Pas kritikave, Alban Skënderaj flet për herë të parë për prọtestat në Shqipëri (Foto)

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka ndarë një reagim të gjatë në Instagram lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në vend, duke e cilësuar atë si një nga momentet më frymëzuese të dekadave të fundit.

Përmes një serie shkrimesh të publikuara në rrjetin social, artisti theksoi se protesta ka vendosur një standard të ri për brezat që do të vijnë dhe se, pavarësisht debateve që e shoqërojnë, ajo ka arritur një fitore të rëndësishme duke zgjuar vetëdijen qytetare.

“Besoj se kjo protestë tashmë ka arritur një fitore të madhe, ka zgjuar një vetëdije qytetare që për shumë vite dukej e fjetur”, shkruan Skënderaj.

Ai vlerësoi frymën, qytetarinë dhe pastërtinë e protestës, ndërsa pranoi se në çdo lëvizje të madhe shoqërore mund të ketë individë apo grupe që përpiqen ta përdorin atë për interesat e tyre.

Megjithatë, sipas tij, forca e vërtetë e protestës qëndron te qytetarët e zakonshëm dhe të ndershëm.

Në postimin e tij, këngëtari u ndal edhe te kritikat që ka marrë ditët e fundit për faktin se nuk ka reaguar mjaftueshëm publikisht.

Ai sqaroi se mbështetja e tij për transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar është shprehur vazhdimisht përmes qëndrimeve publike dhe pranisë së tij në shesh.

Skënderaj tha se nuk e mat dashurinë për vendin me numrin e postimeve në rrjetet sociale, duke theksuar se ka zgjedhur artin dhe muzikën si mënyrën e tij të komunikimit me publikun.

See also Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Gruaja e banorit të BBV5: Do gënjeja nëse

“Nuk kam qenë kurrë njeriu që bërtet më fort në dhomë. Kam zgjedhur muzikën. Kam zgjedhur poezinë. Kam zgjedhur këngët”, shkroi ai.

Artisti shtoi se gjatë gjithë karrierës së tij është përpjekur të përcjellë përmes krijimtarisë vlera si dashuria, dinjiteti, familja, liria, rrënjët dhe shpresa, duke nënvizuar se secili kontribuon në shoqëri sipas natyrës dhe mundësive të veta.

Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar mesazhin e tij në mbështetje të ndërgjegjësimit qytetar dhe pjesëmarrjes aktive në jetën publike.

Rama për mediat italiane: Protestat po dëmtojnë imazhin e vendit

Në një intervistë që ka dhënë për agjencinë italiane të lajmeve “ItaIpress”, kryeministri Edi Rama ka folur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, marrëveshjen e migracionit me Italinë dhe polemikat e brendshme mbi projektin turistik të sfiduar nga lëvizja e “Revolucionit Flamingo”.

Rama u ndal gjatë te protestat e “Revolucionit Flamingo” kundër projektit turistik në jug të Shqipërisë. Ai i hodhi poshtë akuzat dhe tha se ato po dëmtonin imazhin e vendit.

“Për vite me radhë jam akuzuar për të gjitha llojet e gjërave. Nuk e di nëse ka mbetur ende diçka që nuk më është atribuar mua”, tha ai, duke shtuar se kjo “më shkakton dhimbje të thellë. Sepse në atë pikë nuk bëhet më vetëm për mua, por për Shqipërinë”.

Sipas kryeministrit shqiptar, rreth kësaj çështjeje është ndërtuar një narrativë e pabazuar.

“Si mund të përgjigjet dikush? Kemi arritur në një pikë ku një parim themelor duket se është përmbysur: duhet të jenë ata që ngrenë akuza ata që ofrojnë prova, jo të akuzuarit ata që duhet të vërtetojnë vazhdimisht pafajësinë e tyre.

Ky i ashtuquajtur Revolucion Flamingo fillimisht dukej pothuajse si komplot filmi. Sot më duket se protesta ka marrë drejtime të tjera dhe është zhvendosur në çështje të tjera.

Nëse më akuzojnë se kam dorëzuar këto toka ose se kam dëmtuar një pjesë të bukur të vijës bregdetare të Shqipërisë, atëherë duhet të sjellin provat.

Megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë. Askush, deri më tani, nuk ka provuar asgjë. Nuk ka prova sepse procesi është ende në vazhdim”, tha ai, duke shtuar se “ende nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje, sepse negociatat nuk janë përfunduar”.

Sa i përket investimit tjetër, në tokë private, “shteti dhe qeveria nuk kanë të bëjnë fare me të: ende nuk ka leje ndërtimi dhe një procedurë është duke u zhvilluar. Kemi arritur vërtet në një situatë paradoksale.”

Rama tha se megjithatë i kuptonte arsyet e atyre që kishin dalë në rrugë, por sfidoi mënyrën se si çështja ishte nxjerrë në skenën ndërkombëtare.

“Duke thënë këtë, i kuptoj plotësisht ata që dolën për të protestuar”, – shtoi Rama. “E kam thënë publikisht: nëse do të kisha qenë midis tyre dhe do të kisha dëgjuar gjithçka që thuhej, ndoshta do të kisha ndjerë të njëjtën pakënaqësi dhe të njëjtën indinjatë.

Por nëse do ta kisha dëgjuar më pas palën tjetër – në këtë rast qeverinë – duke thënë: “Ejani, do t’ju tregoj se nuk ka asgjë nga ato që ju janë thënë, nuk ka prova”, do të isha ndjerë i qetësuar dhe do të isha kthyer në shtëpi.

Fatkeqësisht, sot çështja ka shkuar përtej kësaj dhe njerëzit as nuk flasin më për flamingot. Flamingot janë bërë një simbol i dobishëm për ata që duan ta çojnë këtë çështje në skenën ndërkombëtare.

Nëse në nivel lokal është një çështje që përfshin grupe të ndryshme në shoqëri, përfshirë opozitën, në nivel ndërkombëtar bëhet një betejë kundër Donald Trump”, përfundoi ai.

Lidhur me rrugën evropiane të Shqipërisë, Rama e përshkroi trajektoren e vendit si të pakthyeshme. “Siç thoshte Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Unë besoj se ka gjëra për të mësuar, gjëra për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, – tha ai.

Kryeministri shqiptar iu rikthye gjithashtu marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, e cila në muajt e fundit ka qenë në qendër të një debati të nxehtë politik.

“Pati aq shumë zhurmë për diçka që, në fund, nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e bërë me mirëbesim, një përpjekje për të gjetur një drejtim dhe zgjidhje.

Fakti që sot kjo është pranuar nuk është një fitore, por një shembull tjetër i kohës së humbur në beteja që shpesh nuk janë as beteja të vërteta, por përballje të pakuptimta në arenën publike”, tha Rama.

“Koha e kaluar para se të arrijmë në një qëndrim të përbashkët është, në vend të kësaj, problemi i vërtetë që duhet të adresojmë”, shtoi ai.

51 mijë paund të fshehura dhe aksesorë Iuksozë, dënohet çifti shqiptar në Angli/ 29-vjeçarja bën “lëmsh” autoritet me deklaratën

Dy shtetas shqiptarë, çift me njëri-tjetrin, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet britanike zbuluan në banesën e tyre në Birmingham rreth 9 kilogramë kanabis dhe 51,450 paundë para të fshehura në vende të ndryshme të shtëpisë.

Kristian Lleshi, 35 vjeç, u dënua me dy vjet e dy muaj burgim, ndërsa Xhulijana Trimi, 29 vjeçe, me 18 muaj burgim nga Gjykata e Kurorës në Birmingham.

Të dy kanë pranuar më herët fajësinë për posedim kanabisi me qëllim furnizimin dhe për vepra që lidhen me pastrimin e parave.

Sipas NCA, të cilës i referohet Top Channel, arrestimi i tyre u bë në shtator të vitit të kaluar në një banesë në zonën Shenley Green të Birminghamit, pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën shtatë kilogramë kanabis të paketuar në vakum në papafingo, si dhe dy kilogramë të tjerë në shkallët e ndërtesës.

Në banesë u sekuestruan gjithashtu mbi 51 mijë paundë cash, të fshehura në vende të ndryshme, përfshirë një portofol, çanta, komodina, një enë suplementesh proteinike, dollapë dhe poshtë një shtrati. Autoritetet konfiskuan edhe sende me vlerë të lartë si bizhuteri ari, çanta dore dhe këpucë luksoze.

Gjatë hetimeve, Trimi pretendoi se nuk kishte dijeni për drogën dhe paratë, duke deklaruar se e njihte Lleshin prej vetëm tre muajsh dhe se nuk ishte në një marrëdhënie me të. Ajo tha gjithashtu se sendet luksoze i kishte blerë të përdorura në platforma online si eBay dhe Vinted.

Megjithatë, hetuesit zbuluan prova që kundërshtonin deklarimet e saj. Postime në rrjetet sociale tregonin se çifti kishte qenë në një lidhje të paktën që nga viti 2023, ndërsa faturat e gjetura provonin se disa nga artikujt e sekuestruar ishin blerë drejtpërdrejt me para në dorë në dyqane luksoze.

Operacioni i NCA-së çoi gjithashtu në zbulimin e një ferme kanabisi në Dudley, ku u asgjësuan bimë me vlerë të vlerësuar rreth 78 mijë paundë. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Sipas komandantit të degës së NCA-së, Saju Sasikumar, pretendimet e Trimit ishin “plotësisht të pabesueshme”, ndërsa hetimet treguan se të dy të dënuarit ishin në dijeni të drogës dhe parave dhe kishin rol aktiv në aktivitetin kriminal.

Nuk e Iejonin të takohej me vajzat e tij pas divorcit me gruan, si i vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin (DËSHMIA)

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin ndaj Besnik Pjetrit, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht 2022, pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari dyshohet se kishte zënë pritë duke pritur kthimin e tyre në shtëpi. Babë e bir, Pjetër dhe Gentjan Përjaku, ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej vitesh, pasi kishin marrë pjesë në një dasmë në vendlindje.

Ish-dhëndri kishte ndjekur lëvizjet e tyre dhe sapo ata mbërritën në banesë iu afrua dhe hapi zjarr me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend. Dyshohet se krimi i rëndën ka ndodhur nga konfliktet e vazhdueshme që ai kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj.

Në vendimin e saj, gjykata ka pasqyruar dëshmitë e familjarëve të viktimave dhe rrethanat e ngjarjes. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, Pjetër Përjaku mbrëmjen e 29 gushtit 2022 familja ishte kthyer nga Italia dhe kishte shkuar në banesë, kur aty ka mbërritur Besnik Pjetri, ish-dhëndri i tyre.

Ajo ka deklaruar se ai ka qëlluar fillimisht me armë zjarri ndaj Pjetër Përjakut dhe më pas ndaj djalit të tij, Gentjan Përjaku, duke i vrarë të dy dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Gjykata ka argumentuar dëshminë e Besnik Pjetrit, ku ai ka deklaruar se krimi i rëndë ka ardhur pasi familjarët e ish-bashkëshortes nuk e lejonin të takonte vajzën e tij pas divorcit.

“I pandehuri në gjykimin në shkallë të parë ka deklaruar marrëdhënien e tij me bashkëshorten Dorina, shpenzimet dhe boshatisjen e llogarisë prej saj, largimin nga banesa dhe lidhjen me dikë tjetër, ndërsa është denoncuar nga ajo për dhunë ka kryer burg në Itali, ndërsa është rrahur nga vjehrri dhe vëllai i tij në Itali. Ai ka deklaruar se, në vazhdimësi ka kërkuar të takojë vajzat e tij, por nuk është lejuar.

Edhe ditën e ngjarjes ka menduar se, kishin ardhur edhe vajzat e tij dhe ka shkuar për t’i takuar. Ka marrë armën dhe se kudo që do ta kishin thirrur ai do të shkonte i armatosur. Ndërsa ditën e ngjarjes ka parë Pjetrin që ka futur dorën në çantë, Gentin nuk e ka parë fare dhe vetëm pas 3-4 ditësh ka mësuar se, kishin ndërruar jetë 2 persona. Armën e ka hedhur në mal dhe nuk ka ditur nga të shkojë,” argumenton gjykata.

U shpall “non grata” për 15 vite pasi doli në protesta, Ikballe Huduti i përgjigjet Ramës

Ikballe Huduti, pak para se të shpallej “non grata” nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i është përgjigjur akuzave të bëra ndaj saj nga kryemìnistri Edi Rama, i cili publikoi një foto të saj me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad. Rama theksoi në postimin e tij se Huduti ka mbajtur qëndrime radikale në të kaluarën.

Në një postim në Facebook, Ikballe Huduti shkruan se ka dalë në protestë në mbështetje të popullit shqiptar, duke theksuar se është dashuria për shqiptarët ajo që e ka shtyrë të dalë në shesh.

Ajo shkruan se është shqiptare dhe ndihet përgjegjëse për kombin shqiptar, për të cilin shprehet se nuk “fle e qetë” kur sheh problemet me të cilat përballet.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryeministër Edi Rama.

Dalja ime në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare. Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim.

Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, fjala dhe zëri im do të vazhdojnë të jenë në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik.

Ju bëj thirrje juve dhe çdo udhëheqësi botëror si dhe BE që të dëgjoni zërin e qytetarëve të revoltuar. Historia ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se vullneti i një populli të ndërgjegjësuar. Besoj se dialogu, drejtësia dhe respekti ndaj qytetarëve janë rruga më e mirë për të shmangur përçarjet dhe konfliktet.

Zoti është dëshmitar i veprave tona. Pozitat janë amanet dhe përgjegjësi. Kur pushteti përdoret me drejtësi, ai bëhet bekim; kur keqpërdoret, bëhet barrë për mbajtësin e tij.

Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët.

Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë.

As Lindje, as Perëndim – Paqe me Drejtësi për Shqipërinë.

Me respekt: Ikballe Berisha Huduti

Shoqja ime e ngυshtë më ftoi në shtëpinë e saj mua dhe një mas.hkυΙΙ pa dijeninë time

JAM NJE GRUA LUMTURISHT E MARTUAR. SHOQJA IME E NGUSHTE, E CILA U NDA NGA BURRl I SAJ DISA KOHE ME PARE,

ME FTOI NJE DITE PER DARKE NE SHTEPINE E SAJ.

Pa e zgjatur shume, doIi direkt e ne teme dhe me tha se kishte ftuar edhe nje shokun e saj (te cilin une nuk e njihja) per darke.

E pyeta se c’lidhje kishte ai i ftuar ne darken tone? Ajo mu pergjigj: 

“Mos bej keshtu dhe ti. Ke gjithe ato vite me burrin.

Clirohu pak, bej qef me nje mashkull tjeter se nuk behet qameti dhe nuk merr vesh gje njeri”

Mund te them se keto fjale i vendosen kapak shoqerise tone shumevjecare. Nuk e di perse e beri ajo kete gje?

Ndoshta ishte xheloze sepse une shkoj shume mire me burrin dhe ajo u nda.

Ndoshta ka dashur te me shohi edhe mua te shkaterruar dhe te vetmuar si ajo, pa nje njeri ne krah dhe pa familje.

Clevio sërish me dekIaratë të fortë për Noizyn

“Përplasje” mes reperësh ka për të pasur gjithnjë, e në rastin e Shqipërisë është midis Cllevio-s dhe Noizy-t.

I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, në Tv Klan, Cllevio bëri një renditje të personazheve VIP shqiptarë.

Më të mbivlerësuarin cilësoi Noizy-n, por një karton të kuq i dha këngëtares Xhensila Myrtezaj. Topin e Artë për reperin e meriton Getoari.

Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?

Cllevio: Noizy.

Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?

Cllevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.

Vjollca: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?

Cllevio: Diva, Dafina.

Vjollca: Kush e meriton kartonin e kuq?

Cllevio: Xhensila Myrtezaj.

Vjollca: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?

Cllevio: Gango.

Vjollca: Topi i Artë shkon për?

Cllevio: Getoarin.

/tvklan.al

Pasi e akuzuan si “iranian”! Qeveria “merr hak” ndaj Dritan Goxhajt, ja çfarë i ka ndodhur

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, mes tyre edhe Dritan Goxhajn, nën dyshimet për veprime gjatë protestave të zhvilluara më 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Një nga personat e proceduar është edhe Dritan Goxhaj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetìmore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Për ku po udhëton Sali Berisha?! Lideri demokrat në Aeroportin e Rinasit, qytetari i bën VIDEO nga dritarja e avionit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka udhëtuar mesditën e kësaj të enjte jashtë Shqipërisë.

Siç shihet dhe nga pamjet që një qytetar ka ndarë në rrjetet sociale, Berisha është shoqëruar nga shërbimi ekskIuziv i aeroportit deri në shkallët e avionit.

Nuk është e qartë se për ku ka udhëtuar lideri demokrat, por sipas qytetarit që ka publikuar pamjet, bëhet fjalë për Gjermaninë, raporton newsbomb.al.

Sali Berisha ka pranë shoqëruesin e tij që i mban dhe çantat, ndërsa pas tyre është dhe deputeti demokrat Tomor Alizoti. Ata kalojnë disa momente me djemtë e ekipit të shoqërimit, të cilët shkrepin fotografi me Sali Berishën, dhe më pas futen në avion.

Bie në sy se kryetari i Partisë Demokratike, takon dhe përshëndet të gjithë personat, qoftë ata që e shoqëruan, qoftë punëtorët e autoshkallës, ndërsa dallohet edhe me një veshje jozyrtare, pantallona dhe bluzë sportive me mëngë të shkurtra.

VIDEO

E mitura u mbyt në pIazhin e Tales në Lezhë, flet babai: Mu lut shumë që të shkonte në plazh me tezen…

Dy vajza të mitura, vetëm 9 dhe 11 vjeçe, hynë në det për t’u larë në një ditë vere, pa e ditur se ato do të përjetonin çastet e fundit të jetës së tyre.

Mesditën e së premtes, më 19 qershor, plazhi i Tales në Lezhë u kthye në skenën e një tragjedie që tronditi opinionin publik dhe preku zemrat e të gjithëve. Dallgët e detit morën dy jetë duke lënë pas një dhimbje të pamasë, lot dhe shumë pikëpyetje.

Në një studio televizive prindërit kanë bërë një rrëfim prekës të dhimbjes së madhe që po përjetojnë, atë të humbjes më të rëndë që mund t’i ndodhë një familjeje. Ata janë gjithashtu prindër të tre fëmijëve të tjerë dhe jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike, përballë varfërisë ekstreme.

Mes emocioneve të forta dhe dhimbjes së pashuar, ata do të tregojnë për ditën që ua ndryshoi përgjithmonë jetën.

Kjo është një histori që trondit, një histori që kërkon reflektim, por mbi të gjitha një histori njerëzore për dy fëmijë që u larguan shumë herët nga kjo botë.

“Te miturat ishin vajza tezes. Vajza mu lut shumë atë ditë për të shkuar. Nuk e kisha lënë asnjëherë të shkonte, ishte hera e parë.

Prindërit e 9-vjeçares, të mitures tjetër janë në shok. Vajzat hynë pa njoftuar, tezja e vajzës ishte me të.

Kur ndodhi isha në Durrës më njoftuan se vajzat nuk janë mir. Kunata ka qenë me burrin e saj”, tha ai.

Përveç plagës së rëndë shpirtërore që mbajnë mbi supe, familja përballet edhe me vështirësi të mëdha ekonomike dhe kushte të papërshtatshme jetese. Mes dhimbjes së tyre të thellë, vjen edhe një apel për ndihmë, në mbështetje të tre fëmijëve që vazhdojnë jetën përballë sfidave të mëdha.