E pazakontë/ 72-vjeçari h*lmon bagëtitë e bashkëfshatarit në Peqin, arsyeja do iu lëjë pa fjalë

Një ngjarje e pazakontë, madje e konsideruar nga shumë si në kufijtë e çmendurisë, ka tronditur opinionin publik në vendin tonë. Bëhet fjalë për një konflikt pronësie që ka degjeneruar në një akt të rëndë dhe të paprecedentë, ku një i moshuar ka helmuar qëllimisht tokën, duke shkaktuar ngordhjen e bagëtive të bashkëfshatarit të tij.

Incidenti ka ndodhur në Peqin, dhe është bërë publik pas njoftimit zyrtar të policisë, e cila konfirmoi se ka marrë nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas një denoncimi të bërë nga pala e dëmtuar. Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja mes dy personave ka si bazë pretendimet për pronësinë e tokës, çka mesa duket ka çuar të moshuarin drejt një veprimi ekstrem.

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm: 12 bagëti të ngordhura, të cilat, teksa po kullotnin në parcelën e tokës që i dyshuari pretendonte si të tijën, kanë rënë viktimë e lëndës helmuese të hedhur aty. Ky veprim ka sjellë jo vetëm humbje ekonomike për pronarin e bagëtive, shtetasin T.F., por edhe një ndjenjë shqetësimi të madh në komunitetin lokal, i cili rrallëherë përballet me akte të tilla.

Në njoftimin e saj, policia lokale bëri të ditur:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K.S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T.F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.”

Aktualisht, çështja i është kaluar Prokurorisë së Elbasanit, e cila pritet të zhvillojë hetime të mëtejshme për të sqaruar plotësisht rrethanat, shkakun e konfliktit dhe mënyrën se si u mor vendimi për të hedhur helm në tokë. Organi i akuzës pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje që ka hapur debat mbi sigurinë në zonat rurale dhe mënyrën se si zgjidhen konfliktet e pronësisë.

Deri në përfundimin e hetimeve, ngjarja mbetet ndër më të rëndat e raportuara kohët e fundit, duke sjellë edhe një herë në vëmendje tensionet që mund të shoqërojnë mosmarrëveshjet për tokën në komunitetet rurale, dhe pasojat e rënda që mund të ketë një veprim i pakontrolluar.

Jam shqiptar, erdha kur isha 5 vjeç! Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të MADHE

Aktori i njohur me origjinë shqiptare që ka bërë karrierë në Greqi, Nikos Gelias, ka ndarë së fundmi për publikun grek një rrëfim të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht. Në një intervistë për televizionin “Mega”, ai foli jo vetëm për rolin e tij të ri në serialin “Mavo Rodo”, por edhe për një pjesë të rëndësishme dhe të dhimbshme të jetës së tij private, që lidhet me origjinën dhe përvojat e racizmit.

Gelias, i cili prej vitesh është bërë një figurë e dashur për publikun grek falë talentit dhe prezencës së tij në ekran, vendosi të “hapë zemrën” dhe të tregojë pengjet dhe sfidat me të cilat është përballur që në fëmijëri. Ai rrëfeu se ka emigruar në Greqi së bashku me familjen kur ishte vetëm 5 vjeç, si pjesë e valës së emigrantëve ekonomikë që kërkonin një jetë më të mirë.

Por vitet e para të jetës atje nuk kanë qenë aspak të lehta. Aktori tregon se për shkak të origjinës shqiptare, familja e tyre është përballur me refuzim dhe diskriminim të vazhdueshëm. Ata detyroheshin të ndërronin shpesh banesë, pasi shumë pronarë i largonin sapo mësonin se ishin shqiptarë. Ky realitet, siç shprehet ai, ka lënë gjurmë të thella.

Përvoja e tij e hidhur ka vijuar edhe në shkollë, ku sipas rrëfimit të tij, mësuesit shpesh nuk i jepnin as fjalën në klasë, vetëm për shkak të origjinës së tij. Kjo formë e heshtur e racizmit ka qenë një barrë e madhe për një fëmijë që përpiqej të përshtatej në një vend të ri.

Vetë aktori u shpreh në intervistë:
“Origjina ime është nga Shqipëria, kam ardhur në Greqi në moshën 5 vjeç, si emigrant ekonomik. Kemi ndërruar shpesh lagje kur kemi ardhur në Greqi, sepse duke qenë shqiptarë na kanë nxjerrë nga shtëpitë tona.”

Rrëfimi i tij ka prekur shumë shikues, të cilët shohin tek ai jo vetëm një artist të talentuar, por edhe një simbol të sfidave që kanë kaluar dhjetëra mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi gjatë viteve të para të tranzicionit.

Ndërkohë, Gelias vazhdon karrierën me role të rëndësishme në televizion, duke treguar se pavarësisht paragjykimeve të dikurshme, puna dhe përkushtimi mbeten mënyra më e fortë për t’i thyer barrierat.

E papritur! Edi Rama premton ndryshimin radikal: Në Shqipëri për herë të parë…

Gjatë pjesëmarrjes në takimin “Për Ty Natyrë”, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të fortë mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se ato kanë shkaktuar pasoja kolosale dhe se kjo sfidë kërkon një reagim të menjëhershëm, të organizuar dhe të mbështetur në teknologji moderne.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të përballet me fenomenin e zjarreve me të njëjtat metoda të së shkuarës, pasi kushtet e reja klimatike dhe intensiteti i dëmeve e bëjnë të domosdoshme një qasje më të avancuar dhe të investuar mirë. Për këtë arsye, qeveria — siç deklaroi ai — po angazhon burime shtesë financiare me synimin për të futur teknologji të reja që do të rrisin eficencën në menaxhimin e mjedisit dhe rigjenerimin e zonave të prekura.

Një nga risitë më të rëndësishme të njoftuara nga kryeministri është fakti se, për herë të parë në Shqipëri, do të realizohet mbjellja e pemëve me dronë, një praktikë e përdorur tashmë në disa vende të zhvilluara dhe që njihet për saktësinë, shpejtësinë dhe uljen e kostove. Sipas Ramës, kjo teknologji do të lejojë mbjelljen në zona të vështira për t’u arritur me mjete tradicionale, si dhe do të ndihmojë në rigjallërimin e shpejtë të sipërfaqeve të djegura.

Kryeministri tha ndër të tjera:

“Askush nuk i gjeti ndonjë ilaç zjarreve, që kur vijnë bëjnë dëme kolosale. Nuk mundet të qëndrojmë kështu, edhe pse në të shkuarën mund të ketë qenë eficente. Duhet t’i përgjigjemi sfidës duke investuar pa humbur kohë në atë pjesë që kthehen plagë. Për këtë arsye, po angazhojmë edhe burime të tjera financiare për të futur teknologjinë, kapacitet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dronë të cilat sjellin saktësi dhe eficencë. Për vitet e mëtejshme do të rritim edhe pyllëzimet.”

Deklaratat e Ramës vinë në një moment kur problematika e zjarreve është bërë një shqetësim i përsëritur gjatë çdo sezoni të nxehtë, ndërsa dëmet në pyje, biodiversitet dhe ekonomi lokale kanë qenë të ndjeshme.

Me futjen e teknologjisë së dronëve në procesin e pyllëzimit, sipas kryeministrit, hapet një kapitull i ri në menaxhimin mjedisor, që synon jo vetëm trajtimin e pasojave, por edhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

E shkr*ta! Trupi i 45-vjeçares në Vlorë u gjet pas 2 vitesh, akuza e fqinjit: E vr*në familjarët…ja detajet qe kalojne logjiken njerezore

Që prej shkurtit të vitit 2023, Veziko Bejko nga fshati Tërbaç i Vlorës humbi kontaktet me familjarët. Bashkëshorti i saj tregoi asokohe se gruaja, pasi piu kafen e drekës, doli nga shtëpia për të mbledhur dru dhe nga ai moment nuk u kthye më. Pavarësisht se kërkimet u zgjeruan për muaj të tërë e më pas për vite, në të gjithë zonën, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe policinë, nuk u gjet asnjë gjurmë prej saj. Familjarët atë kohë shprehën se nuk përjashtohej mundësia që ajo të kishte kryer vetëvrasje. Sipas tyre, në familjen me katër anëtarë nuk kishte pasur asnjëherë konflikte.

Më datë 1 tetor, specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi në fshatin Tërbaç, më 01.10.2025, një bari i zonës kishte konstatuar disa mbetje kockore, mes tyre edhe një kafkë të dyshuar njerëzore. Mbetjet u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Djali i të ndjerës, në një komunikim me emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24 u shpreh se pas këtij njoftimi nisën kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të trupit, të cilin arritën ta gjenin, së bashku me disa sende personale. Ai deklaron se është i bindur se trupi i përket nënës së tij.

Nga ana tjetër, në studio ka mbërritur Fatmir Muho, një personazh që pretendon se po akuzohet nga familjarët për vrasjen e gruas dhe kërkon ta bëjë shqetësimin e tij publik. Ai pohoi se akuzat janë në shenjë hakmarrje pasi ai i denoncoi si familje, ndërsa i akuzoi ata për vrasjen e nënës së kryefamiljarit.

“Më mori në telefon djali i saj dhe më tha; ku je? Urgjent se ka humbur Vezikoja. Ai më tha se më morën në telefon dhe më njoftuan dhe më shtoi; unë e prisja një gjë të tillë. Të gjithë ishin alarmuar. Nisëm kërkimet. Kur shkuam në një kodër, gjetëm një sëpatë. Erdhi policia, kërkime me dron. I thash policisë që ta sekuestronte sëpatën. Gjetëm një paketë cigareje të hedhur. Njëri nga punonjësit e policisë tha për mua: ‘Ai kush është?’ Para shumë vitesh e kam denoncuar për vrasjen e nënës së tyre, vjehrrës së Vezikos. Nëna e burrit të kësaj u vra. E kam denoncuar, pasi ajo kishte disa ditë te nëna ime dhe thoshte; ata do më vrasin, më kanë thyer brinjët dhe e vranë. Edhe skedën e vdekjes, e akuzuar ishte Vezikoja. Ajo nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por kishte atë pjesën e epilepsisë. Ajo u akuzua tërthorazi bashkë me burrin e saj. Skeda e vdekjes dhe shkaqet e vdekjes në lidhje me nënën e plotësoi një infermiere, se nuk ua mbante të shkonin te mjeku. I gjithë skenari se si e sollën të vdekur nga Dhërmiu është e tmerrshme.

Më dilte Policia e Shtetit para. Vjen dhe më thërret polici Artan Bedini: ‘O Fatmir do vish që të shkojmë pak te familja aty’. Ai doli te shtëpia e tyre dhe shihte vërdallë. Më tha: ‘Do shkojmë te rezervuari’. Pashë nga liqeni dhe në atë moment punonjësi i policisë më filmon. Por më erdhi pastaj polici i zonës dhe më thotë: “Shyqyr që ishe në komunë se do të ishe kalbur në burg’. Po nuk doli që këta nuk kanë dorë në ekzekutimin e nënës së tyre, do të vete unë në burg. Edhe 2 ditë para se të gjendej kufoma, erdhi i shoqi dhe tha: ‘Si ka mundësi që u gjet trupi afër shtëpisë time’. Për mua është vrasje e pastër dhe jo vetëvrasje. Kam dhe prova të tjera do t’i jap në prokurori dhe po të dojë ta mbulojë. Mos të bëjnë rolin ata, se ata më kanë akuzuar. Ata kanë shkuar dhe në polici dhe kanë thënë emrin tim.”, tha ai.

Ndërkohë, djali i viktimës në një lidhje telefonike pohoi se Fatmiri do ta pësonte keq nëse vazhdonte të lëshonte akuza të tilla.

“Çfarë do Fatmiri aty? Njeriu u gjet dhe kaq u mbyll. Çfarë kërkon zoti Fatmir te ju? Mos bëni gabim, se zoti Fatmir do të përballet shumë keq me ne familjarët. Çfarë të drejte ka zoti Fatmir dhe çfarë problemi ke me këtë punë?! Kështu na e bëri dhe për gjyshen ai. Na e ngriti nga varri gjyshen se thanë e vranë. Por ajo vdiq nga perëndia”-, tha i riu./ News24

Po vjen ‘termet’ në Politikë! Karamuço zbulon detajet: Po behen gati g*ditjet e fuqishme, ja cfare eshte gatuar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se goditjet e bujshme të SPAK duhet t’i presim në vjeshtë. Ai ishte i ftuar sot në një emision, ku u pyet mbi uljen e ritmit të SPAK, pasi kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë arrestim të bujshëm. Sipas tij, zakonisht SPAK godet në fund te vitit.

“Edhe atë ditë që vajti e dërguara e ambasadës së SHBA, ajo e tha se për çfarë ka vajtur. Se janë disa grupe të lidhur me kartelet dh të nesërmen doli operacioni për drogën në Amerikën Latine. Ne jemi mësuar që SPAK të godasë këtë e atë. Kanë dhe ata proceset e tyre.

Në verë e ulin ritmin. Më shumë i japin në fund te vitit. Janë muaj ankthi për politikanët. Ka një cikël. Kemi arrestimin e ish-presidenti, të kreut të bashkisë pra ka një cikël”, tha ai në “Euronews Albania”.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se goditjet e bujshme të SPAK duhet t’i presim në vjeshtë.

Ai ishte i ftuar sot në një emision, ku u pyet mbi uljen e ritmit të SPAK, pasi kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë arrestim të bujshëm. Sipas tij, zakonisht SPAK godet në fund te vitit.

“Edhe atë ditë që vajti e dërguara e ambasadës së SHBA, ajo e tha se për çfarë ka vajtur. Se janë disa grupe të lidhur me kartelet dh të nesërmen doli operacioni për drogën në Amerikën Latine. Ne jemi mësuar që SPAK të godasë këtë e atë. Kanë dhe ata proceset e tyre.

Në verë e ulin ritmin. Më shumë i japin në fund te vitit. Janë muaj ankthi për politikanët. Ka një cikël. Kemi arrestimin e ish-presidenti, të kreut të bashkisë pra ka një cikël”, tha ai në “Euronews Albania”.

Sipas tij, dikur deputetët dhe politikanët shinin mend nëpër tavolina duke reklamuar telefonat e kriptuar.

“Encro Chat është parë në tavolinat e disa politikanëve, se thoshin nuk telefon si ky. Janë komunikime të koduara mes tyre. Kanë shitur mend me këto telefona. Erdhën valixhe, nga Italia, Izraeli për të përgjuar rivalët politikë. Disa politikanë mund të kenë qenë të kërcënuar dhe kërkuan këta telefonë.

SPAK nuk ka ende një lidhje mes politikës dhe grupeve kriminale. Ka materiale, por nuk e ka të provuar. Kemi deputetë si Çyrbja, por po flas për politikanë të lartë”, tha ai në “Euronews Albania”.

Lajm tr*gjik! Ndërron jetë në moshë të re infermierja nga Vlora

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një lajm i hidhur, pasi është ndarë nga jeta në moshë të re Kristina Kokaj, infermierja e njohur dhe e dashur që prej vitesh shërbente me përkushtim në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”. Largimi i saj i parakohshëm ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Kristina njihej gjerësisht për humanizmin e saj të jashtëzakonshëm, për qetësinë që e karakterizonte dhe për kujdesin e pakursyer ndaj pacientëve. Në një sektor delikat dhe shpesh të vështirë si ai i shëndetit mendor, ajo ishte një shembull i fortë i profesionalizmit, korrektësisë dhe përkushtimit. Me sjelljen e saj të butë dhe empatinë njerëzore, Kristina kishte fituar respektin e stafit mjekësor dhe të komunitetit ku shërbeu për shumë vite.

Për shumë kolegë, ajo ishte jo vetëm një bashkëpunëtore e shkëlqyer, por edhe një mbështetje e vazhdueshme në përditshmërinë e punës së tyre. Puna e saj plot dinjitet, përulësi dhe dashuri ndaj njerëzve në nevojë e kishte bërë atë një figurë të çmuar dhe të pazëvendësueshme në institucionin ku kontribuoi.

Në një moment kaq të rëndë, JOQ Albania u bashkohet dhimbjes së familjarëve, miqve dhe të afërmve të Kristinës, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur dhe profesionistes shembullore.

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë

Tuneli më i gjatë dhe i thellë nënujor po ndërtohet në Norvegji që synon të shkurtojë distancën kohore midis qyteteve dhe të bëhet pjesë e një autostrade pa tragete përgjatë bregut perëndimor.

Tuneli 27 kilometra i gjatë quhet Rogfast (Rogaland fastforbindelse) sipas rajonit ku ndodhet dhe fjalës norvegjeze për “lidhjen e rregulluar”.

Në pikën më të thellë do të jetë 392 metra nën nivelin e detit.

Ndërtimi nisi në janar 2018, por u ndal në fund të 2019 për shkak të kalimit të kostove të parashikuara që sollën anulimin e kontratave ekzistuese dhe ristrukturimit të projektit.

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të

Puna rinisi në fund të 2021 dhe tuneli pritet të përfundojë në 2033 e do të kushtojë përafërsisht 2.4 miliardë dollarë.

Duke zëvendësuar udhëtimet me traget, Rogfast do të pakësojë me 40 minuta distancën kohore mes Bergen dhe Stavanger.

Tuneli do të ketë dy tuba të ndarë, secili me dy korsi dhe do të ketë edhe një rrethrrotullim të dyfishtë në 260 metra thellësi që shkon drejt një tuneli lidhës me bashkinë më të vogël të Norvegjisë, ishullin Kvitsøy.

Ndërtimi i një tuneli me këtë gjatësi dhe nënujor ka disa sfida teknologjike. Për të po përdoren lazerë dhe pajisje të sofistikuara, do të ketë një sistem të përparuar ajrimi, sinjalizues që identifikojnë në kohë reale problemet ose trafikun, kamera dhe radarë për monitorimin e mjeteve.

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të

Projekti Rogfast është pjesë e rimodelimit të autostradës bregdetare E39, një rrugë 1,100 kilometra nga Trondheim në veri dhe Kristiansand në jug.

Sot duhen 21 orë për ta përshkuar me makinë këtë rrugë ku përfshihen shtatë tragete. Synimi është që mos të ketë më tragetë duke ndërtuar tunele dhe ura. Përfundimi nuk pritet të ndodhë para 2050.

Sot, tuneli më i gjatë në botë me një pjesë nënujore është Seikan në Japoninë veriore që është tunel hekurudhor me gjatësi 53.85 kilometra, kurse seksioni nënujor shtrihet 23.3 kilometra.

Tuneli lidhës mes Anglisë e Francës (Channel) është 50.46 kilometra i gjatë, por seksioni i tij nënujor 37.9 kilometra është më i gjatë se Rogfast. Por Rogfast do të jetë më i thellë se të dy tunelet që janë 240 metra dhe 115 metra.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Qeveria do ngrejë 20 qendra për emigrantët nga Azia me kosto rekord, deri në 708 milionë lekë. 3 qytetet ku do të vendosen

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.

Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.

Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.

“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.

Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja

Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.

-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.

Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.

-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.

-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.

Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.

-Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.

Kostoja

Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. /monitor

Rama: Do mbjellim PEMË me dron!

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Për ty natyrë”, u shpreh se sfida e zjarreve, me të cilët përballet vendi dhe nevoja për të rritur kapacitetet për pyllëzim, është e madhe.

“Askund, askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se sfidës do t’i përgjigjen duyke investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.

Rama theksoi se do të angazhohen burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron.

Edi Rama: Kemi parë të tërë dhe e shohim sidomos gjatë sezonit të verës  që është sfida e madhe e zjarreve. Për këtë arsye nevoja që të ndërhyjmë është shumë më tepër kurajë në aspektin e reformës dhe me shumë më tepër angazhim në aspektin e vëmendjes sa i përket pyjeve është çdo vit e më e madhe.

Nga ana tjetër, nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, po ashtu është çdo vit e më e madhe.

Askush, askund nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale. Nuk mund të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën gjë, sado mund të ketë qenë rezultative në periudha të mëparshme kur ndërkohë nevojitet që të bëjmë diçka tjetër. Duhet ti përgjigjemi sfidës duke reaguar dhe investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.

Për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron që sjellin saktësi, sjellin eficensë. Janë të buxhetuara për vitin që po vjen dhe duke ndërtuar një bazë vitin që vjen do të rrisim edhe financimet, do të rrisim edhe intensitetin e këtyre pyllëzimeve në vitet e mëtejshme.

Fokusi tek mjedisi, pyjet dhe mirëmenaxhimi i tyre, fokusi tek zonat e mbrojtura, do të jetë shumë herë më i madh se sa deri në sot.

Edhe pse sfida që lidhet me ato pjesë të negociatave që prekin mjedisin ëhstë mbase më e vështira nga të gjitha pasi kërkesat janë maksimale, standartet janëmaksimale, dhe përtej përmirësimeve të jashtëzakonshme që kemi bërë, jemi ende shumë mbrapa, po  të llogarisim ku duhet të mbërrijmë dhe ku do mbërrijmë në një kohë të shkurtër.

Shpeshherë nevoja për të mbrojtur mjedisin krijon tension dhe shpeshherë njerëzit që avokojnë për mjedisin duken si elementë turbullues, janë të tillë, por të domosdoshëm.

Unë kam respekt për ta dhe në tërësi përtej tensionit që krijohet, pasi dikush e sheh nga këndi i vet, dikush nga një kënd tjetër, është padiskutim që presioni i grupeve të interesit që lidhen me këtë kauzë është i nevojshëm dhe shëndetshëm për shoqërinë, dhe i dobishëm për qeverinë.

Është e rëndësishme që ky grup interesi të jetë aktiv dhe i zëshëm, edhe pse zëri i ngritur i tyre krijon tension.

3 mijë PAUND për të lënë Anglinë/ Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve SHQIPTARE të largohen vullnetarisht!

Familjeve shqiptare që përmendi Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, se do deportohen nga Britania, pasi u ka mbaruar e drejta e qëndrimit në ishull, mund tu ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht nga Britania e Madhe.

Kjo pasi Shqipëria ka nënshkruar në 2022-in, marrëveshjen e riatdhesimit të shqiptarëve mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Ka qenë këtë të premte, zv-ministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, i cili deklaroje për median vendase se kjo shumë prej më shumë se 3 mijë stërlinash përbën një investim të mire për taksapaguesit britanik, por nuk pranoj të specifikoj se sa e lartë do jetë kjo shumë që do u jepet.

Qartazi britanikët synojnë të ulin shpenzimet e mbajtjes së familjeve, nëse ata do vazhdonin të qëndronin sado gjatë në Britani, përmes dhënies së kësaj shume.

”Për momentin ne mund t’u paguajmë  rreth 3 mijë stërlina”, tha zv-Ministri i Brendshëm britanik “dhe nuk kërkojë ndjesë për një fakt të tillë”.

Ndërkohë në një lajm tjetër, fëmijët e azilantëve që kanë dështuar me kërkesat e tyre të azilit  do të largohen nga Britania edhe nëse ata kanë lindur në ishull, deklaroj Alex Norris.

Duke folur për gazetën The Telegraph të Londrës, ai tha se “do deportohen edhe fëmijët e lindur në Britani, dhe rastet do shikohen rast pas rasti dhe në bazë të meritës, sipas ligjeve të emigracionit, por kur ka raste të tilla dhe rrethana të tilla, njerëzit do deportohen”.

Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të paguajnë për strehimin e azilkërkuesve me fëmijë të cilëve u është refuzuar azili dhe nuk kanë pranuar të largohen vullnetarisht nga Britania drejt Shqipërisë.

Lajmin në fillim për dëbimin e 700  familjeve shqiptare e bëri Ministrja laburiste e Punëve të Brëndshme, Shabana Mahmood, në parlamentin britanik, kur njoftoj reformën në fushën e emigracionit, ndërkohë ajo po shqyrton mundësinë e rritjes së shumës që do u jepet këtyre familjeve, nëse pranojnë të largohen vullnetarisht nga ishulli.