Jαm 46 υjεçe dhe e diυ. οrcuar, kaρa të dα. shυrin e υa jzës duke luajtur me mb. αthjet e mia te ρ aIαra, tani ne…!!!

Një 46 vjeça re ka shkruar në rubrikën e ‘The Sun’ duke treguar historinë e saj të dashurisë me të dashurin e vajzës së saj.

Ajo shprehet se vajza e saj 22 vjeç are e cila në atë kohë jetonte me të, i kishte prezantuar një djalë që ishte dhe i dashuri i saj dhe ai ishte 23 vjeç.

Një ditë 46 vjeça rja ishte kthyer herët nga puna dhe ishte ngjitur lart kur kishte parë të dashurin e vajzës duke luajtur me të brendshmet e pa lara të sajat.

Ajo shprehet se në vend që ta përzente apo qor tonte vendosi që ti tregonte se çfarë ishte në gjendje të bëntë një ‘plakë’.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk i pëlqejnë meshkujt e moshës së saj por i pëlqen më të rinj.

Ajo vazhdon akoma lidhjen me 23 vjeç arin teksa vajza e saj është bet uar që nuk do ti flasë më me gojë,

46 vje çar shprehet se ndihet çdo ditë fa jtore, por një fa jtore e kënaqur.

38-vjeçari del nga deti i zhν eshυr dhe tenton të ρër▪︎u nojë turisten, ajo shpëton falë… kremit të diellit

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në plazhin e Kakovatos, Ilia, në Greqi, ku një 38-vjeçar tentoi të përdhunonte një turiste në bregdet.

Teksa 50-vjeçarja ishte duke marrë rreze dielli, 38-vjeçari doli nga deti krejtësisht i zhveshur, duke u drejtuar tek turistja, raporton Protothema.

Ai u përpoq të mbante me forcë turisten dhe u përpoq të abuzonte me të, por shpëtoi për shkak të kremit të trupit që ajo kishte vënë në trup, sepse bënte që duart e 38-vjeçarit të rrëshqisnin.

Gruaja më pas nisi të vraponte për të shpëtuar veten.

38-vjeçari u arrestua disa orë më vonë.

Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë konferencës në Samitin e NATO-s ka folur edhe për veriun e Kosovës, ku janë të stacionuara forca të KFOR të kryesuara nga komandant turk.

Në përgjigjen e tij për gazetarin kosovar, Urall Boshnjaku, Erdogan tha se përderisa KFOR-i turk gjendet aty, shpreson (duke përdorur shprehjen inshallah), nuk do të ketë asnjë problem.

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i turk gjendet aty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem”, tha Erdogan.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një deklaratë gjatë Samitit të NATO-s në Hagë tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm, për ruajtjen dhe stabilitetin rajonal.

“Ne mbetemi shumë të vëmendshëm. KFOR është i pranishëm në Kosovë, EUFOR në Bosnjë”, tha Rutte, duke shtuar se zhvilloi bisedime të gjera me udhëheqësit në të dy vendet gjatë një vizite të kohëve të fundit në rajon.

Ai gjithashtu zbuloi se një darkë pune u zhvillua në Bruksel me Presidentin e Serbisë, duke theksuar angazhimin aktiv diplomatik të NATO-s.

Rutte theksoi se, përtej deklaratave tradicionale të gjata – të cilat, sipas tij, shpesh tingëllojnë si histori “nga koha e lindjes së Jezusit deri më sot” – NATO synon të përqendrohet në veprime konkrete dhe bashkëpunim efektiv.

Rrjeti italian i supermarketeve ndalon shitjen e produkteve izraelite dhe fillon shitjen e “Gaza Cola”

Rrjeti italian i supermarketeve Coop Alleanza njoftoi këtë të mërkurë se do të ndalojë shitjen e produkteve izraelite dhe se, në të njëjtën kohë, do të fillojë shitjen e Gaza Cola.

“Gaza Cola është një iniciativë 100% palestineze e lindur në 2023, të ardhurat e së cilës do të kontribuojnë në ndërtimin e një spitali në Rripin e Gazës”, thuhet në njoftim.

Zinxhiri Coop Alleanza ka 350 supermarkete në tetë rajone italiane. Produktet kryesore izraelite që do të ndalojnë së shituri, sipas shtypit, janë tahini dhe një markë sode.

“Përshkallëzimi i ditëve të fundit na ka bërë të dërgojmë një mesazh solidariteti, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë dhunës. Gjithmonë kemi qenë në anën e atyre që bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe dënojmë me vendosmëri bllokadën e ndihmës humanitare të imponuar nga qeveria izraelite”, thuhet në një deklaratë të Coop Alleanza.

Tragjedi në muajin e mjaltit, 29-vjeçari goditet nga rrufeja në plazh

Muaji i mjaltit i një 29-vjeçari në SHBA përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida.

Jake Rosencrantz ndodhej në det kur u godit nga rrufeja, thanë autoritetet.

29-vjeçari u dërgua spital në gjendje kritike. Për fat të keq ai ndërroi jetë të nesërmen në mëngjes.

Të shtunën, përpara se të njoftohej vdekja e tij, Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, tha në një postim në Facebook: “Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të festuar martesën e tyre. Dhe në një sekondë, gjithçka ndryshoi. Zemra ime është me ta sonte.”

Të hënën, në një deklaratë të re dhe duke ribotuar një raport të lidhur me këtë, Chitwood shtoi: “Ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të një të riu që ishte këtu në muajin e mjaltit me gruan e tij. I dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta bashkëshortes së tij në emër të të gjithëve ne në Qarkun Volusia, të cilët shpresonin deri në momentin e fundit se përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimtarëve do ta sillnin atë përsëri në jetë”, theksoi sherifi.

I penduar dhe në lot, pronari i vilës pranon υ▪︎asjen e grabitësit shqiptar: Që||ova dhe e fsheha truρin në pyll…

Të shtënat me armë që ndodhën gjatë natës midis të dielës dhe të hënës në një vilë të izoluar në Foria di Centola, në provincën e Salernos në Itali kanë tronditur komunitetin e zonës, pasi një i ri shqiptar ndërroi jetë.

Tre të rinj me origjinë shqiptare, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje një vilë.

Pronari, një biznesmen vendas 60-vjeçar, dyshohet se i ka zënë në befasi kriminelët në flagrancë dhe ka qëlluar disa herë, duke plagosur për vdekje njërin prej hajdutëve.

Trupi i 25-vjeçarit u gjet sot në fshatin San Severino, një fshat malor në komunën e Centolës, falë informacionit të dhënë nga vetë 60-vjeçari, i cili u paraqit spontanisht në Prokurorinë Publike në Vallo della Lucania për të rrëfyer ngjarjen.

Rrëfimi i sipërmarrësit dhe zbulimi i trupit

I tronditur, në lot dhe i shoqëruar nga avokati i tij, burri rindërtoi faktet para gjyqtarit në detyrë. Pasi qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, dyshohet se e tërhoqi trupin zvarrë në zonën pyjore të San Severinos, pjesërisht të fshehur nga bimësia. Për dy ditë ai e mbajti sekretin, derisa vendosi të bashkëpunonte me hetuesit dhe të zbulonte të vërtetën.

Karabinierët e kompanisë Sapri, njësitë me qen dhe një helikopter ndërhynë në vendngjarje dhe identifikuan trupin falë indikacioneve të burrit. Trupi tani është në dispozicion të gjyqësorit për një autopsi që do të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes.

I hetuar për sulm, tani ai rrezikon të akuzohet edhe për vrasje

Sipërmarrësi është aktualisht nën hetim për lëndime të rënda trupore, për plagosjen e një personi të dytë – një shqiptar 28-vjeçar – i cili është ende i shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli. Por pas zbulimit të trupit dhe rrëfimit, situata e tij përkeqësohet: ai mund të thirret të përgjigjet edhe për vrasje të paqëllimshme (ose vrasje me dashje, nëse testi balistik e konfirmon) dhe fshehje të kufomës.

Tension në vend: komuniteti i Foria di Centola në shok

Ngjarja tragjike tronditi të gjithë komunitetin e Forias dhe zonën e Cilentos. Gjatë natës pas ngjarjeve, disa qytetarë raportuan praninë e një grupi të huajsh, rreth tridhjetë persona me kombësi shqiptare, pranë vilës së sipërmarrësit. Me sa duket, ata ishin të afërm të të riut të ndjerë dhe të të plagosurit.

Një klimë tensioni dhe shqetësimi mbizotëron tani në zonë, ku popullsia kërkon qartësi dhe siguri. Zyra e Prokurorit Publik të Vallo della Lucania po vlerëson të gjitha hipotezat e krimit dhe po mbledh të gjithë elementët e dobishëm për të përcaktuar përgjegjësinë e saktë të italianit.

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

TIRANË– Pas shitjes së rrjetit të supermarketeve SPAR te kosovarët e Viva Fresh për 44 milionë euro, grupi Balfin i Samir Manes ka finalizuar edhe një tjetër transaksion të rëndësishëm largimi nga Shqipëria. Këtë herë bëhet fjalë për kompaninë Fashion Group Albania, e cila i është shitur kompanisë Albi Holding, pjesë e grupit të fuqishëm kosovar Albi Group.

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht Autoriteti i Konkurrencës, sipas të cilit është depozituar njoftimi paraprak për përfitimin e kontrollit të Fashion Group Albania SHPK nga shoqëria ALBI HOLDING SHPK sipas kapitali.al.

Fashion Group Albania ka mbajtur ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura ndërkombëtare të veshjeve dhe aksesorëve në tregun shqiptar, përfshirë Prenatal, Springfield, Geox, Aldo, Women’Secret, Okaidi, Mango, Parfois, Carpisa dhe Cortefiel. Në vitin e fundit financiar, kjo kompani raportoi një qarkullim vjetor prej 11 milionë eurosh dhe fitim neto prej 1 milion euro, me 154 të punësuar aktivë. Vlera e aktiveve arrin në 5.5 milionë euro, ndërsa detyrimet në 3.3 milionë euro.

Edhe pse shuma e këtij transaksioni nuk është bërë ende publike, fakti që Balfin po shitet për të dytën herë radhazi brenda një periudhe të shkurtër ka hapur diskutime mbi strategjinë e re të grupit të Manes. Ky divestimi i vazhdueshëm nga segmentet e shitjes me pakicë në Shqipëri ushqen spekulimet se Samir Mane, i cili u bë miliarderi i parë shqiptar pikërisht falë biznesit të zhvilluar këtu, po zhvendos gradualisht kapitalet dhe interesat e tij jashtë vendit.

Vitet e fundit, Balfin ka zgjeruar dukshëm investimet në Austri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar për herë të parë një profil ndërkombëtar të dukshëm, krahas aktiviteteve tradicionale në rajon. Tërheqja graduale nga Shqipëria mund të lexojë si një sinjal paraprak që Mane po diversifikon rrezikun ekonomik, në një kohë kur klima e biznesit në Shqipëri vazhdon të përballet me sfida të shumta strukturore, pasigurira ligjore dhe perceptime për risk politik.

A është ky fillimi i largimit të ngadaltë të një prej figurave më të suksesshme të biznesit shqiptar nga vendi që e bëri miliarder? Apo Samir Mane thjesht po e riorienton strategjinë drejt tregjeve më të mëdha e më të qëndrueshme? Përgjigja mbetet e hapur, ndërsa lëvizjet e fundit e konfirmojnë një kurs të ri të grupit Balfin.

Donald Trump ben urdherin ekzekutiv qe t r▪︎ndit Sali Berishen dhe Shqiperine

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor – përfshirë dhunën ekstremiste dhe veprimet penguese – si dhe situata e përgjithshme që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe integrimit euroatlantik, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara…

Presidenti Donald Trump ka vendosur të mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021, 2025.

🔊
Në bazë të këtij urdhëri, SHBA do të vijojë me sanksionet në vendet e Ballkanit kundër individëve të përfshirë në korrupsion madhor, apo në akte të dhunshme ekstremiste.

Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

🔊
Urdhëri ekzekutiv i Trump për Shqipërinë dhe Ballkanin:

Urdhëri i plotë ekzekutiv

Vazhdimi i Gjendjes së Jashtëzakonshme Kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor

Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me Aktin për Kompetencat Ekonomike në Raste Emergjente Ndërkombëtare (50 U.S.C. 1701 e në vijim), për t’iu përgjigjur një kërcënimi të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga veprimet e personave që:

(i) janë të përfshirë ose mbështesin dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (tani Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor,

ose (ii) kryejnë veprime që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 10 qershorit 1999 për Kosovën.

Më 28 maj 2003, Presidenti ndryshoi këtë urdhër me Urdhrin Ekzekutiv 13304, për të ndërmarrë hapa të tjerë kundër veprimeve që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 për ish-Republikën e Maqedonisë.

Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur më parë, duke konstatuar se situata në territoret e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë – pra në Ballkanin Perëndimor – përfshirë minimin e marrëveshjeve të pasluftës dhe institucioneve përkatëse, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveritë e rajonit, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, dhe për këtë arsye përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

Urdhëri ekzekutiv i Trump për Shqipërinë dhe Ballkanin:

Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, për të marrë masa shtesë në dritën e zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor – përfshirë përpjekjet e vazhdueshme për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të rajonit, për të minuar marrëveshjet e pasluftës dhe institucionet, për t’u përfshirë në korrupsion të rëndë që gërryen shtetin ligjor dhe besimin në qeverisjen demokratike, si dhe për të shmangur sanksionet amerikane.

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhunën ekstremiste dhe veprimet penguese, si dhe situata e përgjithshme që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe integrimit euroatlantik, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 , sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304 , i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv 14033 , dhe sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 14140 , duhet të vazhdojë në fuqi përtej 26 qershorit 2025. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit Kombëtar të Emergjencave ( 50 USC 1622(d) ), unë po vazhdoj për 1 vit emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Ky njoftim do të publikohet në Regjistrin Federal dhe do t’i përcillet Kongresit.

“Dua te υdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa e “çmendur” pas Gent Laskut zbulon cfare po ndodh mes tyre

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare, janë bashkuar në një projekt të veçantë artistik që mban firmën e Ardit Gjebreas. Të njohura për karrierën e tyre të gjatë, zërin potent dhe personalitetin karizmatik, këto artiste janë kthyer në simbole të muzikës shqiptare ndër vite, duke mbledhur përreth vetes mijëra fansa dhe admirues në të gjitha trojet shqipfolëse.

Ky bashkëpunim i rrallë është shoqëruar me interes të madh nga publiku, i cili ka mirëpritur me entuziazëm çdo informacion apo pamje të shpërndarë nga prapaskenat. Fotot dhe videot nga momentet e përgatitjes, prova apo thjesht batutat mes artisteve, janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Një nga videot që ka bërë më shumë bujë është ajo ku Ardit Gjebrea, duke ruajtur stilin e tij karakteristik plot humor dhe ngacmime të lezetshme, u drejtohet vajzave me një pyetje jo fort të zakontë: “Si do donit të vdisnit?”

Secila prej tyre jep një përgjigje me stilin dhe natyrën e vet, por ajo që “rrëmbeu” gjithë vëmendjen dhe shpërthimet e të qeshurave ishte Eneda Tarifa. Me plot sportivitet dhe pa filtra, këngëtarja iu përgjigj pyetjes me një batutë që la pa fjalë të gjithë:
“Unë do doja të vdisja mbi bashkëshortin tim!”

Reagimi i menjëhershëm ishte një valë e madhe të qeshurash, ndërsa videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar të javës. Fansat, përveçse u argëtuan me batutën, vlerësuan edhe natyrën e drejtpërdrejtë dhe guximtare të Enedës, e cila prej kohësh njihet për shpirtin e lirë dhe sensin e saj të humorit.

Ky projekt, që po përgatitet me shumë përkushtim nga Ardit Gjebrea dhe stafi i tij, pritet të jetë më shumë se thjesht një performancë muzikore – një festë emocionesh, nostalgjie dhe arti i vërtetë në skenë. Bashkimi i katër femrave që kanë bërë histori me këngët, stilin dhe qëndrimin e tyre ndaj artit, vjen si një dhuratë për publikun që ka ndjekur çdo hap të tyre ndër vite.

Ndërkohë që data e publikimit ende nuk është bërë zyrtare, pritshmëritë janë të larta dhe çdo dalje, qoftë edhe nga prapaskena, shton më shumë kuriozitetin e publikut. Ky projekt po shndërrohet gradualisht në një ndër ngjarjet më të mëdha artistike të vitit, që jo vetëm risjell zëra të fuqishëm, por edhe thekson forcën, inteligjencën dhe humorin e gruas shqiptare në art.

Kush jane shtetet qe i ofruan azil politik? Ilir Meta ‘hap thesin’ dhe zbulon sekretet e renies se tij

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka rrëfyer për herë të parë se ishte paralajmëruar nga miq ndërkombëtarë për arrestimin e tij dhe madje i ishte ofruar azil politik në vende të Bashkimit Europian dhe NATO-s, por ai e kishte refuzuar.

Në një deklaratë nga burgu, Meta zbulon se përpara arrestimit kishte marrë telefonata dhe mesazhe shqetësuese nga të njohur të huaj dhe shqiptarë, të cilët e këshillonin që të mos kthehej në Shqipëri.

“Pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar dhe dashamirës më tha: mos u kthe këto ditë, sa të qetësohen gjërat. Të premten u thashë: pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.”, ka deklaruar Meta.

Ai shton se përveç paralajmërimeve për arrest, i ishte ofruar mbështetje për azil politik në disa shtete të rëndësishme ndërkombëtare:
“Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO-së. Por nuk e pranova.”

Meta thekson se kundërshtarët politikë arritën të izolonin figurën e tij dhe të dobësonin opozitën në opinionin publik, por ai është i bindur se në plan afatgjatë “fitorja i përket atij dhe të gjithë patriotëve”.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për opozitën dhe klimën politike në vend, duke ngritur sërish pikëpyetje për proceset hetimore, rolin e faktorit ndërkombëtar dhe fatin e lidershipit opozitar në Shqipëri.