Ministri i Jashtëm kroat, Grlic-Ramadan përpiqet të puthë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Reagimet në mediat sociale janë të zemëruara.
Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ministri i Jashtëm kroat, përpiqet me sa duket të puthë ministren e Jashtme gjermane në gojë në foton e përbashkët. Ky rast ka shkaktuar zemërim në Kroaci: “Zemërim me Gordan Grlic-Ramadan dhe mirëkuptim për Annalena Baerbock”.
Mediat raportojnë për një “moment të turpshmëm” në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin. Aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Ramadan për mungesë respekti dhe “dështim”, e quajnë “të shëmtuar”, kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t’i ikë puthjes.
Rada Boric bëri fjalë për një “gjest tërësisht të papërshtatshëm” dhe një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti.
Në media shkruhet se ai nuk ka turpëruar veten, por shumë kroatë. Gazeta “Jutarnji List” shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë.
Ish-kryeministrja kroate shkroi në X “puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?”
Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë “në mënyrë njerëzore” ministren.
Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës pritet që shumë shpejt të zhvendosen. Policia rrugore në bashkëpunim dhe me ministrinë e brendshme janë në fazën e studimit për një terren të posaçëm ku do të vendosen të gjithë mjetet.
“Jemi në fazat e studimit, në fazat e përgatitjes për të marrë një terren relativisht të madh, sepse bëhet fjalë për 20 mijë metra katrorë, ku do të akomodohen e gjithë kjo kategori. Aty do të mblidhen jo vetëm mjetet e braktisura, por edhe mjetet të cilat janë prova materiale, por dhe mjetet të cilat kanë mungesa dokumentacioni”.
Specialisti i Qarkullimit Rrugor Gerhard Baka thotë se janë rreth 1 mijë automjete të evidentuara që ose janë prej muajsh në të njëjtin vend, ose pronarët kanë zgjedhur rrugën për të reklamuar shitjen.
“Nga studimi që ne kemi bërë, mund të themi që rreth 1 mijë makina mund të jenë të konsideruara të braktisura në të gjithë territorin e kryeqytetit. Në momentin që neve do të na krijohet hapësira dhe mundësitë për të filluar aplikimin e këtyre masave, atëherë veprohet në këtë mënyrë që i vihet njoftimi dhe brenda dy javësh zotëruesi ligjo i mjetit ka detyrimin ta spostojë mjetin nga ai ambient, në rast të kundërt do veprojmë ne me mjetet tona ngritëse”.
Kjo situatë ka agravuar ndër vite duke bërë që të zihen hapësirat publike, ndërsa një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në vitin 2014 ku pati rezultat. /OraNews
Historia që do t’ju tregojmë është ndoshta nga më të veçantat dhe më të çuditshmet, por aspak e panjohur në ambientin patriarkal të një pjese të mirë të periferisë.
Ajo flet për një çift, Gertin dhe Esmanë. Dy të rinjtë dashurohen prej dy vitesh dhe duan të bëhen bashke, por problemi është se… Esmaja, perveç Gertit, është edhe me dikë tjetër. E di, ngjan pak e ngatërruar kështu, por le të nisim historinë tonë.
Jam njohur me vajzën në Facebook, kemi folur mbi një vit, pastaj jemi takuar në Fier, u përshtatëm dhe vendosëm të dy, bëmë fejesën në janar, dhe nisem të jetojmë në shtepinë e prindërve te mi. Jetonim shumë mirë, ishim shumë të lumtur.
Pra një ceremoni në të cilen nuk mungonte asgjë, bazuar ne tradita dhe me shpenzime, siç e do zakoni.
Deri këtu gjithçka normale. Një çift i ri që janë njohur ne rrjetet sociale, njëlloj si mijëra të tjerë, e që më pas e kanë konkretizuar në një lidhje. Ndërsa sot janë dy persona larg njëri tjetrit, ajo ka kërkuar ndihmë e duke qarë çdo ditë, s’ka qenë dëshira e saj asnjëherë. Pra sipas Gertit, pas 7 muajsh jetese të lumtur si çift mes tij dhe Esmasë, prindërit e paskan martuar vajzën me dikë tjetër, në një fshat pranë Beratit, pa miratimin e saj.
Këtu jemi përpara një historie sa absurde, aq edhe te dhimbshme, të një çifti të ndarë në mënyrë brutale.
Për më tepër, kur me një tradite patriarkale, babai e marton vajzën me një tjetër, pavarësisht se ishte e fejuar me dikë tjetër.
Dhe kjo është e tmerrshme. Nese do të ishte e vërtetë. Sepse në fakt, Esmaja kishte qenë e martuar më përpara.
Tani, gjërat nuk qenkan ashtu si na i tha ne fillim.
Esmaja kishte një burrë. Bie në dashuri me Gertin, lë burrin dhe fejohet me të dashurin. Pas 7 muajsh bashkëjetese ajo dërgohet nga babai edhe njëherë në shtëpinë e burrit, duke e lënë Gertin të zhytur në dëshpërim.
Por sidoqoftë dashuria i ka këto kapriçio dhe ne duhet t’i bindemi. Për me tepër që sipas Gertit ka edhe diçka te tmerrshme në këtë histori.
Por kur thuhet mjaft është mjaft. Nuk mund te vazhdohet më kështu. Prandaj Gerti ka vendosur që njëlloj si ciganët, ta rrëmbejë ish-të fejuarën, e cila përpara tij kishte qenë gruaja e një tjetri.
Duket se ky i ri e ka thurur fare mirë gjithë planin e rrëmbimit. Dhe ne, pranojmë ta shoqërojmë në këtë aventurë, që duket se do të jetë e këndshme. Prandaj të nesërmen që në mëngjes herët, nisemi nga Elbasani ku jeton Gerti, drejt Urës Vajgurore, atje ku sipas tij mbahet me forcë Esmaja, ish- e fejuara qe po vuan çdo ditë robërinë e bashkëshortit.
Pas dy orësh rrugë, mbërrijmë në pikën e takimit me Esmanëe.
Po asistojmë në një rrëmbim si qëmoti.
Gertin nuk e mban vendi dhe mezi pret të takohet me ish-të fejuarën e cila, mos harrojmë, më parë ka qenë gruaja e një tjetri.
Prit 10 minuta, 20, 30, 40. Pas një ore pritjeje, me Gertin që nuk ka asnjë plan rezervë, ndërhyjmë dhe pyesim rrotull për banesën e Esmasë. Pak minuta më vonë, ja ku jemi përballë saj. Për çudinë tonë, pavarësisht planit të rrëmbimit qe kishte thurur bashkë me ish të fejuarin, ajo nuk e kishte prishur aspak rutinën e saj ditore, dhe madje shfaqej e qetë përkrah burrit.
Fundja rrëmbimi është një tradite e dalë mode.
Kur vihemi përballë burrit të Esmasë, ai duket i hutuar.
Ndërsa nusja e ‘dhunuar sistematikisht’, është fare e qetë dhe e shkujdesur.
Sidoqoftë me idenë se burri mund ta dhunojë nga çasti në çast, nëse mëson të vërtetën, kërkojmë të gjejmë një shkak për ta marrë Esmanë mënjanë.
Pasi kemi dëgjuar çfarë na tha Esmaja, vendosim që të flasim hapur me burrin, dhe aty mësojmë diçka që si Gerti dhe ashtu edhe Esmaja na e kishin mbajtur të fshehur.
Këtu gjërat ndryshojnë dhe mundohemi të kuptojmë të vërtetat e kësaj historie që tashmë nuk është aq e këndshme sa dukej.
Madje aspak e këndshme…
Pasi dëgjon këto fjalë, burri i Esmasë shtanget dhe i pafuqishëm të reagojë, kërkon ndihmë me telefon tek babai i Esmasë, në një fshat tjetër.
Ok, me babain e Esmasë nuk e mbyllëm edhe aq mirë. Por le të kthehemi te Esmaja dhe burri.
Pas një debati pa fitues, duket qartë se Esmaja e ka ndarë mendjen për tu kthyer me Gertin. Ajo hyn nxitimthi në shtëpi për të marrë rrobat, ndërkohë që Kastrioti qëndron ende me shpresë se ajo do të ndërrojë mendje. Gjatë këtyre minutave, ai na tregon mesazhet e shkëmbyera me gruan, të cilat i ka të gjitha të ruajtura. Aty krijojmë një këndvështrim krejt tjetër të historisë.
Pavaresisht këtyrë, Esmaja është e vendosur që të ike nga shtëpia dhe të rikthehet për herë të pestë tek ish-i fejuari të cilin siç e mësuam nga mesazhet, e kishte lënë duke iu lutur ish-burrit për tu kthyer në shtëpi.
Duket që kjo grua e re 25 vjeçare, ka një koncept disi të ndryshëm për dashurinë dhe lidhjet e qëndrueshme.
Me të hyrë në makinë, Esmaja rikthehet edhe njëherë tek diskutimi i dhunës së bashkëshortit dhe babait.
Ajo çfarë thotë kjo nënë e re, është vërtetë e dhimbshme, por sidoqoftë dyshimet tona janë se nuk është aq e sinqertë në ato që thotë. Aq me tepër pasi njohëm bashkëshortin i cili për asnjë çast nuk foli me tone kërcënuese ndaj saj.
Sidoqoftë kur flitet për Gertin, fytyra e saj merr një tjetër shkëlqim.
Pak minuta më vonë, në makinë na bashkohet edhe i fejuari që më në fund ka arritur të kryeje rrëmbimin për të cilin bënte plane prej shumë kohësh. Për të qenë të sakte, ishte Esmaja që iku.
Me të mbërritur në Elbasan takohemi për herë të fundit me çiftin e ri, që nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri.
Dhe ju mendonit se kjo telenovele do të mbyllej këtu?
Mediat raportuan dje për një aksident me vdekje në Rrugën e Kombit pranë Kukësit.
Bëhet fjalë për Erlind Mustafajn, i cili humbi kontrollin e mjetit teksa po lëvizte në këtë aks për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë, ndërkohë që një tjetër u lëndua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Famlja Mustafaj pritet të kryejë ritet mortore për ta dërguar në banesën e fundit pas mesditës së sotme, ndërkohë që qyteti po qan të riun.
Një interes i jash tëzakonshëm për një biletë. Mbrëmjen e së enjtes, FSHF-ja njoftoi se kishte filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, që do të zhvi llohet më 20 nëntor në “Air Albania”.
I njëjti skenar si me Çekinë u ndoq për biletat, ku ato dolën në shitje vetëm “online” dhe mbaruan për rreth dy orë, ndërkohë që edhe çmimet ishin po njësoj si me Çekinë, ku bileta më e lirë kushtonte 30 mijë lekë dhe për tifozët që i blenë “online” më e shtrenjta ishte 80 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë tribuna kryesore që kap çmime 250 mijë dhe 300 mijë lekë të vjetra për një biletë nuk u hap fare si sektor dhe opsion në faqen e biletave.
Pavarësisht nivelit të kundërshtarit që është në vendin e fundit në grup, interesi është i lartë për shkak se Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Europian për herë të dytë në histori, teksa çdo gjë mund të vendoset edhe në ndeshjen me Moldavinë, nëse marrim një pikë.
PËRFITIMET
Ky ka qenë një vit i “bekuar” për FSHF-në sa u përket të ardhurave që ka përfituar nga biletat, teksa mbledhim këtu ndeshjen me Moldavinë në qershor, me Poloninë në shtator dhe Çekinë në tetor, ku në të tria rastet stadiumi ka qenë plot, të ardhurat deri këtu nga shitja e biletave kapin shifrën e 2 milionë eurove, pa përfshirë këtu ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe.
Duke bërë një llogaritje më përafërsi për ndeshjen me Ishujt Faroe, duke zënë edhe biletat që jepen me një çmim më të ulët për grupet e tifozëve, duke zbritur atë numër që i vihet në dispozicion familjarëve të futbollistëve, punonjësve të FSHF-së, sponsorëve dhe klubeve të futbollit, por duke shtuar edhe ato bileta të tifozëve miq që nuk do të jenë të pranishëm në stadium dhe janë shitur për tifozët shqiptarë, shifra do të shkonte në rreth 1 milion euro.
Një shifër e majme për federatën për një ndeshje ndaj Ishujve Faroe, ku mendohet të kthehet në festë në rast se marrim një pikë dhe kualifikohemi në Moldavi ose duhet të presim për të prerë një biletë këtu në Tiranë.
Granit Sokolaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendra ALERT, është shprehur se bëhen abuzime të shumta tek buka.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ai theksoi se do të ketë rritje të çmimit të bukës.
Sipas tij buka masive nga 100 lekë do të shkojë në 130 ose 140 lekë, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.
“Do të ketë rritje të çmimit të bukës dhe do ta shohim në dhjetor. Nëse sot nuk është 100 lekë do të shkojë 130-140 lekë buka. Nuk është për t’u marrë e mirëqenë por do e shohim si do ecë. Deri më tani furrtarët kanë punuar në të zezë, kanë abuzuar me bukën. Duhet hetuar kjo gjë”, tha ai.
Një grua është arrestuar pasi hyri në pistën e fluturimit në aeroportin e Canberra-s në Australi për të ndaluar një fluturim që të nisej pa të.
Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës është regjistruar nga kamera e një kalimtari në aeroport.
Gruaja arriti të kalojë sigurinë e aeroportit dhe të vrapojë në pistë. Madje ajo u fut nën aeroplan, duke i sinjalizuar pilotit që ta linte të hipte në fluturimin e QantasLink për në Adelaide.
Piloti ose u lajmërua nga autoritetet e aeroportit ose e vuri re dhe mbylli motorët që mund ta kishin vrarë.
Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se ishin të befasuar që askush nuk e ndaloi gruan. Ata shtojnë se ai “ajo u përpoq t’i bërtiste pilotit, për t’i tërhequr vëmendjen”.
Fluturimet u vonuan për rreth 10 minuta.
Pas incidentit, gruaja u arrestua nga Policia Federale Australiane.
Arbana Osmani mund të mos jetë më prezantuesja e “Big Brother”. Ishte ky lajmi që bëri konfuz rrjetin.
E duhet thënë se gjithçka nisi nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.
Burime të ndryshme brenda “TCH” thonë për “Anabel” se moderimi i BBVA mbetet i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar. Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm.
Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda “Top Channel” kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë.
Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është vete Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “TCH”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.
Përpos kësaj, Ledion Liço ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing With the Stars”.
Megjithatë, vetë Arbana Osmani ka zgjedhur të reagojë për këto lajme. Me një foto nga kafeja e “TCH”, ajo ka treguar se në fakt asgjë s’ka ndryshuar.
Kohët e fundit, Arbana ka qenë e angazhuar me hapjen e restorantit të saj të parë, të cilin do ta inaugurojë, që do të jetë tek Piramida. Ky është aktualisht angazhimi i saj i momentit, duke lënë disi me në hije situatën në televizionin ku punon.
Duket se tensionet kanë shtyrë edhe datën e nisjes së “Big Brother”. Ndryshe nga viti i shkuar, ku ky format erdhi në 24 dhjetor, këtë vit bëhet me dije se nuk do të nisë para mesit të janarit, nëse gjithçka shkon mirë. Shkak për këtë është bërë pikërisht distancimi i Arbanës, e cila ka pritur që të zgjidhen ngërçet financiare përpara se të nisin fazat përgatitore të “Big Brother 3”.
Por, duket se gjithçka po shkon drejt zgjidhjes dhe me gjasa, Arbana do të jetë sërish në krye të spektaklit. E teksa gjithçka bëhet gati për të tjera emocione në ekran, Arbana po mbaron edhe detajet e fundit të restorantit të saj, ku si kryefjalë do të jenë pikërisht recetat e saj, por jo vetëm. Në rrjetet e saj sociale, moderatorja ka zgjedhur të ndajë disa detaje, por pa zbuluar shumë nga ky rrugëtim i ri i saj, këtë herë në biznes./Panorama
Me motin e keq që ka përfshirë vendin, është e qartë se duhet të qëndroni brenda, duke shmangur lëvizjet e panevojshme.
Edhe pse ju mund të dëshironi të zbatoni rutinën tuaj si çdo ditë tjetër, ekspertët paralajmërojnë se është më mirë që të mos bëni dush kur jashtë ka stuhi.
Çfarë mund të ndodhë nëse bëni dush në mot të keq?
“Elektriciteti mund të kalojë nëpër ujë dhe po ashtu edhe vetëtimat,” thotë Dr. Mary Ann Cooper, specialiste e mjekësisë dhe sigurisë së rrufesë për Këshillin Amerikan të Sigurisë së Rrufesë.
“Rrufeja gjithashtu mund të udhëtojë përmes hidraulikës, duke rritur rrezikun e lëndimit nëse ju ‘godet’ në mënyrë indirekte. Ai udhëton edhe më shpejt përmes telave dhe metalit, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm nëse godet shtëpinë ose ndërtesën tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmangni dushin gjatë një stuhie,” shpjegon ajo.
Dhe nuk është vetëm banja që duhet shmangur. Çdo aktivitet i brendshëm që përfshin hidraulikën duhet të shmanget gjithashtu gjatë një stuhie, sipas Këshillit të Sigurisë së Rrufesë në SHBA.
Kjo përfshin larjen e enëve tuaja ose larjen e rrobave me dorë.
Sa kohë pas stuhisë është e sigurt të bëni dush?
“Duhet të qëndroni jashtë dushit për të paktën tridhjetë minuta pasi të dëgjoni bubullimën e fundit”, thotë Dr. Mary Ann Cooper. E njëjta gjë vlen edhe për aktivitetet e tjera të përmendura më lart.
Disa gjëra të tjera që duhen shmangur gjatë stuhisë përfshijnë:
-Çdo aktivitet në natyrë.
-Punime te lidhura me hidraulikën.
-Qëndrimi në objekte metalike
– Përdorimi i telefonave me kabllo.
Edhe pse është e rrallë të “goditesh” nga rrufeja, rreziku aktual varet gjithashtu nga vendi ku jetoni. Nëse jetoni në një klimë të prirur ndaj vetëtimave dhe stuhive, shanset rriten.