Ja pse nuk arrin të bëjë fëmijë me djalin e Sali Berishës, Armina: Jam munduar kaq shume, por doktoret me thane

Pas një vale komentesh dhe spekulimesh në rrjet, Armina Mevlani ka vendosur të flasë hapur mbi komentet e vazhdueshme që ka marrë për një shtatzëni të mundshme. Ndryshimet në pamjen e saj fizike janë interpretuar nga ndjekësit si shenjë e një pritjeje të ëmbël, por Armina ka vendosur të qartësojë gjithçka me qetësi dhe maturi:

“Nuk jam shtatzënë. Kam disa probleme shëndetësore që më shkaktojnë fryrje dhe ndryshime në peshë.”

Ajo foli edhe për mënyrën se si portalet dhe rrjetet sociale i trajtojnë trupat e grave:

“Mënyra se si komentohet është e tmerrshme. Edhe sikur të isha, nuk do e ndaja publikisht menjëherë. Por këto reagime të bëjnë të pyesësh veten nëse duhet të flasësh apo jo.”

“Vjen një moshë kur nuk të intereson më çfarë thonë të tjerët. Më ecin gjërat ters kur flitet shumë, prandaj shpesh preferoj të hesht.”

“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” u shpreh ajo gjatë ‘Gpca dhe Gra’, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Ajo zbuloi se ka menduar seriozisht të ndërmarrë një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve.

“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.”

Armina i është bashkuar kështu një grupi në rritje të vajzave dhe grave publike që flasin hapur për sfidat e trupit të tyre.

E çuan dhe tek Hoxha por sbëri punë…! Zbulohet arsyeja e dh*mbshme pse u h*dh nga ura nipi i Nehat Kullës

Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja e regjistruar ditën e djeshme po hetohet nga policia si vetëvrasje në kushtet e depresionit kronik.

Gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës, ka marë kontakte me familjarë të viktimës, të cilët pohuan se i riu kishte një periudhë kohe që krijonte situata imagjinare sikur do e vrisnin. Të gjitha këto perceptime psikologjike rridhnin nga gjendja e ankthit, depresionit dhe halucinacioneve që krijonte në gjendjen psikologjike Klodian Kulla.

Për shkak të gjendjes së rënduar 39-vjeçari ishte trajtuar nga psikologë dhe medikamente të ndryshme. Por së fundi, familjarët kishin pajtuar dhe një Hoxhë, me qëllim trajtimin psikologjik dhe fetar të 39-vjeçarit.

Pas çdo terapie i riu dilte shëtitje me makinë në zonën e shkallës së Tujanit dhe rrugës së Dibrës. Gjithmonë e shoqëronte një familjar i tij, ose nipi.

Ashtu ka ndodhur dhe ditën e djeshme. Klodian Kulla, ka dalë me makinë për të bërë xhiron e radhës në natyrë, por këtë herë ai ka qenë i vetëm, pa u shoqëruar nga askush.

Sapo ka shkuar tek ura e madhe metalike që ndodhet në rrugën e “Arbrit”, ai ka lënë mjetin buzë rrugës dhe është vetëhedhur nga një lartësia, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ka kryer veprimet hetimore në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë, por rezultoi se Klodian Kulla, nuk ka pasur konflikte serioze me askënd.

Historia tr*gjike! Luçja, gruaja nga Tropoja që është braktisur nga 8 fëmijët e saj!

Në Tropojë, mes qindra sfidave të përditshme, ka histori që shqetësojnë dhe prekin thellë zemrën e çdo qytetari.

Luçe Sadik Memaj, 66 vjeçe, ka sjellë në jetë dhjetë fëmijë, dy prej të cilëve, fatkeqësisht, humbën jetën nga varfëria. Tetë të tjerët ajo i rriti me shumë mundim, duke u mbështetur në ndihmën e organizatave humanitare dhe fetare.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, drama e Luçes u shtua. Të rritur, fëmijët e saj, të gjithë mbi 25 vjeç, e kanë braktisur. Prej më shumë se një viti, asnjë prej tyre nuk e kontakton më.

Luçe ka punuar vetëm pesë vite në kooperativë dhe nuk përfiton pension pleqërie.

Ajo jeton në një dhomë 2×2, e dhënë nga bashkia në godinën e të pastrehëve, dhe merr vetëm 3 mijë lekë ndihmë sociale në muaj – një shumë që nuk mjafton as për bukën e gojës.

Për të siguruar ushqim, shpesh del e lyp në dyqanet e qytetit, duke ruajtur bukën për ditët që nuk ka çfarë të hajë.

Një histori dhimbjeje dhe braktisjeje që kërkon reagim dhe ndihmë nga shoqëria. Por ne nuk duhet ta harrojmë Luçen.

E tm*rrshme në Fier! Gruaja e sëmurë ρërdhυη○hej në shtëpinë e saj, rezulton 2-muajshe s htat.zënë

Prokuroria Fier ka çuar në gjyq një shtetas i cili akuzohet për abuzim seksual me një shtetase të sëmurë. Personi i identifikuar me iniciale M.Ç abuzonte me shtetasen K.Ç në banesën e saj dhe kundra dëshirës së saj. Bëhet me dije se e lënduara është dy muajshe shtatzënë dhe me probleme të shëndetit mendor. Rezultoi se profili gjenetik i M.Ç paraqiste lidhje gjentike babë-bijë me fetusin e abortuar nga e dëmtuara.

Sipas njoftimit të prokurorisë hetimet nisën pas ankimit të K. Ç., e cila gjatë një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç.

Analiza e ADN-së, e kryer mbi mostrën e fetusit të abortuar dhe atë të të dyshuarit, tregoi lidhje gjenetike babë-fëmijë mes tyre. Pas këtij rezultati, e dëmtuara është marrë sërish në pyetje dhe ka deklaruar se M. Ç. kishte përfituar nga gjendja e saj mendore dhe familjare.

Njoftimi i Prokurorisë:

Kryente marrëdhënie seksuale me person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin M. Ç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Vëllai ia hodhi paratë “lumë”, reagon dhe na perlot te gjitheve motra e Myrto Uzunit: Prita 13 vite për këtë ditë, ju se dini se si

Myrto Uzuni është një nga personazhet më të përfolur ditët e fundit. Këtë herë jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës, por për jetën e tij familjare.

Paratë e hedhura “lumë” në dasmën e motrës së tij, Arjola Uzunit shkaktuan shumë “zhumë”. Të shumta ishin reagimet ndaj tij, teksa së fundmi ka reaguar edhe motra e sulmuesit.

Arjola me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar pafund Myrton për mundësinë që i krijoi për t’u veshur nuse. Një ëndërr e saj që e kishte pritur prej 13 vitesh.

“Vëllai im Myrto… fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ty. Ti nuk je vetëm vëlla, por mburoja ime, forca ime dhe krahu që më ngriti kur u ndjeva e rrëzuar. Falë teje, ëndrra ime u bë realitet. Pas 13 vitesh pritje, sot jam nuse, dhe këtë bekim e mbaj në zemër si dhuratën më të madhe nga Zoti.

Faleminderit kunata ime e dashur që më qëndrove pranë si motër, dhe prindërit e mi të shtrenjtë që më rritët me dashuri, durim dhe forcë. Pa ju, kjo ditë nuk do të ishte kaq e shenjtë për mua.

Myrto, jam krenare për ty çdo ditë të jetës sime. Emri yt për mua do të thotë sakrificë, dashuri dhe bekim. Do të të dua dhe do të të jem mirënjohëse gjithë jetën time”, ka shkruar motra e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

TR*NDITËSE/ 20-vjeçari ab▪︎zoi s¤k sυ¤Ιisht me nipin dhe mbesën e mitur, cfarë bëri me të dashurin shqiptar

Policia Kombëtare Greke ka publikuar sot detajet mbi rastin shokues, tw abuzimit seksual tw dy tw miturve nga xhaxhai  tyre dhe partneri i tij shqiptar.

Të arrestuarit janë Markos Kimona Miclea, nga Rumania dhe Edmond Hoxha, nga Shqipëria. Nga hetimi ka rezultuar se duke shfrytëzuar lidhjet e tij familjare, 20-vjeçari kishte ftuar në banesën e tij familjen e të vëllait, konkretisht gruan dhe fëmijët e saj, djalë dhe vajzë. Por duke shfrytëzuar mirëbesimin, ai kishte ftuar edhe partnerin e tij shqiptar në banesë, duke ngacmuar seksualisht dhe abuzuar me të miturit gjatë kohës që nëna nuk ishte në shtëpi.

Madje ata hetohen edhe për pornografi me të miturit, pasi dyshohen për shpërndarjen materialesh me përmbajtje të fortë.

Edmond Hoxha

Edmond Hoxha

Markos Kimona Miclea

Markos Kimona Miclea

VIDEO-LAJM/ Megi Pojani dhe Aulona Musta puthen në buzë!

Në episod i veçantë ka ndodhur mes moderatores Megi Pojani dhe opionistja Aulona Musta në puntatën e djeshme të “Për’Puthen”.

Në fund të emisionit, moderatorja dhe opionistja kanë shkëmbyer një puthje në buzë.

“Unë e kam të vështirë të pëlqej njerëzit, por jo me Aulonën. Aulona është ngjitëse, do të doja…”, tha Megi Pojani, teksa më pas shkëmbeu një puthje në buzë me gazetaren.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

SHIKO VIDEON KËTU

Skandal me kompaninë e lidhur me KAYO-n, firmosen urdhër-arreste ndërkombëtare! (Belgjika nisin hetimet për kontratat e fituara)

Autoritetet belge kanë nisur një hetim në lidhje me kontratat e dyshuara të fituara nga kompania izraelite Elbit Systems, e cila ka firmosur disa marrëveshje me kompaninë shqiptarë KAYO, të drejtuar nga Ardi Veliu për prodhimin e armëve.

Prokuroria Federale e Belgjikës ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems, në kuadër të disa kontratave të rëndësishme të dhëna nga një agjenci e NATO-s.

Në qendër të hetimit ndodhet Eliau Eluasvili, 60 vjeç, shtetas italian, i cili dyshohet për “korrupsion aktiv” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Ai është në kërkim që prej 30 shtatorit, ndërsa sipas burimeve të hetimit, Elbit Systems u pezullua në korrik nga të gjitha prokurimet publike të NATO-s.

Hetuesit besojnë se gjatë disa viteve, Eluasvili ka ndihmuar Elbit Systems të siguronte kontrata të manipuluara nga NSPA (Agjencia e Prokurimeve në NATO). Ai rezulton i përfshirë në një rrjet kompanish konsulence të regjistruara në Lituani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Rumani.

Sipas dokumenteve të brendshme, NATO pezulloi gjatë verës 15 kontrata, prej të cilave 13 i përkisnin Elbit Systems dhe filialit të saj Orion Advanced Systems. Këto kontrata përfshinin furnizime me ndezës ajrorë, municione, fishekzjarrëve për avionë dhe predhave 155 mm për forcat e armatosura të NATO-s.

Ndër kontratat më të mëdha të pezulluara është ajo për modernizimin e flotës së anijeve patrulluese të Marinës Portugeze, me vlerë 100 milionë euro për periudhën 2016–2024.

‘Parregullsitë’ e kontratës

Në një dokument të datës 31 korrik që shoqëronte listën e kontratave të pezulluara, kreu francez i programit të municioneve të NSPA-së, Céline Danielli, i paralajmëroi përfaqësuesit e Aleancës për shkallën e mashtrimit.

“Pezullimet e shitësve vijnë pas shfaqjes së akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, shkroi ajo. “Si rezultat, strategjia jonë ekzistuese e Prokurimit tani nuk mund të ekzekutohet”, shtoi Céline Danielli. NSPA mbetet e disponueshme për të diskutuar ndikimin operacional të këtij vendimi dhe ai mund të jetë i kufizuar.

Dyshimet përforcohen nga fakti se të gjithë agjentët ose ish-agjentët e NATO-s të arrestuar në muajt e fundit ishin aktivë në programin e municioneve të NSPA-së.

Duke filluar me Guy Moeraert, një ish-ushtar belg i cili ishte aktiv në vitet 2015-2020 në departamentin e operacioneve, ku u caktua në programin e prokurimit të municioneve.

Ai më vonë u bë konsulent. Ai aktualisht i nënshtrohet etiketimit elektronik pas një qëndrimi gjashtëmujor në burg.

Moeraert dyshohet nga gjykatat belge se ka marrë 1.9 milion euro në ryshfete për programe municionesh dhe pajisjesh aeronautike me vlerë disa qindra milion euro.

Ai është akuzuar për “korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Avokati i tij tha se klienti i tij “ka vënë gjithçka në tryezë, ka dhënë emra (dhe) nuk i konteston elementët faktikë”, por “ende përfiton nga prezumimi i pafajësisë”.

Gjykatat belge duan të zbulojnë nëse ish-agjenti i NSPA-së, i cili u bë konsulent i pavarur në vitin 2021, ka punuar për Eluasvilin dhe e ndihmoi atë të siguronte disa kontrata të NATO-s për Elbit Systems, sipas burimeve tona.

Një rrjet ish-agjentësh të shndërruar në konsulentë, të cilët me kënaqësi i hapin librat e tyre të adresave për industrialistët, graviton rreth selisë së NSPA-së në Luksemburg.

Ata kanë përfituar nga situata e re gjeopolitike, shpërthimi në buxhetet e mbrojtjes evropiane dhe njohuritë e tyre të brendshme për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ndihmuar kompani të caktuara të fitojnë kontrata pas tenderëve kompleksë të nisur nga NSPA.

Ndonjëherë ata madje dhanë këshilla mbi detajet më të imëta të kontratave. NSPA, kodi i etikës së së cilës hesht për agjentët e saj që kalojnë në sektorin privat, ka treguar pak shqetësim për zhvillimin e karrierës së ish-punonjësve të saj./alettre.fr

“Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin”, Juliana Nura tregon historinë sesi takoi futbollistin e njohur

Juliana Nura, ka zbuluar një histori  me një takim që ka pasur me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, në vitin 2016. Në një intervistë për “Andale”, ajo ka treguar se si kishte nisur gjithçka në një ditë në Ibiza, ku zhvillohej një festë.

“Ikëm në Ibiza, dhe po vinte një jaht ku ishin disa djem, njëri nga ata ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”, u shpreh ajo.

Nura rrëfeu se Ronaldo i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij, duke i ftuar në një festë që do të zhvillohej ditën tjetër.

“Ne ishim duke bërë shaka, duke kërcyer, kur vjen njëri e thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. I thashë jo nuk ta jap por e pyeta pse e donte. Me tha se të nesermen ishte nje festë afër dhe ishim të ftuar. Kemi bërë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë”, shtoi ajo.

Modelja përmendi edhe një rast tjetër ku kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por u shpreh se ndryshe nga Ronaldo, ai ishte ‘më i ftohtë’ dhe jo aq i qasshëm.

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të var”, tha Nura.

“Ishte shumë i respektueshëm dhe për këtë kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka se është martuar tani. Në vitin 2016 ka qenë ajo. Unë Instagramin ia dhashë”, përfundoi ajo.

ZYRTARE/ Françeska Murati, opinioniste e “Big Brother Fan Club”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, është konfirmuar si opinioniste e Fan Club.

Lajmi është bërë zyrtar nga Top Channel përmes faqes në Instagram. 

Vetë Françeska e ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo është shprehur se edhe pse di emrin e opinionistit tjetër dhe moderatores së programit, nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke e lënë ende të pazbuluar.

Ajo tregoi edhe momentin kur mori vesh se do ishte në rolin e opinionistes, duke shtuar se ishte interesuar edhe për kolegun ose kolegen krah saj para se të pranonte pozicionin.

Big Brother ka një ndikim shumë të madh, është më i ndjekuri në Shqipëri, ka një peshë të madhe. Për mua, eksperienca ime më ka bërë me një lëkurë shumë të fortë”, tha ajo.

Më tej ajo theksoi: “Nuk mund ti pëlqesh të gjithëve. Dua të ruaj balanca dhe të jap opinione sa më ta qarta. Duhet ti kuptojmë reagimet e banorëve”.

“Di të them vetëm kaq. Pyeta kush do jetë krah meje. Kur më janë thënë emrat, sidomos të moderatores thash që jemi shumë lartë”.

“Rikthimi im në këtë format është kërkuar edhe nga veshjet. Çdo të diele do jetë konkurrencë për veshjet. Unë di çdo gjë”, tha ndër tjerash Françeska.

SHIKO VIDEON KËTU