50 vjeçarja Barbara Ioele nuk kishte punuar për 24 vjet teksa kishte gënjyer për 17 shtatzanitë e saj – të cilat i inskenonte duke vendosur jastëk për të imituar barkun e fryrë.
Mediat vendase thonë se gruaja është burgosur pas pretendimit të rreth 100 000 euro në asistencë gjatë viteve.
Nga 17 shtatzanitë e saj ajo pretendonte se vetëm pesë ishin realizuar me sukses ndërsa të tjerat kishin përfunduar me abort spontan.
Ioele tha se kishte lindur fëmijën e saj të fundit në dhjetor teksa policia tha se po e mbanin nën mbikqyrje në muajt para lindjes dhe gjithçka rezultoi një mashtrim.
Prokurorët shtonin se gënjeshtrat e Ioele ishin bërë të mundura nga vjedhja e një numri çertifikatash lindjeje nga një klinikë në Romë, si dhe me dokumente të tjera të falsifikuara, shkruan e përditshmja vendase Il Mattino.
Partneri 55 vjeçar i Ioele, Davide Pizzinato, ka pranuar në polici se ishte në dijeni të faktit se Ioele nuk ishte asnjë herë shtatzënë.
Pizzinato ka pranuar të dëshmojë kundër saj në këmbim të një dënimi më të lehtë për vete, pasi u akuzua si bashkëpunëtor në mashtrim.
Rrjeti Oddity Central shtonte se Ioele kishte nisur mashtrimin e saj prej vitit 2000, duke përfituar një shumë totale prej 100 000 të ardhura në asistencë.
Pizzinato u ka thënë hetuesve: “Ajo bëri çertifikatat false dhe unë e di këtë prej vitit 2012, kur ne nisëm marrëdhënien tonë.”
Në një rast të ngjashëm vitin e shkuar në SHBA, Robin Folsom, inskenoi shtatëzaninë e saj për të marrë leje të paguar nga puna dhe për të përfituar $100,000 por u zbulua nga punëdhënësit kur i ra jastëku që kishte vendosur në bark.
Sa vijnë dhe shtohen dyshimet se divorci mes aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është një marifet për ndarjen, tjetërsimin dhe humbjen e gjurmëve të burimit të një pasurie me vlerë miliona euro, para që nuk u dihet burimi.
Prapaskena mëson se zonja Myrtezaj i është drejtuar gjykatës me një padi, përmes të cilës kërkon ndarjen nga Bes Kallaku.
Pretendimet e Xhensilës për ndarjen nuk duken fort bindëse dhe reale. Ajo pretendon se bashkëshorti i saj rri gjatë me shokët (diçka normale dhe e zakonshme për shumë burra), zihen shpesh (diçka e zakonshme për të gjithë çiftet), se ka humbur interesin për familjen (një pretendim ky i pabazë pasi Besi është një djal shumë familjar), se konsumon lëndë narkotike (kjo është e vërtetë, por edhe Xhensila i mbush jo pak hundët para koncerteve, ashtu si shumica e këngëtarëve). Të gjitha pretendimet e Xhensilës në padi për ndarjen janë të dyshimta.
Ndërkaq, vitin e kaluar, në Mëzez, Kashar, Bes Kallaku ka ngritur një pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, si dhe një restorant, piceri, kënd lojërash etj., me emrin Burger Ija. Ky investim është bërë disa muaj më parë.
Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës.
Shumë resorte, hotele luksoze, jahte, pallate, vila, resorante dhe lokale të krimit, në letra figurojnë në emrin e gjysheve 80-90-vjeçare.
Bes Kallaku nuk është një trafikant droge, por ka lidhje të forta me trafikantë kokaine dhe politikanë të korruptuar, sidomos me Ilir Metën, një nga politikanët më të korruptuar në Ballkan, me prova dhe fakte, me zë dhe figurë, pasuri, dëshmi, rrëfime dhe bllok pazaresh në dorë.
Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.
Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi. Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.
Klinika 2 milionë euro
Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë. Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.
Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.
Restoranti i peshkut
Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash. Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitja me burim të dyshimtë parash.
Ka disa elementë që ngrenë dyshime të forta për pastrim parash nga Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku.
Së pari, çifti i showbizit nuk ka trashëguar pasuri, pasi vijnë nga dy familje jo të pasura, si shumica e shqiptarëve.
Së dyti, çifti i showbizit nuk ka një historik biznesi. Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku dy bizneset kryesore, Silabel dhe Buger Ija, muaj e fundit.
Së treti, të ardhurat e ligjshme e çifti i showbizit vijnë nga paga e Besart Kallakut si aktor dhe Xhensila Myrtezaj si këngëtare.
Së katërti, dy vitet e fundit, kanë investuar disa milionë euro në pasuri të palujtshme, duke deklaruar blerjet dhe investimet në kontrata me kosto shumë të ulët në raport me vlerën reale të pronës.
Së treti, të ardhurat e ligjshme e çifti i showbizit vijnë nga paga e Besart Kallakut si aktor dhe Xhensila Myrtezaj si këngëtare.
Ndërsa të gjithë fshatrat vuajnë shpopullimin dhe i janë dorëzuar këtij fati, krejt e kundërt apo ndodh me banorët e Vranishtit në bashkinë e Himarës.
Emigrantët nga ky fshat brenda dhe jashtë vendit kanë vendosur të financojnë vetë, secili sipas mundësisë së tyre dhe kanë filluar të riparojnë rrugën prej afro 3 km që lidh fshatin e tyre me aksin e Lumit të Vlorës.
Ka mjaftuar një bisedë në fshat dhe më pas thirrja e lëshuar në rrjetet sociale ka marrë përgjigje nga qindra Vranisht as që nga vendet e Evropës e deri nga Kanadaja e largët.
Riparimi i rrugës dhe më pas edhe vendosja e ndriçimit, shpresohet që jo vetëm të ndalojë shpopullimin, por të rikthejë banorët e Vranishtit dhe pse jo të zhvillojë edhe turizmin.
Me rikonstruksionin e rrugës së fshatit, Vranishti afrohet edhe më shumë me bregdetin e Himarës, pasi rruga përshkohet në vetëm 20-25 minuta./A2 Cnn
Ekzaminimet e autopsisë mbi eshtrat e Antonella Salamones dhe mbi trupat e fëmijëve të saj Emanuel, 5 vjeç dhe Kevin, 16 vjeç, kanë vërtetuar aktin makabër të torturës dhe vrasjes së tyre, në shtëpinë e tyre në Altavilla.
Giovanni Barreca, bashkëshorti i gruas dhe babai i dy djemve, rrëfeu masakrën, i ndihmuar nga vajza e tij 17-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, Sabrina Fina dhe Massimo Caradente, të cilët i bindën ata të kryenin një lloj ekzorcizmi ndaj të afërmve të tyre për t’i “liruar nga djalli”.
Autopsia e trupave të torturuar të djemve konfirmoi atë që dyshohej nga eksperti mjekësor: Dy vëllezërit u keqtrajtuan dhe torturuan. Në trupa ka shenja të qarta djegieje dhe keqtrajtimi të të gjitha llojeve edhe nga 17-vjeçari i cili ka rrëfyer se ka marrë pjesë aktivisht në masakër.
Sa i përket eshtrave të nënës, do të duhet të përgjigja e testit të ADN-së dhe një sërë hetimesh për eshtrat e gjetura të groposura dhe të djegura.
“Në shumë vite të karrierës sime nuk kam parë asgjë më të tmerrshme”, janë fjalët e kryeprokurorit të Termini Imerese, Ambrogio Cartosio gjatë konferencës për shtyp mbi ngjarjen e rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë ku një 18-vjeçar abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, e cila ishte dhe shoqja e nuses së tij.
Pas denoncimit në polici nga ana e së miturës, 18-vjeçari është vënë në pranga.
Për rtsh , ka folur edhe i ati i të miturës së abuzuar, i cili tha se nuk e di nëse vajza ka pasur raporte me autorin më parë, por shtoi se familja e tij po ia kërkon vajzën për nuse, edhe pse ai ishte i martuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda komunitetit rom.
Zoti Qerim si e more vesh për ngjarjen që Klajdi kishte abuzuar me vajzën tuaj?
Unë pasi e mora vesh që vajzën e kishin thirrur në rajon, kur vajta atje mora vesh çështjen e Klajdit se çfarë ka bërë. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj raporti, çun lagje, i martuar ka qenë.
Me kë jetonte vajza, me ty apo bashkëshorten?
Vajza jetonte me mua dhe me bashkëshorten
Çfarë të tha vajza kur e takove pas ngjarjes?
Me ka përdhunuar me dhunë
Ku është vajza ka marrë shërbim social, është trajtuar me psikolog?
Po tani vajza ndodhet tek e motra në Selitë. Ata thonë se ne do ta marrim për nuse.
Kush thotë se do e marri për nuse?
E ëma e Klajdit, tani ishte me mua se për këtë problem kishte ardhur. Unë thash vazhdoni si është më e mira, nuk më pyetët, tani nuk keni pse më pyesni. Nuk kisha ç’ti thosha.
Vajza ka qenë e lidhur më para me Klajdin ka pasur raporte?
Nuk di gjë ajo më tha që më ka përdhunuar me dhunë. Nuk di gjë.
Po e ëma e Klajdit çfarë të tha, çfarë kërkonte nga ty?
Ajo më tha ne do ta marrim për nuse, por fillimisht të lirojmë djalin.
Ju jeni dakord që ta jepni vajzën për nuse pasi të dali nga burgu?
Tani përderisa ka bërë këtë ndoshta ka menduar ta marrë për nuse. Pavarësisht se ai ka qenë i martuar ka dhe një fëmijë nuk di ç’të them.
Ju jeni dakord që djali të ketë dy nuse apo të ndahet nga gruaja aktuale?
Ata thanë që atë nuse ne nuk e duam dhe do marrim gocën tende.
Ndryshe nga periudha kur u bë nënë për herë të parë, me lindjen e djalit Xhensila Myrtezaji është bërë më e hapur dhe ndan herë pas here momente me të volgin e saj në rrjetet sociale.
Njësoj siç ka bërë edhe sot. Këngëtarja tregon se sot nuk është një ditë e lehtë, pasi Amen ka për të bërë vaksinën e dytë.
“Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin. Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.
Raportohet se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një rënie gurësh të shkaktuar nga reshjet e dendura të borës të dielën në provincën Nuristan të Afganistanit verilindor.
Autoritetet theksuan se numri mund të rritet në vijim për shkak të reshjeve që ende janë prezente.
“Ende po bie borë. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, shprehen autoritetet.
Rënia e shkëmbit ka dëmtuar fshatin Nacre në luginën e Tatinit. Shtëpitë janë gjetur nën gurë dhe borë me rreth njëzet të tilla të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë.
Nuristani është një provincë në kufi me Pakistanin. Pjesa më e madhe e provincës është e mbuluar nga pyjet, si dhe nga malet e vargmalit Hindu Kush.
Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh ka kaluar mbi lumin e ngrirë Ob, në Rusi mesnatën e 16 shkurtit. Kjo autokolonë përbëhej nga dy makina patrullimi (në fillim dhe në fund të tij), një sedan gri dhe një minibus me dy vija të dallueshme të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë. Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.
Në pamjet e publikuara nga mediat ruse, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi ku Alexei Navalny kreu një dënim shumëvjeçar burgim, me Salekhard, në veri.
Shumë rusë që ishin mbështetës të Navalny, besojnë se kjo autokolonë e veçantë mbante trupin e 47-vjeçariy, i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike. Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.
Nëna e Navalny, e shoqëruar nga avokatë, u përpoq sërish sot të shihte trupin e djalit të saj, por stafi i morgut refuzoi t’i përgjigjej asnjë prej pyetjeve të saj. Hetuesit rusë nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së Navalny dhe hetimi është zgjeruar pas reagimeve të shumta.
Media ‘Novaya Gazeta Europe” ka raportuar se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard. Deri të shtunën, mbi trupin e tij nuk ishte kryer autopsi, por një punonjës i paidentifikuar i shërbimeve të urgjencës, raportoi se kishte parë shenja blu në trupin e disidentit. Ndërsa një mavijosje në gjoksin e tij ishte dëshmi e përpjekjeve për ringjallje.
Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga e premtja në 30 qytete ruse në protestat e mbajtura në kujtim të Navalny. Demonstrata janë zhvilluar edhe në shumë vende të tjera, para ambasadave ruse.
Një ngjarje e tmerrshme, përtej imagjinatës njerëzore ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku një 46-vjeçar vrau me sharrë elektrike të atin dhe pak orë më pas lajmëroi policinë për të njoftuar vrasjen. Pas arrestimit të djalit të viktimës, për rastin kanë dalë detaje të reja.
Sipas ERT-së, kur autoritetet kanë mbërritur atje janë gjendur përballë një pamjeje të tmerrshme, pasi përveç kokës, e cila ndodhej pranë trupit, autori i kishte prerë edhe duart të atit.
Madje, autori i ka thënë autoriteteve se e ka vrarë viktimën në këtë mënyrë të frikshme, për shkak se janë përleshur. Nga provat rezultonte se mes viktimës dhe agresorit kishte pasur një përleshje, pasi 76-vjeçari ka pësuar një plagë në qafë nga një send i mprehtë.
Sipas informacioneve të fundit, i arrestuari po trajtohet në spitalin e Trikalës, ndërsa punonjësit e policisë vijojnë hetimet.