SkandαΙoze! Edυkatorja dhύnon barbarisht 3-vjeçaren në koρshtin ρrivat. E vogla dërgohet me këmbë të thγer në sρital (Video)

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.

Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”. U nisën në pediatric dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

Sabri Hoxha, ekspert mjekoligjor: Grafia është tregues i një thyerje të kofshës së majtë, të kockës femorale. Është një thyerje me zhvendosje, futet tek thyerjet e rënda e cila ka nevojë për ndërhyrje, por është në varësi se si e vlerësojnë mjekët specialistë në rastin konkret.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

“Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”

“Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”

“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.”

“Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”

“Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.

Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.

Gazetari: Ndërkohë ishte edhe drejtoresha e kopshtit që ju kishte shoqëruar?

Denoncuesi: Po. Unë ju ktheva dhe e pyeta: Të lutem ku është vrarë se mua doktori më kërkon një informacion për ta mjekuar. Drejtoresha më kthehet që “kërkoj të hapen kamerat”, por nuk është vrarë asgjëkundi, por është pickuar, ndëkrohë pickim nuk kishte fare. Drejtoresha u kontaktua nga kopshti i saj privat, “ne i kapëm filmimet dhe vajza në orën 3 para se të merrnin në telefon ka qenë në gjumë dhe është ngritur nga krevati dhe sa është ngritur, nga forca e ngritjes, ka thyer këmbën”. Në atë moment, unë nga mërzia i thashë që “kjo nuk është një përgjigje që mua më nevojitet si prind dhe mjekut që të bëjë detyrën e tij me informacionet që ju japim ne si prindër”.

Gazetari: Ndërkohë një detaj që dua unë të ju pyes: Oficerët e Policisë Gjyqësore a ju pyetën tek Spitali i Traumës sepse është procedura kur kemi të tilla aksidente?

Denoncuesi: Unë ika para me vajzën, por një oficer i ishte drejtuar drejtoreshës, e cila i ishte përgjigjur që “jam njeriu i saj dhe jam duke i shoqëruar” dhe më tej kishte ardhur pas nesh. Oficeri e kishte lënë si rast familjar, ka ndodhur diçka dhe po sjellin fëmijën për ndërhyrje urgjence. Denoncimi u bë ditën e nesërme, datë 2 pasdite. Tek spitali dhe urgjenca, oficeri quhej Ergys Brahimaj.

Nga informacionet që emisioni “Stop” ka siguruar, kemi të bëjmë dhe me një shkelje të mjekëve të spitalit të Traumës të cilët nuk i janë drejtuar organeve kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi duhet të ishin drejtuar prokurorisë apo policisë.

Arben Llangozi, avokat: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer. Personeli mjekësor ka detyrimin ligjor të bëjë kallëzim për vepra penale të cilat i konstaton gjatë ushtrimit të detyrës së saj, por nuk e ka përmbushur spitali apo personat përgjegjës që janë marrë me këtë punë ose akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre./tvklan.al

Μiratohet ligji i ri! Nga 1 jαnari nuk mund të zhdogαnohen makinat më të νjetra se viti 2014

Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Veturat më të vjetra se 10 vite nuk lejohen të zhdoganohen në Kosovë, kësisoj Dogana e Kosovës ka bërë një rikujtim për qytetarët se automjetet më të vjetra se viti 2014, nuk do të mund të zhdoganohen nga janari, 2024.

Me ligjin për automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen.

“Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër), thuhet në nenin 44 të ligjit për automjete.

Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.

Ndryshe, shumë qytetarë kanë kundërshtuar ligjin që është në fuqi për automjete, ndërsa ekspertët vlerësojnë se importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet ka efekte negative.

Ka disa vite prej kur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka iniciuar plotësim-ndryshimin e ligjit për importin e veturave, ku kërkohet heqja e kufizimit të vjetërsisë, por që ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Sipas tij, ky ligj në Kosovë është krijuar me një standard të dyfishtë, derisa potencon se një gjë e tillë i duket e padrejtë, por që nuk po gjen pajtueshmëri të deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim.

“Këto kritere nuk janë as në Zvicër, as në Gjermani, as në vendet e Ballkanit që janë të anëtarësuara, që janë pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj mendoj që është e padrejtë dhe si e tillë kam kërkuar plotësim ndryshimin e ligjeve për automjete por fatkeqësisht nuk e kam gjetur pajtueshmërinë e deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim”.

Veturat më të vjetra se 10 vjet në Kosovë janë 80 për qind të amortizuara dhe se në këtë drejtim duhet të ketë një mbikëqyrje më të madhe nga organet shtetërore.

Kështu shprehet eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj duke shtuar se qytetari duhet të zgjedh ndërmjet veturës së re e me kosto të mirëmbajtjes më të lirë dhe asaj të vjetrës me çmim më të shtrenjtë.

“Automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vite konsiderohet si të amortizuar për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik. Ne e dimë se në Kosovë e kemi kontrollimin teknik periodik për automjetet zyrtare ose për ato që janë në shërbim për palën e tretë, si dhe kontrollimin e rregullt, sidomos e kemi kontrollimin e jashtëzakonshëm”.

Sipas tij, paralelisht me ndryshimin e Ligjit për Automjetet duhet të jetë edhe ndryshimi i Ligjit për Doganimin e Automjeteve.

“Paralelisht me ndryshimin e Ligjit për Automjetet duhet të jetë edhe ndryshimi i Ligjit për Doganimin e Automjeteve, për shkak se qytetarit duhet t’i ofrohet që përmes sistemit të lehtësimit të lehtësimit të doganave, duhet të ofrohet i njëjti çmim i 12-vjecarit me 6-vjecarin, ku në këtë formë atëherë do të kishim mundur ta ruajmë sigurinë në komunikacion, rifreskimin e veturave për një periudhë deri 5-vjeçare deri në 10-vjeçare, ku pastaj duhet të bëhet analizimi për futjen e ekotestit”.

Eksperti i komunikacionit thekson se procedurat aktuale të doganimit e kanë bërë të mundshme që të importohen veturat e vjetra.

Në vendin tonë mbetet në fuqi ligji me të cilin, një veturë mund të regjistrohet dhe të pajisjet me targat RKS, vetëm nëse është nga viti 2013-2023, konkretisht 10 vite më e vjetër nga viti ekzistues. Për një numër të madh të qytetarëve, regjistrimi i veturave të vitit 2013, është i pamundur.

Kjo për shkak se deri tek targat, më e lira do t’i kushtonte rreth 3500 euro, pa llogaritur blerjen e veturës në vendet evropiane dhe koston e importit deri në Kosovë. Në nenin 44 të Ligjit për automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

/Marrë nga Monitor

Ρυblikohet video/ Momenti kur shqiptari αrrestohet brenda ‘shtëρisë së bαrit’ në Angli

Arrestimi i një shqiptari në Britaninë e Madhe është kthyer në kryefjalë, pasi mediat publikuan ditën e sotme videon e këtij momenti.

20-vjeçari Marisol Bezati u arrestua një shtëpi bari në Peterborough, ku ai kudjesej për bimët e kanabisit. Në pamjet video, ai shihet sesi struket i trembur në divanin e tij teksa oficerët thërrasin ‘Policia!’ dhe hyjnë në dhomë.

Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe e prangosin, ndërsa ai u kërkon falje e shprehet se nuk di të flasë anglisht.

“Më vjen keq, më falni, nuk jam trafikant!”- thoptë ai.

Në video më pas tregohen bimët e kanabisit, që ndodhen në shumë nga dhomat e shtëpisë. Pas arrestimit, Bezat iëshët dënuar me 1 vit e gjysmë burg.

Μisteri, nëndetëse rυse ρranë gjirit të Vlorës? Aνioni dhe heΙikopteri i NATO-s νërtiten mbi Karabυrun

Dy mjete fluturues në NATO-s qendruan për minuta të tëra në qiellin e Vlorë gjatë ditës së sotme duke bërë rrollume vëzhgimi në zonën mes Karaburunit dhe një detit në drejtim të Italisë.

Bëhet fjalë për një avion vëzhgimi i tipit Boeing RC-135, i ngritur nga baza e Kretës si edhe një helicopter Blackhawk, i cili iu bashkua avionit pasi ky i fundit ndodhej për një kohë më të gjatë në zonë.

Lëvizjet e tyre janë ndjekur me mjaft interes edhe përmes Flightradar, ndërkohë që mbeti mister shkaku. Megjitatë, siç mëson AlbEu ka të dhëna se avioni dhe helikopteri i NATO-s ishin duke vëzhguar për një nëndetëse ruse që dyshohet se ndodhej aty pranë.

E njëjta skenë ka ndodhur edhe herët e tjera kur anijet amerikane kanë zbritur nga baza në veri të Italisë për në qendër të Mesdheut.

Kanali i Otrantos është vendi nga ku Flota e Gjashtë amerikane zbret nga Adriatiku Verior për në brendësi të Mesdheut dhe zona është shpesh e vëzhguar edhe nga anijet dhe nëndetëset ruse. Mësohet se rusët kanë të paktën dy nëndetëse Kilo Class në Mesdhe, të vendosura në bazën e Latakias, krahas disa anijeve dhe përmes tyre përpiqen të tregojnë prezencën në Mesdhe.

Pjesë thelbësore e Flotës së Gjashtë amerikane është aeroplanmbajtësja Gerald Ford, e cila kryeson grupin e anijeve të tjera ushtarake, të cilat këto ditë janë vendosur në Mesdheun Lindor pas bombardimeve izraelite në Gaza./albeu.com

Çfarë ndodhi? NATO në aΙarm, aνioni misterioz i nisur nga Greqia fυtet në haρësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikoρteri Ιυftarak

Aviacioni shqiptar dhe NATO u alarmuan ditën e sotme pasi një avion i nisur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë, hyrë në hapësirën ajrore shqiptare, ndërsa bëri disa lëvizje të dyshimta.

Ende mbetet mister arsyeja dhe destinacioni që kishte avioni i ngritur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë.

Menjëherë sapo ka hyrë në hapësirën ajore shqiptare, forcat e NATO-s kanë kërkuar informacion mbi destinacionin e avionit, por nuk ka patur asnjë përgjigje, kjo ka bërë që menjëherë të ngrihet në ajër një helikopter liftarak amerikan që ndodhet në bazën e NATO-s në Greqi.

Lëvizja e dyshimtë e avionit që alarmoi forcat shqiptare dhe NATO u kap nga Flighradar. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion as nga autoritetet shqiptare dhe as nga NATO mbi këtë lëvizje të dyshimtë mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Flightradar, avioni misterioz ka bërë disa rrotullime pranë brigjeve shqiptare në zonën mes grykëderdhjes së Vjosës dhe Durrësit. Në momentin kur në trajektoren e tij ka mbërritur helikopteri ushtarak amerikan, avioni ka qenë duke fluturuar në 11 mijë metra lartësi.

Fill pas kësaj ai ka ulur lartësinë në 8 mijë metra, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim me helikopterin ushtarak amerikan.

A ishte ρaralajmërim tërmeti i së dielës në EΙbasan? Përgjigjen sizmilologët

Tërmeti i fundit me epiqendër në Bradashesh të Elbasanit, riaktivizoi një lloj frike tek njerëzit që e ndjenë atë.

Sizmologët thonë se fuqia e tërmetit ishte 3.9 sipas shkallës Rihter dhe me intensitet në epiqendër gati 5 ballë.

“Këto tërmete janë me magnitudë më të vogël se 4, që ne i quajmë tërmete të vogla dhe që dallohen në zonën e Elbasanit, pasi Elbasani bën pjesë në një thyerje të madhe tërthore, zona Lushnjë-Elbasan-Dibër, e cila është një zonë aktive në vendin tonë. Karakteristikë e kësaj zone është që tërmetet sidomos në këto vitet e fundit, janë tërmete të këtij niveli magnitude, gjë që tregon që energjia aty çlirohet, nuk kemi akumulime të mëdha ose sforcime të mëdha, që të kemi tërmete të forta.

Karakteristikë e saj është vetë ndërtimi i zonës, shtresat gjeotermale, zonën termale të Elbasanit dhe kemi shtresa me shpejtësi të ulët, që bëjnë që tërmeti të trigerohet më shpejt dhe të bëjnë që të mos kemi gjenerim të tërmeteve të mëdha. Tërmeti u ndje në qytetin e Elbasanit deri në 5 ballë, u ndje në Librazhd 4 ballë, dhe në Tiranë 3-4 ballë.

Tërmete të tilla mund të shkaktojnë dëmtime të lehta në shtëpi të vjetra, shumë të vjetra. Nuk arrin pragun që të fillojnë dëmtimet. Që të arrijë pragun tërmeti duhet të jetë me magnitudë mbi 5 ose me intensitet në epiqendër 7 ballë“, shpjegon sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij, këto tërmete janë të vogla, janë tërmete që vetëm ndihen nga njerëzit, por nuk kanë efekte, pra nuk ka vend për asnjë lloj paniku.

Ρresidenti Βegaj ρërfundon në SPAK? Ja nga kυsh ραditet, zbαrdhet arsγeja

Kapiteni i Rangut të Parë dhe ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari ka publikuar një faksimile të kallëzimit të tij bërë në SPAK, kundër disa prej zyrtarëve më të lartë të Ushtrisë Shqiptare kur ajo drejtohej nga Bajram Begaj.

Mes personave të kallëzuar është dhe Presidenti aktual i Republikës, i cili në kohën kur ka ndodhur abuzimi me pronat e ushtrisë (sipas kallëzimit) ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

“Përse Presidenti nuk informon publikun që është marrë në pyetje dy herë nga SPAK? Pasi rezulton person nën hetim për dosjes hetimore nr. 109/2021”, pyet kapineti Artur Meçollari, duke treguar se kallëzimi i tij lidhet me ndërtimin e një godine 4-katëshe në bazën detare të Shëngjinit.

“Në çdo vend demokratik, kur Kreu i Shtetit pyetet, pavarësisht statusit, merret në pyetje nga institucioni i hetimit, informimi i publikut është detyrim. Natyrisht, mund të mos jepen shumë të dhëna, për të ruajtur sekretin hetimor, por fakti që është pyetur, për çfarë çështje në hetim dhe cili ka qënë statusi i tij, janë detyrime për ti bërë të njohura për publikun.

Dosja hetimore, që është kallëzuar nga ana ime, është regjistruar në prill 2021 me nr. 109, pra gati 3-vjet më parë. Nga tre personat e kallëzuar, njëri është ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot President. Bëhet fjalë për ndërtimin e një godine 4-katëshe në bazën detare të Shëngjinit pronë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes”, vijon ai.

Më tej, Meçollari bën dhe një deduksion logjik për marrjen në pyetje të Presidentit Bajram Begaj nga organi më i lartë i akuzës në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme e njohur dhe si SPAK.

“Nëse shtetasi Bajram Begaj nuk do ishte në hetim nga SPAK, si i vemi person në kallëzim subjekt i SPAK-ut, për shkak të funksionit, SPAK duhet të kishte shpallur me kohë moskompetencën mbi këtë hetim. Por, çështja vijon në hetim nga SPAK, që nënkupton se shtetasi Bajram Begaj, sot President, është nën hetim”, përmbyll kapiteni.

40 vjeçari qëllohet me thike në kokë dhe bark dhe lihet i shtrirë në rrugë

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur në Greqi.

Ai u qëllua me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik duke u lënë i gjakosur në rrugë, ndërsa sipas policisë, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.

Mediat greke njoftojnë se, viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ρogradec/2 νëllezër rrαhin 52 νjeçarin

Dy vëllezër nga fshati Grunjas i Pogradecit po procedohen në gjendje të lirë pasi janë kofliktuar me fqinjin e tyre dhe e kanë goditur.

Njoftimi i policisë

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale të dhunës

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Grunjas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur dhe kanë goditur me grushte, një 52-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Dikυr shoqe të ngυshta, sot Soni Malaj e injoron komρlet Elvana Gjatën

Soni Malaj ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Mos i bjer me top”. Në këtë intervistë asaj i janë shfaqur disa foto të disa personazheve të njohur për të cilët duhet të jepte nga një koment.

Ndër fotot që iu shfaqën ishte edhe ajo e Elvana Gjatës të cilën e ka “injoruar”. “Është këngëtare,”-ka thënë Soni duke e lënë me kaq.

E ngacmuar nga moderatori Ronaldo Sharka nëse është një këngëtare e mirë apo jo, Malaj ka thënë se ajo ka kritika për veten jo më për të tjerët.