Një 32 vjeçar shqiptar, baba i 2 fëmijëve ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën Selva Piana të provincës së Teramos mbrëmjen e së premtes (5 janar). Për pasojë ka ndërruar jetë 32 vjeçari shqiptar Eduart Hoxha, baba i 2 fëmijëve.
Sipas mediave italiane, të cilat kanë publikuar identitetin dhe foton e viktimës, i riu shqiptar sapo kishte mbaruar turnin e punës në kompaninë e objekteve sportive “Delfino Sport”.
Pasi u fut në makinën e tij ‘Fiat Punto’ në tentativë për t’u futur në rrugën kryesore, është përplasur nga një automjet tip ‘Audi A3’ që drejtohej nga një 25 vjeçar.
Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku është në arrest shtëpie, Berisha përshëndeti qindra të pranishmit që ishin mbledhur në shi për të protestuar.
Berisha: Ju dëgjoj shpesh me të drejtë të flisni për të huajt që na përkrahin, nuk na përkrahin.Do të ju tregoj një gjë shumë të veçantë dhe mos e harroni kurrë.
Në 2 korrik të vitit 1990, të rinjtë, më të varfrit e kryeqytetit, në tërësi punëtorë, u vërsulën si luanë mbi muret e ambasadave, hynë në oborr të tyre, pra defakto shemb murin e Berlinit në Tiranë.
Një diplomat gjerman që bëri gjithçka për suksesin e tyre, që bëri gjithçka që shqiptarët të ndiqnin shembullin e tyre, dhe diktatura të kishte menjëherë fatin e diktaturave të tjera komuniste, shkruan se; unë nuk kisha mbështetje as te kolegët e mi në Tiranë dhe as te qeveritarët e mi në Bon. Dhe mbeta pothuajse i vetmuar.
Pra ju tregova këtë shembull se ne për tu mbështetur, duhet të sakrifikojmë shumë, duhet të tregojmë se jemi ne që vendosim për liritë tona.
Se jemi ne që nuk lejojmë kurrë një Shqipëri pa opozitë.
Se jemi ne që nuk pranojmë kurrë një diktaturë bande.
Se jemi ne që do të votojmë me çdo çmim të lirë dhe do të shikoni ju miqtë e mi, se si prozhektorët nga të katër anët do të vërshojnë mbi ne.
Ndaj dhe ne të bëhemi kështu, shpresa e vërtetë e shqiptarëve, drita e vërtetë e shqiptarëve, por të bëhemi gjithashtu një frymëzim për të gjithë ata që vuajnë në diktaturat të cilat duan gjithnjë një vend pa opozitë.
Të shkërmoqim, të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë.
Edi Rama nuk e toleron opozitën, Edi Rama nuk e toleron kritikat, Edi Rama nuk e toleron mendimin ndryshe.
Sot ai e ka katandisur partinë e krimit në një parti identike, mos më keq, se dikur Partia e Punës së Shqipërisë.
Miqtë e mi, ato seli mbjellin, krim, drogë, vjedhje, janë selitë e krimit.
Ndaj dhe thirrja ime për të rinjtë e këtij vendi, shkëputuni nga orbita e indiferencës sepse ajo orbitë po ju largon ju çdo ditë nga Shqipëria dhe Shqipëria çdo ditë vajton, lëngon, përlotet për të rinjtë e saj që nuk i ka më.
Le të themi ne tani; mjaft më, të rinjtë do të marrin në dorë fatin e shoqërisë shqiptare, fatin e Shqipërisë.
Të përballemi në një betejë, në të cilën ju garantoj se përballë nesh kemi kalbësira, dhe vetëm kalbësira.
Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që nuk e kishin parë asnjëherë në fandaksjet e tyre filohelene.
Magjepsja romantike pas vegimeve të së kaluarës u trondit keqazi me deluzionin që provonin udhëtarët sapo arrinin në Athinë: përpos rrënojave të Akropolit dhe tufave të dhenve që kullosnin qetë-qetë, gjithçka i ngjante një fshati shqiptar.
E tillë është edhe dëshmia largvajtëse e historianit gjerman Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861). Një karrierë akademike e zhvilluar në rrethet shkollare të Bavarisë, ai do të bënte emër në Evropë me njohjen e tij enciklopedike të historisë së Greqisë mesjetare.
Vepra e tij monumentale ‘Historia e Moresë në Mesjetë’, e botuar në Shtutgart disa vite pas krijimit të Greqisë së pavarur, shkaktoi zemëratë gjithandej rretheve filohelene në Evropë.
Në zemër të teorisë së Fallmerayerit ishte ideja që grekët e kohës së tij nuk ishin tjetër veçse pasardhës të sllavëve dhe shqiptarëve të helenizuar. Më fjalë të tjera, sipas tij, nuk kishte kurrfarë vijimësi gjenetike midis Greqisë së vjetër dhe asaj të re.
Vepra e historianit tirolez përmban dromca interesante për vendosjen e grupeve të para shqiptare në Greqinë bizantine, konsekuencat e saj dhe gjëra të tjera me interes.
Athina, në kohën e Fallmerajerit, ishte e tëra shqiptare.
“Në kohën e sotme, Athina, kryeqyteti i mbretërisë së re, është më shumë shqiptare sesa ishte gjatë kryengritjes, për shkak se pas dëbimit të osmanëve të urryer, popullata shqiptare braktisi fshatrat dhe u vendos në qytet.
Aty u desh të ngrihej një gjykatë e posaçme në gjuhën shqipe për të vendosur drejtësinë për qytetarët jogrekë të Athinës”,shkruan Fallmerayer.
Met Dervishi, babai i një prej të dhunuarve mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se ende nuk janë në dijeni për shkaqet e sulmit.
Në një prononcim për gazetarin e Top Channel Bledar Korreshi, babai i Azem Dervishit tregon sesi e mësoi lajmin. Në momentet e para tregon ai, djali ka telefonuar dhe ka treguar sesi ndodhi ngjarja, ku u sulmuan rëndë nga disa persona të veshur me rroba ushtarake.
“U bashkua me shokët e punës. Makina ka qenë me të gjitha, targa gjermane, me dokumentacione, me siguracione. Djali punonte në Gjermani prej dy vitesh. U nisën, kontaktuam në orën 2 pa 20, tha tani po dalim jemi në rrugë. Sa kaluan 7-8 kilometra, në qendër banimi tha erdhën u sulën menjëherë. Sulmuan edhe të tjerë thanë, ishte këmba 48, ia fuste e bënte gropë.
Asgjë nuk kanë komunikuar me gojë. I kishin marrë byzylykun nga dora. I kanë sulmuar nga sytë, këtë e kanë dërrmuar në kokë. Djali mori në telefon jam aksidentuar, kështu na kanë dalë me rroba ushtarake. Ata Malit të Zi thonë janë serbë”-tregon babai.
Pasagjerja Stephanie King po kthehej në shtëpinë e saj në Kaliforni pas një vizite në Portland, kur dëgjoi një zhurmë të fortë ere në fluturimin e saj Alaska Airlines të premten
Pasagjerja Stephanie King po kthehej në shtëpinë e saj në Kaliforni pas një vizite në Portland, kur dëgjoi një zhurmë të fortë ere në fluturimin e saj Alaska Airlines të premten.
Ajo dëshmoi për CNN se ishte ulur në rreshtin 12 të Fluturimit 1282, por disa rreshta mbrapa, një pjesë e aeroplanit Boeing 737 Max 9 kishte shpërthyer në mes të fluturimi.
“Thjesht e dija se diçka e keqe kishte ndodhur. Nuk isha e sigurt se çfarë po ndodhte dhe u ndjeva shumë e frikësuar”, tha ajo për CNN në një lidhje telefonike.
King tha se stjuardesat bënin njoftime, por për shkak se avioni ishte i hapur, ishte shumë i zhurmshëm që ajo të dëgjonte ato që thuheshin. Disa pasagjerë më afër pjesës ku ndodhi incidenti në aeroplan u zhvendosën në vendet bosh, tha King.
“Njëra nga zonjat po bërtiste dhe po qante. Ajo ishte e pangushëllueshme. Ajo vazhdonte të thoshte ‘Biri im! Djali im! Atij iu gris këmisha! Ishte absolutisht surreale”, tha ajo.
Nga frika për sigurinë e saj, King i tha CNN se nxori celularin e saj për të regjistruar video dhe për të hartuar mesazhet lamtumire me tekst për të dashurit e saj.
“Për shkak se po fluturoja vetëm, i shkrova disa mesazhe të dashurit dhe nënës sime për t’i thënë se diçka po ndodhte, se isha i frikësuar dhe i dua ata”, tha ajo.
Fatmirësisht, avioni u ul i sigurt më pak se 10 minuta pas incidentit.
“Kjo ishte më shumë se koha e mjaftueshme për t’u çlodhur. Dëgjova se celularët, këpucët dhe këmisha të njerëzve u hodhën nga dritarja. Çdo gjë mund të kishte ndodhur”, tha ajo.
Menjëherë pas uljes emergjente, zjarrfikësit hipën në aeroplan për të parë nëse kishte të lënduar. Pasi zona u pastrua, filloi procesi i zbritjes, tha King.
“Atëherë ishte vërtet e qetë. Të gjithë ishin në shok. Të gjithë ishim akoma kaq të hutuar. Të gjithë ishin super të qetë. Ishte e frikshme, në fakt, sa të qetë dhe të qetë ishin të gjithë vetëm sepse ishte kaq joreale”, tha ajo.
Nuk u raportuan lëndime serioze midis 171 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit, dhe një person u dërgua në spital.
Pasi Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi që të gjithë avionët Boeing 737 Max 9 të ndaloheshin në pritje të inspektimit të kujdesshëm, Alaska Airlines tha të shtunën se 18 nga flota e saj prej 65 avionësh Max 9 janë gati për t’u kthyer në shërbim .
Ditëlindjen e 100-të, ajo e festoi natën e ndërrimit të viteve.
Teksa po pastron oborrin e shtëpisë së saj në Vaun e Dejes, nenë Dila nuk të jep përshtypjen se ka plot 1 shekull mbi shpatulla.
Ditëlindjen e 100-të, ajo e festoi natën e ndërrimit të viteve.
“Këtë pune po përditë. E bej sepse dal. Nuk mund të eci dhe po qëndrova e ulur brenda, nuk çohem më, paralizohem. Pastroj oborrin nga kokrrat e rrushit që të mos shkelin njerëzit në të. Kur rrin nuk fiton gjë, po punove fiton”, tha Dila.
E moshuara thotë se jeta ka ndryshuar shumë sot. Ajo kujton se me parë kanë jetuar 30 familjarë në një shtëpi ndërsa sot, njerëzit kanë ikur.
“Me të gjithë njerëzit e kam kaluar mirë. Kemi qenë 30 vetë bashkë dhe nuk kemi ndërruar asnjë fjalë më njëri-tjetrin. Për si ka ardhur koha sot, ishim me mirë atëherë. Sepse sot kanë ikur të gjithë, kanë mbetur shtëpitë bosh”, tha ajo.
Për nënë Dilen, kujdeset nusja e shtëpisë.
“Më 1 janar, nëna është e ditëlindjes 1924 dhe ka mbushur 100 vjeçe. Është grua shume e mirë, e pastër, punëtore. Më ka rritur fëmijët, më ka ndihmuar shumë”, tha Bardhe Tanushi, nusja e shtëpisë.
100 vjeçarja, nëna e 7 fëmijëve, 4 prej të cilëve nuk jetojnë më, tregon se malli për 18 nipat e mbesat në emigrim, po e lodh shumë.
“Unë kam mall me i pa. Ata më shohin dhe flasim por malli me merr për ta sepse janë rritë. I kam rritur unë me duart e mia”, tha e moshuara./TopChannel
Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman në futboll, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët.
Urritëm me këngët e tyre, pamë filmat e tyre dhe mësuam të bëjmë televizion prej tyre. Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman në futboll, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët.
Nën shembullin italian tentuam të vishemi, të ushqehemi dhe të shfaqemi, por brenda tre dekadave, Italia dhe Shqipëria, janë shumë më pranë.
“Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu që të isha më i qetë me veten”, tha De Biazi.
“Trajnerët apo rezultatet dalngadalë harrohen, ajo që mbetet janë raportet njerëzore. Unë këtu kam gjetur shumë miq, mbi të gjitha kam patur mbështetjen e shumë shqiptarëve, por jo vetëm këtu edhe ata që jetojnë në Itali kur më shohin më ndalojnë për ndonjë foto”, tha Reja.
Europian e 2024-s do ta hapim pikërisht përballë Italisë së atyre që ishin por edhe stafit aktual, ndërkohë që ndeshjet e fundit përballë axurrëve nuk kemi patur fatin të fitojmë.
“Do ta kemi herën tjetër, në qershor, gjithmonë ka një herë të parë”, tha Gianluca Stesina, doktori i ekipit Kombëtar.
“Do të këndoj vetëm himnin shqiptar…”, tha Alarico Rossi, videoanalisti i Kombëtares./ Top Channel
Videoja e pronarit të një lokali që po pinte birrë në vendin e përmbytur nga shirat e dendur është bërë virale në rrjet.
Andy Goodall, pronar i Rose and Crown në Worcestershire, Angli, nuk e humbi pozitivitetin pavarësisht përmbytjeve duke shijuar një birrë jashtë lokalit të tij. Në video, burri shihet i ulur në një stol, ndërsa vendi është i gjithë i përmbytur.
Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në durrës.
Në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, burime bëjnë me dije se para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës. Vëllezërit donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.
Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj. Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit. Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje. Kjo dëshmi e vëllezërve hapi pistën e re të hetimeve dhe u zbardh ngjarja.
Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsye.
Familja e Sanije Lokës nga Peshkopia, nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër. Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma.
Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder. Por, Bedrien e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi, por pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët. Po ashtu burime bëjnë me dije se Bedries i vodhën edhe para në banesë, rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori paratë në shtëpinë e Bedrie Lokës.
Këto që po shihni më sipër janë pamjet e “Pjezës”. Nuk është film aksion, por pamje reale nga një operacion i Policisë së Durrësit.
Në pranga kanë rënë dy vëllezër që shisnin droga të forta. Ata janë Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla).
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla), 41 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë”, njoftoi policia./tvklan.al