“Dëshira e madhe më kshtoi…”! Një Ιαjm i keq nga kombëtarja!

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.

Por Mirlind Daku detyrohet të largohet nga grumbullimi i Kombëtares, duke humbur kështu miqësoren me Bullgarinë për shkak të një dëmtimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale.

“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë.

Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi  të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares.

Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie!

I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi” shkruan ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FmirlindMufc%2Fposts%2Fpfbid07QSbKkouDnVV5ga8xbzdYdCJ9G3DJ6iPwbvHLvqu6wQn2Nkqy6KnPHAwmUCcWZrMl&show_text=true&width=500