E dehυr në timon, 37-vjeçarja shkakton αksidentin me 6 të ρΙagosur

Një 37-vjeçare ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se një natë më parë shkaktoi një aksident ku u plagosën 6 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën e Rinasit. 37-vjeçarja me iniciale N.V, sipas policisë, po i jepte makinës në gjendje të dehur. Ajo u përplas me një tjetër makinë dhe për pasojë të gjithë personat që ndodheshin në të, mbetën të plagosur.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Largohet ρërfundimisht nga Top Channel, Arbana Osmani pjesë e një tjetër TV me ρrojektin e saj?

Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar.

Arbana Osmani, moderatorja e Top Channel, prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj.

Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.

Advertisements

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndësa nuk dihen detajet e projektit.

Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky ‘kalim’ i Arbanës nga “Top-Channel” në “TV Klan”, por nëse është kështu, moderatorja do të ketë ‘fatin’ e moderatores Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua nga “Top-Channel”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? Mbetet ta shohim në vijim…

Cërrik/ 5-vjeçarja me tυmor në kokë, prindërit aρel për ndihmë: Jetojmë vetëm me një ρension inυaliditeti

Një vajzë vetëm 5-vjeçe nga Cërriku është diagnostikuar me tumor në kokë. Ndërhyrja e parë kirurgjikale ka dalë me sukses dhe mjekët kanë shpresë për shërimin e saj. Ndërsa prindërit, që jetojnë në kushte të vështira apelojnë për ndihmë, pasi janë të papunë dhe pa shtëpi

“Dua një kukull”, thotë Ajsel Dora, vetëm 5-vjeçe. E vogla nuk lëviz nga shtrati prej dy javësh, pasi ka kryer një operacion të vështirë në kokë. Prindërit të pikëlluar, thanë se mjekët dyshojnë për tumor.

“Ka rreth 2 javë që është operuar ne kokë. Ka sëmundje të rëndë. Zoti qoftë me fëmijën tim!”, tha Altin Dora, babai i 5-vjeçares.

“Nuk kemi paguar para në spital”, tha ai.

Por pavarësisht kësaj, prindërit Altin dhe Ornela Dora kërkojnë ndihmë dhe mbështetje si nga shteti ashtu dhe nga fondacionet private. Kjo pasi, nëna e Ajselit trajtohet me pension invaliditeti, ndërsa i ati është i papunë.

“Shumë e vështirë, kam lindur invalide. Ju lutem gjithë shqiptarëve të vënë dorën në zemer, për një shtëpi për gocën se shumë keq jemi. Vajza ka tumor në kokë…”, tha Ornela Dora.

“Kërkojmë ndihmë financiare, por edhe nje shtepi pasi ketu ku jetojmë me qira. Gruan e kam invalide, unë nuk punoj mbaj fëmijët”.

Çifti me dy fëmijë të vegjël jetojnë në shtëpi me qira në Cerrik dhe pensioni i invaliditetit me vlerë 40 mijë lek në muaj është e vetmja e ardhur për ta.

“Të ardhurat nga KEMP-i i gruas. Ato nuk dilnin as përpara pa le tani që na ra halli. Të më ndihmojnë për një shtëpi se jemi me qira”, thanë çifti Dora.

Ata kanë hapur dhe një numër llogarie, ku kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve

Ish-banorja e BBV i rrëmben υendin Ledjonës te “Piranjat”?

Ledjona, banorja e njohur e Big Brother u bë e njohur fillimisht nga emisioni “Piranjat”. Lediona dalloi për përndjekjen e pedofilve dhe historinë e Esmasë.

Por tani më që Ledjona është në BB, duket se duhet një piranjë tjetër, dhe e dini cila është?

Olti Curri ka zbuluar në Live në Instagram: “Më erdhi një mesazh tani që është parë Efi me Mikelën në produksionin e Piranjave, se do e zvendesojnë Ledjonën.

Por teksa Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë mohuar, prezencën e Efit sepse po merret me biznesin e saj.

Ndërkohë Olti ka vazhduar më tej se i shkruajnë se Mikela ka mbaruar studimet për Gazetari, kështu që mund të jetë ajo që zvendëson Ledjonën.

Tre bυrra me origjinë shqiptare kapen me 3.6 miΙionë paυnd drόgë

Tre burra janë akuzuar në lidhje me kapjen më të madhe të drogës në Inverclyde, pasi policia gjeti bimë kanabisi me vlerë 3.6 milionë paund në një bastisje në qendër të qytetit Greenock.

Oficerët hynë në ambientet në West Stewart Street të dielën si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga inteligjenca dhe zbuluan fermën gjigante të marijuanës.

Mësohet se të arrestuarit e moshës 37, 32 dhe 25 vjeç janë shtetas shqiptarë. Detektivët dhe një ekip mjeko-ligjor i Policisë së Skocisë ishin në vendngjarje gjatë gjithë ditës së djeshme dhe oficerët po qëndrojnë përsëri atje sot. Forca konfirmoi se një ‘sasi e madhe’ bimësh ilegale ishte sekuestruar pasi u ekzekutua një urdhër kontrolli në ndërtesë.

Inspektori i detektivit Gordon Smith tha: “Ky rimëkëmbje thekson angazhimin tonë për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar dhe për t’i mbajtur komunitetet tona të sigurta nga dëmi i shkaktuar nga drogat ilegale. “Mbështetja nga anëtarët e publikut është jetike si pjesë e punës sonë për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për furnizimin me substanca të paligjshme.”

Në dhjetor 2020, oficerët e policisë së komunitetit gjetën një fabrikë kanabisi prej 1 milion paund në Port Glasgow.

Shqiρtari kapet në Francë me 86 kg drogë, vΙerën e së cilës ρrej 388 mijë euro dυhet ta ραguaj si gjobë

Doganierët e Dijonit në Francë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge dhe kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar.

Kontrolli është kryer në A31 ku ata kanë zgjedhur një automjet turistik të regjistruar në Francë dhe e kanë sjellë në zonën e Villa des Tuilières pranë komunës Alezgey.

Drejtuesi i mjetit u ka paraqitur doganierëve një pasaportë shqiptare dhe u ka thënë se kishte ardhur nga Lioni dhe do të shkonte në Gjermani, por kur u kontrollua automjeti, nga sedilja e pasme dilte një erë e fortë marijuanë.

Më pas, doganierët çmontuan një mur të vendosur midis sediljes dhe bagazhit dhe zbuluan një hapësirë ku kishte 78 qese të mbyllura me nxehtësi që përmbanin 86.3 kg marijuanë. Vlera e kësaj ngarkese droge llogaritet në 388.900 euro.

Drejtuesi i veturës është gjykuar në paraqitje të menjëhershme të hënën më 22 janar. Ai është dënuar me 18 muaj burgim. Ai është dënuar gjithashtu me 10 vjet ndalim nga territori francez dhe gjobë doganore prej 388.900 euro, sasia e parashikuar e drogës së zbuluar në automjetin e tij.

600 Sc Photo Cache

U kritikua ashρër për fjaΙorin e ρërdorur, Efi i del në mbrojtje Eglës

Që prej fillimit të edicionit të tretë të “Big Brother Vip 3”, Egla dhe Juli kanë qenë dy nga personazhet e parë që janë përplasur me njëri-tjetrit dhe shkak për këtë është bërë e zhveshura në sy të banorëve me të brendshme.

Ishte Egla ajo që iu drejtua Julit, duke i thënë se nuk duhet të zhvishej në sy të banorëve me të brendshmet pasi është mungesë respekti. Kjo temë diskutimi nuk është ndalur me kaq pasi pavarësisht se ka kaluar më shumë se një javë nga startimi i programit, dyshja ende vijon të ketë përplasje në lidhje me këtë temë.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, është publikuar një debat i ashpër mes Julit dhe Eglës, i cili kishte degraduar deri në përdorimin e një gjuhe aspak të bukur në ekran, kryesisht nga Egla, e cila kishte përmendur gjithashtu edhe bashkëshorten e Julit.

Ndërkaq, Egla ka kërkuar falje publike në lidhje me gjuhën e përdorur si edhe për faktin se ka përmendur emra të personave që nuk janë pjesë e asaj loje.

Ndërkohë që është kritikuar ashpër nga një pjesë e mirë e publikut, Efi, ish-banorja e BBV2 i ka dalë në mbrojtje aktores. Ajo ka postuar fotografinë e Eglës gjatë programit të mbrëmshëm dhe e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.

Aksident trαgjik në vendin fqinj, ndërron jetë i riu shqiρtar (Emri)

Aksidenti ndodhi në orën 05.05 minuta dhe në vendin që po kalonte motoçikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.

Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis të moshës 24 dhe 25 vjeçare humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar.
Vlen të përmendët se dy të rinjtë nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.

Ndodh edhe kjo, kishte Ιënë makinën larg banesës sepse rruga ishte e bΙΙokuar nga bora, të riut i υjedhin ‘Benz’-in

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Mat.

Një banor i këtij fshati, kishte lënë automjetin pak larg banesës, pasi rruga kishte dëborë e nuk shkonte deri aty.

Por kur është zgjuar në mëngjes, ka vënë re që automjeti nuk ishte aty ku e kishte lënë.

Shtetasi me inicialet V.S., ka bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë Mat dhe kërkon t’i gjendet automjeti.

E rëndë/ 12-υjeçari nga Korça υjedh 65 milionë Ιekë në shtëρi

Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon se në nëntor 2023, disa nga bashkëmoshatarët e djalit të tij 12-vjeçar, e kanë shantazhuar, kërcënuar dhe droguar të birin duke e detyruar të vjedhë kursimet e familjes, rreth 65 milionë lekë.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka identifikuar 5 adoleshentët përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe njëri prej tyre, Sandi Gjokasi, pranon përfshirjen e tij dhe të shokëve të tjerë në këtë akt. 4 vijnë nga i njëjti fshat dhe janë bashkëmoshatarë ose pak më të mëdhenj se sa 12-vjeçari, ndërsa njëri prej tyre vjen nga një fshat fqinj.

Babai Artan Sedaras: Mateo ishte, po tjetër?

Dëshmitar Sandi Gjokasi: Mateo, Kopi edhe kaq…

Babai Artan Sedaras: Edhe Romeoja! Tjetër? Atë ditë sikur më the mua edhe për Romeon?

Dëshmitar Sandi Gjokasi: Po bre, të thashë ata të tre, Flori, Mateoja dhe ata… Flori, Mateoja edhe Romeoja dhe Kopi.. tani, unë kaq di…

Babai Artan Sedaras: Edhe ti ishe me ata, apo nuk ishe?

Dëshmitar Sandi Gjokasi: Kam qenë bre shumë herë…

Një nga autorët adoleshentë është nipi i Artanit, kushëriri i 12-vjeçarit dhe ka dyshime se ai kishte dijeni për paratë në kasafortë.

Vetë 12-vjeçari ka treguar me detaje se si shantazhohej, kërcënohej dhe mori kokainë nën presion, më pas u detyrua të paktën 10 herë të vjedhë në kasafortë 65 milionë lekë të vjetra kursime të babait dhe gjyshit të tij.

Gazetari: Si të ndaluan tek ura?

12-vjeçari: Më ndaluan, të pestë më ndaluan në fillim pastaj më kërcënonin me thika, më dhanë kokainë dhe më thanë “po s’e pive këtë do të të vrasim, do të të therim, do të të mbysim, do të të hedhim në lumë”, gjëra kështu dhe pastaj…

Gazetari: Pra në atë kohë që të prisnin tek ura, pra ti shkoje në shtëpi, merrje lekët dhe ata të prisnin poshtë, si ndodhi?

12-vjeçari: Më prisnin atje.

Gazetari: Të prisnin tek ura?

12-vjeçari: Po.

Gazetari: Po çelësin ku e gjete sepse tre çelësa babi tha që i mbante gjyshi?

12-vjeçari: M’i dhanë ata.

Gazetari: T’i dhanë ata çelësat?

12-vjeçari: Po.

Gazetari: Po kushëriri ishte me këta të pestë?

12-vjeçari: Po.

Gazetari: Tek ura të dilnin gjithmonë, te ky vend apo në vende të ndryshme?

12-vjeçari: Te ura.

Gazetari: Po kur u mbaruan lekët që dolën, të kërcënuan, çfarë u the se s’kishte më lekë?

12-vjeçari: U thashë që s’ka më pastaj ikën.

Gazetari: Po djali i xhaxhait çfarë thoshte?

12-vjeçari: Edhe ai më kërcënonte me ata.