“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ia thotë në sy Jul Dedës, aktori: Më mirë të të mundë Egla

Luiz Ejlli dhe Jul Deda ishin të ftuar sot në emisionin “Breaking”, ku nuk e kursyen humorin dhe batutat mes tyre.

Mes humorit, Luizi i tha se duhet t’i vinte turp që e ka mundur Egla në “Big Brother”, teksa Juli tha se është më mirë të të mundë Egla se sa të humbasësh me Luizin.

“Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla”– tha Luizi për Jul Dedën, mes të qeshurash.

“Është më mirë të të mund Egla se sa të humbasësh me Luizin.”- tha Jul Deda.

Skandaloze/ Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit

Bashkëpunimi më i ri mes dy emrave të njohur të skenës bullgare, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka ngjallur diskutime edhe në publikun shqiptar.

Dyshja kanë publikuar këngën “Havte”, një projekt me ritme tipike ballkanike dhe me videoklip të realizuar në ambientet e një aeroporti, por ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është linja melodike e këngës.

Shumë dëgjues shqiptarë kanë vënë re ngjashmërinë e fortë mes “Havte” dhe hitit të njohur “Valle Kosovare”, këngë e cila identifikohet me emrin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.

Sipas reagimeve në rrjete sociale, melodia e refrenit duket pothuajse identike me atë të këngës shqiptare, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinalitetin e projektit të ri.

Kjo situatë vjen në një moment kur “Valle Kosovare” po përjetonte një rikthim të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Kënga ishte kthyer në trend në TikTok, duke u përdorur në miliona video nga përdorues të ndryshëm, përfshirë edhe të huaj. Viraliteti i saj e riktheu fuqishëm në qarkullim një nga hitet më të dashura të muzikës shqiptare.

Megjithatë, në kreditet zyrtare të “Havte”, e prodhuar nga Costi, nuk përmendet asnjë referencë për autorët e “Valles Kosovare” apo për vetë Shpat Kasapin.

“Kryeministria dhe Parlamenti duhet të ishin në flakë”, Bushati kritika opozitës: Nuk e ka këtë nivel

I ftuar në një emision televiziv, Bushati u shpreh se protesta është në të drejtën e Partisë Demokratike për ta organizuar, por sipas tij, ajo nuk ka fuqinë të rrëzojë apo as të krisë “regjimin e Ramës”.

Ai komentoi edhe debatin për përdorimin e fishekzjarreve dhe molotovëve gjatë protestave, duke deklaruar se problemi, sipas tij, nuk qëndron tek akti në vetvete, por tek mungesa e efektivitetit.

Bushati ngriti gjithashtu pyetjen nëse institucionet, që sipas tij janë uzurpuar, duhet të largohen me forcë, duke e cilësuar këtë si debatin themelor politik.

“Protesta është në të drejtën e PD-së ta bëjë, por me protestë jo vetëm që regjimi i Ramës nuk shembet, por as nuk kriset. Duhet të jemi të nërgjegjshëm, që ky lloj pushteti, protesta të tilla nuk i bëjnë ndonjë dëm të madh.

E dyta, u bë një debat, fishekzjarret, molotovët, problemi im nuk është se hodhi opozita molotov, por është se nuk e djeg dot Kryeministrinë e milionave të Ballukut apo Parlamentin e rrëmbimeve të Ergys Agasit. Në pikën që jemi do të ishte e legjitimuar, që Parlmaneti dhe Kryeministria, por dhe Tirana të jetë në flakë. Opozita nuk e luan dot këtë rol, nuk ka milionat, bandat dhe fuqinë për ta organizuar këtë. Në këtë kuptim, bëhet qesharak debati, që kritikohet opozita se ndot pak muret e Kryeministrisë. Me këta rrëmbyes personash, hajdutë kronikë, çdo veprim i qytetarëve do të ishte i përligjur. Opozita nuk është në këtë nivel.

Fëmijët është pyetja e dytë? Pyetja themelorë është, pasi kemi parë çka bërë Balluku dhe Rama nuk e dorëzon, pasi kemi parë si rrëmben njerëz Agasi dhe nuk e çan kokën njeri, uzurpuesit e këtyre institucioneve, a duhen nxjerrë përdhunshëm prej andej? Kjo është pyetja e parë. Pastaj bëhet me fëmijë apo me burra? Me njerëz që e bëjnë vërtetë apo sikur? Por themelorja është, a duhen tërhequr me litar për fyti këto hajdutë që grabisin çdo ditë?

Pastaj se si, është debat dytësor”, tha ndër të tjera Bushati.

Sherr në spitalin e Lushnjës, punonjësi rreh mjekun: E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!

Mjeku Doris Sholla raportohet se është dhunuar nga një punonjës i Spitalit të Lushnjës, për shkak të dyshimeve të këtij të fundit, se i thërriste gruan orar pa orar në punë.

Gruaja e agresorit Altin Alla, punonte si infermiere në spital.

Ndërkohë, vetë 54 vjeçari ishte punonjës oksigjenist dhe për shkak të dyshimeve se mjeku Doris Sholla e thërriste qëllimisht gruan e tij në orare të ndryshme në punë, kanë pasur fillimisht debat verbal.

Duke qenë se situata kishte shkuar në pikën ku nuk mund të zgjidhej gjë me dialog, oksigjenisti Altin Alla është përfshirë në një përleshje fizike me mjekun 31 vjeçar Doris Sholla.

Rasti ka përfunduar në Polici dhe raportohet se efektivët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar punonjësin Altin Alla, sepse dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me mjekun e spitalit, Doris Sholla.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lushnjës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta.

Horoskopi për ditën e sotme: E shtunë, 14 shkurt 2026!

DASHI

Kjo ditë do të shënohet nga një energji e ripërtërirë. Marrëdhëniet romantike do të jenë në qendër të vëmendjes, me mundësinë e pajtimit për zemrat e vetmuara. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja.

DEMI

Demi do të përjetojë një Shën Valentin të zjarrtë. Është një kohë për të ndërmarrë iniciativa në dashuri dhe për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese. Lajme të mira në vendin e punës mund të vijnë papritur.

BINJAKËT

Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve do të duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin. Keqkuptimet mund të ndërhyjnë në marrëdhënie. Mundohuni të jeni të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të shmangur konfliktin.

GAFORRJA

Gaforret do ta rizbulojnë rëndësinë e dashurisë familjare. Një gjest i sinqertë do të vlerësohet dhe mund të çojë në momente të paharrueshme me të dashurit. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të forcuar lidhjet tuaja.

LUANI

Luanët do të kenë mundësinë të shkëlqejnë në një marrëdhënie të re. Ngjarjet shoqërore mund të sjellin njohje të reja interesante. Karizma juaj natyrale nuk do të kalojë pa u vënë re sot.
Virgjëresha: Kjo ditë fton për reflektim. Për ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës, çështjet praktike mund të pengojnë jetën tuaj dashurore. Merrni pak kohë për të vlerësuar atë që dëshironi vërtet.

PESHORJA

Dega e artit dhe kreativitetit është e aktivizuar për Peshoren. Shprehja e ndjenjave përmes formave artistike do të jetë veçanërisht e dobishme. Dashuria do të përjetohet në mënyrë krijuese dhe origjinale.

AKREPI

Akrepët mund të ndihen paksa të prekshëm. Menaxhimi i emocioneve është thelbësor dhe komunikimi i hapur me partnerin tuaj do të sjellë stabilitet. Pranoni dhe trajtoni ndjenjat tuaja.

SHIGJETARI

Liria do të jetë një temë qendrore për Shigjetarët. Mund t’ju duhet hapësirë ​​në marrëdhënien tuaj. Komunikoni nevojat tuaja qartë dhe kjo do të çojë në një mirëkuptim më të madh të ndërsjellë.

BRICJAPI

Një ditë e shkëlqyer për Bricjapët profesionalisht. Marrëdhëniet romantike kanë tendencë të jenë të qeta dhe të qëndrueshme. Shijoni momente qetësie dhe reflektimi me partnerin tuaj.

UJORI

Ujorët do ta gjejnë veten duke eksploruar mundësi të reja. Takimi me njerëz të rinj do t’ju hapë perspektiva të reja, madje edhe në dashuri. Mos kini frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë.

PESHQIT

Peshqit do të ndiejnë një lidhje intensive me botën e tyre emocionale. Do të jetë një ditë e shkëlqyer për të shprehur ndjenjat e fshehura. Mos u përmbani: është koha ta lini ndjeshmërinë tuaj të shkëlqejë.

Familjarët e Brikenës të prerë me Mateon? Ky detaj po shtang rrjetin

Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores.

Ditët e fundit, dy konkurrentët janë afruar ndjeshëm me njëri-tjetrin, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës së bashku brenda shtëpisë dhe duke lënë të kuptohet se po lind një romancë e re.

Megjithatë, personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Brikenës nuk e kanë mirëpritur këtë afrimitet, pasi në profilin zyrtar të saj në Instagram mungon ende një “follow” për Mateon, pavarësisht përkushtimit që ai ka treguar ndaj saj.

Ky detaj i rëndësishëm ka lënë të kuptohet qartë te ndjekësit se të afërmit e saj nuk e shohin me sy të mirë këtë raport të krijuar së fundmi në lojë.

Tr¤d htoi b¤shkëshortin me dγ nxënësit e saj ad¤Ιeshentë dhe ngeli sht¤tz ënë, mësuesja e pëson keq

Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mbeti shtatzënë nga një prej nxënësve të saj, është dënuar me 10 vjet burg.

37-vjeçarja, Julie Rizzitello, u la në burg pasi një hetim zbuloi se ajo kishte kryer akte seksuale me dy studentë.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimën e saj të parë ajo e takoi kur jepte mësim në vit të parë në gjimnazin Wall Township në New Jersey, duke e ftuar atë t’i jepte orë mësimi shtesë.

Rizzitello thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të disa herë midis viteve 2017 dhe 2018. Në një prej rasteve, Rizzitello dyshohet se e inkurajoi adoleshentin të kryente marrëdhënie seksuale të pambrojtura me të në ditëlindjen e saj. Më pas ajo mbeti shtatzënë dhe u detyrua të bënte abort, raportoi Jersey Shore Online.

Ajo u takua me të dytin një vit më parë, me të cilin u përfshirë në një marrëdhënie seksuale në periudhën midis prillit dhe qershorit 2024.

Sipas prokurorisë, ata kryen marrëdhënie në tre vende të ndryshme, shtëpinë e Rizzitellos, ku ajo jetonte me bashkëshortin, biznesin e tyre të familjes dhe në makinë, shkruan “The Sun”.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, të dy nxënësit u punësuan nga biznesi që ajo kishte me bashkëshortin.

Ndërsa hetimi ishte ende në vazhdim, mësuesja madje kontaktoi të dy nxënësit e saj, duke u kërkuar atyre të fshinin çdo provë.

Në korrik të vitit 2024, Rizzitello u arrestua, vetëm disa ditë pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i saj si mësuese.

Hetimi filloi pas një informacioni anonim që u mor nga zyrtarët e shkollës.

Më vonë ajo u deklarua fajtore për dy akuza për sulm seksual të shkallës së dytë.

Rizzitello u martua me bashkëshortin e saj në vitin 2017 dhe ka dy fëmijë të vegjël.

Ekipi i saj ligjor u përpoq ta ulte dënimin e saj në pesë vjet, duke përmendur pozicionin e saj si nënë dhe mungesën e të dhënave penale. Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua.

“Juve ju kemi kaluar ne”, Llabani shpërthen: Balluku ka arritur të kërcënojë prokurorët e çështjes

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë akuza të forta në lidhje me hetimet që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se gjatë procesit ka pasur tentativa ndërhyrjeje dhe intimidimi ndaj prokurorëve.

Sipas Llabanit, mesazhet që Balluku u ka dërguar vartësve të saj tregojnë një klimë presioni.

Ajo shtoi se çështja ka hyrë në një situatë të paqartë dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Sipas saj, një nga prokurorët e përfshirë në çështje ka kaluar procesin e vettingut nga një trupë ku bënte pjesë motra e Ballukut. “I është thënë: ‘Juve ju kemi kaluar ne’. Është kërkuar kontroll i imtësishëm ndaj këtij prokurori, që të jetë i kujdesshëm për çështjen në fjalë”, tha gazetarja.

Llabani: Nëse lexojmë mesazhet që i dërgonte vartësve të saj, edhe mund të intimidohesh. Është thënë nga dy prokurorët se ka pasur tentativa ndërhyrjeje dhe intimidimi. Kjo çështje ka hyrë në një amulli dhe është kthyer në një çështje ndërkombëtare.

Kur ka arritur të kërcënojë prokurorët e çështjes, imagjino me vartësit e saj. Një prokuror është kaluar në vetting nga motra e Ballukut. I është thënë: “Juve ju kemi kaluar ne”. Është kërkuar kontroll i imtësishëm ndaj këtij prokurori, që të jetë i kujdesshëm për çështjen në fjalë.

Luiz Ejlli flet për skandalet e Rogertit: Zbulon arsyen pse produksioni po e mban ende në Big Brother

Luiz Ejlli ka shpjeguar për publikun arsyen e vërtetë se pse Rogerti vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për përjashtimin e tij.

Gjatë një interviste pér “Breaking”, ish-fituesi i formatit ka folur rreth dinamikave aktuale, duke u ndalur te habia e vetë konkurrentëve të cilët ankohen se pse ai nuk po ndëshkohet me zarf të zi për veprimet e tij.

Sipas Luizit, mbajtja e Rogertit lidhet drejtpërdrejt me nevojën për të krijuar situata në shtëpi, si pasojë e pasivitetit të banorëve të tjerë.

“Dëgjo mor vëlla, në qoftë se ju rrini flini gjumë, aty ka 500 sponsora, kanë paguar ata mileti për me qenë aty, njerëzit kanë paguar abonimin duan me pa. Çfarë me pa? Me ju pa ju si hani si pini? Duhet dikush me bë zhurmë. Për sa kohë që ju flini, ky rri brenda. Janë detyru produksioni me e mbajt. A në qoftë se ju bëni namin, e di si e qesin për 3 sekonda,” u shpreh ai.

Kjo deklaratë ka hedhur dritë mbi logjikën televizive të programit, duke e kaluar përgjegjësinë e qëndrimit të tij te mungesa e aktivizimit të konkurrentëve të tjerë në lojë.

Big-u i Kosovës i kopjon formulën Big-ut në Shqipëri/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP Kosova 4” pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për lojën, përfshirë rikthimin e papritur të ish-fituesit të edicionit të parë, Stresit.

Kjo lëvizje e produksionit ka ngjallur menjëherë reagime tek ndjekësit, pasi publiku e ka krahasuar me dinamikën e fundit të ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, ku Luiz Ejlli u rikthye në shtëpi për disa ditë.

Gjatë mbrëmjes, përveç zbulimit të finalistit të parë, Stresi do t’i bashkohet banorëve aktualë, duke ngritur diskutime nëse formati në Kosovë po ndjek të njëjtën skemë të provuar për të trazuar ujërat.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i saktë i këngëtarit gjatë qëndrimit të tij dhe nëse ky rikthim do të prodhojë të njëjtin efekt në rritjen e tensionit dhe interesit të shikuesve.