Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Martë 24 Tetor 2023

Dashi

Bëhuni gati për të jetuar një ditë plot energji pozitive, veçanërisht nëse jeni në çift. Kjo e martë do ju favorizojë të shpenzoni sa më shumë kohë me të dashurin/ën tuaj dhe të jeni të lumtur. Beqarët mund të kalojnë momente gëzimi me njerëzit më të rëndësishëm. Mbrëmje argëtuese familjare. Në punë, ambicia dhe dëshira për të realizuar projektet tuaja do mbështeten edhe nga yjet.

Demi

Ju ndjeheni të pakënaqur me marrëdhënien tuaj në çift. Për shkak të kokëfortësisë suaj mund të ketë keqkuptime me të dashurin/ën tuaj, por që mund t’i gjeni një zgjidhje. Zemrat e vetmuara do të jetojnë momente emocionuese falë njohjeve të reja. Mos bëni përpjekje për të marrë përsipër punë më të vështira se kapaciteti juaj në fushën ekonomike.

Binjakët

Nëse jeni duke përjetuar një marrëdhënie të re apo të vjetër sentimentale nuk do të ketë surpriza të veçanta, por yjet premtojnë momente magjike. Marrëdhëniet janë të kënaqshme! Ata që janë vetëm duhet të përpiqen të shmangin ndërlikimet e panevojshme nëse duan të jenë të qetë. Është një kohë e mirë për të marrë iniciativa që mund të përfundojnë mirë për financat tuaja. Nuk keni pse shqetësoheni nëse punoni vetëm ose në grup.

Gaforrja

Për të shmangur konfliktet me personin e zemrës, do të ishte më mirë të vendosni gjërat në një tekst të qartë. Mundohuni që gjithçka ta diskutoni me qetësi me partnerin/en dhe përballë njeri- tjetrit, jo në distancë. Beqarët do të jenë të shoqërueshëm, por edhe me plot kontradikta. Një vendim i qartë në punën tuaj i jep fund një periudhe pasigurie. Ju keni një dorë të lirë në zgjedhjen e qëllimeve tuaja.

Luani

Sot do shfaqni anën tuaj më të mirë romantike. Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin/en të jetë përgjithmonë, kjo është koha për ta bërë këtë. Për beqarët do të ketë takime të reja dhe shumë të këndshme. Ju do të jeni mjaft të dashur dhe të edukuar me personat e rinj. Në punë është mirë që të kërkoni një rritje page ose të filloni një biznes më fitimprurës, por gjithashtu të jeni dhe të kujdesshëm.

Virgjëresha

Për fat të keq, nganjëherë gjërat e bukura nuk zgjasin shumë, por nuk mund të bëni asgjë për këtë. Nëse duhet të mbyllni një histori, bëjeni tani dhe largojeni të kaluarën. Beqarët  do të kenë kohë për të analizuar situatën e tyre për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë. Mundohuni të shmangni shpenzimet e tepërta dhe të mos tundoheni nga investimet që duken shumë tërheqëse.

Peshorja

Merrni përparësi të plotë gjatë kësaj faze të favorshme në jetën tuaj private. Pasioni është i lartë dhe marrëveshja me partnerin/en është në momentin më të mirë se kurrë. Beqarët do të jenë plot me mendime pozitive dhe do të përpiqen të jetojnë çdo moment të kësaj dite me gëzim. Në punë mos u mbështetni gjithmonë te fati, sepse mund të keni shumë zhgënjime.

Akrepi

Ndonjëherë e sheh veten si një peshk jashtë ujit dhe këtë ndjenjë shqetësimi mendoni se e transmetoni tek ata që janë përreth jush. Jini më pak të shqetësuar dhe më të qëndrueshëm. Beqarët mund të jetojnë lidhje të komplikuara, prandaj bëjnë mirë t’i kushtojnë vëmendjen e duhur njohjeve. Financat do shënojnë një rimëkëmbje, kështu që ju mund të argëtoheni duke bërë blerje.

Shigjetari

Partneri/ja ju jep gjithë sigurinë dhe stabilitetin që ju nevojitet dhe kjo ju ka larguar nga surprizat. Kompensojeni duke menduar një gjest të bukur! Beqarët do të duhet të frenojnë impulsivitetin e tyre në mënyrë që të mos bëjnë një përshtypje të keqe në takime. Nismat e guximshme dhe vendet e reja të punës favorizohen sot. Besoni në aftësitë tuaja dhe ju do të shpërbleheni.

Bricjapi

Ju nuk mund të planifikoni të ardhmen nëse nuk zgjidhni më parë të kaluarën. Jepini përparësi marrëdhënies nëse doni të jetoni më mirë jetën tuaj në çift. Për beqarët do të jetë një e martë e mbushur me surpriza, por edhe me kontraste me disa anëtarë të familjes. Mundësitë dhe ofertat interesante të punës po shumëfishohen. Duke pasur parasysh fitimet e reja, ju mund të guxoni!

Ujori

Gëzojuni kësaj dite të qetë ju që jeni në një lidhje dhe përpiquni të relaksoheni për të rikuperuar gjendjen tuaj. Mundohuni të ndryshoni pamjen tuaj ose të organizoni një darkë jashtë për të fituar më shumë vëmendjen dhe dashurinë e partnerin/es. Pas një periudhe stresi, beqarët do të zbulojnë se mund të jetë më mirë që të kalojnë pak më shumë kohë vetëm. Një shpenzim i papritur ju bën më të kujdesshëm se sa duhet. Me frymën tuaj të iniciativës ju mund të rikuperoni humbjen e pësuar.

Peshqit

Vlerësoni këtë moment romantik dhe pasionant. Së bashku me partnerin/en do jetoni sot në një botë të mbushur me lumturi. Edhe ata që janë vetëm do të duhet të ndryshojnë pretendimet e tyre nëse duan të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Aftësitë tuaja janë të pamohueshme, por kur përballen me një problem të madh, ato duken të padobishme. Mos e humbni besimin, ju do të jepni më të mirën nga vetja.

Sali Berisha hυmb toruan, del “live” në dy teΙevizione njëkohësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur plotësisht çështjet e opozitës teksa ditët e fundit është duke u marrë me problemet personale, që mesa duket dëshiron me patjetër t’i bëjë probleme të të gjithë shqiptarëve.

Që kur SPAK i komunikoi akuzën detyrim paraqitje dhe i hodhi prangat dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave (në bashkëpunim), Berisha ka zhvilluar të paktën tre konferenca disa orëshe me gazetarët dhe një deklaratë për media.

Por nevoja e Berishës për t’u justifikuar para shqiptarëve e ka shtyrë deri aty sa të “dublikohet” duke u shfaqur së fundmi edhe në dy televizione njëkohësisht.

Berisha njofton se do të jetë në intervistë televizive me moderatoren Erla Mëhilli, dhe njëkohësisht njofton se do të jetë “live” te televizioni “Syri” i Çim Pekës.

Erla Mëhilli për të kapur ekskluzive intervistën me Doktorin, që nuk ka thënë asgjë më shumë sesa konferencat e dy ditëve të fundit, ka afruar emisionin e saj në 20:30. Orari zyrtar i emisionit të Mhillit është 21:00.

Ndërkohë paradoksalisht, analisti i emisionit të Erlës, Andi Bushati ka shkuar tek Syri TV për tu përballur në një hard-talk me Sali Berishën.

“Janë marrë çαnta me ραra”, Hoxha ραralajmëron të tjera goditje në familjen Βerisha

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Prokuroria e Posaçme po synon të godasë familjen e Sali Berishës duke mos u ndalur vetëm te dhëndri i tij, Jamarbët Malltezi.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, Hoxha tha se SPAK është duke hetuar edhe afera të tjera shumë më të mëdha si ajo e CEZ/DIA dhe 21 Janari.

Në një intervistë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha la të nënkuptohet se SPAK do të godasë të tre krerët më të lartë të politikës në post komunizëm.

“Këto hetime janë në proces e sipër, ka hetime për 21 Janarin, ka për çështje të tjera si CEZ/DIA. Aty afera është shumë e madhe, janë marrë paratë me çanta. Tendenca e SPAK-ut është që të përfshijë dhe familjarë të tjerë, do të synohet të goditet vajza dhe djali. Hetimi ka filluar me formulën e famshme “ndiq paratë”.

Ky është hapi i parë për të shkuar te trekëndëshi i Bermudës. Deri para pak kohësh kanë qenë katër, por njëri është defaktorizuar. Dhe ka nisur nga ky që ka qëndruar më gjatë.

Nëse ti sot akuzon këtë për diktaturë, ti ke qenë diktator se ke çuar shefin e opozitës në burg, Fatos Nano”, deklaroi ndër të tjera gazetari Hoxha.

Sekύestrohet νiΙα e Sali Βerishës në Gjirin e Lalzit

Vila në Gjirin e Lalzit (plazh mes Lezhës e Durrësit), e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-kryeministrit Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

“Dil jαshtë!” Arben Kraja përρΙaset me aνokatin e Berishës, çfarë ndodhi në seαncën e Jamabër Malltezit

Dje në GJKKO u mbajt seanca ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, të cilët janë arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Në seancë, ku Malltezi dhe Bektashi i njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”, mësohet se ka pasur debate mes prokurorit të posaçëm Arben Kraja dhe avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj.

Mësohet se prokurori Kraja e ka pyetur avokatin në çfarë cilësie ishte dhe çfarë përfaqësonte. Gjokutaj i është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës.

Por në këtë moment Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj shtetasit Sali Berisha, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit.

Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit, pasi sipas SPAK ka favorizuar dhëndrin e tij, Malltezin, për të privatizuar kompleksin Partizani.

Seanca e marrjes në pyetje për Berishën do të mbahet nesër (24 tetor) në orën 14:00.

Shυρlaka i erdhi nga SHBA”, ραralajmëron Artan Hoxha: SPAK do godαsë gjithë rrethin e Βerishës dhe do t’i presë financimet

Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka deklaruar se situata në të cilën gjendet aktualisht kreu i Rithemelimit është pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’.

Sipas Hoxhës, bazuar në precedentët e mëparshëm, dy janë mënyrat se si funksionon SHBA; të godasin direkt ose të thajnë burimet. Gazetari theksoi se kur Berisha u shpallë ‘non grata’ për minim të demokracisë dhe përfshirje në afera korruptive ishte paralajmërimi i parë për t’u tërhequr.

Fakti që ish-kryeministri vendosi të përballej duke mos bërë hap pas, solli pasojën tjetër, që është ‘tharja e burimeve’ që e financojnë në fushatat e tij; familjarët.

Artan Hoxha: Berisha nga vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit ka dy akuza kryesore; së pari, për minim të demokracisë në vend dhe së dyti, i përfshirë në aferat korruptive.

Tani nëse e shikojmë si fabul, përfshirë edhe mënyrën si kanë vepruar më parë SHBA-të për raste të ngjashme, ata kanë dy mënyra; ose të godasin direkt, ose të thajnë burimet. Në rastin konkret ata i dhanë ‘non grata-n’ Berishës me qëllim që ai të largohej dhe të tërhiqej. Berisha bëri të kundërtën, vendosi të përballej, kështu që ata ndërmorën hapin e dytë e ‘tharjes së burimeve’.

Unë mendoj se hapi tjetër i SPAK-ut do të jetë të godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës dhe paratë që financojnë aktivitetin e Berishës.

Gjithmon, kjo është ajo çka mendoj unë bazuar nga çfarë kam informacion apo procedura e ndjekur gjatë viteve të fundit në SPAK, bazuar edhe në kontaktet që kam pasur apor rastet kur kam shkuar vetë në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë informacion si njeri mbi të dhëna që disponoja, sepse nuk mund të jem 100% i sigurt.

Amerikanët të godasin fillimisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe në qoftë se ti vendos të përballesh me ta, ata të thajnë burimet. Që të thajnë trungun, ata kanë vendosur të presin rrënjët. Por kush janë rrënjët në këtë rast? Nëse ti bllokon 5.4 milionë euro dhe vazhdon të kërkosh paratë tek familjarët e tjerë të rrethit të ngushtë të Berishës, atëhere praktikisht e lë atë si një qytetar i thjesht. E kthen në një njeri që nuk mund të përballet dhe të financojë një fushatë të tillë, fushatë që synon më tepër sesa të sqarojë organet e drejtësisë. Synon të mbajë rreth vetes përkrahësit, militantët e tij, dhe të krijojë një rrethanë ekstraligjore që t’i shpëtojë një përballje me drejtësinë. Në këto momente Berishës i mbetet vetëm të vendos se çfarë do të bëjë me vendimin që i ka komunikuar gjykata për detyrimin për paraqitje dhe dorëzimin e pasaportës për të mos lejuar lëvizjen jashtë territorit të Shqipërisë.

E rëndë, nëna νret dy ναjzat binjake

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida,SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy binjakët e saj 5 vjeçarë. Ngjarja u zbulua pasi nëna e tyre 31-vjeçare u hodh nga një urë, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se Catorreia Hutto, 31 vjeç doli nga makina dhe u hodh ne liqenin Jesup. Pasi policia gjeti dhe identifikoi trupin shkoi në shtëpinë e saj, ku zbuloi gjatë kontrollit dy fëmijët e saj binjakë 5-vjeçarë të vdekur në shtretërit e tyre. Policia gjeti gjithashtu një armë në shtëpinë e 31-vjeçares, por fëmijët nuk kanë asnjë shenjë në trup që tregon se është përdorur arma e zjarrit. Prandaj, shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet nga mjeku i cili do të bëjë autopsinë e trupave të tyre.

Dy binjakët, Ahmed dhe Ava, ishin fëmijë me nevoja të veçanta dhe u konstatua se ata nuk kishin ndjekur shkollën që nga 13 tetori. Siç njoftoi policia lokale, në shtëpi nuk u gjetën as shumë ushqime dhe as mobilje të mjaftueshme.

Nëna e 31-vjeçares tha se vajza e saj kishte probleme kronike me depresionin, por nuk kishte konstatuar shenja të përkeqësimit të gjendjes së saj. Ajo në fakt kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e vajzës së saj të enjten mbrëma, por nuk iu përgjigj pasi mendonte se njëri nga dy fëmijët e kishin telefonuar gabimisht.

Μαsonët krijojnë Lozhën e madhe Kombëtare të Shqiρërisë. Flasin eksklυzivisht për News 24: Moment historik për shqiptarët, ja pse kemi vendosur të flasim

TIRANE

Shumë është folur dhe flitet për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie shkakton gjithmonë debate dhe teori të shumta konspiracioni.


Masonët apo Masoneria e Lirë janë një grup njerëzish me qëllime të përbashkëta për të bërë botën më të mirë, dhe që veprojnë sipas disa rregullave të përcaktuara.

Të mbështjellë me vellon e misterit shkaktojnë jo pak kërshëri tek publiku. Kompasi tregues i moralit, kuadri, Dielli, dhe emblema të tjera të lidhura me masonët i gjejmë të gdhendura kudo tek këta mjeshtra të mëdhenj të cilat janë mbledhur për herë të parë në Shqipëri në Asamblenë e madhe vjetore të Soglia-s. Unioni i Lozhave të Mëdha Soglia u themelua në vitin 2010 ne Itali.

“Unë jam një mjeshtër i madh dhe kam autoritetin më të madh në Llozhën e Madhe. Mbaj 9 yje të artë, ky simboli këtu është dielli për dritën, kompasi për moralin”, tha për News 24 mjeshtri i madh Herber Haberhauer II.

foto galeri

“Βosi i Cosa Nostra u arrestυa 78-vjeç”, gazetari Hoxha tjetër mesazh të “kodυar” ndërsa familja Berisha ka “pυshtuar” mediat

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë një tjetër mesazh të “koduar” ndërsa në media përgjatë dy ditëve të fundit kryelajm është arrestimi i dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe masa detyrim paraqitjeje për këtë të fundit.

Të gjithëve ju kujtohet sherri që patën LIVE pak vite më parë sherri i Hoxhës me ish-kryeministrin, ku gazetari i kujtoi Berishës se do të vijë një ditë do të përgjigjet për të gjitha krimet, e do të shkojë në “Gjykatë me barrelë si ish-diktatori Pinocheti”.

Ndërsa në momentin që u dhë lajmi për masën ndaj Berishës, Hoxha postoi një foto të ish-deiktatorit Pinocheti që i drejtohej gjykatës me karrocë me rrota, këtë herë gazetari ka postuar dy foto të ndryshme,

ku janë dy të moshuar, i pari nga Hasi, ndërsa i dyti është bosi i Cosa Nostra Don Bernardo Provenziano, i arrestuar në moshën 78-vjeçare.

https://web.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/6637040369666908?ref=embed_post