Ku ndόdhet Ilir Meta? Ρas Βerishës, as aνokati i tij nuk di gjë

Prej dy ditësh në rrjetet sociale po aludohet për largimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga Shqipëri për shkak të hetimeve të SPAK. Deri më tani, Meta nuk ka reaguar për diçka të tillë, as Kryemadhi.

Blendi Fevziu pyeti mbrëmë Sali Berishën në “Opinion” nëse kishte folur me Metën gjatë kohëve të fundit, por ish-kryeministri tha se nuk kishte patur kontakt dhe nuk e dinte ku ndodhej.

Për të njëjtën gjë është pyetur sëfundmi edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, i cili po ashtu tha se nuk e dinte se ku ndodhej duke theksuar se Meta ishte i lirë, të ikte dhe të vinte ku dhe kur të donte duke qenë se ishte kryetar i Partisë së Lirisë.

“Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di.

Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satellite”, tha Gjokutaj. /albeu.com

U gόdit me kαrrige nga nxënësi, përqekësohet gjendja shëndetësore e mësυeses te Traυma

Majlinda Palushi është mësuesja e gjimnazit “Hydajet Lezha”, e cila u godit me karrige nga një nxënës.

Palushi pasi mori ndihmën mjekësore në Lezhë, u nis drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ditën e sotme ajo i është nënshtruar një operacioni në klavikul, pjesën e shpatullës për shkak të dëmtimit. Megjithatë gjendja e saj është shumë e mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 16-vjeçari u njoh sot me mësën e sigurisë. Gjykata e Lezhës vendosi “arrest shtëpie” për të miturin ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ρrangat gati, pυnë ditësh αrrestimi i 2 krγebashkiakëve ? Gαzetarja zbυlon detajet e dosjes

Rakip Suli dhe Edison Memolla duket se do të jenë shënjestrat e radhës së SPAK krahas Jorgo Goros.

Anila Hoxha zbuloi detaje nga puna e prokurorëve duke theksuar se javën e ardhshme pritet të përfundojë në SPAK edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli për shkak të abuzimeve me fondet e rindërtimit.

Sipas saj, edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla nuk i ka punët mirë për shkak të krimeve zgjedhore që dyshohet se është përfshirë.

“Javën që vjen do të thërritet Rakip Suli në lidhje me çështjen për dëmshpërblimet për tërmetin. Edison Memolla është në situatë të vështirë, jo për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, sepse për këtë çështje iu komunikua akuza dhe zyrtarisht është marrë i pandehur, por për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit. Për shkak të disa dokumenteve të sekuestruara kanë përshtypjen që është në vështirësi përpara ligjit.

Është gjithashtu në vështirësi, dhe ai u thirr javën e kaluar, por do jetë sërish në SPAK edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.

Ka një hetim për sa i takon tokave por edhe tenderave në këtë bashki”, tha gazetarja Anila Hoxha në Top News. /albeu.com

Ilir Meta në SPAK?! Anila Ήoxha jep DETAJE TR0NDITËSE: Letërporosi nga SHBA edhe për… (Video)

Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme”

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin Breaking në Top News, ku foli për çështjen më të nxehtë politike të momentit.

Pas çështjes “Berisha”, Hoxha komentoi edhe 2 emrat që së fundmi po përmenden më shpesh e që sipas tyre janë të “rrezikuar”.

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta.

Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për zonjën Monika Kryemadhi. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta.

Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë.

Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë,” tha Hoxha.

“Në teΙashe, por dυhet të shihni…”/Noizy shfaqet i gjαkosυr, çfarë i ka ndodhυr reperit shqiptar?!

TIRANE

Këngëtari Rigels Rajku i njohur për publikun me emrin e tij të artit Noizy ditën e sotme ka shqetësuar fansat e tij me një postim në rrjetet sociale.

Reperi shfaqet me një plagë në kokë dhe i gjakosur.

Nuk dihet nëse artisti ka qenë pjesë e një konflikti fizik apo e gjitha është një look për videoklipet e tij muzikore.
“Ne telashe, por duhet të shihni personin tjetër” – shkruan këngëtari.

Aludimet për një përleshje u ngritën pasi ai prej disa kohësh përflitet për konfliktin e tij me një tjetër personazh të muzikës rep.

https://www.instagram.com/_u/noizy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a717787b-e6d1-41bc-87c0-02aa7a41cde0&ig_mid=F941E8E0-B143-46DF-BCDB-B1A1F5F3C125

“Nxehet” SPAK/ Vjen ρërgjigjja nga SHBA dhe Qipro, gόditet Monika Krγemadhi dhe Ilir Meta

Ish Presidenti dhe Monika Kryemadhi priten të thirren nga SPAK.

Sipas gazetares së kronikës Anila Hoxha, SHBA dhe Qipro kanë sjellë letërporositë për çështjen e lobimit dhe menjëherë pas disponimit dhe këqyrjes së materialeve, SPAK do të thërrasë në zyrat e tij ish Presidentin.

“Deri në dhjetor do të kemi të dhëna të bujshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer një përgjigje për letërporositë e çështjes së lotimit, për të cilën po hetohet ish Presidenti Ilir Meta. Janë kthyer përgjigje edhe nga Qipro për këtë çështje, por që SPAK ka kërkuar përgjigje shtesë për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

Është një shtetas grek, një emër shumë i njohur. Po priten letër porosi edhe sa i takon zonjës Monika Kryemadhi. Për njërën prej çështjeve, që ka të dhëna të plota, SPAK më deklaroi në verë, që menjëherë pasi të disponohen dhe të këqyren këto shkresa është vendosur të pyetet Ilir Meta. Kjo është strategjia që po përdor SPAK: Do të pyeten personat e hetuar, pasi të disponohen të dhëna të tjera shtesë që përftohen nga dokumentet e sekuestruara”, tha Anila Hoxha për Breaking në Top News.

“Nëse shteti i fαΙ, unë s’i fal..”, kërcënon νëllai i ναjzës së ρërdh*nuar në Vlorë

Vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga katër persona në Vlorë ka folur për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për Euronews Albania, vëllai tha se edhe pse në fillim në njoftimin zyrtar policia tha se bëhej fjalë për tre persona, ata ishin katër persona. Vëllai i viktimës u shpreh se nëse shteti do ua falë këtë vepër atyre personave ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.

“Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i fal, unë nuk i fal”,-tha ai.

Vëllai i viktimës tha se ai kishte dyshime për mënyrën se si po bëhej hetimi pasi ekspertiza mjekoligjore u bë shumë vonë.

“Ekspertiza mjekoligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” – u shpreh vëllai i vajzës.

Vëllai i viktimës së përdhunimit tha se motrës së tij i kishin shkuar në spital për ta kërcënuar që të heqë denoncimin.

“Nuk e di kush ka vajtur te spitali dhe ka bërë kërcënim. Motra më tha që kishte shkuar nëna e njërit prej djemve për të hequr denoncimin. Pas zonjës, ka shkuar edhe një zotëri, i cili e ka kërcënuar motrën në spital”, tha ai.

Gαzetari: Samir Mane ρërfυndon në SPAK

SPAK është duke “qepur” disa nga dosjet më të bujshme të korrupsionit në vend duke futur pas hekurave politikanë të njohur, kurse nën hetim janë edhe figura si Sali Berisha, por pas 30 vitesh anarki në vend bën që prokurorët të jenë të detyruar ta kenë ditën “48 orë”.

Gazetari Denis Dyrnjaja ka njoftuar pak më parë përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, se një ndër personazhet e njohur që janë thirrur në SPAK është dhe biznesmeni Samir Mane. Sipas gazetarit, Mane është marrë në pyetje për pesë orë nga prokurorët e SPAK.

“Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit (në emisione sh.r) se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë”, shkruan gazetari në rrjetin social Facebook.

Postimi i gazetarit Denis Dyrnjaja në Facebook

Zamir Mane në SPAK?!

Kam përshtypjen që lajmi më i rëndësishëm i këtyre ditëve është thirrja dhe pyetja e biznesmenit Zamir Mane në SPAK, për të cilën askush nga këta komentatorët dhe analistët me ose pa pagesë nuk flet. Të gjithë komentojnë Sali Berishën nga mëngjesi deri ne darkë si muhabet kafeneje. Psh mbrëmë thuhej nëpër banaqet televizive se ka llafe lart e poshtë se ka ikur Ilir Meta. O ka ikur, ose s’ka ikur. Nëse ka ikur verifikohet në sistemin TIMS dhe thuhet si fakt. Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Po kështu me duket se ka ikur… flitet se ka ikur…ndoshta ka ikur por kthehet…janë si biseda tallavaje që flet njeri në nje tavolinë kafeneje në fshat dhe dëgjojnë te gjithë të tjerët ne lokal plot habi e kërshëri.

Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë. Ndoshta nuk kanë patur dijeni, ndoshta goja dhe mendimet të bllokohen kur bëhet fjalë për sponsorin. Tani iu takon atyre që kanë burime të na thonë për çfarë biznesmeni Mane është thirrur në SPAK. Ka dalë edhe një si “honorar”5 ml euro. Për kë është taksur ky” honorar?!

Arrestohet me *maII* në makinë nipi i ish-deputetit të njohur shqiptar

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar Ariel Rrajën, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja që dha dorëheqjen nga mandati dhe politika në korrik të këtij viti për shkak të dhunës ku u përfshi familja e tij kundër fisit Maja.

Arieli është djali i Flamur Rrajës, që sikur u konstatua nga video që qarkulloi në media në verë, ishte pjesë e dhunës ndaj dy kushërinjve Maja.

“Nga specialistët u arrestua shtetasi Ariel Rraja 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte,

shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin” njofton policia.