G. rυaja nga Tirana nuk shkon për drekë tek υj.ehrra por tek e ëma, b.υrri bën të ΡAPRlTURËN

Në një lidhje live në emisionin “Aldo Morning Show”, gazetarja e cila raporton ngjarjet nga Tirana, ka treguar një histori të paz a ko ntë të një çifti nga kryeqyteti.

Ajo tha se gruaja kishte kërkuar që të shkonte ditën e djeshme për drekë tek familja e nënës së saj, ndërsa bashkëshorti nuk kishte dashur ta lejonte. 


Ai i kishte thënë se i kishte premtuar nënës së tij për të shkuar e për drekuar atje,

por gruaja kishte ng ul ur këmbë dhe si përfundim ajo kishte shkuar tek familja e saj dhe ai tek e tij.

Por kur ishte kthyer në shtëpi, burri i n er vo.z uar nga veprimi i saj e kishte d hu .n u. ar

dhe më pas e kishte dëb ua r nga shtëpia, duke i thënë se meqë zgjodhi atë, të ikë nga shtëpia e tij dhe të shkojë tek nëna e saj.

Reagon Berisha: Do të υαzhdojë të ρunojë dhe të Ιυftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthγer demokracinë

Reagimi i Berishës: Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni. Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë.

Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve. Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë.

Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama. Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik.

Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën. Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

“Kokë më kokë” me Sardi Strυgajn, Enxhi Nasυfi fiton “Dαncing with the stars”! Këngëtarja rrëmben kυρën në natën finale

Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, ka triumfuar në spektaklin e kërcimit “Dancing With the stars”, duke fituar çmimin e parë, në një garë kokë me kokë me këngëtarin Sardi Strugaj.

Enxhi dhe partneri i saj, Silvesteri rrëmbyen kupën e artë dhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

Këngëtarja është bërë pjesë ë këtij rrugëtimi që prej datës 6 tetor. Ajo ia doli të rrëmbejë votat e anëtarëve të jurisë, e përbërë nga Olta Gixhari, Valbona Selimllari, Lori Balla dhe Ilir Shaqiri, si dhe vëmendjen e publikut.

Sipas anëtarëve të jurisë, që i dhanë edhe 40 pikë performancës së saj, Enxhi ka kërcyer si një balerinë profesioniste.

WhatsApp Image 2023-12-30 at 07.15.25

“Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, nuk dua të harroj asgjë, faleminderit Dancing With The Stars, Top Channel, është familja ime e dytë, faleminderit shumë Silvi, unë mendoj që ti je një nga balerinët më të mirë, ia kanë vlejtur sherret, ky është vetëm fillimi”, tha Enxhi, mes emocionesh dhe lotësh.

Nga ana tjetër, edhe Sardi Strugaj ishte një konkurrent mjaft i diskutuar për të marrë çmimin e madh.

Katër finalistët e kësaj mbrëmjeje ishin Fifi, Arnita, Sardi dhe Enxhi, ndërsa vetëm dy të fundit arritën të shkonin në raundin e tretë dhe më afër kupës së artë.

E rëndë/ Shqiρtari hidhet nga kαti i katërt i bαnesës në Greqi

Paraditen sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ndodhi në rrugën Dhrosopulu të Athinës, rreth orës 11:40.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij.

Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se viktima humbi jetën në vend.

Pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori, për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.

Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Athinës.

Me sa po bΙihen dhe shiten doΙΙari dhe euro

Sot, më 30 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 94 lekë.

Euro blihet me 102.5 lekë dhe shitet 103.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 111.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.7 lekë, ndërsa në shitje me 71.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ήoroskopi për ditën e sόtme, e Shtυnë 30 Dhjetor 2023

Dashi

Programe të mëdha për këtë fundjavë. Hëna, në shenjën tuaj, flet për shoqëri të mirë dhe njofton emocione për ata që janë në çift. Beqarët në momentin e fundit mund të ndryshojnë mendjen për një person që do takojnë. Mundësi të reja për ata që janë në pritje të një pune, do arrini suksese.

Demi

Hëna tani duket pak “armiqësore” dhe ka tendencë për të shkaktuar disa trazira për ndjenjat. Për fat të mirë bashkëpunimi i Diell- Neptun përkrah harmoninë dhe çdo gjë do të zbutet. Njohje të reja parashikohen edhe për zemrat e vetmuara, disa do të kenë për qëllim vetëm miqësinë, të tjerë edhe për më shumë. Puna ju absorbon plotësisht, por kënaqësia personale dhe rritja profesionale ju shpërblejnë për gjithçka.

Binjakët

Dielli në bashkëpunim me Saturnin do ju sjellë disa ngatërresa lidhur me ndjenjat duke mos ju lejuar që të veproni sipas instikteve tuaja. Riorganizoni idetë. Beqarët do të duhet të kenë më shumë besim në cilësitë e tyre dhe të mbajnë dashurinë me buzëqeshje. Ju do të keni një mijë projekte pune në mendje për të mbyllur këtë javë, por mbretëron ç’organizimi dhe rrezikoni të mos përfundoni asgjë.

Gaforrja

Nuk është një dëshirë e madhe për të përmbushur nevojat e të dashurit/ës, kështu që ju do të bëni gjithçka për të kapërcyer ndonjë pengesë apo keqkuptim. Zemrat e vetmuara duhet të jenë të kujdesshëm për të mos marrë angazhime përsipër pa qenë të sigurtë. Në punë bëni mirë të ruani qetësinë dhe të gjeni frymën e bashkëpunimit me kolegët.

Luani

Keni perspektiva për të jetuar një dashuri të fortë dhe të qëndrueshme, por diçka do ju sjell në kujtime, duke menduar ngjarjet dhe njerëzit e së kaluarës. Beqarët mund të përjetojnë një ditë me ulje dhe ngritje, ndoshta do të ishte më mirë për ta shpenzuar këtë fundjavë për një reflektim. Çdo gjë që mbillet në aspektin e punës, këtë fundjavë do t’ju sjellë frytet që ju meritoni.

Virgjëresha

Tensione dhe pakënaqësi përsëri në jetën tuaj në çift. Mos u habisni nëse partneri/ja juaj do ju mërzit pa shkak sot, në vend që të bëjë diçka për të thyer akullin! Beqarët mund të organizojnë ndonjë udhëtim nga i cili mund të presin edhe gjëra të reja. Neptuni do të ndikojnë në ditën tuaj të punës. Duhet të zgjidhni se ku të qëndroni.

Peshorja

Gëzoni këtë moment të qetësisë në dashuri. Organizoni diçka të këndshme, një darkë, një ftesë në një vend romantik, për të kaluar një fundjavë të veçantë me njeriun e zemrës. Një jetë shoqërore veçanërisht aktive për beqarët, ju do të jeni në qendër të vëmendjes. Sot do të jeni mjaft të dobishëm për kolegët dhe do të punoni me frymën e bashkëpunimit.

Akrepi

Dashuria është në krye të mendimeve tuaja falë bashkëpunimit të dyshes Diell- Neptun. Shqetësimi primar juaj është të bëni të lumtur të dashurin/ën tuaj duke lënë mënjanë gjithçka tjetër. Venusi do jetë në krah të beqarëve, për të cilët do favorizohen takime interesante në fundjavë. Disa mosmarrëveshje të vogla në punë mund t’ju bëjnë nervoz, por duhet të ruani qetësinë.

Shigjetari

Në frontin e dashurisë do të ketë disa ndryshime të reja që priten të vijnë, për shumicën pritet një udhëtim, ndërsa për disa të tjerë ndryshime të pashmangshme në programin e tyre. Nuk do të jetë ende dikush që do të mund të hyjë në zemrën e beqarëve, por takimet dhe njohjet do të jenë të shumta. Kjo javë përfundon e kënaqshme për punën, si nga pikëpamja financiare dhe nga investimet.

Bricjapi

Kjo fundjavë do ju ndërthurë mërzitjen me disa lajme të këndshme. Situatës tuaj sentimentale ndoshta po i vjen fundi dhe kjo ju trishton, por mos harroni gjithçka është kalimtare. Beqarët do të duhet të marrin kohë për të vënë rendin midis mendimeve dhe ndjenjave. Profesionalizmi juaj si gjithmonë do vlerësohet shumë, ju do të jeni ndihmë e madhe për të zgjidhur një çështje.

Ujori

Sot për dashurinë mund të bëni gjëra që kurrë nuk i kishit menduar, madje edhe të guximshme për të surprizuar partnerin/en tuaj. Venusi ju bën të fortë, të gatshëm për gjëra të reja. Beqarët të shtyrë nga pasioni do e lënë veten të lirë për tëmpërjetuar aventura emocionuese. Ju jeni duke jetuar një qetësi të caktuar në sferën profesionale dhe emocionale dhe mund të kaloni të qetë një fundjavë pushimi.

Peshqit

Sot do të keni debate në familje dhe konfrontime me partnerin/en, por do të zgjidhet gjithçka në kohën e duhur dhe çdo gjë do shkojë në vend. Gjendja sot nuk do të jetë aspak e mirë edhe për ata që janë vetëm. Në punë çdo gjë do të jetë mirë, kthehet qetësia me kolegët pas disa turbullirë.

Vodhën sende me vΙerë gjγsmë milionë euro, αrrestohet dy motra të mitύra

Dy motra të moshës 12 dhe 16 vjeç janë ndaluar nga policia italiane, pasi kanë vjedhur në një banesë çanta luksoze, stoli dhe ora me vlerë rreth 500 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjes në Monza. Pronari i shtëpisë, i cili njoftoi Policinë, i ndoqi të miturat hajdute në rrugë pasi vuri re vjedhjen.Vjedhja kishte ndodhur disa minuta më parë, ndërsa burri dhe gruaja e tij ishin jashtë për të përfunduar blerjet e tyre të fundit për Krishtlindje.

Kur burri u kthye në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se apartamenti i tij ishte vjedhur. Duke parë nga dritarja, ai pa dy vajza të vogla që po largoheshin me çantat firmato të gruas së tij në krahë dhe vendosi t’i ndiqte ato.

Sapo arriti në rrugë ai bërtiti duke iu kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe dikush mbërriti tek ai, thirri 112 dhe më pas e ndihmoi të ndalonte dy vajzat hajdute.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën dy të miturat, të dy me origjinë sllave, të ulura në trotuar me të zotin e shtëpisë dhe një fqinj që qëndronte përballë tyre.

Burri ka shpjeguar se i kishte parë nga dritarja teksa po largoheshin me disa çanta me vlerë në duar, të cilat i përkisnin bashkëshortes së tij dhe se ia doli t’i ndalonte falë ndërhyrjes së një banori tjetër të zonës.

Në çantat e vjedhura vajzat kishin fshehur u gjetën bizhuteri dhe ora luksoze, ndërsa tek të dy motrat oficerët gjetën kaçavida dhe gërshërë, si dhe një copë plastikë të marrë nga një shishe shampo, e përdorur për të shkatërruar bravën e shtëpisë.

16-vjeçarja, e cili kishte disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2018, u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në CPA në Genova. Motra e vogël, pa precedentë penalë, për shkak të moshës së saj të re, iu besua avokatit të familjes që ndodhet në Francë, i cili mbërriti në Itali, orët e fundit për ta marrë në paraburgim. Dy motrat prej disa kohësh jetonin vetëm në Itali, të besuara te të njohurit dhe gati për të lëvizur nga një vend në tjetrin pa asnjë mbikëqyrje të rrituri.

Si tel 2 m e gjatë! Qγtetarit i futet krijesa e çυditshme në shtëpi! Video

Një qytetar nga Fushë-Kruja tregon për një krijesë të çuditshme që i është shfaqur në shtëpi.

Ai thotë se, një javë më parë, ka parë këtë krijesë si tel 2 m e gjatë para shtëpisë.

Krijesa zvarritet në tokë sikur të ishte gjarpër, por në fakt është mjaft e hollë.

Ai është shqetësuar nga kjo krijesë e çuditshme prandaj kërkon të dijë se çfarë mund të jetē.

Video Player

FjoΙΙa vυαn nga kαnceri në mëlçi, ka nevojë të ndihmohet për shërim jashtë vendit

Fjolla Bytyqi, 16 vjeçare nga Lipjani, është diagnostifikuar me kancer në mëlçi, kurse kostoja e trajtimit jashtë vendit është 87 mijë euro.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” njofton se me vendim të mjekëve, Fjolla duhet urgjent të dërgohet jashtë shtetit për trajtim.

“Kostoja është e papërballueshme për neve si familje, prandaj kërkojmë ndihmën e njerëzve bamirës”, thuhet në njoftim.

Raiffeisen Bank

1501080002810406

Sanije Bytyqi-nëna

IBAN-XK05
Swift-RBKOXKPR

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve e ndihmoi Fjollën me 2000 euro dhe apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë kësaj vajze.

Pse Βerisha iu rikthγe sot αrrestimit të Fatos Nanos?

Bëri çudi rikthimi i arrestimit të Fatos Nanos sot nga Sali Berisha. Se ai rast i takon një kohe të largët, të harruar dhe njeriu që Sali Berisha përmend, nuk është më në politikë. E megjithatë, doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

Por duket se Berisha i është rikthyer rastit të Fatos Nanos, për ta konsideruar veten si një person që po përjeton një persekutim politik apo hakmarrje si pasojë e arrestimit dhe dënimit të liderit të opozitës shqiptare.

Është një argument i fortë, madje shumë i rëndësishëm për diskutim edhe pse i përket një kohë të vjetër sikur sot në opinionin publik të diskutohet mbi këtë çështje. Por a mund të ndodhë që panelet 80 përqind berishjane të pranojnë një përballje të tillë të argumenteve të proceseve Nano-Berisha? Ku avokati i Sali Berishës që ka qenë prokurori që ka kërkuar arrestimin e dënimit të Fatos Nanos të përballet me avokatët e ish-liderit të opozitës. Të cilët kanë qenë: Spartak Braho, Agim Tirana e Përparim Sanxhaku. Asnjëri prej avokatëve të Fatos Nanos nuk janë sot personazhe publike, madje secili bën jetën e vet familjare e njerëzore, përveç Spartak Brahos, i cili si politikan veteran flet herë pas here.

Berisha thotë që Nano ka përvetësuar 10 milionë euro, kur asnjë prokuror nuk e ka thënë këtë. Kur akuza më e tmerrshme e bërë ndaj tij nga avokati i doktorit sot është: abuzim në favor të të tretëve.

E që natyrisht nuk krahasohet me një konglomerat kullash që dhëndri i Sali Berishës përfitoi me vendime të vjehrrit të tij. Përpara se të merrte 17 kullat Jamarbri nuk ishte milioner, por u bë kur e shkatërroi klubin Partizani e mbi të ndërtoi pallatet, duke qenë vazhdimisht njeriu kryesor i aferës. E ku ende nuk janë sqaruar se ku u morën paratë për të ndërtuar 17 kullat.

E megjithatë si Jamarbri, ashtu edhe Sali Berisha janë të lirë sot, e Fatos Nano, pikërisht në komentin kur prokuroria e përgjithshme e komanduar nga presidenti Sali Berisha, i cili shkarkoi Maksim Haxhinë dhe emëroi zëvendëskryeprokurorin për akuzën ndaj Nanos, u arrestua menjëherë. Madje duke i ndaluar çdo komunikim me mjedisin e jashtëm.

Të vetmit materiale që ju lejuan Fatos Nanos ishin librat e shenjta. E në fund, Fatos Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë e Republikës së Shqipërisë për akuzën që Sali Berisha ja kishte ngritur. Mori pafajsinë dhe lekët kokërr më kokërr.

Atëherë pse e përmend Sali Berisha sot, si një mjegull të vjetër të ndërgjegjës së tij? E përmend sepse ndoshta kërkon ta konsiderojë veten si pjesë e hakmarrjes së socialistëve sepse ju burgosi kryetarin. Ja edhe mund të qëndrojë si argument, por kur nuk ke bërë abuzim je i qetë, edhe sikur nga kundërshtarët mund të vijë furtuna.

Fatos Nano e ka lënë politikën në vitin 2005, por gjatë qeverisjes së tij kurrë nuk është marrë me Sali Berishën. Madje siç thonë njerëz të afërt të Nanos, ai nuk donte që të ndërmerrte një aksion gjyqësor ndaj njeriut që kishte shkatërruar tmerrin e 1997-s. Po sot që Berisha sfidon Fatos Nanon, e i thotë se ka vjedhur 10 milionë euro, çfarë do të thotë lideri historik i së majtës shqiptare?

Edhe pse ai ka folur kur ka qenë koha, sot është realisht momenti kur Fatos Nano duhet t’i tregojë Sali Berishës diferencën me të. Edhe pse realisht Berisha atë po kërkon, rastin për tu shpallur martir për një arsye apo tjetër. Po pse ja dha klubin Partizani dhëndrit të tij? Kur të gjithë ishin kundër? Për të ndërtuar 17 kullat, për të cilat Berisha thotë se i takojnë familjes së tij. Por SPAK thotë se nuk i takojnë. Po sa ka fituar Berisha nga 17 kullat? Secili i bën llogaritë vetë!