fundjavë.

BINJAKËT

Një fundjavë që premton të jetë interesante, por ju ende po përjetoni dyshime të forta, veçanërisht nëse keni biznesin tuaj. Duhet të vazhdoni të besoni në veten tuaj dhe në idetë tuaja që do t’ju japin kënaqësi të madhe në të ardhmen. Prisni!

GAFORRJA

Gjatë orëve të ardhshme ka të ngjarë që t’ju duhet t’i përgjigjeni aktivisht problemeve të ndryshme që kanë lindur në vendin e punës. Përveshni mëngët. Në punë!

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 3 shkurt 2024), një fundjavë pozitive për shumë prej jush. Hapuni me një person që mendoni se është pika juaj e referencës. Ditët e para të javës së ardhshme do të jenë gjithashtu të favorshme për ju.

VIRGJËRESHA

Disa prej jush kanë vështirësi fizike, ndiheni të stresuar dhe nën presion. Mundohuni të relaksoheni dhe nëse është e mundur bëni edhe ndonjë udhëtim. Kini kujdes me diskutimet, përpiquni të shmangni ato të padobishme. Jini më fleksibël dhe më pak të prekshëm se zakonisht…

PESHORJA

Muaji shkurt do të jetë i rëndësishëm për të kuptuar se në cilin drejtim po shkoni, si në punë ashtu edhe në dashuri. Pra po vjen një moment ku mund të ketë shumë dyshime, hutim dhe madje tensione të cilat më pas do të duhet të çojnë në vendime përfundimtare. Mundohuni të qëndroni të qartë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 3 shkurt 2024), ji më pak kritik dhe prekës, përndryshe mund të prishni marrëdhëniet sentimentale dhe miqësie. Nëse duhet të bëni disa kritika, përpiquni të qëndroni deri të dielën, përndryshe mund të prishni edhe një miqësi historike. Mësohuni të heshtni!

SHIGJETARI

Duke mos pasur paragjykime, nuk ka gjasa të dështoni qëllimet tuaja. Edhe pse nuk keni njohuri në të gjitha fushat, ju hidheni në to pa ndonjë frikë të veçantë. Jini të pranishëm dhe veproni gjithmonë personalisht dhe sigurisht jo nga pas.

BRICJAPI

Nëse e doni vërtet familjen tuaj, mos e lini pas dore për punë. Gjeni kohë për të qenë me partnerin dhe fëmijët tuaj duke organizuar edhe një udhëtim jashtë qytetit. Disa prej jush po përpiqen të rikuperohen financiarisht pasi kanë bërë shpenzime të çmendura.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 3 shkurt 2024), gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni tani është të gjeni sërish energji të mirë psikofizike sepse së fundmi gjërat kanë qenë paksa të rënda. Të jeni të sigurt, situata së shpejti do të ndryshojë për mirë.

PESHQIT

Ju pret një fundjavë interesante, por e lodhshme, e cila është disi e ngjashme me periudhën e fundit. Një pikë kthese po vjen, sidomos për ata që janë ndarë apo kanë përjetuar një krizë të fortë dashurie gjatë muajit janar.

Βerisha i del në mbrojtje ish-ministrit të Ramës dhe e ραralajmëron: Një qime fΙoku po i ρrekët, do e pësosh te…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama gjatë tubimit të mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme për të mos i prekur “asnjë fije floku Arben Ahmetajt”.

Berisha u shpreh se nëse Ahmetaj do të cenohet, Rama do e pësojë personalisht te familja e tij.

Sipas tij Rama ka bërë të njëjtin veprim me Ervis Martinajn, i njohur si ish-drejtues i kompanive të basteve në vend, tanimë i zhdukur.

“I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde. Ja bëj këtë se Arben Ahmetaj të denoncojë. E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn. Mos përdor kriminelë mor hajdutë, përdor vrasës mor frikacak, sepse nuk do mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, u shpreh Berisha.

Tragjike/ “Iliri, shkaktar i υdekjes time”-Bardha Pali zbυΙon kalvarin e vuajtjeve para se të vetëυarej: Bυrri im solli…

Një 47-vjeçare shqiptare, Bardha Paja, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë. Ajo, para se të kryente aktin e rëndë, ka publikuar në Facebook, një mesazh të gjatë ku tregon gjithë kalvarin e vuajtje që sipas saj kanë ardhur si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit, me dy gratë e vëllezërve të tij.

Bardha në postimin e saj, shkruan se Iliri e tradhtonte me Mirën dhe Lonën, të cilët e shantazonin se do të publikonin videon që kishin bashkë, nëse nuk u jepte para.

47-vjeçarja shkruan se sherret mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta dhe se njëherë, Iliri kishte marrë nga Shqipëria një armë për ta vrarë, por e kishte ndaluar vëllai i tij Afrimi.

Muajt e fundit, thotë ajo, e kishte paralajmëruar Ilirin se do të vetëvritej, por ky i fundit e kishte bindur të mos bënte një gjë të tillë për hir të fëmijës.

Megjithatë, shkruan Bardha, nuk mund ta përballonte me jetën me të, ndërsa rrëfen detaje të imtësishme të tradhtive të Ilir me gra të tjera.

Ajo i kërkon të birit, Xhulios, që të mos lërë asnjë grua tjetër në shtëpi dhe të mos qëndrojë krah babait.

Historia e rrëfyer nga Bardha Pali, pak para se t’i jepte fund jetës:

“Kam jetυar me frikën se kαnceri mund të rishfaqej…”/ Arbana Osmani trόndit fansat, moderatorja bën rrëfimin prekës (Foto)

Mderatorja e njohur, Arbana Osmani ka zgjedhur që të jetë sa më fansave të saj, përmes komunikimeve të shpeshta virtuale që ajo bën me ndjekësit e saj në Instagram.

Ditën e sotme, ajo ka marrë dhumë pyetje nga përdoruesit e rrjeteve sociale, disa prej të cilave ajo ka vendosur t’i publikojë në Instastory.

“Si përballohet humbja e mamit në moshë të re?”, pyet një ndër ndjekëset e Arbanës.

Arbana i është përgjigjur kësaj pyetje, e cila sigurisht që e ka bërë për të qarë, duke zbuluar gjithashtu se kur ajo ka qenë e vogël, nëna e saj ka vuajtur nga kanceri dhe ishte në rrezik për jetën, dhe për shumë vite ka jetuar me friken se sëmundja mund t’i rishfaqej.

Teksa ka publikuar fotografinë e nënës se saj, Arbana ka shkruar: “Nuk e di, besoj nuk ka diference mosha, një humbje e tille është gjithmonë e dhimbshme kurdo qe vjen. Nëna ime ka qene ne rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë te vegjël dhe për shumë vite me radhe unë kam jetuar me friken se kanceri mund te rishfaqej një dite dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem vetëm mendimi me lëndonte aq shumë”.

Moderatorja e ka këshilluar gjithashtu ndjekësen e saj të dëgjojë podcast-e dhe video që mund ta ndihmojnë për të kaluar dhimbjen dhe njëkohësisht i ka shprehur dhimbjen për humbjen e madhe, duke shkruar: “Më vjen shumë keq”.

“ Rusia do kthehet!”/ Analisti serb bën ραraΙajmërimin e fortë për Ballkanin: Po rrezikohet…

Analisti serb Dushan Janjic, ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë televizive ku tha se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rrezikuar në këtë periudhë.

Ai tha se nëse vendet e Quintit do vendosin sanksione kundër Serbisë, Rusia gjithashtu do të ngrejë pretendimet saj.

“mbetet për t’u parë nëse grupi i Quintit do t’i bashkohet vendosjes së sanksioneve për Rusinë. Nga ana tjetër Rusia do të ngrejë pretendimet e saj duke e akuzuar Quintin për vendime të njëanshme dhe rregullsia do të kthehet në Ballkan.

Jam i sigurt për këtë dhe po ashtu jam i sigurt për këto lëvizje të Rusisë. Vuçiç nuk do të ndërmerrte lëvizje pa u konsultuar.

Aktualisht rrezikon momentin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikon vazhdimin e dialogut dhe të kemi probleme gjeostrategjike, të cilat mund të vijnë nga ndikimi i Rusisë kinës, por edhe Shteteve të bashkuara, mund të vijnë për të gjithë rajonin”,-tha analisti.

Ηυmori i zi: Gjergj Luca në “arrest shtëpie”, mbështetësit e tij mbΙidhen ρoshtë ballkonit

Biznesmeni Gjergj Luca, ka improvizuar një skenë që e shohim çdo mbrëmje, poshtë ballkonit të Sali Berishës.

“Nuk më lenë në baltë miqtë e mi edhe kur dënohem me arrest shtëpie.

Si ballkoni i Zhuljetës në Verona të Italisë është bërë edhe ballkoni im në Labinot të Elbasanit poshtë të cilit dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua”, thotë me ironi ai, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme.

https://vm.tiktok.com/ZM6ndMBX5/

VEΤËVRAS*A e 18-υjeçares në Lushnjë/ Prindërit: Kishin 1 muaj të martuar, e αkύzonte për tr αdhëti!

Një 18-vjeçare është vetëvrarë sot në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës duke pirë fostoksinë.

Familjarët e të ndjerës pretendojnë se bashkëshorti e ka çuar të renë drejt aktit fatal, shkruan mcn.

Pretendohet se bashkëshorti e akuzonte të ndjerën për lidhje jashtëmartesore dhe konfliktoheshin vazhdimisht, ndonëse kishin vetëm 1 muaj të martuar.

“Shkaku që e çoi në vetëvrasje të renë është bashkëshorti. Të paktën kështu pretendojnë prindërit e saj, që e kishin marrë vajzën në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin. Kishte zënka të vazhdueshme me bashkëshortin. Ai kishte një biznes dhe ata ziheshin për shkaqe xhelozie.

24-vjeçari e akuzonte për lidhje jashtëmartësore. Vajza është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë. Bashkëshorti po ndiqet në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes”, shkruan mcn.

Vjehrra i shρoi υeshët fshehυrazi υαjzës së saj, nëna e re e ndalon të takohet me mbesën

Gjyshërit dhe vjehërrit janë të njohur për prirjen e tyre për të ndërhyrë në edukimin e nipërve ndoshta më shumë seç duhet. Por sjellja e një vjehrre me të vërtetë tronditi një nënë të re, duke e detyruar atë ta ndalonte të kishte kontakt me mbesën e saj.

Konkretisht, siç përshkroi nëna në Reddit, ajo shpoi veshët e së bijës pa lejen e saj:

“Burri im vjen nga një kulturë ku nuk është e pazakontë që vajzave t’u shpohen veshët kur janë ende foshnje. Nëna e tij filloi të këmbëngulte që t’i shponim veshët vajzës sonë vetëm disa ditë pasi lindi. E bëra të qartë se nuk do ta bëja dhe se do të prisja derisa ajo të mbushej mjaftueshëm për ta kërkuar vetë nëse donte.”

Por gjyshja me sa duket nuk u pengua nga refuzimi i saj dhe gjithsesi i shpoi veshët vajzës gjatë një pune kujdestarie në fundjavë.

“ Kur e pashë, u tremba ”, thotë nëna, e cila shton se foshnja “po qante aq shumë nga dhimbja ”, saqë shkuan te mjeku për të pyetur nëse duhet të hiqte vathët, ai e bëri menjëherë. Në atë moment vendosa që vjehrra ime dhe kushdo në familjen e burrit tim nuk do të kishte më kurrë kontakt me vajzën time pa qenë unë e pranishme .”

Megjithatë, ajo bëri një përjashtim për kunatën e saj, e cila qartazi mori anën e saj në këtë rast, ashtu si edhe burri i saj.

Shumë përdorues të Reddit morën anën e saj, duke shkuar aq larg sa e cilësuan aktin e vjehrrës si “ barbar ” e “sulm të dhunshëm”.

Të tjerët mbajtën një qëndrim më të ftohtë, por menduan se në çdo rast nëna e re ka të drejtë:

“ Vjehrra jote ka treguar se i vendos dëshirat e saj mbi të tuat dhe të burrit tënd ”, komentoi në mënyrë karakteristike njëri. Disa, megjithatë, i sugjeruan asaj që të kishte një bisedë me vjehrrën e saj që ndoshta mund të përmirësonte marrëdhënien e tyre pas incidentit. Një marrëdhënie që gjithsesi kalon në prova të mëdha pas ardhjes së fëmijëve, sidomos kur ka edhe dallime kulturore.

Kërkohet ndihmë për υαrrosjen e Jetës në Shqipëri: E la amanet ραra se të υdiste

Një zonjë shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Nju Jork, SHBA.

Jeta Qemali është ndarë nga jeta më 26 janar pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim.

Por më 3 janar, kanceri iu rikthye edhe më i fortë dhe ajo u shtrua me urgjencë në spital ku qëndroi plot 23 ditë.

Para se të jepte frymën e fundit, Jeta i la një amanet bashkëshortit që i qëndroi te koka për 23 netë me radhë. Dëshira e saj e fundit ishte që trupi dhe kockat e saj të pushonin në Shqipëri, në vendin e lindjes.

Por djali i saj, Rolandi që gjatë këtyre 10 viteve ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për kurimin e saj, e ka të pamundur të varrosë nënën në Shqipëri pasi shpenzimet funerale janë të përballueshme për të.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve që t’i plotësojë amanetin e fundit nënës dhe ta varrosë në vendin e lindjes.

Linku GoFundMe

Apeli i familjarëve:

Jeta Qemali u nda nga jeta në 26 janar 2024 në spitalin e Nju Jorkut pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim. Në 3 janar 2024, ajo u shtrua në spital pasi kanceri ishte kthyer më i fortë dhe përhapur më shpejt nga sa mund të mendonte dikush disa javë pas trajtimit.

Jeta Qemali la dëshirën e fundit me bashkëshortin e saj që nuk u largua kurrë pranë shtratit duke fjetur në karrigen e spitalit për 23 netë rresht që donte të varrosej në vendlindjen e saj në Shqipëri. Gjatë trajtimit të saj, djali i Jetës, Roland Qemali, mundi të mbulonte pjesën më të madhe të shpenzimeve mjekësore të Jetës gjatë viteve të gjata të luftës me kancerin dhe trajtimet e tij.

Rolandi I vetmi djale ketu ne Amerike dhe familja e tij e kane të pamundur dhe të vështirë jo vetëm humbjen e nënës së tyre të dashur, por edhe më të vështirë për të gjetur fondet për ta dërguar nënën e tyre për t’u varrosur atje ku ajo dëshironte të ishte shtëpia e saj e fundit.

Ne po i kërkojmë dhe i lutemi kujtdo që të vendosë një dorë në zemrën e tyre dhe të ndihmojë për të dhuruar dicka që munden për koston e dergimit & shërbimeve funerale dhe për të realizuar dëshirën e fundit të Jetës dhe për ta nderuar atë. Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha fjalët e mira dhe mbështetjen, qe për ne do të thotë më shumë ne keto momente dhimbjeje qe mbas 23 ditesh renkimesh qe degjoheshin deri ne korridorin e spitalit nga dhoma e saj te pushonte e qete ne memedheun e saj Shqiperi.