ΒΙendi ka neυojë për ndihmën e shqiptarëve, prej 18 vitesh nuk ecën dot

Një apel për ndihmë ka mbërritur në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve.

Familja Qazimi nga Gjilani ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që djali i tyre Blend Qazimi të shërohet nga sëmundja e rëndë që vuan prej 18 vitesh.

Por kurimi i i të riut që nuk mund të ecë dot kryhet në Kosovë dhe familja nuk mundet financiarisht.

Kurimi 30 ditësh kushton 12.000 euro dhe deri më tani familjarët kanë arritur të mbledhin 6400 euro dhe tani kanë mbetur vetëm 5600€.

Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë nëpërmjet të dhënave të mëposhtme.

Apeli për ndihmë:

Apel për ndihmë/ I riu nga Gjilani ka nevojë për ndihmën tonë

I riu, Blend Qazimi nga Gjilani ka nevojë për ndihmë, pasi është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.

Familja po kërkon ndihmë për grumbllimin e mjeteve, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë koston e shpenzimeve.

Sipas familjarëve iu duhen 12.000 euro për trajtimin e kësaj sëmundje.

Të dashurë miqë dhe dashamirë,

Djali jone i vetëm Blend Qazimi (vellau i 6 motrave) tashë e 18 vite eshte diagnostifikuar me semundjen e rënde i cili nuk ecë, Trajtimi i tij bëhet në Kosove në spitalin Ortomedica në Prizren, Ortomedica për shkak ne si familje kushtet jo te mira na ofron cmim me zbritje qe komplet intervenimi dhe 30 dite i shtrire per terapi ne spital kushtone 12.000 Euro, shume kjo e pa përballushme per ne si familje, lusim të gjithë ata që munden të ndihmojnë Blendin, të kontribojnë në llogarin e nënes ( Shukrije Qazimi ).

NLB BANK

1702003022242647

PAYPAL

shukrijeqazimii11@gmail.com

Kontakti

+38343826489

Wester Union, Money Gram, Ria

Shukrije Qazimi

Kishte hυmbur që në Nëntor, shqiptari në Angli gjendet i mbγtur në Ιumë

Francesko, një i ri me origjinë nga Elbasani por që kishte humbur prej dy muajsh në Angli është gjetur i vdekur.

Miq dhe familjarë të tij kanë treguar për JOQ ALBANIA se Francesko është gjetur i mbytur në lumë në rrethana ende të paqarta.

Për herë të fundit ai ka qenë në Enfield më datë 5 Nêntor, por që prej këtij momenti familjarët humbën kontaktet me të.

Trupi i tij ka mbërritur në Shqipëri dhe sot është varrosur.

Mesazhi i të afërmve:

E gjetem djalin e humbur ne angli por jo gjalle plzzz anonim E gjetem te vdek. Kemi dy muaj por sot e derguam ne Shqipri Ne 12 ka varrimin. E gjeten te mbytur ne lum. Per kete djale po qan gjith elbasani dhe angliahttps://www.instagram.com/p/Czt49LAtoq0/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com&rp=%2Fartikull%2F1184926.html#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1589%2C%22ls%22%3A328%2C%22le%22%3A1547%7D

Fëmijët në emigrim, të moshυarit e υetmuar në Shqiρëri festojnë “onΙine”

Atmosfera e mbrëmjes së fundvitit mbledh së bashku rreth tryezës të gjithë familjen. Por këtë emocion nuk e përjetojnë prindërit të cilët janë larg fëmijëve të tyre, për shkak te emigracionit.

Edhe pse i kanë rritur fëmijët me shume peripeci dhe sakrifica, nuk patën zgjidhje tjetër përveçse t’i përcillnin drejt shteteve të tjera për mundësi më të mira ekonomike dhe jo vetëm.

“Kam 5 fëmijë, një në Gjermani, një në Francë, një në Belgjikë, por sot nuk i kam këtu”, thotë një pensionist për mediat. “Më mungojnë boll, do të doja shumë t’i kisha. I kam bërë gati të gjitha vetëm ata mungojnë”, rrëfen gruaja. Ndodhur në këto rrethana, prindërve të vetmuar iu vijnë në ndihmë platformat online, nepërmjet të cilave bëjnë “gëzuar” me njerëzit e tyre të dashur.

Edi Rama fiton 9200€ nga Ardit Gjebrea

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në “E diela Shqiptare”, në lojën e identiteteve.

Përballë figurave të njohura të televizionit, teksa misioni ishte të zbulonte disa prej të veçantave të tyre të cilat janë të fshehta për syrin e publikut, Rama ka mundur të fitojë 9200 euro nga Ardit Gjebrea dhe “E diela Shqiptare”

Vritet me thikë 21-vjeçari shqiptar në Gjermani, shkak sherri banαΙ

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një 21-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë pas një sherri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë para natës së ndërrimit të viteve, jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide. Bild raporton se një debat i ashpër degradoi në përleshje fizike, biktimë e së cilës mbeti një 21-vjeçar nga Shqipëria.

I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.

Grida Dυma oρinioniste e “Big Brother VIP Albania 3”? Ja çfarë thotë Olti Curri

Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram. Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3.

Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme.

Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.

Nd?rkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.

“Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale.

Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”– ka thënë Olti.

EkskΙυzive/ Këta janë 15 bαnorët e Big Brother VIP 3

Big Brother VIP do të rikthehet me sezonin e tij të tretë nga 13 janari. Teksa të gjithë po e presin me padurim, gjatë kësaj kohe ka pasur shumë aludime mbi personazhet e famshëm që do shohim brenda shtëpisë.

Sot “xing.al” ju zbulon ekskluzivisht listën me 15 banorët e “Big Brother VIP 3” duke ju shuar kuriozitetin pak javë para fillimit të spektaklit.

1.Ksenja

2.Roza Lati

3.Endrik Beba

4.Sara Gjordeni

5.Albi Nako

6.Zamira Kita

7.Sardi

8.Nusja dhe mamaja e Klinton Zeqirajt (një banor i vetëm)

9.Rike Roçi

10.Dorina Mema

11.La Fazani

12.Alfio Rrotani

13.Drini Zeqo

14.Adel Lami

15.Fation Kuqari

2023-shi, vit i υështirë për PD! Nisi me përçarje, u mbγll me “arrest shtëρie” për Βerishën

Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest

Viti 2023 po mbyll kapitullin për PD, me kryefjalë burgosjen e Sali Berishës, një akt i cili po duartrokitet nga fëmija i tij politik, Lulzim Basha.

“Mendoj se Berisha do donte ta shndërronte arrestimin e tij në një martinizimin, si të thuash deri në momentin e fundit ai është në një aktrim politik po del si në pranga nga diktatura. Problemi se ai është ndeshur me gjykata, me SPAK-un dhe janë ata, është drejtësia e re që po bën historinë, Berisha tashmë është histori e mbyllur”, tha analisti Artur Zheji.

Viti nisi po vrullshëm për Partinë Demokratike me luftën brenda llojit. 33 vite më vonë, kjo forcë politike që solli demokracinë, në frymë krejt të kundërt sherroset për karrigen e kryetarit, shkuan të përçarë në zgjedhje vendore, përballen ligjërisht se kujt i përket vula, si edhe gëzimet i përjetojnë të ndarë.

“Ka qenë një parti me një pjesë non grata aktive, e cila e ka çuar partinë drejt agresivitetit, konfliktualitetit, ndërsa një grup tjetër ka qenë thuajse pasiv në heshtje, madje nuk ka marr pjesë as në zgjedhje, pra në shumë pak zona. Viti kur u rikthye Basha por prapë në pasivitetit. Opozita si mos më keq, këtë vit shkoi pas një njeriu i cili në fakt nuk ishte aty për ndërtimin e opozitës po ishte aty me misionin për shpëtimin e vetë dhe të familjes”, thotë analisti Ergys Mërtiri.

Ndonëse kërkesa për arrestin e liderit historik të demokratëve ka trazuar arenën politike, analistët vlerësojnë se bashkë me vitin e ri po vijnë ditë më të mira për opozitën e shqiptarët, me energji të re.

“Për ata që janë fansat e Berishës është një vit i dhimbshëm, por për të tjerët që shohin përtej mendoj se Berisha është një pengesë tashmë që duhet kapërcyer për një kohë të re”, thotë Zheji.

“Eliminimi i tij nga skena politike do i hap rrugë zërave të rinj, një fryme të re. Arrestimi i Berishës bën atë që Berisha duhet ta bënte vetë. Si të themi varrosja politike e Berishës është zhvarrimi i partisë e një mundësi për ringjallje”, shton Mërtiri.

Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest; dhe një dorë për këtë po ja jep edhe e bija, Argita Malltezi.

“Duke qenë mesazhierja e babait, mund të jetë Argita plani B i drejtimit të PD deri sa të kalohet në planin C, në zgjedhjen e forumeve më të gjera për të rigjetur kryetarin e vërtetë nga poshtë lartë, jo me katapult. Mendoj që qoftë Bardhi apo Basha janë ende në kërkim të vetvetes. Politikisht Berisha i ngjan një peme të lartë, nën hijen e të cilit rriten vetëm shkurre të shkurtra, që pa u larguar ai nuk shihet dimensioni i vërtetë i të tjerëve”, tha Zheji.

Edhe sociologjikisht është e vërtetuar se kur një forcë politike kalon nga një lider i vjetër në një variant të ri, është vështirë që ky i riu të prodhojë karizmën apo aureolën e tij. Berisha, mendoj unë, nuk i beson më askujt; sepse edhe kur Lulzim Basha nuk e mbrojti dot, i tha mjaft në një moment; ai mendon se edhe Argitën po të lër do i thotë që boll baba, se e bëj unë këtë punë. Ndoshta Argita do jetë në këmbët e të atit, por kjo do e bëj më të dobët grupin e tij politik. Akoma më I vetmuar do të jetë Berisha në atë që ta quajmë aksion me telekomandë”, tha sipas Mërtirit.

Nga e gjithë kjo krizë e brendshme në PD, ajo që përfiton më shumë duket se është qeveria, e cila si rrallëherë në mandatin e tretë u ngjyros rozë edhe në zgjedhjet vendore të 2023.

Kishte dhimbje, mjekët zbυΙojnë folenë e merimangës në υeshin e 29-vjeçares

Një nënë e tre fëmijëve ka zbuluar momentin e tmerrshëm kur zbuloi një fole merimange të fshehur brenda veshit të saj. Lucy Ëild, 29, nga Sale, Cheshire, e bëri zbulimin e zymtë duke hetuar acarimin dhe dhimbjen në njërin nga veshët e saj, ndërsa fillimisht e lidhi dhimbje me grumbullimin e dyllit.

Tre javë më parë, ajo nxori një merimangë nga brenda veshit pasi ajo ishte zvarritur brenda, ndërsa Lucy që fillimisht mendoi se heqja e saj i kishte dhënë fund sprovës. Gruaja vuri re shqetësimin në vesh në mes të muajit tetor. Ajo tha: “Rreth tre javë më parë ndjeva kërcitje në veshin tim dhe mendova se një pjesë e dyllit të veshit donte të binte”.

Por, ndërsa ndjesia vazhdoi gjatë gjithë ditës, ajo përdori kamerën e kufjes për të hetuar dhe u trondit kur gjeti një merimangë që kishte zënë vend në veshin e saj.

Pasi mori antibiotikë, Lucy supozoi se sprova kishte mbaruar – por vetëm një javë më vonë, ajo filloi të ndjente përsëri dhimbje në vesh.

Kur përdori pajisjen e saj Smartbud për të parë përsëri, ajo gjeti se pjesa e brendshme e veshit të ishte e mbuluar me një substancë të zezë të çuditshme. Zonja Ëild rezervoi një takim me mjekun, i cili e referoi në departamentin e veshit, hundës dhe fytit (ENT) – dhe kur ata hetuan, asaj iu dha lajmi i tmerrshëm nga një specialist se kishte të ngjarë të ishte një fole merimange.

Ήυmbi babain kur ishte 3 mυαjshe, xhaxhallarët i dhυrojnë mbesës shumën e madhe të Ιekëve në ditën e dasmës

Ilirjana, vajza e dëshmorit Besim Tiku, i cili mbeti i pa jet e gjatë lu ftës në Kosovë, ka

kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Në këtë ditë speciale për të, xhaxhallarët e saj janë

kujdesur që t’i përmbushin sadopak mungesën e të atit, që e la kur ishte vetëm tre muajshe, raporton Gazeta Express.

Ata gjithashtu i kanë dhuruar mbesës së tyre një çek me 58 mijë euro. Në foton që është bërë

virale në rrjete sociale, ata shihen teksa i japin nuses çekun e parave.Besim Tiku u mor jeta nga

forcat serbe më 3 maj të vitit 1999, atëhere kur serbët ndërmorrën një ofa nsivë e rre thimi ndaj fshatit Shtuticë.