Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi i verës”.

Sipas saj, ky bonus do të jetë në vlerën 5 mijë lekë dhe do të përfitohet nga rreth 777 200 qytetarë në të gjithë vendin.

Ibrahimaj bëri të ditur se përfituesit përfshijnë 656 325 pensionistë, 65 636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48 400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6 840 qytetarë që trajtohen me skema të veçanta.

Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase është rreth 3.7 miliardë lekë.

Ajo theksoi se ky vendim vjen në vijim të politikës së qeverisë për të mbështetur pensionistët, duke u bazuar në performancën ekonomike dhe të ardhurat shtesë të gjeneruara gjatë 5-mujorit të parë të vitit.

Gjithashtu, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në linjën interurbane Tiranë–Berat.

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi i furgonit që humbi jetën

Personi në foto është R. H., 36 vjeç, drejtuesi i furgonit të linjës Berat–Tiranë, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, në autostradën Durrës–Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, 12 pasagjerë u plagosën, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Policia e Tiranë:

Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia.

Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas.

Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 1 Korrik 2026

Dashi

Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të mërkure në dashuri. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje me rëndësi në punë dhe në jetë. Sa i takon punës, yjet nuk do të jenë në anën tuaj dhe parashikohet një krizë. Nuk duhet të pretendoni që të zgjidhni gjithçka menjëherë, pasi ka nevojë për reflektim.

Demi

Në të kaluarën keni patur probleme të vogla dhe të mëdha në dashuri. Ka ardhur momenti që të zgjidhni çështjet e mbetura pezull. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të përballeni me debate.

Binjakët

Ju pret një ditë disi e komplikuar në dashuri. Ndërsa sa i takon punës, do të përballeni me lodhje të madhe, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të rigjeni dashurinë, ose të jeni më afër njeriut të zemrës. Saturnin do e keni kundër deri në fund të vitit, ndaj sa i takon punës duhet të reflektoni për ta planifikuar më mirë të ardhmen.

Luani

Kjo është një periudhë mjaft interesante për ndjenjat. Të lindurit e shenjës së luanit, do të kenë mundësi që ta jetojnë dashurinë në mënyrë shumë intensive. Ndërsa në punë, do të keni mundësi që t’i përkushtoheni një aktiviteti që ju tërheq dhe që keni kënaqësi që ta çoni përpara.

Virgjëresha


Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Nga ana tjetër, kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Optimizmi do të dominojë edhe punën. Disa situata profesionale do të zhbllokohen lehtësisht, pavarësisht se gjatë së kaluarës ju është dashur të hiqni dorë nga disa punë që nuk ju dhuronin kënaqësi.

Peshorja

Venusi do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj. Nga ana tjetër kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për ndjenjat, por më e mira pritet të vijë me afrimin e fundit të vitit. Sa i takon punës, disa persona nuk ju kanë lënë të qetë kohëve të fundit. Kjo është një periudhë e mbushur me mosbesim dhe pavendosmëri, por jo gjithmonë është faji juaj.

Akrepi

Mundohuni që të jeni të kujdesshëm në dashuri, të paktën deri në fund të muajit. Do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pasi kjo ditë do të jetë më e mirë në raport me të tjerat, sa i takon ndjenjave. Ndërsa në punë, do të jeni të karikuar me energji, por gjithsesi duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Shigjetari

Venusi dhe Marsi do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ndërkohë që dashuria do të jetë e mbushur me dyshime. Kush punon në sektorin e turizmit dhe aktiviteteve zbavitëse, do të ketë mundësi të shumta pozitive.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë që të jetoni dy ditë pozitive në dashuri, shkruan noa.al. Ndërsa në punë, edhe pse nuk jeni të bindur, bëni mirë që të pranoni ndonjë kompromis të vogël.

Ujori

Në dashuri parashikohen lajme të mira, por nëse duhet të flisni me një person që ju intereson, shtyjini diskutimet për në fundjavë. Sa i takon punës, kjo periudhë kërkon kujdes të veçantë në bërjen e disa zgjedhjeve.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të kundërt gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet në dashuri. Sa i takon punës duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, të cilat nuk duken aspak të thjeshta. Nga ana tjetër duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të ruani qetësinë.

Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit nga ndryshimet e reja në shtator

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se qeveria do të vijojë të monitorojë situatën ekonomike dhe do të ndërhyjë me masa mbështetëse nëse rritja e çmimeve bëhet e papërballueshme për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Ajo tha se, pas indeksimit të pensioneve të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, inflàcioni aktual është rreth 3%, ndaj nuk vlerësohet se vendi ndodhet në një situatë që kërkon masa të tjera të menjëhershme.

“Në mbledhjen e fundit miratuam indeksimin e pensioneve në korrik. Gjatë përballimit të krizave, kemi pasur vëmendje drejt atyre grupeve të popullsisë që nuk mund të përballojnë rritje të çmimeve. Sot inflacioni është në 3%. Nuk gjykohet se jemi në kushtet që rritja e cimeve është e papërballueshme, por kur të vlerësojmë që ka një rritje të çmimeve tej asaj që mund të përballojnë pensionistët ose shtresat në nevojë, ne do të jemi aty për të marrë masat dhe për t’i mbështetur.”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se gjatë muajit shtator qeveria do të prezantojë komponentët e reformës së skemës së pensioneve, duke sqaruar se atëherë do të bëhen publike edhe fushat ku do të ndërhyhet.

“Brenda muajit shtator do të bëjmë të ditur komponentët ku do të ndërhyjmë në skemën e pensioneve., tha Ibrahimaj.

Ndër të tjera, Ibrahimaj tha se brenda ktij viti do të miratohet ligji i ri për investimet strategjike.

“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Të bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”, tha ajo.

Ministrja komentoi dhe investimin në Zvërnec, duke përsëritur se ende nuk ka një projekt të miratuar dhe se po punohet për hartimin e tij në përputhje me standardet e BE.

“Ende nuk kemi një projekt për Zvërnecin. Është duke u punuar nga arkitektë, ekspertë mjedisore që të dorëzohet një projekt që do të përmbushë standardet e BE përsa i përket mjedisit dhe do të bëjë të mundur investimin më madhor që kemi pasur në turizëm në nivelin e 4mld eurosh. Një ekonomi që ka një prodhim të përgjithshëm të 27 mld euro, 4 mld përbën një nxitje shumë të madhe për ekonominë vendase”, tha Ibrahimaj.

E BUJSHME/ Ernest Muçi si “dhuratë” për Alegrin, ofertë rekord nga Napoli për yllin e Kombëtares

Ernest Muçi mund të ndryshojë ekip në këtë merkato. Pasi Trabzonspor shpenzoi 8,5 milionë euro për të bIerë kartonin te Beshiktash, klube nga Europa janë vendosur pas tij. Sot bëhet fjalë për Napolin.

Oferta e radhës e bujshme për Muçin vjen pikërisht nga nënkampionët e Italisë. Napoli tregohet të ketë ofruar 16 milionë euro dhe huazimin e një lojtari, për të transferuar përfundimisht Muçin.

Nëse kartoni i yllit të Kombëtares shitet këtë verë, padyshim që shifra e transferimit do të jetë rekord për të. Më parë ishte Beshiktash që shpenzoi 10 milionë euro te Legia e Varshavës.

Napoli do të drejtohet nga Alegri pas largimit të Kontes. Ndaj afrimi i Muçit shikohet edhe si “dhuratë” për sezonin e ri.

Kujtojmë se edhe disa vite më parë, Muçi u lakua për një kalim te Napoli. Këtë herë që flitet edhe me shifra, situata shfaqet më interesante. Për fantazistin shqiptar ndërkohë mbeten të interesuar në Bundesligë, ndërsa është përmendur Frankfurt.

Vjen paraIajmërimi I FORTË për protestën e 4 Korrikut, ja çfarë pritet të ndodhë

Një grup i madh në Facebook, ku janë të përfshirë mijëra shqiptarë që jetojnë në diasporë, ka publikuar një mesazh të fortë mobilizues për protestën e paralajmëruar më 4 korrik në Tiranë.

Në postimin që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, anëtarët e grupit shprehen optimistë për një pjesëmarrje të lartë, duke deklaruar se “nuk do të ketë vend bosh nga Zogu i Zi deri te Kryeministria”.

Mesazhi është shpërndarë me ritme të shpejta dhe ka ngjallur interes të madh mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Shumë komentues kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën, ndërsa disa kanë bërë të ditur se do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë.

Sipas postimeve në grup, synimi është që protesta të ketë një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe të përcjellë një mesazh të qartë përmes pranisë së qytetarëve. Në ditët në vijim pritet të bëhen të ditura edhe detaje të tjera lidhur me organizimin dhe zhvillimin e kësaj proteste.

Sherr masiv në burgun e Almerias, shqiptarët tavoIina e karrige kokës marokenëve

Një sherr masiv shkaktoi alarm në Qendrën e Burgjeve të Almerías mëngjesin e 28 qershorit, për shkak të një përleshjeje mes shqiptarëve dhe disa marokenëve.

Përleshja serioze ndodhi në Modulin 7 dhe përfshiu një përballje të dhunshme midis të burgosurve me origjinë marokene dhe shqiptare, gjatë së cilës u hodhën tavolina, karrige dhe objekte të tjera, duke krijuar një situatë shumë të tensionuar.

Për stabilizimin e situatës u desh ndërhyrjen e një numri të konsiderueshëm oficerësh nga departamente të tjera brenda institucionit, për të rivendosur rendin dhe për të vënë situatën nën kontroll. Si rezultat i përplasjes, disa të burgosur u plagosën dhe kërkuan trajtim në infermierinë e institucionit.

Pas këtij trajtimi fillestar, shtatë të burgosur u transferuan në njësinë e izolimit për të siguruar sigurinë dhe funksionimin normal të institucionit.

Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar midis anëtarëve të stafit, që morën pjesë në operacionin për të shuar trazirat, raportojnë mediat spanjolle.

Dreka e gabuar që ‘divorcoi’ Ilir Metën me avokatin Kujtim Cakrani, zbuIohen detajet

Avokati Kujtim Cakrani njoftoi sot përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me Ilir Metën.

Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor.

Sipas deklaratës, marrëdhënia klient avokat është mbyllur për shkak Studioja ligjore bën me dije se vendimi është marrë pas seancës së fundit gjyqësore dhe në përputhje me rregullat etike të profesionit.

Por çfarë ndodhi në seancën e së mërkurës?

Seanca e së mërkurës u shoqërua me tensione mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gjatë seancës pati debate për Ardian Shatkun, kushëririn e Monika Kryemadhit, i cili konsiderohet një nga personat kyç të përmendur në dosjen hetimore. Ndërkohë, Meta dhe Kryemadhi shkëmbyen akuza dhe replika në sallën e gjyqit.

Pas asaj seance, vetë Cakrani deklaroi për mediat se nuk bëhej fjalë për një konflikt personal mes ish-bashkëshortëve, por se tensionet kishin lindur gjatë diskutimeve për Ardian Shatkun.

“Nuk duhet ta agravojmë sikur ishte një zënkë, ishte një moment kur u përmend Shatku, dëshmitar kyç, këto lindën sepse nëse Shatku do të ishte thirrur, s’do të kishin këtë konflikt. Shatku përmendet 327 herë në dosje dhe nuk është thirrur, kjo duket siku ka një komplot. Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë dhe nuk dihet ende pse po mbahet. Ishte tension dhe ngritje zëri e Metës, Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, mendon se ka komplotuar. As Kryemadhi as Shatku s’kanë bërë komplote, e kanë bërë McGonigal, Dumani dhe Kim. Meta ka thirrur dhe Gonigal si dëshmitar sepse ka dyshime se në vitin 2017, ai ka qenë në Shqipëri. Atë vit sapo kishte marrë postin e kreut të Republikës dhe ndaj tij nisi një sulm, ku McGonifal , Yuri Kim dhe kundërshtarë kanë bërë që të jetë në atë gjendje”, tha Cakrani në fund të seancës.

“Dreka e gabuar”

Pas tensioneve në seance, Monika Kryemadhi së bashku me të besuarën e saj, Elona Guri, kanë konsumuar një drekë me avokatin Kujtim Cakrani në një prej restoranteve në Komunën e Parisit në Tiranë. Disa foto janë publikuar.

Dhe pikërisht ‘mbrojtja’ që Cakrani i bërë Kryemadhit pas seancës dhe sidomos dreka mes tyre ka bërë që Ilir Meta të mos ketë më besim tek avokati i tij, duke vendosur përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor, dhe siç duket edhe marrëdhënien miqësore./VOXNEWS

Agjencia shtetërore: S’ japim dot informacion mbi aplikimin për projektin në Sazan, investìtori kërkoi konfidencialitet

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka refuzuar dhënien e informacionit mbi projektin në ishullin e Sazanit.

Në kthimin e përgjigjes, shkruan avokati Erald Aga, agjencia bën me dije se ësjtë e detyruar të ruajë konfidencialitetin e për këtë arsye nuk mund të japë informacionin e kërkuar rreth projektit.

Në pikën e dytë të kthimit të përgjigjes, AIDA shkruan se projekti është pjesë e auditimit të bërë nga KLSH-ja që zgjat deri më 30 shtator 2026.

Ndërsa shton se dhënia e informacionit nuk është e mundur në rastet kur ai shkakton dëm të qartë e të rëndë në procesin e auditimit.

Në fund AIDA shton se pala shqiptare është ende në negociata me palën e interesuar të projektit e kësisoj duke qenë se nuk ka projekt përfundimtar nuk mund të japë informacion mbi negociatat dhe diskutimet e zhvilluara mes palëve.

Ankthi i Edi Ramës; shpërthen para grupit të PS: Frìkë se i ikin 20 deputetë?

Mes kërcënimit për zgjedhje të parakohshme, akuzave për “dezertim” dhe premtimeve për poste, kryeministri po përpiqet të zbulojë kush do ta lërë vetëm në kulmin e krizës politike…

Edi Rama ka hyrë sot, pa asnjë paralajmërim, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka lexuar një tekst me tone të forta paralajmëruese për deputetët dhe ka paraqitur një plan monitorimi të aktivitetit të tyre politik.

Kryeministri ka shfryrë hapur pakënaqësinë, duke deklaruar se as 10 për qind e deputetëve të Partisë Socialiste nuk kanë qenë aktivë në atë që ai e ka cilësuar si “luftë” e hapur kundër Shqipërisë.

Duke folur shkurt, por prerë, Rama u ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë justifikim për faktin që Grupi Parlamentar i PS-së ka qenë pothuajse tërësisht pasiv në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur, sipas tij, duhej të ishte në vijën e parë të mbrojtjes së qeverisë.

Sipas burimeve, Edi Rama ka deklaruar se është gati ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, nëse deputetët socialistë e konsiderojnë veten pjesë të protestës që kërkon rrëzimin e mazhorancës.

“Në këtë rast,” mësohet të ketë thënë ai, “mbetet vetëm një zgjidhje: të dalim përsëri para votuesve socialistë me një skuadër krejtësisht të rinovuar.”

Sipas të njëjtave burime, Rama ka shtuar se në atë skuadër do të jenë vetëm ata që duan që kjo mazhorancë të drejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, ai ka paraqitur një grafik, sipas të cilit rreth 85 për qind e Grupit Parlamentar, duke nisur nga sekretariati dhe drejtuesit e partisë, kanë qenë indiferentë në këtë betejë politike.

“Ky është një dezertim”, mësohet të ketë thënë Rama.

Më pas ai ka prezantuar një plan të përgatitur nga zyra e tij e komunikimit, sipas të cilit çdo deputet do të jetë i detyruar të shpërndajë sistematikisht postimet e kryeministrit, si dhe të prodhojë video nga zonat ku është zgjedhur, për të treguar mbështetjen e komuniteteve ndaj qeverisë.

Lista e paraqitur ka qenë e gjatë.

Qark pas qarku, janë analizuar deputetët që, sipas vlerësimit të kryeministrit, nuk kanë bërë as përpjekjen minimale për të hyrë në “llogoren” e betejës.

“Mirë gomari ngordhi, por nuk po na lënë rehat as mizat”, mësohet të ketë thënë Rama, duke iu referuar “neomalësores”, për të cilën ai dyshon se nuk është e vetme brenda Grupit Parlamentar.

Në fakt, këto zëra kanë qarkulluar që para largimit të Marjana Koçekut dhe pas pozicionimit publik të Elisa Spiropalit.

Në atë kohë u fol se rreth 20 deputetë të Partisë Socialiste ishin të gatshëm të largoheshin nga grupi parlamentar.

Por deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Madje as Elisa Spiropali nuk ndërmori hapin që bëri Marjana Koçeku, edhe pse qëndrimet e saj publike kanë qenë shumë më të forta.

Pikërisht kjo duket se e ka futur në ankth Edi Ramën.

Ai po përpiqet të provokojë daljen në sipërfaqe të atyre që i konsideron “tradhtarë”, sepse ka frikë se ata mund të veprojnë në kulmin e krizës ose në momentin kur presioni ndërkombëtar për largimin e tij të bëhet maksimal.

Sipas Kushtetutës, edhe në rast se Edi Rama jep dorëheqjen, zgjedhjet e parakohshme nuk shpallen automatikisht.

Nëse në Kuvend krijohet një shumicë prej të paktën 71 deputetësh dhe kjo i komunikohet Presidentit të Republikës, mund të formohet një shumicë e re parlamentare pa shkuar në zgjedhje.

Edhe nëse kjo nuk ndodh, dorëheqja e kryeministrit hap një proces të ri politik, ku deputetët mund të shprehen më lirshëm, pa qenë nën të njëjtin presion politik.

E vetmja mënyrë që zgjedhjet e parakohshme të shpallen menjëherë është nëse vetë shumica parlamentare kërkon shpërndarjen e Kuvendit.

Por edhe ky skenar, sipas shumë vëzhguesve, mund të përballet me kundërshtimin e faktorëve ndërkombëtarë.

Prandaj Rama nuk ka përdorur ende shkopin.

Sipas burimeve, ai ka deklaruar se në një mbledhje tjetër, shumë shpejt, do të diskutohet edhe nevoja për një kabinet të ri qeveritar, që sipas tij duhet të gëzojë mbështetje më të madhe publike.

Por përveç fjalimit para grupit, mësohet se Rama ka zhvilluar edhe takime të veçanta me ata që konsiderohen “kandidatët për tradhtarë”, duke u premtuar poste dhe favore të tjera politike.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, këto “karamele” nuk kanë arritur të bindin shumicën e deputetëve që janë thirrur individualisht.

Prej ditësh, në Partinë Socialiste mbizotëron një atmosferë e tensionuar.

Madje, mes deputetëve ka nisur të qarkullojë edhe shprehja “listat e pushkatimeve”, e cila, sipas burimeve, është përmendur edhe gjatë mbledhjes së sotme.

Edhe pse Rama deklaroi se nuk e ka problem të largohet nga pushteti, ai shtoi se kërkesat më të shumta që ai të qëndrojë nuk po vijnë nga Grupi Parlamentar i PS-së, por nga “krahu tjetër”.

Një mesazh që u interpretua si përpjekje për të lënë të kuptohet se ai ka ende mundësi të sigurojë shumicën parlamentare edhe përmes mbështetjes së deputetëve jashtë Partisë Socialiste.

Megjithatë, sipas shumë deputetëve të pranishëm, kjo u perceptua më tepër si një bllof i vogël politik sesa si një lëvizje e mirëfilltë strategjike./Pamfleti