Κrimi makabër, babai νret 3 ναjzat e mitυra

Një 41-vjeçar ka vrarë tre vajzat e tij 4, 10 dhe 11 vjeç.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.

Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje.Pas krimit të rëndë, ka qenë ai vetë që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij.

Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.

https://twitter.com/BFMTV?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1728818616647262671%7Ctwgr%5E74965875506c4cea72b6964747e306452a6daa37%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkrimi-makaber-babai-vret-3-vajzat-e-mitura-dhe-dorezohet-ne-polici%2F

Κapet nëndetësja me ρesë tonë drόgë

Ushtria ekuadoriane ka sekuestruar pesë tonë drogë në një lloj nëndetëse, në brigjet e ishujve Galapagos njoftuan zyrtarët e ushtrisë. Operacioni detar u bë në zonën që konsiderohet si trashëgimi natyrore kombëtare. Ushtria lokalizoi gjysmë-nëndetësen me 5 tonë substanca të dyshimta që do të kontrollohen, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Prej vendndodhjes së tij strategjike, Ekuadori është kthyer në një qendër logjistike të transportit të kokainës drejt SHBA, Evropës e Amerikës Qendrore, shkruan agjencia “AFP”.

Ekuadori, që gjendet mes dy prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë – Kolumbisë e Perusë, ka sekuestruar këtë vit 189 tonë drogë. Rekord kishte vendosur në vitin 2021, kur sekuestroi një total prej 210 tonëve.

Ishujt Galapagos gjenden 1 mijë kilometra larg brigjeve të Ekuadorit, por po përdoren si një korridor i kalimit të drogave madje së fundmi dhe armatimeve. Javën e kaluar ushtria tha se kishte ndaluar një anije me 122 pushkë, 48 pistoleta e 124 njësi municionesh rreth 150 milje larg ishullit të San Cristobal.

“Do t’u them miqνe të mi shqiρtarë…”, partneri e kërcënonte, merr fund mαkthi për britaniken

Një grua britanike i është drejtuar gjykatës e përlotur, duke shprehur frikën se ish-partneri i saj do ta vrasë kur të dalë nga burgu, pasi ka kërcënuar atë dhe familjen e saj.

Ryan Haigh u dënua këtë javë me burg për disa vepra kundër gruas në fjalë, të cilën ai e sulmoi atë, e kontrolloi dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo nuk i tërhiqte akuzat. Duke qenë në lidhje me gruan për dy vjet, ai bëhej tepër xheloz nëse ajo fliste me burra të tjerë, vendoste se kë mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Më pas, e kërcënonte se do të vriste veten nëse ajo përpiqej t’i jepte fund marrëdhënies.

Shpesh, 23-vjeçari tmerronte gruan duke u mburrur se dikur kishte armë dhe se do t’i detyronte miqtë e tij shqiptarë ta qëllonin atë dhe anëtarët e familjes së saj, përfshirë mbesën katërvjeçare.

Ai mori një dënim pesë-vjeçar, nga këto katër vjet burgim. Po ashtu ndaj të riut është vendosur masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.

E νeshur me rozë dhe barkυn e rrumbuΙΙakosur/ Kiara Tito: Kënga, dhuratë për ata që besuan në dashυrinë time dhe të Luizit

Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël.

Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë. Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë”, u shpreh Kiara Tito./Top Channel

Mbγtet αnija e maΙΙrave në Greqi, në bord kishte 14 ρersona

GREQI- Anija e mallrave “Raptor” me një ekuipazh prej 14 personash që transportonte kripë është mbytur në zonën detare 4.5 milje detare në jugperëndim të Lesbos, në Egjeun Lindor. Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash është fundosur.

Menjëherë pas ngjarjes ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi, në të cilin marrin pjesë marina greke, helikopterë dhe anoje të rojës bregdetare të Greqisë.

Anija me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Egjipti e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Stambollit, raportojnë mediat greke.

Ajo kishte një ekuipazh prej 14 personash, përfshirë 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se vetëm një anëtar i ekuipazhit është gjetur i gjallë dhe ai është marrë nga helikopteri, ndërsa fati i 13 të tjerëve nuk dihet ende.

Kushtet e motit në këtë zonë janë të vështira, me erëra të forta dhe dallgëzime deri në 3 metra të larta./ n.m.abcnews.al

Tërmeti i fυqishëm godet νendin, ja sa ishte magnitυda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Në njoftim thuhet se ndërtesat janë lëkundur për pak kohë edhe në kryeqytetin Taipei, por nuk ka raportime për dëme materiale, raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Tajvanit, në kontenë Hualien, në një thellësi prej 22.4 kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në Tajvanin jugor, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau rreth 2,000 njerëz.

Fshαti grek ku “ligjin” e bëjnë f emrat, e ku bυrrat marrin mbiemrin e grυαs

Ishulli Kerpe në Greqi ka ruajtur strukturën e tij matriarkale për shumë vite. Në fshat, gruaja si përcaktuese e jetës, ka role dominuese në ceremonitë fetare, strukturën familjare dhe madje edhe në menaxhimin e bizneseve.

Përveç bukurisë së tij, ishulli Kerpe në Greqi qeveriset nga një sistem i lashtë: matriarkati. Në një botë ku ka patriarkat në përgjithësi, një shoqëri matriarkale është jashtëzakonisht e rrallë.

Olimpi, një fshat i qetë, shtrihet midis dy maleve. Fshati, i cili është i mbrojtur mirë nga sulmet për shkak të vendndodhjes së tij gjeologjike, ka qenë shtëpia e shumë refugjatëve. Në fakt, deri në vitet 1980 ishte pothuajse e pamundur të arrije në fshat.

Gratë në këtë fshat drejtojnë të gjitha kuzhinat. Jo vetëm në shtëpitë e tyre, por edhe në restorante publike. Përveç kësaj, ndërsa gratë veshin rroba tradicionale për ceremonitë fetare, burrat mund të marrin pjesë në ceremoni me rrobat e tyre të përditshme.

Gratë duket se janë guri i themelit të familjes. Jetesa e familjes dhe transmetimi i traditave janë tërësisht nën përgjegjësinë e tyre. Në fshat, pas vdekjes së një nëne, trashëgimia e saj kalon te vajza e saj e madhe. Kjo është një traditë nga koha bizantine dhe sistemi ruhet ende si i tillë.

Ndërsa në pjesën tjetër të botës është më e zakonshme që gratë të shpërngulen te burrat e tyre në rast të martesës, situata në këtë fshat është e kundërta. Në rast martese, burrat bashkohen me gratë.

Gratë e fshatit i drejtohen njëra-tjetrës duke përdorur emrat e vajzërisë, jo emrat e burrave të tyre. Kjo strukturë matriarkale në fshat u shfaq dikur për shkak të kushteve të detyrueshme kur të gjithë burrat u nisën për në luftë dhe braktisën fshatin, duke i lënë gratë të vetme.

Kush ishte grυαja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashυrisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

Ata ishin shumë të rinj kur u takuan. Robert Ndrenika student tek Artet, Polikseni kishte mbaruar Liceun Artistik.

A do të funksiononte lidhja e tyre nëse të dy do të ishin në të njëjtin profesion? Roberti mendonte se do të ishte e vështirë.

“Nga eksperienca e familjes time, edhe nga ajo që shihja aktorë burrë e grua në një punë, që në fillim mbase ishin mirë, po pastaj kishte edhe sherre dhe konflikte dhe nga eksperienca që mëmën e kisha arsimtare, ishte më e lehtë puna. Ndaj ndërroi degën Polikseni, u bë arsimtare për Gjuhë-Letërsi”, rrëfeu Robert Ndrenika në video-podcastin me Mira Kazhanin.

Sot, pas kaq vitesh, Ndrenika pohoi se sakrifica i dedikohej atij, por edhe vetë dëshirës së saj. Dikush do duhej të sakrifikonte veten për hir të familjes. Ishte Polikseni ajo që hoqi dorë.

“E bëri për ju këtë sakrificë? Ia kërkuat ju apo e bëri vetë se e ndjeu, për dashurinë tuaj?”, e pyeti Mira Kazhani gjatë bisedës.

“Po të dyja mund të thuash. Edhe njëra, edhe tjetra. Po nuk i doli keq edhe si arsimtare, për arsyen se bëri dy vajza. U bë një familjare e mirë, kurse teatri ka qenë i vështirë, jo vetëm për atë, po ka qenë i vështirë për turnera, për familjarët ka qenë i vështirë”, tha Ndrenika.

Të dy bashkë krijuan një familje të lumtur, me dy vajza, Elenën dhe Dianën, që sot janë trashëgimia më e madhe që Polikseni ka lënë. Sigurisht që edhe i madhi Ndrenika… Rolet e tij, gjithçka që ka dhënë për kinematografinë shqiptare, pjesërisht është edhe falë Poliksenit…/ Tiranapost

Nëse e shihni në shtëpi këtë krijesë, mos e υrisni

Nuk ka asgjë më të tmerrshme se sa të gjesh një nga këta shumëkëmbësh, të varur në bodrumin tënd. Por para se të friksoheni, të bërtisni apo të merrni diçka për t’i vrarë duhet të dini diçka.

Shumëkëmbëshi i shtëpisë (scutigera coleoptrata) është një nga heronjtë më të keqkuptuar nga llojet e insekteve. Ai është një grabitqar i dobishëm ‘arthropod’, me origjinë nga Mesdheu.

Shumëkëmbëshat e shtëpisë janë gjuetarët e tokës që i hasim më shpesh në bodrume të lagësht dhe banjo sipas Organic Life të Rodale.

Centipedet e shtëpisë gjenden më shpesh në zonat me lagështi që kërkojnë gjahun, duke përfshirë kacabujtë, termitet, merimangat dhe peshqit e argjendtë.

Këto krijesa mund të kenë 30 këmbë, në mënyrë që të mund të lëvizin shpejt, por kjo nuk është e vetmja gjë mbresëlënëse për ta.

Dy këmbët e tyre të përparme dyfishohen se janë mbushur me helm për ta injektuar në prenë e tyre. Por mos u shqetësoni se këmbët dhe helmi i tyre nuk janë aq të forta sa të hyjnë në lëkurën e njeriut.

Plus, këmbët e tyre të tjera lejojnë që të sulmojnë dhe të bllokojë insektet e tjera. Ata janë gjithashtu insekte shumë të uritur, me një normë të lartë metabolike, prandaj prisni që ata të bëjnë punën për pastrimin e insekteve të dëmshme në shtëpinë tuaj.

Kështu që herën tjetër kur të gjeni një centipedë në vaskën tuaj, vendoseni një kavanoz dhe nxirrni jashtë, ose më mirë akoma, çojeni çarjet dhe boshllëqet në shtëpinë tuaj. Kjo do bëjë që ata të bëjnë rolin e gjuetarit në muret tuaja gjatë gjithë natës, dhe do t’ju lehtësojë mendjen tuaj

Shqiptari mbυsh υalixhen me djath e mish, i ndodh e ραpritura në aeroport

Një ndë manitë e shqiptarëve është të mbushin çantat dhe valixhet me mish, bulmet dhe madje edhe turshi kur ikin në vendet perëndimore. Por nuk janë të oaktë ata që gjithçka u shkon dëm.

Një shqiptar është ndaluar në aeroportin e Olbias pasi i janë gjetur në valixhe 15 kg produkte ushqimore si djathë e mish, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Ai është ndaluar për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.

Ushqimet i janë sekuestruar, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen.