O fisi Sterkaj ku e keni gjetë këtë? Luiz Ejlli tregon lidhjen me familjarët e tij, Rogerti del nga binarët dhe i zbulon(Video)

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndonëse ky qëndrim do të zgjasë vetëm 3 ditë, prania e tij ka pasur një qëllim të qartë: promovimin e filmit të tij të ri që pritet të shfaqet në kinema më 12 shkurt.

Megjithatë, nuk ka pasur nevojë për shumë kohë që “mjeshtri i lojës” të përfshihet në debate të forta, kësaj radhe me një nga personazhet më polemikë të këtij edicioni, Rogertin.

Gjatë darkës pas spektaklit, situata u tensionua kur Luizi, me stilin e tij karakteristik dhe plot ironi, zgjodhi t’i drejtohej drejtpërdrejt kamerës. Ai përmendi publikisht të afërmit e Rogertit, duke krijuar një moment mjaft delikat:

“Fisi Sterkaj, ju e dini se sa ju du, jeni burra të mirë, por se ku e keni gjetë këtë…” – u shpreh Luizi, duke nënkuptuar se sjellja e Rogertit nuk përputhet me vlerat e njerëzve të tij.

Rogerti, i cili njihet brenda shtëpisë për gjuhën e tij të ashpër dhe debatet e shumta me banorët e tjerë, nuk e ka pritur mirë këtë koment. Ai ka shpërthyer në ofendime personale ndaj këngëtarit, duke i përmendur të kaluarën dhe duke e etiketuar me epitete të rënda:

E ka quajtur Luizin “zhuls”.

I është drejtuar me termin “bixhozxhi”, duke tentuar të godasë imazhin e tij publik.

Atmosferë e tensionuar para premierës
Ky rikthim i Luizit duket se ka arritur misionin e tij primar: të gjithë sytë janë nga ai. Ndërsa debati me Rogertin po vlon në rrjetet sociale, fansat e Luizit e shohin këtë si një lëvizje brilante për të mbajtur vëmendjen te filmi që pritet të thyejë rekorde në kinema pas pak ditësh.

Nga ana tjetër, sjellja e Rogertit ka nxitur sërish reagime negative te një pjesë e publikut, të cilët e kritikojnë për mungesë respekti ndaj një figure që tashmë konsiderohet “ikona” e këtij formati.

https://www.facebook.com/share/r/1AcdbCfAvu/

Shifra të “frikshme”/ Para dhe pas hyrjes së Luizit, ja si ndryshoi shikueshmëria e BBVA 5 (Foto)

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar një rritje të madhe të shikueshmërisë, duke lënë pas shifrat modeste që regjistroheshin para mbërritjes së tij.

Ky edicion, i cili deri pak kohë më parë po haste vështirësi në arritjen e rekordeve të sezoneve të kaluara, ka pësuar një transformim rrënjësor në shifrat e audiencës në rrjetet sociale.

Në fotot e publikuara shihet qartë diferenca:

Para hyrjes së Luizit: Videot e banorëve aktualë si Kristi, Selina apo Rogerti regjistronin shifra që luhateshin kryesisht mes 80 mijë dhe 150 mijë shikimeve.

Pas hyrjes së Luizit: Shifrat kanë kërcyer menjëherë në miliona, ku një prej videove të fituesit të edicionit të dytë ka arritur në 1.1 milionë shikime brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërsa videot e tjera me të luhaten mes 300 mijë dhe 650 mijë shikimeve.

Ky ndryshim tregon impaktin e padiskutueshëm që këngëtari ka mbi audiencën shqiptare, duke e rikthyer vëmendjen maksimale te formati.

Lanika Rexhepi shkruan histori për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë

Lanika Rexhepi, karateiste kadete nga Prishtina, ka shënuar një arritje historike duke përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ku fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg.

Gjatë kampionatit, Lanika zhvilloi pesë ndeshje shumë të forta, duke regjistruar katër fitore bindëse dhe duke u ndalur vetëm në finale, e cila u vendos për një pikë të vetme.

Rezultatet e saj ishin:

– Mali i Zi 8–0

– Gjeorgjia 8–0

– Franca 6–1

– Italia 3–0

– Finalja me Portugalinë 0–1

Kjo medalje është medalja e parë evropiane për vajzat për Federatën Shqiptare të Karatesë, duke e bërë këtë sukses një moment historik për sportin shqiptar.

Edhe pse nga Kosova , Lanika Rexhepi përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të plotë, duke mbrojtur flamurin kuq e zi me zemër, disiplinë dhe shpirt luftarak në çdo ndeshje.

Familja dhe stafi teknik shprehin krenari të madhe për këtë arritje dhe besojnë se ky sukses është vetëm fillimi i një rruge të gjatë për Laniken dhe karatenë shqiptare.

Dy aksidente të rënda gjatë natës, humbin jetën dy vajza, një i mitur në gjendje të rëndë

Dy aksidente të rënda kanë ndodhura gjatë natës në Bari të Italisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën provinciale 111. Një vajzë 26-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijën 7-vjeçar.

Makina ku udhëtonin u përplas me një pemë për arsye ende të paqarta. Përplasja ka qenë aq e fortë sa motori i automjetit u shkëput dhe përfundoi dhjetëra metra larg vendit të aksidentit.

Fëmija 7-vjeçar u dërgua në poliklinikën e Barit, një tjetër i plagosur në Spitalin “Di Venere” në Bari, ndërsa i treti në spitalin e Monopolit.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën provinciale 67, mes qyteteve Bitritto dhe Bitetto, ku një vajzë 20-vjeçare humbi jetën pasi makina që po drejtonte doli nga rruga.

Ledion Liço merr këtë vendim pasi Vrenozi zbuloi se është paguar 600 mije lekë për të hyrë në BBVA

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.

Pas videos virale ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar rrogën e bashkëshortes, moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledioni e ka hequr Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram (unfollow).

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e korçarit lidhur me kushtet e kontratës, të cilat zakonisht janë rreptësisht konfidenciale në formate të tilla.

Vrenozi u shpreh se paratë ishin kusht për hyrjen e tij, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën për t’u kujdesur për motrën e tij të sëmurë, por duket se kjo transparencë e tepruar i ka kushtuar atij “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit.

“Çdo natë i njëjti avaz”, Miranda ia “nxjerr” të gjitha të shoqit: E ka mendjen vetëm të bëjmë d¤s hυri

Miranda ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, bashkëshortin e saj Fatmirin, të cilin tashmë e konsideron ish-bashkëshort.

Një çështje borxhi ka futur në sherr çiftin, që sot kanë dy fëmijë, për gati 21 vjet. Në vitin 2003 Fatmiri i dha një shumë parash borxh dajës së tij, por nuk ia ka kthyer ende.

Kjo ka bërë që Miranda të humbasë durimin dhe t’ia numërojë të gjitha Fatmirit, ajo shton se ai e ka mendjen te dashuria dhe jo te paratë.

Miranda: Unë kam thirrur burrin tim, që deri dje ishte burri im, e sot nuk është më. Po si s’ke turp more, që deri dje ke dëgjuar Hekuran Hoxhollin, që është daja jot që mos i qoftë koka. Një mashtrues, një injorant. Ai është mashtrues.

Fatmiri: Ai është daja im.

Miranda: Të ka mashtruar 21 vjet. Ti besoje atë mashtruesin, unë të besoja ty. Përballë meje sot duhet të ishte Hekuran Hoxholli se me atë e kam problemin. Është daja i Fatmirit që mos i qoftë koka. Jemi martuar në vitin 2001, në vitin 2003 na ka lindur djali. Ishim mirë. Ky puno natën dhe puno ditën dhe unë u bëra me qejf se ky punonte shumë, gjoja.

Eni Çobani: Si punonte natën edhe ditën? Kishte dy turne?

Miranda: Dashuri, më dhuronte dashuri mua. Atëherë ishim të rinj dhe mua më dukeshe se gjërat do të shkojnë mirë. Ka qenë gënjeshtër. Ky punonte shumë dhe besonte dajën, mua më thoshte ja unë të dhuroj dashuri. Unë e besova.

Ardit Gjebrea: Miranda, pse ti dashurinë e quan punë?

Miranda: Ky atje e ka mendjen, hajde të bëjmë dashuri dhe kalojnë të gjitha.

Eni Çobani: Si e ka mendjen? Ku e ka mendjen?

Miranda: Në darkë, te unë e ka mendjen! Nuk dua unë më dashuri, dua që lekët t’i sjellë te unë./tvklan.al

Tragjedi me një shqiptar në Greqi/ 45-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve

Kalamata: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar gjatë punimeve në rrjetin e kanalizimeve. Almiri 45-vjeçar ishte baba i tre fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën Ari të Bashkisë Kalamata, ku një punëtor 45-vjeçar humbi jetën gjatë kryerjes së punimeve në një projekt kanalizimesh.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00, kur, për arsye ende të paqarta, masa dheu u shemb dhe zuri poshtë punëtorin, i cili po punonte si operator kompresori në projektin e kanalizimeve të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kalamatas, që po realizohej nga një kompani kontraktore.

Almiri 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Mesenia së bashku me familjen e tij. Ai u nxor nga vendi i ngjarjes pa shenja jete dhe u transportua me ambulancë të shërbimit emergjent në Spitalin e Kalamatas, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa çështja po trajtohet nga Komisariati i Policisë së Kalamatas.

Inxhinieri 35 -vjeçar është proceduar penalisht. Ai ishte përgjegjës për kantierin e ndërtimit për rrjetin e kanalizimeve në Ari, ku punëtori 45- vjeçar Almir, operator kompresori dhe baba i tre fëmijëve të mitur, humbi jetën të premten në mëngjes, kur për një arsye të panjohur, dheu dhe rrënojat u shembën në vendin ku ai po gërmonte, duke rezultuar në vdekjen e tij tragjike, duke zhytur familjen e tij në zi. /noa.al

Kryeministri maqedonas i hap rrugë gjuhës shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Mickoski theksoi se nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe atëherë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por Ministria e Drejtësisë refuzon, duke argumentuar se maqedonishtja është gjuha kryesore zyrtare në procedurat juridike dhe duhet domosdoshmërisht të njihet.

Mësuesi i ‘rekrutuar’ nga pastorja e vetëshpallur në Tiranë – Ja si funksionon grupi fetar i paligjshëm online

Dritan Zaimi ju predikonte fenë fëmijëve të arsimit fillor në shkollën Gustav Mayer në Tiranë, teksa vetë rezulton të jetë ‘nxënës’ i pastores së vetëshpallur Alketa Auer në Kishën Online Ndërkombëtare që funksionon si grupim fetar në internet i panjohur ligjërisht nga shteti shqiptar.

Nga hulumtimi i gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, del në pah se mësuesi i anglishtes është njohur në vitet 90’ me pseudopastoren që pretendon se shëron shqiptarët në emër të Jezus Krishtit. Por së bashku janë ritakuar në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka nisur rrugëtimi fetar, që fokusi i indoktrinimit në dukje ka qenë edhe fëmijët.

Materialet ekskluzive të Top Channel tregonin se fëmijët bënin detyra shtëpie për urdhërimet e perëndisë dhe vlerësoheshin me 10, ndërsa kishte edhe dëshmi prindërish që akuzonin 51-vjeçarin se predikonte fenë e “dëshmitarët e jehovait”.

Por postimet e profesorit në platformat sociale tregojnë se Zoti që beson Dritan Zaimi është Yahushua një rrymë mes krishtërimit dhe judaizmit, që e quajnë në formë hebraike Jezusin. Gjatë viteve në publikimet online profesori ka shkruar për alarm ndaj errësirës totale të botës, për vdekjen dhe për luftën ndaj njerëzve që nuk besojnë.

“Tani do të lëkunden themelet e çdokujt që rebelohet ndaj Zotit të gjallë dhe të vërtetë, Jezus Krisht. OSE DO TI NDËNSHTROHENI BIRIT, OSE DO TË SHKATËRROHENI. MOS VDIS PA PRANUAR YAHUSHUA HAMASHIASCH”, shkruhet në një nga postimet e profesorit në Facebook.

Përveç komunitetit virtual, ky grupim ka edhe një strehëz ku zhvillojnë takime me adresë pranë rrugës Aleksandri i Madh në Astir, ndërsa realizojnë edhe evente të mëdha me idenë e shërimit të të sëmurëve, apo edhe pagëzimeve të shumta, mes tyre edhe fëmijë. (TCH)

“Pa drita nga ora 08:00-17:00”, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në këto vende nga data 9-11 shkurt

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se përgjatë datave 9-11 shkurt, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit të Beratit dhe Kuçovës, për shkak të disa punimeve në rrjet.

Konkretisht, në Berat do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Syzez, Banaj, Gajde, Qamicë, Malas, Polizhan, Qamicë, Murrizë dhe Salcë e Poshtme.

Ndërsa në Kuçovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Bozhok 1, Ferras 1, Ferras 2 dhe Fier Mimare.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier – Elbasan – Bitola, ju njoftojmë se në datat 9 – 11 shkurt 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV e Fiderit F2 në Nënstacionin Çiflik.

Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Berat:

yzez, Banaj, Gajde, Qamicë, Malas, Polizhan, Qamicë, Murrizë, Salcë e Poshtme.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 9 – 11 shkurt 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6 kV e Fiderit F11 të Nënstacionit Kuçovë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Kuçovë:

Bozhok 1, Ferras 1, Ferras 2, Fier Mimare/Shqiptarja