“Dëshira e madhe më kshtoi…”! Një Ιαjm i keq nga kombëtarja!

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.

Por Mirlind Daku detyrohet të largohet nga grumbullimi i Kombëtares, duke humbur kështu miqësoren me Bullgarinë për shkak të një dëmtimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale.

“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë.

Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi  të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares.

Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie!

I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi” shkruan ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FmirlindMufc%2Fposts%2Fpfbid07QSbKkouDnVV5ga8xbzdYdCJ9G3DJ6iPwbvHLvqu6wQn2Nkqy6KnPHAwmUCcWZrMl&show_text=true&width=500

SiΙvinjo bën ndrγshime në listën e Kombëtares, fton një tjetër sυlmues

Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin.about:blank


Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00. Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.

Këmbimi vaΙutor/ Me sa bΙihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar amerikan blihet me 99.8 lekë dhe shitet me 100.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro blihet me 105.2 lekë dhe shitet me 106 lekë,

ndërsa franga zvicerane sot do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Paundi britanik do blihet m e 120.8 lekë dhe do shitet me 121.8 lekë.

“Unë do të rikthehem si Kombëtαrja”, Βerisha nis “fυshatën” për 2025

Sali Berisha është i bindur se PD do të fitojë zgjedhjet në 2025 ashtu si edhe kombëtarja e futbollit po fiton ndeshjet. “Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet në 2025-ën. Pa diskutim, do të fitojë zgjedhjet”, tha ai.

Duke bashkëbiseduar me gazetarët, Berisha pranoi se ka pasur propozime nga deputetët për të themeluar një parti të re për shkak të konfliktit për vulën, por kundërshtoi diçka të tillë.

“Ekzistojnë mendime që përkarshi bllokimit, plaçkitjes së vulës dhe logos nga Rama, partia Demokratike mund të gjejë modalitete të tjera ligjore. Normale si diskutim.

Por mendimi im është ky, që përpara një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Ne do të bëjmë një luftë deri në fund me Ramën, që kërkon që të mbajë peng logon tonë me “Lul Pengun” dhe AliBashën, por e drejta është me ne” tha ai.

Unë ndjek ato që kam deklaruar. Rikthimi i Sali Berishës është realitet jashtëzakonisht i veçantë, gëzohem shumë që po rikthehet edhe kombëtarja jonë. Gëzohem. Rikthimet janë rigjallërime” u shpreh ai.

Ushtria izrαelite hyn në Gaza, nis operacionin tokësor për të Ιυftuar miΙitantët e Ήαmasit

Ushtria izraelite tha se për herë të parë trupat tokësore kanë nisur operimin brenda Rripit të Gazës. Përmes një deklarate të lëshuar më 13 tetor, ushtria tha se trupat kanë hyrë në Gazë për të luftuar militantët, për të shkatërruar armët dhe për të gjetur dëshmi lidhur me pengjet që po mbahen nga grupi militant palestinez i Hamasit.

Ky njoftim megjithatë nuk dukej se sinjalizonte për nisjen e pushtimit të pritur tokësor të Gazës.

Izraeli ka grumbulluar trupa përgjatë kufirit me Rripin e Gazës që nga inkursioni vdekjeprurës i 7 tetorit që kryen militantët e Hamasit.

Njoftimi për bastisje vjen në ditën kur autoritetet izraelite paralajmëruan mbi 1.1 milion banorë të Gazës që të largoheshin për në jug të Gazës.

Që nga sulmet e koordinuara nga ajri, toka dhe deti që Hamasi kreu më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit ka bombarduar Gazën dhe e ka rrethuar këtë territor. Autoritetet izraelite kanë thënë se do të mposhtin Hamasin.

Ky grup militant udhëheq Gazën që nga viti 2007 dhe pas paralajmërimit të izraelit për evakuim, u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Si pasojë e dhunës, mbi 1.300 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 1.500 në Gazë. Po ashtu, dhjetëra pengje janë marrë nga militantët e Hamasit.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 14 Tetor 2023

Dashi

Partneri/ja juaj do jetë më me fat sot sepse ju do ja bëni ditën edhe më të bukur. Do e surprizoni atë në çdo moment dhe do ndiheni edhe vetë të gëzuar. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri edhe pse nuk do ndalen së kërkuari atë. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha, shmangni çdo lloj shpenzimi.

Demi

Debatet në çift do fillojnë të pakësohen sot dhe ju do jeni disi më të kthjellët. Mundohuni nga ana tjetër ta ndryshoni paksa rutinën dhe të bëni diçka më ndryshe. Beqarëve do ju ndryshojë shpesh humori dhe as vetë nuk do e dini çfarë do duan. Me pak durim dhe këmbëngulje mund të arrini t’i stabilizoni financat.

Binjakët

Nuk do jete një ditë e lehtë për t’u kaluar kjo e sotmja, kështu qe tregohuni te kujdesshëm kur te flisni për diçka me partnerin. Ai mund t’iu bëjë kritika të cilat nuk do iu pëlqejnë. Beqarët do e gjejnë personin e tyre ideal. Financat nuk do jenë problematike, megjithatë ju duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar.

Gaforrja

Bashkëpunim, mirëqenie dhe komunikim. Këto do jenë fjalët kyçe që do simbolizojnë jetën tuaj në çift sot. Gjithçka do shkojë ashtu si ju e kishit dëshiruar në çift. Beqarëve do ju duhet shumë kohë që të mendohen të bëjnë zgjedhjen e duhur. Për problemet financiare mund të flisni vetëm me specialistët që marrin vesh nga kjo fushë.

Luani

Partneri/ja do ju mbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni më të lumtur se kurrë. Do flisni për çdo temë me të. Beqarët do afrohen mjaft me dikë të cilin dikur e shanin dhe as që mendonin se mund ta kishin kaq të afërt. Financat do jenë të turbullta, prandaj duhet shmangur çdo lloj shpenzimi!

Virgjëresha

Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë debate të shumta mes jush dhe partnerit/es. Asnjeri prej jush nuk do lëshojë pe. Beqarët do kenë mundësi me shumicë të nisin një histori dashurie serioze, por duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar do iu dalin probleme të vogla të cilat duhet t’i rregulloni.

Peshorja

Ditë e kontrastuar dhe e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Bëni durim dhe mos bini në pesimizëm. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do preferojnë aspak të dëgjojnë për dashurinë. Financat fatmirësisht do i menaxhoni me kujdes.

Akrepi

Ju pret një ditë e mrekullueshme sot juve që jeni në një lidhje. Do i harroni njëherë e mirë të gjitha problemet që keni pasur dhe do mendoni vetëm për ato që do vijnë. Mund të merren edhe vendime sot. Beqarët do kalojnë një ditë tërësisht të qetë dhe pa gjëra për t’u veçuar. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

Shigjetari

Ditë mjaft euforike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin/en tuaj dhe do planifikoni të ardhmen. Jeta intime gjithashtu do marrë më tepër rëndësi. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës dhe do jenë të sjellshëm me personat rreth e rrotull. Në mbrëmje mund të ketë edhe ftesa. Në planin financiar mos bëni çmenduri.

Bricjapi

Dita e sotme do jetë plot diell për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni të lumtur pranë atij që dashuroni dhe do dëshironi të mos ndaheni asnjë çast. Beqarët do jenë entuziastë dhe të gatshëm të bëjnë ndonjë çmenduri të vogël. Në planin financiar nuk duhet absolutisht të nxitoheni nëse nuk doni probleme.

Ujori

Nuk do ketë aspak tension dhe debate sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët do kenë flirtime pa fund dhe aventura kalimtare. Ata që dëshirojnë histori dashurie serioze duhet ende të presin edhe pak. Për financat gjithçka është e mundur. Ose do keni përmirësime ose do rrënoheni tërësisht.

Peshqit

Dita e sotme do jetë më pozitive për ata që janë në një lidhje. Do e respektoni mendimin e tjetrit dhe do bashkëpunoni për gjithçka së bashku. Beqarët ka gjasa të fillojnë një histori dashurie të qetë dhe të fshehtë. E rëndësishme është që ata vetë do ndihen të plotësuar. Sektori i financave do jetë i privilegjuar.

“Kυq e zi, ama ρυshimet në Itali”, Arbana Osmani ironizon komentin e ndjekësit

Moderatoren Arbana Osmani së fundmi po e shohim shpesh nëpër stadiume në vende të ndryshme të botës.
Për këtë tifollik të saj, ka gisht padyshim Eduart Grishaj i cili është një fans i futbollit.

Çifti nuk mungoi as mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e madhe Shqipëri-Çeki.
“Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu.

Si gjithmonë komentet janë të shumta në fotot e saj, por këtë herë njëri ja ka marrë vëmendjen Arbanës.
“Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues.

Por moderatorja i është përgjigjur me ironi: Edhe dasmen mos harro.

Kujtojmë se Arbana Osmani u martua më 17 qershor, në Toskanë-Itali./albeu.com/

SυΙmohet shkolla, i riu νret mësυesin

Një mësues është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras rreth orës lokale 11:00.

Autori i sulmit është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim. Gjithashtu është ndaluar edhe vëllai i tij.Sipas dëshmitarëve, ai bërtiti “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit.

Tifozi i zjαrrtë me shqiponjën në fytγrë hαbit me dekΙaratën: Është e 40-ta herë…

Shqipëria arriti një fitore spektakolare përballë Çekisë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në Air Albania.about:blank

Nga tre gola të shënuar, golin e parë e shënoi në minutën e ‘9 Jasir Asani.

Kur i kanë mbetur dhe dy ndeshje për të luajtur kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024.

Seferi i dhuroi kombëtares dy gola një në minutën e ’51 dhe tjetrin në minutën e ’73.

Një pjesë e rëndësishme e superndeshjes ishin tifozët e zjarrtë, që krijuan atmosferë fantastike në 90 minuta lojë e më tej gjithë natën duke festuar nëpër rrugët e Tiranësabout:blank

Besmir Limani, një nga tifozët më të zjarrtë të kombëtares tregoi në një studio televizive se kjo ishte hera e dyzetë që shkonte në stadium me shqiponjën të vizatuar në fytyrë.

ΡoΙicia e ndjek, furgoni përmbγset , 7 të vdekυr

Shtatë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në qytetin e Mynihut pasi një trafikant i qenieve njerëzore humbi kontrollin e furgonit të mbushur me emigrantë gjatë ndjekjes nga policia gjermane.

Aksidenti ndodhi në autostradë në lindje të qytetit jugor gjerman, pasi furgoni “Mercedes Vito” po ecte me shpejtësi të lartë gjatë ndjekjes nga policia.

Drejtuesi i mjetit rriti shpejtësinë e mjetit dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Sipas gazetës BILD, furgoni mbante 23 emigrantë nga Siria dhe Turqia, përfshirë edhe fëmijë të mitur, një prej të cilëve vetëm 6 vjeç, ka humbur jetën.

Furgoni u përmbys disa herë në rrugë, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse emigrantëve, ndërsa pasagjerët e mbetur u dërguan në spitale pranë zonës pasi pësuan lëndime të lehta dhe të rënda.