Ndjenjat me Brikenën, motra e Mateos reagon për herë të parë, bën postimin e papritur!

Gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Çfarë ndodhi mes Mateo dhe Brikena që i bëri ata të duken kaq të afërt? Një histori e re dashurie po zhvillohet para syve tanë, dhe fansat janë të etur për të zbuluar më shumë.

Dyshja ka kaluar momente shumë intime, duke shfaqur një kimi që është e pamohueshme. Ndjekësit e formatit kanë filluar të spekulojnë për ndjenjat e tyre, duke i dhënë kështu një dimension të ri dinamikës së shtëpisë. A është kjo një dashuri e vërtetë apo thjesht një strategji për të fituar simpatinë e publikut?

Gjatë natës, Mateo dhe Brikena janë parë duke mbajtur duar dhe duke shkëmbyer ledhatime, një veprim që tregon një afrimitet të ndjeshëm. Kjo situatë ka bërë që shumë të mendojnë se ndjenjat e tyre janë më të thella se sa duket. Por, çfarë mendojnë ata që i njohin më mirë?

Reagon motra e Mateos nga jashtë

Ky afrimitet nuk ka kaluar pa u vënë re nga familjarët e tyre. Motra e Mateos, Kejsi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke ndarë pamjet e dyshes në momentin kur ata mbajnë duar. Ajo ka shprehur mbështetje për vëllain e saj, duke treguar se po e ndjek me vëmendje këtë histori dashurie.

Me një shënim shoqërues, Kejsi ka shkruar: “Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”, duke theksuar se është e lumtur për momentet që ata po kalojnë së bashku. Kjo tregon se familja e Mateo është e hapur për këtë lidhje dhe e mbështet atë në çdo hap të tij.

Familjarët japin “bekimin” e tyre
Ky nuk është sinjali i parë që vjen nga familjet e konkurrentëve. Vetëm dy ditë më parë, u vërejt se familjarët e Mateo dhe Brikenës kanë filluar të ndjekin llogaritë e dy banorëve në Instagram. Ky veprim është interpretuar si një konfirmim i mbështetjes së tyre për këtë lidhje, duke i dhënë një lloj “bekimi” virtual.

Fansat kanë filluar të spekulojnë se çfarë do të ndodhë më tej mes Mateo dhe Brikenës. A do të shohim një zhvillim të ri në këtë histori dashurie? A do të jetë ky një moment vendimtar për të dy? Të gjithë janë të etur për të parë se si do të evoluojë kjo marrëdhënie në ditët në vijim.

Me gjithë këtë vëmendje dhe mbështetje nga familjarët, Mateo dhe Brikena kanë një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar një lidhje të fortë. A do të arrijnë ata të përballojnë sfidat e shtëpisë dhe të krijojnë një histori dashurie që do të mbetet në kujtesën e publikut? Komentet dhe mendimet tuaja janë të mirëpritura!

23 vjeçarja në Sukth i jep fund jtës, arsyeja e trishtë që fshihet pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Sukthit, në Durrës.

Një 23-vjeçare, banuese në fshatin Vadardhë të Sukthit, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fostoksinë) në banesën e saj.

E reja, me inicialet F.T., është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur më herët shqetësime të dukshme tek familjarët, ndërsa dyshohet se mund të ketë kaluar një gjendje të rënduar emocionale dhe depresioni, të cilën nuk e kishte ndarë me të afërmit.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E BUJSHME – Qeveria vendos te fale taksat e papaguara, ja kush perfiton!

Por kush përfiton nga ky ligj? Sipas ligjit, të gjitha subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore vendore, do të jenë përfituese.

Konkretisht, referuar nenit 6 të ligjit, për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019 falet 50% e taksës apo tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.

Po ashtu, falet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.

Por në të dyja rastet, pra nëse një biznes paguan 50-75 % të detyrimit kryesor, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Në rastin kur është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij, të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Për periudhën tatimore 2020-2024 falen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse detyrimet vendore paguhen brenda vitit 2026. Ndërsa ccdo detyrim përpara vitit 2014 fshihet automatikisht.

Nga ky ligj nuk përfitojnë subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore ose doganore.

Por cilat janë detyrimet vendore që bëjnë pjesë në ligjin e faljes? Ndër taksat dhe tarifat kryesore janë taksa mbi ndërtesën ; taksa mbi truallin; taksa mbi tokën bujqësore; Taksa e fjetjes në hotel; taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore; Taksa e tabelës ; Tarifa e pastrimit; Tarifa për shfrytëzimin e hapësirës publike, etj

Sipas ligjit, brenda datës 31 Janar 2027 organet përkatëse publikojnë në faqen zyrtare web të institucionit, listën e plotë të 3 mijë tatimpaguesve/subjekteve që kanë rezultuar me fshirjen/shuarjen më të madhe të detyrimeve. Në çdo rast, në listë të përfshihen të gjithë subjektet, të cilave u është fshirë detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë.

E rëndë! Gruaja e Tanit në gjendje jo të mirë pas përshëndetjes në Big Brother VIP

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special që ka me të shoqin, pas surprizës që i bëri atij në Big Brother Vip Albania në ditën e të dashuruarve.

E ftuar në “Ftesë në 5, ajo veçoi një gjest special që Tani bën gjithmonë ndaj saj duke i dhuruar lule kudo që të jenë.

“Do veçoja një gjë që ai e ka bërë që në momentin e parë. Kudo që shikon një lule, kudo ku është, ai e këput dhe e mban aty kurdo që të takohet me mua, ma dhuron”, shprehet ajo.

Zonja Lirije u shpreh e prekur nga komentet në rrjetet sociale për punëdhënësin e saj, të cilin e përshëndeti në Big Brother Vip Albania, bashkë me disa familjarë të tjerë. Ajo zbuloi se përveçse profesionale, lidhja e tyre është edhe familjare, pasi bëhet fjalë për djalin e dajës së Artanit.

“Jam mërzitur shumë sepse në rrjetet speciale kanë dalë disa lajme, që kush është punëdhënësi. Pse i rri afër gruas së Tanit? Punëdhënësi im, është djali i dajës së Tanit. Jam ndjerë keq. Unë e kam si vëlla Nikolinin”, tha ajo.

Pas Dash Sulës! Askush nuk e priste! PS propozon EMRIN e ish-deputetit të PD për “postin” e bujshëm…

Pas ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, duket se edhe ish-deputeti demokrat Selami Xhepa do të jetë një nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Raportohet se PS ka futur në rendin e ditës në Kuvend, krahas Zaçajt dhe Xhepës, anëtarë të tjerë që do të votohen janë edhe Jonida Prifti, Matilda Shehu dhe ish-ministri i Financave Ervin Metës.

Sipas Top Channel, deputetët socialistë kanë shprehur mbështetjen edhe për Selami Xhepën dhe Holta Zaçajn.

Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa konsiderohet si një nga personat me karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, konsiderohet si një prej emrave më afër opozitës.

Votimi i Zaçajt, Xhepës dhe tre zyrtarëve të tjerë, do të bëhet në seancën e së enjtes në Kuvend. Pas miratimit të kryeministrit Edi Rama, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

E pabesueshme, thyhet rekordi i Guinness në studion e Opinion! Blendi Fezviu njofton HISTORINË! (Video)

Rekordmeni Agim Agushi ka bërë të pabesueshmen sonte në 17 shkurt në emisionin “Opionion” në Tv Klan.

Ai ka thyer rekordin e Guinnes në studion e emisionit. Agushi arriti që të veshë 17 bluza duke mbajtur topin me kokë, për nder të 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë të Kosovës.

Moderatori Blendi Fevziu shpjegoi pak përpara thyerjes së rekordit se në studio janë dhe certifikatat e Guinnesit që do të plotësohen në Londër, pasi rekordi u thye, duke dërguar edhe filmimin e pandërprerë të ngjarjes.

Agushi, për të thyer këtë rekord e mbajti topin me kokë dhe veshi bluzën 17 herë, në një sipërfaqe jo më të madhe se një metër katror. Ai shkoi dhe përtej rekordit Guinness, duke i zhveshur bluzat që kishte veshur tashmë, gjithnjë duke mbajtur topin me kokë.

Kujtojmë se Agim Agushi vendosi një rekord të ri botëror edhe më 2025, duke hequr 28 fanella njëra pas tjetrës, ndërsa xhonglonte me top pa ndërprerje. Edhe këtë thyerje rekordi ai e bëri në ditë të shënuar, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Edi Rama bën premtimin e fuqishëm për administratën! Ja kush janë punonjësit që do u japim rrogat më të larta në Shqipëri

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa, kryeministri Rama theksoi që ai u zgjodh për këtë rol për kapacitetin e tij drejtues, dhe për faktin që kupton gjuhën dhe sfidat e këtij institucioni, raporton A2CNN. Rama u zotua se AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri, në mënyrë që mos konkurrohet nga kompanitë private.

Do ta bëjmë AKSHI-n që t’i ketë pagat më të larta në Shqipëri dhe mos ketë asnjë ndërmarrje private që ta konkurrojë.  Unë jam me ju në këtë vështirësi, sepse më dhemb po aq sa ju cdo goditje e padrejtë dhe e padenjë që i bëhet këtij institucioni për shkak të një çështje që ka rrugën e vet.

Igli është një tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale që ka lënë misione dhe punë të tjera, në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment dramatik, kur ne u sulmuam nga terrori kibernetik. Kapaciteti i tij drejtues, e dikujt që është pjesë e juaja, që bën të njëjtën gjë, që kupton gjuhën tuaj dhe sfidat tuaja, na bëri bashkë me ministren që t’i kërkojmë të spostohet Brenda të njëjtës godinë. Jam shumë i kënaqur që Igli e mori këtë propozim si një detyrë, jo si një ftesë për të shkuar në një festë, për të mos lejuar që gjithë kjo skuadër të ndihet e padrejtuar”, tha Rama.  

“AKSHI do ketë pagat më të larta në

Në fjalën e mbajtur Igli Tafa e konsideroi AKSHI-n një institucion jashtëzakonisht të suksesshëm, dhe zemrën e transformimit digjital në Shqipëri.

 “Faleminderit kryeministër për besimin. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme të drejtor AKSHI-n, një institucion jashtëzakonisht i suksesshëm, që është zemra e transformimit digjital, që ofron shërbimet për gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit. Unë do jem ai i cili që do t’u jap energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën time, por ju keni gjithë kapacitetet për ta çuar akoma më lart vizionin e kryeministrit për digjitalizimin e gjitha shërbimeve”.

Mamasë iu vu në kusht të zgjidhte njërin??/ Lot në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon.

Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë e tij, Xhoelin, ndërsa takimi ishte tejet emocionues dhe i përloti të gjithë.

Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, ndërsa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë.

Top Channel

Lajm i fundit! Arrestohet ish Ministrja e njohur e Arsimit për shpërdorim detyre

Ish-ministrja e Arsimit përfundon në pranga me urdhër të Prokurorisë Speciale, në një moment delikat për balancat politike në Podgoricë…

Arrestimi i ish-ministres së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratić, ka hapur një kapitull të ri tensioni në politikën e brishtë të Malit të Zi. Sipas raportimeve të medias malazeze, përfshirë Vijesti, ajo është arrestuar në Podgoricë nga strukturat e policisë speciale, me urdhër të Specijalno državno tužilaštvo (SDT), në kuadër të një hetimi për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ngjarja nuk është thjesht një episod i kronikës së zezë. Bratić ishte një nga figurat më të diskutueshme të qeverisë së drejtuar nga Zdravko Krivokapić (2020–2022), një kabinet që erdhi në pushtet pas rënies së hegjemoni­së tridhjetëvjeçare të DPS-së së Milo Gjukanovićit. Ajo u identifikua politikisht me linjën pro-serbe dhe konservatore, duke u përplasur shpesh me qarqet liberale dhe me një pjesë të opinionit publik që e shihte si simbol të një ndryshimi ideologjik në administratën shtetërore.

Hetimet aktuale lidhen, sipas burimeve paraprake, me dyshime për vendime administrative që mund të kenë prodhuar pasoja financiare për shtetin, veçanërisht në sektorin e arsimit. Gjatë mandatit të saj pati shkarkime masive drejtorësh shkollash dhe ristrukturime që u kontestuan në gjykata. Nëse këto veprime provohen si të paligjshme, çështja do të shndërrohet në një precedent serioz për përgjegjësinë penale të zyrtarëve të lartë në Mal të Zi.

Ky arrestim vjen në një moment kur Podgorica zyrtare përpiqet të ruajë stabilitetin institucional dhe të forcojë kredencialet e saj në rrugën drejt Bashkimit Europian. Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin mbetet një nga kushtet kyçe të Brukselit për avancimin e negociatave.

Në këtë kontekst, veprimi i SDT-së mund të lexohet si një mesazh se askush nuk është mbi ligjin, por po aq mund të interpretohet edhe si pjesë e një ripozicionimi të brendshëm politik, ku ish-figura të qeverive të mëparshme përballen me llogaridhënie.

Për rajonin, zhvillimet në Mal të Zi kanë peshë strategjike. Stabiliteti i Podgoricës ndikon drejtpërdrejt në arkitekturën e sigurisë në Adriatik dhe në ekuilibrat e brendshëm etnikë në vend. Një proces i drejtë, transparent dhe i depolitizuar ndaj Bratić do të forconte shtetin e së drejtës. Në të kundërt, nëse çështja perceptohet si selektive apo politike, ajo mund të thellojë polarizimin në një shoqëri tashmë të ndarë mes orientimit euro-atlantik dhe ndikimeve alternative rajonale.

Në pritje të komunikimeve zyrtare nga prokuroria, arrestimi i Vesna Bratić shënon një tjetër provë për sistemin e drejtësisë malazeze: a është kjo një kthesë reale drejt standardeve europiane, apo një episod i radhës në betejën e ashpër për kontrollin e narrativës politike në Malin e Zi? Koha dhe provat do ta përcaktojnë./Pamfleti

Se prisja kurrë të ma bënte këtë, pasi e takova…! Zebërvoki reagon ndaj Luiz Ejllit

Aktori i njohur me emrin e artit Zebërvoki ka bërë një reagim të ashpër publik, duke zbuluar se ka marrë “bllok” në Instagram nga Luiz Ejlli.

Gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate të aktorit lidhur me projektin e ri kinematografik të Luizit, e cila solli reagime të shumta nga fansat e këngëtarit, pavarësisht se Zebërvoki pretendon se nuk kishte qëllim negativ.

Në reagimin e tij, aktori shprehet i indinjuar për veprimin e Luizit, duke e akuzuar atë se po përpiqet me çdo kusht të thyejë rekorde për shkak të egos.

Ai bën një krahasim mes rrugëtimit të tij “nga hiçi” dhe pa mbështetje financiare, kundrejt mekanizmit të marketingut që zotëron artisti tjetër, duke zbuluar gjithashtu se vetëm pak javë më parë kishin komunikuar normalisht.

“Marr një bllok nga një që po bën film, e përmenda pa të keq njëherë, mu kthyen fansat e atij. Është njëri që do të thyejë rekordet e ‘Fallit’, po bën çmos që të thyejë rekordet e ‘Fallit’. I uroj sukses vetëm që të plotësojë atë ego, se ka ego të sëmurë. Si nuk i vjen turp nga vetja që të krahasojë potencialin e tij me mua, se unë jam individ nga hiçi, pa lekë, pa marketing. Më bëri bllok pa arsye, ndërkohë që 3 javë para u rastisëm e folëm”, është shprehur ai.

Kjo përplasje virtuale ka rikthyer vëmendjen te raportet e ndryshueshme mes personazheve publike, shpesh të ndikuara nga presioni i rrjeteve sociale.