Ilir Meta: Më ka këshiΙΙuar mjeku të mos dal në TeΙevizor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke zbuluar edhe nje keshille qe i ka dhene mjeku.

Ai nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjes, se cila është arsyeja që kohët e fundit është shfaqur më pak në dalje mediatike.

Ai sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe sapo të rikuperohet do të rikthehet sërish.

“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.

A keni ραsur ΙΙogari nga maji 2007 deri në dhjetor 2022? Facebook ju detγrohet ραrá, ja si t’i merrni!

Nëse keni qenë përdorues të Facebook nga maji i vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2022, atëherë ju jeni përfitues i një shpërblimi që gjiganti i rrjeteve sociale ju detyrohet.

Po, është e vërtetë dhe bëhet fjalë për një pagesë prej 725 milionë dollarësh që “Meta” pranoi të paguante në një padi grupore.

Sipas DailyMail, përdoruesit e kualifikuar janë ata që kishin një llogari në Facebook nga 24 maj 2007 deri më 22 dhjetor 2022, duhet të paraqesin një kërkesë drejt “Meta” deri më 25 gusht 2023.

Padia e ngritur, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon se platforma e mediave sociale mori të dhëna të përdoruesve dhe të miqve të tyre pa leje, për t’i vendosur në dispozicion të palëve të treta.

Nga këtu rrjedh skandali i “Cambridge Analytica” i vitit 2018, i cili pretendonte se kompania kishte keqpërdorur të dhënat nga dhjetëra miliona llogari në Facebook duke lejuar aksesin te palët e treta.

“Facebook dyshohet se ka ditur për mbledhjen e pahijshme të të dhënave të Cambridge Analytica që nga viti 2015 dhe nuk ka ndërmarrë veprime për të ndaluar aktivitetin ose për të njoftuar përdoruesit deri në mars 2018. Kjo i lejoi aplikacionet e palëve të treta të “bashkojnë dhe të shesin akses në informacionin privat të përdoruesve të Facebook, duke përfshirë firmën e konsulencës politike Cambridge Analytica, pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve”, thuhet në padinë e dorëzuar.

Padia u ngrit në vitin 2019 nga paditësit që pretenduan se Facebook nuk shpërndante vetëm të dhëna bazë, si gjinia dhe mosha, por edhe fotografitë e tyre, videot që ata bënë, videot që shikuan dhe fjalët nga mesazhet e tyre të drejtpërdrejta personale.

Në gusht 2022, u arrit një marrëveshje dhe u soll në gjykatë, e ndjekur nga muaj negociatash deri më 22 dhjetor, kur paditësit paraqitën një mocion duke kërkuar miratimin paraprak të zgjidhjes. Gjykata mbajti një seancë dëgjimore për miratimin paraprak të Marrëveshjes më 2 mars 2023 dhe dha miratimin paraprak të marrëveshjes më 29 mars 2023.

Përdoruesit që mendojnë se kanë të drejtë për një pjesë të zgjidhjes mund të plotësojnë një formular me emrin, adresën dhe e-mail-in e tyre. Formulari pyet nëse keni jetuar në SHBA gjatë një kohe të caktuar dhe keni qenë përdorues i Facebook. Do t’ju kërkohet gjithashtu të jepni emrat e përdoruesve tuaj në Facebook dhe numrin e telefonit të lidhur me llogarinë tuaj.

E rëndë, 17-υjeçarja shqiρtare var υeten pasi u nda nga i dashυri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës (16/01) në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi teksa një studente 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë shqiptare dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edessë dhe mjekët që bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot. Vajza e ndjerë tashmë, u deklarua e vdekur klinikisht.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës. Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.

NDODH/ Qγteti italian υendos: Kush pështγn gjobitet me 200 euro

Në qytetin italian Monfalcone kujdes i veçantë i kushtohet ruajtjes së pastërtisë. Tani mund të gjobiteni deri në 200 euro për një pështymë në trotuar.

Konkretisht, në kuadër të rregullores së re për pastërtinë dhe mirësjelljen, kryebashkiakja Ana Maria Sisint ka paralajmëruar gjoba nga 30 deri në 200 euro për këdo që kapet duke pështyrë në hapësira publike dhe kjo është një nga masat që do të vendoset për të siguruar një qytet më të pastër.

Ndryshe, vitin e kaluar në qytet është vendosur ndalimi për hedhjen e cigareve në rrugë, për të cilin parashikohet gjobë deri në 120 euro dhe deri më tani janë gjobitur 16 persona

Ky është emri i υërtetë i Rike Roçit!

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, u transmetua debati i ashpër mes Ilnisës dhe Rikes.

Debati mori vëmendje të madhe për shkak se vajzat filluan të prekin aspekte personale të njëra-tjetrës. Ilnisa, e pyeti Riken si e kishte emrin gjatë sepse nga emri duket dhe njeriu sipas saj. Rikja u ndje e prekur dhe i kërkoi të mos i përmendte emrin pasi ajo mban emrin e gjyshes.

“Mos guxo të përmendësh emrin tim, sepse kam emrin e gjyshes. Do më kërkosh falje për këtë që sapo the.”, tha Rikja tejet e acaruar. Për ju që jeni kureshtarë, emri i vërtetë i Rikes është Nife Roçi. dritare.net

E rëndë, 24-ύjeçarja qëΙΙon 50 herë me th ikë blogeren, donte të faΙsifikonte υdekjen…

Një grua e cila akuzohet se ka vrarë një blogere, me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj dhe t’i shpëtonte familjes së saj të rreptë, është paraqitur në gjykatë.

Një grua e cila akuzohet se ka vrarë një blogere me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj dhe t’i shpëtonte familjes së saj të rreptë, është paraqitur në gjykatë.

Në gusht 2022, një trup i mbuluar me gjak i gjetur në pjesën e pasme të një Mercedesi të parkuar në Ingolstadt, Gjermani, fillimisht u identifikua nga anëtarët e familjes si estetistja nga Mynihu Shahraban K

Por një autopsi të nesërmen zbuloi se viktima ishte në të vërtetë Khadidja O, një influencuese 23-vjeçare nga Heilbronn, e cila duket jashtëzakonisht e ngjashme me Shahraban.

Ata thonë se Shahraban dhe i dashuri i saj Sheqir K, të dy 24-vjeç, kërkuan përmes mediave sociale për gra që dukeshin si ajo, si pjesë e një komploti për të falsifikuar vdekjen e saj.

Çifti tani është në gjyq në një gjykatë në Ingolstadt, një qytet bavarez rreth 50 milje në veri të Mynihut.

Sipas Daily Mail, vrasësit e dyshuar i kanë dërguar një mesazh Khadidjes nën maskën e reperit të njohur Lune, duke i ofruar mundësinë që të shfaqet në një nga videoklipet e saj.

Megjithatë, kjo përpjekje e parë për kontakt thuhet se dështoi pasi blogerja kontaktoi llogarinë zyrtare të Lune dhe iu tha: Është e rreme, motër. Mos u përgjigj.

Prokurorja Veronika Grieser, tha se ata u përpoqën përsëri dy ditë më vonë, me një mesazh që ofronte një trajtim bukurie falas në këmbim të postimeve në mediat sociale.

Këtë herë oferta funksionoi dhe dyshja e morën Khadidjen në Mercedes nga vendlindja e saj Eppingen, tha prokurori.

Makina u gjet me trupin brenda afër shtëpisë së shtetasit gjermano-irak Shahraban në Ingolstadt.

Pas zbulimit, zëdhënësi i policisë Andreas Aichele i tha gazetës Bild: Viktima u vra me mbi 50 goditje me thikë dhe fytyra e saj ishte shpërfytyruar plotësisht.

Prokurori Greiser tha në atë kohë: “Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj për këtë qëllim”.

Procedurat në ditën e parë të gjykimit të martën u zvarritën, pasi u dorëzuan dokumente shtesë nga avokatët mbrojtës.

As Shahraban dhe Sheqir, të cilët përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë, nuk kanë komentuar akuzat.

Një gjyq i plotë pritet të fillojë së shpejti.

Meri Shehu bën një thirrje ρυblike për ish-ραrtnerët e saj

Astrologia Meri Shehu, është përfshirë në shumë debate me banorët e “Big Brother Vip”, duke krijuar një zhurmë të madhe në rrjete.

Së fundmi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të përfshijë banorët për të diskutuar për një temë mjaft delikate, “Të ruash marrëdhënien me ish-in”.

Ndërkohë që banorët janë ndarë në grupe per këtë “talk show”, si prezantuese e tij është zgjedhur Meri Shehu.

Teksa ka qenë duke prezantuar programin, Meri ka nisur menjëherë me një thirrje publike për ish-partnerët e saj, duke i ftuar që të rikthehen tek ajo.

“Më dëgjoni, më shikoni, ju ish-at e mi, ku jeni, kthehuni tek unë”, ka thënë Meri, duke shkaktuar pafund të qeshura tek banorët.

Sfida e ύëllait të madh “tortυron” bαnorët, Roza Lati deΙ me bίkini dhe fυtet në dύsh

Banorët e Big Brother Vip Albania, u dënuan për shkak se jo të gjithë respektuan njoftimin e produksionit për të marrë pjesë në një “talk show”.

Për këtë, ata duhet që dyshe – dyshe t’i japin biçikletave në oborr në mënyrë që të kenë ujë, e nëse nuk e kryerje, do të kenë vetëm 24 minuta ujë në 24 e fundit.

Banorja, Sara Gjordeni është ankuar të banorja tjetër Roza Lati, se është lodhur shumë dhe se biçikleta e ka vrarë te b*ça, ndërkohë që Roza ankohet se nuk ka zë dhe futet për të bërë dush me rroba banje, duke treguar linjat trupore perfekte.

“Atje nuk ishte vështirësia te këmbët, por t’u vriste byca. Dhash e mora, oii vdiqa” shprehet Sara,

E bυjshme! SPAK sekυestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe ΙΙogaritë bαnkare të Ervin Matës, nën hetim ρasuror edhe Elvana Gjata

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij. Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të apo familjarëve.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohet ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por u shty per një datë tjeter. Mes personave nen hetim pasuror edhe kengetarja Elvana Gjata.

Ish drejtuesi i lartë i policise Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC ku ne pranga perfunduan disa persona mes tyre edhe shefi i hetimit te krimeve Dedan Gjoni. Faxweb.al

Në vitin1443 – MaΙi i Zi me gjithë DaΙmacinë qυheshin Arbëri

Burimet mesjetare, madje edhe njerëz të oborrit mbretëror nemanjid, si, G. Camblaku dhe K. Filozofi, gjithashtu Malin e Zi të sotëm e shohin si pjesë të Arbërisë (Stare srbske biografije, ed. L. Mirković, Beograd 1936, pp. 28, 78-79, 110. K. Filozof, nitije despota Stefana Lazarevića, Beograd 1989, pp. 96, 97, 115, 120, 121).

Nga Jahja Dranqolli

Qëllimet janë të qarta, rikthimi i Biogradit atje, praktikë kjo tashmë e parë disa herë gjatë Historisë Moderne të Malit të Zi.

Qëllimi im kësaj radhe është vetëm t’ju tërheqi vëmendjën autorëve të Fjalorit të Akademisë Malazeze se, gjatë gjithë mesjetës në kontinuitet me ilirët, si dhe gjatë shekujve të parë të sundimit osman, Arbërit kanë përbërë pjesën më të madhe të popullatës të arealit të Malit të Zi të sotëm.

I ndeshim edhe si sundimtar shteti siç ishte Koçopari në shek. XII (Ljetopis Popa Dukljanina, SKA, posebna izdanja, knj. LXVII, filozofski i filološki spisi, knj.18, ed. F. Šišić, Beograd 1928, p. 359).

Burimet mesjetare, madje edhe njerëz të oborrit mbretëror nemanjid, si, G. Camblaku dhe K. Filozofi, gjithashtu Malin e Zi të sotëm e shohin si pjesë të Arbërisë (Stare srbske biografije, ed. L. Mirković, Beograd 1936, pp. 28, 78-79, 110. K. Filozof, nitije despota Stefana Lazarevića, Beograd 1989, pp. 96, 97, 115, 120, 121). Malin e Zi (Zetën) të sotëm, edhe vetë Car Dushani, në një kartë të riprodhuar në vitin 1349, e konsideronte si pjesë përbërëse të Arbërisë (Istorija C. Gore, II-2, Titograd, 1970, p. 138).

Mirëpo, ajo që tërheqë më tepër vëmendjen është se kryeqendra e sotme e Republikës së Malit të Zi, PODGORICA në mbështetje të dokumenteve zyrtare të Republikës së Raguzës, që mbajnë vulën e vitit 1443, është përfshirë në kuadrin e konceptit Arbëri (Dravni Arhiv u Dubrovniku, regjistrat e serialit, Lamenta de Foris, fleta. 216 verso).

Sundiuesit e huaj, që kishin kontakte me këto anë, gjithë bregdetin malazias e konsideronin pjesë të Arbërisë (Notes et extraits pour servir a l’historie des Criosades au XV-e siecle, I, Paris 1889, p. 239).

Edhe Republika e Venedikut, e cila zotëronte disa qytete bregdetare të Adriatikut Jugor, Malin e Zi (Zetën) e shohin si pjesë të Arbërisë. Kështu një e dhënë që doli nga zyra venedikase më 1440, thotë: “Budua e Zeta dhe vende të tjera të Arbërisë”.

Se arbërit bashkëjetonin si shumicë me sllavët e romanët në të gjitha qytetet bregdetare dhe në prapatokën e tyre, dëshmohet edhe në radhonjtë e statuteve të Kotorrit, të Buduas dhe të Grbaljska Zhupës (Bibliotheca Nazionale Marciana, MSS Italiani C I. II. No. 38 [5197]; Statuta et leges civitas Buduae […]. Zagrabiae: JAZU, 1882-3; Statuta civitas Cathari, Venetis 1616, etj.)

Njoftime të ngjashme burimore të dorës së parë do të ndeshim prore deri nga kapërcimi i shekullit XVII, kur ndërrimet e strukturës fetare të popullatës vendore do të krijojnë kushte të reja për një simbiozë interesante etnike, e cila ka tërhequr dhe tërheqë edhe sot e gjithë ditën vëmendjën e shumë studjuesve të njohur jo vetëm të Ballkanit por edhe të Europës dhe më gjerësishtë!