Teknologjia po arrin deri te kafshët. Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që në një përpjekje
për t’i bërë ato të mendojnë se janë në zona më të ngrohta, një fermer i ka pajisur ato me syze të realitetit virtual.
Një fermer turk i ka mbyllur lopët e tij brenda në ambjente të mbyllura për dimër, por ai dëshiron që lopët të mendojnë se janë jashtë në natyrë duke shijuar kullotat me diell dhe barin e gjelbër.
Zgjidhja e tij? Ka pajisur lopët e tij me syze të realitetit virtual për t’i bërë ato të mendojnë se në fakt po shijojnë disa fusha të gjelbërta të shijshme nën rrezet e diellit.
Sipas The Sun, Kocak provoi pajisjet në dy nga lopët e tij pasi një studim sugjeroi se skenat e këndshme i bëjnë lopët më të lumtura, gjë që nga ana tjetër i bën ato të prodhojnë më shumë qumësht.
Me sa duket ka funksionur, pasi u pa rritje e prodhimit të qumështit nga 22 litra në 27 litra në ditë.
Ndodhemi afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik. Me siguri që e kuptuat se bëhet fjalë për Kodrën e Diellit, një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave.
Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë.
Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë në një nga apartamentet luksoze. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve.
Shtojmë se gazetari Çim Peka i është referuar disa herë Veliajt si “komshi”, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë asaj të kryebashkiakut.
Komshinj të tyre janë edhe gazetarët dhe analistët Mero Baze dhe Andi Bushati. Në po të njëjtën lagje jetojnë edhe Enkel Demi dhe Mesila Doda.
Mundësitë janë të larta që te Kodra e Diellit të shihni çiftet Marina Vjollca-Getoar Selimi, Marsela Çibukaj-Vitmar Basha, Orinda Huta-Turjan Hyska, Julka Gramo-Andi Gramo, Gaz Paja-Ira. Luanën gjithashtu e gjeni aty.
Pak kohë më parë, Olti Curri, pasi u sigurua që të ishte pastruar mirë, na “mirëpriti” në shtëpinë e tij te Kodra e Diellit. Në po të njëjtën lagje me Oltin, jetonin edhe mikeshat e ngushta Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, por kjo e fundit u largua pas divorcit. Xhemi jeton në po të njëjtën banesë.
Emra të tjerë komshinj me VIP-at e mësipërm janë: Ermira Causholli, Vikena Kamenica, DJ Olti e balerina Lori Bala.
Largohemi nga Kodra e Diellit dhe nisemi drejt lagjes së dytë VIP, në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për Rolling Hills, një zonat më ekskluzive të kryeqytetit. Kompleksi me vila luksoze është një ndër zonat e preferura për disa nga njerëzit më të pasur shqiptarë, si për shembull sipërmarrësi Samir Mane.
Emra të njohur të medias, autori i “Opinion”, Blendi Fevziu, gazetari dhe kryeredaktori i ABC News, Armand Shkullaku dhe autori i “Zonë e lirë” Arjan Çani banojnë gjithashtu në vilat e Rolling Hills.
Si një nga zonat më ekskluzive të Tiranës, Rolling Hills u zgjodh edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano. Pak kohë më parë, Ami dhe Ermali u bënë pronarë të një prej vilave luksoze të kompleksit.
Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai i më së shumti fëmijëve në Shqipëri.
Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar.
Nga secili prej 63 fëmijëve që ka, ai thotë se është bërë nga dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa.
“Me celebrim unë kam pasë dy gra, ndërsa të dashura kam pasë shumë në çdo qytet të Shqipërisë”, thotë Korteshi.
“Unë kam 63 fëmijë të vërtetë, por që më mungon fakti dhe prova me dokumentacion tekniko-ligjor, në emrin tim kam 4 fëmijë 3 me njërën grua dhe 1 me gruan e parë. Unë kam 55 djem dhe 8 vajza”, ka thënë ai.
Për atë se si e thërrasin fëmijët e tjerë jashtëmartesor, ai tha se e thërrasin xhaxha dhe se vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e tij.
“Më thërrasin xhaxhi, më disa prej tyre ulem dhe pimë kafe e më thonë: Xhaxhi Sadriu ti je shumë i kulturuar ke shumë edukatë dhe unë u them kështu i kam të gjithë fëmijët. Vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e mi. Ato qajnë ndonjëherë, por unë u shkel syrin dhe u them rrini qetë nuk ka problem” vijon Korteshi.
Ndërkaq tha se fëmijët e tij që i ka me dy martesat e tij, tha se e dinë që ka pasur shumë të dashura por jo se është baba i kaq fëmijëve.
“Ata e dinë që unë kam pas shumë të dashura, por jo që jam kaq herë baba” shprehet Korteshi.
Ndërkaq shtoi se nuk e ka ndërmend t’u tregojë fëmijëve deri në momentin e vdekjes se kush janë vëllezërit dhe motrat e tyre.
“Ditën kur të më vijë meleku i vdekjes do t’i them fëmijëve të mi se cilët kanë vëllezër dhe motra të tyre”- tha Korteshi.
Babai i 63 fëmijëve sot jeton vetëm, fëmijët që ka rritur vetë kanë shkuar në Francë. Ai thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria deri në momentin që të marrë pronat që i takojnë familjes Korteshi./TCh
Jam single dhe as sesi nuk po mund te knaqem ne dashuri,jam ndare nga burri dhe nuk kam asnje pune me ish burrin tim.
Jetoj dhe punoj ne Gjermani dhe jam ne kerkim te nje mashkulli per lidhje me mua e pse jo edhe nje martes do te ishte e mundur nr per kontakt.
Cili do qe je ti qe po e lexon kete hallin tim mendo pak edhe per gjendjen ne te cilen gjendem, e ne qofte se ke ndonje shok apo mik qe mendoni se mund te lidheshima,
ateher njoftoje, ashtu qe te kam mundesi qe te zgjedhiat qe mendoj se me pelqen. Te gjitha Liket dhe komentet do ti shikoj me kujdes
dhe ata qe me duken me interesant dhe terheqes, ateher do te ju lajmrohem atyre personave te cilet ndoshta jane ata qe me duhen mua.
Deshiroj vetem meshkuj serioz, sepse aveturat as qe me shkojne ne mendje, sepse nuk jam aso lloj personi dhe thjesht nuk me duhen ne jeten time.
Jam e sigurt se ka edhe meshkuj pak me te vjeter dhe qe nuk jane te lumtur ne dashuri e kan probleme me grate e tyre dhe kjo eshte arsyeja se ketu eshte dikush edhe ketu per mua me te cilin do ta kaloja pjesen e mbetur te jetes dhe te jemi te lumtur.
Shpresoj se kerkesa ime do te plotesohet me ndonje mashkull qe ta kalojm sa me mire qe te jete e mundur dhe te jemi te lumtur
Shoqëria shqiptare po drejtohet gjithnjë e më shumë tek të shiturit mend nëpër rrjete sociale dhe kjo shihet fare lehtë nga postimet e miqve apo atyre që njohim.
Duke parë kërkesat e shumicës së vajzave kohët e fundit, një rast i veçantë rrëfehet për redaksinë JOQ nga një djalë nga Korça.
I riu ka deklaruar se megjithëse jeton në Michigan në luks, nuk ka qenë asnjëherë në një lidhje.
Ai shkruan se sa herë është përpjekur nuk ia ka dalë t’i bjerë në sy ndonjë vajze. Djali kërkon ndonjë ndihmë nga bashkatdhetarët e tij në lidhje me situatën në të cilën gjendet.
Për më shumë ai ka rrëfyer me detaje historinë e tij për JOQ Albania: “Pershendetje Joq.. jam nje djale nga Korca dhe si cdo korcar edhe une jam ne amerike edhe per momentin jam ne Amerike …
kam nje problem … qe e cilat nuk jan parate …falenderoj zotin per kete…Une kam 5 makina 2 Mercedes benz 1 HUMMER 1 FORD edhe 1 cadillac ….
Por problemi im eshte se nuk po gjej nje vajze qe te jem ne lidhje .. edhe nuk nuk kam qen ndonjere i lidhur me ndonje vajze edhe ndihem shum i vetmuar edhe pse kam ven lek…..
kam pare shum postime edhe rastin e fundit me djalin me X6 qe e ndiqte mbrapa gocen….. Pse nuk ndodh me mua .kjo gje sa do jam perpjekur … Dua nje mendim nga shqiptaret. nuk me interesojne sharjet apo tallejet ….Flm jeni me te mirët”.
E di që e do, nëse nuk do e doje, nuk do të qëndroje me të. Por unë e di se qenia njerëzore ka emocione të ndryshueshme dhe ka të ngjarë që ta doni atë në një mënyrë të pasaktë.
Një marrëdhënie e lumtur dhe e shëndetshme mund të kthehet në diçka shkatërruese nëse nuk trajtohet siç meriton.
Megjithatë, unë shpresoj që ju të përpiqeni ta doni atë në mënyrën më të përshtatshme. Unë shpresoj se jeni në dijeni të dashurisë suaj për të.
Unë shpresoj se ju e dini se kjo vetëdije është ajo që do ta mbajë marrëdhënien tuaj të fortë.
Dua që ju të mbani mend atë që ndjetë herën e parë që e patë.
Ajo ishte gjithçka që kishit kërkuar gjithmonë.
Megjithatë, ndoshta për bukurinë e saj, spontanitetin e saj, humorin e saj, ose pavarësinë e saj, ka diçka të cilën nuk e keni gjetur kurrë në asnjë tjetër.