Efi Dhedhes konfirmon ndαrjen nga ραrtneri

Ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’, Efi Dhedhes është një personazh mjaft i përfolur e së fundmi për lidhjen e saj me një mashkull misterioz emrin e identitetin e të cilin nuk e zbuloi kurrë.

E ftuar sot në ‘Mos i bier me top’, Efi është pyetur nëse është ndarë apo është në një lidhje, ish-konkurrentja e ‘BBV’ ka konfirmuar me një ‘Po’ fundin e romancës së saj.

Lidhjen me mashkullin misterioz, Efi e zbuloi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ku shprehej shpesh për të me banorët e tjerë. Romanca duket se ka zgjatur edhe pak muaj pas përfundimit të formatit dhe sot ajo ka konfirmuar zërat për ndarje.

“Refυzova miliona të OnΙγFans, jam f emër s* ksi që flet katër gjuhë”, Ivana Knoll “tërbon” fansat kroatë

Ivana Knoll prej më shumë se një viti është kthyer në një nga emrat më të njohur në rrjetet sociale, që kur u shfaq në tribunat e Katar 2024 në mbështetje të Kroacisë. Modelja kroate ka miliona ndjekës në rrjetet sociale ku poston foto tunduese për ta. Por njëkohësisht, ajo ka nisur të tregojë edhe videot ë pasionit të saj, atë që të bëhet një DJ e famshme.

Dhe me një sërë postimesh në Instagram, ajo ka reaguar ndaj personave të cilët sipas saj e sulmojnë sepse po tregohet shumë më e zonja edhe në këtë pasion të ri.

“Gjithë jetën time kam pasur deri tani një numër të madh personash që më urrejnë. Çdo gjë që bëj merr shumë vëmendje pasi ajo që bëj është emocionuese dhe disi e kuptoj që nga kjo lind stres dhe urrejtje.

Por unë nuk do ta kuptoj kurrë se si një mashkull mund të jetë xheloz për suksesin e një gruaje. Për të gjithë artistët kolegë të mi që “duan të bëhen të famshëm” të cilët shtojnë urrejtjen ndaj meje, i them të vazhdojnë të bëjnë DJ në garazhet e tyre ndërsa unë jam bërë për gjërat e mëdha, pasi kam më shumë b**e se të gjithë ju së bashku.

Dhe po, kam refuzuar miliona dollarë teksa nuk kam hapur ONLYFANS. Dhe po kam refuzuar miliona dollarë pasi nuk i kam shitur kurrë trupin apo shpirtin tim askujt dhe nuk do ta bëj kurrë.

Po, jam seksi dhe po, flas 4 gjuhë. Dhe po, kam master në teknologji grafike. Dhe po, paguaj gjithçka për veten. Dhe po, di të bëj DJ. Dhe po, kam firmën time të bikinive. Dhe po, jam influencer më e madhe në Kroaci. Dhe po, punoj shumë. Dhe po, jam në rrugën e duhur për t’u bërë më e mira”, shkruante ndër të tjera bukuroshja kroate.

Saddsasdasdasdasdasdasdasdadas
Saddsasasdasadsadsadsadasd

Ραmje të rënda, momenti kur 18-vjeçari shqiptar përρΙaset me makinë dhe dhυnohet për υdekje nga dy persona

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me makinë  nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona të dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamjet, (Kliko KËTU) në momentin kur makinë goditi Fejzullahun dhe më pas personat e dhunuan për vdekje me shufra metalike nga dy persona.

Në ρranga shqiptari në Greqi, prej 7 vitesh ρër*unonte υαjzën e mitυr të së dα shυrës

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për përdhunim të një të miture, vepra të turpshme me të mituren dhe pornografi nëpërmjet aplikacioneve onlinr.

Siç rezultoi nga hetimet, Kozma Dhimitër Papa me origjinë nga Saranda, të paktën gjatë 7 viteve të fundit, kryente akte seksuale ndaj të miturës, duke përfituar nga lidhja që kishte krijuar me nënën e saj. Ndërkohë në të njëjtën kohë, përmes aplikacioneve online, ai kishte siguruar nga viktima materiale fotografike me përmbajtje pornografike.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale si dhe një pistoletë.

19-υjeçari shqiptar ekzekυton mαfiozin “Benzema” në Bagdad, rrezikon dënimin me υdekje

Mustafa Aljiburi, një nga mafiozët më të mëdhenj të Irakut dhe një nga drejtuesit e organizatës së njohur si “Dhelprat e Kurdistanit” është vrarë në Bagdad nga një shtetas shqiptar.

Aljiburi, i cili ka patur edhe pseudonimin Benzema, ka qenë ish-krahu i djathtë i Rawa Majid dhe ka luajtur një rol qendror në luftën e përgjakshme të bandave që shpërtheu në Suedi vjeshtën e kaluar.

Të hënën e 8 Janarit, ai u ekzekutua me breshëri plumbash teksa lëvizte me një makinë të blinduar në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Autor i kësaj ngjarje është një 19-vjeçar shqiptar, por me nënshtetësi suedeze, i cili pas vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes me motoçikletë por më pas u arrestua nga policia.

Mediat suedeze thonë se në mesin e viteve 90’ 19-vjeçarit shqiptar dhe familjes së tij iu dha leja e qëndrimit të përhershëm pasi i kishin ikur gjakmarrjes në Shqipëri.

19-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë më parë, për vepra të rënda me armë dhe drogë. Në vitin 2022, ai u dënua me dhjetë muaj burg në një qendër kujdesi për të rinjtë pasi kishte mbajtur një armë në një shkollë të mesme dhe kishte qëlluar në pyll. Ai ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar dhe në mesin e kriminelëve të rinj në qytetin ku jeton ai cilësohet si “person problematik”.

Në një hetim të mëparshëm, Shërbimi i Provës e cilësoi 19-vjeçarin si një person që kalon shumë kohë me kriminelët. Në vitin 2021, ai thuhet se ka përdorur çdo ditë drogë por në vjeshtën e vitit 2022 deklaroi se e kishte ndërprerë plotësisht.

Tani i riu shqiptar që është arrestuar në Bagdad, rrezikon dënimin me vdekje. Kjo pasi vrasja në Ameria rezulton se është planifikuar dhe realizuar me qëllim vrasjen e viktimës. Ligji i Irakut e dënon një rast të tillë me vdekje.

Për pjesëmarrje në vrasjen e Mustafa “Benzema” Aljiburit në Irak, përveç 19-vjeçarit, mësohet se janë arrestuar edhe dy persona, po ashtu shtetas suedezë. Sipas mediave suedeze bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga veriu i Suedisë dhe një 23-vjeçar nga zona e Stokholmit.

“Këtë njeriun e kam dαshυr shumë por….”/ Ja çfarë thotë Efi për Lυizin

Pavarësisth se “BBV2” ka kohë që ka përfunduar, jehona e tij vijon ende të dëgjohet. Efi Dhedhes ishte një ndër personazhet më të përfolur të atij edicioni, ku sigurisht marrëdhënie e saj me Luizin, ka qenë një ndër më të komenturat në media.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronlado Sharka, Efi ka folur më shumë sa i përket jetës së saj personale por edhe asaj profesionale.

Personazhi televiziv është bërë gjithashtu pjesë e një loje, në të cilën është përballur me fotografitë e disa personazheve të njohur, të cilat duhet t’i puthte, t’i griste ose thjesht të heshte.

Ndërkohë që i janë shfaqur disa personazhe, sigurisht që nuk i ka shpëtuar edhe fotografia e Luizit, për të cilën është shprehur se e ka patur shumë xhan por që nuk e ka më.

Efi: Eshtë fituesi i “BBV2”

Ronaldo: Mirë, por do e puthësh, do e grisësh apo do heshtësh?

Efi: Shiko, unë duhet të them që këtë njeriun e kam patur shumë xhan, me të vërtet e kam patur shumë xhan por tani nuk e kam më dhe kaq.

https://www.instagram.com/ediell_topchannel/?utm_source=ig_embed&ig_rid=369ad9cf-27c4-404d-9a70-c582a996212b

ΡοΙicia thirrje qytetarëve: Kujdes! Nëse ju υjen një mesazh i tillë në teΙefon, ραraqituni në zγrat tona

Policia e Tiranës ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të mos mashtrohen nga mesazhet që i vijnë në celular, të cilat mund t’i joshin financiarisht.

Blutë kanë publikuar shembullin e mesazhit dhe i ftojnë të gjithë qytetarët, që të paraqiten pranë zyrave policore, nëse rast se i vjen një i tillë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.

Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotesisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja.

Nqs ju ka ardhur një mesazh i tillë, dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale, apo jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona si dhe zyrave policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH./abcnews.al

FiΙiρinezja që jep mësim në Tiranë/ Erdhi për ρυshime, tani punon si mësυese matemαtike

Areej Ludo është 25 vjeçe. Prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri. E reja filipineze ushtron profesionin si mësuese matematike në Tiranë. Shqipëria ishte për të si një dashuri me shikim të parë, kur erdhi për pushime dhe më pas vendosi të vinte për të punuar.

“Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mirëpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha”.

Areej thotë se po përshtatet shumë mire me Tiranën ku ka ardhur verën e kaluar.

“Duke marrë parasysh se unë jam e re këtu, unë po përballem me shumë sfida. Mirëpo po mësoj shumë gjëra këtu edhe jam duke e shijuar në të njëjtën kohë. Për aq kohë që kam etje për të mësuar sa më shumë dhe të argëtohem këtu, do të kemë gjithmonë gjëra për të eksploruar. Kohën e lirë mudohem ta shfrytëzoj duke bërë shëtitje, duke u marr me sport. Ndonjëherë, luaj tenis me shokët e mi madje shkojmë edhe për hiking”.

Në pak kohë që ndodhet në Tiranë, e reja thotë se mikpritja e shqiptarëve e ka bërë të ndihet si në shtëpinë e saj.

“Këtu në Shqipëri pa diskutim më pëlqejnë bukuritë natyrore. Por dua të nënvizoj mikpritjen. Ndihem si në shtëpi këtu. Prej muajit tetor punoj në Tiranë si mesuese. Kam bërë shumë miq”.

Teksa është duke i eksploruar të gjitha, ushqimin e saj të preferuar nuk heziton të na e tregojë.

“Dua byrek”.

Vendlindja i mungon, por rikthimin tani për tani nuk e mendon.

“Më mungojnë ishujt Filipine vërtet. Kultura, koha dhe familja. Por këtu gjeta miq, që i kam si familje. Për momentin nuk e mendoj që të kthehem, vetem për pushime do shkoj”.

Dashuria që i japin fëmijët e bën ta dashurojë profesionin e mësueses, dashur të cilën e ka trashëguar nga nena e saj

“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.

Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë./abcnews.al

Del fotoja e shqiptarit të υrarë me thikë në Itali, BΙedar Dedja ρυnonte në restorant

Personi ne foto eshte Bledar Dedja, shqiptari qe u gjet i masakruar me thike ne Itali diten e sotme.

39-vjeçari i gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Në trupin e tij janë gjetur plagë të shumta me thikë.

Në vendngjarje, përveç karabinierëve të Trevisos dhe Castelfranco Veneto, ndërhynë edhe magjistratja Barbara Sabattini e Prokurorisë së Trevisos dhe eksperti mjekësor Alberto Furlanetto.

Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021.

Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël: familja e tij e kishte parë për herë të fundit të shtunën pasdite.

Duke mos e parë të kthehej në shtëpi pas turnit të punës, ata kanë dhene alarmin në polici mëngjesin e së dielës.

Trupi i pajetë u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Tashmë hetuesit po hetojnë rastin për vrasje, citon lajmifundit.al. Trupi i shqiptarut kishte plagë të shumta me thikë në kokë dhe gjoks. Në vendin ku u gjet kufoma ne ane te rruges u zbulua edhe një makinë: Mercedes i bardhë, mbi të cilin po kryhen hetimet mjeko-ligjore per gjurme dhe prova te tjera.

VIDEO/ Rey Mαnaj nυk ka “frena”, dy goια të tjerë me Sivassρor

Rey Manaj nuk ka të ndalur. Javë pas jave e provojnë shumë, por pa sukses. Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar 2 golat e rradhës duke e ngritur në 13 të tillë sezonal në 19 ndeshje deri tani.

Në ndeshjen e sotme të Sivasspor ndaj Gaziantep, lushnjari shënoi golin e parë të takimit në minutën e 8-të. ‘Mbreti’ shqiptar, siç ka marrë nofkën për shkak të emrit Rey në spanjisht, Manaj ktheu në gol një penallti duke mposhtur portierin kundërshtar. 7 minuta më vonë, në të 15-tën, një tjetër penallti do të kthehej në gol nga Manaj.

Një formë fantastike, i pandalshëm dhe një bomber i vërtetë, Rey Manaj është pretendent kryesor për të fituar një vend në finalet e Euro 2024 me Kombëtaren shqiptare./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë

Shikoni golin e dytë