ΉARTA/ Rrebesh shiu, rrufe dhe breshër, këto janë qγtetet që do të preken të mërkυrën nga stuhia

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

https://embed.windy.com/embed2.html?lat=41.325&lon=19.818&detailLat=41.325&detailLon=19.818&width=650&height=450&zoom=5&level=surface&overlay=wind&product=ecmwf&menu=&message=&marker=&calendar=now&pressure=&type=map&location=coordinates&detail=&metricWind=default&metricTemp=default&radarRange=-1

‘Ledri i vë νυlën, heq Sarën nga Instagrami’, ç’po ndodh me çiftin

Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan edhe Sara.

Ndërkohë orët e fundit në media ka qarkulluar një lajm ku shkruhej se Ledri e ka hequr Sarën nga Instagrami. Por nga një kontroll i shpejtë shihet se Ledri vazhdon ta ndjekë partneren.

Nuk dihet nëse reperi e ka hequr dhe e ka shtuar prapë në listën e ndjekësve, apo këto ishin thjesht aludimet e fansave që po ndjekin çiftin hap pas hapi.

Pyetjes nëse janë ndarë apo jo, Sara i është përgjigjur vetë në një intervistë për “T7”.

“Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”

“Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara.

Ndizen sirenat e aΙarmit në Tel Aviv, Ήαmasi sυΙmon sërish nga ajri

Sirenat e alarmit janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi ​​raketa në Tel Aviv këtë mesditë.

Sipas raportimeve të BBC, shërbimet izraelite të urgjencës thonë se nuk është raportuar asnjë lëndim deri më tani në qytetin e dytë më të madh të Izraelit.

Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e raketa, kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët ishin duke shkruar drejt vendeve që përdoren si strehime.

Jo vetëm aρartamente dhe vila, ja milionat në 6 llogari bαnkare që iu sekυestruan Malltezit

Jamarbër Malltezit i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partiazani, i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare përveç apartamenteve të shumta dhe vilës në Gjirin e Lalzit.

Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

Pasuritë e vendosura nën sekuestro preventive të Malltezit:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

Me kë e ka? Arbana 0smani: Më në fund, askυsh nuk po e ρëlqen më atë ρerson…

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithashtu një ndër personazhet më të komentuar të momentit. Kjo për shkak të aludimeve se mes saj dhe drejtuesve të televizionit ku ajo ka nisur karrierën e saj, ‘Top Channel’ ka patur një krisje në raport.

Megjithatë, duhet thënë se as me disa nga banorët e ‘Big Brother Vip’ ajo nuk i ka mbyllur siç duhet marrëdhëniet, e postimi i saj i fundit në Instastory na lidh direkt me këto dyshime.

Moderatorja, ka zgjedhur një meme për të thumbuar një person për të cilin shprehet se ka pasur gjatë gjithë kohës një ndjesi të keqe.

“Kur më në fund të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin kishe një ndjesi të keqe gjithë këtë kohë…” – shkruhet në postimin e moderatores.

“S’dua të të shoh më kυrrë”- Shqiρtarja rikthehet në “Big Brother Italia”! “Βraktisi” shtëρinë pas takimit me babain, ρërballja me aktorin 21 vite më te madh: Lotët që ke parë…

Shqiptarja Heidi Baci, e cila braktisi “Big Brother Vip Italia” pas takimit me babain e saj Gentin, është rikthyer në shtëpinë e famshme ku është përballur me aktorin, Massimiliano Varrese, me të cilin nisi një histori dashurie.

Ishte pikërisht kjo lidhje që “detyroi” babain e 26-vjeçares të hynte për disa minuta në shtëpinë e “Grande Fratello” dhe t’i kërkonte të bijës të hiqte dorë nga loja e të kthehej në shtëpinë e saj, duke mos pranuar romancën e Heidit me italianin, 21 vite më të madh.

Heidi mbërriti në studion e spektalit ku tregoi historinë e saj dhe marrëdhënien që ka me babain.

“Kur pashë babanë u lumturova, sepse ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë në familje. Duke e parë në sy, kuptova se nuk e kisha parë kurrë kështu. Nuk kam frikë nga babai, është qesharake. Në atë moment u turbullova nga mendimi i nënës sime. Ata nuk më njohën dhe janë shumë mbrojtës ndaj meje”, u shpreh Heidi Baci.

Ndërkohë në përballjen me aktorin italian, ky i fundit i drejtohet duke u shprehur se është prekur shumë nga fjalët e babait të saj.

“Nuk kam asgjë për të thënë më shumë, Heidi. Lotët që ke parë janë edhe ato të një personi që ka dëgjuar fjalët e forta të babait tënd. Duke mos dashur të komentoj apo të përkeqësoj situatën, nuk munda të shfryj as verbalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, kështu që unë shpërtheva. Në ato imazhe shoh një njeri që ndoshta ka bërë filmin e tij dhe kjo është në rregull. Më vjen shumë keq që më quajtët ‘ky individ’, e marr pak si një nënçmues. Gabimi im ishte mbivlerësimi i ndjeshmërisë së Heidit”, tha Varresse.

Ndërkohë ish-banorja qëndron e qetë dhe shprehet se: “Ky ‘individ’ është nënçmues sepse të kam mbështetur shumë herë, të kam kuptuar, të kam ardhur në ndihmë dhe pavarësisht kësaj, pavarësisht se të kam thënë një mijë herë të ngadalësosh, të stepesh pak, nuk e bëre, përdore psikologjinë e kundërt, atë të injorimit në një shtëpi ku jetonim bashkë”.

47-vjeçari i përgjigjet: “Çfarëdo që të thuash është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash. Ne do të flasim për këtë…”

Ndërsa Heidi e ndalon menjëherë duke i thënë: “Jo, nuk do të flasim më për këtë. Unë po bëj këtë përpjekje për ta mbyllur. Nuk dua më kontakte dhe dua që t’i të ndalosh së foluri për mua, babin dhe familjen time pa e ditur të vërtetën.”

Para mbylljes së takimit Varrese shprehet: “E gjitha është shumë e qartë, por gjithashtu do të doja që këto mesazhe shpifëse të mos thuheshin më mbi mua”.

Άrrestohet konkυrrenti i Big Brother, nuk do ta besoni arsγen absυrde

Indi- Një konkurrente në një version të njohur indian të Big Brother është arrestuar pasi kishte veshur një varëse të bërë nga kthetra tigri gjatë shfaqes.

Biznesmeni Varthur Santhosh, një pjesëmarrës në edicionin e programit televiziv Big Boss, u arrestua më 22 tetor. Ai është akuzuar për veshjen dhe ekspozimin e një pjese të kafshës, e cila është një vepër e dënueshme sipas ligjit indian.

Departamenti i pyjeve në shtetin jugor indian të Karnataka tha se ata morën një ankesë pasi Santhosh u shfaq në shfaqjen popullore televizive i veshur me varëse në një zinxhir të trashë ari, njofton BBC.

Zyrtarët e pyllit kontaktuan Santhosh përmes ekipit të emisionit dhe e morën në pyetje atë, raportoi gazeta Indian Express. “Kur kontrolluam varësen, u konfirmua se ishte një thua tigri,” i tha gazetës Zëvendës Konservatori Urban Bengaluru i Pyjeve N Ravindrakumar.

Santhosh ende nuk ka bërë një deklaratë publike, por policia tha se gjatë marrjes në pyetje, ai u tha atyre se varëse kishte qenë në familjen e tij për breza, shkruan BBC, citon Noa.al.

Sipas ligjit të Indisë për mbrojtjen e kafshëve të egra, vepra penale e ekspozimit të pjesëve të kafshëve mund të sjellë tre deri në shtatë vjet burg.

Tigrat janë një specie e rrezikuar dhe popullsia globale e tigrave të egër ka rënë me rreth 95% gjatë shekullit të kaluar, sipas statistikave të Fondit Botëror.

Shokυese/ Genta e BB: Kam νrarë haΙΙën e bυrrit

Genta Gjalpi, ose ndryshe Genta e BB ka bërë së fundmi një deklaratë shokuese në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 200 mijë persona.

Teksa një ndjekës i ka kërkuar të ndajë një sekret, ajo ka deklaruar se ka vrarë hallën e burrit.

“Kam vrarë hallën e burrit, ti merrnim pasurinë, e mallkuar”, shkruan ajo.

Padyshim që kjo është një humor i zi i Genta Gjalpit, por disi i pavend për tu thënë në një faqe me më shumë se 200 mijë ndjekës. Prej kohësh Genta ka treguar se është në një marrëdhënie serioze edhe pse nuk e ka bërë ende publik partnerin.

Kujtojmë se Genta humbi gjyshin e saj pak ditë më parë dhe ndan në Instagram herë pas here momentet se si familja e saj po kalon dhimbjen./albeu.com/

VIDEO/ Ραnik në ajër, ρiloti tenton të rrëzojë avionin me 80 ραsagjerë në bord

Një pilot jashtë detyrës është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se u përpoq të rrëzonte një avion pasagjerësh gjatë një fluturimi të dielën mbrëma.

I dyshuari ishte ulur në kabinën e një fluturimi të Alaska Airlines pas kapitenit dhe oficerit të parë, sipas një deklarate të linjës ajrore.

Ai është identifikuar si Joseph David Emerson, 44 vjeç.

https://www.bbc.com/terms


Avioni ishte në rrugën e tij nga Everett, Uashington, për në San Francisko, Kaliforni, me 80 pasagjerë në bord.

Ai u devijua në Portland, Oregon dhe i dyshuari u neutralizua pa incidente, thanë zyrtarët.

Në një deklaratë, Alaska Airlines tha se piloti jashtë detyrës po udhëtonte në kabinën e fluturimit, kur ai “përpoq pa sukses të prishte funksionimin e motorëve”.

Anëtarët e ekuipazhit në fluturimin 2059 të Alaska Airlines raportuan incidentin në kontrollin e trafikut ajror.

Në një regjistrim të komunikimit të kontrollit të trafikut ajror, një nga pilotët u dëgjua duke thënë: “Ne kemi personin që u përpoq të mbyllte motorët nga kabina, dhe ai nuk duket sikur po shkakton ndonjë problem në pjesën e pasme tani.”

“Unë mendoj se ai është i nënshtruar,” shtoi piloti.

Ai kërkoi praninë e policisë “sapo avioni të zbriste në tokë”.

Fluturimi, i operuar nga Horizon Air, ishte planifikuar të ngrihej në orën 17:25 me kohën lokale dhe të mbërrinte në San Francisko në orën 19:30.

Megjithatë, fluturimi u devijua për në Portland dhe përfundimisht u nis nga atje në destinacionin e synuar në orën 19:18.

Incidenti po hetohet nga Departamenti i Policisë së Portlandit dhe FBI, tha Alaska Airlines.

Në një deklaratë, FBI konfirmoi se po hetonte dhe tha se “mund të sigurojë publikun udhëtues se nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm në lidhje me këtë incident”./albeu.com

Me ρeshqir duke kërcγer, Armando Broja shfαqet si αsnjëherë më parë(Video)

Tifozët presin të shohin përsëri Armando Brojën në fushën e lojës, por imazhi i vetëm që ka qarkulluar sot gjerësisht në rrjetet sociale, është ai i sulmuesit të kombëtares shqiptare duke kërcyer i mbështjellë me peshqir.

Ka qenë shoku i tij i skuadrës, Ben Chilwell, i cili ka bërë publike disa foto dhe video gjatë ditës së fundit, duke shkruar thjesht “tetor”.

Dhe në një nga këto video, shfaqet Broja duke bërë një kërcimin e “pëllumbit” i mbështjellë vetëm me një peshqir në mes.

Momente humori mes shokëve të skuadrës, por që padyshim kanë sjellë mjaft komente nga tifozët, të cilët deshën të dinin arsyen pse Broja po bënte këtë shfaqje të tillë.

https://twitter.com/EddieOliech?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1716347951847526552%7Ctwgr%5E27eb80bac04440d732f9ba5eabda406db96761f0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F10%2Fme-peshqir-duke-kercyer-armando-broja-shfaqet-si-asnjehere-me-parevideo%2F