Sherr mes shqiρtarit dhe serbit në kamρionatin kroάt (VIDEO)

Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin kroat, por protagonistë u bënë një shqiptar dhe një serb.

Emir Sahiti përveçse shënoi golin e parë për Hajduk Split përballë Istra-s, në triumfin 0-2 në transfertë të ekipit të tij, mori vëmendjen pas një episodi të ndodhur në minutën e 27-të.

Sulmuesi shqiptar pas një kontakti me lojtarin serb, Mladen Devetak, u përplas edhe fizikisht me të.

Në këtë incident gjatë sfidës u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut.

Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë.

Por tensi

Hajduk Split kryeson kampionatin kroat me 36 pikë dhe ndeshja e radhës është ndaj Goricës, në shtëpi.

https://www.facebook.com/hrnogomet.hr?ref=embed_video

Si i Ίëviznin milionat e drόgës Ervin Mata dhe Eralbi Breçani, SPAK kërkesë bάnkave në Shqiρëri

SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar Hawala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.

Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në Shqipëri.

Grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në “SKY”, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet për “Ora News” thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma trasfertash.

E para duke përdorur trasferat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur Hawala, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.

Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni.

Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore.

Megjithatë rezulton se Hawala është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shumë të kërkuarve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Mëgjithatë në Shqipëri mësohet se ka nisur verifikimi pasuror i 11 të akuzuarve si pjesë e kësaj organizate të dushuar. Për këtë SPAK i ka dërguar kerkesa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.

Nga ana e Prokurorisë së Posçame janë dokumentuar rreth 931 kg lëndë narkotike të kapura që dyshohet se i përket grupit në fjalë, e ndërsa po dërgohen leter porosi për të verifikuar ngarkesa të tjera përgjatë viteve të fundit.

U hodh në Ίύmë për t’i shpëtύar policisë, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar (Detajet)

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Austri. mediat vendase raportojnë se 20-vjeçari shqiptar u hodh në lumin Salzach ndërsa po ndiqej nga policia.

Edhe pse efektivët e policisë që po e ndiqnin e nxorën nga uji i akullt, shqiptari nuk ishte në gjendje të mbijetonteAi humbi jetën në Spitalin Universitar në Salzburg.

Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafiqe. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë.

I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat. Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për të.

“Mashkull plerë”, degradon në dhύnë “Përρuthen”, Enisa godet me shρύllë Herrisonin

Enisa dhe Herrisoni janë përfshirë në një situatë të paprecedentë në “Për’puthen”, e cila ka degraduar në dhunë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një ballafaqimi 4 minutësh mes palëve, ku Enisa i ka kërkuar llogari Herrisonit për diçka që ai i kishte thënë. Dhe si përgjigje ka marrë një shprehje banale “kot për po*dhë”.

E irrituar nga situata, Enisa e ka gjuajtur konkurrentin me shuplakë dhe është larguar nga takimi, duke u shprehur se ai është ‘mashkull plehër’.

I prekur nga situata, Herrisoni në gjaknxehtësi e sipër pas shuplakës iu kthye Enisës duke thënë: “lut Zotin që nuk je mashkull sepse dija unë çfarë të bëja, të zbërtheja në vend direkt.”

Herrisoni: Ti u ndikove nga të tjetri.

Enisa: Pse e vazhdove në takim more, pse e vazhdove në takim?

Herrisoni: Pse e vazhdova? Kot për po*dhë, për qejf.

Enisa: Kot për po*dhë?

Herrisoni: Po për të shitur po*dhë.

Enisa: Të të vijë turp, mashkull ordiner.

Herrisoni: Mos mu afro ashtu se nuk të shikoj dot.

Enisa: Ik ore… Më mirë të dalë fare.

Herrisoni: Je femër për Zotin sepse të ishe mashkull e dija unë se çfarë të bëja.

Enisa: Ik ore plehër.

Herrisoni: Lut Zotin që nuk je mashkull sepse dija unë çfarë të bëja, të zbërtheja në vend direkt.

Enisa: Mashkull koti, ulu o ulu aty.

Herrisoni: Të më prekësh ti mua me dorë, po s’ka shance në botë. S’ka lindur akoma ai njeri…

Enisa: Ulu aty, ulu.

Herrisoni: Është e ulët më kupton. Ti e ulët je dhe vetë. Je femër e ulët sepse s’je gjë tjetër.

Enisa: Ti je për vete super i ulët si mashkull.

Herrisoni: Po lëre më tregon ti mua, mbaj vendin tënd atë bëj.

Enisa: Ti je dyfytyrësh. Të paktën tregove fytyrën tënde të vërtetë.

Herrisoni: Të thash edhe njëherë, lut Zotin që je mashkull… domethënë që je femër. Le që ti si mashkull je xhanëm.

Enisa: O Zot i madh.

Pas këtij momenti të tensionuar Enisa ka shpërthyer në lot, duke shpjeguar se e qëlloi me shuplakë Herrisonin në inerci e sipër pasi ishte e nxehur me të sepse e kishte thirrur ‘e përdorur’. Në kundërpërgjigje Herrisoni, ja preu shkurt duke theksuar se ‘na ka hapur barkun duke qarë çdo ditë’.

Herrisoni: Qaj, qaj, sepse e ke bërë kështu ti, javë për javë qaj. Qaj, jepi qaj.

Enisa: Herrison, mbylle gojën.

Megi: Herrison të lutem…

Herrisoni: Po lëre se na ka hapur barkun duke qarë.

Megi: Enisa çfarë të lëndoi?

Enisa: Unë këtu kuptova se për ju është normale të preket një femër, por mashkulli nuk duhet të preket në asnjëlloj mënyre sepse ‘oboboo, jemi meshkuj neve’.

Megi: Enisa çfarë të tha që të lëndoi?

Enisa: E përdorur. Nuk humba unë, humbi ai.

Pάmjet aρokaliptike në Tύrqi! “Tërbohet” deti, dallgët gjigande pύshtojnë rrugën

Këto janë pamjet apokaliptike që vijnë këtë të hënë nga Turqia.

Stuhia e një dite më parë bëri që dallgët e Detit të Zi të zbarkonin në zonat e banuara. Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Tirebolu, në provincën e Giresun. Dallgët gjigande morën para çfarë gjetën.

Të parat që u përballën me dallgët e mëdha ishin makinat që po kalonin në rrugë në atë moment. Por nuk shpëtuan as bizneset e shtëpitë që ndodheshin pranë. Në këtë zonë raportohet për të paktën 2 persona të humbur.

Mediat vendase shkruajnë se situatë të ngjashme pati edhe në disa zona të tjera

E tmerrshme, ρrifti ρërdh*non 12-υ jeçaren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Greqi, teksa një prift akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.Mediat greke raportojnë se një 68-vjeçar, në Salaminë është vënë në pranga mesditën e së dielës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare.

Sipas medieve greke, prifti 68-vjeçar ka qenë i njohur i babait të të miturës dhe duke përfituar nga njohja e tyre, ka vizituar shtëpinë e familjes kur prindërit nuk ndodheshin aty dhe ka kryer vazhdimisht akte seksuale ndaj 12- vjeç.

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që 68-vjeçari përfshihet në raste të tilla, pasi në të kaluarën është akuzuar për krime të ngjashme. Ai në vitin 2018 është akuzuar për akte seksuale ndaj një djali 13-vjeçar.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij dhe në vendin ku ai kryente detyrat fetare, u sekuestruan media digjitale, përmbajtja e të cilave do të hetohet nga laboratorët e mjekësisë ligjore.

Gazetarja: Një υα.jzë e njohύr e showbiz-it shkoi si es kόrtë në Dυbai për 600 mijë euro!

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në emisionin “Bilardo” se është gati plani për ndërtimin e 5 burgjeve të reja në Shqipëri, të cilat do të jenë të vendosura në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Do ndërtohen 5 burgje të reja. Plani është gati, janë gjetur edhe tokat, është bërë edhe struktura. Kapacitetet e burgjeve jo vetëm janë plot, por janë shumë të amortizuara. Përpos që mungon standardi dhe niveli njerëzor për të qëndruar brenda, ka edhe një numër shumë të madh punonjësish policie që duhet të shërbejnë dhe ka një kosto të lartë. Janë 5 qytete të mëdha ku do ndërtohen këto burgje.

Tirana do ketë, Vlora, Fieri, Durrësi, edhe dy qytete nga Veriu. Do të ndërtohen 5 burgje të mëdha ku do të futet i gjithë kontingjenti që është aktualisht”.
Llabani vuri në dukje se drama e shqiptarëve si popull është s’e s’do të ketë kurrë sodisfaksion nga drejtësia, sepse ende merret më së shumti me të shkuarën.

Drama jonë si popull është që s’do arrijmë kurrë të kemi sadisfaksion nga drejtësia. E di pse? Sepse akoma zbulojmë ngjarje dhe episode të shkuara. Flasim me ish, ish-drejtori i Policisë, ish-shefi i Rendit. Me të tashmen po ecim me hap liliputi, ndërsa me të shkuarën po i marrim vesh gjërat, por ngjarje që kanë ndodhur këtu e 5 vjet, këtu e 7 vjet. 20 mijë punonjës të policisë janë mangët sot që flasim. Në muaj japin dorëheqjen 20-50 punonjës policie”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo tregoi se një vajzë e showbiz-it shqiptar shkoi në Dubai si eskortë për një shifër 600 mijë euro.

“Shumë femra të njohura të showbiz-it, modele, të bukura, ishin eskortat më të preferuara në Dubai. Një jurist, avokat, tregonte në një rreth tavoline që një femër shumë e njohur e showbiz-it ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro. Ishte kontaktuar, edhe vajza shqiptare i kishte thënë ‘jo’ për 20 mijë euro nuk pranoj. ‘OK’ i kishte thënë për 600 mijë euro. M’u duk si legjendë. Unë kam parë edhe videon ku femra që flitej ishte në jaht me personin që e kishte kërkuar dhe shifra ishte ajo. 600 mijë euro qëndrim vetëm me ty”, tha gazetarja.

“Amαneti i fυndit”, Juljan Deda zbulon porosinë që i mαdhi Zef Deda i la famiΙjes para se të mbγllte sytë përgjithmonë

Qyteti i Shkodrës dhe e gjithë Shqipëria morën lajmin e hudhur të premten që lamë pas, atë të ndarjes nga jeta të aktorit dhe mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda.

Legjenda e artit shqiptar u përcoll për në banesën e fundit ditën e shtunë, pas homazhe që u kryen në Teatrin “Migjeni” ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Zef Deda pikëlloi të gjithë ata që e njihnin nga afër si dhe ata që e njohën atë përmes ekranit me anë të qindra personazheve që ai interpretoi, por një dhimbje të madhe dhe të pashërueshme la për bashkëshorten e tij Rozina si dhe dy djemtë, Juljanin dhe Marjanin.

Djali i tij i madh, Juljan Deda, ka ndarë për publikun e gjërë edhe “amanetin” e fundit që u la Zef Deda para se të largohej përgjithmonë nga kjo botë.

“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkoje ne vend.

Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Deda krah fotos me nënën dhe të vëllain, ku shihen të qeshur ashtu si dhe Zefi donte t’i shihte.

Aktori i mirënjohur, kolosi i humorit shqiptar, Zef Deda, ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 73-vjeçare. Zef Deda vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë me të cilën nuk arriti të fitonte betejën. Ai u përcoll për në banesën e fundit më 25 nëntor mes lotëve të familjarëve, kolegëve dhe qindra shqiptarëve të cilët ndonëse nuk patën mundësi për të qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit, i shprehën ngushëllime familjarëve përmes mesazheve dhe rrjeteve sociale.

VIDEO/ Momenti trόnditës kur dallgët e detit “gëΙΙtisin” anijen në Lesvos

Një video tronditëse nga momenti kur anija Raptor fundoset në brigjet e Lesvos është publikuar nga një faqe interneti turke.

Anija mund të shihet në video duke luftuar për të qëndruar në det.

https://www.instagram.com/denizcilikbilgileri/?utm_source=ig_embed&ig_rid=90ba23d1-ba39-48ce-bcdc-b3ef049d9954

Raptor ishte nisur nga porti egjiptian i Al Dekheila me destinacion Stambollin. Anija e mallrave mbante kripë ndërsa ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe ishte e gjatë 106 metra.

Në kushte të përmirësuara të motit dhe në pandërprerje vijojnë kërkimet për gjetjen e 12 anëtarëve të ekuipazhit.

Nga operacioni gjigant i kërkim-shpëtimit që nisi që nga mëngjesi i së dielës, kur anija lëshoi ​​sinjalin e fatkeqësisë, një 40-vjeçar egjiptian (i specializuar si naftëtar) i anijes është gjetur i gjallë dhe një trup i cili u transferua në portin e Mytilene. Sipas informacioneve, trupi tashmë është identifikuar dhe i përket një marinari egjiptian 30-vjeçar./albeu.com

SυΙmohet në koncert reρeri Cllevio (Video)

Reperi Cllevio është kthyer sërish në qender te vëmendjes pas një incidenti që ka ndodhur në koncertin e tij të fundit në Firence, Itali.

Cllevio ka qenë duke performuar live kur dikush nga publiku i ka hedhur një copë akulli.

Menjëherë kanë ndërhyrë sigurimi teksa reperi e ka ndalur koncertin për disa minuta.

https://www.instagram.com/joqnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9368a6f2-3288-4c73-a06b-73dd8f32ea87