Tjetër αksident i rëndë ρranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë/ Raρortohet për disa të ρΙagosur

Një tjetër aksident i rëndë raporothet se ka ndodhur pasditen e sotme pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes, teksa raportohet për disa të plagosur. Ndërkohë, si pasojë e ngjajres, në këtë aks është krijuar trafik i rënduar.

Kujtojmë se një ditë më parë, në të njëjtin vend, ndërroi jetë 29-vjeçari Arjon Shanaj, student i akademisë së sigurisë, pasi u aksdientua me makinën e tij.

Shanaj po lëvizte me shpejtësi me makinën e tij “Minicuper” në autostradën nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit. Më pas ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja, ku ka goditur një automjet tjetër që drejtohej nga Ylli Rama. Ky i fundit mësohet se fillimisht është ndaluar për ndihmë mjekësore, pasi është gjetur në vendin e ngjarjes, por më pas është lënë i lirë, pasi nuk ishte i përfshirë në aksident. Ndërkohë i riu ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet me mganitudë 3.7 i shkallës rihter është shënuar pak minuta më parë në Korfuz të Greqisë.

Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 5 kilometra, ndërsa nga lëkundjet nuk raportohet për dëme.

Sakaq, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në jug të vendit, Sarandë e Himarë.

foto galeri

Ndërron jetë 33-vjeçari shqiρtar pas 10 ditësh në sρital, u aksidentua pas rrëzimit të skeΙës në Gjermani

Ka ndërruar jetë edhe 33-vjeçari Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit të skelës në Gjermani, ku ishte duke punuar.

Lajmi u konfirmua nga xhaxhai i 33-vjeçarit.

Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e shembjes së skelës, humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.

Fυnd trαgjik, hυmb jetën në sρital foshnja që u brαktis në një bodrυm ρallati në Tiranë

Ka ndërruar jetë rreth 24 orë pas lindjes foshnja që u gjet i braktisur në një bodrum pallati në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë publik nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

😭

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot  edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim.

Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla në Facebook.

“Jam e ρamartυar, s’doja ta merrnin vesh”, flet nëna që brαktisi foshnjën në bodrυm

Nëna e cila braktisi foshnjën e saj një ditë më parë ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe nga opinioni.

Egljanta Isufi, 30 vjeç është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.

Ajo e la foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë.

I porsalinduri është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili ka dëgjuar të qarat e fëmijës teksa ishte duke pirë cigare.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar. Aktualisht vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 9 Nëntor 2023

Dashi

Jeta ne çift do vije duke u përmirësuar dita ditës. Duke filluar qe sot do ia shprehni me shume ndjenjat atij qe keni ne krah dhe e ardhmja pritet te jete me e ndritur. Beqaret do kenë takime te shumta dhe ne fund te ditës do iu duhet te marrin vendime te rëndësishme. Ne planin financiar do jeni me te qete fale një shume qe keni marre kohet e fundit.

Demi

Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do flisni me lirshëm për gjithçka qe iu mundon dhe do i zgjidhni brengat. Edhe për beqaret gjithçka do jete e mundur. Bëjini sytë katër sepse mundësitë për takime do jene te mrekullueshme. Me financat nuk do i keni punët shume mire, kështu qe duhet te mos shpenzoni pa kufij.

Binjaket

Edhe pse marrëdhënia ne çift do jete shume e mire, nuk duhet te merrni vendime te rëndësishme për te ardhmen. Tregohuni pak me te duruar nëse doni qe gjithçka te shkoje për se mbari. Beqaret do tregohen impulsive dhe mund te bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar ka mundësi t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur me pare.

Gaforrja

Jeta ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe do kaloni momente mjaft sensuale. Për sa iu përket beqareve ata do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe, por pa ndonjë rezultat specifik. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini te rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët. Falënderoni ata qe do iu ndihmojnë.

Luani

Dite shume e bukur kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe do i sqaroni përfundimisht te gjitha dilemat qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë gjera te paqena. Financat do jene te qëndrueshme kështu qe mund te bëni investimet e duhura pa pasur asnjë rrezik.

Virgjeresha

Flisni me takt dhe diplomaci gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe do keni debate te shumta. Tregohuni edhe pak me te kuptueshëm. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te kenë te njëjtin status kështu qe është e kote te mundohen te gjejnë një person. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Përfitoni për te lare borxhet qe keni pasur.

Peshorja

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri sot. Nuk do i mbani aspak mëri partnerit për ndonjë kritike qe do iu beje sepse do e kuptoni qe ai ka te drejte. Beqareve nuk do iu ecin gjerat shume mire. Kujdes me personat qe do iu joshin sepse edhe mund t’iu lëndojnë. Ne planin financiar do e përmirësoni situatën fale një shpërblimi qe do merrni nga puna.

Akrepi

Nëse kohet e fundit marrëdhënia mes jush dhe partnerit ishte ftohur duhet te gjeni mënyrën e duhur për ta përmirësuar. Mos i lini gjerat pas dore sepse situata edhe mund te ndërlikohet. Beqaret do kenë takime shume interesante te cilat nuk duhet t’i humbin për asnjë lloj arsyeje. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Shigjetari

Ka rrezik qe rutina ta pushtoje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur ambientit ne çift pa menduar se kjo mund te jete shkatërruese per ju. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe ti shprehin me tepër ndjenjat. Me financat do keni disa probleme te vogla te cilat mund t’i zgjidhni nëse tregoheni te kujdesshëm.

Bricjapi

Bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do filloni te thurni edhe projekte te rëndësishme për një te ardhme te ndritur bashke. Beqaret do ndihen shume mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te alarmoheni me problemin me te vogël. Me maturi mund te zgjidhni gjithçka.

Ujori

Do jeni me humor te keq gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do shkoje ashti si e kishit menduar ne çift. Zënkat me partnerin do jene shume te shpeshta. Beqaret do kenë takime te rëndësishme, por nuk duhet te nguten për asgjë. Ne planin financiar tregohuni me realiste dhe mos shpenzoni shuma te mëdha kur e dini qe situata nuk është aq e favorshme.

Peshqit

Nëse ende jeni ne një lidhje, dita e sotme do jete e mrekullueshme. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do i kushtoni vëmendjen dhe përkushtimin e duhur njeri-tjetrit. Beqaret ka shume mundësi te gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Hiqeni sa me shpejt turpin dhe lëreni veten te lire. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme qe do e përmirësojnë situatën.

Lindi foshnjën në bodrυmin e ραllatit dhe e brαktisi, ρolicia shoqëron nënën 29-νjeçare

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë dhe ndalojë nënën e cila braktisi në bordrumin e pallatit në Yzberisht foshnjën e saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se 29-vjeçarja me ininciale E.I, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Tiranës.

E reja ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të mërkure, ku efektivët e Komisariatit nr 6 në kryeqytet, pas telefonatës së një qytetari arritën të gjejnë në bordumin e pallatit në Yzberisht foshnjën e braktisur.

Më herët u tha se foshnja lindi në divanin e bodrumit aty ku dhe më pas u braktis nga nëna e saj. Fatkeqësisht foshnja ndodhet në intubim në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje në vijim pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

VIDEO/ Μomenti makαbër në koρshtin pa Ιicencë, si iu thγe këmba 3-νjeçares nga edυkatorja

Dhunimi deri në thyerjen e këmbës së një vajze 3-vjeçare nga edukatorja e saj në një kopsht në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik në vend, ndërsa pamje të reja janë transmetuar sot lidhur me rastin e rëndë.

Momenti i thyerjes së këmbës së 3-vjeçares është filmuar nga kamerat e kopshtit dhe pamjet janë transmetuar në emisionin “Stop” në TV Klan.

Në momentin që e mitura ndodhet në dhomën e gjumit të kopshtit, edukatorja Majlinda Dehima dëgjohet teksa i drejtohet “Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën”.

Pas kësaj dëgjohet një kërcitje, që dyshohet se është momenti kur edhe vogëlushes i është thyer këmba.

Prej atij momenti dhe deri në largimin e saj nga kopshti, 3-vjeçarja ka qarë pa ndalim nga dhimbjet e shkaktuara.

“Skema dhe roli i ish Ρresidentit”, gazetari i njohur zbαrdh praρaskenat: S’është vetëm ÇEZ-DIA, ja cila është dosja që do ta fusë Metën ne bυrg

Lobimi në SHBA është dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg. Kështu u shpreh gazetari Adriatik Doçi në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv.

“Janë dy dosje të tjera për Metën. Në 2009-2010-ën u finalizua afera e CEZ-DIA-s. Në 2010-ën Meta bleu një apartament në Tiranë, 400 mijë euro. 200 mijë euro i ka deklaruar sikur i ka marrë kredi, shuma tjetër duket e dyshimtë. Po ashtu u ble edhe vila në Gjirin e Lalëzit që besohet se kushton disa miliona euro.

Fushatat elektorale luksoze të LSI-së, shërbimet estetike që janë bërë. Pra kemi një bum shpenzimesh për të rregulluar fytyrën, por edhe për të investuar për të blerë vila, apartamente, bizhuteri. Ka dyshime që paratë e aferës CEZ-DIA të jenë investuar në vila, apartamente dhe në fytyrën e bashkëshortes së Metës. Faturat tregojnë se ajo ka bërë shërbime estetike. Janë dy dosje të cilat janë në duart e Arben Krajës dhe Sotir Kllapit.

Njëra dosje është për shërbimet estetike për Metan dhe Kryemadhin në San Marino dhe Vjenë. Dhe dosja tjetër është për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 2016-2017 janë shpenzuar për lobim mbi 1 milionë euro. Kjo është dhe dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg, jo ajo ÇEZ-DIA në të cilën implikohet në mënyrë rrethanore por nuk dihet si SPAK-u i ka gjurmuar paratë.

Kurse në çështjen e lobimit është i implikuar drejtpërdrejt se ka qenë kryetari i LSI-së dhe kur ka qenë president e ka komanduar LSI-në. Ka patur dyshime që ka tentuar të fusë Petrit Vasilin, Endrit Brahimllarin në këtë çështje. Plasi edhe një sherr aty brenda se ata nuk pranuan.”, u shpreh gazetari.

Skema ÇEZ-DIA dhe roli i Ilir Metës!

Paraqitja e Ilir Metës në SPAK është kryelajmi që na vjen sot nga politika dhe drejtësia. Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për skemën e CEZ-DIA-s dhe rolin e Ilir Metës në këtë aferë. Gazetari u shpreh se Meta përfitoi miliona euro nga kjo aferë. Doçi tregon provat dhe dëshmitë që e çuan Metën në SPAK, ndërsa shtoi se ishte miku i kreut të LRI-së, Elvis Mataj që u bë bashkëpunëtori i drejtësisë në këtë çështje.

“200 milionë euro janë vetëm borxh që ia ka dhënë ÇEZ-it, shteti shqiptar, Ministria e Energjetikes. Pasi u dha ky borxh, CEZ-i deshi t’u kthente reston këtyre. Duhet të ndaheshin lekët. CEZ-i pasi u falën paratë, instruktoi disa afera të ndryshme mes së cilave edhe CEZ-DIA, paratë kompanive të lidhura me Sali Berishën dhe Ilir Metën. DIA është kompani e Kastriot Ismailajt që do të mblidhte borxhet e CEZ-it. Por borxhet ishin komplet fiktive, paraqiste vetëm dokumente kompania DIA dhe CEZ-i kalonte lekët në llogari. Cili është roli i Ilir Metës. Administratori dhe pronari ishte Kastriot Ismailaj, miku i ngushtë i Metës. Ndërsa drejtori ekzekutiv ishte Elvis Mataj, që dyshohet se është bërë bashkëpunëtori i SPAK-ut.

Ai ishte një nga njerëzit më të besueshëm të Ilir Metës, por u zunë rrugës gjatë pazareve. Ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005. Pra dy njerëzit e Metës, administrojnë kompaninë DIA. Pasi iu ndërpre kontrata DIA-s, ajo e çoi çështjen në arbitrazh. Mirë që vidhnin paratë tona, por donin ta vazhdonin vjedhjen edhe në arbitrazh. Më vonë u tërhoqën, por gjatë këtij procesi, përfaqësuesit e kompanisë që kishte kontraktuar për të mbrojtur interesat tona thanë që Ilir Meta ka kërkuar shuma të mëdha ryshfeti nga kompania DIA, deklaratë e cila u mohua nga Meta. Por është në dosje.

Jozef Hejsek që është ish-shefi ekzekutiv i CEZ-it, në procesin e arbitrazhit tha që Meta e çoi Kastriot Ismailajn në DIA, pra e prezantoi si njeriun e tij. Kjo deklaratë përkon me dy deklarata të Dritan Priftit dhe Sali Berishës. Prifti tha se Meta udhëtonte drejt Pragës pikërisht për të finalizuar këtë pazar midis CEZ-it dhe DIA-s. Sali Berisha në 2015-ën bëri të habiturin dhe i kërkonte llogari Metës duke i thënë: Kush të ka autorizuar ty të udhëtosh drejt Çekisë për të finalizuar një marrëveshje të tillë pa dijeninë time. I tha të jepte dorëheqje, të hetohej nga prokuroria etj. Këto deklarata janë në sinkron me njëra-tjetrën, që Ilir Meta ishte kumbari marrëveshjes midis CEZ-DIA.”, u shpreh gazetari.

Avioni niset me dritaret e haρυra nga Londra, ρiloti e kuρton në 3 mijë metra lartësi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër, ku një aeroplan është nisur në fluturim me dy dritare të hapura.

Aeroplani u nis ngrit nga pista e aeroportit “Stansted”, dhe vetëm pasi kishte arritur një lartësi prej 3 mijë metrash, pilotët e kuptuan se kishte diçka që nuk shkonte.

Incidenti ndodhi në 4 tetor të këtij vitit, por u bë publik vetëm ditët e fundit pas një hetimi nga Agjencia për Incidentet Ajrore në Britaninë e Madhe.

Avioni model “Airbus A321”, ishte përdrorur vetëm një ditë para incidentit për fluturime në mot të keq, me qëllim mbledhjen e të dhënave për stuhitë. Mesa duket kjo ka shkaktuar dëmtimin në një prej dritareve.

Për fat të mirë, stafi e vuri re në kohë dhe avioni arriti të kthehet në pistë.

https://twitter.com/aaibgovuk?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1720381874596384791%7Ctwgr%5E227efd86f7e574890bf18aaeec54e25a2dc022c6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Favioni-niset-me-dritaret-e-hapura-nga-londra-piloti-e-kupton-ne-3-mije-metra-lartesi%2F