Ecja në Alpet e Shqipërisë “iu pre në mes” nga kafshimi i gjarprit më helmues! VIDEO virale e turistes që i kaloi peripecitë duke qeshur e fiΙmuar

Ecja në Alpet Shqiptare pranë Valbonës, u kthye në atë që Amy nuk do ta kishte imagjinuar kurrë: u kafshua nga gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri, nepërka me bri. Video e postuar nga kjo turiste, është bërë shumë virale, për shkak se ajo ka treguar hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar në këtë “betejë” të sajën.

Në video Amy, e cila jeton prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se menjëherë filmoi gjarprin që e kafshoi për ta identifikuar, u ul në një shteg dhe telefonoi 112-ën. Por për shkak të terrenit të vështirë nuk qe e thjeshtë për ekipin e emergjencës që ta lokalizonte.

Ndaj Amy gjeti një mënyrë tjetër të tërthortë, duke u treguar e guximshme dhe e duruar njëkohësisht, ajo telefonoi të atin në Australi, i cili e ndihmoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit What3Words, e pas kësaj ajo u lidh edhe me pronarin e bujtinës ku po qëndronte në Shkodër, i cili kontaktoi autoritetet dhe bëri të munur dërgimin e ambulancës.

Përpos frikës që Amy e shfaq qartë gjatë pritjes e vetmuar, ajo ka ditur ta përballojë më së miri situatën deri në momentin që ndihma mbërriti. Po ashtu në rrjet njerëzit janë prekur edhe nga ndihma që ajo ka marrë nga banorët, pronarët e bujtinës apo mjekët, pasi edhe pse në kushte jo shumë të favorshme ata u kujdesën maksimalisht për të, madje një zotëri në moshë e mbajti edhe në shpinë teksa largoheshin nga alpet.

Fatmirësisht Amy sot është mirë, dhe në fund të videos së sa ka falenderuar të gjithë ata që iu gjendën pranë, pa të cilët fati i saj mund të kishte qenë edhe ndryshe.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1651668435900862%2F&show_text=false&width=267&t=0

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 29 Qershor 2026

Dashi

Sot ndihesh i mbushur me energji dhe dëshirë për të marrë kontrollin. Është ditë e mirë për të nisur diçka të re ose për të shtyrë përpara një ide që e ke lënë pezull. Kujdes në komunikim, sepse fjalët e thëna me nxitim mund të keqkuptohen. Në dashuri, pasioni është i fortë, por kërkohet durim dhe mirëkuptim.

Demi

Kërkon stabilitet dhe siguri, sidomos në aspektin material dhe emocional. Sot është ditë e mirë për të rregulluar çështje financiare ose për të planifikuar më qartë të ardhmen. Në dashuri, ke nevojë për qetësi dhe besim, një bisedë e sinqertë forcon lidhjen.

Binjakët

Mendja jote është aktive dhe plot ide. Komunikimi është çelësi i ditës dhe mund të marrësh lajme interesante. Në punë ose shkollë, një kontakt i ri mund të hapë një mundësi të papritur. Në dashuri, flirtimi dhe bisedat e gjata sjellin afrim.

Gaforrja

Emocionet janë të thella dhe ndihesh më i ndjeshëm se zakonisht. Sot është e rëndësishme të mbrosh energjinë tënde dhe të mos marrësh mbi vete problemet e të tjerëve. Në dashuri, kërkon siguri dhe ngrohtësi; një gjest i vogël të bën të ndihesh i vlerësuar.

Luani

Sot dëshiron të shkëlqesh dhe të ndihesh i vlerësuar. Dita favorizon paraqitjet, iniciativat dhe vendimet e guximshme. Në dashuri, pasioni është i fortë, por shmang dramat dhe xhelozinë e panevojshme.

Virgjëresha

Organizimi dhe logjika janë aleatët e tu. Sot mund të zgjidhësh një problem që të ka shqetësuar prej kohësh. Në jetën personale, përpiqu të mos analizosh çdo detaj ndonjëherë gjërat ecin më mirë kur i lë të rrjedhin natyrshëm.

Peshorja

Marrëdhëniet janë në fokus. Sot kërkon harmoni dhe drejtësi në çdo situatë. Një vendim i rëndësishëm kërkon balancë mes arsyes dhe ndjenjës. Në dashuri, sinqeriteti dhe dialogu sjellin qetësi.

Akrepi

Intuita jote është shumë e fortë dhe të ndihmon të kuptosh më qartë njerëzit përreth. Sot është ditë reflektimi dhe vendimesh të brendshme. Në dashuri, ndjenjat janë intensive, përpiqu të mos kontrollosh gjithçka dhe lër hapësirë besimit.

Shigjetari

Dëshira për ndryshim dhe liri është e madhe. Dita favorizon planet, udhëtimet dhe ëndrrat për të ardhmen. Në dashuri, kërkon spontanitet dhe energji pozitive, por mos shmang bisedat serioze kur janë të nevojshme.

Bricjapi

Përgjegjësitë janë në plan të parë dhe puna kërkon përqendrim. Sot mund të marrësh një vlerësim ose të shohësh rezultatet e përpjekjeve të tua. Në jetën personale, mos harro të pushosh dhe të ndash kohë me njerëzit e dashur.

Ujori

Origjinaliteti dhe kreativiteti të dallojnë. Sot është ditë e mirë për ide të reja, projekte kreative dhe bashkëpunime. Në dashuri, ke nevojë për liri dhe mirëkuptim, mos u mbyll emocionalisht.

Peshqit

Ndjeshmëria dhe empatia janë shumë të forta sot. Është ditë e mirë për art, krijimtari dhe reflektim. Në dashuri, kërkon romancë dhe siguri emocionale, por mos u sakrifiko më shumë seç duhet.

Spartak Braho plas “bombën”: Si e bleu ShkëIzen Berisha gjysmën e Tushemishtit në Pogradec përmes një personi tjetër

Spartak Braho plas “bombën”: Si e bleu Shkëlzen Berisha gjysmën e Tushemishtit në Pogradec përmes një personi tjetër, leje ndërtimi si të kishte babanë në pushtet
Ish-deputeti Spartak Braho ka analizuar dje aktualitetin politik dhe protestat e Sali Berishës. Braho thotë se Berisha nuk e rrëzon dot kryeministrin Rama me protesta, pasi tubimet e tij nuk kanë asnjë objektiv. Sipas Brahos, Berisha dhe Rama kanë bërë një pakt të “heshtur” që secili të ruajë pozicionet e tij. “Parashikoj që nuk sjellin asgjë. Janë protesta që Berisha i mban si objektiv në axhendën e tij politike, por asgjë nuk shikohet. Të tëra protestat e bëra deri më sot, asgjë nuk është arritur. Nuk kanë objektiv. Nuk ngjisin ato protesta, nuk rrëzohet Rama me protesta. Rama rrëzohet vetëm po të humbasë zgjedhjet. Zgjedhjet Rama nuk i humbet. Kam përshtypjen që ka një marrëveshje mes tyre. Berisha e di shumë mirë që nuk vjen në pushtet. Marrëveshja është mënyrë të kuptuari, që unë do bëj këtu lëshime dhe t’i do bësh këtu lëshime”, tha Braho në Report Tv.

Akuza hedh edhe ndaj djalit të Berishës, Shkëlzenit, për të cilin thotë se lejet e ndërtimit i merr sikur babanë ta kishte ende në qeveri. Sipas Brahos, dikush tjetër është përdorur për të blerë “gjysmën e Pogradecit” dhe për të ndërtuar kulla ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit. Ndonëse nuk e përmend me emër, Braho i referohet projektit “Pyjet e Drilonit” të Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit. “Djalit të Berishës, është përdorur dikush tjetër për të blerë gjysmën e Pogradecit dhe Tushemishtit. Ai merr leje ndërtimi njësoj sikur ka babanë në pushtet në fuqi. Marrëveshje për të mbijetuar dhe fituar financiarisht. Populli i di këto të tëra, marrëveshjet do detyrohet të bëjnë për Kodin e Ri zgjedhor, do kenë lëshime për sistemin zgjedhor”, thotë Braho. Për ish-deputetin, PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet me Sali Berishën në krye. “PD nuk fiton zgjedhje me Berishën, një kandidat si ai i Bullgarisë dhe Hungarisë ende nuk kanë lindur në Shqipëri. Për ca është më i votuari? Për tu bërë kryetar partie.

Është iluzion ajo që i kanë dalë disa njerëz nga rreshti, si Alimehmeti apo Salianji, por xhirojnë kot. Që Salianji të kandidojë duhet të marrë miratimin e PD, ndërkohë që ai figuron i përjashtuar”, thekson Braho. Po ashtu, ish-deputeti Spartak Braho thotë se hetimet për masakrën e 21 janarit dhe të Gërdecit po zvarriten nga SPAK. i ftuar në Report Tv, ai thotë se kjo vonesë nuk e justifikon misionin e SPAK. “Ka zvarritje në të dyja proceset, e ngarkojnë SPAK me përgjegjësi. Kjo vonesë nuk justifikon misionin e SPAK, por shpresojmë që t’i vër në lëvizje seriozisht të dyja çështjet”, thotë ai. Arrestimi i Metës Ndërkohë mënyra se si u vepra për arrestimin e Ilir Metës ishte e nxituar. Ky është qëndrimi i ish-deputetit Spartak Braho, i cili në një intervistë për Report Tv komenton edhe rastin e Veliajt. “Për mua kanë qenë të nxituar për arrestimin e Metës, për mënyrën si u veprua. Burgu, burg është. Para ligjit janë të gjithë njësoj. Gjykata ose do e dënojë, ose do e nxjerrë të pafajshëm, por burgu është burg, mos të kërkojnë qiqra në hell. Ndryshon pozicioni i Veliajt dhe i Metës.

Masat e sigurimit duhet të zbuten, veçanërisht një pjesë e këtyre që akuzohen për krime të korrupsionit, mund të hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë”, u shpreh Braho. Sa i takon procesit për kryebashkiakun e Tiranës, Braho thotë se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet, ndërsa thekson se prokurori Ols Dado është i paligjshëm. Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilinë Veliaj e ka çuar në Gjykatë Administrative dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008. “Veliaj s’po marrim vesh ca ankohet akoma. S’po marrim vesh, atje vazhdon debati nëse është i ligjshëm apo jo prokurori, që për mua është i paligjshëm. Nuk mund të emërohesh prokuror pa plotësuar kushtet. Duhej të mbaronte shkollën e magjistraturës, u bë nga noter në prokuror”, vijon Braho. Por, a kanë të ardhme politike Meta dhe Veliaj pas arrestimit? Ish-deputeti thotë se kreu i PL-së është i djegur politikisht, ndryshe nga Veliaj. “Ilir Meta e ka mbyllur hesapin. Veliaj, nëse do marrë pafajësi nuk e pengon njeri të vazhdojë angazhimin politik të tij. A brenda PS apo jashtë, është tjetër punë.

Një vendim penal që e zhvesh nga fajësia nuk ia mbyll dot rrugën për tu angazhuar dhe për të marrë pjesë në politikë. Meta ka lënë një shije të keqe shumë gjatë kohës që ishte President, ka rënë moralisht figura e tij si udhëheqës. Ai mund të rrijë kryetari i PL, por politikisht është i djegur”, thekson Braho. Braho: Braçe i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS Ndërkohë për ish-deputetin Spartak Braho, Erion Braçe është i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS. Në një intervistë për Report Tv ai komenton edhe kritikat e Elisa Spiropalit ndaj PS-së, duke thënë se ajo është vetëm një e revoltuar e kohës. “Spiropali është një e revoltuar e kohës.

E njoh që kur ka qenë me “Mjaft”, madje në 2008 kur LSI dhe disa parti që u futën në grevë, ajo erdhi me dëshirë dhe firmosi një kërkesë për Kushtetuesen për të prishur atë vendim. U bë pjesë e PS, Spiropali, Veliaj. Rama i joshi, i tërhoqi. Është vetëm një zë kaq. E shikoj me keqardhje angazhimin e Braces, ai është socialist tipik, që përfaqëson socialistët e vërtetë. Figurë interesante, shpresoj që Braçe të jetë tek zërat e fortë që mund të sjellin ndonjë ndryshim apo rinovim të udhëheqjes së PS. S’ka tjetër, ku janë figurat e vjetra të PS”, thotë Braho në Report Tv.

Kishte υrarë vajzën 2-vjeçare! Momenti kur 3 të dënuarit hyjnë në qeIinë e burgut dhe mas¤krojnë për υdekje 33-vjeçarin (Video)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një burg të Britanisë së Madhe, ku një i burgosur 33-vjeçar është vrarë nga tre të dënuar të tjerë brenda qelisë së tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, viktima ishte Kyle Bevan, i cili po vuante një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e Lola James, vajzës dyvjeçare të partneres së tij, një krim që kishte shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara së fundmi tregojnë momentin kur tre të burgosurit, Mark Fellows, i njohur me nofkën “Njeriu i Akullit”, Lee Newell dhe David Taylor, organizuan një pritë ndaj Bevanit në qelinë e tij. Sipas burimeve, sulmi ishte i planifikuar dhe u krye me një nivel të lartë dhune. Viktima u godit me thikë më shumë se 25 herë, duke mos pasur mundësi të mbrohej nga agresorët.

Pas kryerjes së vrasjes, autorët dyshohet se e vendosën trupin e Bevanit në shtrat, me qëllim që të krijonin përshtypjen se ai ishte duke fjetur dhe të vononin zbulimin e krimit nga personeli i burgut. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë në institucionet penitenciare britanike dhe aftësinë e autoriteteve për të parandaluar akte të tilla dhune mes të burgosurve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që tre të dyshuarit të përballen me akuza të reja për vrasje. Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi kushtet e sigurisë në burgje dhe trajtimin e të dënuarve për krime të rënda.

VIDEO

Vαjza nga veriu: A duhet t’i them babit për atë që zbulova për mamin një natë në b.αnjo

Një vajzë ka zbuluar se e ëma tradhëton të atin dhe ndihet e shkatërruar. Vajza dëshiron t’i thotë gjithçka babait të saj, por frikësohet se shkatërron familjen. Historia e rrëfyer.

“Nëse mundeni të më jepni një mendim edhe për historinë time. Jam 17 vjeçe e kam lindur në Kukës. Para pak netësh zbulova se mami im ja dredh babit. Dhe e mësova krejt rastësisht, sepse mamin e dija ëngjëllin e kësaj toke.

Isha duek fjetur në dhomën time, kur më del gjumi për të pirë ujë sepse kisha shumë etje. Ne jetojmë në Itali dhe babi punon edhe turni i tretë.

Atë natë babi nuk ishte në shtëpi, ishte në punë. Duke ecur nëpër korridor, ishte ora 2 e natës besoj, dëgjoj zërin e mamit, mendova se është kthyer babi dhe nis të afrohem për nga dhoma e tyre.

Kur u afrova kuptova se mami po fliste në telefon, e nuk ishte në dhomë siç më dukej mua, por ishte mbyllur në banjo.

U afrova dhe dëgjohej gjithçka. E nisa të përgjoj instiktivisht sepse më bëri shumë përshtypje.

E dëgjoja nga oshëtima që bënte zëri edhe i atij që ishte mashkull. E mami im qeshte, por fjalët e atij nuk i kapa shumë mirë. Mami nuk ka as shokë,

as vëlla që të themi dikush nga fisi. Pastaj në orën 2 të natës s’ka kuptim. Bëra një zhurmë në korridor kastile dhe mami doli.

Unë nisa të afrohem për në banjë dhe i thashë pse zgjuar, më tha që bëri dush. Jam e bindur që mami

flet me një burrë tjetër. Tani nuk e di se çfarë të bëj dhe ndihem keq. Çfarë duhet të bëj? Si duhet të sillesh tani? Më ndihmoni…”, shkruan ajo

Deklarara e ish-ministrit, eskorta në burgun e Peqinit, kush është bjondja që hyri në qeIitë e sigurisë së lartë, me kë u takua?! (Video)

Ish ministri i Brendshem Flamur Noka, deputet i PD, ka publikuar nje video ku paraqitet nje vajze bjonde e pa identifikar qe sipas tij po hyn eskorte ne burgun e Peqinit.

Noka akuzon qeverine se ka korruptuar sistemin e burgjeve ndersa drejtoret nuk ndeshkohen pavaresisht kesaj situate te krijuar.

Demokrati aludon se vajza bjonde qe shihet duke ecur pas nje polici ka hyre ne burg dhe eshte takuar me te denuar ne ato qe njihen si takime speciale ku te burgosurit presin bashkeshortet ose familjare te afert.

Postimi i Flamur Nokes:

Eskorta në burgun e Peqinit
#Rama i shndërroi burgjet në motele për bandat e pushtetit.

Edhe pse në rrjete sociale u bë virale një video ku shfaqej një qeli luksi, drejtorin e burgut të Peqinit s’e gjeti gjë.

Altin Ago vazhdon “detyrën” e rehatimit të bandave, duke u siguruar që të mos mungojë gjësend.

VIDEO

Roja i Iokalit grushton për vdekje babain e 2 fëmijëve, e lë në mes të rrugës (Video)

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një roje sigurie i një lokali nate i merr jetën një babai të ri me një goditje të vetme, gjatë një sulmi të papritur dhe pa asnjë motiv të qartë.

Dylan Maxwell, 28 vjeç, sulmoi 25-vjeçarin Luke Thompson në orët e para të mëngjesit. Gjatë përplasjes, Maxwell e goditi disa herë, duke e rrëzuar dy herë në tokë.

Si pasojë e dhunës, Thompson pësoi dëmtime katastrofike, përfshirë thyerje të kafkës dhe hemorragji në tru. Ai u transportua në spital, ku luftoi për jetën për dhjetë ditë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Tashmë, familja e tij ka marrë vendimin e vështirë për të publikuar pamjet e momenteve të fundit të të riut, me shpresën se historia e tij do të shërbejë si paralajmërim për pasojat tragjike që mund të sjellë dhuna në rrugë.

Në videon e shkurtër, Luke Thompson shihet duke debatuar me Maxwell në një rrugë të qytetit Pontefract, në West Yorkshire. Papritur, roja i sigurisë e godet me grusht, duke e lënë të tronditur.

Pak çaste më vonë, 25-vjeçari arrin të ngrihet në këmbë, por Maxwell rikthehet sërish. Pasi Thompson e shtyn për t’u larguar, agresori e ndjek përgjatë rrugës dhe i jep një tjetër goditje të fuqishme, e cila rezultoi fatale.

Goditja e fundit e rrëzoi të riun pa ndjenja në asfalt, ku mbeti i shtrirë në mes të rrugës.

Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, Maxwell kishte ndaluar me taksi në Front Street për të biseduar me një grua me të cilën kishte qenë më herët në një klub nate. Në atë moment, në zonë mbërriti edhe Thompson dhe pas një shkëmbimi verbal mes tyre situata degradoi me shpejtësi.

Një shofer taksie deklaroi se gjatë debatit, Thompson kishte kërcënuar se do ta godiste Maxwellin, por ngjarja përfundoi me sulmin brutal të këtij të fundit.

Pas agresionit, Maxwell u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë 25-vjeçarin të shtrirë në rrugë. Pak më vonë, Thompson u përplas edhe nga një automjet që po kalonte në zonë.

Ai pësoi thyerje në këmbë dhe dëmtime në legen, por ekspertët mjeko-ligjorë përcaktuan se këto plagë nuk kishin ndikuar në vdekjen e tij. Shkaku fatal mbetën dëmtimet e rënda në kokë të shkaktuara nga goditjet.

Tragjedia bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se Luke Thompson ishte baba i dy fëmijëve dhe priste lindjen e fëmijës së tretë. Foshnja erdhi në jetë vetëm pak javë pas vdekjes së tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F893633519740842%2F&show_text=false&width=267&t=0

Edi Rama e shtoi pasurinë me 143 milionë Iekë në 2025, Linda Rama me apartament të ri 190 milion lekë

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar deklaratën vjetore të pasurisë për vitin 2025 pranë ILDKPKI-së, nga e cila rezulton se gjatë vitit të kaluar ka pasur ndryshime të rëndësishme në pasurinë e tij personale.

Kursime të deklaruara nga paga janë shtimi i 349,544 lekëve në një llogari bankare, me burim të ardhurat nga paga.

Sipas deklaratës, Rama ka përfituar 3,402,084 lekë të ardhura neto nga paga si kryeministër, ndërsa ka deklaruar edhe 10,904,091 lekë të ardhura të tjera, pa u specifikuar në formular burimi i tyre.

Në total, të ardhurat neto të deklaruara për vitin 2025 arrijnë në rreth 14.3 milionë lekë ose 143 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Lindita Rama, deklaron shtim të vlerës së një pasurie të paluajtshme 118 m² në shumën 19.3 milionë lekë, ulje të kursimeve bankare me rreth 2 milionë lekë, si dhe marrjen e një kredie të re prej 5 milionë lekësh.

Rama në ”ALARM”, ja çfarë ka aktivizuar për të shuar protestat qytetare

Nga sulmet ndaj Dritan Goxhajt te shpallja “non grata” e Ikballe Hudutit. Kryeministri ka aktivizuar patronazhistët, ministrat, deputetët, SHISH-in dhe Antiterrorin në një ofensivë të gjerë për të delegjitimuar protestën, duke pretenduar se pas saj fshihen ndikìme të huaja.

Edi Rama ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e pushtetit për të zhbërë protestën qytetare.

Për herë të parë në 35 vite, qytetarët kanë 26 ditë që dalin në protesta masive kundër qeverisë dhe kastës politike. Kjo padyshim e ka trembur Ramën, i cili po e mban mandatin e tretë mes skandaleve dhe korrupsionit. Duke e ditur se tani numërimi ka nisur mbrapsht, Rama i ka hedhur në sulm me kuç e me maç për të zhbërë protestën dhe për të frikësuar protestuesit.

Elementi kryesor që po përdor kryeministri është linçimi. Prej disa ditësh po shigjetohen figura të caktuara në protestë. Fillimisht ishte Dritan Goxhaj, të cilin e lidhën me Iranin, e cilësuan agjent, tentuan t’i mohojnë angazhimin në UÇK etj. Me pak fjalë, iu futën në të gjithë biografinë dhe nuk i lanë gjë pa thënë. Përveç Ramës, u aktivizuan patronazhistët, ministrat dhe deputetët, të cilët prej disa ditësh po bëjnë një sulm të koordinuar ndaj protestës dhe atyre që marrin pjesë. Pra, ajo që Rama e cilësoi “lufta e algoritmit”, pasi janë porositur të gjithë që të jenë aktivë në rrjetet sociale dhe të sulmojnë sa më shumë.

Por përveç intimidimeve në rrjetet sociale, në lëvizje janë vënë edhe organet shtetërore, si SHISH, Policia dhe Antiterrori. Dritan Goxhaj u mor dje në pyetje nga Antiterrori për disa deklarime që ka bërë kohë më parë, teksa sot policia e procedoi penalisht me argumentin se ka udhëhequr dje marshimin e protestës, duke bllokuar rrugët.

Ndërkohë, sot Rama bëri “goditjen e madhe”, duke pretenduar se Irani ka sjellë agjentë në Tiranë. Kryeministri gjeti një zonjë, e cila njihet vetëm për gafat dhe asgjë tjetër, duke e shpallur madje edhe të padëshiruar, pasi ka bërë thirrje pro Iranit.

Mirëpo ministri i tij i Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka nxjerrë zbuluar sot, pasi në një intervistë pranoi se shërbimi inteligjent ka hetuar për të.

“Është bazuar në informacionet e inteligjencës. Vendimmarrja është bazuar në informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarrje të tillë”, tha ai.

Pra, duket se Rama ka vetëm një qëllim: të delegjitimojë protestën, duke pretenduar se pas saj fshihen shërbimet e huaja. Dhe ka aktivizuar gjithë makinerinë shtetërore, pasi SHISH dhe Antiterrori po fotografojnë dhe po mbledhin informacion për këdo që shkon në protestë.

Vetë disa prej nismëtarëve të protestë kanë denoncuar me dhjetarë raste kur policët filmojnë dhe fotografojnë personat në protestë nga tarraca e Kryeministrisë. Po ashtu edhe gjatë marshimit ka shumë persona civilë nga SHISH, policia apo Antiterrori që i ndjekin dhe i identifikojnë.

Por një gjë Rama nuk e fsheh dot. Protesta lindi nga qytetarët dhe po mbahet në këmbë prej tyre. Vendet armike ndoshta duan të përfitojnë, por revolta në fakt buron nga kalbja e kësaj qeverie dhe e kësaj kaste politike. /Pamfleti

Pasuria e anëtarëve të Qeverisë! Shumica e ministrave me kredi, kryeministri Edi Rama shton me 110 mijë euro llogarinë e tij bankare

Janë bërë publike dekIaratat e pasurive të anëtarëve të Qeverisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) për vitin 2025.

Ajo që bie në sy është se shumica e ministrave të qeverisë “Rama 4” kanë kredi. Disa prej tyre kanë shtuar pasuritë, ndërsa të tjerë kanë pësuar ulje të kursimeve në llogaritë e tyre bankare gjatë vitit 2025.

Më poshtë, Newsbomb.al do të pasqyrojë deklarimet e pasurisë së anëtarëve të qeverisë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe më pas ministrat.

Sipas deklarimit, kryeministri Edi Rama ka raportuar për vitin 2025 rreth 110 mijë euro të ardhura nga burime të tjera, përveç pagës që përfiton si kreu i qeverisë.

Në deklaratë nuk specifikohet burimi i këtyre të ardhurave, të cilat arrijnë në 10,904,091.27 lekë. Dyshohet se ato mund të vijnë nga shitja e veprave të artit.

Ndërkohë, paga e deklaruar e kryeministrit është 3,402,084 lekë. Gjatë vitit të kaluar, llogaria e tij bankare është rritur me 349,544.65 lekë.

Pasuria e deklaruar e Ramës:

Llogari Bankare, shtuar me: +349,544.65 ALL

Të ardhura nga paga: 3,402,084.00 ALL

Të ardhura të tjera: 10,904,091.27

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përgjatë vitit 2025, rezulton të jetë paguar me 2.8 milionë lekë për drejtimin e dy ministrive në pjesën e parë të vitit si ministre e Shëndetësisë dhe më pas si e Brendshme. Po ashtu ajo përfituar edhe 243 mijë lekë nga pjesëmarrja në dy borde.

Po ashtu Koçiu rezulton që të ketë edhe një kredi aktive ku duhet të paguajë edhe rreth 12 mijë euro.

Pasuria e deklaruar e Koçiut:

Llogari bankare, pakësuar me: -753,500.67 ALL

Llogari bankare, shtuar me: 629.79 ALL

Të ardhura nga paga: 2,804,836.00 ALL

Të ardhura të tjera:

Bordi FSDKSH: 136,000.00 ALL

Bordi ISHP: 107,800.00 ALL

Kredi bankare

Paguar: 1,796.58 EUR

Për t’u shlyer: 11,954.22 EUR

Petrit Malaj deklaron se për vitin 2025, nga paga si Ministër i Financave ka përfituar 3,029,538 lekë paga ose 252,461 lekë në muaj pagë. Po ashtu Malaj ka bërë disa lëvizje në llogaritë bankare për të shlyer disa detyrime të kaluara, ku tre llogari bankare janë pakësuar me 117,225 lekë, ka mbyllur dy llogari të tjera me nga zero lekë, dhe ka aktive një llogari në të cilën deklaron 0.46 euro.

Po ashtu ministri ka shlyer këstet për një kredi bankare në vlerën 306,240 lekë, dhe i ka mbetur pa shlyer edhe 5,942,684 lekë.

Pasuria e deklaruar e Malajt:

Llogari bankare -9,507.41 ALL

Llogari bankare 0.00 EUR

Llogari bankare 0.46 EUR

Llogari bankare -607.33 EUR

Llogari bankare 0.00 ALL

Llogari bankare -107,110.76 ALL

Paga ministër 3,029,538.00 ALL

Kredi bankare shlyer 306,240.00 ALL

Kredi bankare pashlyer 5,942,684.00 ALL

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaci gjatë deklaratës së tij për ILDKP, ka bërë se ka përfituar nga paga 304,595 lekë në një llogari bankare. Kur se nga interesat bankare 27,714 lekë, ndërsa si administrator i OSHEE deklaron 3,372,805 lekë si paga mujore.

Po ashtu ai deklaron se ka 5,038 euro kredi bankare, ku ka për të shpyer edhe 52,309 euro për tu shlyer. Po ashtu ministri ka deklaruar se paguar 23,618 lekë karta krediti dhe ka detyrim edhe 10,802 lekë.

Pasuria e deklaruar e Enea Karakaçi

Gjendje cash -400,000.00 ALL

Llogari bankare -49,742.95 ALL

Llogari bankare 22.74 EUR

Llogari bankare 304,595.25 ALL

Nga interesat bankare 27,714.41 ALL

Të ardhura nga paga 3,372,805.00 ALL

Kredi bankare shlyer 5,038.92 EUR

Kredi bankare pashlyer 52,309.19 EUR

Kartë krediti shlyer 23,618.12 ALL

Kartë krediti pashlyer 10,802.15 ALL

Ndërsa Ministri Besfort Lamallari ka deklaruar se burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe bashkëshorten e tij janë ato nga paga dhe tre fonde investimi.

Paga e tij vjetore është deklaruar 4.5 milion lekë. Ndërsa në fondin e investimit në emër të tij deklaron 20,523 euro.

Pasuria e deklaruar nga Besfort Lamallari

Gjendje Cash: 60,000.00

Llogari bankare, shtruar me: 2,625.07 EUR

Llogari bankare, shtuar me: 0.14 USD

Llogari bankare, shtruar me: 0.30 EUR

Llogari bankare, pakësuar me: -120,799.92 ALL

Fonde Investimi: 20,523.69 EUR

Të ardhura nga paga: 4,571,365.28 ALL

Duket se viti 2025 ka qenë i mbarë për Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, e cila ka shtuar pasurinë me 4.6 milionë lekësh të reja ose rreth 50 mijë euro në llogaritë e saj bankare. Sipas dekl;araimeve të saj, në njërën llogari i është shtyar 2.6 milionë lekë dhe në tjetrën, të cilën e ka në bashkëpronësi me bashkëshortin Aleksandër Furxhi i janë shtuar pak më shumë se 2 milionë lekë të reja.

Pasuria e deklaruar nga Mirela Kumbaro

Llogari bankar shtuar me 2,081,341 ALL (50%)

Llogari banklare pakësuar me 18.00 EUR

Llogari bankare shtuar me 2,595,414 ALL

Depozitë bankare shtuar me 21,365 ALL

Fonde investimi 2,722 EURO

Të ardhura nga rroga 2,979,048 ALL

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Dlina Ibrahimaj, ka deklaruar blerje të një apartamenti me me sipërfaqe 244.98 metër katror, vlerë 320 mijë euro, para që janë siguruar përmes një kredie. Po ashtu ministrja Ibrahimaj deklaron gjithashtu 2 apartamente 100% pronare, të lëna kolateral, pa vlerën shoqëruese.

Ibrahimaj më tej deklaron 2,209 euro të ardhura nga qiraja në dy llogari bankare. Ndërsa ka deklaruar 505,040 lekë në fonde investimi me burim pagën, dhe në një tjetër një tjetër fond investimi 819,472 lekë.

Deklarata e pasurisë e Delina ibrahimajt

Apartament 244.98 m² 320,000.00 EUR

Llogari bankare 1,813.42 EUR

Llogari bankare -193,507.62 ALL

Llogari bankare 8.50 ALL

Llogari bankare 158,260.63 ALL

Llogari bankare 967.71 EUR

Llogari bankare 8.50 ALL

Llogari bankare 396.83 EUR

Fonde investimi 505,040.32 ALL

Fonde investimi 819,472.11 ALL

Të ardhura të tjera 1,050,000.00 ALL

Të ardhura të tjera 74,756.00 ALL

Të ardhura të tjera 74,148.00 ALL

Të ardhura të tjera 300,000.00 ALL

Honorare/Ministre shteti 748,111.00 ALL

Paga ministre MEI 694,243.00 ALL

Paga/Ministre shteti 2,080,980.00 ALL

Të ardhura qiraje 13,200.00 EUR

Kredi bankare shlyer 1,606.30 EUR

Kredi bankare pashlyer 318,393.70 EUR

Edhe për ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha 2025 konsiderohet si me fat, pasuria e tij është shtuar me mbi 46 mijë euro, ndërsa 25 mijë euro regjistrohen si hua e dhënë.

Ndërsa sa i përket periudhës kur mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në BE, të ardhurat kryesore rezulton t’i ketë patur prej punës së tij si diplomat, me 33,408.00 euro të ardhura në vit.

Pasuria e deklaruar nga Ferit Hoxha

Llogari bankare shtuar me 46,617.33

Llogari bankare shtuar me 730.00 EUR

Huadhënie: 25,000.00 EU

Të ardhura nga paga (Misioni i RSH-se pranë Bashkimit Evropian):

33,408.00 EUR

Të ardhura të tjera 25,000.00 EUR (Ndoshta kthimi i huasë)

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se për vitin 2025, ka pasur të ardhura ka 695,965 lekë nga paga si kryetar Bashkie në Cërrik dhe 2,076,699 lekë nga paga si ministër.

Po ashtu ai deklaron një pasuri të paluajtshme 48 metër katror me vlerë 3.2 milionë lekë, ku është 100% pronar.

Pasuria e deklaruar nga Salla

Pasuri e paluajtshme 48 m² 3,200,000.00 ALL

Llogari bankare -5,284,426.14 ALL

Të ardhura nga paga si ministër 695,965.00 ALL

Të ardhura nga paga si kryetar i Bashkisë Cërrik 2,076,699.00 ALL

Vijon…