39-νjeçarja shqiptare νdes brenda në Kishë gjatë një fύnerali ναrrimi, dy ρolicë të dyshuar për vrasje (EMRI+DETAJE)

Një 39-vjeçare shqiptare ka vdekur brenda një kishe në Itali, pasi ishte duke marrë pjesë në jë funeral.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 39-vjeçarja shqiptare Marinela Murati, në 3 nëntor gjatë një funerali në kishën e Madonna Pellegrina, në via Monti, ka humbur toruan dhe pasi ka thirrur ‘Allahu Akber’, ndërsa ka tentuar të rrëmbejë një statujë dhe ta hedhë në tokë.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë dy oficerë, të cilët e kanë ndaluar dhe i kanë vënë prangat.

Pasi është prangisur nga oficerët 39-vjeçarja shqiptare ka humbur ndjenjat. Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe vdiq, raportojnë mediat italiane.

Dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje.

/AlbEu.com/

Lυljeta Βozo: Tërmeti i 26 nëntorit do të ρërsëritet (Video)

“Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, do të përsëritet”. Kështu ka deklaruar inxhinierja dhe deputetja, Luljeta Bozo, në studion e emisionit “Mirëmëngjesi Shqipëri” ndërsa ka sqaruar se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar, pasi është një fenomen i cili ndodh vazhdimisht për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.

“Tërmeti është një dukuri natyrore shumë e frikshme. Njerëzit panikosen aq shumë sa ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme më të mëdha se sa vetë ai. Tërmeti i 26 nëntorit do të përsëritet, pasi vendi ynë ndodhet në mes të pllakës euro-aziatike me atë afrikane. Kur këto pllaka lëvizin, çlirohet një energji në formë brutale që është tërmeti. Por që të ndodhë kjo duhet të kalojë kohë, të cilën shkencëtarët janë munduar pak a shumë ta parashikojnë me periudha.

Mendoj që të jemi sa më të sigurt ndaj kësaj dukurie natyrore që as e parashikojmë, as e ndalojmë, duhet nisur nga disa hallka, sikurse edukimi i njerëzve. Të mësojnë që është një zonë që do ketë vazhdimisht lëkundje sizmike apo që ky fenomen do të ndodhë vazhdimisht”,-u shpreh ajo.

Inxhinierja Bozo foli gjithashtu për ndërtimet e para vitit 2019 të cilat pësuan dëme të mëdha pasi nuk kishin zbatuar standartet ekzistuese, ndërsa ndërtimet e pas 2019-ës, theksoi ajo, kanë kaluar të gjitha në sitë.

“Njerëzit duhet të kenë siguri aty ku rrinë dhe punojnë. E garancinë për këtë ua jep Urdhri Profesional i Inxhinierëve. Ky i fundit garanton publikun që të gjithë inxhinierët të punojnë brenda kushteve dhe rregullave teknike. Ajo fatkeqësi e 2019-s ndodhi pjesërisht edhe sepse në treg kishin dalë njerëz që nuk ishin profesionistë, që dinin dhe që s’dinin. Ndërtues që nuk respektonin standardet ekzistuese të kontrollit të cilësisë së fazave të procesit ndërtimor”, -mbylli zonja Bozo fjalën e saj.

https://www.instagram.com/_u/miremengjesishqiperi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e90a281b-3891-4d53-b8e7-556658bbea4a&ig_mid=DC4CA0B8-F9A9-48E9-A446-2DADA47E3DFE

“Marrëνeshja për emigrαntët mund të jetë model për BE-në”, Meloni për ρaktin me Ramën: Shqipëria sillet si një vend i BE-së

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një intervistën për gazetën Il Messaggero ka komentuar nënshkrimit të marrëveshjes me homologun e saj shqiptar Edi Rama, në bazë të të cilës do të krijohen në Shqipëri dy qendra të mbyllura qëndrimi për emigrantët e parregullt.

“Kjo është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe vendos tre objektiva: luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë për të mirëpritur, në Evropë, vetëm ata që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare”, theksoi kryeministrja italiane.

Meloni shpjegoi në të njëjtën kohë se kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm me emigrantët që shpëtohen ndërsa ndodhen në det dhe se do të krijohen dy qendra në veri të Shqipërisë, konkretisht në Shëngjin dhe Gjadër.

“Ne e kemi informuar Komisionin Evropian pa asnjë problem. Besoj, përkundrazi, se ky protokoll mund të kthehet në një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe shteteve që nuk janë anëtare të Unionit, në drejtim të menaxhimit të flukseve migratore”, shtoi ajo.

Sipas Melonit “kjo është një marrëveshje e bazuar në një frymë të fortë europiane”, ndërsa shtoi se “është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht se Tirana nuk është ende anëtare e BE-së, ajo sillet sikur të jetë në BE, me zgjedhje që përputhen plotësisht me parimet e solidaritetit dhe bashkëpunimit, të cilat përbëjnë bazën e familjes evropiane”.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 8 Nëntor 2023

Dashi

Sjellja juaj ndaj partnerit/es do jetë mjaft arrogante dhe kjo rrezikon një marrëdhënie që mund t’i prishet qetësia në çdo moment. Por për fat të mirë, Urani mbështet shenjën tuaj. Shumë beqarë do të kenë njohje të reja sot dhe mund të jetojnë përvoja të reja. Lajm i rëndësishëm në lidhje me punën, së shpejti do të jeni në gjendje të tejkaloni pasiguritë e momentit.

Demi

Përmirësimi i marrëdhënieve me të dashurin/ën, iniciativat tuaja do të vlerësohen dhe kjo do t’ju bëjë optimistë. Edhe me anëtarët e familjes ju do të merreni vesh shumë mirë. Ditë aspak e mirë për beqarët, sidomos në mëngjes. Do mund të kaloni gjithçka vetëm në mbrëmje falë Hënës në shenjën tuaj. Njohjet e duhura që keni, do t’ju ndihmojnë të zgjidhni situatat e ndenjura në punë.

Binjakët

Të dashuruarit sot do të privilegjohen nga yjet, dashuria dhe pasioni shkojnë krah për krah me romancën. Hëna dhe Venusi sigurojnë një mbrëmje të bukur! Madje edhe beqarët do të jenë të sjellshëm si kurrë më parë dhe shumë Binjakë do të takojnë gjysmën e tyre! E mërkura është e rëndësishme nga pikëpamja e biznesit, jeni të vendosur të nisni projekte të reja dhe askush nuk do t’ju ndalojë.

Gaforrja

Yjet janë dashamirës dhe do të ndani gjithçka me partnerin/en. Marrëdhënie të shkëlqyera edhe me miqtë që nuk ju lënë kurrë vetëm! Reflektime të shkëlqyera edhe për beqarët të cilët do të shkëlqejnë në shoqëri: axhenda juaj është plot angazhime! Pritje të mëdha për ata që kanë një aktivitet të pavarur, ju jeni të vendosur të kërkoni veten dhe të merrni atë që meritoni.

Luani

Dita për të lindurit e shenjës së Luanit fillon me këmbën e majtë për shkak të Hënës në Dem. Zënkat me partnerin/en do të jenë të pashmangshme! Sot atmosfera është e tensionuar për zemrat e vetmuara, por pasdite skenari i yjeve ndryshon në favorin tuaj! Sot do të keni një pagesë të madhe dhe një dëshirë të madhe për ta bërë. Mos u dorëzoni, përpjekjet tuaja do të shpërblehen!

Virgjëresha

Një ditë e madhe për të dashuruarit, ju keni në majë të gishtave zgjidhjen për disa çështje familjare dhe do të arrini të dominoni ndërhyrjet e jashtme. Të mërkurën beqarët do e ndajnë mes sporteve dhe blerjeve dhe kjo do t’ju japë një mirëqenie të plotë. Mërkuri dhe Saturni sigurojnë fitime dhe investime fitimprurëse.

Peshorja

Dëshira për të jetuar dhe energjia nuk do të mungojë. Që nga mëngjesi do të përqendroheni te dëshirat të cilat partneri/ja juaj do jua realizojë. Lajm i mirë edhe për beqarët të cilët dëshirojnë një partner/e në jetën e tyre! Yjet lehtësojnë investimet dhe e bëjnë këtë ditë të mbrojtur nga çdo shqetësim në punë. Ju do të jeni të rrethuar nga fati!

Akrepi

Sot ju jeni shumë të tensionuar dhe vështirë se do të jeni në gjendje të lini veten të përjetoni gëzimet e dashurisë. Mbrëmja mund të krijojë edhe momente konfuzioni dhe pasiguri. Beqarët do të jenë më të vendosur se kurrë të kenë një jetë intensive shoqërore që do të rezervojë shumë surpriza të bukura. Ditë interesante për sferën profesionale, disa dëshira të rëndësishme mund të realizohen.

Shigjetari

Gjendja juaj emocionale mund të jetë paksa poshtë në pjesën e parë të ditës, mësoni të vendosni për mundësitë që jeta ju ofron. Shikoni substancën dhe jo formën! Beqarët do të kenë shumë mundësi për të takuar njerëz të rinj dhe interesantë. Projekte të reja pune po vijnë, keni të gjitha kërkesat e nevojshme për të arritur qëllimet e dëshiruara.

Bricjapi

Me Hënën në kampin e pestë gjendja jote emocionale i nënshtrohet një përmirësimi të konsiderueshëm dhe kjo do t’ju lejojë të keni komunikimtë mirë me të dashurin/ën. Beqarët do të jenë të këndshëm dhe do të pushtojnë skenën me ngjarjet sociale dhe shoqërore! Nëse nuk i keni zgjidhur të gjitha problemet, do të keni dëshirën për t’u përballur me çdo çështje me disponueshmërinë maksimale!

Ujori

Tregojeni më shumë dashurinë tuaj dhe bëni të ndihet i dobishëm partneri/ja juaj nëse doni të ndryshoni situatën e keqe ku ndodheni. Hëna në Dem sot shfaq shqetësime në familjen dhe shëndetin tuaj, por për fat të mirë Venusi në shenjë do t’i largojë të gjitha shqetësimet. Ditë monotone për beqarët! Mundësitë nuk mungojnë në punë. Ata që tashmë kanë një profesion do të kenë të gjithë njohjen që meritojnë.

Peshqit

Shqyrto atë që mban dhe çfarë duhet të ndryshohet në marrëdhënien tuaj. Beqarët do të duhet të përpiqen të japin më shumë hapësirë ??për miqësi të rëndësishme në vend që të veprojnë sipërfaqësisht! Ka disa lajme shumë të mira për tu kapur në punë. Kjo është një pikë kthese në jetën tuaj, veçanërisht në lidhje me profesionin.

Fermeri në Shkodër mbαn premtimin dhe bën gjestin e ραzakontë (Foto)

Fermeri Kujtim Plangaj, i cili jeton në fshatin Boks, Shkodër u bë personazh i njohur në rrjetet sociale disa muaj më parë pasi thuri një varg me qepë jo pak po gati 4 metra të gjatë.

Madje me batutë, fermeri 53-vjeçar u shpreh se vetëm puna i bën 100 euro.

Pangaj u shpreh në një intervistë televizive se synonte që të krijonte një varg akoma më të gjatë deri në 10 metra gjë që e ka bërë realitet. Ai tha se synon ta shesë vargun e qepëve që peshon 100 kg, në shifrën 200 euro.

“Pse ma pe të dαshυrin”, sherr i egër mes υajzave në gjimnazin e Tiranës, shkelmohen dhe kαpen për fΙokësh

Sherret mes adoleshentëve nuk janë më një çudi në vendin tonë. E jo pak herë ato kanë ndodhur brenda ambienteve të shkollave që frekuentojnë këta të rinj.

Së fundmi, është publikuar një video ku duken një grup vajzash të cilat kapen për flokësh dhe shkelmojnë njëra-tjetrën.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sherri ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës dhe ka përfunduar vetëm kur një grua ka hyrë për të ndarë të rejat.

Ngjarja është filmuar në një gjimnaz të kryeqytetit dhe mendohet se mollë e sherrit është bërë një djalë. Mësohet se njëra prej adoleshenteve ka akuzuar tjetrën se pse i ka parë të dashurin.

Τifozi shqiptar nënshkrυan kontratën e ρυnës më të ραzakontë në Suedi: Kur Ιυan Shqipëria duhet të jetë… ditë ρυshimi

Ka çmenduri dhe mbi çmenduri për Kombëtaren, por rasti i Julian Tereziut dhe rrëfimet e tij, janë të një niveli tjetër.

Aktualisht ky shqiptar jeton dhe punon në Suedi, por në kontratën e punës ekziston një kusht i veçantë: “Kur luan Shqipëria, duhet të jetë ditë pushimi”.

Por nuk është kjo e gjitha, rrëfimet e tij nuk duhen humbur në emisionin “Koha Shtesë”.

“Po, kur hyra në punë e vendosa si pikë në kontratën time në Suedi që sa herë që të ketë ndeshjen Shqipëria, ta kem ditën pushim. Pronari e pranoi këtë kusht, për fatin e mirë është shqiptar dhe ai është tifoz i Shqipërisë.

Pjesa tjetër e stafit te puna jonë është suedez, por nuk hapin kurrë probleme për këtë gjë, unë kur luan Shqipëria e kam pushim, kështu është edhe në kontratë. Këtë vit përshembull, nuk kam bërë fare pushime, asnjë pushim familjar, përveç atyre që kam udhëtuar për Kombëtaren”, tha Tereziu. /Sport Ekspres/

E rëndë/ Familja shkoi për ta zgjυar në mëngjes, djali 17-vjeç kishte νdekur

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Ujz të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar drejtor i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:20.

“Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Graishta.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë theksuan se rasti po hetohet. “Me të marrë informacionin nga ana e policisë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Janë duke u ndërmarrë të gjitha procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Hekuran Batusha për Telegrafin.

Theu këmbën gjatë qëndrimit në kopsht, kυsh është edυkatorja që dhυnoi 3-vjeçaren

Euronews Albania ka siguruar foton e edukatores, Majlinda Dehima, që punon në kopshtin privat në zonën e Ali Demit, ku dyshohet se një vajze 3-vjeçare iu thye këmba gjatë qëndrimit në kopsht.

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por nga pamjet filmike të sekuestruara pas denoncimit të familjarëve, është vërejtur dhuna që kjo edukatore ka ushtruar ndaj të miturës me një vizore.

Në disa media është publikuar dhe video kur edukatorja në fjalë, gjuan 3-vjeçaren dhe kjo e fundit mban këmbën me dorë.

E mitura është transportuar në spital pas orës 15:00, i është nënshtruar një ndërhyrje urgjente pasi thyerja ishte në gradë të rëndë dhe këmbën aktualisht e ka në allçi.

Rasti është bërë publik në media edhe pasi policia nuk ka marrë asnjë masë tjetër përveç sekuestrimit të kamerave, ndërsa mjekët nga ana tjetër nuk kanë referuar asnjë material.

Ende pritet një zbardhje e plotë e rrethanave të ngjarjes për të kuptuar se si e mitura përfundoi në atë gjendje, ndërkohë që këtë të martë në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë para kopshtit ku, rasti i parë i dhunës nuk është vetëm ky.

Vαjza e Inis Gjonit në gjυrmët e së ëmës, ρυblikon këngën e saj të parë (VIDEO)

Coco Antonel, vajza e këngëtares dhe aktores Inis Gjoni i është futur industrisë së muzikës.

Si duket ajo ka ndjekur hapat e të ëmës dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj të parë.

Ka qenë Inisi, që ka publikuar një pjesë nga videoklipi i së bijës, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta.

Kujtojmë që një intervistë të disa viteve më parë kur Coco ishte e vogël, Inisi shprehej se nuk do të donte që vajza të ndiqte hapat e saj por me sa duket e bija po e projekton vetë të ardhmen e saj.

https://www.instagram.com/inisgjoni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9b0fb563-efd3-4810-a95a-bcf3c0a6eb8f