Jυristi i njohur bën dekΙaratën e fortë: Gjγqi ndaj Βerishës do të jetë i gjatë, sa vite burg rrezikon ish-krγeministri

I ftuar në “Neësline”, juristi, Jordan Daci ka folur në lidhje me lëvizjen e fundit të SPAK, në familjen Berisha, ku u arrestua dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, po ashtu ndaj Berishës u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, në lidhje me kompleksin “Partizani”.

Daci tha se drejtësia e re ka dy vite që e ka konfirmuar që po funksionon dhe do të vazhdojë ta tregojë në vazhdimësi.

“Nuk duhet të presim këtë rast për ta provuar. Në këto dy vite e fundit është provuar, që asnjë person nuk mund ti shmanget SPAK.

Besoj do të provohet edhe në shumë raste të tjera dhe kjo është një gjë për t’u përshëndetur” tha fillimisht Daci.

Juristi tha se gjyqi ndaj ish-kryeministrit do të jetë i gjatë dhe nëse të gjitha provat vërtetohen, Berisha rrezikon 4 deri në 10 vite burg.

“Është shumë herët për të dalë në konkluzione, sepse niveli i provave është në atë të dyshimet, duhet te hetohen, më pas gjyqi do të jetë i gjatë.

Vepra është një vepër e rëndë që dënohet me 4-12 vite burg, nëse të gjitha akuzat provohen nga drejtësia.

Rrethi personave të përfshirë do të jete i vështirë të zgjerohet, pasi ka kaluar harku kohor 10 vite.

Drejtësia ka një mesazh të dytë, që duhet t’i nxjerrë të gjithë emrat e përfshirë dhe duhet të thotë për secilin arsyet se pse këto emra nuk janë përfshirë” shtoi Daci.

Daci theksoi se ndaj Berishës u dha një tjetër masë sigurie se ajo e dhëndrit, jo për shkak të moshës, por për shkak të elementeve të sigurisë.

Ai shtoi se nuk pritet që ndaj ish-kryeministrit të ketë ndryshim të masës së sigurisë në vazhdim.

“Jo mosha nuk është pengesë në këtë rast. Gjykata e ka konsideruar masë të mjaftueshme sa i përket elementeve të sigurisë. Nëse ky dyshim do të ishte i plotë, mundet që gjykata të jepte masën e arrestit me burg” u shpreh juristi.

Gjαrρri futet ραpritur në stυdio, Diola Dosti trembet për νdekje

Diola Dosti ishte e ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E diell”, kur i ndodhi një e papritur. Ronaldi i kishte përgatitur një kurth dhe gjatë intervistës, një gjarpër ra tek këmbët e Diolës.

Diola u tremb për vdekje dhe bashkë me të edhe moderatorja Eriola Doçi.

Diola tha se i ka fobi gjarpërinjtë dhe mezi mblodhi veten për të vazhduar intervistën.

“Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër. Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë. U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë”, tha Diola.

Ilir Meta në ρςnik, merr në mbrojtje Sali Berishën

Zhvillimet e fundit që vijnë nga Struktura e Posaçme Kundërt Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe vendosmëria e prokurorëve specialë për t’i dhënë fund pandëshkushëmërisë në Shqipëri duket se ka futur në panik ish-presidentin Ilir Meta.

Prej javësh flitej në korridoret e politikës dhe medias se dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi do arrestohej, ndërsa emrat e tjetër që përfliten se do të prangosen në ditët në vijim janë Meta i përfshirë në pastrim parash në Amerikës përmes lobimeve të bëra nga LSI dhe ish-ministri i Ramës, Ilir Beqaj i përfshirë në aferën e koncesioneve në shëndetësi.

Por teksa sheh që laku po i ngushtohet dhe radha e prangave është për të, dje kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë në mbrojtje ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është vënë nën hetim nga SPAK, teksa akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Permes një statusi në rrjetet sociale, Meta theksoi se vendimi u mor me urdhër të kryeministrit Edi Ramës, ndërsa sulmoi hapur prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët i kanë kopsitur tashmë dosjen e pastrimit të parave kreut të PL. “Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës. Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, shkroi Meta.

Hetimet

Ndërkohë kujtojmë se aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dy dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta” për Ilir Metën. Bëhet fjalë për dosjet e CEZ-DIA dhe pastrimit të parave të pista, të cilat pritet t’i hanë kokën ish-presidentit, familjarëve të tij, dhjetëra zyrtarëve dhe disa ish-ministrave.

Burime të gazetës “Sot” bëjnë me dije se hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt priten rezultate. Por ajo që duhet theksuar është se ai që po kujdeset që të çojë Ilir Metën drejt burgut është një prokuror “i hekurt”, i trajnuar nga amerikanët. Dy dosjet janë në dorë të prokurorit të njohur Sotir Kllapi. Si fillim njeriu që ka hetuar dosje të tjera të bujshme, njëra prej të cilave është rihapur dhe është në fazë hetimi si CEZ-DIA, ku është përfshirë edhe ish-presidenti Meta, tregon se ky i fundit do ta ketë pisk punë dhe do të ketë telashe, pasi ka përballë një magjistrat që busull dhe kryefjalë ka vetëm ligjin.

Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë të fundit për gazetën “SOT” paralajmëroi se së shpejti do të kemi lajme të bujshme në lidhje me këtë skandal, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste.

“Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë. Sotir Kllapi thuhet se ka mbledhur të gjitha provat, të cilat tregojnë se Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.

Ndërkohë përveç CEZ-DIA, Meta është në ankthin e prangave për pastrim parash. Letër-porositë e tjera të dërguara nga SPAK drejt vendeve të huaja duket se po e mbajnë nën ankth kreun e Partisë së Lirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur së fundmi një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon dosjes së lobimit. Dokumenti amerikan detyroi të gjithë kupolën e LSI që të zbarkojë një nga një në dyert e SPAK.

Ndërkohë Meta është ende në ankth pasi të tjera prova tronditëse pritet të vijnë për strukturën-antikorrupsion. SPAK pret përgjigje nga Qipro, Austria dhe San Marino të cilat duhet të japin përgjigje për ndërhyrjet estetike disa milionëshe të denoncuara nga avokati Idajet Beqiri për familjen Meta. Janë bashkuar disa kallëzime për Ilir Metën dhe të gjitha për pastrim parash që po hetohen nga prokurori Sotir Kllapi.

Pra ky i fundit ka shtrirë hetimet në disa vende si në Qipro, Austri, Itali dhe në San Marino dhe të gjitha shërbejnë për të “qepur” mirë dosjen e Metës. Si do që të jetë vendimmarrja, Sotir Kllapi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga njerëzit që do të lakohen më shumë gjatë kësaj vjeshte dhe ndoshta edhe gjatë vitit 2024.

Ja kush është Sotir Kllapi

Po kush është Sotir Kllapi, njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t’i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?! Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit. Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016.

Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

DekΙarata “bόmbë” e Artan Hoxhës: Po synohet gόditja e djalit dhe ναjzës së SaΙi Βerishës, hetime edhe për…

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Prokuroria e Posaçme po synon të godasë familjen e Sali Berishës duke mos u ndalur vetëm te dhëndri i tij, Jamarbët Malltezi.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, Hoxha tha se SPAK është duke hetuar edhe afera të tjera shumë më të mëdha si ajo e CEZ/DIA dhe 21 Janari.

Në një intervistë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha la të nënkuptohet se SPAK do të godasë të tre kerët më të lartë të politiës në post komunizëm.

“Këto hetime janë në proces e sipër, ka hetime për 21 Janarin, ka për çështje të tjera si CEZ/DIA, aty afera është shumë e madhe, janë marrë paratë me çanta. Tendenca e SPAK-ut është që të përfshijë dhe familjarë të tjerë, do të syhonet të goditet vajza dhe djali. Hetimi ka filluar me formulën e famshme “ndiq paratë”.

Ky është hapi i parë për të shkuar te trekëndëshi i Bermudës, deri para pak kohësh kanë qenë katër, por njëri është defaktorizuar. Dhe ka nisur nga ky që ka qëndruar më gjatë. Nëse ti sot akuzon këtë për diktaturë, ti ke qenë diktator se ke çuar shefin e opozitës në burg, Fatos Nano”, deklaroi ndër të tjera gazetari Hoxha.

TRΑGJIKE/ Ndërron jetë ναjza 17-vjeçare e drejtorit të Vllaznisë

E bija e kreut të moshave të Vllaznisë kishte bërë një ndërhyrje

Në përfundim të ndeshjes në Korçë, tekniku Migen Memelli nuk kishte fjalë për ndeshjen, i tronditur nga ajo që po ndodhte me vajzën e mikut të tij, Drejtorit të Akademisë kuqeblu Alban Hasani. Por lutjet dhe mbështetja e të gjithëve nuk ka mjaftuar që Vesa t’ia dalë.E bija e kreut të moshave të Vllaznisë kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji. Me gjithë përpjekjen e mjekësve, e reja nuk ka mundur të përballojë situatën dhe ka humbur betejën për jetën.
E bija e kreut të moshave të Vllaznisë kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji. Me gjithë përpjekjen e mjekësve, e reja nuk ka mundur të përballojë situatën dhe ka humbur betejën për jetën.

“NGUSHËLLIM
Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”, ka shkruar klubi shkodran.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesa Hasanit e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.


https://www.facebook.com/photo.php?fbid=825145986286748&set=a.128225629312124&type=3&ref=embed_post

REAGIMI I HASANIT
Në një komunikim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Alban Hasani ka falenderuar stafin e Spitalit Rajonal Shkodër për profesionalizmin e treguar. Në dhimbje për humbjen e madhe, Drejtori i Akademisë ka thënë pak fjalë, por me shumë peshë. “Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, ka mundur të gjejë forcë për të deklaruar Alban Hasani.

Ρυblikoi bisedat me “Luizin”, ish-aktorja e Al Ραzar: Më kanë ngacmυar…

Pak kohë më parë, Eriselda Shllaku e njohur si aktorja e Al Pazar publikoi në InstaStory një kompliment nga “Luizi” në Instagram, i cili vinte nga një nga adresat e shumta fallco në emër të këngëtarit.

Për këtë aktorja foli së fundmi në “Zgjohu me Mcn” duke thënë se ishte menaxheri i saj i cili e publikoi atë mesazh.

Më tej, e pyetur nga gazetarja nëse ka patur raste që e kanë ngacmuar politikanë, ajo u përgjigj:

“Janë të pashmangshme ngacmimet nga politikanët. Politikanë, futbollistë janë normale”.

Nuk ishin 3! Katër djemtë në Vlorë po festonin lirimin e shokut nga bυrgu, i dhanë K0KAINË 26-νjeçares, 3 prej tyre e ρërdh*nuan, familjarët tentojnë të mbulojnë SKANDALIN

Detaje të rënda nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë. Një ditë më parë, Dosja.al raportoi për ngjarjen e rëndë dhe për arrestimin e dy personave, e shpalljen në kërkim të një personi tjetër.

Mirëpo, raportohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 3.

Në pranga kanë përfunduar Oltjan Tahiri, 31-vjeç dhe Albi Ceno 28-vjeç, ndërsa Gentjano Mehmeti 32-vjeç është shpallur në kërkim. Personi i katërt i cili ka marrë pjesë në ngjarje, është Klevis Delia. Këta persona, dyshohet të kenë detyruar vajzën të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë.

Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit bashkë me vajzën, e cila nuk ishte e vetëdijshme. Delia, nuk u ngjit në dhomë. Dyshohet se të tre djemë, kanë abuzuar seksualisht me 26-vjeçaren.

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se 26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e të shtunës nga policia. Po ashtu, burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga burgu të një prej shokëve të tyre.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Aktualisht vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësore është më stabël, por vijon të jetë në shok. Policia pritet të marrë një tjetër deklaratë të saj pasi të përmirësohet.

Ky lajm ka tronditur opinionin publik. Fillimisht, para se policia të dalë me një njoftim zyrtar, lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale. Faqja ‘Disidentët’ shkruan se familjarët e përdhunuesve kanë shkuar në reanimacion, aty ku ndodhet e shtrirë vajza, që të ndryshojë deklaratën e dhënë në Polici.

POSTIMI i faqes Disidentet

(I ndryshuar) Paskan qenë 4 çuna… jo 3. (Në ambientin e barit, ndërsa në hotel janë 3 djem me vajzën). Nga ana tjetër vajzën e shtruar në reanimacion po e vizitojnë familjarët e përdhunuesve për të ndryshuar deklaratën në polici.

E ndërsa po presionohet edhe media për të mos u marrë me rastin e përdhunimit të vajzës. Kjo nuk ka për të ndodhur të dashur vemje të shoqërisë. Ngjarja është e filmuar e gjitha dhe pamjet filmike nuk i fsheh më dot askush. (Policia disponon të filmuar të gjithë ngjarjen). Vajzën mund ta kërcënoni që të ndryshojë deklaratën, ama nul e mbyllni dot…ju keni për tu njohur si përdhunues edhe nëse dilni nesër nga burgu. Këtë ka për ta marrë vesh e gjithë Vlora…. kaq!

Nuk ishin 3! Katër djemtë në Vlorë po festonin lirimin e

Pritet që Policia të reagojë për këtë ngjarje të rëndë, si dhe të japë informacion për hetimet e derimëtanishme dhe për personin e katërt që ishte pjesë e ngjarjes./Dosja.al

Po ρυnonte tokën e tij, djali nga Tepelena zbulon thesarin marramendes (FOTO LAJM)

Një i ri në Tepelenë është një ndër njerëzit më me fat në Shqipëri pasi gjatë punës bujqësore në tokën e tij në Tepelenë ka zbuluar një “thesar”.

Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej.

Ai ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.

“TemA” ka publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.

Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone.

3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.

Ndërkohë, pritet që nga momenti në moment, specialistët e Qendrës Arkeologjike të zbarkojnë aty për të dokumentuar dhe analizuar imtësisht rëndësinë e këtyre gjetjeve

Foto/ Sabri Fejzullahu ka qenë dy herë i martυαr: Ja djali i tij i madh: vëllai i Ermal Fejzullahut, a ngjajnë

E dinit që këngëtari Ermal Fejzullahu ka një vëlla më të madh? Ai quhet Armend dhe është nga martesa e parë e babait të tij, Sabriut.

Si rrallëherë, Sabriu ka pozuar pranë Armendit, duke e prezantuar kështu dhe me ndjekësit në Instagram. “Djali im i madh Armend-Votra”, ka shkruar ai.

Sabriu ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë, Armendin dhe një vajzë te quajtur Adelina. Duke qenë se ata nuk janë personazhe publike, nuk janë të njohur nga ndjekësit e këngëtarit.

SHKROI EMRIN E DJALIT QË DONTE NË AUTOBUS, V. AJZËS I NDODH AJO QË S’E PRlSTE KURRË

Të lodhur nga mesazhet e vazhdueshme e mirëmbajtjes së urbanëve, kompania e Transportit Urban në Meksikë.

Vendosi të bëjë publik mesazhin që një vajzë e quajtur Gaby, nuk e mendoi kurrë se për shkak të deklaratës së dashurisë do merrte një paralajmërim dhe do shndërrohej në personazhin qesharak në Facebook.

“Hector të dua! Nga Gaby”, shkruante vajza në sedilje, pa e ditur se kompania do ta shndërronte në të famshme.

Menjëherë pas kësaj ata e kanë fotografuar dhe postuar rastin në rrjet për të paralajmëruar se kush do të bëjë diçka të tillë do të “fëlliqet”.