Termometri shënon minυs 40 gradë celsius në Suedi dhe Finlandë, mbγΙΙen shkollat dhe bllokohet transporti

Finlanda dhe Suedia regjistruan temperaturat e tyre më të ftohta të dimrit ditën e sotme, pasi termometri shënoi në minus 40 gradë Celsius.

I ftohti dhe bora ndërprenë transportin në të gjithë rajonin, përfshirë Norvegjinë ku një autostradë kryesore në jug u mbyll për shkak të motit dhe linjat e trageteve pezulluan funksionimin. Operatorët suedezë të trenave thanë se të ftohtit shkaktoi probleme thelbësore për trafikun hekurudhor në veriun e Arktikut.

Nikkaluokta, një fshat i vogël i banuar nga banorët indigjenë Sami në Suedinë veriore, regjistroi një temperaturë prej minus 41.6 gradë, njoftoi transmetuesi publik suedez SVT.

“Është temperatura më e ftohtë që kemi pasur deri më tani këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mot mjaft i ftohtë në veri,” tha meteorologu i SVT, Nils Holmqvist.

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez raportoi temperatura deri në minus 30 gradë në disa vende në veri të Suedisë dhe lëshoi një paralajmërim për borë dhe erë në Suedinë qendrore dhe jugore. Paralajmërimi i tij i dytë më i lartë zbatohet nga mesnata deri të mërkurën.

Në Finlandën fqinje, rekordi i ftohtë i këtij dimri u regjistrua në qytetin veriperëndimor të Ylivieska, ku temperaturat ranë në minus 37.8 C dhe parashikuesit thanë se temperaturat do të ishin më të ulëta se minus 40 C në pjesë të vendit gjatë javës.
Temperaturat në kryeqytetin finlandez, Helsinki, pritej të lëviznin midis minus 15 dhe minus 20 C.

Në qytetin jugor të Norvegjisë, Arendal, zyrtarët thanë se shkollat do të mbylleshin të mërkurën sepse nuk ishte e mundur të pastroheshin trotuaret në kohë që fëmijët të shkonin në shkollë. Disa kompani tragetesh në të gjithë rajonin anulluan udhëtimet, duke përfshirë ato nga Norvegjia jugore në Danimarkë, ku një urë kyçe u mbyll për automjetet me rimorkio të lehta për shkak të erërave të forta, thanë zyrtarët danezë.

Dγshohet se ka rrahur tezen e tij, arrestohet 34-υjeçari korçar

Një 34-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Sh.N., banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin V. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

DαΙin ρamjet nga shtëpia e Big Βrother VIP AΙbania 3

Producentja Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” tregoi detaje ekskluzive nga spektakli që ka thyer rekorde “Big Brother VIP 3”. Sara konfirmoi se Ledion Liço do të prezantojë Big Brother Vip 3 që ndez dritat më 13 janar. Numri i personazheve do të jetë dyfishi i edicionit të kaluar.

Sara Hoxha theksoi se ka një investim kolosal në të gjitha elementet e programit që ka bërë për vete shqiptarët, që nga kamerat e deri tek teknologjia.

“Ndonjë detaj, për të mos zbuluar shumë. Kët vit do jenë dyfishi i personazheve që janë futur ne Shtëpinë e Big Brother VIP vjet. Shtëpia është komplet e re. Top Channel ka bërë një investim kolosal në të gjitha elementet, kamerat, teknologjia, gjithçka. Pishina është me ngrohje këtë vit, të lahen në shi dhe në dëborë. Këtë vit janë përsonazhe shumë të mirë, mbase disa i njeh dhe ti, mbase nuk i njeh”, tha Sara Hoxha.

“Besoj se dhe unë mund të njoh ndonjë nga ata, por na mbetet më 13 janar, show-n e padiskutuar BBV3. Na mbetet për ta parë më 13 janar”, u shpreh Donaldi.

“Diυorc dhe bυrg!”, astroΙogia habit me parashikimin e të αrdhmes së Ramës

Astrologia Liza Gjika ka nisur vitin në emisionin “Living Room”, ku krahas parashikimit të përgjithshëm të 12 shenjave, është ngacmuar nga moderatorja Brunilda Lahe për të parashikuar fatin e disa personaliteteve.

(04 korrik, 1964. Datëlindja e Kryemnistrit Edi Rama)

“Probleme! 4 ka në vetvete ka divorc, duhet të tjerë shumë i kujdesshëm me partnerin. Numri 4, mban izolim, spital, izolim shtëpie, por edhe burg. Ky individ del 4-4 nga të dy krahët dhe është shumë i vështirë.

Mban mbingarkesa për të gjithë dhe nuk arrin dot. Kalon në nervozizëm të jashtëzakonshëm. E ka zemrën e gjerë, e do shumë familjen, por ka mbingarkesa”, shprehet astrologia Liza Gjika.

‘Mos bëj si morαΙiste’, Rike Roçi sυΙmon keq Dojna Memën: I bënin sytë zemra kur i υendosnin 500€

Moderatorja e emisionit investigativ “Piranjat”, Dojna Mema ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku një deklaratë e saj është bërë virale. Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.

Por këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë ish-banorja Big Brother Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment ndaj Dojnës.

“Harroj kjo qe cuni babit … i vente 500 euro ne ball dhe ju benin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan me keq” – komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.

Ajo i referohet këtyre pamjeve të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin gjatë një videoje Live.

Censυsi i vitit 1901: Ja sa shqiρtarë jetonin në Itali, shqipja flitej në 47 komυna!

NGA: Aurenc Bebja, Francë

Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot ‘Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë’, 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në ‘Bulletin international de l’Institut de la statistique’, Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).
Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit. Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.
Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar.

Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e:
Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna
Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna
Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna
Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale. Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.
Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

‘Këta shqiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI’. Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos. Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë. Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

Burimi:https://www.darsiani.com/la-gazette/popullsia-e-komunitetit-shqiptar-ne-itali-ne-vitin-1901/

Ngordhin 3 loρë në KoΙonjë, ISUV konfirmon sëmυndjen infektiυe

3 lopë kanë ngordhur në një kompleks stallash gjedhi në Kolonjë si pasojë e infektimit me antrax.

Ka qenë laboratori i Institutit të Sigurisë Ushqimore Veterinere, i cili ka konfirmuar me anë të analizave praninë e sëmundjes infektive në kafshët e ngordhura.

Pas konfirmimit, shërbimi veteriner ka marrë masat e kontrollit në kafshët e tjera dhe ka kryer groposjen e lopëve të ngordhura.

Shërbimi i epidemiologjisë ka kryer hetimin ne vatër ku rezulton se personat që kanë shërbyer në këtë stallë aktualisht janë pa shenja klinike dhe janë në monitorim për gjendjen e tyre shëndetësore.

Si bosi shqiρtar i krίmit mundi në gjγkatë Ministrinë e Brendshme angΙeze, ja metoda që ρërdori

Një shqiptar i burgosur për pastrim parash ka mundur në gjykatë Ministrinë e Brendshme angleze. Sipas Daily Telegraph, Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave.

Ai akuzohet se fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.

Ai u përshkrua nga Agjencia Kombëtare e Krimit se kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të organizuar në Britani dhe ishte person me rrezikshmëri të lartë. Por gjyqtarët e imigracionit, pranuan ankesën e tij kundër heqjes së shtetësisë dhe dëbimit të tij me arsyetimin se Home Office nuk mori parasysh të drejtat e tij të njeriut dhe pretendimet e tjera në vendimin e tyre.

Kolicaj fitoi shtetësinë e dyfishtë MB-Shqiptare në vitin 2009 pasi hyri në Britani dhe u martua me një grua britanike. Ai u divorcua nga ajo dhe u martua me një shqiptare në vitin 2013 me të cilën ka dy fëmijë. Të dy janë shtetas britanikë pasi kanë lindur në Britani. Gruaja e tij e re, një shtetase shqiptare, po kërkon leje të për të qëndruar në Britani.

Vendimi i gjykatës ka ngjallur reagime. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

Kolicaj u dënua për pastrim parash në shkurt 2018 pas një hetimi nga autoritetet. Vendimi për t’i hequr nënshtetësinë u mor në janar 2021 pasi Kolicaj dhe vëllai i tij, një bashkëpunëtor, do të “vazhdonin të përbënin rrezik pas përfundimit të dënimit”.

Kolicaj pretendoi për gabime ligjore në vendim dhe shkelje të së drejtës së tij për jetë familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Fatos OΙΙdashi/ Mjeku ρogradecar që shëron Ήernien DiskαΙe

Është një nga mjekët më të njohur në vend, një mjek i cili nuk të sheh si pacient, por si familjar që duhet të të shpëtojë patjetër nga halli që ke, një mjek që nuk di të të lërë me pikëpyejte ose mund të të përgjigjet në çdo orë në telefon.

Mjeku i mirënjohur neurokirurg, Dr. Fatos Olldashi është me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive neurokirurgjikale dhe specializime të shumta të kryera në Hollandë, Danimarkë dhe SHBA, ka ofruar dhe vijon të ofrojë shërbimet e tij në një sërë institucionesh spitalore prestigjioze (publike dhe private), ku edhe numëron realizimin e mijëra ndërhyrje neurokirurgjikale, duke ju dhënë zgjidhje mjekësore optimale të gjithë pacientëve të tij.

Dr. Fatos Olldashi është mjaft aktiv edhe në fushën akademike ku ka publikuar me qindra artikuj në Revistat prestigjioze të fushës, si dhe është pjesëmarrës aktiv në Kongrese apo Seminare mjekësore të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

Dr. Fatos Olldashi është:

-Sekretar i Shoqatës Shqiptare të Neurokirurgjisë

-Anëtar i Shoqatës Botërore të Neurokirurgjisë

-Anëtar i Shoqatës Europiane, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv

-Anëtar i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgjisë

-Anëtar i Komitetit organizativ dhe pedagog i kursit ndërkombëtar të neurokirurgjisë “Walking The Silk Road”

-Nga viti 2002 pjesëmarrës aktiv dhe koordinator kombëtar për studimet ndërkombëtare CRASH. Këto studime janë të koordinuara nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.